Naomi Campbell: Në shtrat? 'Klasa punëtore', shumë më e aftë se pasanikët

Në shtrat, u ka rrëfyer ish-top modelja miqve të saj të mbledhur në një vend privat në Sardenja, "njerëzit e popullit" janë shumë më të mirë se ata që e kanë portofolin plot. Lajmin e sjell revista "Fashion".

"Kam pasur shumë të dashur të pasur, - ka thënë Naomi, e cila gjatë jetës së saj është shoqëruar me njerëz të shtresave dhe kulturave të ndryshme - si Mike Tyson, aktorët Robert De Niro dhe Eddie Murphy, sipërmarrësin Matteo Marzotto, në atë kohë menaxher i firmës Valentino, muzikantët Eric Clapton, Puff Daddy, princin Alberto të Monakos, të gjithë me kombësi të ndryshme, të gatshëm të bënin çfarëdolloj gjëje, vetëm e vetëm për të më bërë të lumtur".

"Nuk i kam zgjedhur të pasur se jam materialiste - ka vazhduar Venera e Zezë - por thjesht se ata frekuentonin të njëjtat ambiente që frekuentoja dhe unë dhe ishte më e lehtë të gjeje njerëz që i përkisnin kësaj bote.

Por të dashurit dhe pasionet më të mëdha i kam pasur kur isha shumë e re, në Streatham, dhe nuk isha fare një modele e famshme. Në fakt më rastiste të takoja njerëz të thjeshtë, të shtresës punëtore dhe e them me bindje që ata nuk kanë të krahasuar me njerëzit që unë takoj tani...".

Sipas zërave, biseda ka ndodhur disa net më parë në vendin privat të "Fiat Playa", vend i frekuentuar shpesh nga Naomi.

E mbërritur në 3 të mëngjesit, e rrethuar me 18 bodiguardë, nga grupi i zakonshëm i miqve dhe nga i fejuari i saj, i cili nuk i ndahet për asnjë moment, milioneri rus, Vladislav Doronin.

Pasi piu dy kokteile, duke injoruar praninë e disa gazetarëve, në një formë mjaft të mirë, ajo ka nisur të bëjë një sërë batutash.

"Nuk besoj - ka vazhduar - që njerëzit e fuqishëm kanë seksin në plan të parë; besoj se vetë fuqia që ata kanë mund të konsiderohet si një afrozodiak, një mjet nëpërmjet të cilit mund të praktikohet dhe seksi".

Njerëzit e pasur - ka vazhduar ish-top modelja - kalojnë, ndoshta shumë kohë për të mbledhur pasuri dhe japin në shkëmbim shumë gjëra, ndërsa një punëtor modest arrin të të bëjë të ndihesh unike, do të ishin gati të vrisnin për dashuri.
Më ka ndodhur kjo rreth 30 vjet më parë me një hidraulik: kur i thashë se do ta lija m'u kërcënua se do të vriste veten...".

Ish-modelja, kohët e fundit ka deklaruar publikisht se e vlerëson Presidentin venezuelian Hugo Çavez.
Disa tabloide angleze kanë folur dhe për një kandidim të mundshëm të saj për Partinë Laburiste, por këtë lajm e hodhi poshtë njëri nga zëdhënësit e modeles.

Në një intervistë të kohëve të fundit në të përmuajshmen "GQ", Naomi ka pohuar: "Ndihem më pranë të varfërve, të përulurve dhe atyre që nuk kanë asgjë. Nuk dua të kujtohem për kopertinat e rëndësishme në të cilat kam qenë protagoniste, do të doja të isha marrë me ndonjë punë sociale, apo politike, për të përmirësuar jetën e atyre që janë të pafat",

Shigjetat e Venerës së Zezë duket se nuk kanë acaruar fare të fejuarin, ai madje ia kishte kthyer me një shaka tjetër: "Në fund të fundit, ne rusët e kemi origjinën nga punëtorët, kështu që...".

48 Komente

A ta ftojme kete shoqen tek Partizani i Panjohur, meqe dashka te beje dicka per "te permiresuar jeten e atyre qe jane te pafat"?!  Kushedi, i del ndonje hidraulik tjeter qe ta beje te lumtur! keshtu, me nje gure vrasim.... yyyy sa zogja!    smiley

Rrofsh, Miss Deizi, rrosh! smiley

Por të dashurit dhe pasionet më të mëdha i kam pasur kur isha shumë e re, në Streatham, dhe nuk isha fare një modele e famshme.

eh, mi Naomi, ca gjona s'dun shum men. si dhe robi n'pergjithsi xhanem; me shum fat ene pamje. men e kena thon, duhet sa me lidh ushkuret.

Dez-o, mire tabloidet smiley

smiley

 

 Partia Punes...Partia Punes....! smiley

ore mire Naomi qe kerkon kallom, po une s'kuptoj c'ka Koqua dhe Ad Thanua qe e botojne te gazeta e tyre? Ka filluar justifikimi i defiqiencave pas humbjes se Rames? (medemek, jena te pasur, s'ju *ime dot?).

