“Në 2010 nis Tiranë-Elbasan dhe unaza e madhe e Tiranës”

Këtë vit rritja ekonomike është parashikuar që të jetë 5 për qind, çka do të thotë se Shqipëria i ka shpëtuar krizës globale ekonomike. Në një intervistë për televizionin ‘Top Channel’ kreu i Ministrisë së Financave Ridvan Bode ka sqaruar në detaje projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, i cili pritet të jetë gati brenda këtij muaji. Për vitin e ardhshëm Qeveria ka gati planin për furnizimin 24 orë pa ndërprerje me ujë të pijshëm.

Kur do të jetë gati drafti për buxhetin e ri?

Administrata është duke punuar në të gjitha dikasteret për të përfunduar projektbuxhetin 2010 brenda këtij muaji dhe të kalojë për miratim në qeveri po brenda këtij muaji. Qëllimi është që kabineti aktual të përfundojë procedurat për miratimin e projektbuxhetit të vitit 2010 dhe të dërgohet në Parlament për t’u miratuar në mënyrë që të mos cenohet kalendari kohor i miratimit të buxhetit 2010, çka do të thotë që t’i japë kohë të gjithë përdoruesve të buxhetit, që të përgatisin në kohë brenda vitit 2009 të gjitha procedurat të gjitha projektet, politikat dhe programet që do të implementohen në vitin 2010 dhe të kemi një fillim të menjëhershëm që nga muaji janar për zbatimin e gjithë programit buxhetor për 2010 ,pra do të jetë ky muaj i cili do të finalizojë përgatitjen e projektbuxhetit dhe prezantimin e tij në Parlament, do të jetë kjo qeveri ky kabinet që do të përfundojë procedurat e përgatitjes së buxhetit 2010, pasi kuptohet me ndryshimin e kabinetit mund të ketë probleme që mund të vonojnë në kohë miratimin e draftit dhe paraqitjen e tij në Parlament. Projektbuxheti i 2010, ai që jemi duke punuar, kuotat, shifrat, parametrat kryesorë të tij reflektojnë prioritetet e deklaruara nga ana e Qeverisë dhe që përbëjnë edhe prioritetet e vendit për zhvillimin e shpejtë ekonomiko-shoqëror dhe për një mbështetje më të madhe në investime publike në sektorë prioritarë dhe një rol aktiv i buxhetit në raport me ekonominë reale. Sigurisht që do të këtë përqendrim dhe do të vijojë politika e moscopëzimit të pushtetit, çka do të thotë avullimit të buxhetit, çka do të thotë avullimit të parave përmes një buxheti jo të konsoliduar dhe jo të përqendruar në projekte të mëdha. Edhe në 2010 do të vijojmë me projekte të mëdha. Do të jenë disa shtylla. Së pari, investime në infrastrukturë, të cilat sigurisht do të jenë pjesa kryesore e investimeve publike në buxhet. Do të kemi përshpejtim të investimeve në sektorin e bujqësisë, pra kalon një prioritet i ri në politikat tona buxhetore, do të vijojmë me politikat për investimet në infrastrukturën rurale përmes granteve konkurruese në infrastrukturën rrugore në ujësjellës shkolla etj., duke ruajtur një nivel të lartë investimesh të tilla dhe do të fillojë një program i ri, që ka të bëjë me përmirësimin e furnizimit me ujë të së gjithë pjesëve të territorit të vendit dhe veçanërisht të pjesës Tiranë-Durrës dhe ultësirës bregdetare, që do të mbështeten nga një program i madh dhe i përqendruar investimesh. Po punohet për ndërtimin e strategjisë për fillimin që në vitin 2010 të këtij projekti madhor për vendin. Pra, do të jenë këto përqendrime të mëdha, të cilat do të mundësojnë implementimin efektiv dhe efecient të buxhetit të 2010. Projektet e mëdha të investimit në infrastrukturë dihen tashmë janë përfundimi i rrugës Durrës-Kukës në disa segmente, përshpejtimi i investimeve në rrugën e Arbrit Tiranë-Dibër, rruga Qukës-Qafë Plloçë, përfundimi i rrugëve në drejtim të Vlorës dhe Tepelenës, pra 2 akset Fier-Vlorë dhe Levan Tepelenë, do të fillojë për 2010 lidhja midis Tiranës dhe Elbasanit për rritjen e përshkueshmërisë në Shqipërinë Qendrore dhe do të ketë investime të tjera kryesisht të përqendruara në Tiranë për të filluar unazën e Tiranës dhe për të vijuar në përqendrimet e mëdha të investimeve, të cilat janë me impakt jo vetëm shoqëror, por edhe ekonomik dhe që do të mundësojnë modernizimin e mëtejshëm të vendit nga pikëpamja infrastrukturore  dhe që do krijojnë mundësi për një zhvillim më të shpejtë në territore të caktuara të vendit.

