Ligji i ri, filtër për aftësinë në profesion

Provim shteti si filtër për profesionistët më të mirë. Me anë të tij do të bëhet diferenca mes atyre, që diplomën e kanë vërtet të merituar apo e kanë marrë kushedi si. Ky është ligji më i ri që do të vihet në zbatim shumë shpejt. Hartuesit e cilësojnë një lloj Mature Shtetërore për Arsimin e Lartë, edhe pse të një forme tjetër. Gjithashtu, konsiderohet si një përgjigje reflektive edhe për kritikat e drejta mbi korrupsionin në provimet e universitetit dhe shtimin e fakulteteve private që lëshojnë një numër të lartë diplomash. Propozuesi i këtij ligji zv/kryeministri Genc Pollo, në një intervistë për gazetën sqaron përmbajtjen dhe pritshmërinë prej tij.
Ligji i ri pritet të fusë në "sitë" profesionistët dhe të bëjë diferencën në aftësi, ishte domosdoshmëri hartimi i tij, nuk mjafton vetëm diploma?
Ligji përmbush një nevojë të brendshme të shoqërisë shqiptare të ndjerë prej kohësh dhe të venë në dukje me zë të lartë: atë të cilësisë së profesionistëve. Por jo të së gjithë profesionistëve: profesione të rregulluara mbulojnë fusha sensitive për shëndetin e sigurinë publike. Gjithashtu, ky ligj përmbush edhe një kërkesë të Bashkimit Evropian (direktiva e Komisionit Evropian 2005/36/EC, date 7.09.2005 ka shërbyer si bazë për përgatitjen e p/ligjit).
Skema që do aplikohet duket si Matura shtetërore në fund të universitetit. A mendoni se do të hasni po ato kundërshtime në këtë pikë?
 Provimi i Shtetit është thelbi i këtij ligji. Pra, mund të marrësh diplomën në një universitet, por me kaq vetëm të çelet rruga drejt ushtrimit të profesionit si titullar. Provimi i Shtetit organizohet nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me ministrinë e linjës p.sh., me Ministrinë e Shëndetësisë për mjekët e farmacistët. Por, gjithsesi anëtarët e KOMKOV (Komisioni Kombëtar i Vlerësimit) janë profesorë universitarë të fushës përkatëse. Në këtë mënyrë Shteti del garant për aftësitë e njohuritë e atij që do të jetë mjek, dentist, infermier, farmacist etj. Pra, cilado të ketë qenë cilësia e diplomës është diplomë e lëshuar në Tiranë apo jashtë kryeqytetit, në universitet publik apo privat tashme filtri është unik për të gjithë vendin dhe quhet Provim i Shtetit. Gjatë konsultimeve që kanë zgjatur afro 18 muaj ideja e normimit i profesioneve të rregulluara përgjithësisht është mirëpritur. Mendoj që për drejtues universitarë Provimi i Shtetit është një sfidë. Ata që e dinë se cilësia e një diplome që lëshojnë nuk është më e mira detyrohen të përpiqen më shumë në atë drejtim. Gjithsesi ky është një ligj që i jep garancitë shtetërore publikut që përdor shërbimet e mjekut, farmacistit, infermierit, inxhinierit e kështu me radhë. Provimi i Shtetit dhe Matura kanë të përbashkët konceptin bazë të garancisë shtetërore. Më tej, funksionet janë të ndryshme. Edhe një gjë që do t'i bashkojë. Përdorimi i gjerë i teknologjisë dixhitale për të cilën ka insistuar me të drejtë Kryeministri Berisha. Eshtë mënyrë shumë efikase për të reduktuar në zero abuzimin e korrupsionin.
Me këtë provim një i sapodiplomuar i përmbush kushtet për të ushtruar profesionin?
Kusht tjetër për të ushtruar profesionin është një praktikë profesionale që mund të zgjasë gjashtë muaj deri në tre vjet pranë një profesionisti me përvojë. Pra, edhe njëherë: pasi personi merr diplomën, bën praktikën profesionale, pastaj jep Provimin e Shtetit. Nëse del me sukses në këtë provim regjistrohet në urdhrin profesional përkatës (regjistrimi është formalitet në kuptimin që Urdhri nuk mund ta refuzoj&eumlsmiley Pas kësaj personi ushtron ligjërisht profesionin përkatës.
Projektligji që keni propozuar parashikon vetëm dhjetë profesione të rregulluara. Pse pikërisht dhjetë?
Në p/ligj janë parashikuar dhjetë profesione të rregulluara. Është vetëm një fillim. Në vende të pasura të BE kjo listë shkon mbi 100. Por ka vende në bote me po atë shkalle zhvillimi si Shqipëria ku listohen 50 deri 70 profesione të rregulluara. Ne do të ecim gradualisht.
Mendoni se nuk mjaftojnë urdhrat profesionalë për të përmbushur këtë detyrë lidhur me profesione të veçanta?
Dua të them se është koha për të reformuar këto Urdhra të cilët jo rrallë janë jopërfaqësues dhe inefektivë në përmbushjen e misionit të tyre. Këto institucione parashtetërore kanë një rol të rëndësishëm për të luajtur dhe deri tani përgjithësisht nuk e kanë përmbushur. Urdhrat Profesionale duhet të kujdesen më shumë për përditësimin e njohurive profesionale si dhe për disiplinime kur kemi shkelje të etikës dhe të rregullave nga profesionistët. Prandaj edhe aty duhet bërë një reformë më vete.

2 Komente

do ja i heqkan diplomat Nard Ndokes!?!

Po Shaban Memise doktoraten, apo ata me Doktorata si kap ky ligj!!!

hahaha! Shume e forte (dhe e goditur) kjo smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).