Mbi zhvlerësimin e lekut

Atëhere kur pritej e kundërta, Leku vijoi të zhvlerësohej. Kjo ndodhi kur fluksi i emigrantëve dhe i turizmit veror, sipas të dhënave paraprake zyrtare, edhe këtë vit shënoi një rritje me rreth 35 për qind. Mirëpo, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë, Leku ka shënuar një rënie rreth 10 për qind.

Aleksandër Furxhi i BBC-së pyeti ekspertin e ekonomisë në institutin Axhenda, Gjergji Filipi, se përse ka ndodhur kështu këtë vit.

 

Gjergj Filipi: Nuk bësoj se këtë vit ka ndryshuar konteksti sezonal më shumë se konteksti sasior i saj. Praktikisht turizmi ka qenë turizëm më i varfër, për shkak se vendet prej nga vinin turistët janë prekur tani nga kjo krizë dhe për shkak se emigracioni ka qenë më i varfër. Siç është parë dhe nga shifrat publikuar nga Banka e Shqipërisë, dërgesat e emigrantëve janë në terma shumë më të ulët nga ç‘kanë qenë në vitet e tjera në të njëjtën kohë.

Nuk kemi ende një matje të saktë për periudhën verore, pritet drejt fundit të vitit të bëhet një e tillë, por kemi një matje të saktë që i referohet fillim-vitit 2009 dhe shifrat ishin 7-10 për qind më të ulta, dërgesat e emigrantëve krahasuar me një vit më parë.

BBC: Zoti Filipi, paralajmerimet janë bërë muaj më parë se ekonomia e Shqipërisë do të ketë një vjeshtë të vështirë. A ka ndonjë shenjë për ndonjë tendencë tjetër apo mbeten këto lloj paralajmërimesh?

Gjergj Filipi: Për fat të keq këto paralajmërime mbeten, të gjitha shenjat i konfirmojnë ato. Kemi një defiçit korrent rekord në këto momente që flasim si dhe një defiçit tregtar e të dyja këto bashkë janë në shifrat më të ulta të shumë kohëve. Madje për defiçitin tregtar besoj se nuk ka arritur ndonjëherë në këto nivele që është tani.

Kemi një defiçit korrent rekord në këto momente që flasim si dhe një defiçit tregtar e të dyja këto bashkë janë në shifrat më të ulta të shumë kohëve.

Të kombinuara këto dhe me rënien nga prurjet e emigrantëve absolutisht në kontekstin e kursit të këmbimit, situata nuk duket aspak optimiste, por duke shkuar përtej kësaj, për sa kohë që kursi këmbimit është vetëm maja e ajsbergut ekonomik që duket për sa kohë është i bazuar në pjesën që nuk duket siç është shëndeti i ekonomisë shqiptare dhe për sa kohë kjo pjesë nuk po jep shenja që ka mundësi të krijojë fleksibilitetin që duhet të kishtë akumuluar në vitet që lamë pas me qëllim që të reagonte karshi këtyre lloj goditjeve edhe unë mendoj që do të hasim së shpejti fazën pasardhëse të goditjes së kësaj krize.

BBC: Ditët e fundit në nivel politik ka patur një debat në Shqipëri, midis qeverisë dhe opozitës nëse duhen përdorur apo jo rezervat valutore të vendit për të ndihmuar në përballimin e efekteve potenciale të krizës. Ju si mendoni?

Gjergj Filipi: Nga praktika moderne e ekonomive të zhvilluara, unë do të thoja që, zakonisht, nuk ndërhyet me hedhje shumash monetare në treg për të rregulluar kursin e këmbimit, sepse nuk rregullon gjë në njëfarë mënyre. Një gote që derdhet nuk mund t’i shtosh ujë, po nuk ke gjetur ende arsyen pse derdhet. Kjo metodë mund të bëjë një ekulibrim të shkurtër për një apo dy javë, por do të mbarohen ato rezerva të cilat kanë një shterim të mundshëm.

