Nevoja për heshtjen

“Jetofsh në kohë me zhurmë!”. Kështu do ta perifrazoja atë mallkimin kinez “Jetofsh në kohë interesante!”, që nuk të lenë të hysh në kuptimin e thellë të gjërave, nëse do të doja ta bëja mallkimin kinez jo thjesht abstrakt, mendor, por konkret, fizik. Si të thuash për ta bërë torturën jo indirekte, shpirtërore, sikurse i thonë, por direkte, fizike. Sepse qënia njerëzore, sado që paraqitet superiore nga kafsha, prap dhimbjen kafshërore e ka më të padurueshme sesa atë shpirtërore. Kush ka lexuar Ferrin e Dantes psh. e di se çdo të thotë ndëshkim fizik. Pra nuk e kam fjalën për kuptimin abstrakt të fjalës “zhurmë”, por për kuptimin konkret të saj; atë që, me një terminollogji më profesionale, quhet “ndotje akustike”. Kështu mallkimi do të ishte: “Jetofsh në kohë me ndotje akustike!” Dhe, nëse ka ndonjë rreth të Ferrit  ku do të doje ta hidhje një njeri për të vuajtur këtë mallkim apo torturë, jua them unë, ky do të duhet të përfshinte patjetër Shqipërinë. Sidomos Shqipërinë në verë; sidomos Shipërinë në pushime verore-nëse do të donim ta ngushtonim edhe më rrethin.

Besoj se është i madh numri i atyre shqiptarëve që e dinë se çdo të thotë kjo, mjafton të kenë kaluar pushime në ndonjë nga plazhet tona “turistike”. Mirëpo kjo puna e zhurmave që bëjnë shqiptarët nuk është  çështje  stinësh natyrore , temperaturash të larta e dritaresh të hapura.  Kjo është çështje stinësh kulturore e gjendjesh të mbyllura mendore. Ka shumë thënie për atë se si mund të matet shkalla e një qyetërimi. Ka nga ato që thonë “shko shih varrezat”; ka të tjera që të ftojnë të shikosh trajtimin e kafshëve; ka që të çojnë edhe në kushtet e burgjeve. Do të thoja se nuk është gabim, përkundrazi mund të jetë shumë e saktë, nëse do ta matnim shkallën e qytetrimit të një shoqërie edhe me nivelin e zhurmës që ajo prodhon.

Ç’është e vërteta, lexuesi me të drejtë mund të më thotë se zhurma të tilla si ato të sirenave të ambulancave apo të policisë, zhurmat e trafikut të makinave, zhurmat e provokuara nga televizori i fqinjëve, diskot, stereot etj. - janë zhurma që kanë ardhur me të ashtuquajturin qytetërim duke iu shtuar zhurmave “natyrore” të lehjeve të qenve, të pëllitjes së kafshëve, të  qarjes së fëmijëve, të grindjeve e të ulërimave të njerëzve e me rradhë. E në këtë kuptim duket sikur po them një broçkull kur them se qytetërimi matet me nivelin e ulët të zhurmave.  Por jam i sigurt se nuk është kështu. Problemi i matjes së nivelit të qytetërimit me ndotjen akustike, siç e shtrova, nuk ka të bëjë me atë se cili prodhon më shumë ose më pak këtë ndotje, por se cili ka më shumë ose më pak ndjeshmëri ndaj dëmit të saj, se cili e lufton atë edhe atje ku ajo është e nevojshme dhe cili e prodhon atë edhe padobishmërisht. Sa për ilustrim; në vendet e qytetëruara, ku është prodhuar makina, nuk lejohet t’i bijesh burisë në qytete veçse për rastet ekstreme, madje gjobitesh po t’i bijesh kot, kurse tek ne është sport dasmash.  Megjithatë ndoshta duhet ta korrigjoj atë që thashë e ta zëvendësoj duke thënë se niveli i një qytetërimi matet me nivelin e respektit për heshtjen e të kujtoj se në librin e tij “Manifest për heshtjen", profesori anglez Stuart Sim, shtjellon idenë se zhurma është  një element i luftës që i bën zhvillimi ekonomik individit.

