Kryeministri Sali Berisha: Edi Rama, tani një ish-kryetar i PS

Kryeministri Sali Berisha e konsideron kryetarin e PS, Edi Rama si ish-kryetar dhe se i ka mbaruar mandati për të udhëhequr socialistët që pas humbjes së zgjedhjeve të 28 Qershorit.

Edhe pse kryeministri theksoi se nuk deshiron të ndërhyjë në punët e brendshme të partisë më të madhe opozitare, dje në mbrëmje gjatë përurimit të fillimit të punimeve për rrugën Instituti Bujqësor- Bulçesh, rrugë kjo që lidh bashkinë e Kamzës dhe Tiranës me komunën e Paskuqanit, ka komentuar edhe situatën në të cilën ndodhet tashmë Rama, kundërshtari i tij në zgjedhjet parlamentare të dy muajve më parë.

Berisha duke përshëndetur fitoren e PD në Ballagat të Lushnjës tha se kjo shpreh qartë mashtrimet që sipas tij ish-kryetari i PS, Rama ka bërë me elektoratin e tij.

“Shprehem këtu për ish-kryetarin, jo se atij i është ndërprerë mandati nga statuti i tij, se çështjet e statutit të partisë së tij nuk më interesojnë mua, por e vërteta është se me leksionin e madh që i dhanë shqiptarët më 28 qershor, ai mund të rrijë të shpifë, të trillojë, të mashtrojë, por çdo ditë numri i shqiptarëve që do i besojnë atij do të pakësohet, deri sa ta lenë vetëm me shalsat e tij”.

Më pas kryeministri u angazhua përpara disa qindra banorëve të bashkisë së Kamzës, se me investime do ta shnëdorrjë Kamzën me një infratstrukturë moderne.

Reagimi i Berishës vjen pas lëvizjeve që po ndodhin në selinë rozë, ku disa deputetë socialistë i kanë kërkuar kryetarit të njohë humbjen e zgjedhjeve dhe të dorëhiqet nga posti drejtues i partisë. Aktualisht Edi Rama ndodhet për disa ditë në SHBA tek të afërmit e tij.

(d.b/BalkanWeb)

 

6 Komente

Shume po merret Sala me dike qe sipas thenieve te tij as ja ka friken dhe mund te perballet ne cdo cast, dhe nga ana tjeter te cilin duket qarte se nuk e preferoka si kundershtar politik.

Duhet te na shqetesoje fakti qe nje person qe na ka qeverisur per 4 vjet ne vend qe te merret me punet e hallet e shqiptareve "qe ja paskan konfirmuar fitorjen" na u marrka me fushate eternale elektorale dhe me punet e rames dhe te opozites.

Kushdo qe  thote qe Berisha ka ndryshuar po e merr perdite pergjigjen me keto pelivanlleqe te tij pa shije, dhe ne te gjithe  duhet te pergatitemi per "rough time ahead" me kete bufon.

Ka shume gjera te ngjashme mes ketij bufonit tone dhe atij italian me te vetmin dallim se ky i jone nuk ka shume interes per vajza te reja dhe seks ne pergjithesi (dhe padyshim ca me pak miliarda ne banke sesa i mesipermi).

Te dy keta ((Berluskoni/Berisha) ne fakt nuk duhet te merrshin shume seriozisht nga popujt perkates por mesa duket "ironically" jane keta qe qeshin fort me popjt e tyre "sovran"

Shiko kur ta ftoje Edin ne Pallat te Brigadave ky i paftyri!

Ti haje me buke te gjitha keto qe ka thene per kete! smiley

Mark my words!!!

panllati i bringadave osht i Bamirit mer tina smiley

Kush e pjerdh Bamirin me?

Bamiri i fut i loje futboll kur ky Notari fton Basketbollistin dhe jena mrena rubrikes sportive akoma! smiley

I Bamirit thote!

Ore edhe aleatet ne Kosove,po ja u merr Berisha tani!Prisni kur tju marre edhe Thacin heres tjeter!Grini sallate juve grini Berisha vazhdon punen dhe kur merr frutet e kesaj pune(fitore ne zgjedhjet legjistative 2005 dhe 2009) juve habiteni se nga i mori votat dhe ku i gjen aleatet.Ja me punen e vet i gjen!Juve beni mire ti beni thirrje Rames te punoje dhe te mos behet qarraman,sepse sic e ka nisur do te humbe edhe ne 2013.Vetem po te beje ndonje budallallek me qellim Berisha, se po te jete per Ramen nuk fiton kurre!

Cfare duhet te beje Rama!Te punoje 16 ore ne dite 7 ditet e javes sic punon Berisha.Ja kete duhet te beje qe te fitoje!Eshte shume e thjeshte!

Berisha nënshkruan me Haradinajn një memorandum bashkëpunimi, skicohet me marrëveshje, bashkëpunimi PDSH-AAK

O Solidar kur ka punu ndonjehere Rama qe te filloje te punoje tani?!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).