Nuk mendoj se është zgjidhja më e mirë e mundshme. Duhet të kemi parasysh dhe një situatë specifike për ekonominë shqiptare që raporti midis eksporteve dhe importeve është tejet i madh dhe vënia në rrezik e rezervës valutore për të ekuilibruar kursin e këmbimit tani, na ekspozon karshi një rreziku akoma më të madh në të ardhmen kur mund të ketë nevojë me të vërtetë që të ndërhyet për të rregulluar stabilitetin e kursit në javët e fundvitit apo të fillimvitit tjetër ku shumë kompani ndërkombëtare dividentët tentojnë t’i kthejnë në valutë për t’i nxjerrë jashtë Shqipërie.

Ka ca momente kur ka një kërkesë jo të natyrshme të valutës në tregun shqiptar, ka një moment kur këto rezerva hyjnë në punë sidomos në kontekstin e një zhvlerësimi të menjëhershëm të monedhës kur ne na duhet që importet tona t’i blejmë shumë më shtrenjtë pastaj në qoftë se e lëmë që ky zhvlerësim të ndodhi brusk në një periudhë të ardhme. Unë gjykoj se përdorimi rezervave nuk është gjëja më e mundshme që mund të bëjmë tani.

BBC: Zoti Filipi, një këshillë për ekonomitë individuale. Ju si ekspert, çfarë mendoni se duhet të bëjnë njerëzit e thjeshtë përballë kësaj situate?

Gjergj Filipi: E para që duhet bërë tani është që kursimet mos të mbahen më në monedhën vëndase. Është e qartë që vlera e tyre ka rënë, ndërkohë që individët nuk kanë bërë asgjë për t’ia ulur vlerën atyre. Ajo që dua të them është që një individ që ka kursyer 10 milion Lekë të reja para 4 vjetësh, ato 10 milionë Lekë sot vlejnë shumë më pak euro sesa vlenin para 4 vjetësh kur u kursyen.

Kjo jo për fajin e individit. E gjithë kjo situatë tregon që monedha Lek, nuk është më monedha në të cilën duhet të bazohemi për të bërë parashikimet afatgjata apo ruajtjen afatgjatë të monedhës. Kjo do ndikojë në njëfarë mënyre në vetvete në rritjen e kërkesës për valutë në treg dhe nuk është ky momenti më i mirë për të bërë këto ndikime. Unë këshillën kryesisht e kam për qytetarin dhe jo për politikë-bërjen.

Një aspekt tjetër është që kryesisht të jemi shumë të kujdesshëm me mënyrën e shpenzimit të të ardhurave. Kjo sepse gjithmonë do të ketë ulje të sasisë monetare në dispozicion të individëve, vetëm nga ndryshimi i çmimit apo i kursit të këmbimit. Nëse do të blejmë një makinë atë do ta blejmë në Euro, sepse në Shqipëri ka shumë produkte që tregtohen në Euro dhe kjo blerje do të hajë më shumë nga kursimet në Lekë që kishim planifikuar dhe na lë një pjesë më të vogël për ndonjë konsum emergjent të një kategorie tjetër.

Është periudha e fillim-shkollave, shumica e universiteteve në Shqipëri, paguhen në Euro. Do të ketë dhe kjo efekt në kursimet e disa familjeve shqiptare. Kështu që sugjeroj që konsumi të jetë i kujdesshëm, me siguri që kjo bëhet automatikisht me të gjithë konsumatorët, sepse të gjithë ata e ndiejnë që çmimet e produkteve në treg të vitit nuk patën uljen tradicionale që kanë në sezonin veror, gjë që i bën të gjithë konsumatorët më të kujdesshëm.

13 Komente

Euro me lekun:

http://finance.yahoo.com/q/bc?s=EURALL=X...

Euro me lek krahasuar me dollarin gjate nje viti:

http://finance.yahoo.com/q/bc?s=EURALL=X...

