Masakra, shqiptari i vë flakën bashkëshortes

ATHINE Një shqiptar, emi grant në Greqi, tentoi të digjte bashkëshorten e tij duke i shkaktuar asaj plagë të rënda në trup. Ngjarja e rëndë që ka tronditur të gjithë Greqinë ndodhi të dielën, ndërsa media greke e përshkroi atë si një incident që shkaktoi krijimin e një zjarri në distriktin Ano Liosia të Athinës. Lajmi i njoftuar nga policia greke ka bërë xhiron e botës, duke u transmetuar edhe nga agjencia franceze e lajmeve, AFP dhe gazeta britanike "The Independent".
Ngjarja
Gjithçka ndodhi kur shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur, u përpoq të "ndëshkonte" gruan e tij pas një konflikti me të. Ai i hodhi asaj lëndë djegëse në trup dhe fytyrë duke i shkaktuar plagë të rënda. Por, sipas policisë greke, të cituar nga media, incidenti ka ndezur një zjarr në distriktin Ano Liosia ku jetonte shqiptari 41-vjeçar, i cili është arrestuar tashmë nga policia. Bashkëshortja e tij 27-vjeçare është dërguar me urgjencë në një spital të Athinës, në gjendje të rëndë për jetën. Autori i ngjarjes u arratis, por pas pak orësh u kap nga policia greke dhe tashmë është vendosur tashmë në burg pa afat.
Zyrtarët thanë se zjarri i shkaktuar nga kjo ngjarje e rëndë është vënë nën kontroll menjëherë nga departamenti i zjarrfikësve. Por, e gjithë media greke dhe ajo perëndimore publikuan lajmin për ngjarjen e rëndë, duke e konsideruar atë si një tjetër rast tragjik në komunitetin e emigrantëve në Greqi. Sidoqoftë, media njoftoi se policia greke e kishte lidhur këtë rast edhe me situatën e zjarreve në vend, pasi gruaja së cilës iu hodh lënda djegëse në trup, doli në rrugë duke shkaktuar një tjetër zjarr pranë shtëpisë së saj. Sidoqoftë, ngjarja e rëndë ka shkaktuar indinjatë dhe irritim në komunitetin shqiptar.
Precedenti
Ky rast erdhi pak kohë pas një tjetër masakre të shkaktuar nga një shqiptar, që i preu gjymtyrët me sharrë elektrike gruas së tij në sy të fëmijëve. Bashkëshortja, edhe ajo shqiptare, përfundoi në spital në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa fëmijët e çiftit, në moshë të mitur, u tronditën rëndë nga ngjarja. Rasti shokoi të gjithë Greqinë dhe zuri faqet e para të shtypit në vend, ndërsa autori i masakrës është tashmë nën akuzën e gjymtimit me dashje të gruas së tij, një rast i pashembullt i mizorisë njerëzore, i kryer në një gjendje të rënduar mendore.

29 Komente

Pse i publikoni keto shkrime kaq te ulta?! Cfare vlere i sjellin keto lexuesit te faqes? Ka ndonje te vecante ky krim ne morine e gjerave te perbindeshme qe ndodhin cdo dite kudo ne bote? Mos valle Gazeta Shqiptare po perpiqet te na edukoje mbi makabritetin e "krimit shqiptar" apo kapacitetin e shqiptarit per krim?

SHQIPTARI i ve zjarrin... Jo krimineli, apo bashkeshorti, por SHQIPTARI. Sikur zjarreveneia te kete buruar nga "Shqiptaria" e ketij njeriu.

Nese pruresi i shkrimit nuk denjon as te vere emrin e vet aty ku thote "Postoi" kjo eshte nje tregues i mire qe ky shkrim nuk duhet postuar fare, (se paku jo ne kete forme veteposhteruese).

 

Ahh mua kjo me duket jo Gazeta Shqiptare por Anti Shqiptare..

ah, pra ulerimat e asaj gruaje SHQIPTARE ne duart e atij burrit abuzues SHQIPTAR duhet te shkojne te padegjuara, te papublikuara, pasi na prek ne SHQIPTARI...

veeeri najs

Jo, nuk thash aspak kete.