E pra po ua them tërë bashkëpatriotëve të mij të dashur dhe të padashur  se, nëse ka ndonjë vend ku niveli i respektit për heshtjen është në nivelet më minimale, kjo është Shqipëria. Shqiptari është një qënie që sapo “dëgjon” një minutë heshtje e mbush atë me zhurmë. Jam stërbindur për këtë kësaj vere, por, e përsëris, kjo nuk është çështje stine natyrore, por stine mendore. Nuk ka vend në Evropë ku njeriu të futet në një bar për të pirë kafen e mëngjesit apo të shfletojë shtypin e ditës e të gjejë atje një muzikë diskoje nga ato që të ftojnë të kërcesh pasi të kesh rrëkëllyer doza të tëra alkooli në ndonjë festë. Dhe ky është vetëm fillimi i një dite ku zhurma të ndjek si mallkim ngado ku ndesh shqiptarë.

Tashmë ka studime që provojnë se kakofonia e zërave rrezikon shëndetin e njeriut, bëhet shkak agresiviteti, hipertensioni, stresi, shrregullimesh kardiake, psiqike; se zhurma dëmin më të madh ua bën fëmijëve, të cilëve u zvogëlon aftësinë për të lexuar e për tu përqendruar psh.. Në këtë kuptim, duke parë nivelin e zhurmave që na rrethon, mund të thuhet se  shoqëria jonë është e tëra e molepsur nga një sëmundje që, në rreth vicioz, prodhon zhurmë gjithnjë e më të madhe, e cila, nga ana e vet, na sëmur gjithnjë e më shumë. Mjafton të shihje, për tu bindur dëshpërimisht për këtë, fushatat elektorale të dy partive se si shoqëroheshin me darje dhe me lodër e me stereo në kupë të qiellit, - a thua se sa më shumë zhurmë do të thoshte aq më shumë mbështetje. Kam frikë se, nëse do të bëhet ndonjë studim për prapambetjen mendore shqiptare, për mungesën e ideve, deri edhe të programeve politike të partive, zhurma do të zerë një vend të rëndësishëm në tabelën e shkaqeve të tyre. 

Një zhurmë prej 45 decibelësh prish gjumin. Kjo është sa gjysma e decibelëve që prodhon trafiku që është afro 70 decibel, kurse 80 decibel shkaktojnë dëme në të dëgjuarit. Shko po deshe për pushime në plazhet shqiptare. Më lehtë të ze gjumi  në mes të trafikut, jam i sigurt,  sesa pranë bam bameve të  bokseve të diskove të ngritura në kupë të qiellit që përzihen me lloj lloj muzike zurnash e daullesh të lokaleve pranë tyre, e ku di unë ç’të them tjetër. Se mos janë vetëm dafrungat në plazhe. Dafrungat i gjen kudo edhe në mes të qytetit. Po gjeneratorët që fillojnë të ulërasin sa ikën energjia, po buritë e makinave  të dasmave, po stereot e tyre të ngritura në kupë të qiellit teksa kanë parkuar poshtë shtëpisë tënde, po stereot e xhamive në pikë të mëngjesit?

Tek ne nuk kam dëgjuar të ketë matje të ndotjes akustike. As nëse ka orare kur ndalohet zhurma. Duket sikur ajo nuk ekziston si problem, por nuk është kështu. Problemi është se zhurma është hapësira ku shqiptari nuk të lejon të hysh sepse është prona e tij, prova e ekzistencës së tij dhe fatkeqësisht kjo pronë nuk rrethohet dot me mur prandaj ai e quan të pakufishme siç e ka dëshirën. Pse, a mund t’ua përishësh dasmën shqiptarëve duke u ankuaar në polici se po të lenë pa gjumë? Ata një ditë dasme kanë. Dhe dasmë për ta do të thotë zhurmë ashtu sikurse për partitë propagandë elektorale do të thotë zhurmë.

 Por më mirë le të flasim për heshtjen. Në librin e tij profesori Stuart Sim na kujton se feja, filozofia, arti, letërsia, muzika tregojnë se heshtje  nuk do të thotë mungesë e diçkaje. Përkundrazi, heshtja përfaqëson  një të mirë me rëndësi vendimtare për qytetërimin tonë, sepse heshtja është lumi ku lundron mendimi njerëzor.

