Mbreteria e plehrave

Kultura e nje populli shihet nga menyra sesi i trajton plehrat e tij, me pat thene nje miku im francez. Ne ate kohe kjo shprehje m'u pat dukur gjysme e sajuar e gjysme humoristike. Ne fund te fundit francezet kane prirje per te krijuar sentenca! Por sot, kur malet me plehra po ngrihen ne cdo qytet, kur plastika po sundon ne toke e uje, kur smogu dhe pluhuri kane zaptuar ajrin, ujerat e zeza qarkullojne lirisht ne rruge, aq me shume bindem ne vertetesine e kesaj sentence te tij!

 

Si cdo vit, edhe sivjet kalova pushimet ne Borsh. Dhe kjo ka arsyen e vet : Borshi eshte nje nga fshatrat me te paster ne bregdet dhe deti i tij eshte vertete kristal! Por, ndersa shkoja rruges per atje, neper rrugen mrekullisht te bukur qe sapo eshte ndertuar, ne te dy anet e saj bashkeshoqeruese te saj kishe plehrat! Nje koder me plehra qe digjej dite e nate te lajmeronte perpara tabelave rrugore se po i afroheshe ketij apo atij fshati te bregdetit! Mesazhi ishte i qarte: duhej ndotur jo vetem toka dhe deti, por edhe ajri. Tmerri i vertete ishte disa kilometra perpara se te hyje ne Himare, tek Qafa e Vishes. Tymi i mbeturinave qe digjeshin aty shquhej qe larg, duke leshuar gjithashtu edhe nje arome mbytese per disa kilometra. Epo shyqyr qe pushoj pak me larg mendova, duke mos u shkeputur nga ajo shprehja " larg meje le te behet gjithcka". Por plehrat kishin filluar luften me fshatin edhe ne Borsh. E gjithe rruga buze detit prej disa kilometrash, ishte kthyer ne nje varreze masive plehrash. Edhe aty kishte filluar tradita e djegies se tyre, ndonese shtepite ndodhen disa metra larg. Kemi detin e paster te pakten mendova. Por edhe aty plehrat po tregoheshin kembengulese per te pushtuar siperfaqen dhe fundin e tij. Bisedova me disa borshiote per kete situate alarmante per fshatin, turizmin dhe te ardhurat e tyre. Me thane se komuna kishte caktuar nje makine per te mbledhur plehrat, por kishte edhe njerez qe abuzonin duke i hedhur plehrat vend e pa vend. Mirepo keta njerez, cuditerisht ishin me te shumte se sa te tjeret!

 

Pas pushimeve ne Borsh, u ktheva ne Tirane. Por vapa e padurueshme e gushtit me detyroi te nisesha perseri, kesaj radhe ne Pogradec. Ky qytet eshte shquar gjithnje per dy gjera: per klimen dhe per pastertine! Duke zbritur Qafen e Thanes ndalova te shihja Linin, kete fshat magjepses, buze liqenit. Thashe te shkoja e te pija nje kafe aty. Padyshim qe do te ishte nje kenaqesi. Kenaqesi mendova? M'u zu kafja ne gryke: te gjitha daljet e shtepive qe jepeshin mbi liqen, ishin kthyer ne magazina te qeseve, shisheve, bidoneve e gjithfare mbeturinash te tjera. Kam degjuar se fshatrat afer lumenjve apo liqeneve jane fshatrat me te pastra per arsyen e thjeshte se kane ujin afer. Por Lini ma hodhi poshte krejtesisht kete mendim. Lashe kafen pergjysme dhe u nisa per ne qytet. Akoma pa hyre mire ne Pogradec e ndjeva menjehere se njera prej vlerave te tij tradicionale kishte humbur: pastertia. Cuditerisht, ka disa vite, qe rruget e ketij qyteti jane te gjitha te prishura. Te gjitha pa perjashtim. Hapen kanale, vendosen tuba ujerash te bardha e te zeza, rikonstruktohen e ndertohen, te gjitha njekohesisht. Pluhuri i rri si kupole kercenuese Pogradecit. Epo, po shkoj me tutje, larg qytetit, thashe me vete. U vendosa ne Tushemisht. Ajri ishte vertete i paster, sic shpresoja, por...Tushemishtin e kam njohur qe vite perpara kur xhiroja dokumentare per televizionin. Atehere me pat bere pershtypje se ne dyshemete e shtepive kishte kanale me ujerat e burimeve rreth e qark dhe cdo familje kishte "rezervatin" e vet te koranit brenda shtepise. Burimi I ketij fshati, I bie atij mes per mes. Por aty tashme nuk kishte me koran as ne shtepite e fshatareve e as ne kanalin me uje te kulluar te burimit. Varkeza te vogla plehrash notonin qetesisht mbi te dhe bashke me rrjedhen ndalonin ne liqen.