I kemi dhene vend gjithmone problemeve te gruas ne shoqerine tone dhe do vazhdojme t'i japim. Te dhunosh nje grua eshte turp (krim poashtu). Tek ne kjo eshte plage shoqerore qe duhet akuzuar cdo here.

Une po flas per tjeter gje. Kam bindjen se e kupton se per se.

Po me vrane ne menyre makabre, me sepate apo me sharre elektrike, ishalla me vret ndonje franceze, angleze apo italiane, qe te pakten te mos iki per dhjame qeni... po qe shqiptare ajo qe me vret, amanet, mos ia thoni njeriu

Blendi Salaj ka te drejte. Po te ishte grek ai qe do e bente kete veper do ta vinin gjithe gazetat ne faqe te pare? Sigurisht qe jo. do ishte ne ndonje cep gazete qe me zor te shihej.

Ka ndodhur qe edhe greket jane perfshire ne krime kaq makabre dhe sigurisht qe jane komentuar nga mediat apo kane qene kryeartikuj te gazetave me ne ze. Keshtu ndodhi vjet, p.sh. kur nje grek ne ishullin e Santorinit, i preu koken nje mesuesje. Asnjehere nuk mund te jemi absolute dhe te flasim me kaq bindje.

Po ajo Kuvajtjana qe dogji gjalle 40 vete, do thote se burrat Kuvajtas te çojne zerin per te mbrojtur te drejtat e tyre.

Po ai polici Italian qe vret te bijen, po ai Francezi qe zhduk familjen, po ai Gjermani qe mbyt femijet, po ai Austriaku qe perdhunon vajzen.

Per burokrate  kane kombesi, per ne jane te semure.

Nuk e marr vesh çka per t'u diskutuar. Kjo futet ne ate zerin "fait divers" (ngjarje aty-ketu, ose "ja qe keshtu ka ndodhur&quotsmiley. Por nuk mund te behet kurrsesi objekt per studime apo analiza te holla. Ska asnje lidhje. Nje ngjarje rastesore ngelet rastesore dhe kaq. Te gjithe njerezit normale e dine qe gruaja nuk vritet apo nuk masakrohet, fundja jo vetem grate, por njerezit ne pergjithesi. Madje as kafsha nuk masakrohet apo torturohet. Shkurt, kjo eshte nje ngjarje krejt rastesore, me protagonist nje te "çmendur", nje "kriminel", e ç'te doni thoni (e di ekspertiza trunore kete pune, psikologet).

Puna ndryshon kur ky veprim behet si i shpeshte. Atehere nderhyjen mekanizma te tjere.

Ketu ne France ka dale moda e mbytjes se bebeve. Nga nenat. E ben beben, pa bere ca dite, e mbyt. E fut ne frigorifer. Nena krejt te shkalluara nga trute. Doni te thoni qe francezet jane te shkalluara ? Jo. Ska lidhje fare.

Shkurt, kaloni matane e mos lodhni trute me ata qe s'kane tru. Thuaj mjere fatkeqja, e mjere ai qe e ka ne rrisk, sepse jeta keshtu eshte : pa qellim, pa shkak, ne jetojme sepse jetojme. 

sepse jeta keshtu eshte : pa qellim, pa shkak, ne jetojme sepse jetojme.

Aaa, rrofsh, se dhe kjo jotja me duhej sot!

 kur shikon shqipen e atij qe ka shkrujt lajmin, ça pret me shume. ajo qe te bie ne sy eshte diferenca e moshes midis tij (41) dhe gruas (27). 

duket qe eshte martese per interes. jo se dashuria tek ata me mosha te njejta, zhduk interesin tek martesa, hee !

ajo femra ka djeg veten, them une. burrin e ka pare si trampolin per te kap athinen. burri "trap" gjithashtu, nje femer e tille nuk digjet, merret ne shqiperi tjetra, me e re, me e bukur. smiley po i shkreti duhet te ket rrene ne dashuri.

