Kontradiktat e Berishës për turizmin, tjetër thotë dhe tjetër vepron

Kryeministri, Sali Berisha, gjatë vizitës së tij dy ditë më parë në Dhërmi, deklaroi me të madhe se turizmi do të jetë prioriteti kryesor i qeverisë së drejtuar nga ai. Por vendimet e miratuara nga vetë Berisha tregojnë të kundërtën. Vetëm në mbledhjen e fundit të KRRTRSH, kryeministri miratoi një sërë studimesh pjesore për periferinë e Tiranës, duke shkatërruar rreth 75 hektarë zonë të gjelbër pranë Liqenit të Farkës, periferinë e Vorës, Gjirin e Lalzit, ish-Kampin e Pionierëve në Durrës etj. Po ashtu, Berisha më pak se një muaj më parë miratoi ndërtimin e parkut energjitik në Porto Romano, ndërtimin e katër fabrikave të çimentos, të cilave, po t’u shtosh edhe katër fabrika të tjera që janë në ndërtim apo edhe termocentralin e Petroliferës në Vlorë, tregojnë qartë që turizmi, jo vetëm që nuk është prioritet i Berishës, por po goditet rëndë nga ky i fundit.

Kontradiktat

“Jemi në agun e një shpërthimi të fuqishëm turistik, e shndërrimit të Shqipërisë në një nga drejtimet turistike më të rëndësishme në Evropë”, - deklaroi kryeministri Berisha dy ditë më parë. Me resurset dhe natyrën që ka vendi ynë, natyrisht që një gjë e tillë mund të ndodhë. Veçse Berisha ndryshe thotë dhe ndryshe vepron, duke qenë kontradiktor me veten e vet. Kështu, edhe pse e konsideron turizmin si prioritetin kryesor të qeverisë së vet, me vendimet e marra ka bërë të kundërtën. Mjafton këtu të përmendim mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit, kur vetë kryeministri firmosi ndërtimin e katër fabrikave të çimentos. Kështu, Berisha firmosi ndërtimin e një fabrike çimentoje në Lezhë (Balldren). Fabrika, me shesh ndërtimi 130.000 m2, ndërtohet vetëm 1 km nga qyteza e Balldrenit dhe vetëm 3.5 km nga Plazhi i Shëngjinit. Erërat e veriut, sipas ekspertëve, do e shpien tymin dhe pluhurin e çimentos në Lezhë, e cila ndodhet 5 kilometra më në jug. Fabrika tjetër në Bushat, me shesh ndërtimi 167.000 m2, do ndërtohet vetëm 400 metra nga qendra e banuar, Mali i Jushit, dhe 5.5 kilometra në vijë ajrore nga Plazhi i Velipojës. Këshilli i Ministrave në maj ka hequr tokën këtu nga fondi pyjor për t’i hapur rrugë investimit. Një fabrikë tjetër do të ndërtohet në Fushë-Krujë, ku janë ndërtuar edhe disa fabrika të tjera çimentoje. Fabrika, me shesh ndërtimi 432.000 m2, gjendet vetëm 1.5 km nga qendra arkeologjike e Albanopolisit (Zgërdhesh). Karriera e argjilës (dizastër mjedisor) është një ndër vendet më piktoreske, pikërisht ndërmjet dhe në kontakt me dy rezervuarët: të Bajcungës dhe të Verjonit në Fushë-Krujë. Përveç kësaj, në një nga të paktat zona të mbetura të lira në Plazhin e Durrësit, ish-Kampi i Pionierëve, i ruajtur deri para pak kohësh nga forcat shumëkombëshe, Berisha miratoi një studim që parashikon pallate deri në 8 kate në plazh. Bëhet fjalë për 85 hektarë ndërtime. Por, sipas Berishës, “vizioni ynë është kombi me sytë drejt detit. Shekuj e shekuj i kemi mbajtur drejt maleve dhe e vërteta është se kemi siguruar ekzistencën dhe mbijetesën, por nuk kemi siguruar dot prosperitetin dhe zhvillimin që na kanë munguar. Ndaj, tani do të kthehemi drejt një pasurie të pafundme, siç është deti. E tërë infrastruktura jonë do të ketë dy qëllime themelore: tregun dhe detin”. Vendimet e Berishës në fakt tregojnë se ai është i pasinqertë në këto deklarata, pasi vetëm gjatë këtij muaji ai i ka dhënë një goditje të rëndë turizmit shqiptar, duke ngritur fabrika çimentosh dhe duke betonizuar bregdetin. Sipas vetë Berishës, “mbrojtja e bregut nga betoni duhet të jetë një nga qëllimet më kryesore, sepse ne duhet të ndërtojmë një turizëm ndryshe. Ne vërtet jemi të vonuar, por kemi shansin më të madh të ndërtojmë një turizëm krejtësisht tjetër nga turizmi i betonit

dhe betonimeve”.

