Itali, prej 17 gushtit, njihet patenta shqiptare

Behet realitet marreveshja e nenshkruar ne tetor te vitit te kaluar ne Tirane nga Ministri italian i Puneve te Jashtme Franco Frattini dhe homologu i tij shqiptar, Lulzim Basha mbi konvertimin e lejes se drejtimit te automjeteve.

Tashme e ratifikuar edhe nga pala italiane, marreveshja hyn ne fuqi me 15 gusht, por efektivisht ajo do te filloje te zbatohet me 17 gusht sepse datat 15 dhe 16 jane dite feste.

Pra shtetasit shqiptare qe vijne ne Itali nuk do te kene me nevoje te japin provimet teorike dhe praktike per marrjen e patentes italiane.

Kjo e drejte i perket atyre qe kane patente shqiptare perpara se te vendosin vendbanimin e tyre ne Itali.
Konvertimi duhet bere brenda vitit te pare te jeteses ne Itali, sepse me pas patenta shqiptare e humb vleren ne territorin italian.

Ne menyre reciproke e njejta gje ndodh edhe per italianet me banim ne Shqiperi. Kjo marreveshje, me kohezgjatje pese vjecare, lehteson kryesisht emigrantet e rinj dhe shtetasit shqiptare qe per aresye pune apo personale kane nevoje te qarkullojne me automjete ne territorin italian.

3 Komente

Shpresojme te jete e vertete kesaj heresmiley

Me sa kuptoj une kjo vlen vetem per shtetasit shqiptare me banim ne Itali.

Kjo marreveshje nuk vlen per mua qe nuk kam ndermend te qendroj atje.

Jam kurioz (dhe ka peshq me banim ne Itali ketu qe mund te me ndihmojne): Ju shqiptaret me rezidence italiane e keni me kollaj te marrni patenta shqiptare dhe t'i konvertertoni? A nuk eshte me e lehte te marresh patenten italiane kur je rezident atje?

Pèr tè marrè patentèn italiane kètu ku ndodhem unè...tè duhen rreth 500 euro pak a shumè(edhe se kjo shumè ndryshon nè varèsi tè krahinès ku jeton,me sa kam dègjuar mund tè shkoj edhe mè shum&egravesmiley,dhe 2 deri nè 3 muaj kohè duke e frekuentuar 3 herè nè javè....tani unè nuk di sa mund tè leverdis pasi nuk di sa kushton nè shqipèri tè marèsh patentèn dhe sa mund tè kushtoj qè ta konvertosh atè,por mendoj se ata qè kanè vite qè jetojnè kètej ju leverdis mè shumè ta marin kètu...pasi vlen edhe si dokument identifikimi nè shumè raste.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).