Nejse, thelbi i Naomit eshte politike shtresore, i varferi te q* me fort, po i pasuri te q* shume me shpesh...

Ka filluar justifikimi i defiqiencave pas humbjes se Rames? (medemek, jena te pasur, s'ju *ime dot?).

smiley

simply great!

 

 Nuk e di se pse ekziston mendimi i gabuar se burrat me pare s'kane koqe, dhe grate me gjoks te madh s'kane tru.

haahahha pf tek burrat e ka fajin truri se u punon vec per ato te shkretat pare per te plotesuar nevojat e gruas dhe te dashnoreve, te cilat jane te interesuara vec per paret, se burra pa pare dhe me ashtu ka plotTongue , kurse tek e dyta e ka fajin operacionet me silikonTongue

pa pare dhe me ashtu ka plot

krize or babam... inflacioni s'ka brina. smiley

 

Naomi, le te prezantohemi. Quhem Mark Tropojani, kam 8 klase shkolle dhe punoj gjithe diten ne ndertim. Po deshe me dal per nonji kafe mthuj.

Nomi, si tja bejme ne qe s'jemi as te pasur as punetor?

 

Naomi po m'thote ne e-mail qe thuji Lumit Drin qe t'bohet prape 20 vjec! smiley

 

kishte nai subjekt ne forme deshirore email-i ?

Si urno! smiley

Thojte nder te tjera....

Tu bofsha kurbon o mrrokell qe mban era graso!

Jotja,

Naomi lekure-caracja! smiley

...kur isha shumë e re

S'ja kane fajin shtresat sociale por mosha. E kane merdhif vitet t'gjoren. smiley

Ka qene interviste pas te lymes se shpise ...Kur bojaxhiu lyte tavonin .... Ene Dejzi qe atje kur i tha Naomi  bojaxhiut . " He mo se edhe ne s'jem xhec te pasur . As shume te varfer . Po nga varferia kemi ardhur smiley "

lol

e make men maskara ee smiley

po une e pata sjelle ene at barcalete smiley

Per te sjelle ti e solle po  mos u murr kot . E ke nigju prapa ferrave ke lulishtja kur ke qene e vogel smiley Care te bonin shoferte vetem nga keto dinin . Po me shume e kisha me nji qe gje gjojna origjinale ..." as te pasur e as te varfer"  smiley . Dhe murret ne Sala me Borgjezine smiley

pse rre mer,

ather sja mate njeriu me qit barcaleta me pasanike dhe gra borgjeze.

e shumta barcaleta me kapterre e ushtare kish smiley

 

Do flej me qejf sot . Me kenoqe me Felbonin....E kane pas vu austriaket dhe ne nje cep rruge Korce - Poradec...Ne atje hypshin fllonza , si kumrijet e shqipnise se mesme..... . Hajt te morrte  Cimi n ' Felbon  smiley

menja ke  e hypmja te ka njel mer i shkrete smiley

pafsh ondrra   me hypje pra smiley

naten

Kishte ......kishte . Po si ke nigju te gjitha ti . Se te zite gjumi shpejt smiley Ene sot nga vjershat tona po bilbilosni  . Si per qejfliet si per sumsat . Nga tujat aha e ka mar fera uraten . Po qitet nonji gjo per kerthizat eh..S'kom c'te them ktu smiley

Femrat si Naomi duhen afruar, ato i sherbejne marketingut te revolucionit (qe eshte si me thene sinqeritetit te kapitalizmit). Me femra si Naomi punetoret i mban aktive thjesht me libido (se ne fund s'*ine gje asnjehere me perjashtim te grave te tyre qe s'po i pershkruaj), por pervec punetoreve, femra si Naomi ftojne dhe njerez nga shtresa gri pertej se majtes dhe te djathtes, pasanike qe mendojne se e kane si te punetorit, ose gjithsesi duan te hyjne ne gare per te provuar qe Naomi nuk e ka bash drejte konstatimin...

Ne kendveshtrim hegeljan dhe darvinjan Naomi mund te kete te drejte ama, se punetoret ne pergjithesi investojne tek kapacitete humane, e jo tek sipermarrja, menagjimi, marketingu etj. Keshtu qe duke kalitur kapacitetet e tyre humane, ne nje moment e gjejne veten me superkapacitet ne dore

 sic ka thene dhe rapper i madh shqiptar vagabondi "c'eshte per mu serioze. per ty eshte vk." apo "seksi, ca seksi? seksi ishte preteksti". pra ndihet revolta e proletariatit ndaj tradhetise se seksit femer qe shitet tek kapitalisti per i cop benz smiley

nuk e kapi genci, e kapi benci (dhe ne kete shprehje sa metaforike, po aq edhe filozofike, siq ka thene poeti, genci simbolizon carin (ose ministrin e arsimit) ndersa benci simbolizon fetishin e komoditetit, nje shkeputje nga realja, ne sherbim te superegos)