Interesat

Kryeministri, Sali Berisha, në mbledhjen e parë të Këshillit të Rregullimit të Territorit, i hapi dritën jeshile kthimit në park energjitik dhe industrial të zonës së Porto Romanos, veprim ky që rrëzon pretendimin e tij se turizmi është prioritet i qeverisë. Kjo, duke qenë se ndërtimi i këtij parku energjitik, sipas ekspertëve, do të dëmtojë rëndë zonën, rrjedhimisht edhe turizmin. Sipas ekspertëve, TEC-i me qymyr 1600 MW, që parashikohet të ndërtohet në Porto Romano, parashikohet të lëshojë në ajër më tepër dyoksid karboni se sa lëshojnë të gjitha burimet ndotëse të derisotme anembanë Shqipërisë. Këta të fundit thonë se shqetësues është fakti që asnjë studim serioz mjedisor, asnjë informim transparence për publikun lidhur me normat e ndotjeve, respektimin e distancave, numrin e banorëve, nuk është bërë deri më tani nga qeveria.

Por miratimi i ndërtimit të këtij parku, bazuar edhe në faktet e publikuara nga gazeta “TemA”, bëhet për shkak se aty ndodhen pronat e vajzës së kryeministrit, Argita Malltezit dhe sekserit të familjes kryeministrore, Damir Fazlliç. Ky i fundit madje e ka pranuar se ka blerë tokat e fshatarëve me çmime qesharake, për t’i shitur më pas ato me çmime shumë të kripura. Gjithçka ai e ka bërë në koordinim me vajzën e kryeministrit, e cila mendohet të jetë realisht dora që qëndron pas këtyre aferave. Madje, gazeta “TemA” botoi një letërkëmbim mes Malltezit dhe një biznesmeni nga Lindja e Mesme, që kërkonte të investonte në burime energjitike. Malltezi i garantonte atij tokën, por dhe marrjen e së drejtës për të nisur punimet, me kusht që ajo të merrte tre për qind të vlerës. Duke përllogaritur se bëhet fjalë për investime prej qindra miliona dollarësh, fitimi i Malltezit do ishte disa milionë dollarë. Dëmi që Berisha i ka bërë turizmit shqiptar është padyshim edhe parku energjitik i Petroliferës në Vlorë, i kundërshtuar fort nga ambientalistët dhe qytetarët e Vlorës. Projekt ky që në fakt ishte kundërshtuar edhe nga vetë Berisha në kohën që ishte në opozitë dhe kryeministër ishte Fatos Nano. Çuditërisht, me të ardhur në pushtet Berisha ndryshoi qëndrim, duke miratuar projektin e iniciuar nga Nano.

Miqësia

Gjatë vizitës së tij në Dhërmi, kryeministri Berisha ka zhvilluar një takim miqësor edhe me kreun e Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, i dënuar vetëm pak kohë më parë nga drejtësia jonë me 6 muaj burg dhe i njohur si antishqiptari më i madh. “Në përfundim të takimeve me banorë dhe të disa inaugurimeve të rëndësishme në zonën e Bregut, kryeministri Berisha zhvilloi një takim miqësor me kreun e Bashkisë së Himarës Vasil Bollano, i cili, duke e falënderuar kryeministrin Berisha për këtë vizitë, i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e angazhimet e qeverisë në lidhje me zhvillimin e turizmit bashkëkohor dhe kulturor”, - bënte të ditur Kryeministria në një komunikatë për shtyp. Berisha nuk e ka fshehur asnjëherë miqësinë e tij me Vasil Bollanon, ndaj të cilit urrejtja e shqiptarëve është e madhe, madje edhe kur ky i fundit u dënua për shpërdorim detyre pak muaj më parë. “Kryeministri Berisha, duke mbetur gjithmonë shumë i ndjeshëm ndaj respektimit dhe garantimit të të drejtave dhe lirive të çdo qytetari, si dhe për respektimin e plotë të pavarësisë së sistemit gjyqësor, mendon se interpretime dhe zbatime të ligjeve, të cilat mund të mbartin nuanca politike dhe arkaike, nuk i shërbejnë qëllimit të vendosjes së ligjit”, - tha zyra e kryeministrit Berisha vetëm pak pas dënimit të Bollanos. Megjithatë, duke parë që Berisha është shoqëruar me njerëz si Millosheviçi, Tadiç, Gjukanoviç, për të mos harruar mikun e familjes së tij, sekserin Damir Fazlliç, të cilët njihen dhe si njerëzit më antishqiptarë, miqësia e tij me Bollanon mund të duket si diçka normale, pasi nacionalizmi dhe patriotizmi nuk janë në karakter të kryeministrit tonë.

