"Lufte” ne Facebook per Dritan Dajtin

 

“Lufte” ne Facebook per Dritan Dajtin

Pas betejes per kapjen e Dritan Dajtit qe u mbyll me kater police te ekzekutuar dhe 23 vjecarin Ledion Mara te vrare, nje tjeter beteje por kesaj radhe jo me plumba, por kercenime dhe fjale po zhvillohet ne Facebook.

Fansa te te riut qe u vra gjate operacionit policor ne Durres, por edhe persona te tjere qe perkrahin policine, vazhdojne te kercenohen me njeri-tjetrin, secili ne frontin e vet. Shoket e te riut te vrare kane arritur deri aty sa kane vene nje shperblim prej 20 mije euro per personin qe do te siguroje nje foto te forcave te policise dhe te nje polici me inicialet I.GJ.

Kercenimi i hapur por edhe detaje te tjera qe flasin per skenare hakmarrjeje, arratisje te dyte te Dritan Dajtit e kane detyruar policine te vendose nen mbikqyrje kete faqe dhe te dergoje ne prokurori cdo material qe hidhet aty, duke nisur keshtu hetimet per kercenime ndaj punonjesve te policise.

Mes mesazheve te renda ka fjali te tilla si, “Shteti i ulet ne gjunje Dritan Dajtit. Ledion Mara eshte deshmori i vertete”, apo “Shteti i vret te fortet megjithese jane te pafajshem, sepse kane frike prej tyre, por kane harruar nje gje, 1 bie 1000 ngrihen dhe do ju shkaterrojme ju o shtet”.

Ne adrese te polcise leshohen fjali te renda si, “Keshtu do ta pesoni o police. Doni te leme te qete policet e vrare, na lini te kujtojme Ledionin, kjo eshte negociata”. Ne total jane 440 persona te perfshire ne kete debat, i cili sipas polcise dhe prokurorise po sulmon direkt oficere policie te caktuar dhe po ngre per here te pare nje grup ne rrjet.

ps: ndiqni ne FB Ledion Mara zemra jon

2 Komente

Ama te vjen keq kur sheh qe ata ne facebook kane me shume aftesi ortografike se sa mballosesi i shkrimit...

Ne vendet me legjislacion te konsoliduar, egziston nje veper penale qe quhet "apollogji e krimit". Ne legjislacionin tone a egziston kjo veper penale?

Jo per gje , po keta e kane konsumuar me te dy kembet, si edhe eshte i padurueshem per nje qytetar te nje shteti qe kerkon te respektohet, nje karshillek i tille. 

Ne keto situata kur shteti lejon neperkembjen, nuk eshte veshtire te lindin simpatizues te Enverit, ose me mire akoma (ne lidhje me pronen private) te Hitlerit!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).