Mashtrimi i madh me “programin” 1 mijë faqësh

Programi i PS-së shndërrohet në mister dhe askush nuk mund të thotë se çfarë kishte në 1 mijë faqet e tij të lidhura në dosje të rënda që nuk u lexua dot as nga anëtarët e kryesisë së partisë.

Askujt nuk do t’i shkonte në mendje 2 muaj para fushatës se kur Edi Rama u paraqit në një emision televiziv me dy dosje të mëdha e të kapura letrash, për të cilat tha se ishin programi “1 mijë faqësh”, në fakt ishin të bardha. Mundet që edhe ata libra të mëdhenj, prej të cilëve Rama tha se do të lexonte, por nuk lexoi as një paragraf, të kenë qenë të shkruara, por nëse kanë qenë me poezi apo me një program politik, kjo mbetet mister.

Dyshimet se bëhej fjalë për letra të bardha erdhën menjëherë pasi fillimit të fushatës dhe faktit që askush nuk mund të citonte qoftë edhe një frazë nga programi 1 mijë faqësh. As pas prezantimit me bujë në kongres dhe as pas lançimit të këngës himn të fushatës, askush nuk publikoi qoftë edhe pak rreshta nga ato që PS, nëse do të vinte në pushtet, do të bënte për shqiptarët.

Ben Blushi, anëtar i kryesisë dhe një nga zërat e pakonformuar me mendimin e kryetarit brenda PS-së, deklaronte në asamblenë e para disa ditëve: “Ne nuk u dhamë shqiptarëve asnjë premtim, sepse nuk i dhamë asnjë program”. Kjo ishte në të vërtetë dëshmia e parë konkrete e një “mashtrimi 1 mijë faqësh”. Më pas, jo vetëm Blushi, por edhe mjaft persona të tjerë me pozita të larta në krye të PS-së, pranuan se ata as që kishin lexuar qoftë edhe një faqe nga programi “1 mijë faqësh”, që edhe tani, 1 muaj pas zgjedhjeve, mbetet po aq i mistershëm dhe intrigues sa përrallat e “1001 netëve”.

Ermira Danaj, koordinatore e gruas në PS, tha për “standard” se ajo i ka dorëzuar Ramës 30 faqe dokument të pjesës së programit që kishte të bënte me gratë. Disa herë Rama u është referuar premtimeve për gratë në konferenca për shtyp, por Danaj thotë se nuk e di çfarë u bë me dokumentin e saj dhe se me programin e partisë si të plotë “nuk është njohur”. Justifikimi i Ramës se askush nuk do ta lexonte një program aq të gjatë nga një anë duket se ka qenë i drejtë, pasi 1 mijë faqe të japin vetëm idenë e një libri pa ide të mirëfillta dhe të qarta dhe ndoshta të palexueshëm.

Por, ndërsa ai ngulmonte se zotëronte këtë program, ata që duhej ta reklamonin atë te zgjedhësit, në kontakte të drejtpërdrejta dhe të përditshme nuk patën shansin të kishin një kopje apo qoftë edhe t’i hidhnin një sy kopjes së vetme që thoshte se zotëronte kryetari. “Dikush thotë se ne kishim një program me 1000 faqe, por unë duhet të pohoj sot se nuk kam parë asnjë faqe të këtij programi. Aq më pak, shqiptarët nuk kuptuan dot se çfarë do bëjmë ne për ekonominë, çfarë do bëjmë për taksat, si do ta ulim papunësinë, si do shpërndajmë të ardhurat e këtij vendi...”, - deklaronte në Asamblenë Kombëtare Blushi. As ai, si anëtar i kryesisë dhe një nga krerët drejtues të Partisë Socialiste dhe i pari në listën e qarkut të Korçës, nuk kishte pasur rastin të lexonte programin 1 mijë faqësh.

Faktikisht, ishte deklarata e Blushit ajo që nxori në sipërfaqe atë që dyshohej nga shumë dhe prej kohësh, që të 1 mijë faqet mund të kenë qenë të bardha. Kjo ndoshta ishte arsyeja se përse njerëzit e PS-së, që u duhej të dilnin në debate televizive, nuk dinin nëse qeverisja e tyre do t’i ulte apo do t’i ngrinte taksat ditën që do të vinte në pushtet. Kjo ishte ndoshta arsyeja se përse të vënë përballë pyetjeve, ata nuk dinin të thoshin se çfarë do të ndodhte me pronat dhe pronarët, legalizimet dhe shumë pjesë të tjera të rëndësishme të programeve politike të partive rivale.

Nuk dihen ende arsyet se përse Rama nuk bëri dot një program apo nëse e kishte një të tillë; përse e mbajti aq sekret, saqë as njerëzit në kryesinë e partisë që ai drejtonte, të mos kishin lexuar pjesë të programit. Angazhimi të paktën sa i përket paraqitjes mediatike i dhjetëra personave në PS për të shkruar programin, por edhe vetë turi i pafund i Ramës nëpër Shqipëri sfumohen totalisht në momentin që askush nuk mund të thotë nëse ata shkruan ndonjë faqe në lidhje me atë që kishin ndërmend të bënin në vend. E vërteta e programit duket se do të mbetet e pazbardhur edhe për një kohë të gjatë dhe ndoshta argumenti më i fortë i kundërshtarëve të brendshëm të kryetarit aktual të PS-së që kërkojnë largimin e tij si ndëshkim pas humbjes.

63 Komente

Vetëm mitingashët e Berishës që vijnë këtu dhe flasin qesim për Ramën tani, nuk mund të thonë që, VREJTJEN për mungesën e programit nuk ja kanë bërë peshqit (e majt&eumlsmiley që më parë se të fillonte fushata.

Të majtëve këtu nuk ju interesonte fushata propogandistike dhe vetëm me sllogane e Berishës, ata kërkonin një Program nga partitë e majta... një program që kurrë nuk u paraqit dhe që qe një nga faktorët e dështimit të së majtës në këto zgjedhje... sepse një përballje slloganesh dhe batutash me Salën, do të ishte e vështirë të fitohej edhe nga Berluskoni në Shqipëri, e jo më nga Rama që nuk pati menderçe t'a vinte gishtin në plagë (Gërdeci p.sh).

             Mire mo po voten ku e hodhe ?!

aty ku e hodhe dhe ti dhe une dhe ca te tjere ketu smiley

Parimista mistrec, parimista smiley.

