Lavjerresi i Foucault (Eco) - fragment (3)

 Frikacaku vdes shume here, para se te vdese.                                                                                Sheakspeare, Julius Caesar, II, 2

Gjithmone kisha parandjere nje kontrast mes perkushtimit, me te cilin Belbo punonte per autoret e tij te respektuar te Garamondit, duke u perpjekur te nxirrte ne drite libra, prej te cileve do te ndjehej krenar, dhe piraterise, me te cilen jo vetem bashkepunonte, per te shtrydhur fatkeqet e Manuzios, por dergonte ne Via Gualdi tipat, te cilet i gjykonte si te paprezantueshem per Garamondin – ashtu sic e kisha pare te vepronte me kolonel Ardentin.
E kisha pyetur shpesh veten, gjate bashkepunimit me te, perse e pranonte ate situate. Jo per pará, besoj. E njihte boll mire zanatin e tij per te gjetur nje pune me page me te mire.
Per nje kohe te gjate kisha besuar, se e bente kete, sepse ne kete menyre mund te kultivonte studimet e tij mbi budallallekun njerezor, madje nepermjet nje observatori ekzemplar. Ajo, te cilen ai e quante budallallek, paralogjizmin e pakuptimte, delirin dinakeror, i maskuar prej argumentash te panjollte, e terhiqte ate – dhe nuk bente gje tjeter vetem e riperseriste. Por edhe ky ishte nje maskim. Diotallevi ishte aty per loje, ndoshta duke shpresuar, qe ne ndonje liber te Manuzios, nje dite, do ti ishte shfaqur ndonje kombinacion i padegjuar ndonjehere i Torah-s. Dhe per loje, per zbavitje te paster, per qejf dhe kureshtje, kisha qene edhe une, sidomos kur Garamond kishte hedhur ne jete Projektin Hermes.
Ndryshe ishte historia e Belbos. Me ishte bere e qarte vetem pasi kisha germuar mes file-ve te tij.

FILENAME: Hakmarrje e tmerrshmja hakmarrje

Vjen keshtu. Edhe pse ka njerez ne zyre, me mberthen prej jakes se xhaketes, duke fshehur fytyren, dhe me puth. Zgjatet, saqe, kur me puth, qendron ne maje te gishtave. Me puth sikur te luaje ne fliper.
E di, qe me ve ne siklet. Por me eksibicionon.
Nuk genjen kurre.
- Te dua.
- Do te shihemi te djelen?
- Jo, fundjaven do ta kaloj me nje shok...
- Me nje shoqe, do te thuash
- Jo, nje shok, ti e njeh, eshte ai, qe ishte me mua ne bar javen qe kaloi. I kam premtuar, se mos do doje, qe te terhiqesha mbrapsht?
- Ti mos u terhiq mbrapsht, por mos hajde te me besh... Te lutem, me duhet te pres nje autor.
- Nje gjení per ta katapultuar?
- Nje qyqar per ta shkaterruar.

Nje qyqar per ta shkaterruar.

Kisha ardhur te te merrja tek Pilade. Nuk ishe. Te pata pritur gjate, mepas leviza i vetem, perndryshe do ta kisha gjetur te mbyllur galerine. Atje, dikush me pati thene, qe kishit vajtur tashme ne restorant. Beja gjoja sikur shikoja pikturat – arti ka vdekur qe prej koheve te Hölderlin, me thone ato. Mu deshen rreth njezet minuta per te gjetur restorantin, sepse galeristet zgjedhin gjithmone lokalet, te cilat behen te famshem vetem nje muaj mepas.
Ishe atje, ne mes te surreteve te zakonshem, dhe kishe afer njeriun me shenje. Nuk u vure ne siklet per asnje moment. Me shikove me nje bashkefajesi dhe – si ja arrin ne te njejten kohe? – me nje ton sfidues, sikur te me thoje: po pastaj? Ngaterrestari me shenje me vezhgonte sikur te isha une ngaterrestari. Te tjeret, ne dijeni te gjithckaje, ne pritje. Duhej te kisha gjetur nje pretekst per te hapur sherr. Do te kisha dale i fituar edhe ne qofte se ai do te me kishte rrahur. Te gjithe e dinin, qe ti ishe aty me te per te me provokuar mua. Nese une do te kisha provokuar apo jo, roli im ishte i fiksuar. Gjithesesi po jepja spektakel.
Spektakel per spektakel, zgjodha komedine brilante, mora pjese gjithe embelsi ne bashkebisedim, duke shpresuar, qe ndonje do te admironte kontrollin tim.
I vetmi, qe me admironte, isha une.
Je burracak, ne qofte se e ndjen veten burracak.
Hakmarresi i maskuar. Porsi Clark Kent kujdesem per gjenite e rinj te paperfillur dhe si Superman ndeshkoj gjenite e vjeter, me te drejte te paperfillur. Bashkepunoj ne shfrytezimin e atij, i cili nuk ka patur kurajon time, dhe nuk ka ditur te kufizohet ne rolin e spektatorit.
A mos valle eshte ky nje shans? Ta kalosh jeten duke ndeshkuar ata, te cilet nuk kane per ta ditur kurre, se kane qene ndeshkuar. Doje te beheshe Homer? Na, koketul, dhe ver mend.