 

Vapa vazhdonte te ishte mbytese ne Tirane dhe perseri mendova te largohesha prej aty. Thashe te shkoja diku ne bjeshke ca kohe. Nje pjese te mire te pushimeve ne femijerine time i kam kaluar ne Razem, nje fshat i njohur per shkodranet qe ne fillimet e shekullit te kaluar. Madje pjesa me e pasur e qytetareve kishte ngritur aty vila te mrekullueshme per verim. Epo, bashke me kujtimet e femijerise po kaloj edhe disa dite te qeta atje mendova. Rruga per ne fshat ishte e gjitha e asfaltuar, shenje e mire kjo per admiruesit e natyres. Por... kete dreq "por" me eshte dashur ta perdor disa here ne kete shkrim si mjet zhgenjimi. Aty gjeta pak pushues por shume plehra. Plehrat kishin pushtuar edhe Razmen! Ato ishin kudo : ne puset e lendines, anash vilave, neper rruget e pyllit, kudo, kudo. Edhe ketu ne mes te maleve ulerita ?! Por ulerima ime jehoi ca kohe neper gryka dhe u shua, si nje shenje e vogel proteste, por qe nuk mund te ndryshoje asgje.

 

Ne Tirane vazhdonte vapa. Megjithate mendova me mire te kthehesha aty sesa te "zbuloja" akoma me shume fakte per pushtimin e vendit nga plehrat. Sapo hyra ne korridorin e pallatit, me uroi mireseardhjen nje qese me mbeturina mu tek dera e tij. Edhe ketu ?! Ne ate pallat banojne njerez te shquar te biznesit, medias, profesore. Shume prej tyre mbajne punonjese pastrimi ne shtepi. Po ja qe njeri prej tyre nuk kishte hezituar te linte mbeturinat tek dera hyrese e tij. E tmerrshme!

 

I nervozuar nga ky fakt u ngjita ne shtepi dhe hapa televizorin. Kur jam me pushime nuk e ndjek fare, ndaj thashe te merrja vesh te rejat. Por edhe ketu nuk gjeta rehat. Pashe dy kronika televizive: e para bente fjale per numrin e turisteve qe ishte shtuar me 35% ne raport me vitin e kaluar. E bukur kjo, thashe me vete. E dyta bente fjale per Lumin e Tiranes. Nje specialist I ambientit thoshte ne interviste se ne ate lume jo vetem nuk kishte me peshq, por vinte ne dyshim nese kishte ndonje gjallese ne ujerat e tij. E gjitha kjo sepse shtrati i lumit ishte kthyer ne depozite masive plehrash.