jane flaket e dashurise se tij qe dogjen ate te mjeren. heh po behem poet me duket. ne kur sheh shkrimtaret shqiptare se per çfare subjektesh shkruajne me pezmaton. kane horrat shans te behem sheksipa ne me shkrujn per dembela e maloka ..... harram pena morr horra ! smiley

Ndonese nje rast i tille nuk vlen per tu pergjithesuar, te gjithe e dime famen e keqe qe shqiptaret kane bere jashte, dhe e kane bere vete, nuk na e kane vene vulen te tjeret. Shqiptaret ne Greqi dhe Itali, po sidomos ne Greqi jane shqiptaret me te ulet me statusin kulturor, kryesisht banore te fshatrave te largeta dhe te izoluara te shqiperise. Vend per diskutime dhe analiza ka plot, perderisa shume pak studime jane bere per kete pune, dhe vetem ne kuader te OJQ-ve per mostrafikimin e grave.

Blendi thote:

SHQIPTARI i ve zjarrin... Jo krimineli, apo bashkeshorti, por SHQIPTARI. Sikur zjarreveneia te kete buruar nga "Shqiptaria" e ketij njeriu.

Te dy epitetet, krimineli dhe bashkeshorti do ishin te papershtatshem per kete rast. Krimineli shqiptar zakonisht shquhet per gjera te tjera me te renda, sesa te vrase gruan, si per shembull rrembimi i ndonje autobuze me njerez te tjere te pafajshem me te cilet nuk i lidh asnje gje etj etj

Bashkeshorti gjithashtu nuk mund te vihet si mbiemer sepse 'bashkeshorta' kane qene gjithe ato shqiptare qe i nxirrnin grate e tyre si prostituta rrugeve te Italise dhe Greqise gjate viteve 90 e madje me ndonje rast tek tuk dhe ketej.

Problemet me gruan ne shqiperi, me shume se me veshjen apo dhunimin seksual qe i behet zakonisht organeve gjenitale femerore kur ato konsiderohen shume 'hot' nga vendet fanatike muslimane, lidhen pikerisht me trajtimin c'njerezor apo si placke qe i behet sot femres nga ai qe e ka ne pronesi ne pjesen me rurale te shoqerise qe eshte gjithashtu dhe pjesa me e madhe e vendit. Dhe keto probleme tonat te brendshme, qe ne nuk i shohim dot, dalin me shume ne pah nga te huajt, nga ata qe jane jashte sistemit, por qe keto probleme kane ekzistuar dhe me perpara. Thjesht te huajt, mjetet e komunikimit si dhe modernizimi dhe hapja qe ka pesuar shqiperia pas viteve 90 i bejne me te dukshme.

 

Ky lajm nuk ka lidhje me prostitucionin.

Shfrytezimi i vajzave Shqiptare eshte "tabu", ose me shqip frike.

Mos shkruaj gjera qe nuk njeh, zonat rurale, e ke gabim.

Per shfytezim vajzash, dallohen qytetet e Shqiperis se mesme.

95% ka ardhur nga keto qytetet.

Sa eshte Tirana , Durresi, Fieri, Berati, Lushnja Elbasani, Vlora, rurale, kete e din vetem ti.

Nuk kam bere ndonje studim per kete, ndoshta ke te drejte ti. Por qe mentaliteti mbizoterues ne shqiperi eshte maskilist per kete nuk ke nevoje per shume statistika.

njera - E degjuat moj gra ca i ka bere burri gruas ne Greqi? Qyqa pse jane terbuar keshtu keta me nuk u pelqejne me te gjalla i duan te pjekura.

tjetra - Rri pash zotin se jemi rrace e poshter nuk behemi kurre njerez!

njera  - Aman cna the sikur nuk e dime ne!