Jena ideolloge akuariumi mer lal, dmth perfshi ene ty qe detyren civile te votimit e bone ketu smiley.  Praktikisht teserat e partise mund t'i kena blu, te kuq, me ngjira, me lara, c'lidhje ka kjo me parimet?

Si kuptoj keto artikuj qe vazhdojne merren me Ramen. Lereni Ramen tani ne humbjen e tij dhe filloni meruni me qeverine. Per opoziten flasim kur te mari veten (mbas nja 3 vjetesh).

Lad, falemnderit. Ishte nje shkrim qe lexohej dhe mu me informoi shume.

Duhet kuptu qe politika eshte profesion dhe nuk bohet me diletantizem, as me calltisje individuale, sikur keto te ishin edhe gjeniale.

Edhe Kapitali i marksit (volumi i pare psh) i ka nja njemije faqe, te veshtira per tu kuptu dhe te shkrujtme nga nje gjeni me stilin "maksimum mendimi/informacioni te dhene per fjale". Ama ne fillim, ishte dikush (Fredi) qe i beri nje "introdukte" per kllasen poshte, per popllin, qe belqim s'un lexonte 1000 faqe. Madje introdukta e Fredit eshte me rezultative se materiali vete, pasi kam bindjen qe 75% e lexuesve ate kane lexu vetem nga Kapitali. Kshu ene kjo pune. Ti 1000 faqe boji, ama futi nje 10 faqsh Ryrje.

Ketu ne US ka nje menyre komunikimi e prezantimi, qe keto maniera feminore me te cilin nje program mahet sekret si me pas qen nji afere me spec, i nxjerrin jashte perdorimit si teneqe. Ne e dum ameriken, por aq shume pertojme t'ja marrim nasihatet. Si psh ky qe ne krye te cdo prezantimi qe ben, eshte nje "slide" qe quhet "executive summary". Per big shots qe nuk kane kohe te merren me detaje, ky eshte pikerisht vendi ku ata marrin vesh per c'flitet, s'konklyzje dallin nga materiali (edhe 1000 faqsh) dhe me kryesorja, cfare duhet/ s'duhet me bo ne baze te ktyne konklyzjeve dhe cfare ka njel ende pa morr pergjigje. Ktu i urrejne "smart-ass"-et qe bojne teorina pafund. Po s'iu pergjigje pyetjes standard "so what" ne ato qe thu, te thone "hik pirdhu" before you know it.

Une nuk mund (dua) ta besoj qe fletet kane qene blank. Kjo do tejkalonte cdo imagjinate timen, edhe ne ditet me te kqija.

Lad, cheers bro!

qeke fare ti Cimo smiley

Rama kishte ene plot amerikane ke kandidatet mre,qe sdo ta kishin problem me bo ca skema me topa kuqi-blu, me vija e me shigjeta qe ta kuptojsha ene une ene plaka ime programin.

Une them qe s'deshten mre.

Po une them qe gjithe kandidatet, Blushi perfshire, pasken qene delenxhinj te medhenj. Se e pasken kput ne rrena popllin kur i kane thone me votu per ta dhe programin e tyre,kur program spaskan pas fare, dhe tashi masi ju dul huq, bojne si t'rrevoltum pse spaska pas program. Por cer bojshin gjer per zgjedhje kta mer. Si hyne ne zgjedhje pa lexu i rresht program, pa e kerku ta shofin me sy programin ???

Mizerje !

Per mu kjo tejkalon cdo gje te deritanishme. Eshte vertet nje watergate sui generis. Arsyeja kryesore e alergjise time per Nanon (Tosin) ka qene papergjegjshmeria, por kjo, bo me qen e vertete, e ben Nanon te duket si Jobi i bibles.

PS Dez, e di qe kon pas "amerikan", por me qen "amerikon" nuk do me thon automatikisht qe nuk je "zdroms".  smiley

 

O Cim,

Pash perenine, po kush ka pas naiher program ne Shqiperi qe ta kijshim kta ?

Pse kujto se kishte PD-ja ?

I mut mre kishin smiley

Edhe po te kishin, kush voto ktu per program me ?

A e ke pa harten e rezultatit te zgjedhjeve ti ?

Jo per program te premtuar, por as per pune te kryera ste voton poplli yne.

Mban lart vijen ideologjike, ja ate ben smiley

Po poplli kaptinqoshe osht mer, nuk po them, por llafi eshte medemek per leader, qe jon te supozum t'u injektojn qafderrave poshte tabiate te reja.

po kam pas i jevg komshi un, qe kur dehej i thoshte s'omes: byth byth, o non!

Kshu ene kjo pune, xhanem. Marr vesh.

Megjithese nuk mund ta fajesoj dhe as ti them Blushit qe nuk ke te drejte te flasesh tani, po ketu eshte nje pyetje e madhe qe kerkon pergjigje (ne fakt pergjigjen e dha populli, po ne po bejme muhabet): Nese drejtuesit e fushates ne qarqe dhe kandidatet e PS nuk kane ditur dhe as lexuar qofte edhe 5 rreshta nga programi "1 mije faqesh", po c`dreqin ju kane premtuar dhe thene popullit ne fushate, fjale ne ere nga mendja e tyre?

Ne fushate kandidatet i referohen nje programi, nje vizioni qe kane, keta te PS-se, jo per fajin e tyre kane marre therrimet e tavolines dhe kane folur sa mos te heshtnin pasi program nuk ka pasur.

E para qe ngjallte dyshim dhe qe e permend edhe shkrimi me siper eshte qe ne debatet televizive, perfaqesuesit e PS, nuk mund te flisnin per gjera te vecanta kur vinte diskutimi per to. Nje debat qe me ka bere pershtypje ishte kur Ilir Rusmali i PD pyeste Spiropalin e PS se cfare programi kishte PS per legalizmit dhe ajo ngeli dhe tha se me mire per kete mund te flase Shalci qe ishte ne debat me te, edhe ky nuk sqaroi gje vetem se u zu me Rusmalin dhe kaq.

Po te kishte program "1 mije faqesh" eshte afermendsh qe te mos lexohet nga elektorati i thjeshte i gjithi, por te pakten kandidatet e PS duhet ta njihnin ne maje te gishtave ate program.

Gjithashtu po te kishte program te tille ai duhej te publikohej online qe kush kishte deshire, gazetare, politikane, qytetare te thjeshte mund te lexonin dhe benin komente per te.

Si perfundim, ky ka qene mashtrimi i mashtruesit te njohur tashme Rama, qe kesaj rradhe nuk arriti te mashtroje te shumicen e shqiptareve por vetem keta te PS.

