I shumekerkuari Dritan Dajti vret 4 policë, arrestohet i plagosur

Gjashte policë kanë mbetur të vrarë pas të shtënave me armë në ndjekje të një të shumëkërkuari nga policia sot në pistën Iliria në Durrës. Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesditës në plazhin e Durrësit ku policia dyshon se autori i vrasjes të jetë Dritan Dajti, një person i arratisur nga burgu në kohen e gjykimit pasi akuzohej për vrasjen e një biznesmeni.

Policia konfirmoi se Dritan Dajti qëlloi dhe la të vdekur sot 6 efektivë policie që rrethuan Dajtin dhe tentuan ta kapnin. Të shtënat me armë kanë ndodhur në një zonë shumë të frekuentuar në plazhin e Durrësit, tek zona e njohur si Pista “Iliria”, ku policia tentoi te arrestoje te shumekerkuarin prej 6 vitesh nga policia. Policia kishte dyshime se dajti fshihej ne Shqiperi dhe jo jashtë vendit, derisa ka lokalizuar zonën ku ndodhej realisht. Por, pasi është rrethuar nga policia, Dajti ka qëlluar në drejtim të efektivëve të cilët i janë përgjigjur me zjarr. Më pas është arrestuar nga policia dhe në gjendje të plagosur është dërguar në spitalin e Durrësit, ku dhe ndodhet në këto momente. Nga të shtënat bilanci i të vdekurve ishte 6 persona, dhe një i plagosur, vetë Dritan Dajti.

Dajti u arratis nga Gjykata e Tiranës me 17.11.2003.
Dritan Dajti akuzohet se ka vrarë më 17 shkurt 1999 biznesmenin Agim beqar. Dhe është pikërisht vrasja e pronarit të "Besa Konstruktion", pranë "Zogut të Zi", ajo që e dënoi dhe e mbajti në burg të fortin e Rrugës së Kavajës. Por gjatë seancave gjyqesore, Dajti mundi tu shpëtojë forcave të policisë në ambientet e Gjykatës së Tiranës dhe u arratis vetëm për tu kapur ditën e sotme, pasi ekzekutoi 4 policë.

(d.b/BalkanWeb)


 

123 Komente

Ngushellime familjeve te policeve. Kte qenin ta varin ne mes te Tiranes.

Cfare monstre qe paska qene si ka mundesi qe mezi e lokalizuan pas 6 vjetesh, pune shume e dobet nga ana e drejtuesve te policise. Gjynah per viktimat se jane njerez dhe kane lene familje mbrapa. Sa viktima jane se e bene lemsh 4 apo 6 se spo marrim vesh?

Jane 6, 5 police dhe 1 ishte bashkpunetor me Dajtin.

Tani po thone 4 police, dy te tjeret jo. Po paska te tjere te plagosur. 

Tragjedi e vertete!

Ngushellime familjeve te policeve. Dikush duhet te japi llogari se perse ky individ ishte i lire qe nga viti 2003.

Hajd Dritan ne pidh te semes vafsh tani qe u kape.

ne fakt lajmi thote qe nuk u kap, por qe u dorezua...

 

wtff? lajmi thote qe policet vajten per ta kapur, dhe pas atij bilancit, arriten ta plagosnin dhe ta arrestonin.

si u dorezua ai?

Nuk arrij ta besoj, duket si skenar i marre ngandonje film hollivudi, po ky bastardi paska pas arsenal me vete, medet ata dhe familjet e tyre, te humbesh jeten per 300 mije lek..........

 pse po te kishin qene 30 milione leke do tu ishin dhimbur me pak?

Duhen rishikuar themelet e zhvillimeve te operacioneve te tilla. Nje gazetar i News24 thote qe oficeret e paskan qelluar Dajtin neper kembe ne menyre qe ta kapin te gjalle dhe kjo ka cuar ne egzekutimin e tyre nga ana e Dajtit.

Ne Amerike policia e shkreh armen per te vrare dhe jo imobilizuar.

jo gjithmone, ne amerike perdorin edhe tasers, pikerisht me e imobilizu

Une nuk thashe kur shkrehin "tasers", thashe kur shkrehin armet. Lexoe dhe njehere.

kjo nuk ndryshon ate qe thashe, qe, ne amerike dhe kudo, policet nuk perdorin vetem arme kur kane perpara nje njeri te armatosur mgjse edhe per mu, kto rob njofin vec plumb...kto shofin nji scarface dhe kujtojne se jane te gjithe Tony Montana

Ngushëllime të përzemërta familjeve - ndajmë dhimbjen me ta!

Deri tani 6 të vdekur, 5 prej të cilëve efektivë të policisë, dhe disa të plagosur lehtë (News 24).

