Nëse do të ishit polic rrugor për një ditë...

Shumë nga ne që ngasim rrugëve të Shqipërisë duhet të përballemi me ndodhi që shpesh na testojnë durimin dhe mirësjelljen. Kjo është më e pakta, sepse në shumë raste situatat që krijohen në trafik mbartin rrezikun e aksidenteve vdekjeprurëse. Por nëse do të kishit detyrën e policit të trafikut për një ditë, për cilat shkelje do të vinit më shumë gjoba? Çfarë bëjnë drejtuesit e tjerë në trafik që ju duket më e rezikshme dhe e patolerueshme? Dhe nëse keni iluzionin që me fondet, njerëzit dhe mjetet në dispozicon puna e policisë rrugore është e lehtë sugjeroj që të mbani parasysh mungesat e këtij dikasteri përballë morisë pafund të shkeljeve që ndodhin në rrugët tona çdo ditë.

 

27 Komente

1. Shpejtesis marramendese te piloteve te "vdekjes"....!
2. Parakalimeve te kota nga egoizmi dhe injoranca!
3. Shofereve 'kaposh' te cilet mbasi kane shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, zbresin nga makina gjithe hove per tu grindur.
4. C'menduria ndothe ne hyrie dhe ne dalie te tiranes (jo se ne brendesi eshte me mire) ku askush nuk di se ku ecen me makin, disa hipin trotuareve, disa i hakrrohen policit te qarkullimit rrugore, disa futen kundravajtie, disa ndalojne ne mes te rruges, e tje.

 

Nje nga shkeljet me vdekjeprurese, per mendimin tim, jane parakalimet me shpejtesi teper te larte. Shpejtesia e larte ne vetvete teorikisht nuk duhet te jete nje problem pasi makinat duhet te levizin sa me shpejt dhe qofte policia qofte strukturat e tjera shteterore pergjegjese duhet te krijoje kushte sa me te mira qe shpejtesia mesatare te rritet gjithmone e me shume.

Shkeljet qe mua me bezdisin me teper jane:

  1. Parkimet ne vende te paautorizuara, ne radhe te pare apo edhe te dyte ne rruge urbane dhe ekstraurbane qe zvogelojne dramatikisht profilin rrugor dhe ngadalesojne apo bllokojne qarkullimin.
  2. Mosrespektimi i precedencave neper rrethore
  3. Mosrespektimi i semaforit
  4. Kalimi ne kahun jo te lejuar ne rruge me nje kalim
  5. Futja e parregullt ne autostrade apo edhe ne rruge urbane, 100 m apo me pak para teje e nje makine qe ecen me 10-30 km/ore nderkohe qe ti je duke ecur me shpejtesi te konsiderueshme.
  6. Parakalimet ne kthesa
  7. Njerezit qe ndalojne rruges per te takuar miq apo te njohur dhe bejne muhabet me nje komoditet dhe moskokecarrje mbreselenese.
  8. Automjetet e transportit te mbetjeve inerte qe humbin ngarkesen e tyre rruges duke bere pis asfaltin dhe duke kompromentuar cilesite e tij sidomos ne raste frenimi.
  9. Autobuzet dhe fugonat e transportit publik qe bejne ndalesa ne autostrade apo rruge te tjera nderurbane, duke bllokuar njeren nga korsite.
  10. Firmat e transportit publik te Tiranes (apo edhe te qyteteve te tjera) te cilat paralizojne qarkullimin rrugor me shpejtesine e qarkullimit teper te ulet (rreth 20 km/ore).
  11. Shoferet qe kthehen djathtas direkte nga korsia e dyte apo e trete e brendshme duke te prere rrugen. Do te dyfishoja gjoben nese kjo do te vinte pas nje parakalimi.
  12. Makinat qe nuk hapin rrugen ne autostrade, pra qe nuk kalojne ne korsine e djathte me te ngadalshme nderkohe qe ti je duke iu afruar ne korsine e majte me te shpejte.
  13. Makinat qe si pasoje problemit te mesiperm fillojne dhe bejne "dribling" duke parakaluar majtas e djathtas.
  14. Makinat qe parkojne ne kthese neper rruge kombetare.
  15. etj, etj...