 Kush do e bente programin 1000 faqesh, mer Edi? Edi pertonte me bo edhe detyrat e shpise. smiley

Mua me cudisin dy gjera. E para ajo qe thote Dezi, se si ka mundesi qe akademiket e PS si Profesori e Presidenti nuk paskan kerku ta lexojne programin, pa fol ketu per kryesine, komisionin e programit, etj etj.

E dyta, kur qeka ngrejt edhe Lad Myrtezai kunder Edit qeka dhi puna fare. Tashti rrezik edhe Dashi do ja mari pasaporten pezake me sa duket. smiley

Ore kot nje pyetje kam une. Perse nuk e publikojne programin tani qe u mbyll fushata?!

E kane sekret se do e perdorin mbas 4 vjetesh prap .  smiley

Me kete vrull qe e kane nisur mbas 4 vjetesh do kene 10 mije faqe program smiley

Keta artikuj ah kur s'u botuan para 28  Qershorit!!.... Sherbejne per te bere muhabet per X, ose me mire - per te mos folur per Y. Gazetaria nuk i shpetojne dot tempingut. Ato qe shkruajme dhe koha kur i shkruajme jane njesoj te rendesishme. Kety hyn ai kofini proverbial qe mberrin pas te vjelit dhe te gjitha mrekullite mahnitese (Bulevardi Blu i Kamzes) apo rrangallat (Programi 1000 fletesh). Ishin te bardha fletet? As Ladi qe jep kushtrimin per mashtirimin nuk e di. Citon Ermira Danajn qe nuk e di as ajo. Dhe Ben Blushin qe e dinte se nuk e dinte. Programi ka qene ne USB! Ose ne CD! (Ne te vertete do ishte idiotesi ta shtypje ne 1000 flete ne epoken e internetit) - po as une nuk e di me thene te verteten. Zgjedhjet mbaruan. me program, pa program PS nuk i mori dot mandatet qe i duheshin. Nuk luajti aq mire sa duhej dhe nuk fitoi, dhe pergjegjesia per kete bie mbi ekipin e Rames. Koalicioni PD, LSI ka gjasat shume te forta te formoje qeverine ne Shtator.Cfare programesh ofrojne PD dhe LSI? Nga sa faqe kishin? Kush i lexoi? Une jo. S'i kam gjetur dot. LSI kishte nje broshure propagande me foto te Ilir Metes. ne qofte program ajo, une jam Zhyl Verni. PD nuk kishte as nje broshure. Asgje. 0 faqe.Keto duhet - me mendjen time - te na interesojne tani pasi jane programet qe do te vihen ne zbatim.Ndersa keto "scoop"-et kane natyre diversioni. Axhenda. Me pelqejne njerezit me axhenda qe kane gjithmone parasysh te miren publike. Cfare i sherben me shume inderesit publik sot? Cila bisede, cili debat? Per mendimin tim personal. Sot e ne vazhdim Shqiperise i duhet nje Parti Soclialiste e forte, e hapur, energjike. Dhe ndoshta PS-se i duhet Rama me shume nga c'i duhet Rames PS-ja.

Blend je i keqinformuar. PD kishte edhe gazete edhe fletepalosje fushate dhe pretendonte vazhdim te se njejtes linje programore si 4 vite me pare. LSI kishte nje broshure qe mire a keq kishte ca vija te pergjithshme pune (jo vetem foto te Ilirit) dhe e shperndau gjithandej. PS e humbi lojen e programit dhe e humbi vetem per shkak te vet, jo per shkak te kundershtareve, apo per shkak te aftesive te munguara se s'besoj te kete pasur parti me te afte per te bere gjera te hajrit.

Shkrimi i Ladit nuk eshte i plote se ka pasur hipoteza qe programi i PS ka qene anti-zgjedhor prandaj nuk u publikua. Dikush mund te kete bere nje llogari te tipit "a me leverdis te botoj nje program qe nenkupton se mund te mbyll universitetet private nepermjet akreditimit kur kundershtari im po ben loje populiste dhe po shqyen dyert e universiteteve publike?" Megjithate per mua mosnxjerrja e programit ishte gjithsesi zgjedhja e gabuar. Nuk e di sa ka ndikuar ne perqindje te votes por s'ishte plus per PS-ne.

Cuna, e kuptoni qe prej rames pritej klas dhe stature (qe nuk perkthehet domosdoshmerisht ne fitore) thjesht si nje break nga katunarizmi proverbial i kolltukofageve arnaute? se rama eshte cun tirons dhe kjo eshte po aq e rendesishme sa edukimi (shkolla). mirepo nuk eshte profesionist. eshte si nje ceo i nje korporate te madhe qe mbase shton numurin e stoqeve, por jo vleren e tyre per shareholderat. aty mbaron pastaj muhabeti. fitorja te bo ene te qut, te nep ene te drejte. a nuk e shifni si po flet pala kundershtare e rames tani? poplli thot, ia thuy hundet rames. Ia dha pergjigjen e meritume e ku di une c'prohira te tjera. kur poplli nuk dha asnji pergjigje, ose me mire me thone, poplli tha nje PJO te plevitosme.

Another albanian story, what's news, actually?

Se m'ktheve nga rruga, se isha tu hik.

Po ta them nji te fundit se e kam shume inat kur gjykimi niset nga : "eshte cun tirons"

Me vjen keq, por vendlindja dhe vendrritja nuk mund te jene kriter pritshmerie te larte dhe te c'bejne gjithe pjesen thelbesore te paktes ne te cilen na ofrohet personi.

Kane rolin e vet vendlindja dhe vendrritja, ok, por jo domosdoshmerisht sjellin qytetari ne rastin e qytetarit, dhe katunari ne rastin e katunarit.

Aq me teper qe per brezin e Rames, rriteshe aty ku te plase partia, dhe shpesh here skishte lidhje fare personi dhe familja e tij me ambientin qe i rrethonte.

nejse, se Rama eshte shume i gjere si fenomen dhe ka marre tashme dimensione te tjera si person, ndaj dimensini "tirons" eshte i paperfillshem smiley

ciao

 

 

pse u ktheve mi? kishe hik  smiley

smiley

nuk du me hap debat, se nuk kom kellqe me e vazhdu (nuk kom kohe).

por nuk i luj pikpamjes sime mbi cuf myzyrin dhe zon zyberin.