 

U kujtova per sentencen e shokut tim. Nje shtet kuptohet se si jeton dhe cfare mireqenie ka nga plehrat, vazhdova sentencen e tij. Perpara viteve '90 cdo familje I mblidhte mbeturinat ne nje gazete dhe i hidhte ne koshin e vetem qe ishte per disa pallate, gje qe tregonte varferine e skajshme qe perjetonin qytetaret e tij. Atehere, qofte nga sasia, qofte nga cilesia (ato ishin te gjitha mbetje ushqimore dhe plastika nuk njihej fare ne vend) qytetet e perballonin me sukses mbledhjen dhe trajtimin e tyre. Shqiperia ka ndryshuar shume vitet e fundit. Eshte rritur e zhvilluar ne cdo aspekt. Mireqenia eshte ku e ku me e larte se ajo e viteve te urise! Shenje e ketij zhvillimi jane edhe plehrat. Tashme vendin e nje kazani plehrash e kane zene dhjetera te tille. Nga nje grusht mbeturinash, tashme shihen qytetare qe hedhin dy apo me shume qese plastike te mbushura plot te kazanet e plehrave. Por ky tregues mireqenie, na eshte kthyer gjithashtu ne nje tregues te kultures sone, apo me mire te themi te mungeses se qytetarise sone. Po behen investime madheshtore ne rruge, energji, kanalizime e ujesjelles. Por vetem ne nje aspekt nuk kemi investuar qofte edhe nje lek te vetem: ne trajtimin e plehrave, duke e kthyer vendin ne nje varreze te pafund plehrash, te cilat na demtojne ne, natyren dhe te ardhmen tone.

 

Eshte e gezueshme qe numri i turisteve rritet cdo vit, por kjo do te ngjase deri ne nje dite, qe do te jete mjaft e afert nese nuk do dime te trajtojme mbeturinat urbane. Dhe kjo nuk eshte vetem ceshtje e qeverise apo e pushtetit lokal, por ne radhe te pare ceshtje qytetarie. Ne duhet ta meritojme kete emer jo se banojme ne qytete, por sepse perfaqesojme kulturen qytetare. Dhe ndeshkimi i natyres nuk po na mungon: jane rritur ne shifra te frikshme te semuret me kancer, me probleme respiratore apo me infeksione te ndryshme.

 

Ndaj i dashur qytetar, i zgjedhur vendor apo qeveritar, mos harroni se plehrat po na marrin vec cilesise se jetes edhe vete jeten.

19 Komente

Ja nje tjeter artikull qe fillon me... isha me nje mikun tim francez... dhe me plehrat e shqiperise dhe me z. Bala qe paska kaq shume pushime ne dispozicion sa te shetise Shqiperine cep me cep...Lum ai!  Se ndonje gje te re nuk na tha.

Mor po s'lexojne ppu-n keta? :o

C'i ke bere vetes me fjalite e para smiley

Tani dhe me ca te dytat.  Ujit i ke rene m'qafe kot ne Borsh.  Dhe ate dite qe isha aty, kaloi makina e plehrave dhe mblodhi aq sa mundi.  Por kishin te drejte borshiotet, kishte shume. 

http://i648.photobucket.com/albums/uu208/Mondushi/Borshi.jpg?t=1251202366

Po edhe Pogradecit i re pak m'qafe kot, se pak me tjater se ca qytete te tjera:

http://i648.photobucket.com/albums/uu208/Mondushi/Pogra.jpg?t=1251202795

 

Lagje (shetitore) qe s'lejohen makina.  Ndersa shetitorja buze liqenit, shihni, shkruni:

http://i648.photobucket.com/albums/uu208/Mondushi/Pogradeci2.jpg?t=1251202990

 

Keshtu qe mos ia keput kodra pas bregut qe te gjitha rruget e qytetit ishin te prishura pa perjashtim.  Kishte perjashtime Pogradeci me shume se Vlora ta zeme, bile, po mendoja a mund te merret peng kryetari i bashkise se Pogradecit qe ta sillnim ne Vlore.  Ne pjese te tjera po beheshin ndertime per te shtruar trotuaret ne te njejten menyre. 