Urrej ata, te cilet tentojne te me shesin nje iluzion te pasionit.

18 Komente

Si i thone "koketul" italisht?

si t'duket "fleischkopf" anej ka krahu maton?  smiley

 

me nje pershtatje, mund te kete qene "testa di rapa" smiley

Hi pedro, m'i fal nja dy gjona te vogla fare; my 2 cents, thjesht per muhabet n'fakt. Ndoshta duhet me pa frazen "kisha parandjere nje kontrast". Kontrast ma do menia i bi "dallim" me mire dhe folja "parandjej" mbase do zevendesu me nje tjeter, pasi kontrasti nuk ka aq ngarkese emocionale si fjale sa te parandjehet (nuk eshte fatkeqsi psh). Situate do e perkthjesha "gjendje".

"observatori ekzemplar" duhet dhon pak me shqip, me ndihmen e fjaleve "vezhgim" dhe mbase "shembull" ose "moster". "moment" = cast. smiley

Shume falemnerit, si gjithnji!

E di, qe me ve ne siklet. Por me eksibicionon.

 

Pedro,shikoje mirë kët frazën e mësipërme... ka diçka që më vuri në siklet smiley

P.s:Kur je aq i kujdesshëm sa të shkosh dhe të gjesh një o me dy pika sipër (Hölderlin), përse dreqin nuk provon të kërkosh dhe të përdorësh edhe një ë për ta plotësuar mrekullinë e përkthimit dhe gjuhës së përdorur prej teje?

 ka mundesi qe ate ö t'ja kete tastiera gjermane qe perdor kur shkruan, ndersa per ë duhet te beje cirk, dmth te mesoje funksionet e fshehura dhe kombinimet e butonave te tastjeres.

ps: per gjuhen shqipe tastjera frenge eshte persembari se i ka te gjitha qe duhen. nuk di ne shqiperi me çfare tasjerash i kompletojne kompjuterat qe shesin.  

pershendetje edrus,

ashtu sic thote edhe kolegu mesiperm, te shkruaj fjale me ä,ö,ü,ß, e kam shume te lehte, sepse kete ma mundeson tastatura gjermane, kurse ë e kam shume te veshtire ta shkruaj, besoj ne kete pike te kem mirekuptimin tuaj.

Persa i perket fjalise qe ke vene ne dukje, nuk e di nese ka ndonje fjale ne shqip qe te rijape kuptimin plote te fjales eksibicionizem ne kuptimin real te atij veprimi. Ne mendje gjate perkthimit me shkoi edhe qe ta zevendesoja me shprehjen .....me ekspozon. Por nuk besoj, se do te ishte kuptimi i vertete i asaj, se cfare ka dashur te shprehe autori. Nese gjendet nje fjale tjeter ne shqip dhe une nuk e di akoma, atehere jam i hapur dhe do jua di per faleminderit per korrigjimet e duhura.

"Na bëri objekt shikimesh" ose "Na vuri në qëndër të vëmëndjes"? smiley

Përsa i përket tastierës, edhe unë, përdor tastierë italiane, por kur shkruaj shqip, me dy klikime e transformoj tastierën që të "flasë" shqip (provo të kërkosh në Google: si të shkruajmë me ë dhe me ç ).