Emo, edhe une jam dakort deri diku me Dezin. Edi demonstroi vlera, deri diku edhe si "cun Tirone" sic na pelqente ne ta quanim, per sa kohe ishte nje kryetar bashkie dhe e cliroi Tiranen nga kanceri i kioskave si dhe me plot pune te tjera te mira qe beri per zbukurimin e saj. Por Edi doli jashte statures dhe bindjeve te tij (apo te pakten atyre qe ai kishte demostruar deri atehere)  kur doli ne pozicionin e kryetarit te PS. Nuk e di, po per mua PS, pavaresisht figurave si Nano dhe Edi do ngelet gjithmone sic thoshte Jovan Bregu, "qe ke qene e fejuar, ate mbaje" per shkak te se kaluares se saj historike. Brenda Edit kishte shume kontradikta, dhe te them te drejten as nuk e prisja qe Edi te riformonte e te udhehiqte nje PS te re "nga fitorja ne fitore". Dhe faktet me duket se po e mbeshtesin kete teori gjithnje e me shume.

mer un shum thjesht fola por sikur s'po merrem vesh: thash pritshmeria nje here dhe masanej edhe nje lloj zhgenjimi (them "nje lloj" pasi nuk jam socialist, poooor jam tirons) qe e pasoi pritshmerine.

Ps kur thashe krahasimin e CEO-se me stoqet, parasysh kisha CEO-ne e Home Depot te para ca viteve.

 Tobestrafkullah smiley as une nuk jam socialist, por meqe ra llafi!

Shkrimi i Ladit nuk eshte i plote se ka pasur hipoteza qe programi i PS ka qene anti-zgjedhor prandaj nuk u publikua.

Dikush mund te kete bere nje llogari te tipit "a me leverdis te botoj nje program qe nenkupton se mund te mbyll universitetet private nepermjet akreditimit kur kundershtari im po ben loje populiste dhe po shqyen dyert e universiteteve publike?

 

Burimi im më ka thene te njejten gje: arsyeja kryesore e PS per te mos e botuar programin ka qene "per te mos i bere gropen vetes" (elektoralisht).

E mo mire, s'prish ndonje pune te madhe. Tani i ngelet Shqiperise, me ate zgjedhje qe beri, t'ja beje gropen (ate te verteten !) vetes. Dhe prap nuk prish ndonje pune te madhe : eshte mesuar me keto gropa !

S'ju thote gje 97-a ???  smiley

 

 Nuk e kuptoj kete. PS kishte frike se nese i lexonin programin nuk do ta votonin, ndaj doli pa program, qe neser kur t'ua fuste zgjedhesve te vet duke vepruar ne kundershti me ate qe ato kishin (menduar se kishin) votuar, t'u thoshte qe ju nuk keni lexuar programin qe ato vete e kishin fshehur qe te mos lexohej!!!

Zot i madh. Ne Shqypni qeka bo me i lexu programet me avokat, dhe te kerkosh qe votuesi dhe deputeti te firmoskan ne prani te noterit para votimeve! 

Po t'kujtosh qe kto ndodhin ne nje yrt te shkrete te Ilirise Jugperendimore, nuk duken aq te habitshme gjonat smiley

 

ah edhe nji para se me u shkeput: a e ma men fjalen madheshtore "aspi" (theksi te i-ja)?

perdorej zakonisht ne togfjaleshin "aspi karalloi"  smiley

hahahaha  smiley

 

 aspi karalloi se na diktoi

Qe te jem brenda temes, se qepare nuk isha smiley

E vertete eshte kjo, apo thashetheme post-elektorale?

Se po te jete e vertete s'di c'te them tjeter vecse :o   :o

Si gjithmone pyetja? Ku ishte V.Karaj, ku ishin gazetaret e tjere qe mbuluan fushaten elektorale te PS? Apo ishin te zene me zbardhjen e materialeve qe u dergonte Rama, Berisha etj. Eshte neveritese per fat te keq te flasin gazetaret aktive si kofini pas te vjelit. Njesoj me Gerdecin, njesoj me skandalet e tjera. Habitem me habine e shkruesit dhe te disa peshqve ketu. Por, mbase nuk ka me cfare te mbushet gazeta ne vere dhe o burra merremi me analizen e analizave te analizave.

O Monda ata thone ujku ti thua ku jane gjurmet, mos se e kemi ujkun "cun tiranas" dhe eshte bere qingj, ca po ben i shkreti pse i bini me qaf kot, ate po ta pyesesh pse ke genjyer per programin patjeter do pergjigjet per p... e bera, perderisa nuk i doli era kur e beri, pse duhet ti kerkojme eren sot apo te qelbi dynjane Tongue

Nga fillimi... Flm qe i keni kushtu kohe shkrimit...

Blend...Ke shume te drejte. Kjo eshte si kofini pas te vjelit edhe me keq akoma, deshtimi me i madh i fushates elektorale ishte media, gazetaria dhe gazetaret (spretendoj se bej perjashtim) arsyet jane per tu diskutuar ne nje shkrim tjeter. Puna eshte qe edhe pas te vjelit, gjerat duhen thene ashtu si mund te thuhen... Mend per here tjeter...

Llukan... Me ka dale nga mendja krejt, eshte nje argument qe duhet ta kisha perdor... E vetmja pyetje qe shtrohet eshte nese nuk e ka lexu as Blushi, sa mundesi kishte te egzistonte nje program i tille qofte edhe antielektoral...

Diotima... Ne Shqiperi ishim. Por ajo qe thua ti eshte shume larg te qenit ne doren e gazetareve, qe mjerisht shenuan deshtimin e rradhes ne mbulimin me te dobet qe i eshte bere ndonje fushate ne Shqiperi...Pse? Thjeshte dhe shkurt... Botuesit, finacuesit, etj etj nuk jane te interesuar... Klanet ja kane dale te zaptojne ekranin dhe mbulimi i fushates u be nga shtepia e qelqit qe skishte lidhje as me Shqiperine as me njerine.....

"Eshte neveritese"..............??? Thua ti keshtu? Une them qe eshte vetem per te ardh keq dhe sigurisht, kete qe po diskuton ti ketu e kemi rrahur edhe vete... Zgjedhjet (sic do thoshin nderkombetaret) ishin nje shanc i humbur per gazetarine shqiptare... Sa per neverine, me vjen keq te te kundershtoj, por gazetaria nuk eshte mision hetues vetem informues mire apo keq nuk eshte e thene qe te gjitha skandale te zbulohen dhe as te demaskohen dhe kjo se ben me faj gazetarine as gazetaret... 