15 Komente

Artikulli ne fjale nxjer ne pah nje kontradikte shume te madhe midis fjaleve propagandistike dhe filozofine  e Qeverise Berisha nga krahu tjeter mbi zhvillimi e nje turizmi te qendrueshem ne Shqiperi. Mendoj se Berisha eshte nje produkt i koheve kur komunizmi kishte si zhvillim paresor industrine e rende dhe turizmi nuk mund te zhvillohej per arsye ideologjike.  Ky mentalitet qe e shoqeron edhe sot kryeministrin tone do te jete shkaterrues per nje zhvillim te turizmit ne Shqiperi. ne se shikojme Malin e Zi filozofia qe qeveria e atjeshme ka adoptuar eshte zhvillimi turistik i qendrueshem, mbrojtja e ambjentit dhe zhvillimi i porteve te yahteve.

 

mendoj se ne se shqiperia do te ece me kete ritme ne zhvillim industrial fati i turizmit shqiptar do te jete i percaktuar shume shpejt dhe cdo perpjekje per te zhvilluar ate do te jete e deshtuar. 

Dikush e quan kontradikte, dikush tjete mund ta quaj venie ne balance te turizmit dhe zhvillimit te industrise.

Eshte balance delikate dhe jo cdokush e ben.

Turizmi dhe industria mund te shkojne shume mire bashke dhe shembuj kemi jo me larg se ne vendet Evropiane.

Italia dhe Anglia, te dy vende me vije te gjate bregdetare dhe turizem te zhvilluar, mos valle jane me mbrapa edhe per sa i perket industrise se vendet e tjera evropiane?!

Qeverisja e Berishes eshte perqendruar fort ne zhvillimin e turizmit, duke ndertuar infrastrukturen rrugore, zgjidhjen e problemit te ujit per qytetet dhe fshatrat bregdetare etj., por ka edhe nje plan per industrializimin e vendit dhe qe te gjitha do te thone vend dhe ekonomi me e zhvilluar.

Sot zhvillimi industrial nuk eshte dmosdoshmerisht ndotje e ambientit nese respektohen rregullat e mjedisit rigorozisht dhe kerkohet me e mira.

... "balanca delikate" nuk behet byth me byth mer ju drejtusit me arsim te "padyshimte".....

The Speaker

Per sa i perket filozofise Tuaj mbi zhvillimin industrial dhe atij turistik qe mund te zhvillohen paralel mendoj se jeni shume i gabuar. Nuk ka nevoje qe une te te mbush mendjen tuaj pasi e kuptoj pozicionin ku jeni. problemi qendron ne shkaterimin e resurseve ambjentale te cilat heqin cdo mundesi te nje zhvillimi turistik te qendrueshem.  ne se ju mendoni se Kruja psh eshte nje shembull ku industria e cimentos dhe trashegimia kulturore & turizem kulturor mund te bashkejetojne sebashku atehere ju nuk paskeni asnje koncept nga zhvillimi modern i turizmit.  Anglia i dashur e ka kaluar revolucioni industrial me kohe dhe tashme i ka bere te qarta gabimet e medha ne mbrojtjen e trashegimise te cilat mundesojne turizem. Prandaj sot anglia eshte nje prej vendeve me fanatike qe mbrojne natyren dhe trashegimine. problemi nuk qendron ne llogore politike pasi duket qarte qe ne jemi ne llogore te ndryshme.problemi qendron ne shqetesimin qytetar mbi pasurine e perbashket ambjentale dhe kulturore.  te ndertosh fabrika cimentoje kur konsumi yt i brendshem nuk ka nevoje per kete sasi, te japesh per cimento qendren arkeologjike te Albanopolisit, te lejsoh ate katastrofe te tmerrshme ambjentale qe po ndodh me malet e Krujes te japesh karaburunin per projekte te dyshimta keto i dashur jane shqetesime qytetare dhe jo politike. Une e kam ngritur zeri per keto ceshtje edhe para 2005 prandaj nuk kam ndonje kompleks qe te me pengoje.

