Lavjerresi i Foucault (Eco) - fragment

E finalmente altro non si inferisce cabalisticamente da vinum che VIS NUMerorum, dai quali numeri essa Magia dipende.
Cesare della Riviera, Il Mondo Magico degli Eroi, Mantova, Osanna, 1603, p. 65 f.

Pra, une fola mbi takimin tim te pare me Belbon. Ne njiheshim tashme me te shikuar dhe kishim folur njehere shkurtazi me njeri-tjetrin tek Pilade, por une nuk dija shume rreth tij, vetem qe punonte tek Garamond, dhe libra prej Garamondit here pas here me binin nder duar gjate studimit. Ishte nje shtepi botuese e vogel, por serioze. Nje djale i ri, i cili sapo synon te shkruaje doktoraturen e tij, ndjehet gjithmone i terhequr prej dikujt, i cili punon ne nje shtepi botuese te mirenjohur.
“Po Ju cfare beni?” me pyeti ai nje mbremjeje, teksa te dy u mbeshtetem ne fundin e jashtem te banakut prej zinku, te rrethuar prej nje turme si ne nje party te madh. Ishte koha, kur te gjithe i drejtoheshin njeri-tjetrit me “ti”, studentet profesoreve dhe profesoret studenteve. Pa permendur fare klientet e Bar Pilades. “Me jep nje birre”, i thoshte nje student i veshur me pardesy kryeredaktorit te perditshmes me te madhe. Mund te mendoje, se ishe ne Shen-Petersburg ne kohen e Shklovskit.
Majakovske te zhurmshem dhe asnje Zhivago te vetem. Belbo nuk i shmangej te pergjithshmes “ti”, por ai i jepte atij nje nenton te pakuptueshem perbuzes. Ai thoshte “ti”, ne menyre qe te demonstronte, qe ai vulgaritetit i pergjigjej me vulgaritet, por qe mes afrueshmerise dhe afrimitetiti ndante nje humnere e tere. Vetem rralle dhe vetem per pak njerez degjoja ate te thoshte “ti” me perulje, ose me pasion – vetem ndaj Diotallevit dhe tek tuk ndonje femre. Atyre, te cilet ai i vleresonte, dhe nuk i njihte prej kohesh, u drejtohej me "Ju". Keshtu veproi ai me mua gjate gjithe kohes se bashkepunimit dhe une isha krenar per kete privilegj.
“Po Ju cfare beni?” me pyeste ai atehere, sic e di tani, me simpati.
“Ne jete apo ne “teater”?” e pyeta une me nje shikim rrotullues nga skena e Pilades.
“Ne jete.”
“Une studioj.”
“Shkoni ne universitet apo studioni.”
“Ju nuk do ta besonit, por njera nuk e kundershton tjetren. Tani po perfundoj nje dizertacion mbi Kaloresit e Tempullit.”
“Oh, cfare teme e peshtire”, tha. “A nuk eshte kjo dicka me teper per te marret?”
“Une studioj te vertetet. Dokumentet e procesit gjyqesor. Por cfare dini Ju mbi Tempulltaret?”
“Une punoj ne nje shtepi botuese, dhe ne nje shtepi botuese vijne te mencur dhe te marre. Mjeshteria e lektorit eshte qe pernjehere te njohe te marret. Kur dikush fillon te flase mbi Tempulltaret, eshte ne shumicen e rasteve nje i marre.”
“E kujt ia thoni kete. Emri i tyre eshte legjende. Por jo te gjithe te marret flasin mbi Tempulltaret. Prej nga i njihni te tjeret?”
“Pervoje pune. Dua t´Jua shpjegoj, Ju jeni akoma i ri. Para se gjithash, si Ju quajne?”
“Casaubon”
“A nuk ka qene nje figure romani ne "Middlemarch"?”
“S´e kam idene. Ne fakt ka qene, besoj, edhe nje filolog i Rilindjes. Por une nuk jam i afert me te.”
“Ta lejme kete per nje here tjeter. Do te pini dicka? Pilade, edhe dy te tjera, faleminderit. Atehere, kini mendjen. Ne bote gjenden Idiotet, Te trashet, Budallenjte dhe Te marret.”
“Tjeter jo?”
“Posi, ne te dy per shembull, ose se paku – pa ofenduar njeri – une. Por ne fund te fundit, po ta veresh mire, cdo njeri i perket njerit prej ketyre kategorive. Cdokush prej nesh eshte herepashere idiot, i trashe, budalla ose i marre. Le te themi, normal eshte ai, i cili keto komponente i perzien ne nje fare menyre te arsyeshme. Keta jane Tipa Themelore.”