 

 

 

 

 

Sorry, Vladimir Karaj e ngaterrova me Vladimir Myrtezaj ndaj u cudita. 

Kraste, pershendetje. Me thene te drejten ti si gazetar je nder te paktet qe pak je perzier ne politike dhe prandaj ne njefare menyre me pelqen.

Tani une nuk e di se ne c'rrethana e shkruan ti kete artikull, (ne fund te fundit pse jo kur shkruajne 10001 te tjere) por e di se artikulli pervec nje permbledhje ngjarjesh (pra kronike) nuk eshte gje tjeter, dhe si i tille nuk e meriton te jete as ne rangun e artikujve. Ti presupozon se e ke zbuluar (perderisa e proklamon ne titull) "mashtrimn e madh" me programin. Por kur e lexon artikullin thua po te njejtat gjera qe ne i dime nga copezat e emisioneve apo deklaratave per shtyp. Pra ku u zbulua mashtrimi?

Nese shkrimi eshte bere per te ri-zgjuar debatin: a kishte, si ishte, kush e beri, dhe nga doli, kjo eshte gje tjeter... por te lutem mos e reklamo se nuk te ben shume nder. Kjo nuk do te thote qe te mbyllesh gojen, perkundrazi, por te pakten tento te besh dicka me shume se kaq, shkeputi qofte edhe nje cope deklarate atyre qe cilesohen kundershtare te Rames ne parti e jashte saj, dhe pastaj te pakten do quhej si informues, se keshtu si eshte lene fare...

Pertej kesaj, kjo puna e programit me duket si ato barcaletat e Nastradinit... puna eshte me thjeshte se kaq mendoj une duke llogjikuar si me poshte:

1. Edhe me i humburi i peshkatareve te vihej ne krye te PS do kishte bere nje pacavure 100+ faqe qe t'ia vinte emrin program (per kete mjafton te punesosh nja dy konsulente dhe t'i paguash mire).

2. Thene kjo, hedh poshte ato teorirat me faqe bosh te programit.

3. Ceshtja, per mendimin tim, eshte: 1000 faqe bosh apo shume faqe per nje program? Mund te kesh 1000+ faqe por mund te jesh shume i pavendosur se nga bie balanca e "median voters" dhe per kete mund te kesh disakordanca qofte brenda partise qofte brenda vetes.

4. Duke marre parasysh rezultatin e ngushte te zgjedhjeve, pika 3 eshte shume e mundshme.

5. Duke patur parasysh formimin (edhe profesional) dhe personalitetin e Rames i cili ne momente decizive eshte treguar i pavendosur, kjo ka cuar ne hezitimin per te publikuar "programin fjale-shume" te pikes 3. Aq me teper qe nje disfate pa program** (ose me program pothuaj te njejte me forcen qeverisese) eshte me e lehte per tu kaluar/justifikuar se sa nje disfate me rrezim programi (te pakten ne sy te disave)*.

6. Te gjitha te mesipermet cojne ne arsyet sipas meje pse programi nuk eshte publikuar (shtoji kesaj edhe efektin e mediatizimit te problemit se pari nga Rama me dosjet e veta te medha dhe ne vazhdim nga shtypi e kurioziteti i publikut).

------

* Jo ne syrin tim personal, pasi mendoj qe cdo njeri i madh e ka nje kauze te tij dhe ky konjkretizohet ne programe konkrete (fatkeqesisht Rama e ka treguar shume here - dhe madje pohuar - qe mund t'ia dali te behet KM por kurre nje burre i madh shteti).

** Ver re se nga nje analize me e holle e ngjarjeve mund te nxjerresh kollaj qe Rama e ka parandjere disfaten (shtoji ketu dhe mos-doreheqjen e tij dhe ke nje pikture edhe me te qarte se asaj cfare ka ndodhur).

Artikulli eshte i sakte, çudia eshte gazeta "standart"!

Ne cilen pike mund te shqurtohet artikulli?, tallja me elektoratin e majte, paaftesia te krijojne nje program, njohja e holle e elektoratit na votojne edhe pa program.

Ne keto pika , qendron me shume e fundit dhe paaftesia, votimi pa program, vete historia e Ps pas diktatures eshte votimi pa program, paaftesia eshte e lidhur me ate qe nuk kane kohe te merren me programe.

Si me program si pa ate, votat jane ne numer te barabart, ndryshimi mund te pritet pas kater viteve.

ore llukan, se tani e pashe qe e kishe thene ti ate me lart. se je bo dhe ti dreq dhe ndrro nicke smiley

Ma thuj nji gje, se me habite. E ke llaf te besueshem apo eshte thashethem qe qarkullon, per ta zbukuru humbjen e PS-se dhe Edit, per ti bere te duken pervecse viktima, dhe revolucionare te medhenj, me programe te mcefta dhe me potencial per te bere namin.

Jo, se, une per vete seriozisht se kuptoj. Kshu sic e thua ti, duket sikur ne program do kete qene shkruar qe do mbyllim tunelin e Kalimashit or burre.

Ca programi paskesh qene ky qe do ti shkaktonte humbjen PS-se ? Ne te gjithe i njofim artikuluesit e PS-se dhe ekspertet e saj. Hiq ndonje Seser, te tjeret "dore e vjeter" jane, madje njerez te provuar ne poste te ndryshme.

Aman, kush nga keta do shkruante "qametin e zi" ??? Kush na paska mendime radikale dhe qenka ne gjendje te zhvilloka dhe nje plan zbatimi per keto. Si nuk paskemi dalluar nje shenje te vetme ne gjtihe ate fushate. Une di qe vertet para shume kohesh PS-se ka formuar grupe ekspertesh qe do te hartonin politika dhe strategji. Psh tek ekonomia mesa di ka qene nje grup i udhehequr nga Cim Cani, nje njeri qe eshte shfaqur goxha shpesh ne ekranet tona, i cili, ka qene gjer diku pesimist per ekonomike, por perhere i moderuar dhe se kemi degjuar te plase ndonje ide te rrezikshme apo terapeutike.Ka qene mese normal dhe profesional. Pjesa derrmuese e grupeve te hartimit te dokumentave ne PS, kane qene ish punonjes adminsitrate me njohuri ne fusha specifike, te cilet me shume se mendonin per ide, ferkonin duart me shprese se po kthehen prape neper punerat e vjetra, apo dhe me lart, dhe paten filluar te delironin per kembora te medha per te tundur.  Keta njerez, ish funksionare gjer ne 2005, vallai pres koken se smunden te gjenerojne ide  fort te ndryshme, aq me teper te rrezikshme, sepse , ndryshe nga Edi, e dine fare mire cka ngjet ne poltronat e shtetit.