Në fakt a nuk themi ne se monumentet më të bukura na lënë pa fjalë? Në traditën fetare të budistëve heshtja absolute është forma më e lartë e vetëdijes. Zoti ebraik flet atje ku ka heshtje. Në shumë fe heshtja është kusht i kontemplimit dhe meditimit. Nëse do të bëhesh një muzikant i mirë mbyll sytë dhe dëgjo mërmërimat e natyrës thoshte Listi.

E pra heshtja nuk është sinonim i asgjësë. Dekarti thoshte "Cogito ergo sum" (mendoj pra jam)  dhe që të arrish këtë vetëdije duhet heshtja: “lumi ku lundron mendimi njerëzor”. Ky lumë që tek ne rrezikon të thahet e helmohet nga “ndotja akustike” ashtu sikurse po thahen e helmohen lumenjtë konkretë nga ndotja ekologjike. Ai lumë duhet shpëtuar me çdo kusht. Madje, ndoshta shpëtimi i tij mund të sjellë edhe shumë shpëtime të tjera.

21 Komente

Kush do te imponoje ligjet ne ate vend? Si mund te presim qetesi ne ate vend kur vete politikanet shkelin me te kater kembet e tyre (sepse nuk e meritojne te quhen Homo Sapiens) ligjet e rregullat qe vete ata i shkruajne?

Shkrim shume mire. Zhurma ne Shqiperi eshte prezente kudo, ne te gjitha ato qe thote Lubonja, dhe ne cdo aspekt nga mengjesi deri ne darke. Disa praktika zhurmuese njehere jan shume, po shume fare te bezdishme, por nuk dua ta prek ate subjekt. Pa pike respekti per qetesine e tjetrit, eshte me te vertete nje situate absurde. Dhe qe te ngre nervat.

ZHurmat e vazhdueshme te perseritura jane perdorur si mjet torture per te kapurit rob ose te burgosurit. Zhurmat jane nje torture me efikase sesa torturat me dhimbje pasi veprojne direkt ne tru. Shqiptaret jane te gjithe ne nej burg gjigant, ku torturohen cdo dite nga zhurmat e vazhdueshme.

Nuk e di nese do shkoja aq larg sa te beja lidhjen midis "prapambetjes mendore" shqiptare dhe zhurmes, apo programet e partive dhe zhurmes, se ne fund te fundit, 1 muaj e ca, maksimumi 2 muaj eshte kjo zhurme.  Dhe ka plot nete te gjata dimri per te gatuar ndonje gje te hajrit. 

Por keta 2 muaj ta stervisin mire daullen e veshit.  Personalisht po te isha ne Shqiperi, pushimet do i merrja ne qershor (mbase dhe 15-diteshi i pare i korrikut) ose shtator.  "Zakonin" e borive te dasmave s'e kam marre vesh nga e ka origjinen, se dhe makinat personale s'jane dhe aq te vjetra ne moshe si fenomen. 

Ku jeton ti Monda? Ne Dajt? Se ne Tirane zhurma nuk pushon asnje minute, as diten as naten. Dhe nuk e kisha fjalen per zgjedhjet, por per moszbatimin e ligjit qe ndalon zhurmat dhe per kete jane fajtore ata qe bejne ligje dhe qe vete i thejne.

Borite ne Tirane fillojne ne oren 5 te mengjesit, kur kamionet e pare shkojne ne pune, dhe pastaj intensifikohen ne oren 7-8 kur ke dhe bllokimet e trafikut dhe shqiptaret e mbajne doren vetem te boria, dhe pastaj ke ne vazhdim gjate gjithe dites.

Naten ndoshta nuk ke shume bori (pervec rastit kur Mahmuti do te pije birra ne Durres me Qerimin) por ke kamione e betoniera qe shkojne e vijne papushim, dhe ke ushtri me mijera qene qe lehin papushim derisa te zbardhe dita.

  • Zhurmat

Monitorimi i zhurmave urbane realizohet ne 8 qytetet kryesore te Shqiperise (Tirane, Durres, Shkoder, Korce, Vlore, Sarande, Fier dhe Elbasan) gjithsej ne 32 stacione. Gjate vitit 2008 kemi permiresim te ndotjes akustike duke e krahasuar me vitin 2007, pasi shikohet tendenca ne ulje e vlerave mesatare te nivelit te zhurmave diten ne te gjitha qytetet e monitoruara. Por verehet nje tendence ne rritje e vlerave mesatare te nivelit te zhurmave naten per pjesen me te madhe te qyteteve te monitoruara duke perjashtuar qytetin e Fierid the Elbasanit, te cilat paraqesin permiresim te ndotjes akustike ne krahasim me vitin 2007.