Fotoja e pare eshte fotoja e asaj qe gjithe grupi i njerezve me te cilet une kaloja pushimet e quanin: The Enemy Nr. One. Fare thjesht, ky bar, qe sipas gjasave eshte ngritur pa leje dhe vetem me funksionin nje bari, nuk na la te flinin nje nate te vetme te plote, na beri te ndiheshim si ne nje dhome torture ku te vene tere kohes nje muzike bum bum bum ne maksimumin e mundshem, dhe na beri te mblidhnim plackat e t'ja mbathnim per ne Greqi. Flas per dhune akustike te hapesires publike dhe asaj private, sepse ky bar na impononte te degjonim muziken e tij te larte (e njejta CD per nate) brenda ne dhome,edhe pse kjo e fundit i kishte nja disa qindra metra larg. Dhuna akustike ne Borsh eshte e parrefyeshme, por me sa verejta, dhuna akustike eshte bere pas plehrave problemi dhe rutina nr. 2 ne Shqiperi.

Self, une isha atje diten, dhe jo naten.  Te jete per gjeme akustike, qe me duket e kam permendur dhe ketu, une e kam pallatin ngjitur me tre-kater lokale qe bejne dasma 7 dite jave, dhe njeri prej tyre hedh fishekzjarre kur vjen nusja, kur vijne krushqit, kur ikin krushqit, kur shan xhaxhai, kur terbohet halla e me the te thashe.  Nuk e di c'behet ne Borsh naten, ne Vlore dhe ne qytetet e tjera diskot i mbyllnin ne oren dy.  U jepje ndonje lek policave dhe gjoja te linin dhe cerek ore smiley.

Por perderisa jane dhene lejet per t'u bere (nuk e di per ato te Borshit) atehere s'ke c'u ben.  Se disko verore jane dhe vetem dy-tre muaj funksionojne. 

Shiko, ka lloj lloj turizmi, dhe turistash.  Eshte e pamundur t'i kenaqesh te gjithe.  Tek ne s'jane ndare akoma zonat perkatese xhanem.   Por personalisht, s'mund te ve kujen. 

Mua Borshi me pelqeu smiley.

 

diskot verore jane nje cmenduri, ne opinionin tim. Nuk e kam pare asgjekundi qe diskot verore te funskionojne brenda qendrave te banuara. Sigurisht, qe ka turiste e turiste, por ajo qe une pyeta ishte, per cfare turistesh po seleksionon Shqiperia? Mua me duket se shqiperia ka krijuar nje turizem qe kenaq veteveten, dhe nje segment shume specifik te te huajve, kryesisht te rinj qe kerkojne disko e nivele te larta adrenaline. Perfundimisht, nuk eshte koncepti im i turizmit, dhe besoj, me aq sa pash, qe Shqiperia nuk e ndjen nevojen te krijoj nje infrastrukture turizmi per te gjithe, edhe per kategorine time. Ne kete kontekst, une ngelem komplet pa fjale kur shoh reklamat me te cilat qeveria shqiptare terheq te huajin: qetesia eshte nje element ndjelles i tyre, edhe pse, Shqiperia cdo gje te jep pervecse qetesise (dhunen akustike e takon ne mes te tiranes, ne Bllok, cdo dite te vitit, ta ushtron klubi perbri, radioja dhe televizioni me ze te larte ne kupen e qiellit e komshiut, te rinjte e lagjes qe ziren per femra e politke perballe pallateve te banimit deri ne agim, dhe dasmat pa fund). Nderkohe, nese naten ta dhunojne qetesine diskot verore, diten detin ta kane pushtuar skafet qe ne mungese te plote te pergjegjesise dhe respektit  per jeten e njeriut manovrojne midis koka njerezish. Ne Qeparo vrane nje te ri keto gjerat monstruoze, qe sic me thone, ne Korsike, nuk i lejojne as te ndezin motoret ne hapesiren 300m nga bregu, e qe ne ne Borsh na bene me trauma (e megjithate, pas dy dite qetesie, ata rifilluan perseri sikur te mos kishte ndodhur asgje). Une Borshin nuk e pelqeva, une Borshin e dashurova: e dashurova per ullishtet, per peizazhin, per kafshet e shumta - me te shumta se ne kopshtin zoologjik te Tiranes, per detin e mrekullueshem dhe zhytjet nen uje. Por, une mund te rikthehem atje vetem jashte sezonit te veres. Vera nuk eshte me opsion shqiptar per mua dhe, me keqardhje, nuk mund t'ja rekomandoj asnjenjeriu qe ka nje koncept te ngjashem me ate timin per pushimet.

