Kryesia e PS rrëzon propozimet për ndryshime në statut

Kryesia e PS rrëzoi mbrëmë propozimet e një grupi anëtarësh të saj për ndryshime statuore dhe tranparencë në Kongresin e jashtëzakonshëm të pas dy ditëve.

Edi Rama citohet në shtypin e ditës se ishte kundër paketës së ndryshimeve në statut pasi orientimi i PS-së duhet të fokusohet në qëndrimin ndaj zgjedhjeve.

Ndryshimet në statut synonin të ndalonin rikandidimin si kryetar i Partisë që humb zgjedhjet.

Socalistët priten të forcojnë në Kongresi ne jashtëzakonshëm të së shtunës qëndrimin e tyre për mosnjohjen e zgjedhjeve.

Kundershtarët e Edi Rames në kryesi thonë se PS i humbi zgjedhjet dhe se përgjgjësi kryesor për këtë humbje ishte Edi Rama.

Pas mbledhjes së kryesisë mbrëmë vonë, Ben Blushi deklaroi tërheqjen e tij nga gara për kryetar partie, ndërsa kandidati tjetër që pritet të jetë përballe Edi Ramës, Arben Malaj tha se do ta vazhdonte atë në mënyre tranparente.

Kryesia e PS vendosi të mos i lejojë mediat në Kongresin e së shtunës përtej kohës së prezantimit të raportit për atë që socialistët e quajnë krim elektoral të 28 qershorit si edhe kohës së prenotimiti të platformave te kandidatëve.

8 Komente

konkurrohet ne fakt per nje mandat te nderprere dy vjecar dhe per cdo kandidat, perjashto Edi Rames, eshte e pamundur qe te kete nje filozofi drejtimi per nje mandat dy vjecar. Konkurrohet vetem per mandatin e nderprere, per tepricen e ketij mandati. Une ne keto zgjedhje kam vendosur te mos jem kandidat.

Ben Blushi, Gazeta Koha Jone, dt. 27/08/2009

Zbardhen debatet në Kryesi

Kryesia socialiste rrëzoi dje propozimet e një grupi anëtarësh të saj për kongresin, ndërsa Edi Rama ka lënë mbledhjen duke e mbyllur në këtë mënyrë atë. Në një mbledhje maratonë që zgjati prej 5 orësh, kryesia nuk i shpëtoi debateve me tone të larta, të rreth domosdoshmërinë e paketës statusore, veçanërisht të nenit që nuk lejon kryetarin me mandat të ndërprerë në rast humbjeje të rikandidojë, por dhe transparencës në kongres dhe garës për kryetar. Debatet mes Blushit, Malajt dhe Ramës, në lidhje me transparencën e procesit zgjedhor për kreun e PS-së, kanë konvertuar deri në atë pikë sa Rama nuk ka mundur t’i përballojë ato duke lënë mbledhjen e Kryesisë.

Vetëm Erion Braçe nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e djeshme të Kryesisë socialiste, ndërsa të gjithë kanë marrë pjesë në debatin e zhvilluar në të. Në fillim të saj, Blushi ka argumentuar domosdoshmërinë e diskutimit dhe votimit në kongres të paketës me ndryshimet statusore, zhvillimin e kongresit të hapur dhe transparent për mediat, por dhe garantimin e një procesi të barabartë zgjedhor për kryetari e ri të PS-së. Dhe pse i kanë parë të domosdoshme ndryshimet statusore, “mbrojtësit” e kryetarit Rama kanë kërkuar diskutimin e tyre në një kohë të mëvonshme, pasi kanë kërkuar fokusim në qëndrimin ndaj zgjedhjeve. Tonet e larta mes Ramës dhe Blushit, kanë bërë kureshtarë, jo vetëm gazetarët e ndodhur në oborrin e selisë rozë, por dhe kalimtarët e rastit para saj. Më pas diskutimi është fokusuar në garancitë e procesit të zgjedhjeve në parti, ku Rama është kritikuar nga Blushi dhe Malaj se po delegjitimon procesin, duke e kthyer atë në farsë. Sjellja e shembullit të një punonjësi të Bashkisë së Tiranës në krye të komisionit zgjedhor të partisë, nga ana e Blushit, kanë vënë në siklet Ramën, i cili disa herë ka dalë nga mbledhja.