Gjithashtu mendoj se makinat e policise duhet te patrullojne rruget dhe jo vetem te stacionohen neper pika strategjike vetem per te leshuar gjobat.

Vete automjetet e policise shpesh here parkojne ne radhe te dyte apo te trete per t'i vene gjobe dikujt qe ka parkuar ne vend te gabuar. Kjo ndodh edhe kur ka hapesire te mjaftueshme per te parkuar para apo pas makines, shoferi i te ciles do te gjobitet.

Une ne radhe te pare do ta filloja nga polici, ai e meriton gjoben i pari qe me sjelljen e tij prej kodoshi ju drejtohet drejtuesve te mjeteve sikur eshte qehajai i Mallakastres. Sherbimi ndaj komunitetit eshte ZERO. Nese eshte nje sherbim i rregullt ndaj qytetarit dhe komunitetit nuk ka nevoje per shterngesa te shumta se edhe qytetari e shikon vete ndryshimin dhe fillon dhe zbaton rregullat me mire. Ka padyshim drejtues automjetesh qe bejne te fortin apo nuk i zbatojne rregullar e qarkullimit dhe duhen gjobuar me maksimumin e mundshem.

Jam dakort me ty Daniel,

Pike se pari sjellja e policit vlen per te implementuar rregullat. Mendoj se ne qofte se rregullat implementohen njeresit do binden. Semaforet te punojne gjithmone, dhe tabelat te jene ne pah. Te gjobiten te gjithe (edhe ne menyre masive) ata qe shkelin regullat. Pa rreptesi nuk shikoj te ndryshoje gje. Gjithashtu edhe media duhet te jete ne anen e dikasterit. Nje campaign per rregullsi, duke theksuar sigurine e shoferave po ashtu dhe qytetareve.

Ndeshkimi mbetet pika me kyce e rregullimit te Trafikut . Te gjitha keto mund te zgjerohen e specifikohen , te bashkangjiten me masa te tjera si me heqjen me kohe te kufizuar te te drejtes se guidimit deri ne heqjen e PLOTE te saj .Keto masa kurre nuk duhet te jene ne dore te nje kontrolli rrugor . Propozimi i argumentuar PO !

NDESHKIMI !

a - Pune e detyruar ( vullnetare ) e nivelit te pastrimit te tabelave , semaforeve etj te DUKSHME ne PUBLIK jo me pak se dhjete dite e shoqeruar me nje gjobe .

b - Mesim i lloit fillorist  i shoqeruar me vizatime ( vetem kalem dhe pa gome ). Vziatimet te jene brenda sistemit te piksimit  dhe kriter per noten e perfundimit te ndeshkimit . Vizatimet te pasqyrojne rregullat e zbatimit te RRegullores se Qarkullimit dhe te shfaqen ne Publik ne vende te dukshme .Kjo mase jo me pak se nje jave 

c- paisja me shirit kontroll-vullnetar , ne rruget e kryqezimet kryesore ne BRENDESI te QYTETIT...ne ore PIKU e Qarkullim masiv te njerezve .

Keto jane masa shume te thjeshta dhe sidomos ndaj te forteve dhe te variushme per tu dhene per moshat 20-25 vjec.

1)Heqjen e patenave te perhereshme te te gjithe shqiptareve dhe zvendesimin e tyre me te perkoheshme.

2)5 milion lek ose 6-12 muaj burg per shkelje STOPI,SMAFORI,KUFIRI SHPEJTESIE-ect.

3)Heqjen e perhereshme te patentes dhe burgim per shoferat e dehur.

 4) Humbjen e te drejtes se pensionit dhe cdo lloji perfitimi ekonomik qe kane  nga shteti Policave rrugore nese nuk kryejn ashtu si duhet punen e tyre.

une kom dal perballe me nji tjeter ne nji nga rrugicat e ruges te kavajes. Une isha t'u dal, ne fund te rruges, ai ishte fut kundravajtje ne fillim te rruges. Nji njeri normal, do thosh 'm'fal' dhe do hapte rruge. Ky tipi nguli kom qe une te ecsha mrapsht dhe ashtu u bo...ishte '98 po mesa m'thone mu, edhe sot prap ligjin e bojn 'te fortet'.