Ujit i ke rene m'qafe kot ne Borsh.

Provove te besh zhytje nen uje? Borshi eshte i mrekullueshem per te apasionuarit pas zhytjeve. Vetem se njeriu nuk sheh vetem peshq e yje deti nen uje, por edhe plot mbeturina. Te vjen te qaret.

Self, ta leme kshu muhabetin:  Eshte nje gote, qe ka uje ne te.  Ti thua eshte gjys bosh, une thom qe eshte gjys plot smiley.  Apo e anasjellta. 

Se psh per kete te ujit, une nuk e di ku e bere plazhin ti, se Borshi eshte marshallah si plazh, gjith ai.  Atje ku me ra pjesa mua, ishte qelibar smiley.  Po te jete per gjys bosh, hajde llafosemi per Bunecin, ka plot me gjys-boshue ...

The name is "Kshirat"! Pyt indigjenet se ku. smiley

next time don't miss it smiley

 

jojo, une nuk them kete, une them qe pertej bukurise natyrore, Borshi nuk permbush pritjet e mia si turiste, ose te atij segmenti si puna ime. une ujin e detit ja cmova shume Borshit (sic ta thashe, plehrat poshte ja sheh po te ulesh koken), por vetem deti ama eshte shume pak. Sepse, une nuk shkoj vetem per ujin e detit per pushime; pushimet jane per mua nje event kompleks, nje akt lirie nga rutina; eshte uji, eshte pastertia, eshte qetesia, eshte mundesia kulinarike, historia, ka plot elemente. E, mbi te gjitha, ajo qe une pres eshte qe te me lejojne hapesiren per t'i permbushur keto kritere, e jo te jap lekun, e te me thone pastaj, po ja ku e ke detin, cdo me shume; po shko fli qe ne oren 10 qe te mos ta degjosh diskon; po pse do te lexosh ne veranden e shtepise ne darke para nje gote vere - shume po kerkon, e ke fajin vete. Kjo, nuk shkon. Me beso, dhe e them me shume pezmatim, sapo del nga Qafebote, ne Greqi, te pret i njejti det, nje uje i mrekullueshem, por edhe ato qe me munguan ne Shqiperi, me nje cmim konkurrues. Mos harrojme as Malin e zi dhe as Kroacine qe jane me te pergjegjshme ne ceshtjet e turizmit. Ndoshta Shqiperia duhet ta konsideroje kete.

PS: Ne Bunec duhet te shkosh ne shtator (mendoj si edhe per ne Borsh).

@ emo.  Kshirati eshte gji ne Qeparo apo jo?  Kalova neper Qeparo, po s'bera plazh aty.  Kur vete per ne Qeparo, nga Vlora, pa hyre, eshte nje gji i vockel fare, mrekulli smiley.  Aty bera plazh nje pasdite.  Per plazhin e Qeparoit me kane thene qe eshte i bukur, por s'kam qene.  Next time maybe smiley.

@ Self.  Ne Bunec nuk vete derisa te marr vesh qe e ka marr dikush ate plazh dhe eshte bere dicka e hajrit.  (Si psh Llamani.)  Se qe te derdhet lumi ne det e kasollet buze plazhit te kishin banjo pa uje, eshte se c'eshte. 

Ndersa per ujin e Borshit, te thashe qe mbase s'e kemi bere plazhin ne te njejtin vend.  Sepse une rri me shume nen uje se mbi uje lol, keshtu qe coc do me kishte zene syri.  Ato fotot jane bere ne ikje e siper, i rame bregdetit te Borshit kryq e terthor se donim te shikonim per te ndenjur ate nate, por gjullurdi e madhe jo lagje Tirona, jo lagje Gjirokaster qe ishte bere atje.  Dhe menduam qe do ishte veshtire per te gjetur dhome e pertonim te shikonim. 