Por nga ana e tij, Rama ka shprehur garancitë e tij se do të zhvillojë një proces të rregullt dhe të barabartë për të gjithë kandidatët në garë, ku dhe vetë merr pjesë. Madje, Rama është shprehur i gatshëm të mos njohë nene të Kodit Zgjedhor në parti, për t’i dhënë kandidatëve mundësi të monitorojnë procesin zgjedhor në komisione. Kjo ka gjetur kundërshtinë e disa prej anëtarëve të kryesisë, të cilët e kanë cilësuar si një këndvështrim arbitrar të vetë procesit zgjedhor në parti. Madje, Rama është akuzuar se ka vënë në lëvizje asambletë e bashkive të mëdha të vendit, të cilat përmes peticioneve të bëra publike në media dhe të dërguara në selinë rozë, mbështesin Edi Ramën në rikandidimin e tij për postin e kryetarit dhe denoncojnë frymën kritike të një grupi deputetësh dhe anëtarësh të Asamblesë Kombëtare. Anëtarë të kryesisë, për-krahës të Ramës kanë rrëzuar dhe propozimin që kongresi i 29 gushtit të bëhet i mbyllur për mediat, nga frika se ai mund të degjenerojë si KPD-ja e 2002.

Debatet

Edi Rama: Jam kundër paketës së ndryshimeve në statut, pasi orientimi i PS duhet të fokusohet në qëndrimin e saj ndaj zgjedhjeve. Në një kohë më të vonë të bëhen dhe ndryshimet statusore, që janë gjithnjë të nevojshme për një parti. Paketa e ndryshimeve statusore mund të jetë pjesë e platformës të ndonjë kandidati për kryetar.

Gramoz Ruçi: Meqë unë drejtova Asamblenë Kombëtare do të drejtoj edhe Kongresin. Mendoj se qëndrimi i rezolutës duhet forcohet në kongres. Nuk jam kundër ndryshimeve statusore, por mendoj se duhet ngritur një grup pune, i cili do të administrojë këto propozime dhe të nisë një debat i hapur në parti, ku të shtohen dhe propozime të tjera dhe këto t’i kalojnë një kongresi tjetër. Ky është një kongres i jashtëzakonshëm dhe jo kongres pune organizativ.

Mimoza Hafizi: Ne kemi punuar prej një muaji me bazën socialiste dhe këto ndryshime janë diskutuar, mirëpritur dhe janë pasuruar me propozime nga baza socialiste që i ka parë shumë të nevojshme ato në këtë periudhë.

Arta Dade: Ne duhet të mbajmë një qëndrim shumë të fortë në kongres ndaj shkeljeve të rënda që i janë bërë zgjedhjeve të 28 qershorit, pasi në këtë mënyrë do të ndikojmë dhe në raportin që pritet të nxjerrin monitoruesit ndërkombëtarë, OSBE-ODIHR.

Pandeli Majko: Ne si kryesi nuk mund të mbajmë qëndrime për propozimet e bëra dhe nuk pengojmë askënd t’i paraqesë ato në kongresin e PSSH-së.

Fatmir Xhafaj: Kjo është një përpjekje e organizuar për të shfokusuar qëndrimin e PS-së nga çështja e zgjedhjeve dhe mungesës së standardeve në to.

Arben Malaj: Pjesëmarrja e administratës vendore dhe asaj partiake e deformon garën për kryetarin e partisë. paketa duhet futur në kongres dhe duhet diskutuar. Nëse procesi do të deligjitimohet, siç po duket se do të ndodhë, gara do të kthehet në një farsë dhe kjo do të ulte kredibilitetin e PS për të zhvilluar zgjedhje me standarde dhe në nivel kombëtar.

Ben Blushi: Zoti kryetar po e çon procesin zgjedhor në parti drejt delegjitimitetit, duke përfshirë administratën e bashkisë dhe atë të partisë në procesin e administrimit të zgjedhjeve. Duhet të largohet Genc Gjonçaj nga kryetar i Komisionit Zgjedhor në parti, pasi ai ka konflikt interesi është i punësuar në Bashkinë e Tiranës.

Edi Rama: Unë tani e mora vesh që ai është i punësuar në bashki. por duhet të dini se ai është një jurist i shquar, që ka përfaqësuar denjësisht PS në KQZ dhe në Kolegjin Zgjedhor, madje në një nga këto seanca bashkëshortja e tij ka qenë duke lindur. Por ky fakt nuk e zvogëlon transparencën dhe garën e lirë.