Nëse mund të të propozoj një mënyrë tjetër për ë-në, kopjoje gjëkundi (sidomos kur duhet të shkruash teste të gjata) dhe sa herë të ta lypë nevoja, mjafton një ctrl dhe v dhe si për magji ë-ja është në vëndin e duhur... pas disa minutash në të shkruar, të bëhet shprehi... ashtu siç të është bërë shprehi që të shtypësh dy taste ( shift dhe 9 p.sh) për të mbyllur kllapat smiley.
 

Kur deshironi te shpikni fjale te reja per shqipen (e qe duhet bere se s'ben), mire eshte qe te shkoni tek etimologjia e fjales se huaj. Cfare do te thote ajo ne nisje ?

Ne rastin tone, "exhibition" vjen nga latinishtja : ex (jashte) habere (te kesh). Dhe ka dhene : te kesh jashte, te nxjerresh jashte, te shfaqesh, te tregosh.

Duhet shpikur nje fjale e veçante, vetem per exhibition, dhe duhet gjetur mire, sepse kemi dhe inhibition (ne psikologji - ndrydhje, shtypje, frenim, pengim).

Une nuk shoh fjale tjeter, e qe shkon me frymen e shqipes (qe formon fjale te ngjitura dy gjymtyresh si syshqiponje, krahehapur, etj), sesa fjala JASHTENXJERRJE.

Fakti qe mund te ngjasoje me jashteqitje, ska asnje lidhje. Ai qe eshte serioz, nuk ben lojera te tilla. Vetem mendjembrapshtet nxjerrin bishta.

Shembuj :

Ai eshte jashtenxjerres.

Me pelqen te jashtenxirrem.

C'ke qe jashtenxirresh ?

Ca gjokse te jashtenxjerra.

e plot raste te tjera.

Gjithsesi, kjo pune behet normalisht nga Akademia e Shqiperise, por meqe ne kete ore ata jane ne gjume, po ua bej punen une.

 

E sakte, Tropizma. Eshte dhe shpalosje. Problemi eshte qe shpalosja ngaterrohet keq me shume kuptime te tjera.

Gjate perkthimeve, fjalet disi te rralla si me lart, exhibition, inhibition, jane problematike per shqipen. Nese ndermarrim te perkthejme nje liber ku flitet gjeresisht mbi ekzibicionin, atehere "shpalosja" do te na lere shume shpejt ne rruge. Sepse shpalosja eshte "déploiement". Hapje flatrash, hapje forcash ushtarake ne nje terren lufte, etj.

Puna eshte te gjendet nje fjale po aq e rralle ne shqip qe te mos nenkuptoje asgje tjeter perveç ekzibicion. Qe sapo te shohim shenjen grafike, psh : tgerfac, ne te kuptojme pernjehere termin ekzibicion. Problemi eshte qe t'i gjejme nje kuptim shqip kesaj "tgerfac". Dhe ketu eshte mire qe te shikohen etimologjite.

Merr psh fjalen "objet" (objekt). Gjermanet kane, te pakten ne ato libra qe kam lexuar une, gegenstand. Vereje mire : gegenstand eshte perkthimi fjale per fjale i latinishtes "objectum" - diçka e vene perballe. (jeter ne frengjisht jep te flakesh tutje).

E kam fjalen qe nganjehere duhen pyetur fjalet sepse ato e dine me mire se ne.

E njejta histori me transhendence. Ne e dime fort mire se behet fjale per tejkalim, kapercim, por puna eshte se nuk mund ta perkthejme keshtu sepse humbet e tere pesha filozofike qe permban. Atehere duhet gjetur nje fjale qe ska asnje kuptim tjeter perveç trashendence. E vetem keshtu mund te pasurohet fjalori filozofik.

(Te lexosh Freudin ne perkthimet shqip, eshte si te lexosh kinezçe me syze te erreta ne pike te mesnates).

une vertet qe e kisha me pak humor e mendje te lehte, por me seriozisht, mendoj se fjalet nuk kane pse perkthehen duke respektuar pike per pike etimologjine nese kuptimin (ate qe ekziston sot, qe eshte shpesh i zbythur nga kuptimi etimologjik) e sjell me mire nje fjale tjeter, me afer konceptit te gjuhes ku perkthehet.

por une flas qesim, sipas qejfit tim, dhe filozofine e lexoj vetem ne gjuhen ku kam marr njohurite kryesore abstrakte.

frojdi, nga ana tjeter, s'me eshte dukur ndonje bombe per t'u lexuar apo perkthyer, por do ta provoj njehere kete variantin kinez (mund te kem asi lloj salce ne shtepine prinderore).