Kshu pra, halli do ishte normalisht tek nje grup biznesesh qe mund te goditeshin, dhe s'eshte cudi te ishin dhe ne fushen e arsimit, por kjo kurresesi ska te beje me programin, por me proceset e ditura nga te gjithe te goditjes se financuesve te kundershtarit. Kto jane gjera qe i dine te gjithe, dhe ska nevoje me u shkrujt ne program. Sic nuk ka nevoje me u shkrujt ne program qe po te vinte PS-ja do spastronte serish admministraten.

Pra, ca mund te ishte kjo gje kaq e frikshme ne program o Llukan. Ah,po, e frikshme do ishte nese, mosqofte, Rama kishte ndermend tja fuste atyre qe e kane mbeshtetur ( me leke dmth smiley ) .  Dhe qe do tja fuste akoma me keq partise se  vet. Se i ka dhene shenjat pak para zgjedhjeve duke bere ca emerime absurde kreresh te PS-se ne rrethe shume te rendesishme.

Mua me duket brainwash i rradhes kjo llukan.

Por nejse, une skam degju asgje, se helebete kohe plazhi smiley por ca sben vaki xhanem smiley

 

Dez... the truth is out there...  smiley

(pak muzike ala stiven king ktu...)

http://www.xfilesfanclub.com/userImages/productImages/IW2B_Mousepad_TRXF1004_lg.jpg

Des,

Ca nga ato mendimet mund kene qene vertete radikale, psh mendo se cfare mund te keshillonte Ledi Shamku si Min. Arsimit ne drejtim te gjuhes. Megjithate une e thashe qe ishte thashethem smiley Versioni tjeter qe kam degjuar eshte qe programi eshte permbledhje e fjalimeve te mbajtura ne tryezat e organizuara nga Fondacioni Qemal Stafa dhe prandaj eshte aq i gjate. Kjo me tundon pak se mund ta kuptoj si strukture te mundeshme, psh 1 faqe me pika per cdo kapitull pastaj 50 faqe fjalime smiley

Ll.

Kot me t'pyt, cfare mund te keshillonte Ledi Shamku ne drejtim te gjuhes? Restaurimin e pellazgjishtes?

demek Ledja do gegnizonte gjuhen tone mre ?

hihihi

Po me menjen e vet ajo edhe e bonte, por kur te vinte puna keq do e kapte Edi prej bishtalecash ene e zgerdhite n'dru smiley

Vetem nqs ajo ka pas nai plan te mire, sesi bohet shume shume leke duke gegnizu gjuhen edhe mund tja dilte, por perndryshe.....are you kidding me LLukano ?

Ajo ideja e permbledhjes se fjalimeve te Q.Stafes qeka interesante. Kot si keni shit ju te PPU-se nje te ngjashem. Tema keni pas boll, komente te gjata si fjalime po sa te dush. Dhe me cilsore se ato te Q.Stafes smiley  smiley

Mend per here tjeter smiley

keto jane budallalliqe, me i paraqit keto si gjurme te nje programi te fshehur... Ledi Shamku ta gezoje mandatin e deputetes, po gegnishtizimin e gjuhes nuk e ka kurre ne dore nje minister arsimi, apo nje force ne pushtet. Eshte dicka me e gjere se kaq. Dhe LEdi Shamku nuk arriti te lidhe bashke dy llafe per te qene per sa i perket vizionit te saj per arsimin, meqe paska ekspertize ne fushe. Le qe cfare ekspertize, meqe eshte arsimuar thane te behet ministre arsimi. Dhe meqe di me fol, e kane qujt dhe linguiste.

po pra po, e thashe qy mrame, kjo osht sikurme bo socialistet si goca me namuz qe rujne pajen ne sendyk , plot me kmisha nate qe do ti veshin naten e pare smiley

 ne kapitalizmin "triumfal" te sotem, partite e majta (kudo ne bote) e kane veshtire te hartojne programe (çfare te thone do shtetezojme ndermarrjet e do rrisim eksportet dhe rrogat). nuk eshte pra vetem dukuri shqiptare dhe aq me pak gabim ose paaftesi e rames. 

prandaj artikulli eshte i dobet dhe pa vlere.  

' ne kapitalizmin "triumfal" te sotem, partite e majta (kudo ne bote) e kane veshtire te hartojne programe'

 

Ndoshta. Por PS e Edi Rames nuk eshte e majte; eshte pertej se majtes dhe te djathtes.

 

' ne kapitalizmin "triumfal" te sotem, partite e majta (kudo ne bote) e kane veshtire te hartojne programe'

Edhe sikur kjo te jete e vertete , nuk justifikon mashtrimin e nje populli te trere .

Po te mendosh dhe ate ceremoni madheshtore qe iu be dorezimit te keti pseudo programi ,  vallai nuk ka ku te qendroje .

Kjo puna e PS qe shkoi ne zgjedhje pa program eshte pak e vjeter.

Ajo qe eshte relativisht 'e re' eshte se sa 'e cuditshme' qe pak me shume se 40% e elektoratit shqiptar votoi nje parti pa program.

Tregon dicka per ate grup njerezish...

Blend, ke te drejte me varesine e gazetave dhe gazetareve, nuk eshte se une nuk e njoh. e njoh madje ca si shume. por kjo nuk i justifikon gazetaret sot, asnjerin prej tyre. uroj te vije nje dite, qofte nje dite e vetme qe gazetat te mos dalin, qe tv te mos transmetojne me genjeshtrat, apo vdekjet e perditshme, nje dite e vetme pa media dhe mbase njerezia do mendonte pak me teper.

 gazetar,

Ti shkruan "Mashtrim"! A ke ndopak idene se c'kuptim ka fjala "Mashtrim" ? Nese po a mund te shpjegosh se si arrite ne kete akuze/konkulzion? Lexova gjithe shkrimin me qellim te merrja veshe dicka te re por perseri e njejta idiotsi. Do me falesh por ke zhgenjyher veten me kete shkrim.

Nese dikush nuk di gje, nuk ka pare gje apo nuk ka degjuar gje, nuk do te thote dhe aq me pak te faktosh nje akuze si "Mashtrim" ndaj dikujt tjetri apo organizate. Me qesharake eshte se vete si gazetare ( lerini menjane pronaret e gazetave) dilni me shkrime pa pik vlere, me tituj pa kuptim  te bazuar ne imagjinate dhe hamendje, me vone vete "qaheni" per zhgenjime.