Sa parashikohen investimet dhe a do të ketë përqendrim shpenzimesh në objekte të mëdha si vitin 2009? Sa do të jetë mbështetja sociale dhe cilat sektorë janë prioritarë?

Buxheti në vetvete ruan atë trend që ne kemi miratuar në  buxhetimin afatmesëm të vendit dhe ruan konturet kryesore të strategjisë për zhvillim ekonomik dhe shoqëror të Shqipërisë, në kuadrin e programit që kemi. Vëllimi i të ardhurave do të vazhdojë të rritet në buxhet me 1 trend të shpejtë sikurse në vitet e kaluara, duke synuar t’i afrohet rreth 28 % projektit të brendshëm bruto të ardhurat në buxhetin e shtetit kryesisht nga të ardhurat tatimore, do të ruajmë nivelet e shpenzimeve të buxhetit rreth 31-32 % të GDP-së si projektim, investimet publike do të shkojnë deri në 7-7,5 % të GDP-së çka do të thotë se ¼   1/5 e shpenzimeve në çdo 4-5 lek, 1 lek do të shkojë për investime publike, përmirësimin e infrastrukturës dhe për mbështetje të zhvillimit të shpejtë ekonomiko-shoqëror të vendit, sigurisht që politikat sociale do të jenë prioritet. N.q.s., në mandatin e parë qeverisës ne arritëm të rrisim shpenzimet sociale nga 6% e GDP-së në rreth 8,7 % do vijojmë t’i përafrohemi mesatares më të mirë të së gjithë vendeve të rajonit, do të jenë të gjitha shërbimet sociale që ofron buxheti i shtetit, do të njohin të njëjtën rritje që kemi parashikuar gjatë mandatit të shkuar. Ajo çka është e rëndësishme në buxhetin e 2010 është përmirësimi i përdorimit të këtyre fondeve, pra rritja e efeciencës së përdorimit të këtyre fondeve në raport me qëllimin e miratuar çka do të thotë reformim tërësor i procedurave të asistimit social dhe mundësi për përfitimi të këtyre fondeve për ata që kanë vërtetë nevojë dhe rritja e këtyre fondeve për të përballuar të gjitha nevojat që kanë grupe të ekspozuara shoqërisht për një mbështetje efeciente nga ana e Qeverisë, pra po punojmë për të parë gjithë skemat dhe për të pastruar skemat nga abuziviteti apo nga përfshirja në mënyrë jo të drejtë e grupeve të caktuara në skemat e mbështetjes shoqërore. Mendojmë që rritja e fondeve e shoqëruar dhe me një reformë të tillë do të zbusë pasojat e varfërisë dhe të problematikes që kanë një tërësi zonash apo familjesh, duke pasur më pranë ndihmë shoqërore dhe përkrahje nga ana e qeverisë.

A do të përmbajë ky buxhet edhe prioritete të programit të partisë në koalicion LSI dhe në cilat pika?

Ajo që do të konsolidohet në programin, që do të miratohet në Parlament, në muajin shtator me formimin e qeverisë do të jetë platforma mbi të cilën do të mbështeten programet dhe politikat buxhetore dhe ne po punojmë bashkërisht që të konsolidojmë një program qeverisës që të respektojë si prioritet e vendit ashtu edhe prioritet i partive në koalicion jo vetëm të LSI.

