LSI: "Pestët" donin karrige në qeveri

Ylli: Njëri i kërkoi Metës të bëhet ministër, dy të tjerët donin zv.ministra

Lëvizja Socialiste për Integrim sulmoi ashpër pesë përfaqësuesit e lartë të saj, që ditët e fundit kanë lëshuar deklarata kundër koalicionit PD-LSI. Anëtari i Kryesisë, Dritan Ylli, deklaroi se "koalicioni i LSI-së me PD-në për krijimin e mazhorancës së Qeverisë së Integrimit është miratuar unanimisht në mënyrë të hapur dhe transparente, si në Konventën Kombëtare të LSI-së, ashtu dhe në të gjitha strukturat e saj drejtuese që nga qendra dhe deri në bazë". Ky koalicion, tha ai, që reflekton një pjekuri të klasës politike shqiptare, do të ketë një garanci dyfishe për të realizuar me sukses ato reforma që kërkohen për proceset integruese dhe zhvillimore të vendit. "Por zotërinjtë që mendojnë se qenka e gabuar e gjithë kjo ndërmarrje madhore në politikën shqiptare, që nuk e teprojmë po ta cilësojmë patriotike për dobinë që sjell në zhvillimin dhe integrimin e vendit, në fakt e kanë hallin tjetërkund", u shpreh Ylli. Ai shtoi se përpjekjet e tyre të dëshpëruara janë fryt i shqetësimit dhe padurimit të tyre për krizën e madhe që po kalon PS-ja si pasojë e humbjes së Edi Ramës. Këta zotërinj, më parë se të akuzojnë LSI-në për marrëveshjen me PD-në, duhet të paktën të tregojnë një ndershmëri dhe transparencë përpara opinionit, lidhur me disa fakte që janë publikuar në media dhe që këta zotërinj duhet t‘i përgënjeshtrojnë ose jo. Fjala vjen, nënvizoi Ylli, zoti Klosi duhet të japë një përgjigje, a është e vërtetë që gruaja e tij është drejtuese e drejtorisë më të rëndësishme të adminisratës së Ramës në Bashkinë e Tiranës. "A është e vërtetë që gruaja e zotit Klosi drejton Drejtorinë e Audititit të bashkisë më të akuzuar për korrupsion dhe abuzime nga media dhe politika, me paratë e taksapaguesve shqiptarë? A është e vërtetë që zotit Klosi i duhet të mbrojë këtë pozicion të gruas së tij, në përpjekjet e tij kundër koalicionit të integrimit, LSI-së dhe të gjithë anëtarëve të saj?", shtroi pyetjen Ylli. Ky, sipas tij, është një sqarim që zoti Klosi duhet ta bëjë përpara se të na akuzojë ne, që sipas tij po bëhemi pjesë e një koalicioni të rëndësishëm për vendin, për hir të përfitimeve tona. "Siç dhe ndonjë zotëri tjetër i 5-shes së deklaratës së të shtunës, duhet të sqarojë gjithashtu se a është e vërtetë ajo që shkruan media, se kunata e tij është nënkryetare e administratës së Ramës në Bashkinë e Tiranës. Por gjithaq edhe dy të tjerët duhet të sqarojnë nëse kanë marrë apo jo një zyrë luksoze te dy kullat në bulevardin kryesor të Tiranës, dhuratë nga biznesmeni tashmë deputet i PS-së, Fidel Ylli, siç është shkruar në media këto ditë. Apo një tjetër zotëri, që ka gjysmën e fisit sipas fakteve të publikuara po në media, duhet të sqarojë a janë të vërteta këto apo jo?", theksoi Ylli. Sepse, sipas informacioneve të mia, u shpreh funksionari i LSI-së, këta i kanë kërkuar kreut të LSI, z.Meta, një vend për ministër dhe dy të tjerë për zv.ministra, me kusht që të mos dilnin kundër koalicionit me PD-në. "Por, pushimet e gjata të z.Meta mesa duket i lodhën dhe i dëshpëruan zotërinjtë, dhe në vend të ofiqeve të reja qyl, zgjodhën ato që i kishin të sigurta, të ruanin interesat e tyre me Bashkinë e Tiranës", theksoi Ylli. LSI mendon se kjo parti nuk ka asnjë faturë apo humbje nga vetëlargimi i këtyre personazheve që i cilëson "qylaxhinj meskinë", të cilët hiqen si ithtarë të së majtës. "Ata janë mësuar që vetëm të tjerët të sakrifikojnë për ta, por këta kurrë për të tjerët dhe sidomos për çështje madhore politike, duke mos qenë aspak solidarë dhe vlerësues të kontributeve të barabarta", u shpreh Ylli. Me vetëlargimin e këtyre ngarkesave negative, tha Ylli, LSI do të çlirojë vetëm energji pozitive.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së thotë se çdo gjë shkon normalisht
"Marrëveshja qeverisëse PD-LSI firmoset në shtator"