- Ng Raporti per Gjendjen e Mjedisit 2008, ministria perkatese

E di qe kjo s'thote shume, po meqe Lubonja ngrinte pyetjen a behen matje dhe vleresime dhe meqe une e kisha raportin mbi tavoline.. Megjithate, dicka tjeter qe duket ne kete paragraf te shkurter eshte frika nga shifrat smiley, mungesa e nje fjalie vecanerisht mbi Tiranen, mungesa e vemendjes per qytete te caktuara turistike apo per sezone te caktuara, dhe ne pergjithesi paaftesia per te krahasuar me me shume vite te meparshme.

Personalisht, nuk mendoj se niveli i zhurmes eshte ne perpjesetim te zhdrejte me nivelin e qyteterimit, por mendoj se perpjekjet per te eliminuar zhurmen tregojne me shume se sa niveli aktual i saj.

Sa per kafenete, makthin tim, po shnderrohem perdite e me shume ne nje nomade kafenesh, ne arrati nga muzika dhe kafja e keqe, qe cuditerisht shoqerojne njera-tjetren, sikur nje CD me shume apo nje amplifikator me teper te ndikonte drejteperdrejte ne zevendesimin e Illy-t me Lorin, te Lorit me Don Cafene, e me rradhe.

Edhe nje gje te fundit, se u zgjata: nuk jam fort e llahtarisur nga zhurmat e Tiranes, as nga ato te plazhit, vetem se besoj qe ndarja e zonave te banimit dhe atyre te argetimit duhet te filloje te merret seriozisht, e gjithashtu te detyrohet sound-proofing per lokalet e nates.

 

se harrova!! me duket se renia e nivelit te ndotjes akustike gjate dites qe nga viti 2007 ka te beje me permiresimin e situates energjitike, a.k.a. pushimin e gjeneratoreve. prandaj mistrecet nuk bejen krahasime ne terma me te gjate kohore.

Nuk eshte problemi tek zhurma, por tek rregullimi i zhurmes. Mendesia per te bere zhurme vend e pavend ekziston por organet qendrore dhe vendore te shtetir nuk kryejne funksionin e tyre rregullues. Ky eshte problemi. 

Plotesisht dakord, 100% dakord!

Zhurmat jane tmerr me vete dhe e keqja eshte se nuk gjen qetesi ne asnje vend. Ne shtepi, mbylli sa te duash dyert e dritaret, komshiu uleret me gishta ne vesh duke rrahur gruan a gruaja duke i bertitur vjehrres, del te pish kafe gjekundi, muzika ne kupe te qiellit dhe truri te mpihet fare sa jo muhabet qe s'i jep bashkebiseduesit, por e humbet toruan fare... Para ca vjetesh, diku nga lokalet qe jane hapur afer kalase se Petreles, njeri syresh nuk kishte muzike, sepse tavolinat ishin ne natyre te hapur dhe paksa larg nga ndertesa... Atje gjeta  qetesi ca kohe, por kuptohet dhe atje nuk mund te mos fillonte avazi i muzikes "ulerit sa ke ne koke"... Ne plazh, jo e jo, ne rruge jo e jo...

ps. M'u kujtua nje shkrim i Alideas qe ka sjelle ketu te njejtin shqetesim para ca kohesh. Por kjo eshte nje situate e pergjithshme, saqe ty te duket vetja si UFO, kur i lutesh kamarierit ta ule pak zerin dhe ai te thote Jo, se keshtu ka thene pronari, pastaj asnje tjeter s'po ankohet pervec teje! E c't'i thosha me teper... ma mbylli gojen pa nje pa dy.

Eh, se harrova, pale kur ke ne zyre ndonje tip llafazeneje, qe s'i pushon goja nje sekond... edhe po s'foli me koleget, do te flase ne telefon me shoqen, babin, tezen, kusheriren e 700..te.. UFFA! Lere lere, se ky artikulli me ka gjetur piken e dobet... por jo piken e zgjidhjes!

