Mediu kthehet në qeveri, merr Mjedisin

Për Xhuvelin ofrohen dy mundësi: zëvendësministër, ose këshilltar i Kryeministrit

Kryerepublikani Fatmir Mediu pritet të zërë karrigen e Lufter Xhuvelit në qeverinë e re. Kryetari i PR-së mësohet se do të jetë një nga 14 ministrat e kabinetit "Berisha", i cili do të zyrtarizohet në fillim të muajit shtator. Burime pranë kampit demokrat dhe atij republikan konfirmojnë se pas takimeve të njëpasnjëshme Berisha-Mediu, ky i fundit duket se ka siguruar karrigen e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. Partia Republikane përfaqësohet në Parlament vetëm me një deputet, i cili është njëkohësisht edhe kryetar i saj. Në zgjedhjet e 28 qershorit, PR-ja arriti të marrë në rang kombëtar 31 990 vota ose 2.11%. Negociatat për ndërtimin e qeverisë së re tashmë janë përmbyllur, vetëm se ekipi i ministrave "të rinj" të qeverisë "Berisha" do të bëhet publik zyrtarisht në muajin shtator. Republikanët do të përfaqësohen në qeverinë e re me kryetar Mediun, i cili do të drejtojë ministrinë që për katër vjet e kanë mbajtur agraro-ambientalistët. Vajza e presidentit të nderit të Asamblesë Parlamentare të PR-së, Sabri Godos, do të largohet nga pozicioni i ministres së Shëndetësisë, pasi ky dikaster pritet të drejtohet nga aleati më i ri i së djathtës, Lëvizja Socialiste për Integrim. Megjithëse republikanët kanë vetëm një karton në Parlament, Kryeministri Berisha duket se ka preferuar të shpërblejë aleatin e tij më besnik për katër vitet e kaluara me një karrige ministri.

Negociatat

Fatmir Mediu do të ulet sërish në karrigen e ministrit në qeverinë e drejtuar nga Sali Berisha. Pak ditë më parë, kryetari i PR-së pohoi se ka zhvilluar takime me Kryeministrin Berisha dhe diskutimet për qeverinë e re kanë qenë në parim. Pak ditë pasi qeveria zyrtare të shuajë çdo kureshtje dhe të bëhet publike në një konferencë të posaçme për shtyp nga Kryeministri Berisha zbardhen marrëveshjet fillestare për ndarjen e tortës qeveritare.

Republikanët përfitojnë një portofol ministror, duke i marrë vendin Lufter Xhuvelit, për të cilin ofertat për rolin e ri në qeverisje ende nuk janë përmbyllur. Sipas agrarëve, janë dy variante ku kryetari i PAA-së, Lufter Xhuveli, të pozicionohet në qeverisjen e integrimit europian. Kreu i PAA-së mund të pozicionohet si këshilltar personal i Kryeministrit ose zv/ministër në qeverinë e ardhshme. Negociatat paselektorale PD-PAA ende nuk janë zhvilluar, pasi prioritare për momentin është ndërtimi i qeverisë së re. Pas emërimit të ministrave, Kryeministri Berisha do të vazhdojë raundin e dytë të negociatave, për të kënaqur aleatët e tij, të cilët nuk mundën të hynin dot në Parlamentin e ri me pozicione zv/ministrash apo drejtorësh të rëndësishëm.

Largimi dhe riciklimi

Dorëheqja e parevokueshme si ministër i Mbrojtjes dy ditë pas shpërthimit të depos së municioneve në Gërdec, la republikanët për katër muaj pa një ministër në qeverinë "Berisha".

Më 17 mars të 2008-ës, Mediu bëri publik vendimin e largimit si ministër, duke kërkuar dorëheqjen e parevokueshme. Dorëheqja e ministrit të Mbrojtjes erdhi pas tragjedisë së Gërdecit, ku shpërtheu depoja e armëve, një fabrikë e ndërtuar jashtë kushteve të duhura dhe ku pakujdesia e lakmia për të shitur gjylet e predhave për skrap u kushtoi shumë shtrenjtë banorëve të Gërdecit. "Dorëheqja ime është një reflektim politik dhe moral i përgjegjshëm, edhe pse i marrë në kushtet e një mungese të plotë përgjegjësie ligjore e institucionale, timen si ministër", është shprehur Fatmir Mediu më 17 mars 2008, kur la karrigen e ministrit të Mbrojtjes. Në fund të muajit korrik të vitit 2008, Kryeministri Berisha pastron qeverinë nga demokristianët dhe në vend të tyre vendos vajzën e politikanit veteran të PR-së, Sabri Godos. 52-vjeçarja Anila Godo për 13 muaj ka drejtuar Ministrinë e Shëndetësisë, duke përfaqësuar edhe Partinë Republikane në kabinetin "Berisha". Vlen të theksohet se Anila Godo nuk u përfshi në listën e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 28 qershorit, ndërkohë që kryerepublikani Fatmir Mediu, sipas Kodit Zgjedhor ishte i pari në listën e 12 qarqeve. Të vetmin mandat të deputetit, Partia Republikane e ka fituar në Tiranë, ku Fatmir Mediu arriti të bëhej pjesë e Parlamentit të ri me 6131 vota të marra në Qarkun e Tiranës. Numri një i PR-së arrin të riciklohet sërish si ministër i kabinetit qeveritar, duke marrë drejtimin e Ministrisë së Mjedisit.