“Idealtypen, sic thone gjermanet.”
“Bravo. Dini edhe gjermanisht?”
“Mjafton aq sa per bibliografite.”
“Ne kohen time, kush dinte gjermanisht, nuk promovohej me tutje. Ai e kalonte diten me te diturit gjermanisht. Besoj, sot ndodh e njejta gje, me kinezcen.”
“Une nuk e flas dhe aq mire, prandaj edhe po promovohem. Por te kthehemi tek tipologjia Juaj. Kush eshte atehere nje gjeni, ashtu si Ajnshtajn per shembull?”
“Gjeni eshte ai, i cili nje nga komponentet e ngre ne lartesi marramendese, duke u afruar me te tjeret.”
Ai rrekelleu nje gllenjke dhe trokiti goten me nje vajze, e cila ne ate cast kaloi aty pari: “Ciao, Bellissima, a ke provuar perseri te besh vetevrasje?”
“Jo”, iu pergjigj ajo, “tani jetoj ne nje kolektiv.”
“Shume mire, atehere”, tha Belbo. Me pas u kthye perseri nga mua: “Njeriu mund te beje edhe vetevrasje kolektive, nuk mendoni edhe Ju keshtu?”
“Por si eshte puna me te marret?”
“Shpresoj te mos e merrni teorine time per flori te paster. Une s´mund te shpjegoj te gjithe boten. Une them vetem, se kush eshte i marre per nje shtepi botuese. Teoria eshte e zhvilluar ad hoc, okay?”
“Okay. Raundi tjeter eshte i imi.”
“Okay. Pilade, te lutem, me pak akull. Perndryshe na bie direkt ne tru. Atehere. “Idioti” nuk flet fare, ai vetem jargavitet, ai eshte spazmatik. Ai e mbjell akulloren mbi balle, pasi ai nuk di te koordinoje levizjet e tij. Ai ecen ne anen e gabuar te portes rrotulluese.”
“Si ia arrin ai kesaj?”
“Ai ia arrin kesaj. Fundja ai eshte idiot. Ai nuk na intereson neve ketu, ai njihet menjehere dhe ai nuk vjen asnjehere ne shtepi botuese. Ta leme ate atje ku eshte.”
“Mire, e leme atje ku eshte.”
“Te jesh “I trashe” eshte me komplekse. Eshte nje e sjellur sociale. I trashi eshte ai, i cili flet prane gotes.”
“Si e kuptoni Ju kete?”
“Keshtu”. Ai drejtoi gishtin tregues drejt gotes se tij te Whisky-t mbi banak. “Ai don te flase rreth asaj, cfare eshte ne gote, por cfare ben ai, ai flet per tjeter gje. Nese e doni keshtu, te thene me fjale te pergjithshme: Ai sillet gjithmone jashte vendit, ai eshte ai tipi, i cili pyet per shendetin e gruas, kur dike e ka braktisur gruaja. Mjafton kjo ne kapjen e idese?”
“Mjafton, e njoh kete tip.”
“I trashi eshte shume i kerkuar, vecanerisht neper darkat mondane ose neper Party. Ai i ve qe te gjithe ne siklet, por atehere sjell raste per komentare. Ne variantin e tij me positiv ai behet diplomat. Ai flet prane gotes, kur te tjeret jane sjellur jashte vendit, atehere ai e sjell biseden rreth temave te tjera. Por ai nuk na intereson neve ketu, ai nuk eshte asnjehere kreativ, ai nuk krijon gje vete, prandaj ai nuk vjen asnjehere ne shtepi botuese per te ofruar doreshkrime. I trashi nuk thote, qe macja leh, ai flet mbi macet kur te tjeret flasin mbi qente. Ai ngaterrohet me rregullat e bashkebisedimit, dhe kur ngaterrohet njehere e mire, eshte i mrekullueshem. Besoj, ai eshte nje gjallese e pavdekshme, mbajtes eminent i virtyteve borgjeze. Atij i nevojitet nje sallon Verdurin apo nje Maison Guermantes. Lexoni ju studentet, te tilla gjera?”
“Une po.”
“I Trashi eshte Joaquin Murat, i cili kalon ne reviste trupat ushtarake dhe veshtron nje oficer te larte te dekoruar prej Martinique. ›Vous êtes nègre?‹(Ju qenkeni i zi) e pyet ai. ›Oui mon général‹, i pergjigjet oficeri. Dhe Murat: ›Bravo, bravo, continuez!‹ (Vazhdoni). A mund te me ndiqni? Me falni, por sonte mbrema festoj nje vendim historik ne jeten time: Kam vendosur te mos pí me! Edhe nje? Jo, mos u pergjigjni, Ju me shkaktoni ndjenja faji. Pilade!!