A rrezikon që programi juaj qeverisës i pasqyruar në buxhet të deformohet nga qëllimet tuaja për shkak të përfshirjes aty edhe të LSI?

Asnjë përfshirje e tillë nuk mund të dëmtojë ato që përbëjnë zgjidhje për nevojat dhe prioritetet që ka aktualisht vendi. Mendojnë së është e mundur që në kuadër të këtij bashkëpunimi të mund të identifikohen hapësira të reja, të mund të theksohen element të veçantë të pikturës së përgjithshme ekonomiko-shoqërore të vendit për t’u përqendruar, por që nuk besoj që do të prish shtyllën programore të Qeverisë që ka të bëjë me politikat liberale, politikat e taksave të ulëta, politikat e rritjes së shpejtë të pagave, të përmirësimit të infrastrukturës, ruajtjes së arsimit dhe shëndetësisë si prioritete të mbështetjes më të madhe për bujqësinë. Mendoj që kjo pikturë që ekziston aktualisht përpara politikës shqiptare nuk është e ndryshme, por ritheksimi i elementëve të veçantë në të është i mundshëm dhe sigurisht ndaj është dhe politika.

A parashikoni ndryshime taksash dhe sa do të jenë të ardhurat prej tyre në buxhetin e ri dhe ku do të mbështetet rritja e tyre?.

Jemi fatlumë që ekonomia shqiptare nuk u përfshi në vorbullën e krizës dhe sot nuk kemi problemet që kanë vendet afër nesh apo vende të tjera të zhvilluara, që për shkak të impaktit të krizës dhe pasojave që ajo solli investimeve të mëdha, që bënë qeveritë respektive për të minimizuar efektet e krizës dhe të falimentimeve të sistemeve financiare, përmes investimeve që ato bënë me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë apo të njëfarë shtetëzimi që bën në sistemin financiar Shqipëria nuk pati të tilla probleme. Dhe ne sot nuk jemi në kushtet as të Kroacisë as të Serbisë, as të Bullgarisë, apo Maqedonisë, që të ulim pagat, pensionet që të rrisim taksat dhe tatimet siç po ndodh me këto vende, ne jemi në kushte më komode, me një ekonomi më të stabilizuar. Ajo që ne po bëjmë në këtë fazë është të axhustojmë gjithçka ka të bëjë me kuadrin e përgjithshëm makroekonomik të vendit që në momentin, që bota është duke dalë nga kriza ne të jemi po ashtu të stabilizuar nga pikëpamja e treguesve makroekonomikë. Ka vende që kanë denatyruar treguesit e  përgjithshëm makroekonomikë me një rritje drastike të borxhit, që shkon minimalisht 6,8 dhe 10% të GDP-së. Shqipëria maksimimi në këtë periudhë 2-3 vjeçare të përfshirjes së krizës mund të ketë vetëm një rritje rreth 2% në raport me GDP-në të borxhit publik dhe kjo për shkak të kursit të këmbimit, politikat tona fiskale do vazhdojnë të jenë të tilla siç kanë qenë deri me sot active dhe mbështetëse për zhvillimin e ekonomisë dhe të mjaftueshme për të mbajtur një qëndrueshmëri të treguesve makroekonomikë për të mbështetur programet ambicioze të investimeve dhe të çdo gjëje që ka të bëjë me prioritetet e Qeverisë. Pra politikat tona në fushën e tatim taksave do të jenë ato që do të mbajnë nivelin më të ulët të tatim taksave në rajon për të bërë Shqipërinë vend tërheqës për investime dhe duke bërë rregullimet e nevojshme për të krijuar jo vetëm një sistem të taksave më të ulëta, por edhe 1 sistem të taksave më të drejta, çka do të thotë modernizim të brendshëm të sistemit përmes informatizimit dhe përmirësimeve në hallka të veçanta të tij, që të japim atë drejtësi të nevojshme që duhet të ketë një sistem taksash në një shoqëri të tillë

Ne mënyrë të përmbledhur ku do të ndryshojë buxheti për vitin 2010 krahasuar me atë të këtij viti. Parashikohen masa të veçanta antikrizë dhe sa do të jetë projeksioni për rritjen ekonomike gjatë vitit të ardhshëm?