te ty kom ndjeshmeri kur mendoj se gabon, pasi e ben rralle ket gje.

unfold nuk jep saktesisht cfare po flitej te komenti i Edit. Ndoshta ndihmon po te therresim ne ndihme foljen display per pak sfond; ndersa ajo "puts me on the spot"  "hits the spot", no pun intended, eshte shume kokforte, qofte edhe per faktin se askush nuk perpiqet me gjet medoemos nje fjale te vetme korresponduese  smiley

 

emi, me fal qe te zhgenjej serish, por nuk i kisha hyre ne thelb muhabetit, po ngacmoja vetem per shkak te fjales se shemtuar jashtenxjerr.

puts me on the spot do te ishte me ze ngushte. hits the spot do te ishte i bie kokes. po une prape s'e di per cfare eshte fjala. when i do i'll come back and try to undisappoint smiley

Nuk e di nga m'u kujtua kjo puna e gegenstand, por eshte e vertete qe fjalori yne filozofik eshte goxha i cunguar dhe duhet ca guxim e ca shkathtesi per te dhene nocione te reja. Filozofia ka koncepte qe nuk mund te sillen dhe aq mire me fjalet e zakonshme. Prandaj dhe perkthimet tona lene per te deshiruar. Dakort, duhet shkruar shqip, por shqipja ka nevoje per nje "shqyerje" te mire, ne kuptimin e hapjes me dy duar, sikur grisim nje perde te gozhduar, per te dale nga dhoma ne zjarr.

Une per vete kam hasur ne ca gjera qe eshte e pamundur te perkthehet me thesin tone te fjaleve. Jo se nuk mund t'i shpikim, por puna eshte duhen shpikur sa me shpejt. Kur kam lexuar njehere Jankelevitch, ai shpik ca fjale qe kane kuptime krejt te reja, e qe shqipja mund t'i sillte fort mire, por jo me keto fjale qe kemi sot. Duheshin shtuar mbaresa, parashtesa, gjera te tilla dhe fjalet dilnin per mrekulli. Por ndoshta na vjen rasti te flasim.

Eshte dhe problemi i ndajfoljeve te emerzuara. Jankelevitch ka nje liber te tere per pothuajsen. Me nje fjale, "pothuajse" e studiuar si emer : le prèsque. Ne shqip na vjen çudi te themi : pothuajsja eshte keshtu e ashtu. Sepse aq e kemi pasur hapin  filozofise. E keshtu pengohemi e duhet te hapim trurin per me tej.

 

 

Ed, e ke tamam perkthimin. Ne versionin anglisht kjo pjese eshte "puts me on the spot", qe i bie pak a shume "me ben te ndihem i vezhguar" "me ben te ndihem nen trysni". Perpjekia e sajimit te fjaleve shqipe te paqena (ose te pafolura) ka brenda me se paku dicka te mjere. C'ka na sjell te muhabeti qe nisem me Mrrokun, "a eshte gjynof pellazgezimi i vepres se kadarese".

Ja Ed, per shijen tate dhe te Mrrokut nji pjese me ere pellazge nga nji botim i pas 90-tes pellazgjike kadareane:

- T'i leme mahite, - nderhyri shoqeruesi tjeter.... Ai gjerbi kupen e kafese fare ngadalshem

Kjo shqip eshte, shqipe e paster, megjithate nuk te ngjit fare. Pa kripe. Shqipe dietike. Kemi marre tmerr nga "filxhani", ndersa "jeshilja" na fut dridhmat, se na duket sikur po ia dredhim te gjelbres (qe ne vetevete nuk eshte e paster dhe e virgjer fare).

Pan metron ariston! Kjo vlen edhe per gjenite.

meposhte nje fragment tjeter nga "Lavjerresi i Foucault"

 

                                             In der rechten Hand trug sie ein gantz güldin Posaun.

 

                                            (Ne doren e djathte ajo mbante nje trompete te arte).