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, deklaroi dje se marrëveshja PD-LSI është një vendim madhor dhe historik i Konventës së LSI-së, si forumi më i lartë, e ky vendim jo vetëm që konsiderohet i patjetërsueshëm dhe i pakthyeshëm, por edhe dhe obligim madhor. "Procesi i negocimit është në fazën e tij përgatitore, qoftë në mënyrë të planit programor, e cila përbën dhe sfidën dhe risinë e re", tha Vasili. Sepse, sqaroi ai, kjo është një marrëveshje historike që nuk ka vënë asnjëherë në balancë interesat partiake, por në radhë të parë dhe kjo është lehtësisht e lexueshme për çdo njeri normal dhe për mijëra qytetarë që e mendojnë kështu, ka integrimin, stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e vendit. "Po punohet në pjesën programore në këtë platformë, e cila përbën thelbin dhe zemrën e kësaj marrëveshjeje, që në përputhje me afatet kushtetuese dhe jo më parë, do të konkludohet në ditët e para të shtatorit", garantoi ai. Kështu, vijoi Vasili, mendoj se kjo ecuri shumë pozitive dhe kjo qetësi e stabilitet i krijuar në vend, është falë këtij bashkëpunimi historik të LSI-së. "Dhe kjo është një ëndërr jo vetëm për mijëra shqiptarë, por edhe për shumë dhe shumë të tjerë që kanë sakrifikuar edhe para viteve ‘90 për një Shqipëri të hapur dhe jo të izoluar, një Shqipëri në stabilitet dhe jo në kaos, një Shqipëri të qetë dhe jo një Shqipëri të turbulluar", nënvizoi Vasili. Sipas tij, komente që nuk kanë të bëjnë me ndonjë thelb politik, por që janë thjesht komente të nivelit të zëdhënësave të bashkisë së Edi Ramës, nuk janë në interesin politik madhor ku ndodhet vendi dhe LSI-ja për t‘u marrë me ta.

5 Komente

Gruaja e fistekut, kunata e filanit, kusherinjte e te tretit e keshtu me rradhe. Njeriu qe synon te mos akuzohet ne Shqiperi duhet te jete jetim.

Sabiti karrige?

Ku i mberrijne kembet te hype ne karrige.

Stol  ose kove boje , per Sabitin,

....nese ewhte e vertet cer thote ky Ylli, per keta te 5 atehere udheheqesi i tyre eshte Meta...

hahhaaaa lit ke te drejte vallai

 

po ylli ka te drejte:

-albana dhimitri+arsen xhufi, arsen xhufi esht vellai i pellumb xhufit, albana dhimitri nenkryetare e bashkise qe ne janar 2005

-dorina leka eshte sipas regjistrit kombetar te gjendjes civile gruaja e fatos klosit, si edhe drejtore e auditit (qe ne vitin 2007 madje)

-mustafa muci dhe ndre legisi kane zyrat te kulat e fidel ylli

-per sabit broken sdi gje

-

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).