Herë tjetër, të gjithë këta që ju shurdhohen veshët gjatë pushimeve, në vënd që të shkojnë në vënde ku dihet botërisht që do të gjejnë zhurma (problem dhe shqetësim i njohur dhe që ngrihet ç'do vit edhe për plazhet më të njohura të botës), të marrin nga një kanadeze (mund të jetë edhe femër, por e kisha llafin për atë modelin e tyre të çadrave) dhe të shkojnë e të bëjnë eskursione në vënde më të qeta.... male, pyje, liqene... mjaft që të largoheni 40km nga Tirana smiley

Eshte gjynah qe Lubonja sa here shkruan per nje fenomen shqetesues do e lidhi domosdoshmerisht me "veset" (e supozuara prej tij) te shqiptarve. Me shume se per te ngritur nje shqetesim dhe per te filluar te kerkoi nje zgjidhje, ky duket sikur kerkon te nxjerri mllefin. Une mund ta kuptoj deri diku frustracionin e tij personal se gatoi nje sistem qe i shkaterroi jeten. Po se si me vjen qe neve viktimave te pafajshme te sistemit ku ai kontribuoi, te vazhdojne te na fyejne e te na japin mend nga LARTESIA e tyre e paarritshme, keta qe i bene gropen shokut e rane bashke me shokun mbrenda.

Persa i perket fenomenit "zhurme" une e shof shume shqetesues, por pa lidhje me nivelin e qyteterimit (perveç problemit 'buri'). Nuk ka lidhje me mungesen e edukates as deshira per tu martu as deshira per te kercy ne disko. Gjithe problemi qendron te percaktimi i vendeve ku do lejosh te behen dasmat, apo diskot.

Te shtunen isha ne nje festival te hapur dhe duke diskutu me pjestaret e nje grupi amerikan, pashe se sa te çuditur ishin ata se policia i detyronte organizatoret te ndalonin muziken ne oren 2 (ishte ne nje park jashte Parisit se ne Paris ta harrosh zhurmen pas ores 10 e gjys - 11). Edhe njerzit (disa dhjetera mijera) ishin shume te zhgenjyer e shanin policine kur muzika ndaloi. S'e besoj se ishin te gjithe pa edukate e derra te pa civilizuar keta, po puna eshte se kur je duke bere qejf ti nuk e ke mendjen te ai qe eshte duke u munduar te fleje. Zaten prandaj ekzistojne rregullat dhe organet qe te imponojne zbatimin e tyre se perndryshe kot qe pagujme police e inspektore nga me te ndryshmit.

Per mua problemi me i madh i zhurmave ne lokale ne Shqiperi eshte se i pengon njerzit qe te flasin e debatojne (ca ketu do thonin "rrofte zhurma qe na evitoka sherret!&quotsmiley. Te dalesh mbasdite ne Bllok eshte pothuajse e pamundur te flasesh lirshem me miqte e tu pa u ngjirr (sidomos ne dimer kur je i detyruar te rrish mbrenda se ne vere edhe e gje nai cep perjashta). Dhe duke qene se ne kalojme nje pjese te mire te dites ne kafe, ose me sakte takimin me miqte e imagjonojme vetem ne kafe, zhurma i detyron njerzit te bejne vetem muhabete siperfaqesore. Mund te kesh ndenjur kushedi sa here me njerez qe i konsideron miq dhe te mos dish as se çfare mendojne per gjera qe per ty mund te jene esenciale. Kjo mungese komunikimi dhe konfrontimi idesh, sjell detyrimisht mungesen e sensibilizimit te njerzve me problemet sociale apo edhe me politiken ne pergjithesi. (ketu sigurisht qe luan rol shume te rendesishem edhe zhgenjimi nga te gjithe aktoret e skenes politike apo shoqerise civile)

 Dikur quhej feja "opium per popullin" sot jane bere lokalet e zhurmshme  apo lokalet e basteve (provo t'i hapesh njeriu muhabet politike apo nje teme sociale, ne nje lokal bastesh, te vjen pergjigjia "ballit" : "Ik or daje se une po pres golin e TPS Turku-t ne kampionat finlandez, e s'ta kom ngene!&quotsmiley

Nuk e di nese jam dakort me autorin kur ky flet per zhurmen ne Tirane si ndotje akustike; une mendoj, se zhurma, vende-vende, e ka kaluar cakun e te qenurit ndotese dhe eshte shnderruar ne dhune akustike.

