Klosi: Po të largohemi ne, LSI do jetë vetëm Iliri me të shoqen

Zyrtarët e lartë të LSI, të pozicionuar kundër bashkëpunimit të partisë së tyre me PD në koalicion qeveritar, kanë paralajmëruar dje largimin nga partia, nëse LSI zyrtarizon marrëveshjen me PD. Njëri prej drejtuesve të LSI, Fatos Klosi, tha dje se, nëse LSI zyrtarizon bashkëpunimin me PD në qeveri, atëherë bashkë me katër drejtues të tjerë, Xhufi, Brokaj, Legisi e Muçi, do të largohen nga LSI.Klosi tha se, nëse ata do largohen, Metës i mbetet partia me të shoqen. Ai iu përgjigj dhe deklaratës së selisë së LSI se ata po e mbajnë këtë qëndrim për interesa personale. Klosi tha se ata janë zyrtarë të lartë të LSI, Xhufi dhe Brokaj janë nënkryetarë, e nëse do kishin interesa, ata do qëndronin pranë Metës për të marrë pjesë nga pushteti që do u dhurojë Berisha. Klosi akuzoi gjithashtu Ilir Metën se me marrëveshjen me Berishën tradhtoi idealin kryesor, me të cilin kjo force kishte marrë mbështetjen e shqiptarëve në 5 vitet e ekzistencës së saj si forcë politike. Klosi sqaroi më tej se pesëshja e përfaqësuesve të LSI, që kundërshtojnë lëvizjen e Ilir Metës, nuk do të krijojnë në rast të largimit nga LSI ndonjë lëvizje tjetër dhe përjashtoi kategorikisht mundësinë e bashkëpunimit me PS.

Ndërsa LSI, përmes një komunikimi nga ana e drejtorit të medias në këtë parti, Dritan Ylli, thekson se 5 përfaqësuesit e LSI, Pëllumb Xhufi, Sabit Brokaj, Mustafa Muçi, Fatos Klosi dhe Ndre Legisi, prej kohësh janë vetëpërjashtuar.

6 Komente

Pse nuk ishte partia e Ilirit dhe Monikes deri tani?

Iliri me te shoqen, dhe me tre deputete ne Parlament!

Juve, e shikoj qe pushimet iu paskan prire! Tani hani fiq, ose behuni analiste neper TV-ra!

Bejini te fala edhe Tak Ngjeles kur te shkoni te hani fiq! Kujdes mos shkelni me kome ate axhustatorin e Papes, kur t'kaloni andej pari!

Mos harroni!

Fiq! Jo dhe'! smiley

Gud najt end gud lak Fishi, edhe per sot! smiley

Beteja s'fitohet duke dezertuar por duke i mykur gradualisht traret mbajtese. 5 zyrtare nuk eshte e veshtire te zevendesohen, aq me teper tani qe Metes i ngrohet krevati nga doktori.

po ata do perjashtohen mi rose, me mire te ikin vete para se t'i fshije Meta

Meta mund te perjashtoje vetem te shoqen pa konsensusin e drejtuesve te tjere. Meta nuk e ka prone private LSI-ne; ai ka dale jashte spektrit ne te cilin eshte profilizuar tek votuesi dhe thekur-thekur nje aleance e tille s'duhej te lejohej jo vetem nga drejtuesit e saje por as nga elektorati.

Meta ka vendosur te ngrohe xhepat ne 4 vjete aq sa te dale ne pension pasi eshte e qarte qe me tutje eshte figure e djegur ne boten e politikes. Eshte mesuar populli i shkrete shqiptar te kapet per hunde nga qafetulet e tille qe terhiqen nga xhepat.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).