“Po Budallai?”
“Ah. Budallai nuk ngaterrohet ne menyren e te sjellurit. Ai ngaterrohet ne menyren e te menduarit. Ai eshte ai tipi, i cili thote, te gjithe qente jane kafshe shtepiake dhe te gjithe qente lehin, por edhe macet jane kafshe shtepiake e si rrjedhim edhe ato lehin. Ose: Te gjithe athinasit jane te vdekshem, dhe te gjithe banoret e Pireut jane te vdekshem, atehere te gjithe banoret e Pireut jane athinjote.”
“Por kjo qendron.”
“Po, por prej rastesise. Budallai mund edhe te thote dicka te sakte, por prej arsyesh te gabuara.”
“Njeriu mund te thote edhe dicka te gabuar, edhe pse arsyet jane te drejta.”
“Per Zotin! Po pse atehere gjithe ai múnd per te qene animal rationale?”
“Te gjithe majmunet rrjedhin prej formave te uleta te jetes, njerezit rrjedhin prej formave te uleta te jetes, atehere te gjithe njerezit jane majmuna.”
“Jo keq. Jemi gati tek pragu, ne te cilin ju filloni te nuhasni, qe dicka nuk shkon, por eshte njefare pune e nevojshme, per te zbuluar, cfare pikerisht dhe perse. Budallai eshte mbi te gjitha i mefshte. Te trashin e zbulon pernjehere (pa permendur idiotin), por budallai argumenton pothuaj si ty, mungon vetem nje copez e vogel. Ai eshte mjeshter ne paralogjisma. Prej tij nuk shpeton dot asnje lektor, te duhet nje perjetesi e tere. Libra prej budallenjve botohen shume, pasi ato ne shikim te pare na e mbushin syrin. Lektori i shtepise botuese nuk eshte i detyruar te zbuloje budallain. Akademia e Shkencave nuk e zbulon dot ate, perse duhet ta bejne kete njerezit e shtepise botuese?”
“Edhe Filozofia nuk e zbulon dot ate. Deshmia e Zotit e Anselmit te Canterbury eshte budallallek: Zoti duhet te ekzistoje, pasi une mund ta mendoj ate si nje Qenie, e cila zoteron te gjithe persosmerine, perfshire edhe ekzistencen. Anselmi ngaterron ekzistencen ne te menduar me ekzistencen ne realitet.”
“Po, por budallallek eshte edhe kunderthenia e Gaunilos: Une mund te mendoj rreth nje ishulli ne det, edhe nqs ai ishull nuk ekziston ne te vertete. Ai ngaterron te menduarin e te rastesishmes me te menduarin e te domosdoshmes.”
“Nje lufte mes budallenjve.”
“Sigurisht, dhe Zoti argetohet ne ate e siper si nje gaztor. Ai deshironte vetem te ishte i paimagjinueshem, vetem qe te demonstronte, qe Anselmi dhe Gaunilo ishin budallenj. Cfare qellimi madhor per Krijimin, cfare them dhe une, per Aktin e Vullnetit, fuqi e se ciles donte te ishte edhe Zoti. E gjitha e finalizuar ne ngerthimin e budallallekut kozmik.”
“Ne jemi te rrethuar prej budallenjve”
“Njeriu nuk u shpeton dot atyre. Te gjithe jane budallenj, pervec Jush dhe mua. Ose te themi me mire, pa ofenduar njeri, pervec Jush.”
“Mua me duket, ketu futet ne loje deshmia e Goedelit.”
“S´e kam idene, une jam nje idiot. Pilade!”
“Hej, ky eshte raundi im.”
“I ndajme me pas. Kretasi Epimenides thote, te gjithe kretasit jane genjeshtare. Nqs ai e thote kete, ai, i cili eshte vete kretas dhe kretasit i njeh, atehere kjo duhet te jete e vertete.”
“Ky eshte budallallek.”
“Ky eshte Paulus. Letra ndaj Titus. Tashti kete: Te gjithe, te cilet mendojne, qe Epimenides eshte genjeshtar, mund tu besojne kretasve, por kretasit nuk u besojne kretasve, si rrjedhoje asnje kretas mendon, qe Epimenides eshte nje genjeshtar.”
“Ky eshte budallallek, apo jo?”