 

        Johann Valentin Andreae,” Die Chymische Hochzeit Christiani Rosencreutz”, Straßburg, Zetzner, 1616, 1

 

Ne kete tekst permendet nje trompete. Pardje mbrema, ne periskop, nuk e dija akoma, se sa e rendesishme ishte kjo. Kisha vetem nje ide te vagullt.
Gjate mbasditeve te gjata tek Garamond qellonte shpesh, qe Belbo, i deshperuar para nje doreshkrimi, ngrinte syte prej leximit te tij dhe perpiqej qe te me terhiqte vemendjen edhe mua, nderkohe qe une, ne tavolinen perballe, ngjisja ne kopertina gravura bakri te Panairit Boteror te Parisit, dhe pastaj ai zhytej ndonjehere ne kujtimet e vjetra – i gatshem per ta lene ne mes, sapo dyshonte, qe une te gjitha ia merrja fjale per fjale. Ai me shpaloste episode nga rinia e tij, por vetem si shembuj, per te tallur ndonje sqimatar. "Pyes veten, ku do te perfundoje e gjithe kjo?", me thoshte nje dite prej diteve.
"E keni fjalen per fundin e Oksidentit?"
"Po i vjen fundi?! Fundja eshte edhe zanati i tij, apo jo? Jo, e kam fjalen per keta njerez, qe shkruajne. Ky eshte tani doreshkrimi i trete brenda nje jave, nje mbi Te Drejten Bizantine, nje mbi Finis Austriae dhe i treti mbi Sonetat e Petrarkes. Gjera krejtesisht te ndryshme, a nuk thoni edhe Ju?"
"Them se po."
"Pikerisht, dhe a do ta kishit menduar, qe tek te tre, ne nje pike te caktuar, shfaqet deshira dhe objekti i dashurise. Eshte nje mode e tere sot. Tek Petrarka mund edhe ta kuptoj, por tek E Drejta Bizantine?
"Atehere do ti refuzoni?"
"Ah jo, keto jane punime komplet te financuara, te paguara komplet prej Keshillit Kombetar te Kerkimit, dhe pervec kesaj nuk jane te keqija. Ne rastin me te mire do i telefonoj keta tre njerez dhe do ti pyes, nese ata te mund ti fshinin ato dy rrjeshta. Perndryshe edhe ata vete bejne figuren e  budallait."
" Te lutem shume, cfare mund te kete qene objekti i dashurise ne Te Drejten Bizantine?"
"Oh, njeriu mundet gjithmone ne njefare menyre ta fuse brenda... Patjeter, ne qofte se ne Te Drejten Bizantine ka patur nje objekt dashurie, nuk ishte ajo, cka ky thote ketu. Nuk eshte kurre kjo."
"Kjo cfare?"
"Ajo, cka mendoni Ju. Njehere, kur une isha pese apo gjashte vjec, enderroja sikur te kisha nje trompete. Nje te arte. E dini, kjo ishte nje nga ato endrra, ne te cilat mendon, sikur te rrjedh mjalte neper damare, nje si e lagure nate, sic mund ta kete njeriu ne pubertet. Besoj, se nuk kam qene kurre me i lumtur se ne ate enderr. Kurre me. Kur zgjohesha, vija re natyrisht, qe trompeta nuk gjendej aty, dhe filloja te ulerija si nje qen ujk. Ulerisja pergjate gjithe dites. Me te vertete, ajo kohe paralufte, duhet te kete qene aty rreth tridhjetetetes, ishte me te vertete nje kohe shume e varfer. Sot, sikur te kisha nje djale dhe ta shikoja ashtu te deshperuar, do ti thoja, eja te te blej nje trompete, fundja, behej fjale vetem per nje loder, nuk kishte per te kushtuar te gjithe boten. Por jo per prinderit e mi, ata as e sillnin neper mend. Te shpenzoje pará ne ate kohe ishte nje ceshtje serioze. Dhe ishte nje ceshtje serioze, qe te edukoje femijet me modestine, tua mesoje, qe ata jo gjithmone e marrin ate, qe e adhurojne. Une nuk e pelqej supen me lakra, thoja une per shembull, lakra ne supe me ishte e peshtire. Jo qe ata te thonin pastaj, epo mire, lere supen kete rradhe dhe merr vetem pjaten kryesore (ne nuk ishim te varfer, ne kishim pjate te pare te dyte dhe embelsire). O jo, as mos e mendo, cfare eshte mbi tavoline, ka per tu ngrene. Aq me teper, si zgjidhje kompromisi, gjyshja perpiqej te peshkonte lakren nga supa ime, flete per flete, fije per fije, dhe une duhej te haja supen e c´lakerzuar, e cila ishte me e shpifur se mepare, dhe ky ishte biles nje leshim, te cilin im ate nuk e aprovonte.
"Po trompeta?"
Ai me veshtroi ngurrueshem: "C´Ju intereson trompeta?"
"Mua aspak. Ju folet rreth nje trompete, ne lidhje me nje objekt dashurie, i cili pastaj nuk ishte i duhuri...."

