Kryeministri Berisha mbi borgjezinë, punonjësit shtëpiakë dhe shtëpitë e weekendeve

Kryeministri Berisha bën të ditur se qeveria do të miratojë së shpejti projektligjin për privatizimin e fshatrave turistike

www.km.gov.al

Kryeministri Berisha trajtoi në mbledhjen e Këshillin të Ministrave edhe çështjen e deklarimit dhe regjistrimit të punonjësve shtëpiakë, duke lënë si afat datën 1 shtator për regjistrimin e tyre. “Ne nuk kemi asnjë synim tjetër përveç aspektit strikt humanitar. Nuk duhet lejuar që punonjësit shtëpiakë të rrinë pa asnjë kontribut për pensionin, në një kohë kur ne kemi përcaktuar për kontributin shumën më minimale, 80 apo 100 mijë lekë në vit.”

Kryeministri Berisha bëri sot të ditur se qeveria do të miratojë së shpejti projektligjin për privatizimin e fshatrave turistike. Duke prezantuar këtë iniciativë të re ligjore në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha sqaroi se ata që kanë ndërtuar vila në fshatrat turistike do të blejnë tokën me çmimin e tregut, fonde të cilat do të përdoren për pronarët.

“Unë do të kërkoja që në mbledhjen e ardhshme të konkludohen disa problem të rëndësishme, për të cilat është punuar nga ministritë e linjës. Së pari, ligji për privatizimin, pasi nuk mund të bëjmë fjalë për legalizim, të fshatrave turistike. Borgjezia e re duhet që në mënyrë përfundimtare të blejë me çmim tregu tokën që vilat e tyre kanë zënë në fshatrat turistike dhe këto fonde kalojnë për pronarët. Në këtë mënyrë, ato do t’i gëzojnë edhe më shumë shtëpitë e tyre të ëeekend-it në. Statusi i fshatrave turistike është një problem i ndërlikuar gjatë rrugës, por tani do t’i japin përgjigje përfundimtare në interes të dyanshëm, të atyre që i posedojnë shtëpitë dhe të pronarëve, sepse të gjitha këto fonde do të kalojnë për pronarët. Statusi i tyre nuk lejon që të përdoren praktikat e legalizimit për to, pasi kemi të bëjmë realisht me atë që unë e quaj borgjezia e re, por që, në fakt, nuk ka ndërmend ta deklarojë veten të tillë asnjëherë, gjë të cilën unë personalisht nuk arrij ta kuptoj,” u shpreh Kryeministri.

Një tjetër çështje e rëndësishme që Kryeministri Berisha trajtoi në mbledhjen e Këshillin të Ministrave ishte ajo e deklarimit dhe regjistrimit të punonjësve të shtëpisë. Kryeministri tha se deklarimi i punonjësve të shtëpisë do të jetë e detyrueshme për këdo që i punëson. Zyrtarët e administratës, të cilët kanë të punësuar punonjës shtëpie duhet të kryejnë regjistrimin e tyre brenda datës 1 shtator, në të kundër të do të përballen me humbjen e detyrës.

“Zyrtari që mban punonjës shtëpiak të padeklaruar do të largohet menjëherë nga detyra për fshehje të papranueshme dhe trajtim skllavëror të një individi. Afati për t’i regjistruar ata është data 1 shtator dhe ai që nuk i regjistron përtej kësaj date nuk do të qëndrojë më në administratë, pasi do të konsiderohet jo fshehje pasurie, por edhe më rëndë se kaq. Edhe kur të amendohet ligji për konfliktin e interesit kjo do të përbëjë konfliktin më madhor,” u shpreh Kryeministri.

Ndërsa për personat e tjerë, jo zyrtarë të administratës, të cilët punësojnë punonjës shtëpie, tha  Kryeministri, do të aplikohet praktika e modulit. 

“Për ata që nuk i deklarojnë punonjësit shtëpiakë, do të përpunohet moduli. Moduli do të thotë që ata, me deklarim apo anonimat, do ta paguajnë punonjësin. Ne ju bëjmë thirrje t’i deklarojnë. Edhe një herë dua të sqaroj qytetarët shqiptare se ne kemi vendosur për ta pagesën më minimale dhe nuk kemi asnjë synim tjetër përveç aspektit strikt humanitar. Nuk duhet lejuar që punonjësit shtëpiakë të rrinë pa asnjë kontribut për pensionin, në një kohë kur ne kemi përcaktuar për kontributin shumën më minimale, 80 apo 100 mijë lekë në vit. Nuk mund të mos tregosh ndaj tyre ndjenjat njerëzore, t’i kesh si pjesëtarë të familjes dhe të mos u paguash asnjë kontribut për sigurime shoqërore minimale dhe t’u shprehësh një respekt njerëzor. Ndërsa për zyrtarët, në rast se nuk do t’i regjistrojnë punonjësit e tyre, kjo do të thotë humbje e detyrës, për jo zyrtarët, biznesmenët do të jetë moduli që do t’ua përcaktojë se e kanë dhe në rast se nuk duan këtë, ta deklarojnë. Është pashpirtësi e vërtetë të mbash në të zi në shtëpi dikë që të ndihmon, të mban dhe rrit fëmijën, të mban shtëpinë. Morali njerëzor ka disa limite. Ne pritëm dhe tani do të veprojmë,” u shpreh Kryeministri. 