Une bej zhurme - une jam! Une degjoj bumbumbum mbi 80db - une jam! Une jam ne nje makine qe dridhet ritmikisht bumbumbum - une jam. Une bertas - une jam.

Ne vendin ku kryeminister eshte nje mjek (edhe pse kardiolog, duhet ta njohe fiziologjine e aparatit te degjimit), tregetia me e suksesshme e se ardhmes, pas ndertimit dhe turizmit, do jete ajo e aparateve te degjimit dhe e psikiaterve qe do te merren me semundjet psiqike qe shoqerojne abuzimi me zhurmen. Ndoshta arsyeja qe ky kryeminister nuk e can koken dhe nuk fillon, apo sygjeron, ndonje fushate sensibiliueze mjekesore kunder zhurmes, dhe as implementon ligjet qe do te garantonin nje zhurme te arsyeshme, dhe as i fuqizon institucionet e mbrojtjes se interesit te shendetit dhe mireqenies se publikut: ai nuk degjon mire per vete tashme! Sec kam nje parandjenje, te bazuar nga zeri i larte qe perdor kryeministri ne komunikim, qe ky vete do jete nje njeri (nese nuk do te jete akoma kryeminister) me aparat degjimi ne vesh se shpejti.

 

Njelloj si Jacques Chirac. Eshte bere "gezhoje nga njeri vesh".

Berisha, nuk di si ta percaktoj. Nganjehere e marr per nje te pasionuar. Pastaj them me vete qe i pasionuar jam dhe une kur flas per yjet, por s'para iu therras atyre. Atehere hedh hamendesimin tjeter : ai eshte nje i pavetedijshem. Ai nuk e degjon veten kur flet. Me ka ndodhur kjo nganjehere kur i thosha dikujt qe e doja çmendurisht dhe ne fakt nuk e degjoja veten. Por ka mundesi qe thirrja ime te kete mberritur deri ne fyt dhe aty te jete mbytur. E Berisha, nuk e ka problem : kurrfare rreziku per mbytje fjalesh. Fjala fluturon, duke ushtuar "au au au" ne veshet e mi.

Por prape, nganjehere them dhe se te folurit me ze te larte eshte nje defekt teknik, natyra "nakatos" gjithçka. Kam nje te njohur une, qe kur e takova njehere ne rruge, me tha me ze te larte se me kishte gjetur nje nuse. Eshte e mire, e shendoshe dhe sipas saj, ajo me shkonte shume. Njerezit, sigurisht te befasuar nga ç'ndodhi, kthyen koken. Atehere une ndjeva ca qindra shigjeta te me nguleshin gjithandej. Mendja ime rrotullohej vetem rreth kesaj çeshtje : po si djallin nuk e pashe mire ne rruge dhe hasa ne te !

Nuk dihet ne ç'rast futet Berisha. Ndoshta ne asnje. Ndoshta ai eshte i rralle. Nje mrekulli e natyres. Ose dhe nje perjashtim i saj. Kush e di... une jo.    

Se m'u kujtua, mbase duan te na bejne te gjithe "Bethoven"!

Edvin, nuk jetoj ne Shqiperi, jam ketu me pushime.  Po flisja duke pasur parasysh Vloren, si qytet bregdetar, qe i mbaron gjullurdia tani ne shtator.  

Nuk e di per Tiranen, njerezit e mi atje jetojne ne lagje relativisht te qeta.  Keshtu qe dhe eksperienca ime sado e shkurter me Tiranen nuk ka qene negative nga ajo ane.  Pastaj dhe qetesi absolute s'mund te jete qyteti, se helbete, s'eshte as kishe, as xhami, as maje e malit. 

Gjithesesi, opinioni im mund te jete "biased" sepse kam vite qe s'jetoj ketu.  Por te pakten ne Vlore, ankohen ne vere nga zhurmat, ankohen edhe reston e vitit nga mungesa e saj smiley.     

