Lapraka evropiane, Tirana evropiane, Shqipëria evropiane

Kryeministri Berisha inaguron përfundimin e 7 kilometrave rrugë në Laprakë

31/07/2009

Kryeministri Berisha mori pjesë dje në inagurimin e rrugëve të brendshme të lagjes Laprakë. Me një financim të Kooperacionit Italian prej 3 milionë eurosh, përfundimi i 13 rrugëve që kapin një gjatësi prej 7 kilometrash, u përshëndet edhe nga ambasadori Italian Saba D’Elia.

Në fjalën e tij, para banorëve të Laprakës, kryeministri Berisha u shpreh:

Zotërinj ministra, i nderuar zoti ambasador D’Elia, zoti kryetar i minibashkisë së Laprakës, zotërinj deputetë, të dashur qytetarë dhe qytetare të Laprakës.

Së pari ju përshëndes përzemërsisht dhe me mirënjohjen më të thellë përulem për mbështetjen e madhe që na keni dhënë, inkurajimin e madh që ju keni bërë, shpreh kënaqësinë që ndajmë sot gëzimin e përfundimit të një projekti, investim bujar i qeverisë mike italiane dhe i zbatuar nga një firmë serioze italiane, “Vëllezërit Salini”, në të cilën Lapraka ka sot një infrastrukturë realisht, krejtësisht tjetër dhe të re, si në sistemin e saj rrugor, në kanalizime, në sistemin e furnizimit me ujë, telefoninë dhe të gjitha shërbimet. Unë gjithashtu, shpreh kënaqësinë që ne festojmë së bashku fitoren dhe këtë projekt të ri dhe dua t’ju informoj ju dhe mbarë shqiptarët se këto 4 vite ne do të vazhdojmë të festojmë fitoren në çdo fshat dhe qytet të këtij vendi me projekte te reja. Çdo ditë dhe çdo javë do të inagurojmë fillim punimesh dhe përfundime punimesh të rrugëve, ujësjellësave dhe kanalizimeve, të shkollave, sistemeve të vaditjes dhe shërbimeve të ndryshme dhe do të vazhdojmë në këtë mënyrë deri ditën e fitores së ardhshme më 2013. Eshtë e qartë si drita e diellit, se ky vend ka nevojë për vepra dhe jo për fjalë, se ky vend ka nevojë për rrugë dhe ne po i ndërtojmë; ka nevojë për shkolla dhe ne po i ndërtojmë; ka nevojë për ujësjellësa kanalizime dhe ne po i ndërtojmë; ka nevojë për shërbime dhe ne po i ngremë ato; ka nevojë për turizëm dhe vjen gjithnjë në rritje; Shqipëria ka nevojë për zhvillim dhe ne së bashku pikërisht këtë po bëjmë.

Katër vitet që vijnë ne angzhohemi të krijojmë në këtë vend mbi 160 mijë vende pune.

Ndaj edhe një herë ju uroj gëzuar. Ju siguroj se qeveria ime do të financojë çdo projekt që zoti Haki Mustafa do të bëjë për të ndryshuar jetën tuaj. Edhe një herë në emër tuaj le t’i shprehim mirënjohjen më të thellë qeverisë italiane. Ambasadori D’Elia  citoi këtu vetëm një pjesë të vogël të atyre dhjetra dhe qindra projekteve që në kuadrin e Kooperacionit Italian zbatohen në mbarë vendin. Projekti i sotëm është një dëshmi e re e suksesit të këtyre investimeve. Ndaj dhe le të vazhdojmë së bashku edhe një herë në ndryshim e këtij vendi. Shqipëria po ndryshon, por këto 4 vite do të ndryshojë më shpejt se kurrë në tërë historinë e saj. Shqipëria do të shkojë në qershorin e vitit 2013, si një vend i sukseseve të mëdha, si një vend i ndryshimeve më të thella, si një vend i përgatitur për verdiktin përfundimtar nga vendet anëtare të Bashkimit Europian për intregimin e saj të plotë.

Lapraka evropiane, Tirana evropiane, Shqipëria evropiane është dhe do të mbetet motoja jonë. Gëzuar dhe faleminderit!

2 Komente

Eshte koha qe e gjithe Tirana te qeveriset nga PD-ja. Vizioni dhe ndryshimi qe ka pesuar Shqiperia ne qeverisjen e PD duhet bere ne Tirane qe fatkeqesisht ka nje kryetar qe vetem formalisht eshte i tille pasi per pune nuk figuron aty.

Qeverisja e Berishes dhe PD ka dhene prova se ben dhe nderton gjera te medhaja qe i ndryshojne fytyren vendit. Ky vizion dhe kjo energji e kesaj qeverisje duhet te jete ne Tirane tani per te bere per kryeqytetin shqiptar ate ndryshim qe ka bere ne Shqiperi.

Rruga Durres-Kukes do te kete nje veper tjeter qe do te ne beje krenare per te, Unaza e madhe e Tiranes qe fillon se shpejti nga qeveria qendrore dhe qe do te jete me 8 korsi.

Shpejt shpejt therrisni Gebelsin. Sala ka ndertuar 7 kilometra rruge. Te pergatitet menjehere dokumentari me metrazh te gjtate per Lapraken Evropiane.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).