Ama, Idris, ngelemi ne avantazh te dukshem, neqoftese e djathta ka Margaret Thaqer, ne kemi Naomi Fuking Kombukren smiley

Ata kane Kondolica Rajs, ne kena Hillari Klinton dhe Monika Leuinskin

Por nga ana tjeter ata kane Majlinda Bregin, per te cillen ju jap doren

m'bone kureshtar per ket majlinden. ca pune ben kjo?

ministre o lla. ne kohen e lire eshte lace, homofobe, flet me ze te trashe fjale banale, etj etj. po ne kabinet eshte sexsymbol, qe ia hongsha buzet

sol-o, mos me boj me gugllue per ket, sic bona qym'pik t'sabahut per poezine e prufrockut by spleen. Per me teper, kapitalisti ka vendos me organizue nji mbledhje in 2 minutes now, c'ka s'esht medoemos nji penges per gugllim, pasi ne 70% te rasteve, kto conf. callet jane thjesht nje telefon i vene on mute me atituden "grini grini, se e keni mir"  smiley

 

Emigrant, nuk ta sjell foton e Majlit, se do te te prishja libidon duke ta ofruar ne tabaka gjithe ate flutur. Keshtu qe po te le te shijosh dhe kenaqesine e zbulimit te saj. Kur t'ia gjesh fotot e saj, shihi duke degjuar ne sfond claude debussy dhe jeto smiley

 

E mer Sol i vlumi  Dejzit ! Ja hoqe Otellos per dursh ( per benci desha me thone )  Ajo o shkly se gezumi qe ka fitu ai qe Ju befte kurban , i hongert zemren smiley

Kena e c' nuk kena  

nje tabor me femna

njana me  e dhime se tjetra 

Po ke Majlinda ke ra mrena smiley

Ju keni sida

na wolksvagena !

Mrrokell.

Thuaji Nomit te behet e virgjer, se edhe une behem 20 vjeç.

Hajt, hajt!

Dashke me e preesh edhe ti Naomin!

Nuk i them jo! smiley

Kur u bone ti me i vone kushte Naomit i' here?

Sa puntuer ka ajo verdalle, nga ato me dhambe florini n'goje!

 ca o ajo komholla mer. shqiptari do mish mer daj, ene mish te bardh po pati mundsi

Me kujtohet nipi im ne Itali aq shume e pelqente ket Naomin sa shifte goca dhe i krahasonte me ate. Ishte ne plazh ne Shqiperi  nipi dhe kishte thene shalet e Alketes dhe gjoksi i Bedranes jane si te Naomit. Aq kishte bertitur sa thua ti kishte bere ndonje shpikje te madhe. Shejtan kalamaj keta te sotmit, mendja ku nuk u vete more aman. U turperuan gocat e mesiperme se po i shifnin te gjithe pastaj.  Tongue

SHE SOULD KNOW- she is one of them (working class that is). 

Ene t'menosh qe ky thoshte a working class hero is smth to be.

Edhe KY - djale Liverpuli (Lverpool) nga kllasa punetore ishte

qun me namuz Bekimi or taj smiley

shqiptaret, per syte e bukur duhen amon.

t'marrin n'qafe kshu si kallupa smiley

ja ne ktij rrushit ju kishin hudh n'qafe femnat n'festival t'filmit ne Ceki.

Nik Xhelilaj

Cer degjeneratash qe jan kto ceket! Me kalamoj!

Sa vjeq asht Niki i nans se si andoleshent u dukka ktu!

Qo kokekuqja osht E Maejr per zotin!

Qyrni kte filmin nqs s'e keni pa! M'duket se eshte e njejta!

http://www.imdb.com/title/tt0288330/

 

mrroklle, rrofsh smiley.

I didn't care about the story, po komentet nga ana tjeter ... hihihihi smiley.

Komentet jane me nam gjithmone tek gazeta Express!

Sikur t'kane hudh ne Bizarro Albania (e ke pa tek Seinfeld) dhe te duhet me deshifru cfare thone!  smiley

Si nga niveli i t'shkrujtmit, dhe nga niveli i truve!

Aha, dmth paskam humb goxha thagma.  Po qortoja veten qe s'e kisha idene e kesaj gazetes.  My bad smiley.

 

komentet e shkrimit te gazetes Express s'i mora vesh fare thuajse. Po edhe shkrimi s'mbetej me poshte. C'do te thote : floket: te kafta, syte: ngjyre lajthi?

Kjo eshte hera e pare qe degjoj ngjyre lajthi per syte, sy ne forma bajame kisha degjuar. Ngjyre lajthi eshte ngjyre kafe e celet apo e erret?

Flm paraprakisht per shpjegimet smiley

E kishin llafin ndoshta per "nut color" smiley

Dmth "hazelnut" and such (or I rly rly rly hope so) smiley.

its all about nuts after all smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).