Nese do dinjitet dhe profesionizem nise nga vetja zoteri.Vendosi vetes nje etike dhe nje minimum standarti edukate/profesionale. Kerko pak me shume nga vetja. Jo duke u bazuar ne komentet e peshkut dhe forumeve te tjera on-line dhe del me shkrime gazetareske. Jam habit kur kam lexuar ne shtyp fjalimin e Bushit (ai qe do te behet kryetar partie) ku gjeja e pare qe me ra ne sy ishin fjalite (komentet)  e peshkut pa uje. Pro dhe kundra!!!! U habita per nder! Mund ta lejoja dike ne televizion por jo deri ketu!

Shkruaj or zoteri shpreh mendimin tend, merr guximin per deklarimin e pasurise se pushtetareve ( eshte e shkruar e bradhe mbi te zeze). Per djalin dhe gocen e Saliut qe nga byth grisur kane dale milionera. Per nje kryetar gjykate me mbi 100.000 euro pasuri ne banke. Per nje krize ekonomike ne rritje. E shume e shume te tjera! Por jo eshte me e lehte te fantazosh!

 

 Kush ka kohe, deshire dhe di italisht, le ta degjoje pak kete kenge. Por me vemendje, dhe nga fillimi ne fund ama, qe te mund ta kuptoje se cfare eshte pertej se majtes dhe te djathtes.

Haha, "coi vostri uomini aggiornati, nuovi di fuori e vecchi di dentro", e bukur

kjo puna prAgramit qe s'thuhet kshu hapur, por vetem te veshi me kujton at barcaleten "me tha nje fjale qe me kputi shpirtin"  smiley

 

 Em, isha duke pire nje gote tani me nje kushon tim qe sapo u kthye nga Shqiperia. Ra muhabeti tek programi 1000 faqesh i PS dhe e di cfare me tha? Program kishte edhe PS, edhe PD, por PD e kishte me me shume flete. Dalloheshe qe sa e nxirrte kuleten tjetri. smiley

 OK. Flete mbase duhej vene ne thonjeza per te nenkuptuar ate fleten jeshile!

pf m'kujtove i kong permeti "trendafili, o mor flete-flete". simas ksaj, PD e ka pas Drandofille, kurse PS-ja tip berbuqje...  smiley

 

 ose kur i hiqnim petalet lules dhe thonim "me do, s'me do, me do..."

 me falni, cfare programi prisnit ju?

Pse cfare eshte qeverisja, aksion me manual?

Fundi i fundit, PS-PD programet partiake i kane shume te ngjashme.

Ne fakt, as PD-ja e as PS-ja, po te vije te programet, nuk kane fare.

Partite qe vijne ne pushtet ne Shqiperi, e bejne programin rruges, dhe jo para se t'i futen rruges. Ne fakt, per situaten qe po kalojme, nuk ka pse tekerkohet ndryshe. Ne nuk jemi ndonje vend kushedi cfare, me ndonje kapital aq te jashtezakonshem sa te na duhen manuale perdorimi. 

Shqiperia eshte kjo qe eshte, ndoshta nje shtet pa peshe fare ne rajon, e sidomos ne rangun boteror te finances. 

Te metat e pushtetit ne Shqiperi, gabimet e qeverisjes merren vesh pasi behen, ne rastin tone, Saliu ka nje magazine te tere me te tilla gabime, po dhe PS-ja nuk bie me poshte. Bile, me duket se te dyja palet perdorin te njejten magazine, por hyjne nga dyer te ndryshme.

Cfare i duhet Shqiperise per momentin, jane pikat e standarteve. 1.2.3.4. Pike. Nuk ka me teper filozofi ne te. 

Ishte pushtet i korruptuar ajo qeverisje, - ilaci, (programi) apo premtimi elektoral, eshte sigurisht, te lufohet korrupsioni...

Ju kujtoni se jeni ende ne Shqiperine socialiste, kur beheshin planet 5 vjecare, ku jepej parashikimi i arritjeve, dhe nje mekanizem i tere shteteror dhe shoqeror vihej ne levizje qe te siguronte permbushjen dhe realizimin e atij plani, nemos, tejkalimin. 

E sigurisht qe ka ndryshim. Sot Shqiperia ka nje sistem qeverisesh qe prodhon vetem sherbime, asnje gje tjeter. Pra, shtet qe mbahet vetem nga taksat, dhe qe nuk prodhon asnje gje. Doja te thosha, asnje gje. Cdo gje prodhohet nga privati, dhe shteti, nese duhet te beje program, eshte te shtrengohet si te mbledhe taksat sa me mire, pa i shpetuar asnje kacidhe.

E nese privati nuk punon, shteti ngordh. Dhe shteti jone ka ca kohe qe ka ngordhur ne fakt, ndoshta nja 20 vite te mira. Prandaj edhe pushtetaret tane te nderuar bejne gosti edhe pa e marre pushtetin fare. 

nese dikur mbahej pergjegjesi, sot askush nuk mban asnje lloj pergjegjesie, dhe ky eshte koncepti i pushtetit qe kane qeveritaret tane, si te djathte, ashtu dhe te majte. nese dikush mendon ndryshe, ka 1 miljon shembuj per ta ilustruar kete qe po them dhe asnje shembull kunder kesaj.

' me falni, cfare programi prisnit ju?'

Presim nje program si te gjitha partite europiane meqenese PS pretendon te jete e tille.

'Pse cfare eshte qeverisja, aksion me manual?'

Spo kerkojme manual, po kerkojme program.

'Fundi i fundit, PS-PD programet partiake i kane shume te ngjashme'

1) njehere thua ska cduhet programi.

2) pastaj thua PS  dhe PD i kane te ngjashme. Ca kane te ngjashme?

'Ne fakt, as PD-ja e as PS-ja, po te vije te programet, nuk kane fare.'

Njhere thua kane, njehere thua s'kane. Pastaj PD ka program, u botua edhe ketu tek peshku po ti se kishe mendjen.

'Partite qe vijne ne pushtet ne Shqiperi, e bejne programin rruges, dhe jo para se t'i futen rruges. Ne fakt, per situaten qe po kalojme, nuk ka pse tekerkohet ndryshe. Ne nuk jemi ndonje vend kushedi cfare, me ndonje kapital aq te jashtezakonshem sa te na duhen manuale perdorimi. '

Prape ngaterron programin e nje partie me manual perdorimi. Te eshte bere mendja manual a lumemadh.