“Gjykoni vete. Une Jua kam thene, eshte e veshtire, te zbulosh budallain. Nje budalla mund te marre edhe cmimin Nobel.”
“Lermeni te mendoj pakez. Disa prej atyre, te cilet nuk besojne, qe Zoti e krijoi boten ne shtate dite, nuk jane fundamentaliste, por disa prej fundamentalisteve besojne, qe Zoti e krijoi boten ne shtate dite – atehere asnjeri prej tyre, te cilet nuk besojne, qe Zoti e krijoi boten ne shtate dite, eshte fundamentalist.”
“Zot i madh, eshte veshtire ta thuash...Nuk e di. Si thoni Ju?”
“Sido qe te jete eshte budallallek, edhe po te ishte e vertete. Shkel nje rregull te silogjismes: Nuk mund te nxjerresh perfundime pergjithesuese, te cilat rrjedhin prej dy rasteve te vecanta.”
“Po sikur tani te jeni Ju budallai?”
“Atehere do te isha ne shoqeri te mire dhe sekulariste.”
“Ketu keni te drejte, budallalleku na rrethon. Dhe ndoshta eshte budallalleku yne ne nje llogjike tjeter se sa ajo e mencurise sone. E gjithe historia e llogjikes mbeshtetet ne definicionin e nje perkufizimi te pranueshem te budallallekut. Nuk ke c´ben, ai eshte gjigand. Cdo mendimtar i madh eshte per dike tjeter nje budalla.”
“Te menduarit si nje forme koherente e budallallekut.”
“Jo, budallalleku i nje mendimi eshte inkoherenca e nje mendimi tjeter.”
“Mendim i thelle. Tashme dy, edhe pak dhe Pilade e mbyll dhe ne jemi tek Te marret.”
“Aty qendrojme. Te marrin e dallon pernjehere. Ai eshte nje budalla, i cili nuk mund te maskohet dot. Budallai perpiqet ta vertetoje tezen e tij, ai ka nje llogjike te shtrember, megjithate e ka nje. I marri perkundrazi nuk i behet vone per llogjiken, ai vepron me lidhje te shkurtra. Cdo gje verteton per te cdo gje. I marri ka nje idé fikse dhe shikon ne cdo gje, qe ai gjen, kete idé te vertetuar. Te marrin e njeh ne lirine, qe ia jep vetes perkundrejt detyrimit te gjetjes se deshmive, ne gatishmerine, per te gjetur kudo iluminimin. Dhe mund t´Ju duket e cuditshme, por i marri heret apo vone nxjerr prej kapeles magjike Tempulltaret.”
“Gjithmone?”
“Ka edhe te marre pa Tempulltare, por ata me Tempulltare jane me te rrezikshmit. Ata nuk i njeh dot menjehere, ne fillim duket, sikur flasin krejt normal, por pastaj, papritmas...” Ai beri shenje, duke porositur nje whisky, por e rimendoi edhe njehere dhe kerkoi llogarine. “Meqe ra fjala per Tempulltaret, pardje erdhi nje tip tek une dhe me solli nje doreshkrim rreth kesaj teme. Besoj me te vertete, qe eshte i marre, por me surrat njerezor. Doreshkrimi fillon krejt pafajshem. Doni ti hidhni ndonje sy?”
“Me gjithe qejf. Ndoshta gjej ndonje gje brenda, qe me hyn ne pune.”
“S´e besoj fare. Por nese keni nje gjysem ore kohe, beni nje vrap nga ne. Via Sincero Renato nje. Do te me hyje mua me teper ne pune sesa Juve. Ma thoni menjehere, nese punimi iu duket serioz.”
“Perse me besoni mua?”
“Kush thote, se Ju besoj Juve? Por nese vini, Ju besoj Juve. Une i besoj kureshtjes.”
Nje student u derdh brenda me fytyre te cakerritur. “Shoke! Perjashta po marshojne fashistet! Me zinxhira bicikletash!”
“Tu biem kokes”, thirri tipi me mustaqe tartare, qe me kishte kercenuar per shkak te Leninit.
“Perpara, shoke!” Te gjithe ia mbathen jashte.
“C´eshte? Nuk do vemi dhe ne me ta?” pyeta une si i zene ne faj. “Jo”, tha Belbo. “Jane thashetheme, qe i ka nxjerre Pilade, per te boshatisur lokalin. Si mbremja e pare, qe nuk pí me, me duket vetja shume i trullosur. Duhet te jene patjeter shenjat e abstinences. Gjithcka ju thashe, perfshire edhe ne keto momente, jane te gabuara. Naten e mire, Casaubon.”