Euro me lek krahasuar me dollarin per 3 muaj:

http://finance.yahoo.com/q/bc?s=EURALL=X...

 

per artikullin:

vertet leku po humb vlere ne karahasim me Euron dhe dollarin, por sa parashikohet te bjere leku akoma. A e justifikon interesi i depozitave ne leke mbajtjen e kursimeve ne leke?

E dyta, nese pranojme si thote artikulli qe duhet te largohemi nga leku ku eshte me mire te investojme. ne dollare apo ne euro?

 

 gre, nje gje eshte e sigurte, qe duhet te "largohesh" nga leku, i cili krahasuar me nje vit me pare eshte zhvleresuar me rreth 8%. Dhe mendo qe gushti eshte periudha kur zakonisht leku eshte "i forte". Ne 15 diteshin e dyte te shtatorit me siguri leku me euron do jene diku tek 1 me 140, qe krahasimisht me shtatorin e 2008 i bie diku te 13% me poshte, qe dmth qe normat e vendosura nga BSH nuk te mbulojne humbjet. Euro apo dollare, zgjidh e merr, te pakten nese bie viktime je viktime e politikave qe rrotullojne boten jo viktime e politikave qe rrotullojne paaftesine e qeverise shqiptare.

swed,

cdo njeri do deshte ta kishte blere Euron me 120 qe ishte ne Janar 2008 dhe ta shesi me 140. Kjo do ishte rreth 13% fitim si thua ti dhe asnje depozite nuk e ofron aq.

Ta zeme se Euro do shkoje 140 dhe ky eshte niveli normal. Per momentin Euro eshte 134. Nese blen me kete kurs dhe e shet me 140 (gjithmone ta zeme se do veje aq) fiton 4.5%. Shtoji dhe 2% nga depozitat ne Euro, u bene 6.5%. Nese depozitat ne leke ofrojne 7% atehere nuk ke arsye pse ti hysh gjithe ketyre blerjeve dhe shitjeve.

Nese do themi hajde krijojme panik dhe mbase e humbet fare vleren leku, atehere le t'i hyjme kesaj pune

 Mundet qe shpenzimet qe emigrantet kane bere kete vit, te jene pakez me te vogla se vitin e kaluar, mirpo duke qene se raportohet per nje shtim te turisteve (ku bejne pjese dhe emigrantet) me rreth 35% me shume se periudhen e veres se kaluar, i bie qe ne total shifra e parave te harxhuara vjet, te jete e barabarte me kete vit, ndonse une mendoj se kete vere (emigrantet, kosovaret etj., per shkak te kursit te favorshem per ta dhe çmimeve te ulura) te kene shpenzuar me teper se vjet, t'pakten per ushqim dhe pirje, e nuk eshte çudi qe shifra e sivjeteshme te jete pakez me e larte se ajo e vjeteshmja.

 

Gjergj Filipi: "...E para që duhet bërë tani është që kursimet mos të mbahen më në monedhën vëndase......" 

 

Keshilla qe eksperti jep, ndonse e sinqerte, mendoj se nuk eshte e pershtateshme per tu thene ne publik (publikisht), per vet faktin se fut/shton me shume panikun tek njerzit dhe tregtaret sidomos. 

Pjer,

Me shkrive gazit me paragrafin tend te fundit. Sipas teje kur njerit po i digjet shtepia, nuk duhet me i thene qe te largohet por le te digjet i gjalle?

Amon se na myti dollari i dobet...

Gjeja me te rendesishme, nuk u tha pse leku i dobet eshte negativ per Shqiperine? 

Është periudha e fillim-shkollave, shumica e universiteteve në Shqipëri, paguhen në Euro. Do të ketë dhe kjo efekt në kursimet e disa familjeve shqiptare.

Vetem kjo?! Kaq?! Mo bre! Po ato familje qe universitet PRIVATE te femijve i paguajne ne Euro, supozohet te kene burime te ardhurash jo vetem te bollshme, por sidomos ne Evro.