Me duket se thashe me siper qe Shqiperia akoma nuk ka krijuar kushte per nje "turizem te ndare" tamam sipas grupmoshave, shijeve, interesave, qejfeve etj.  Se ne Greqi vertete ka disko verore ne Mikonos a Santorini, por ka dhe ishuj "te qete."  E s'mund te krahasojme vijen tone bregdetare me te 10-ten ne bote (me duket se eshte e 10 a dicka e tille.)  Heperhe, pra, keto jane kushtet. 

Ka shume probleme qe kerkojne zgjidhje te menjehershme apo te shpejta.  Por ne te njejten kohe ke dhe cfare shijon.  Te pakten per mua.  Une jo se s'me shqetesojne apo s'me vrasin syrin e shpirtin plehrat qe ka gjitheandej.  Por ka dhe gjera te bukura (sipas shijeve te mia.)  Vleresoj disa perpjekje e permiresime qe jane bere, duke shpresuar qe mot do ta gjej me mire. 

Ndoshta e zgjata shume.  Ta leme gjys ashtu e gjys kshu? smiley.

Nje problem madhor, i pajustifikushem , eshte kultura e vendit.

Meqense jemi tek theniet e miqve, nuk eshte miku im ky, po me pelqeu thenia e tij.

" Nje shtet nuk eshte i civilizum kur nuk ka rruge"

Kete thenie te pakten njeri nga politikanet tane e ka kuptuar! Bravo.

PS: Ndjese per fotot e medha, u mundova t'i rregulloja, po s'me dolen sic duhet.  Fotoja e pare ne realitet ka me shume "dët" se qiell.  Nejse, "nel blu dipindo di blu" eshte llafi smiley.

Kurse mua m'u duk se autori nuk i ka thene te gjitha. Psh, qe ne Borsh, ku duket se paskerkemi qene ne te njejten kohe, ajo makina vinte nje here ne dite per te mbledhur plehrat, por mblidhte vetem ato te kazaneve pa prekur ato perreth tyre. Keshtu qe, pas dy javesh, pas te njejtes rutine, plehrat perreth kazaneve ishin shtrezuar ne rrathe koncetrike ... jo tamam keshtu, por dicka e tille. Shkaktaret e prishjes se estetikes se rratheve ishin gomeret dhe derrat gjysem te eger qe mundonin te benin me te miren e mundshme per veten e tyre para se te fillonin e t'i gjuanin me gure femijet apo te rriturit. Kuptohet, qe plehrat, tymi i tyre cdo mbremje, nuk perjashtonin faktin qe njerezit, sipas nje tradite tashme 18 vjecare, cdo lloj mbeturine qe kane ne dore e hedhin per toke; cdo mbeturine qe ju prek kemba ne guret ku shtrihen per tia ekspozuar trupin diellin, e shtyjne paksa me kembe tutje, aty ku neser do ta shtyjne me kembe prape ata vete, ose dikush tjeter. Dhe, mos harrojme suvenirin qe merr cdo prind i adhuruar pas femijes se vet: fotografine e femijes teksa lepin akulloren para nje grumbulli plehrash. Une i kam nja tre a kater cope te tilla dhe mundohem ta ngushelloj veten me argumentin, qe jo cdo njeri e ka nje fat te tille, psh, ne Zvicer, nje fotot te tille me duhet ta inskenoj vete.