6 Komente

Nji 5-ce nga lala jot i her, me shijen e kafes s'nemces neper goje dhe te pjeses se mire neper tru.

komentet me shume gjase me vone.  smiley

U shijoka shume mire ne shqip. Perkthim shume i bukur. 

Duhet me e lexu Ekon me kuptu se çfare eshte nje talent i vertete.

Para se gjithash, si Ju quajne?”
“Casaubon”
 

 

Pas shume hulumtimesh ezoterike, me ne fund e mora vesh (pas 10 vjetesh) ku e ka pas kunjin Eko me ket libersmiley.

Emrat e krye-perzonazheve nuk jane te vena kot. Isak Casaubon ishte intelektuali i shek te 16-te qe i dha derrmen idese se "Corpus Hermeticum" (nje liber i gjetur nga nje murg Italian diku nga Shqiperia) nuk ishte aq lashte sa Mojsiu, por i takonte periudhes 200-300AD. Corpus Hermeticum akuzohet nga Eko si burimi i menyres te te menduarit qe ai DENON me kete liber.

ne vazhdim nje pjese tjeter nga "Lavjerresi i Foucault"

 

 

                                            Shterpesia e tij ishte e pafundme: ajo ishte pjese e ekstazes.
 

                                            E. M. Cioran, Le mauvais démiurge, Paris, Gallimard, 1969

 

Biseda tek Pilade me kishte treguar anen e jashtme te Belbos. Nje vezhgues i mire mund te kishte perceptuar karakterin melankolik te sarkazmes se tij. Une nuk mund te pretendoj, qe ajo te kishte qene nje maske. Maskat ishin ndoshta afrimitetet, prej te cilave ai e linte veten te terhiqej. Sarkazma e tij e shfaqur publikisht zbulonte ne fakt melankoline e tij te vertete, te cilen ai fshehtazi perpiqej t´ia fshihte vetes, duke e maskuar ate me nje melankoli te marinuar.
Lexoj perseri kete tekst, te cilin une e kam gjetur mes file- ve te tij, dhe ve re tani, qe ai ne fakt ne keto tekste perpiqej, si ne nje roman, te shpaloste ate, cka ai, te nesermen tek Garamond, do te me tregonte rreth profesionit te tij. Cdo gje e gjej perseri ne to: akribine e tij, pasionin e tij, zhgenjimin e lektorit, i cili shkruan nepermjet personit-mjet, permallja ndaj kreativitetit, te cilin ai nuk mundej ta realizonte kurre, rreptesia morale, e cila e shtrengonte ate, te ndeshkonte veten e tij , pasi ai adhuronte dicka, mbi te cilen ai mendonte te mos kishte asnje te drejte, teksa ai prej adhurimit te tij krijoi nje pikture lajle-lule patetike.

