Ndotja e mjedisit, 1500 persona semuren cdo vit

Ndotja e mjedisit kryesisht nga transporti eshte shkaktari i semundjeve tek 1500 personave cdo vit ne vendin tone. Te dhenat jane bere publike dje nga specialistet e Institutit te Shendetit Publik te cilet pohojne se kjo ndotje eshte me e madhe ne zonen pergjate autostrades Tirane- Durres. "Ndotja kryesore eshte ndotja nga grimcat e imeta per shkak te transportit dhe kjo ndotje eshte tejkaluar mbi normat e BE-se" ka pohuar specialisti i Shendetit Publik, Agron Deliu. Sipas tij, vetem nga ndotja e ajrit nga pluhurat e imeta ne zonen Tirane-Durres semuren cdo vit 1000-1500 persona.

Ndotja

Studimi me i fundit i Institutit te Shendetit Publik i kryer ne 6 qytete te ndryshme te vendit, ka treguar se shqiptaret tashme jane te rrezikuar ne shendetin e tyre jo me nga pluhuri i zakonshem, por nga bloza e dale nga makinat. Ne qytetet me te ndotura ne vendin tone eshte Tirana, e cila ze vendin e pare si per grimcat e ngurta ashtu edhe per blozen dhe benzenin. "Zonat me te ndotura ne Tirane jane zonat prane kryqezimeve, si qendra e kryeqytetit, "21 dhjetori", pika prane Ambasades Italiane dhe zona e ish-Bllokut" ka pohuar Deliu. Sipas tij, ndotja e ambientit eshte 100 mikro grame per meter kub, qe do te thote disa here me e larte se normat e lejuara nga Bashkimi Evropian. Per kete arsye specialistet bejne thirrje per kontroll te rrepte te automjeteve qe te mos shkaktojne ndotje te mjedisit, por ne menyre te vecante edhe te karburanteve. Sipas Deliut, Tirana ka nevoje urgjente per gjelberim si masa ndaj nivelit te larte te ndotjes.

Studimi

Ne nje studim te kryer nga ISHP-ja jane perfshire 6 qytete te medha ne vend, dhe pikerisht Tirana, Vlora, Fieri, Durresi, Shkodra dhe Korca. "Po rritet ne menyre te qendrueshme edhe permbajtja e NO2 ne ajrin urban te ketyre qyteteve, si rezultat i shtimit te trafikut automobilistik. Bazuar ne ecurine rritese te tij, gjate pese viteve te fundit edhe NO2 pritet te kaperceje normen e vendeve te BE-se", eshte shprehur specialisti i ISHP-se, Agron Deliu. Sipas tij, deri tani qytetet qe e kane kaluar kete norme jane Tirana, Korca dhe Vlora. Per te ulur sasine e ketij pluhuri ne vendin tone, keshillohet vendosja e nje norme te percaktuar, per benzinen qe importohen ne Shqiperi. Ajo duhet te jete me e vogel se 5 per qind ne mase. Kurse per sa u perket grimcave te ngurta, qe jane nje tjeter faktor ndotes, edhe keto e kalojne masen deri ne 4.5 here, ne te gjitha qytetet e monitoruara nga ISHP. Permbajtja e grimcave te ngurta (LNP e PM 10) ne ajrin e qyteteve Shkoder, Durres Tirane, Fier, Vlore dhe Korce ne menyre te qendrueshme tejkalon masen, nga 2 deri ne 4.5 here normat e lejuara te vendeve ne BE.

Monitorimet, edhe Korca "e piste"

Deri me tani njihej si ne nga qytetet me te paster dhe me tradita por tashme, po renditet si nga qytetet me te piste. Niveli i larte i ndotjes se ajrit ne qytetin e Korces, po demton rende shendetin e banoreve, duke rritur ne menyre te ndjeshme numrin e personave qe vuajne nga semundjet respiratore. Alarmi vjen nga specialistet e shendetit publik, sipas te cileve, ndotja e ajrit ne pese vitet e fundit ne qytetin e Korces eshte rritur ne menyre shqetesuese, duke e kaluar me dy here nivelin e vendeve te Evropes dhe duke e renditur Korcen ne harten e qyteteve me te ndotura te vendit. Nga monitorimi i zonave te ndryshme te qytetit, rezulton qe sasia e pluhurit te respirueshem PM 10 ne ajer eshte 93 mikrogram per meter kub, nderkohe, qe kufiri i lejuar per vendet evropiane eshte 50 mikrogram per meter kub. Grimcat e pluhurit PM 10, konsiderohen nga specialistet mjaft te rrezikshme per shendetin dhe nje nga shkaqet kryesore te shtimit te rasteve te pacienteve te prekur nga semundjet respiratore. Keto grimca depozitohen ne rruget e frymemarrjes dhe mbeten ne aparatin e saj duke shkaktuar me se shumti semundjen e astmes bronkiale, por nuk kane munguar edhe rastet e kancerit te mushkerive.

D. Zisi
 

5 Komente

Shqiperia e ndotur???!!! JOOOOOOOO mo cne.....   smiley

 Me pelqen qe ajo tema per martesat gay, ku pothuaj askush nuk prekej direkt nga aprovimi apo jo i atij ligji i kaloi 300 komentet, kurse ky studim qe tregon se nga do iu vije vdekja nje pjese te madhe te shqiptareve qe jetojne ne Shqiperi, nuk i intereson askujt. Kjo tregon edhe njehere qe populli yne trim, punetor e liridashes...etj...etj.

Dhe me e keqja eshte se Shqiperia ka nenshkruar shume konventa dhe protokolle qe ndalojne ndotjen, por nga ana tjeter Shqiperia nuk respekton asnjeren prej tyre.

Po pergatitet godtija perfundimtare ndaj mjedisit dhe popullsise ne Shqiperi--jane gati lejet per hapjen e 2 TEC-ve me qymyr te importuar dhe 6 fabrikave te cimentos. Me perfundimin e ketyre veprave, Shqiperia mund te quhet nje varr i hapur me zombie qe presin te vdesin nga kanceret e semundjet e ndryshme...

Sic duket shqiptaret po preferojne te vdesin ngadale e me vuajtje. Populli yne trim e punetor me duket se eshte verbuar e shurdhuar o peshku fluturues.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).