Keltis Kruja, Prefekti i ri i Tiranës

TIRANË - Keltis Kruja, është nga sot Prefekti i ri Tiranës dhe më i riu në historikun e drejtuese të qarkut, vetëm 32 vjeç. Ai zëvendësoi në këtë detyrë Ruzhdi Keçin, i cili u dorëhoq për arsye personale. Prefekti i ri vjen nga strukturat drejtuese të partisë, ku është Sekretar i Përgjithshëm i Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Ndërkohë që ka bërë edhe detyrën e drejtorit të Auditit në Ministrinë e Brendshme. Siç thuhet në faqen zyrtare të PD-së, Kletis Kruja ka lindur në Tiranë në vitin 1979 dhe ka përfunduar studimet e larta për Drejtësi në vitin 2003. Në listat e kandidatëve për deputetë PD-ja e rendiste atë të parafundit (nr.31) për qarkun e Tiranës.

Prefektin e ri e prezantoi sot zv/ministri i Brendshëm Ferdinand Poni dhe ish-prefekti i Tiranës, Keçi. Ish-prefekti që mbajti këtë post për 4 vjet, u shpreh se "në kulturën tonë demokratike ngjarje të tilla të ndërrimit të funksioneve janë gjëra normale, dhe këtë ndryshim e kuptoj si një ambicie dhe qëllim të mazhorancës për të përmirësuar dhe dhënë një shtysë më të fuqishme premtimeve që ka mbajtur dhe që padyshim do të realizojë në katër vitet e ardhshme". Ndërsa Poni, shprehu bindjen se "Kruja do të vazhdojë punën me ritme më të larta dhe ambicioze në prefekturën e Tiranës".

10 Komente

Edhe ne media te tjera u prezantua si 32 vjecar. Por nese ka lindur ne vitin 1979 sic thote faqja zyrtare e PD-se, do te thote qe eshte 30 vjec. Me ben pershtypje se sa shpesh mosha e personave ne kronikat e lajmeve ngjitet ose zbret disa vjete. Degjoj nje dite... "31 vjecari, i datelindjes 1974..." ose Topi e ka dike 44 vjec, News24 e ka 54 etj, etj... Nejse, urime per detyren.

I ngriti ne detyre Mero Baze personazhet e Antenes. Noken e beri deputet dhe Qukapin prefekt. Prit kur te behet Sandri President. 

Babi i ShkëlzenitNga Mero Baze 

Prefekti i ri i Tiranës është një djalë i ri rreth të tridhjetave, me trup imcak, të shkurtër, që pak kush ia di emrin e vërtetë. Prej vitesh, që kur mbahet mend që ka shkuar në shkollë, ka ndenjur pas Shkëlzenit, djalit të kryeministrit. Më vonë në adoleshencë shoqëria e tyre është përzierë me ca të rinj të tjerë, disa fatlumë që kanë mbetur gjallë dhe janë shokë të tyre të ngushtë dhe disa fatkeqë që nuk jetojnë më për shkak të egërsisë që kanë grupet kriminale ndaj njëri- tjetrit në këtë vend. Shoqëroheshin prej tyre dhe udhëtonin, për të mos thënë udhëtojnë shpesh, me makinat e mbetura të tyre. Rrahmani, Shkëlzeni dhe shokë të tjerë të tij, përfshi njerëz në PD, e thërrasin me një nofkë banale për shkak të statusit të tij si njeriu kot i shoqërisë së tyre, që çohet për të blerë cigare apo ndonjë shishe ujë.

Raportet e tij me politikën kalojnë po ashtu mes këtij grupi. Atij që ne i thërrasim kryeministër apo “doktor Berisha”, prefekti i ri i thërret “babi i Zenit”. Prej vitit 2005 është sjellë korridoreve të Ministrisë së Brendshme dhe Interpol Tiranës dhe maksimumi që ka bërë është që ka fshehur lajmet që kishin të bënin me arrestimin e njerëzve që Shkëlzeni kishte emëruar nëpër poste kyçe apo ambasada dhe kapeshin me drogë, siç ishte rasti i Selmanllarit në Itali.

“Qukapi”, siç njihet gjerësisht në rrethet e PD-së, tani është prefekt i Tiranës. Nuk jam në gjendje t’u them që kur ta thërrasë kryeministri Berisha në zyrë, ai do t’i drejtohet “zoti Kryeministër” apo “babi i Zenit”, por jam i sigurt që ai është vendosur aty për të mos pasur prefekt të Tiranës, por për të qenë një post që të përdoret në mënyrë fyese për interesa të familjes në pushtet.

