Maqedoni: Policia ngre aktpadi kundër tifozëve të klubit Vardar

 

Policia ka ngritur tetë aktpadi kundër tifozëve të klubit të futbollit Vardar, të përfshirë në ngjarjet e dhunshme të dielën në lagjen Nerez të Shkupit, të banuar me shqiptarë.

 

“Komitët”, siç e quajnë veten tifozët maqedonas, u kanë shkaktuar lëndime trupore të paktën katër shqiptarëve. Ata kanë gjuajtur me gurë dhe gjësende të tjera, ndërsa është njoftuar se kanë hyrë madje brenda pronave dhe shtëpive të shqiptarëve të kësaj lagjeje; kanë rrahur gra e fëmijë dhe kanë dëmtuar automjete.

Ambasadori amerikan në Shkup, Philip Reeker, i pyetur nga gazetarët të komentonte në lidhje me ngjarjet e së dielës tha se nuk kishte fakte në lidhje me incidentin, ndërsa tha se në të gjithë botën dhe në Evropë ndodhin incidente të dhunshme që lidhen me sportin, kur tifozët bëhen më “tepër aktivë”. Ambasadori tha se më shumë njoftime duhet të priten nga autoritetet lokale në lidhje me këtë rast.

Ndërkohë, Bashkimi Demokratik për Integrim, anëtar i koalicionit qeveritar kërkon nga qeveria dhe nga ministria e Rendit që t’i zbulojë sulmuesit dhe nxitësit e incidentit. Xhevat Ademi i kësaj partie është shprehur se ata të cilët i frymëzojnë, nxisin dhe sponsorizojnë këto ngjarje të mos luajnë me këso gjërash. Incidentet e këtilla mund të fillojnë si lojë, por fundi mund të jetë shumë i keq për të gjithë, ka thënë deputeti i BDI-së.

Incidenti ka shkaktuar indinjatë te popullata shqiptare në Maqedoni, një vend me marrëdhënie të brishta ndëretnike, ndërkohë që mund të lërë pasoja edhe në zhvillimet politike të vendit. /VoA/


 

2 Komente

pfffff tu bo cuba edhe ke maqedonasit e lishte ....dhe u kane hy Shqiptareve edhe neper shpija

po nejse se Shqiptaret atje akoma hahen me njeri-tjetrin per karrige

Po pse vetem ne maqedoni grihen shqiptaret per KARRIGE......
Ne shqiperi vetem shpatat nuk kane dale akoma, se aty ka mjete me te sofistikuara e speciale...... smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).