Heqjen e perhereshme te patentes dhe burgim per shoferat e dehur.

 

ti dashke me na tha gurmazin fare mer daje,e ceri me pi ne H2O masanej.

Ketij muhabeti nuk kan ci bojne as aty ke ty e as ketu ke mu...nuk po gjejne zgjidhje.

Unë nuk do të bëhesha kurrë një polic trafiku...

E para

do të kisha hequr kokëministrin me gjithë qeveri

e dyta

ministrin me gjithë bashkëpunëtorët e tij

e treta

do të kisha ndryshuar autoshkollat në Shqipëri

e katërta

do të kisha 10 fishuar bazën materiale të policisë së shtetit

e pesta

do të kisha ndryshuar masat ligjore dhe disiplinore që rregullojnë qarkullimin rrugor në Shqipëri

Ajo qe ma heq rurin fare ne Shqiperi eshte

 " E DREJTA E KALIMIT PER AUTOMJETIN QE ESHTE BRENDA RRETHRROTULLIMIT" .Ne fakt kete rregull e respektojne shume,shume pak njerez. E kam shkruar me germa te medha,per te vene akoma me shume ne dukje se sa bezdi me jep ky fakt.

 

 

 

Polic trafiku?????

As do te kisha mundesi ta kaloja nje dite te plote si polic trafiku. Qe ne dalesen e pare dhe gjoben e pare te makinave me xhama te eret e targa te huaj qe shkojne si F16 ne rruget e Tiranes do te me kishin ose pushuar nga puna ose plumb kokes. 

Jo vallaj azgje sdo te beja

 

Do te behesha si Krenar Ahmeti dhe do tebehesha theror per LIDER-in

Hehe qe pastaj njera pale te te nderonte me madheshti e tjetra te te peshtynte mbi var.

Lexo kete ketu

 

Nuk e di ne ju ka rene ndonjehere rasti me nje polic rrugor qe te kontrollon dokumentacionon dhe pas shpine ka nje makine te veten me targa te huaja dhe pa asnje dokument???Une per vete kam pare me shume se shume,e plot police te policise se shtetit me makina te tilla!?

 Po te isha polic per nje dite, do i kisha marre gjithe gjobat cash ne dore.

Tmerri im jane bicikletat dhe motorret qe mbijne aty ku s'e pret... Dhe pervec atyre qe ka shkruar Olsib me lart, me cmendin borite kur je ndaluar ne semafor, semafori i kuq, ai qe vjen pas teje te can daullen... Ne fillim e kisha problem, por tani them me vete "bjeri se i bie bukur"... Madje, kur jam ne humor, i fus dhe une nje te rene borise... tip "Pershendetje revolucionare" me demek! smiley

Nese do te isha polic trafiku per nje dite... nga t'ia nis me pare?

Se pari, do te percaktoja kush ka perparesine per te kaluar ne rrethrrotullim, ai qe ka hyre ne te apo ai i paduruari qe ka takim urgjent me vdekjen e s'pyet per asgje?

Se dyti, ngarja ne mes te rruges, duke mos mbajtur kahun tend te levizjes.

Se treti, dritat e gjata, nuk ka rendesi nese je makine e pare apo e dhjete ne radhe, te gjithe me drita te gjata qe nuk i nderrojne ne te shkurtra as kur vjen makine perballe. Na duhen syze dielli naten tani.

Se katerti, pse policet rrugore nuk marrin asnje mase ndaj shofereve qe nuk ndalojne kur iu kerkohet te ndalohet por shpejtojne edhe me teper?

Se pesti, moslejimi i hyrjs se makinave ne ruge paresore nga nje rruge dytesore. Ne keto raste eshte mire te kesh nje kafe me vete per te kaluar kohen, sepse ndonje shpirtmire qe te lejon te hysh vjen shume rralle.

E me tej, mosrespektimi i vijave te bardha; semaforet qe nuk jam i sigurt nese nuk punojne apo nuk i shoh dot nga pluhuri. Por perdorimi i borise per gjithcka: pershendetje, sharje, nervozim, nxitim, etj; eshte ajo gje qe me irriton me shume (ca makina kane goxha ze, nuk pushojne as per te marre fryme smiley ).