Ne vendin ku kryeminister eshte nje mjek (edhe pse kardiolog, duhet ta njohe fiziologjine e aparatit te degjimit), tregetia me e suksesshme e se ardhmes, pas ndertimit dhe turizmit, do jete ajo e aparateve te degjimit dhe e psikiaterve qe do te merren me semundjet psiqike qe shoqeron abuzimi me zhurmen

      smiley

Me zhurme erdhi ky mjeku, ne pushtet,me zhurme po rri ne pushtet, me zhurme ne parlament ,me  zhurme gjithe jeten me opoziten, me gjithse eshte pjerdhur nga veshet, qysh kur shpertheu Gerdeci,nga nje vesh i hyjne fjalet dhe nga tjetri i dalin, pa shqetsim.

Thua valle mund ti bej mire nje aparat ndigjimi?

Nje nga veset me idiote te shqiptareve, ketu ku jetoj, eshte volumi ne maksimum i kasetofoneve, shiu duke rene, xhamat ulur dhe "PIME RAKI ME LIMON, ZEMRAT TONA NA i BASHKON". Kam ca komshinj nga veriu, jetojne 15 vete ne nje hyrje, makina BMW last model, vend parkimi ka sa te duash por ata do te bejne 10 xhiro qark pallatit, qe t'i degjojne te gjithe se kane ardhur(muzik me çifteli). Po kur flasin ne telefon??!!(Kam hyp n'termol e mu rrakamlla tamsaja). Asnje komshiu nuk ia mban qe edhe ti shoh se u thone direkt: "Che cazzo c'hai da guardare". Dmth keto problemet e akustikes qe keni ne Shqiperi, i kane eksportuar me shume besnikeri edhe ketu.

aq i gjalle pershkrimi, sa po m'duket sikur i kom nja 5 vjet qe jetoj te lagjia jote.  smiley

ps: shqipetar, mos rri po duku, shqipetar 

Oh, si paskam harruar ta trajtoj problemin nga nje kendveshtrim tjeter ? E pafalshme. Mire.

Heidegger thote : "Nuk mund te heshte tjeterkush perveç atij qe ka diçka per te thene".

E bukur, apo jo ? Dhe e thelle. Filozofi kerkon te thote se nje kafshe nuk mund te heshte, dmth nuk e ka aftesine per te heshtur.

Dhe gjithashtu, nje njeri, pikerisht nga fakti qe eshte i afte te flase, eshte DETYRIMISHT i afte te heshte.

Mirepo, siç e tha me lart selfmaderadio, si mund t'i kerkohet dikujt te heshte kur ai nuk ka asgje per te thene ? Nje kokeqyp qe pellet ne mes te dites, a flet vertete ai ? E sigurte qe ai nuk flet. Nuk e ka kete aftesi. Nga ku dhe pamundesia per te heshtur.

Ja psh, ndoshta do te krenohem me kete qe do te them, por meqe kam aftesine per te folur (dmth thashe diçka me lart), atehere tani do te hesht.

Por edhe ajo e murit e bukur eshte. E ka prekur pak Lubonja.

A ka primitivezem me te madh se catite dhe muret sound proof, kundra zhurmes? 

Te jene robt komplet te verber thua, qorra fare, sa mos ti shohin muret po nuk ishin te ndertuar me llac edhe me beton?

Muri duhet te jete mur, dhe muret kan arsye te forta per te egzistuar.

Shiko psh, do quhej normale qe komshiu im tja fuste murit ndares te shtepive tona me koke, duke mos e pare fare, ose duke i injoruar egzistencen, thjesht per liri me te madhe levizeze? Apo te merrte nje vare dhe tja fuste murit ndares te shtepive tona, ta hidhte pertoke, dhe te vinte tek frigoriferi im dhe te merrte nje birre serbes serbes pa e vrare trurin fare, biles i bindur se eshte me te drejten e  zotit?

Tani nuk e kuptoj perse robt do e quanin anormale ate shembull por jo shembullin e murit tjeter, ku dhunohet, ose injorohet egzistenca e privatsise te tjetrit serbes serbes, si me te drejte te zotit?

Te gjitha do ti gjeni ne
qytetin tone,Ku nje tabele e shtremer thote:
"Mireserdhet ne Tirane"

Zhurme, zhurme (shume shume zhurme)
Shume zhurme, shume zhurme (shume shume zhurme)
Sa zhurme (zhurme, shume shume zhurme)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).