PS: Sipas njerezve qe une takova ne Borsh, shkaku i ketyre plehrave pa fund dhe gjithandej (jo vetem i plehrave, i cdo gjeje, gati) ishin ose kosovaret ose verioret. Bile, ta thoshin me kaq pezmatim, e  ta thoshin me kaq bindje kete, saqe kur ta thonin flaknin plehrat per toke. Bile, nje familje nga keto te bindurat, menaxher i nje prej bankave me te medha i zoti i shtepise, ksihin krijuar rreth vendit ku rrinin ne plazh pak a shume pamje te ngajshme me ato te plehrave rreth kazaneve qe i pershkruaja me lart. Kur frynte puhiza e mbasdites, plehrat fillonin dhe shperndaheshin neper fqinjet, qe duke respektuar hierarkine dhe graden e interesit, i linin plehrat e komshiut t'i pushtonin ne paqe. Deri diten kur qelloi qe komshiu ishte nje emigrant, qe pasi i beri qepaze, u ofroi nje qese bosh qe u mbush brenda nje kohe rekord, per t'u zevendesuar nga nje e dyte. Ne kontrast me rutinen e flakjes se plehrave ne hapesiren publike, qe nuk i ben pershtypje asnjenjeriu deri ne momentin kur akuzojne me pasion tjerin, shembulli i emigrantit ishte ... unik.

Sipas njerezve qe une takova ne Borsh, shkaku i ketyre plehrave pa fund dhe gjithandej (jo vetem i plehrave, i cdo gjeje, gati) ishin ose kosovaret ose verioret. Bile, ta thoshin me kaq pezmatim, e  ta thoshin me kaq bindje kete, saqe kur ta thonin flaknin plehrat per toke

 

10.00/10.00

Aha vetem fjaline e pare ........................

kaloi makina e plehrave dhe mblodhi aq sa mundi.  Por kishin te drejte borshiotet, kishte shume.

O Monde, m'bone me qesh me kete fjaline! smiley

Ka qene nje artikull te NYT-i para ca kohesh per punen e plenave m'ktuhit!

Artikulli mbyllej me fjalet e nje plenaxhiu qe ishe gati duke dale ne pension: Ai tha:

If there is anything you learn in the garbage - collecting business is to be a fatalist without losing your wits! For in the end, the garbage always wins! smiley

Nuk pata nerva me lexu mo shume se nje paragraf e gjys te ketij xhaxhit, po them se e gjeta nje zgjidhje per keta "xhaxhat" "uf-puf-sa" pra qe vetem ankohen. Ktyne i duhet ble nji aparat qe te fotografojne ndonje gje te bukur qe shofin kur ikin ne Jug dhe fotot t'i perdorin si terapi kur te kthehen. Pra te sherojne "uf-puf-izmin e tyre duke pa vende te bukura. (ups kete terapine e paska bo Monda siper me duket po mu nuk po me hapen fotot! m'fal Monda per "vjedhjen" e idese)

E keqja me keta te "jashtmit" qe vijne e ankohen per plenat apo per kete e ate o se ne qe s'ankohena fillo e na duket sikur jetojme zakonisht ne plena. Po sa per siariq, te gjitheve na bezdisin ato plenat ne Borsh, Jal, Dhermi etj, po ka ca qe si te "semure" pas venit te vet kone qejf me pa anet e tij te bukura dhe nuk uf-puf-ojne duke kalu duret ne floke si te reklama e l'oreal-it "Se une si turist meritoj me teper!" (me vje keq per mungesen e zonit plot e perplot ironi po una kom besim te fantazia juj)

O Teprizma! te keqen e shoqes of amon amon! Mos ma harro ate shprehjen miqesore : "Me thuj me ke rri, te te them me ke mos te rrish!" hahahahaaha

 

"meriton ma shum"! l'oreali e ka vjedh ket nga filmi socrealist "dora e nroft" (bujar lako e ka thon). next step esht fraza me bisht qeni: "pa l'oreal bishta qeni do mesim gjiF jeten".... 'cause I'm worth it.  smiley

 

 Artikulli dhe komentet ishin interesante, veç me vjen keq per Lizanderin qe nuk e ka lexuar deri ne fund artikullin (siç shprehet dhe vet) , gje qe tregon mbigarkesen emocionale te tij  gje qe nuk e lejon te jete i qete gjate leximit. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).