(vazhdim i citimit) Kështu që sugjeroj që konsumi të jetë i kujdesshëm, me siguri që kjo bëhet automatikisht me të gjithë konsumatorët, sepse të gjithë ata e ndiejnë që çmimet e produkteve në treg të vitit nuk patën uljen tradicionale që kanë në sezonin veror, gjë që i bën të gjithë konsumatorët më të kujdesshëm.

Po si ekonomist qe njeh terrenin, jo si ato gazetaret qe shkruajne ato artikujt e famshem pa levizur b.then nga skrivania, duhet te dish qe tashme 80% e ushqimeve jane shqiptare (konfirmuar nga Min. i Bujqesise Jemin Gjana), pra kujdesi i konsumatorit s'ka pike lidhje. E kete kush ka qene apo jeton ne Shqiperi mund ta konfirmojne personalisht

Gjergj Filipi: E para që duhet bërë tani është që kursimet mos të mbahen më në monedhën vëndase. Është e qartë që vlera e tyre ka rënë, ndërkohë që individët nuk kanë bërë asgjë për t’ia ulur vlerën atyre. Ajo që dua të them është që një individ që ka kursyer 10 milion Lekë të reja para 4 vjetësh, ato 10 milionë Lekë sot vlejnë shumë më pak euro sesa vlenin para 4 vjetësh kur u kursyen.

Po qe depozitat ne leke jane shume me te larta se ato ne Euro, nuk e merr parasysh fare?

hahahahahahahahahah, 80% e ushqimeve jane shqiptare! Shaka me kripe kjo o Hunter. Dhe kush eshte burimi? - Jemin Gjana- hahahahhahahahahaha, me kenaqe per nder tani mbasdite. A e di ti se gruri per buke ne masen 75% importohet? A e di ti se 100% vaji ushqimor importohet? A e di ti se makaronat, orizi, sheqeri, kafeja, etj. ne masen 100 % importohen? Dhe ne jo me pak se 50% mishi i fresket, 100% mishi i ngrire per industrine e sallameve,etj etj se nuk dua te lodhem ti kujtoj te gjitha. 

Sipas teje shqiptaret hajne vetem sallate domate, tranguj, turshi lakre, molle te krimbura e rrush hajfizali made in Albania. Hajde koqe hajde, per me teper kur i referohesh edhe zotit Jemin. hahahahahahahahahahahahahahahah  

Nuk do ishte me racionale per nje ekonomist te thuhej me pare cilat jane forcat e tregut qe meshojne ne luhatjen e kursit te Lekut, pervec pergjigjes standarte mbi formimin e cmimit(kursit) si nderprerje e kerkeses dhe ofertes(sikur vetem emigrantet kane likuiditet ne valute) se nje monedhe ?

Mos valle dobesimi vjen si pasoje e disa paramentrave makro te ekonomise shqiptare, si deficitet, papunesia...dhe, bankat e nivelit te dyte i kuptojne shume mire keto gjona, dhe jane forcat reale qe mund te levizin kursin e Lekut ?

Nqs do te kemi nje zhvlersim afatshkurter te Lekut behet fjale per levizje spekuluese financiare, ndryshe, nqs zgjat me gjate atehere reflektohen patjeter pasojat e 'fondamentaleve' te ekonomise se vendit.

 Berberi, krahasimi jot nuk eshte i pershtatshem, sepse jo vetem qe diegja e shtepise eshte rasti ekstrem, ku humbet 50% e vleres se saj, por edhe si thenie nuk pershtatet me rastin e keshilles , sepse shtepia (ekonomia individuale, ne kete rast)  nuk po digjet/shkatrohet,  ekonomia nuk ka arritur ne ate grade. 

kam pershtypjen se harrohet ndikimi direkt ne eksporte (prodhimesh dhe sherbimesh - perfshi dhe turizmin) qe vjen me dobsimin e lekut

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).