Kronologjia

Si hyri në politikë Fatmir Mediu

Në nëntor të vitit 1992, Fatmir Mediu, asokohe kryetar i PR-së në degën Fier, merr postin e nënkryetarit të Partisë Republikane. Kjo ishte ngjitja e parë e rëndësishme e kreut aktual të Partisë Republikane, i cili u emërua në funksionin që mban edhe sot në vitin 1997. Sabri Godo u emërua president i nderit të Asamblesë Parlamentare të PR-së, ndërsa Fatmir Mediu në 1997-ën mori drejtimin e Partisë Republikane. Në shtator të vitit 2005 deri në mars të 2008-ës, ai ka qenë ministër i Mbrojtjes në qeverinë "Berisha". Largohet nga pozicioni pas shpërthimit të Gërdecit, duke i lënë republikanët të përfaqësuar për 4 muaj me radhë vetëm në rang zv/ministrash në qeveri. 42-vjeçari Fatmir Mediu u diplomua në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Gjeologji-Minierave, në degën e Inxhinierisë së Nxjerrjes së Naftës.

Berisha testoi ministrat demokratë

Kryeministri Sali Berisha gjatë javëve që kaloi testoi ministrat demokratë përpara ndërtimit të qeverisë së re. Javët e fundit, kreu i qeverisë ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me të gjithë ministrat demokratë në selinë Kryeministrore për të bërë bilancin se çfarë është arritur gjatë muajve të kaluar dhe për të ndarë objektivat e secilit dikaster. Gjatë këtyre takimeve, të cilat janë realizuar në mënyrë individuale ose në grupime të ndryshme dhe që janë zhvilluar përpara takimit zyrtar Meta-Berisha, nuk është folur për qeverinë e ardhshme, por është bërë një bilanc se çfarë është arritur dhe çfarë synohet të realizohet në vitet në vazhdim.

PR rihyn në qeveri me Mediun

PR-ja rihyn në qeverinë e re, ndërkohë që ka vetëm një deputet në Parlamentin e ardhshëm. Partia Republikane pritet të përfaqësohet me Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave në qeverinë e re. Republikanët u "rrëmbejnë" postin agrarëve, ku këta të fundit në zgjedhjet e 28 qershorit nuk u përfshinë në Parlamentin e ri. Në zgjedhjet e 28 qershorit, PR-ja arriti të marrë në rang kombëtar 31 990 vota ose 2.11%. Kryetari i partisë u pozicionua i pari në listën e të 12 qarqeve dhe ishte i vetmi që siguroi një mandat deputeti, të cilin e fitoi me 6131 vota në kryeqytet.

LSI largon Godon nga Shëndetësia

Negociatat për ndërtimin e qeverisë së re tashmë janë përmbyllur, vetëm se ekipi i ministrave të "rinj" të qeverisë "Berisha" do të bëhet publik në muajin shtator. Republikanët do të përfaqësohen në qeverinë e re me kryetar Mediun, i cili do të drejtojë ministrinë që për katër vjet e kanë mbajtur agraro- ambientalistët. Vajza e presidentit të nderit të Asamblesë Parlamentare të PR-së, Sabri Godos, do të largohet nga pozicioni i ministres së Shëndetësisë, pasi ky dikaster pritet të drejtohet nga aleati më i ri i së djathtës, Lëvizja Socialiste për Integrim.

4 Komente

Te pakten ndoshta fillon e rregullon Gerdecin...

Me Gerdeci mbaroi pune ai, tani e ka synimin per gjera te medhaja smiley

Me thane qe do nderroje edhe slloganin:

"Sot me fisheke, neser me goma makinash"...

Kesaj i thone sic thoshte Cekja i Beratit: Yyyyyypppp Xhixhi !!!!!!!

Nuk ka faj Mehdiu fajin e ka instiktet e fjetura te reagimit, mungon sensi i reagimit,ose eshte zevendesuar ai me ate te refleksit te kushtezuar te ushqimit,te fjetjes,dhe te hareses!

Sensi moral,nuk egziston ne Shqiperi,duhen studime per kete,nuk hyn dot shpjegimi teorik, pse ndodh kjo! Eshte vete vendi? E kane fajin njerzit? Sigurisht po! Po te kishte njerez, opozite qe te vinin me hunje tek qeveria dhe te mos e linin . ne qeveri te hyje,Mehdiu nuk do te hynte!

Tani le ta durojne,ate surrat majmunin!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).