"Trompeta... Ate mbremje duhet te mberrinte xhaxhai me teton nga ***, ata nuk kishin femije, dhe une isha nipi i tyre i preferuar. Ata me pane mua tek ulerisja per shkak te kesaj endrre me trompete dhe thane, qe do ndreqnin gjithcka, te nesermen do te shkonim ne qendren komerciale, ne Upim, ku kishte nje repart te tere me lodra, nje bote e vertete cudirash, dhe aty une do te gjeja trompeten, te cilen e deshiroja. Une nuk mbylla sy per tere naten dhe te gjithe paraditen e kalova duke qendruar mbi nje kembe, sa ne njeren sa ne tjetren. Pasdite shkuam me ne fund tek Upim, dhe atje kishte te pakten tre lloje trompetash, ndoshta te gjitha prej llamarine te holle, por mua me dukeshin si prej floriri te paster. Kishte nje bri kumbues, nje pozane dhe nje pseudotrompete, nje te tille me nje fyell te vertete, dhe ajo ishte edhe ne ngjyre ari, por ajo kishte kapake si nje saksofon. Une nuk e dija, cilen duhej te merrja, dhe nderkoha po ngurroja si teper. Une i doja qe te treja dhe jepja pershtypjen, sikur nuk doja asnje. Nderkohe xhaxhai dhe tetoja kishin pare cmimet. Ata nuk ishin kurrnace, por mua mu duk, se atyre u dukej nje klarinete me e lire, nje te tille prej bakeliti, krejt e zeze dhe me kapake te argjende. “C´thua, a nuk do te te pelqente ajo me teper?” me pyeten ata. Une e provova, si femije i bindur i fryva asaj dhe perpiqesha ti mbushja mendjen vetes, qe ajo ishte e mrekullueshme, por ne te vertete e mendova dhe njehere dhe thashe me vete, ndoshta ata donin, qe une te merrja klarineten, ngaqe ajo ishte me e lire, trompeta duhet te kushtonte qimet e kokes, nuk mund t´ua kerkoja atyre. Mua me kishin mesuar, kur dikush deshiron te te fale dicka, cka ti e ke me qejf, duhet te thuash ne fillim “jo, faleminderit”, dhe jo vetem nje here, jo vetem te thuash “jo, faleminderit” dhe pastaj te zgjasesh duart menjehere, porse te presesh, derisa te te nxisin dhe te te thone, po merre pra. Vetem atehere femija i edukuar mire leshon pe. Keshtu pra, une thash krejt i urte, ndoshta nuk doja fare nje trompete, ndoshta bente edhe klarineta, ne qofte se ata e kishin ate me me qejf. Dhe une i shikoja ata nga poshte lart me shpresen, se ata do te me nxisnin. Ata nuk me nxiten, Zoti u bekofte shpirtin. Ata ishin shume te lumtur, qe mundeshin te me blenin klarineten, pasi une – sic thoshin ata – e kisha ate me me qejf. Ishte shume vone per kthim mbrapa. Une mora klarineten."
Ai me veshtroi me dyshim: "A doni te dini, nese kam enderruar me per trompeten?"
"Jo", thashe une, "une dua te di, cili ishte objekti i dashurise."
"Ah", tha ai dhe u perkul perseri mbi doreshkrimin e tij, "e shikoni, edhe ju jeni komplet i dhene ndaj ketij objekti dashurie. Histori te tilla mund ti rrotullosh si te duash. Por... cfare, nese atehere do te kisha marre trompeten? A do te isha atehere me te vertete i lumtur? Si mendoni, Casaubon?"
"Ndoshta do te kishit enderruar per klarineten."
"Jo", perfundoi ai thate. "Klarineten vetem sa e mora. Ma merr mendja, nuk kam luajtur kurre ne te."
"Luajtur apo enderruar?"
"Luajtur", tha ai me vendosmeri, dhe une nuk e di pse, por e ndjeja veten si nje karagjoz.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).