__________________________________________________

Filename:  Jim Kanabisi

Mengjes, bisede me arumunin e ri.
1. Monografi e bukur, e shkruar rrepte, ndoshta pak si shume akademike.
2. Me gjenialia ne kapitullin mbylles krahasimi mes Catull, poetae novi dhe avantgardistin modern.
3. Perse jo si hyrje?
4. Me duhet ta bind per kete. Ai do te thote, te tilla spekullime te dyshimta nuk mund ti perkasin nje seríe filologjie. Ai duhet te kete parasysh mentorin e tij, perndryshe ai nuk merr prej tij asnje parathenie dhe rrezikon karrieren e tij. Nje ide briliante kalon ne dy faqet e fundit pa u vene re, fillimisht ajo te bie shume ne sy dhe mund te irritoje peshkopet e bashkesise.
5. por te duhet vetem ta vendosesh ne kursiv, ne formen e nje parathenie te lirshme jashte kerkimit te vertete, atehere hipoteza mbetet hipoteze, pa e kompromentuar seriozitetin e punimit. Lexuesit nderkohe jane menjehere te mberthyer, ata e lexojne librin nen nje kendveshtrim tjeter.
Por me kete, mos valle ne te vertete une e detyroj ate drejt nje akti te clirimit, apo po e perdor ate thjesht per te shkruajtur librin tim?
Me dy fjale te ndryshosh libra te tere. Te jesh Demiurg ne vepren e te tjereve. Ne vend qe te brumosesh balten e bute, te japesh goditje te vogla mbi balten e ngurtesuar, prej te ciles tashme dikush ka formuar statujen e tij. Ti japesh Moisiut goditjen e duhur me cekic dhe ai fillon te flase.

Bisede me William S.
"E lexova punimin Tuaj. Jo keq. Pjesa ka ngarkese, fantazi, dramatike. Perpjekja e Juaj e pare per te shkruar?"
"Jo, kam shkruar tashme edhe nje tragjedi tjeter, historia e dy te dashuruarve ne Verona, te cilet...."
"Mire, por le te flasim fillimisht mbi kete punim zoti S. Pyes veten, perse Ju e lini historine te zhvillohet ne France. Perse jo ne Danimarke? Vecse sa po e coj neper mendje, kjo nuk do te kushtonte shume pune, mjafton te ndryshoni disa emra, prej Château de Châlons-sur-Marne behet, le te themi, Schloss Helsingör... Mua me duket, se ne nje klime protestante nordike, ne te cilen endet fryma e Kierkegaard, te gjitha keto ceshtje ekzistenciale do te beheshin...."
"Hem, ndoshta keni te drejte."
"Po, patjeter. Me tej, pjesa Juaj ka nevoje per disa goditje dramatike,vetem aty-ketu nje retushim, ashtu sikurse floktori korrigjon qimet e fundit te qafes, perpara se t´Jua mbaje pasqyren... Per shembull, fantazma e babait. Perse ne fund? Une do ta lija te shfaqej menjehere qe ne fillim. Ne menyre te atille, qe paralajmerimi i atit menjehere te percaktoje sjelljen e princit te ri dhe ta coje ne konflikt me te jemen."
"Aspak idé e keqe, me duhej vetem te spostoja nje skene."
"Drejte. Dhe se fundmi, stili. Le te kapim nje skene cfaredo, ketu, kjo per shembull, kur princi i ri shfaqet ne te tatepjeten dhe fillon me meditacionet e tij mbi aktivitetin dhe pasivitetin. Kjo pjese eshte me te vertete e bukur, por mua me mungon akoma ngarkesa e vertete. Kjo te deperton shume pak nen lekure: “Te veprosh a te mos veprosh? Kjo eshte pyetja ime plot frike! Nese fisnikerisht ne perulje, shigjetat dhe te vertiturat e fatit zemerak te durosh apo...” Perse pyetja ime plot frike? Une do te doja ta lija te thonte, kjo eshte ceshtja ketu, ky eshte problemi, me kuptoni, jo problemi i tij individual, porse, mbi te gjitha, ceshtja themelore e Ekzistences. Me e para alternative eshte, per ta thene kesisoj, ajo mes Te Jesh dhe Te mos Jesh...,"