Shenja e parë e frikshme nga ky emërim është provokimi i Sali Berishës për tu sjellë si “babi i Shkëlzenit”, dhe jo si kryeministër i shqiptarëve. Emërimi i tij i parë në mandatin e dytë është pikërisht gjëja më jo e merituar që një person merr, vetëm pse kryeministrit i thërret “babi i Zenit”.

Profili i tij i ulët, lidhjet e tij ordinere me botën e krimit, qenia e tij si dëgjues në tavolinat më kriminale të bandave të mbetura të fundviteve 90-të, e bëjnë këtë emërim një ogur të frikshëm për të ardhmen e njerëzve normalë në këtë vend. Sali Berisha ju kundërpërgjigj shqiptarëve me cinizëm për kryeakuzën e tyre ndaj tij, për faktin që pushtetin ia ka deleguar botës së nëndheshme të Tiranës, që drejtohet prej fëmijëve të tij. Ky gjest arrogant dhe ky moslexim i pakënaqësisë që pesëdhjetë për qind e shoqërisë shqiptare demonstroi ndaj tij, do të thotë se “babi i Shkëlzenit” është vërtet i përgatitur për betejë revanshi dhe hakmarrje.

Por kryefyerja nga ky emërim drejtohet ndaj qytetarëve të Tiranës. Babai i Shkëlzenit duket se nuk ia fal dot kryeqytetit faktin që ka votuar gati si në referendum kundër tij, duke humbur qendër më qendër në pjesën më të ndriçuar të vendit. Në shenjë hakmarrje ndaj Tiranës, dhe pse jo ndaj “tironsve”, “babi i Shkëlzenit” po i fyen ata duke iu ofruar simbolin e pakënaqësisë së tyre ndaj pushtetit të tij. Tirana është qyteti që ka vite që refuzon Sali Berishën dhe nuk pranon frymën e sundimit të tij familjar me halabakët e qytetit, të cilët kanë marrë nën kontroll gjithçka, bizneset e fishekëve në Gërdec, bizneset e lojërave të fatit, bizneset e ndërtimit, bizneset e resorteve turistike në bregdetin e Jugut, bizneset e çimentove që po mbushin bregdetin verior, bizneset e koncesioneve te HEC, etj. Pikërisht kjo bandë tashmë do të qeverisë dhe Tiranën si pushtet i deleguar i “babit të Shkëlzenit”.

Pas këtij emërimi, posti i Prefektit të Tiranës do të jetë thjesht një konvencion, që do të përdoret nga një anë për konflikte politike për të kënaqur epshet e “babit të Shkëlzenit” dhe nga ana tjetër punët e Shkëlzenit dhe shokëve të tij, që janë sot nëntoka më e frikshme e kryeqytetit. E vetmja shpresë është se ky pushtet mund të degradojë me shpejtësi vetëm në këtë mënyrë, vetëm duke çuar në ekstrem perversitetin dhe të keqen e qeverisjes së mandatit të kaluar, vetëm duke bërë karshillëk në emër të pushtetit të familjes. E sigurt është se sado që diktatura u përpoq të denigronte Qazim Mulletin dhe familjen e tij, talenti i Besim Levonjës është ende shumë larg realitetit tragjiko-komik të familjes Berisha, ku tashmë Prefekti i ri i Tiranës pritet t’i thërrasë “babit të Shkëlzenit”, “O tate”!

Bravo zoti Baze. smiley ti therrasesh Sales "O tate"

E sigurt është se sado që diktatura u përpoq të denigronte Qazim Mulletin dhe familjen e tij, talenti i Besim Levonjës është ende shumë larg realitetit tragjiko-komik të familjes Berisha, ku tashmë Prefekti i ri i Tiranës pritet t’i thërrasë “babit të Shkëlzenit”, “O tate”!

- Tate, me jep pese franga.

-Hike, pra, nashtina... shi...

- Tate, du pese franga se du me hik me shoket n'kinema...

-E di ca ke tina, hik aqe maton e m'bje at xhixhillikn e gjate, me gjithe papuce mu...

- nigjo ketu, xhixhillikun po ta bi, po me jep pese frangat...

- Mire, e mire, po hik i her...

HAHAHAHA!!!!!

Ah sa me behet qejfi kur i poshteron ky Sala keta shakllabanet e tija!

Bitch-slapping all the way to the rally!

Keta meken kur i shikojne surrane ne miting! Ky kthehet, ia bo me sy cunit, dhe i thote: a ke noi shok cun pellazg, ta bojme prefekt ?

Keta prape yyyyy!

Doktori, Doktori! smiley

 

Mandati i dyte qeka mandati i shoqnise se Zenit smiley     

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).