Ne kemi pas një projektbuxhet afatmesëm që bazohej në një situatë të qetë të zhvillimit ekonomik shoqëror të vendit, sigurisht që ky skenar optimist do të vazhdojë të mbështetet nga ana e Qeverisë, por do të bëhen korrigjimet e nevojshme që të bëjë të mundur që Shqipëria, pavarësisht nga zhvillimet në vendet e tjera të mund të jetë edhe në këtë fazë, në përfundim të kësaj krize një vend me tregues tërësisht të stabilizuar, ndaj në do të vazhdojmë të ulim borxhin, deficitin buxhetor të qeverisë. Pra n.q.s., për këtë vit huamarrja e re është programuar 4,2% e GDP-së dhe në pavarësisht nga luhatjet ekonomike që vijnë nga presioni i krizës financiare në botë, pavarësisht nga rritja e vëllimit të investimeve ne do të mundësojmë që edhe në fund të 2009 të ruajmë të njëjtat parametra që programuam në fillim të vitit, pra që huamarrja e re mos të jetë më shumë se 4,2 % e GDP-së dhe që deficiti përmbi këtë nivel huamarrje që kemi miratuar në Parlament të mund të vijë vetëm përmes përdorimit të së ardhurave nga privatizimi dhe jo përmes rritjes së borxhit të vendit. Pra, do të ruajmë parametrat me normalë të borxhimit të vendit. Kjo d.m.th., që për 2010 ne kemi programuar rënie të mëtejshme të deficitit të vendit dhe po ashtu të huamarrjes çka jep mundësi për të ulur gjithnjë e më shumë parametrat e borxhit. Shqipëria nuk është një vend që ka borxh të madh publik, por mirë është që të jetë vendi me borxhin më të ulët, që të kemi stabilitet të qëndrueshëm afatgjatë dhe që të kemi mundësi jo vetëm për stabilitet ekonomik dhe për rritje ekonomike të vendit, por stabilitet në gjithë sferat atë ekonomike, financiare  e shoqërore në raport me biznesin privat në sektorë specifikë të ekonomisë etj. Së dyti, do synojmë që Shqipëria të kthehet në nivelet e larta të rritjes ekonomike. Nëse për 2009 programimet tona shkojnë në 5% në rritjen ekonomike të GDP-së mendojmë që për 2010 t’i afrohemi prapë nivelit 6% për të tentuar që në 2011,   2012 të kapim prapë nivele rritjeje si vitin e kaluar me 8 apo 9%  të rritjes së GDP-së. Pra, ky është trendi, ne mendojmë përshpejtim të rritjes ekonomike për 2010 dhe kuadri ynë monetar fiskal mundëson dhe synon një rritje të tillë ekonomike, por një përmirësim nga pikëpamja e strukturës së realizimit të së ardhurave ne marrim në konsideratë efektet që vijnë nga impakti i krizës ndërkombëtare, të cilët janë shfaqur në këtë vit, në sistemin doganor përmes një ngadalësimi të ritmeve të rritjes të së ardhurave në sistemin e doganave për shkak të rënies së çmimeve për grupmallrash kryesorë me peshë në ekonominë shqiptare  (karburante&hellipsmiley dhe mendojmë që gjithë këto duhen marrë në konsideratë prandaj kemi programuar që për 2010 të kemi një rritje ekonomike në terma reale për rreth 6% dhe në terma nominalë prej 9% dhe do kemi rritje të së ardhurave në buxhet që është mbi këtë nivel pra, mbi shumatoren e të 2 elementeve përbërës që risim masën e ekonomisë në terma nominale. Pra, do të jenë një kujdes më i madh për të konsoliduar parametrat më normalë të treguesve makroekonomikë, uljen e deficitit buxhetor, mbajtja e inflacionit në nivelin 3% dhe për mbështetje të vëllimit të investimeve  dhe të prioriteteve të Qeverisë.

1 Komente

Mezi e gjeta ne gjithe kete shkrim fjaline e vetme qe kishte te bente me titullin smiley.

Per cilen rruge Tirane-Elbasan behet fjale? Nga do kaloje?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).