Te popullosh boten me femije, te cilet jetojne nen emra te tjere, dhe askush nuk e di, qe ata jane te tute. Njesoj sikur te ishe Zoti ne civil. Ti je Zoti, ti ecen neper qytet, degjon njerezit te flasin rreth teje, Zoti ketu e Zoti atje, dhe cfare Universi i mrekullueshem, dhe sa elegante kjo universale force e rendeses, dhe ti buzeqesh nen mjekren tende (ti duhet te ngjisesh ne fytyre nje mjeker, per te ecur nder njerez, ose jo, pa mjeker, tek mjekra te njohin pernjehere), dhe ti i thua vetes (solipsizmi i Zotit eshte dramatik): “Hej, te gjithe kete e kam krijuar une, dhe ata nuk e dine.” Dhe dikush perplaset me ty ne rruge, ndoshta te fut edhe ndonje te share, dhe ti me perulje kerkon falje dhe vazhdon tutje, nderkohe qe ti je Zoti, dhe po te doje ti, mjaftoje vetem te ferkosh gishtat, dhe bota behej hí. Por ti je kaq i plotfuqishem, saqe mund t´ia lejosh vetes, qe te jesh i meshirshem.
Te shkruash nje roman mbi Zotin, i cili del inkognito shetitje nder krijesat e tij...
Harroje Belbo, nese te erdhi ty kjo idé, patjeter qe i ka shkuar nder mend edhe dikujt tjeter.