pershendetje

auron tare 

bejme sic thote Auroni!

Turizem 2 muaj (dhe me kete perfitojne vetem ata qe kane shtepi ne det se te tjeret do te ngrohen ne diell) dhe lango 10 muaj.

Une mendoj se ato qe thoni juve per ndotjen ndoshta do te duhet te keni parasysh Indine apo Kinen se,Shqiperia nuk ka ndonje industri kaq te madhe sa ce beni juve.Po ndertohen disa fabrika dhe termocantrale me ere dhe hidrokarbure.Nga sa kam informacion cdo shtet me mend zhvillon turizmin dhe dege te tjera qe e forcojne kete turizem.Se te zhvillosh vetem turizmin dhe te paguash sa frengu pulen per drita apo gjera te tjera me duket,ne rastin me te mire dritshkurersi.

Edhe vendet qe te cajne veshet per problemet e mjedisit(fut ketu Norvegjine,Francen,Gjermanine apo Danimarken) po ndertojne centrale atomike apo po shpojne ne det per te marre naften.

Auroni mesa duket do qe ta shohe Shqiperine si ato ishujt e Karaibeve,qe kane nje rezervat turistash dhe asgje tjeter.Ku gjithe popullsia nuk ben asgje se ska pune tjeter pervec se te punosh ne rezervat.Po te pakten ato kane 10-12 muaj sezon plazhi ndersa Shqiperia ka 3 muaj!Cdo te bejme 9 muajt e tjere,apo mendon perendia!

Qeveria po nderton rruge dhe burime energjitike per te zhvilluar turizmin.Ndoshta nuk eshte zgjidhja me perfekte ,por eshte me e mire se alternativa e skafizimit qe e zbatoi opozita kur ishte ne pushtet.Gjithashtu eshte me e mire se alternativa Tare,qe propozon nje Shqiperi alla karaibes,ku disa qe kane shtepine afer detit te jetojne dicka me mire dhe shumica qe nuk e ka kete fat te jetojne ne papunesi dhe mjerim.

Me vjen keq zoti Tare por kjo alternativa tende eshte provuar dhe nuk ka dhene rezultat.

Soli,

Nje pyetje te kam. Pse i ke shkruajtur ato komentet tek gazeta expres duke i quajtur antaret e peshkut dhe kete forum vete me lloj-lloj epitetesh, ndersa shkruan ketu perseri?

Ate debilin tjeter me flamur shqiptare do ta pyes kur ta shoh te shkruaj.

Une nuk kam shkruar asnje koment tek gazeta Ekspress.Per cfare e ke fjalen sepse une nuk e lexoj kete gazete.Nese ke pare komentet e mija atje kjo eshte bere pa lejen time.Une jam aq burre sa ti them gjerat ketu dhe nuk me duhet Ekspressi.Do te jete ndonje gabim.

Faleminderit qe me quajte debil!Por te pakten para se te shash,pyet njehere nese jane te verteta ato qe thua apo ja fut kot.Sepse ne kete rast me bie mua te ta kthej te sharen,por nuk e bej se kam aq dinjitet dhe kuture.

po si behet ajo balanca mor ti  pa arsim fare

I dashur Solidarnost (me fal se mezi e shkruaj kete emer se qenka i gjate)

 

me thoni ku eshte provuar kjo teoria ime dhe ka deshtuar?   Une po ju jap dy shembuj ku kjo filozofi zhvillimi qe une po mbroj jo vetem aplikohet por dhe eshte shume e suksesshme.