10 Komente

ky mund t'jet nji ligj propagandistik po nuk shof arsye me komentu kunder

"Është pashpirtësi e vërtetë të mbash në të zi në shtëpi dikë që të ndihmon, të mban dhe rrit fëmijën, të mban shtëpinë. Morali njerëzor ka disa limite. Ne pritëm dhe tani do të veprojmë" smiley

Ku jeton ky xhaja, tek "liza ne boten e cudirave" ne Neverland apo ne token e Houyhnhnms-ave. Le te mblidhet mor vella kuvendi dhe mos e lere ti beje me pushimet ne Dhermi, por ta nisin ne California qe te shohe pak realitet ombjektiv me limitet e "moralit njerezor". Ky keshtu sic e ka nisur do i taksoje njerzve edhe dashnoret.

Ky keshtu sic e ka nisur do i taksoje njerzve edhe dashnoret.

taksa e dashnores - tingullimin e ka great te pakten; pak si operete nfakt. imagjino,  sikur t'vejn t'themi 10,000 lek per dashnore. Kur kalo nanji "per s'mari" ngacmimi do jet: hallall 10,000 lekshin Sales per ty!

 Po Emo, por ti harron taksidarin qe te ben pyetjen magjike "10.000 lek per Salen apo 1000 lek per lalen"? smiley  He, zgjidh e merr ti tashti!

1. zoti ja prifte mbare shtepiakeve te deshperume..

2. me ne fund do lulezoje betoni edhe ne plazhin e virgjer te palases (nga rruga keqe) prone e vjeter e familjeve meta dhe nano..

Dhe ky Berisha quhet nga ju peshkatere I DJATHTE??????

Ndersa Rama I MAJTE???????

Keta jane krahet politike ne Shqiperi. PD e quajtur e Djathte vepron si e majte ( atje ku ja do qefi) dhe PS e vetquajtur e Majte vepron si e djathte.

Vazhdoni ju beni shkrime per te djathten e te majten shqitpare pfffffff

Si nuk u ngopet me budallalleqet e ketij Robi ? Po ky ka hall te turbulloje sa te mundet situaten pas zgjedhoreme Ko#elleqe . E kujt i rruhet per "punonjeset e shtepise " , qe punojne ne te zeze  , kur e gjithe Qeveria punon ne te zeze ? Na torollis sumen edhe me shprehje si Borgjezia  smiley qe  krijoi ky fare burri ne krye te as mish as peshkut , shoqeri shqiptare . Do dhe Borgjezi ky per kater vjet !!!!!!! pas rruges se sukseseshme te vjedhjeve Patriotike ? Sidomos pas Borgjezise se re te krijuar me parate e fituara ne GERDEC ?

Me nje fryme u diskutua si legalizimi i "pronave" ne fshatrat turistik, ashtu dhe sigurimet e "punonjesve te shtepise"? 

Nuk me intereson "majtlleku" i kesaj manovres se fundit, por "ideollogjen" e se pares a ka mundesi te na e shpjegoje ndonje?!  (Nqs s'e shpjegon dot njeri, mbetet edhe si pyetje retorike.)

PS: chene, per pllazhen e Palases duhet gjet dicka tjeter se atje s'ka shtepi akoma qe te legalizohet.  Ene me mire pa rruge, se me rrugen e "Ngjipes" qe u inagurua para ca kohesh. 

Mbasi Sula i siguroje me kontribute pensioni e shendetesore punetoret e ndertimit, kamarieret e banakieret, ata qe kerkojne pune ditore tek ushtari i panjohur, ata qe bejne pune ditore sezonale ne fshat, ata qe punojne ne miniera mbi dhe nen toke, ata qe shesin ambulant neper rruge (jane me mijra), etj. etj. i kane ngelur vetem ato qe sherbejne neper shtepia. Ah pika qe s'te bie  ty edhe te gjithe atyre qe miratojne brockullat e tua.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).