Variant. Ti je nje autor, ti akoma nuk e di, nje nder te medhenjte, gruaja, te cilen ti dashuron,te ka tradhetuar, jeta nuk ka me kuptim per ty. Per ta harruar, ti ben nje udhetim mbi Titanic dhe peson nje mbytje anije ne Oqeanin Jugor, ti shpeton (si i vetmi i mbijetuar) ne nje varke vendasish dhe kalon vite te tera ne nje ishull te vecuar, te populluar vetem nga papuat, i rrethuar prej vashash, te cilat te kendojne ty kenge perdellyese, ndersa tundin gjokset e tyre, te mbuluara vetem nga nje gjerdan lulesh. Ti mesohesh me keto, ato te therrasin Jim, sic bejne me cdo te bardhe, nje prej mbremjeve nje vashe me lekure ngjyre qelibari vjen ne kasollen tende dhe thote: “Une jotja, une me ty.” Po, eshte bukur, ne mbremje te shtrihesh ne veranda dhe te veshtrosh Kryqin e Jugut, ndersa ajo te ledhaton ballin.
Ti jeton nen ritmin e lindjes dhe perendimit te diellit dhe nuk njeh gje tjeter.
Nje dite prej diteve, vjen nje motobarke me hollandeze, ti merr vesh, qe kane kaluar 10 vjet, ti mund te largohesh me ta, por ti ngurron, ti me mire shkemben arra kokosi perkundrejt sendeve dhe premton, se do te kujdesesh per te korrat e kanabisit, vendasit robetohen per ty, ti fillon te lundrosh nga ishulli ne ishull, se shpejti ty te therrasin kudo Jim Kanabisi. Nje aventurier portugez i shkaterruar prej pijes, vjen qe te punoje per ty dhe ti e cliron ate prej alkoholit, e gjithe bota flet nderkohe rreth teje ne ato brigjet e Oqeanit Jugor, ti keshillon maharaxhain e Bruneit ne nje fushate kunder pirateve te lumit, sjell perseri ne forme nje top te vjeter te ndryshkur te kohes se Tippo Sahib, krijon nje trupe besnike me malajziane dhe i stervit, djem te zot me dhembe te nxire sterre.... Ne nje beteje ne Pllaken e Koraleve (apo mos ishte valle ne Susquehanna?), te mbulon Sampani i vjeter dhembenxire (apo mos ishte valle Corapelekurja?), me trupin e tij. “Oh, Jim Kanabisi, jam i lumtur, qe po vdes per ty”-“Oh, miku im i vjeter Sampancorape!”
Fama jote perhapet neper gjithe arkipelagun, qe nga Surabaya deri ne Port-au-Prince, ti tregton me anglezet, ne kapitenerine e portit te Darwin je i rregjistruar si Kurtz, ti je tashme Kurtz per te gjithe bote, Jim Kanabisi per vendalinjte. Por ja, nje prej mbremjeve, teksa vasha te ledhaton ne verande dhe Kryqi i Jugut shkelqen ne qiell si asnjehere tjeter, por ah, krejt ndryshe nga Arusha e Madhe, aty e kupton: te terheq kthimi ne Atdhe. Ti do doje me gjithe qejf ta shihje ate perseri, vetem shkurt, vetem sa per te pare, c´ka mbetur prej teje atje .
Ti merr motobarken dhe lundron per ne Manila, qe aty nje avion me helika te con ne Bali. E me tutje mbi Samoa, Admiral Islands, Singapor, Tananarivo, Timbuktu, Aleppo, Samarkand, Basra, Malta, dhe tashme ti je ne shtepi.
18 vjet kane kaluar, jeta te ka gdhendur, fytyra jote eshte e rreshket bojekafe prej ererave te pasatit, ti je me i vjeter, ndoshta me i bukur. Dhe akoma pa mberritur mire, ti zbulon, se librarite ngrejne ne qiell librat e tu, te gjithe vepren tende, ne botime te reja kritike, emri yt eshte i gdhendur mbi porten e shkolles se vjeter, ne te cilen ti ke mesuar te lexosh dhe te shkruash. Ti je shkrimtari i madh i humbur, ndergjegja e nje gjenerate. Vajza romantike kryejne vetevrasje mbi varrin tend bosh.
Dhe pastaj perballem me ty, e dashur, c´mi paske gjithe keto rrudha rreth syve, sa thellesisht e tmerruar prej dhimbjes se kujtimit dhe prej vrasjes se ndergjegjes eshte kjo fytyra jote akoma e bukur. Per pak te kisha cakitur, aty mbi trotuar, une qendroj dy hapa para teje, dhe ti me veshtron si dikush, i cili pas meje kerkon dike tjeter. Une mund te te flisja, kohen mund ta shuaja. Por perse? A nuk i kam patur cfare doja? Une jam Zot, une kam te njejten vetmí, te njejtin maní per fame, te njejtin deshperim per te mos qene njeri prej atyre krijesave te mia, si gjithe te tjeret. Te gjithe ata jetojne nen driten time, vetem une duhet te jetoj ne shkelqimin e padurueshem te erresires time.

Shko pra, dil ne jete, William S. Ti je i famshem, dhe ndersa kalon prane meje, mua nuk me njeh. Une mermeris tutje me veten time: “Te Jesh apo Te mos Jesh” dhe i them vetes: “Bravo te qofte, Belbo!” Shko, William S. plak, merre pjesen tende te fames: ti vetem sa ke krijuar, por une te kam perfeksionuar!

Ne, te cilet ndihmojme te nxjerrim ne drite te tjeret, ne ne fakt nuk lejohemi, njesoj si aktoret, te varrosemi ne dhé te bekuar. Por aktoret vetem sa bejne kinse, bota na qenkerka ndryshe, sikurse eshte, ne perkundrazi kemi krijuar shumellojshmerine e boteve te ndryshme...
Si mundet valle jeta te jete kaq bujare, sa te garantoje nje kompensim kaq sublim per mediokritetin?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).