 

nje zhvillimi i turizmit ne Veriun e Korfuzit dhe ai ne Toskana. ne Veriun e KOrfuzit te ardhurat per fryme jane nga me te lartat ne Greqi.   me thoni ju lutem nje rast kur ne nje zone te caktuar jane bashke edhe industria edhe turizmi?  Une i nderuar po jap fakte te cilat preken me dore dhe jane shume te suksesshme ne europe. Nuk flas dot per Karaibet pasi nuk  kam qene asnje here.

 

te fala

 

Z. Tare,

Per mendimin tim duhet te rishikosh filozofine qe ke zgjedhur ne kete debat ose ne zhvillimin e turizmit ne Shqiperi, ose thjesht ben demagogji dhe hajt o burra, sic behet te peshku futja tja fusim.

Toskana dhe Korfuzi qe ju i merni per te ilustruar filozofine tuaj, mos u ngaterrofsha ne gjeografi, jane disa rajone shume shume te vogla ne dy vende shuuume te medha. E pra, eshte industria ne teresi e Italise dhe Greqise qe i japin mundesi zhvilimit rajonal te turizmit ne keto rajone. Nuk ma mer mendja se ti apo dikush tjeter mund te dale e te thoje qe ne Itali dhe ne Greqi nuk ka industri, por vetem turizem; prandaj edhe jane zhvilluar.

Ne kete filozofi qe ilustron ti, i bie qe te themi hajde zhvillojme Dhermiun e poshte vetem me turizem dhe pa industri (apo harrova, atje nuk jeton kush me industri pervecse turizem dhe blegtori) dhe hajde zhvillojme malesite e Tropojes vetem me turizem malor dhe mos te ndertojme ndonje atomik (prap harrova, as atje nuk shkon kush te investoje ne ndonje veper industriale.)

Me vjen keq, por prisja me shume nga nje njeri qe ka guximin te dale te flase ne televizjon si ekspert, nderkohe qe argumentet dhe filozofite qe paraqet ne rastin me te mire jane propagande, ne me te keqin foshnjore.

Erioni

Shqiperia eshte vendi i vetem i Ballkanit perendimor qe ka 300 km plazh ranor. Kroatet e kane zili se megjithese kane mijra km bregdet turistet duhet te rine ne maj te shkembinjve apo ne platforma betoni. Tani keto fabrikat e cimentos e te qymyrit bejne njeherazi 2 pune fitojne shume per vehte duke ndotur dhe e dyta i shmangin konkurence e forte Greqise, kroacice e malit te Zi si dhe Italise qe i pret nga Shqiperia.

thone ketu per Itali e britani. njeri gadishull e tjeter ishulli me i madh ne europe. jane nder vendet me te industrializuara te botes. Thote the ky i yni do bej revolucion industral. A nuk ngjan kjo si miza ne byth te kalit?

Faleminderit Erion

 

me kenaqesi i pergjigjem nje debati te kulturuar dhe domethenes.  une personalisht kam shume vite qe merrem me turizmin kulturor dhe zhvillimin e tij te qendrueshem. per kete arsye kam udhetuar dhe kam pare  shume modele zhvillimi. kam marre pjese ne shume konferenca  ku debatohet dhe rrihen mendimet e zhvillimit te turizmit. Personalisht kam zgjedhur qe te jem ne krahun e zhvillimit te qendrueshem te turizmit dhe jo te turizmit masiv.

 

une ne debat solla dy shembuj shume te prekshem nga shqiptaret. Eshte e e vertete ajo qe thoni ju qe keto jane dy shembuj te dy rajoneve te vogla. Por jane dy shembuj shume domethenes.  per perparesine e tyre duhet pare se sa te ardhura sjellin keto modele ne krahasim me modelet e zhvillimit masiv?  po prape ne korfuz jugu i ishullit eshte zhvilluar ne stilin masiv dhe te ardhurat per fryme jane shume te ulta. po keshtu ne krete apo edhe ishujt te tjere tregojne format e zhvillimit masiv dhe ato te qendrueshem. te ardhurat per fryme popullsia jane shume   larta per ato te zhvillimit te qendrueshem. ky zhvillim nenkupton  ndertime te uleta, me zona te ruajta sa me te medha, me respektim te ambjentit, me respektim te traditave dhe kultures se zones deri edhe ne stilin strikt te ndertimit me gure dhe dru. ne se ju mendoni se zhvillimi i durresit eshte ai qe i duhet shqiperise atehere une po e le kete debat dhe e pranoj humbjen pasi nuk mundem te bel debat me dike qe mendon se durresi eshte zhvillimi qe i duhet shqiperise.  ne se deshiron te mesosh me shumembi zhvillimin e qendrueshem te turizmit mund te te dergoj materiale me shifra konkrete mbi perparesine e tij nga masivitetit te ndertimeve turistike.