Sikur te isha President i Shqiperise do te influencoja ne miratimin e nje ligji qe i denon shume ashper (deri me djegje te gjalle ne turren e druve) te gjithe meshkujt qe abuzojne me seksin femer. Vetem keshtu mund te ndikohet ne frenimin e psikologjise mesjetare te bashkombasve tane qe femren e konsiderojne akoma si placke tregu dhe prone private. Ne raste me te lehta krimi ndaj fermrave do te prpozoja dhe prerje te organeve te tyre seksuale ne menyre qe te "c'burrerohen".

 dmth ti berbero do me na bo dhe ne, pra shoqerine, qe ti trajtojme çeshtjet passionnément (me pasion) ?

lal, thirri menies, keto quhen krime pasioni dhe nuk ka burr ose ligj ne bote ti ndaloje, se rrobi qe i kryn e ka humb ne ate moment LLOGJIKEN. i jane erresuar syte e nuk aresyeton me. ate e drejton vetem instikti shtazarak qe secili prej nesh, kush me shume e kush me pak, mbart ne vetvete.

keshtuqe ato masat dragoniane te tuat, naive, nuk vlejne per gje. 

 ps: per me teper dhe diçka mbi fjalen MASAKER. 

kjo fjale ne vetvete permban rrenjen MASSE (lexohet mase) ekziston dhe ne shqip, mase, masiv, etj. do ti shkonte ketij artikulli sikur te ishin vra ose djeg shume vete, pra te kishte ndodh diçka (vrasje) masive.  

O Hajdar!

Une e di se ketu ne Shqiperi nuk kane per tu vendosur kurre keto ndeshkime qe them une, sepse shumices se meshkujve ju djeg suma. Por kam te drejte te enderoj duke pare se si une ja pres aletet ketyre monstrave dhe pastaj ja varr ne qafe si kemboren dashit. Eshte nje pune qe do ta BEJA ME GJITHE DESHIRE DHE PA PAGESE.

Titulli eshte shume i gabuar.

Shqiptari i ve flaken te shoqes? Dmth ja keshtu jemi ne shqiptaret , djegim bashkeshortet?

Cfar budalleqesh. Ky nuk eshte as lajm per tu komentuar njeher, e vetmja gje qe mund te komentosh eshte te thuash, gjynah.

 

 

Ne greqi vitet e fundit ka nje "rritje" persa i perket krimit c'njerzor brenda familjes, nuk jane te pakta rastet ku krimi kalon cakune c'do fantazi keqberesi, pasi nje njeri i zakonshem kurr nuk mund te arrije ne ate pike ( te pakten ne imagjinat).  Ndoshta edhe ne qyteterime te tjera ne bote ndodhin krime makabre-kafsherore, por nami qe merr nje krim i ketill ne ballkane eshte i nje klasi tjeter. Per ne shqiptaret eshte me shume domethenes si krim pasi: ne korigjojme fatkeqesishte,  dhe nuk mesojme nga injorancat e semura te njerezve kafshe!!!

Krimi ne familje eshte rritur kohet e fundit/duket sikur eshte rritur, Etmondo, ngaqe:

  • mashkulli me vlera te nje shekulli me pare s'po arrin te kopsise jeten ne vlerat e botes te sotme. Aq me teper me vlerat e nje vendi me te perparuar ne fushen e emancipimit femeror. Rrugedaljen do e kerkoje tek nenshtrimi i pales tj. (shpesh nepermjet dhunes fizike ose/dhe psikologjike). Shefqeti, tere jeten e tije ka pare si i ati nenshtronte te emen, ai s'ka pasur shembull tjeter interagimi bashkeshortor.
  • po denoncohet me teper nga shoqeria. Femra ne te kaluaren ne Shqiperi eshte trajtuar si prone, pa mundesine e ngritjes te zerit per te denoncuar dhunen qe ushtrohej ndaj saje. Mundesite e kufizuara ekonomike dhe sistemi patriarkal nuk ofronin vend per rebelizem ose mbrojtje te drejtash.

jetonte shqiptari 41-vjeçar, i cili është arrestuar tashmë nga policia. Bashkëshortja e tij 27-vjeçare

Mahhhh...Teknikisht i ati me moshe. Qe ketu fillon e çalon gomari.