Dy vjet me pare, me ndaluan disa police afer Kavajes (me pane makine me targa te huaja) dhe me kerkuan dokumentat. I thashe qe i kisha harruar ne shtepine e prinderve ne Fier (zakon i perftuar nga fakti qe asnjehere nuk i mbaj ne makine ketu ne UK). U thashe qe mund te lija patenten e te me prisnin t'i merrja, por me thane se ishte shume vape per te pritur dhe duhej nje birre e ftohte. S'kisha as te vogla, ndaj u lashe nje 1000 lekeshe te re. Ndoshta edhe ne kemi pak faj ne faktin qe nuk i zbatojme gjithnje rregullat kur kthehemi ne Shqiperi.

 

Ore Ujk, po ku kishe humbur, mor djale, se na thave site! smiley

Pak i paske dhene policit, pa pasur dokumentat ne makine?! Po c'thua mo, mua desh me bllokuan makinen, donin te me merrnin dhe patenten, dokumentat i kisha te gjitha ne rregull, vetem se isha me shpejtesi 80 km/ ore, atje ku thoshte 60.... Po, jo o xhaxhi, une jam frikacake, ku eci dot aq shpejt, une... U shkrine ata, kur u thashe xhaxhi e me lane te ikja... smiley

Pershendetje Ana,

isha me pushime...ne spital.

Po ti a ishe me 80km/ore apo jo? 

Duke hyre nga Greqia vjet ne Shqiperi, rruges per ne Korce ne nje segment 700m tabela ndryshon nga 80-60km/ore disa here per hyrjet e rrugeve te fshatrave. Aty me ndalon nje polic dhe me tha qe isha me 100km (nuk isha as 60km, sepse kisha nje mbrapa qe donte te parakalonte me cdo kusht e po mundohesha ta lija). I them te ma provoje, m'u pergjigj nga vija. Si me te qeshur i them qe isha disa dite pushime ne Greqi, ma ktheu po une me c'a te vete? Qesha nga origjinaliteti i tij (s'me kishin kerkuar ndonjehere para kaq shqeto) dhe i dhashe nje 1000 lekeshe te re (sa here qe me ndalojne mua, une kam vetem prerje me karmonedha te medha smiley&nbspsmiley

Por ti ia hidhke bukur, i beke per te qeshur dhe dalke pa lagur smiley.

Eh, te shkuara eshte pak te te them, o Ujk! Po mos na ler kaq gjate pa lajme, se na ben merak.

Me 80 isha... kur mberrita para policit, qe thua ti...  smiley  I di vendet ku rrine zakonisht policet dhe ul shpejtesine  e bej si goce e mire... smiley

Ana shikoje mire, se po nuk e zbatove tabelen, edhe me tetedhjete e thyen doren, hunden edhe zverkun( nuk t`i uroj), ne mos vehtes, ndonje tjetri ka shanse me te medha. Nje miku tim sapo la 1.5 milion per nje 80-she ne ore andej nga Kavaja ne darke vone, pasi i keputi kemben nje katunari qe po transportonte bar. Tabela per dreq shruante 60km/ore). Ta kam fjalen, mos u nis gjithmone me shprehjen "te ruajte Zoti!" se nuk kalohet jeta(rruga) me nje buzeqeshje polici. Keto dy muaj ata te 47-te te vdekur dhe sa e sa te plagosur, nuk i mbanin dot policet, e as shenjat rrugore.

Problemi eshte tek vleresimi i jetes dhe rregulli qe nis jo vetem ne ate qe quhet publike ose e perbashket. Edukata ndaj ligjit fillon e nis me  femijerine dhe perfundon me denimin e rende te te rriturve.

Me denimin e rende, jo si mase ndeshkuese por si preventivuese. Nese ne Gusht pati efekt gjoba e rende per shpejtesite dhe u reklamua ne tv, shqiptaret trima e kuptuan, qe ketu edhe ta ngopin, e kesisoj duhet me e ul pak tangerllekun. E keshtuqe ne Gusht e ulem pak kasaphanen e Korrikut, qe per pak na futi daten( tmerrin) e filluam te mendojme ta parkonim makinen per keto dy muaj vape.