 

te fala

 

auroni

Pershendetje Auron,

Ne fakt, une nuk kembengul dhe kurre nuk do kisha mbrojtur idene qe turizmin ta zhvillojme ne modelin e Durresit. Biles, ne diskutime me eksperte nderkombetar, eshte pikerisht idea e turizmit elitar qe do ti jape Shqiperise vendin e duhur ne kete industri. Por Durresi eshte zhvilluar ne vazhdimesi te asaj qe ka qene: nje bregdet per masen duke shkuar mbrapa deri ne komunizem.

Idea qe mbroj une eshte qe ne kemi bregdet apo edhe terren te mjaftueshem per te qene konkurues ne tregjet e turizmit elitar dhe kulturor, por edhe duhet te diversifikohemi ne prodhim te energjise dhe industrise, pasi edhe nga natyra nuk mund te kthehemi te gjithe kamariera.

Pastaj, duhet te jemi te ndergjegjshem qe me shume pak perjashtime qytetet aktuale turistike Shqiptare jane atraktive per jo me shume se nje dite; dhe per nje kohe te gjate per turiste te huaj te cilet Shqiperine nuk e kane gjithmone destinacion por kalimthi.

Debate mbi turizmin mendoj qe jane shume te vlefshme dhe te nevojshme. Por personalisht me duket shume absurde qe nese zhvillohemi ne industri prodhimi apo te tjera i japim lamtumire perfundimisht turizmit.

Me respekt

Erioni

erion

 

faleminderit per pergjigjien.  jam shume dakort qe per momentin qytetet tona "turistike" jane te pa afta per te mbajtur turiste vetem per nje dite. kjo ama jo per fajin e turisteve por per fajin e te gjitha niveleve qe merren me turizem, shtet qendror dhe lokal etje etj.

 

po te marr nje shembull. Permeti  qytet jo turistik tipik apo jo?  personalisht une do te mundesha ti mbaja nje grup turistesh ne kete qytet te pakten 4 ose 5 dite me programe te shume llojshem.  zona eshte e mrekullueshme etje etj. Imagjino nje fabrike cimentoje apo nje uzine apo nje rafineri diku ne segmentin kelcyre tre urat?  a do te mund ti mbash keta njerez ne kete zone per 4 ose 5 dite?  nuk ma do mendja.

 

ajo per te cilen une po bej avokatin eshte qe ne shqiperi nuk ka nje ndarje definitive mbi strategjine e zhvillimit.  kemi o burra ku te dale fitimi i kollajshem dhe nuk shikojme long term. une personalisht nuk mundem ta pranoj zhvillimin e fabrikave te cimentos, rafinerive te naftes apo nuk e di se cfare ne prapatoken e bregut turistik sic eshte plazhi i patokut apo lalzi etj. Une mendoj ndryshe, te ndajme zonat e zhvillimit dhe te jemi strikt ne keto zona.  por a mundesh ta quash me turizm ajo qe po behet ne kruje per shembull?

edhe durresi nuk do te kishte asgje te keqe te ishte zhvilluar si nje destinacion masiv por me kritere te percaktuara jo ne menyren qe eshte zhvilluar sot. apo jo?

Une mendoj se askush deri me sot nuk e ka te qarte se si mundet te zhvillohet turizmi dhe nuk ka rregulla te percaktuara qarte. ne se une investoj ne turizmen nuk e di qe neser kryeministri i rradhes do te aprovoje nje fabrike cimentoje ngjitur me investimiin tim. ky eshte problemi qe cdo gje ne shqiperi behet e pastudiuar.  ne akoma sot nuk e kemi ndare mendjen si strategji shteterore se cfare do te bejme. Cimento apo turizem. ne se cimento qenka kaq me leverdi dhe nuk demton turizmin perse italianet e jugut po ja sjellin keto investime shqiperise?  se ju dogj shpirti per shqipetaret?  apo se nuk mundet ti bejne me keto fabrika ne sicili apo kalabri? 

 

besoj se me kupton

 

a

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).