'Shqiperia eshte kjo qe eshte, ndoshta nje shtet pa peshe fare ne rajon, e sidomos ne rangun boteror te finances. '

Edhe sikur te ishte e vertete kjo, a eshte kjo arsye qe te mos kete program Ps-ja?

Te metat e pushtetit ne Shqiperi, gabimet e qeverisjes merren vesh pasi behen, ne rastin tone, Saliu ka nje magazine te tere me te tilla gabime, po dhe PS-ja nuk bie me poshte. Bile, me duket se te dyja palet perdorin te njejten magazine, por hyjne nga dyer te ndryshme.

Programi nuk duhet qe ne te dime te metat. Pastaj, ato kane magazina te ndryshme, anyway.

Cfare i duhet Shqiperise per momentin, jane pikat e standarteve. 1.2.3.4. Pike. Nuk ka me teper filozofi ne te. 

Harrove the piken 5 te standardeve, q...en ne bythe. Por edhe ajo duhet te perfshire ne program, pse jo.

Ishte pushtet i korruptuar ajo qeverisje, - ilaci, (programi) apo premtimi elektoral, eshte sigurisht, te lufohet korrupsioni...

Ah, ja pra qe duhet ilaci (programi).

Ju kujtoni se jeni ende ne Shqiperine socialiste, kur beheshin planet 5 vjecare, ku jepej parashikimi i arritjeve, dhe nje mekanizem i tere shteteror dhe shoqeror vihej ne levizje qe te siguronte permbushjen dhe realizimin e atij plani, nemos, tejkalimin. 

Oh pse nuk jemi ende ne Shqiperine socialiste neve? Gosch! Harruam fare.. sorry, mate.

E sigurisht qe ka ndryshim. Sot Shqiperia ka nje sistem qeverisesh qe prodhon vetem sherbime, asnje gje tjeter. Pra, shtet qe mbahet vetem nga taksat, dhe qe nuk prodhon asnje gje. Doja te thosha, asnje gje. Cdo gje prodhohet nga privati, dhe shteti, nese duhet te beje program, eshte te shtrengohet si te mbledhe taksat sa me mire, pa i shpetuar asnje kacidhe.

Edhe ne Angline ku jeton ti, cdo gje nga privati prodhohet. Pastaj, e shikon qe edhe tani po thua qe duhet nje program qe shteti te mbledhe taksat.

E nese privati nuk punon, shteti ngordh.

Shume e vertete, provided we have a socialist state. Oh harrova, nuk jemi me ne Shqiperine Socialiste. Sorry.

Dhe shteti jone ka ca kohe qe ka ngordhur ne fakt, ndoshta nja 20 vite te mira. Prandaj edhe pushtetaret tane te nderuar bejne gosti edhe pa e marre pushtetin fare. 

Perfshire the socialistet.

 

nese dikur mbahej pergjegjesi, sot askush nuk mban asnje lloj pergjegjesie, dhe ky eshte koncepti i pushtetit qe kane qeveritaret tane, si te djathte, ashtu dhe te majte. nese dikush mendon ndryshe, ka 1 miljon shembuj per ta ilustruar kete qe po them dhe asnje shembull kunder kesaj.

Ummmm.....

 

Oh my God, paskam harxhuar gjithe kete hapesire... per kete ..

P.s.: 1) Faleminderit o komentar qe i the pergjigje pyetjes se mesiperme, se kush jane ata qe votojne per nje parti pa program...

They are a very confused bunch of people!

Jo o Roland, jo... komenti im ishte pyetje per ata qe bejne zhurme ketu, si puna jote, psh. I ke "kapur" ato pikat nje me nje, po ke harruar nje gje pa bere, - t'i kuptosh. Ti kundershti nuk ke ne to, sepse gje s'ke thene; por ndoshta faji eshte i imi, qe kam shkruar tere ate koment per te ngritur nje pyetje qe kerkon pergjigje apostafat nga tipa qe bene ate zhurmen e pare, - qe kerkojne programin e PS-se ketu.

Une arrij ta kuptoj Vladin per ato qe ka shkruar, dhe ne baze te tyre edhe kam bere komentin; por ti, ne vend te ndjekesh vallen, rri e thyen shishe.

Nese ende nuk e ke kuptuar komentin e mesiperm, po ta shkruaj me nje fjali te vetme:

Cfare programi kerkon ti nga PS?

Na jep nje shembull programi qe qeveris nje komb. Jo "shembull" qe paska Anglia, te kemi dhe ne, kur ti nuk ja ke idene se cfare ka Anglia.

(nje fare pergjigjeje ta kam dhene, ca clues, ndonje hunch, hint, tip, ose me mire, innuendo, - meqe kuptoke anglisht.)

Nuk po e marr vesh tani se ku qendron problemi kaq i madh...

zakonisht ata "confused people" jane ata qe shtrojne pyetjet (ne kete rast une, se kot nuk pyeta), por jo ata qe bejne demek se po pergjigjen duke kapur rastin per te treguar sa shume "dine" dhe cfare horizontesh kane arritur.

PS: Me nder qofsh o njeri gjysem anglez, por edhe ti duhet ta kesh mendjen pak ne mesim. Une jam partizan i bojkotimit te zgjedhjeve, e sigurisht, qe as kam votuar, dhe as kam per te votuar per te tilla fytyra, sidomos kur kemi shembullin me te mire, qe shumicen e merr PS-ja dhe ne pushtet eshte perseri Sala, zjarrvenesi i kombit.

E nese te duhet sinqeritet, per Ramen do e kisha dhene voten, dhe do lutesha qe te mos konsumohej thjesht edhe nje figure tjeter politike ne kurriz te popullit sic ka ndodhur pa nderprerje per 20 vjet.

rrofsh per durimin. :-D

zotrules,

aman te keqen mos na shkruaj komente kaq te gjata se na more frymen.

Epo shkurt i thone: mos fol me pa u menduar.

 

The long and winding road,

that leads to your door,

will never disappear,

I've seen that road before,

It always leads me here, lead

me to your door,


The wild and windy night,

that the rain washed away,

Has left a pool of tears,

crying for the day.

Why leave me standing here? Let

me know the way....


Many times I've been

alone, and many times I've cried.

Anyway you'll never know

the many ways i've tried,

And still they lead me

back, the long winding

road.

You left me standing here,

a long, long time ago.


Don't leave me waiting here,

lead me to your door!

But still they lead me back, to

the long and winding road.


Yea, yea, yea,

yea.



 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).