Keiendi, ne fakt, ke te drejte, dhe une e kuptoj qe e teproj ndonjehere me shpejtesine, por kjo ndodh vetem kur shoh qe rrugen e kam te lire ( ne autostrade me shume), se brenda per brenda TR perpiqem t'i zbatoj rregullat. smiley

Per ate e kisha dhe une sepse ne qytet lahesh vetem me ndonje thyerje feneri ose parakolpi me shpesh (shtypja e kalimtarit do te thote qe te jesh i pire ose i droguar).

Ndersa aksidenti ne autostrade ka te beje me jeten, dhe ne asnje vend te botes nuk ka polic qe te pengon ose te ndalon. Ketu tek ne autostrada ose superstradat kalojne ne zona te banuare me mungese mbikalimesh/nenkalimesh dhe futje e dalje te shpeshta. Po te te kishte mesuar prindi( deukatori i pare) dhe pastaj mesuesja qe ne klasen e pare, me kodin rrugor do te diskutonim ndryshe, per nje here apo asnjehere. Kur te vendosin ligjin qe per kalim shpejtesie te hiqet patenta per 3 vjet, ose do te besh 1 muaj burg, ose vitin tjeter do te besh sigurim makine me takse 3 fish, do te diskutonim ndryshe.

Tani meqe jemi tranzicion, dhe mamaja/babai ka patur ose jo biciklete para pak vitesh, kthesa ne rruge( DUHET TA MESONTE MESUESJA E FILLORES)  eshte gjithmone nje rrezik perplasje, prandaj eshte kujdes per te gjithe, semafori eshte baraz me jetehumbjen, etj. nuk ka vecse te te permblledhi ty dhe mua ajo frika prej denimit te rende ( e theksoj prventivues).

Per kuriozitet; shqiptaret ne Greqi ne vitet e para te emigracionit, i shtypnin shum shpesh makinat ne unazen periferike te Athines dhe Selanikut. Ata nuk llogarisnin dot shpejtesine e makines(sidomos naten), pasi donin te kalonin me vrap nga njera ane e rruges ne tjetren. Semafori ishte bezdi pritje dhe i parendesishem. U deshen disa vjet, si dhe te shikoheshin greket, qe edhe po nuk kishte makina nuk levisznin nga vendi.

Mesimi me edukaten e rrugeve te rregulluara do ca vjet akoma, me vjen keq, edhe ca te vrare.

Shum rralle, e dreqos edhe une( mbase eshte fat qe shoqja time eshte shum frikacake dhe i hedh syte shum shpesh tek kroskodi), por kam patur fatin qe ma ka dhene edukaten motorcikleta diku, dhe sot kam filluar ta kontrolloj adrenalinen.

Qyqja, mor cun, gjithe kete moral qe po me ben, po me ve fort ne siklet, a thua se jam une etaloni i shkeljeve te rregullave te qarkullimit... Une, per te urte e njoh veten, po ku ta dish, mbase dhe nuk e njoh dhe aq mire... kur jam ne timon. ( dhe gjithmone vetem, per me teper)  smiley  smiley

M`fal goce se kisha aspak me ty, e kisha ashtu kot, edhe per.............vehten. Ene per ata, qe e kan hallin te policat e rruges e jon po isoj, si ata.

Bome be ate dite se te parin shofer qe do kalonte do i vinim i gjobe te mire ...ta kishim per darke pra mo. Nga nji birre me meze te gjindshme . Ashtu bome .

Me parimin si e do . 100 mije ke Sala apo 50 mije ke lala , te parit qe na dul para e ndalova dhe ....qita procesverbalin , kembym " parrullen" dhe rame dakordE pys per emrin ...Xhelal me qujne - tha .Mas disa castesh i them :- Hik se po ta fal sot...... Dhe u ktheva tek Deziu . Kolegu pra  smiley  " Pse e lshove ere . O polic Sale? - m' thote Deziu . S' me kujtohej si shkruhej XH mre - i thashe .Po kena per te kap nonji tjeter . Ket pune kina! smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).