Praktikisht i bie 14 vjec La_rosee! Gomari calon nga mende  e kokes ne kete ngjarje.. Mos te anashkalojme ngjarjen tani.  Nese deshirojme te arrijme standartet e perendimit nje dite lexo si me poshte:

1) Ngjarje te tilla kaqe makabre jo vetem qe duhen publikuar ne shtyp por duhet te jene lajm kryesor ne cdo media vizive.Sepse  a)kshu opinioni publik senzibilizohet dhe b) nuk ka asgje ketu per tu ofenduar sepse ky individ qenka shqiptare. Per tu ofenduar eshte krimi qe ai kryhen jo prej-arrdhja. Edhe nese dikush ndihet i ofenduar apo i skuqen veshet nga titulli atehere e meriton, sepse eshte ngjarje e tille qe te heqe besimin ndaj vlerave humane te shqiptareve. E djeg te gjalle o njerez dhe ka shume mundesi qe ka tentuar te djeg edhe nenen e femijve te tij, jo vetem gruan!

Praktike mjaft e perdorur ne perendim ku dhuna ndaj gruas ze nje vend kryesor ne lajme.

2) Mbrotja e gruas! Me duket pak e merzitshme gjithmone te permendim te kaluaren. Jo gruaja ka qene placke,jo martuar me dhune, jo rritur me frike etj. Dakord keto te gjitha qendrojne por deri ne nje pike. Por nuk eshte arsyheja kryesore. Pas 90 me shkaterrimin e shtetit shqiptare dhe rendit publik pjesa e shoqerise qe u diskriminua me shume dhe u ndje me e pa-mbrojtura ishte gruaja. Nese duhet qe te arrihen standartet e perendimit duhet me doemos te arrihen standartet e mbrojtjes se gruas ne rradhe te pare. Edhe jo mbrotje ne leter, por mbrotje ne praktike. Duke filluar qe nga ngacmimet seksuale ne klasat e fillores ( po fillores) dhe te mesmes e deri tek mbrotja e pleqve ne rruge nga grabitsit apo nga fqinjet qe pellasin si gomare para banesave.

 

 Ajo diference e madhe moshe vjen me ndryshime te rendesishme. Nese pala fizikisht me e forte s'ka aftesite mendore per te lokalizuar prejardhjen e atyre ndryshimeve, atehere do t'i etiketoje si: nje grua qe s'merr vesh te shoqin, nje grua qe s'ka shije, nje grua qe s'kupton,...dhe nje qenie e tille -sipas mendjes te ketij individi- nuk meriton respekt psikologjik/fizik.

 

Ohhh common you  so unfair now.. Pranoje! Megjithese veshtire te nxjerresh kuptim nga kjo ngjarje..

Perkundrazi, besoj se nje mashkull ne nje moshe me te pjekur eshte e me i afte te njoh dobsite / aftesite e nje gruaje..

Personalisht mendoj se asnje mashkull nuk duhet martuar me ligj para 30 vjeteve pavaresisht nacionalitetit..

Shume nevrike!

Nuk besoj qe u kuptuam totalisht: nje diference e madhe moshe, çiftezuar me nje IQ te ulet, s'eshte miks i mire.

S'jam aspak dakord qe nje njeri detyrimisht me moshen fiton pjekuri; ne shume raste thjeshte fiton ngurtesi ndaj vlerave vetjake. Sidoqofte, ne rastet kur njeriu kalon etapat e jetes gradualisht dhe pa trauma te renda, mosha mund te sjelle pjekuri dhe ajo idea e ligjit te 30-ave mund te gjeje vemendje publike. smiley

 

Bageti ka me shumice dhe une ne ate lloj kategorie do ta vendosja...... nje monster qe ben dicka te tille duhet izoluar per tere jeten.

ky ketu eshte nje lajm i ngjashem po nuk e gjen t'i behet buje ne media (pervec asaj lokale, kuptohet). Media jone nga ana tjeter ka aftesine e vecante te na beje reklame vetem per keq dhe e ben ket shume mire.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).