Ben Blushi: Kodi zgjedhor në parti përcakton që komisionerët e komisioneve zgjedhore të zgjidhen nga kongresi i partisë.

Edi Rama: Unë jam gati të mos i përmbahen kodit zgjedhor të partisë dhe t’ju pranoj juve të monitoroni komisionet, madje të jeni dhe vetë. Jam i hapur për të garantuar një garë transparente dhe të lirë.

Ben Blushi: Po kush je ti që na e bën këtë. Ti je një kandidat si gjithë të tjerët dhe s’mund të caktosh ti komisionerët dhe tu bësh kandidatëve të tjerë “ndere”.

Edi Rama: Unë do të kandidoj për kryetar. Raporti i OSBE-ODIHR nuk kanë vlerën e një arbitri të një ndeshjeje, verdiktit real dhe të plotë të standardeve të zgjedhjeve e japim vetëm ne, pasi mbajmë mbi supe të ardhmen e një populli të tërë dhe nuk bëjmë thjesht raporte teknike.

Kastriot Islami: Kërkojmë të dimë se si do zhvillohet kongresi, sa transparent do të jetë, a do të lihet fjala e lirë, apo do të ketë diskutime të programuara?

Edi Rama: Do të ketë një shfaqje në video-projektor të shkeljeve të bëra në zgjedhje, të cilat tashmë ndodhen dhe në përfaqësitë diplomatike. Gjithashtu do t’u shpërndajmë delegatëve të kongresit dhe një broshurë ku këto shkelje të jenë të përmbledhura.

Gramoz Ruçi: Kongresi duhet të zhvillohet i mbyllur që të mos na kthehet si KPD-ja e 2002 dhe bëhemi material për kundërshtarin tonë politik.

Ben Blushi: Kur ky kongres mendon se do të kthehet në KPD, ndryshimi qenka vetëm se do të jetë KPD e mbyllur dhe jo e hapur për shqiptarët. Nuk jam aspak dakord me këtë qëndrim.

Namik Dokle: Paketa me ndryshimet statusore nuk është e keqe, ajo duhet vlerësuar, por mendoj se rendi i ditës së këtij kongresi është tashmë i përcaktuar nga Asambleja Kombëtare.

Ben Blushi: Zoti Rama, qarkullon opinioni se ke nxitur mbledhjen e asambleve në bashkitë kryesore dhe hartimi i peticioneve kundër nesh..

Edi Rama: S’është e vërtetë!

Arben Malaj: Kush më garantin mua se ti nuk do të ndryshosh sjellje dhe qëndrim? Peticionet e asambleve të Vlorës, Korçës dhe bashkive të tjera janë shkruar nga e njëjta dorë, në të njëjtën zyrë dhe madje ndonjëherë janë dërguar nga korrierë të Bashkisë së Tiranës

Edi Rama i nervozuar lë mbledhjen e kryesisë dhe ikën..

 

Aristir Lumezi / Panorama

xhib, si o puna me dy rreshta ktu ma siper?

po ho pra, se s'do lexoj gjith at carcaf. Dhe me cin, me Ben Otellon dhe at mavrin tjeter t'piramidave. Cer ka bo vaki po pysja...  smiley

 

Dmth ta permbledh me dy rreshta e kishe fjalen? Thashe se kishin problem dy rreshta ne artikull. smiley

Ne fakt e vura si artikull me vete, po qevria e PPU s'e botoi, keshtu qe e solla si koment. smiley

Me dy tre kater pese rreshta: Kane bere llafe. Ruci thote ta bejme kongresin me dyer te mbyllura se na e shfrytezon opozita per sulm politik. Keta disidentet thone ta bejme hapur se kshu me dyer te mbyllura po e ktheni PS ne PPSH. Shefi i madh (i madhi fare smiley) thote e bejme te hapur vetem pjesen qe do kritikojme zgjedhjet dhe qe do prezantojme antaret, kurse debatet te mbyllura se kshu eshte me mire. Keta disidentet i thone po ti po e ben farse konkurrimin per kryetar partie. Ky i thote ja fusni kot dhe ik te haje darken se i ishte ftohur. The end. smiley

Per ket permbledhje e kishe hallall qe durova dhe s'ta qendisa qe s'e more vesh pyetjen e emos smiley.

I duruari, i fituari smiley.

smiley

miiiir aty. m'pelqe kur je succinct  smiley

flm!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).