Ngjarje vertet rrenqethese. Si ka mundesi nje person i vetem te vrase 5 police? Thone qe do kete pase ndonje telefonate ne sekondat e fundit per misionin e forcave speciale.

Ju prehtë shpirti në paqe atyre të shkretëve që shkuan, por nuk mund të rri pa theksuar nivelin diletantesk të organizimit të operacionit.
Duke patur parasysh rrezikshmërinë e këtij personi, duke patur parasysh zonën e mbipopulluar me plazhista, duhej një organizim dhe planifikim i operacionit.... që siç duket ka qënë shumë i dobët....po kështu është kur oficerët me akademi i nxjerr në pension dhe në postet komanduese vendosen njerz që i kanë dhanë besën partisë, pamvarsisht se deri një ditë më parë mund të kenë qënë karrociera.

Për çfarë dreqin i mbajnë me bukë forcat speciale? Për të duartrokitur në mitingje?

Shqiperia eshte "bir Selman i nenes, c'te te qaj me pare..."

tragjedi e turpshme. tek menyra si trajtohen dhe si drejtohen forcat policore duket forca e nje shteti. imagjino, vret tjetri 5 police dhe ne vend ti fusi dhe nje plumb vetes, dorezohet...sepse do dali pa lagur, do ia hedhe, sic ia ka hedh gjithe keto vite. Guxo te vrasesh nje polic gjetke ne per bote dhe e sheh nga ke dale.

 

Flitet që ka qenë i shoqëruar dhe ka mundësi të mos i ketë vrarë i vetëm policët.

Ky person po nuk u var me lak ne fyt atehere gjithcka eshte e kotme. As gjithe jeta ne burg nuk mjafton per ca raste.

Me vjen shume keq! Ngushellime familjareve te viktimave. Me habit fakti se si paska arritur te vrase pese police !!!!! Eshte shume e veshtire te vrasesh pese veta.

Per operacione te tilla ne Shqiperi duhet te shkoje vetem RENEA, eshte gjynah te dergosh police sherbimi ne operacione te tilla kunder personave te rrezikshem te armatosur. Por le te shohim detajet, deri tani nuk dime shume, por me te vertete nje lajm tragjik.

Thuhet se policet qe vajten per ta arestuar ishin grupi i forcave speciale!

Nuk thuhet që ishin policë shërbimi, flitet për forca speciale dhe operacion të planifikuar gjatë, por  ...

mire qe s'ka qene operacion i planifikuar ngutshem thuaj...

Te rejat e fundit thone se jane 4 police te vrare dhe 2 civile. Njeri nga civilet konfirmohet si shoqerues i Dritanit. Ky i fundit eshte ne sallen e operacionit ne spitalin e Durresit.

Tani thone qe Dajti ka pasur dy bashkpunetore, te dy mes te vdekurve.

dy bashkepuntore police???

Jo. Bashkpunetoret jane 2 civilet e vdekur ( sipas News24 ).

Na rrofshin ligjet demokratike qe miratojne politiqenet tane (heqja e denimit me vdekje, projektligji per legalizimin e martesave homo etj.), por evropen ta shohim me dylbi ose te futemi atje vetem fshehurazi si minje.

Ore, qe ka pasur rrjedhje informacioni kjo eshte e sigurte sepse kta te tre i kane zene prite policeve. Elementin e surprizes nuk e kishte policia por kta qenat. Eshte e pamundur te vrasesh 4 police te pajisur me antiplumb dhe arme te renda pa i patur armet dhe pritat gati.

Më pas është arrestuar nga policia dhe në gjendje të plagosur është dërguar në spitalin e Durrësit,

Ai vrau 4 police dhe keta e arrestuan te plagosur?? Po ju thafshin duart pra! Shqiptaret sikur dallohen nga te tjeret per temperament - ky plehra u vret shoket dhe ata e arrestojne per ta cuar ne spital? Po, ju thafte pra, mu ne rreze! S'beni as kaq gje per shoket tuaj? - Police te mbaruar!

Kjo tregon se ose jane police profesionist qe nuk ndikohen nga emocionet e momentit, ose policet e shkrete kane vrare njeri tjetrin pa dashje. Ka shume mundesi kjo e fundit por qe nuk ka per tu mor vesh kurre. 

Policet jane egzekutuar me plumba ne koke ma merr mendja sepse kane patur antiplumb.

c'a dmth se "nuk futemi dot n'Europe sepse nji kriminel vret police'? sa injorant duhet me qene robi me bo ksi posti ktu n'forum?

Sipas ksaj llogjike, ato vende ku jane vra dhe vriten police ose ku ndodhin tragjedi si kjo nuk mund te bejn pjese ne EU ose te jene demokratike?!

 

 

Edhe une me permetarin jam dakord, kane pare shoket e tyre te vdekur dhe skane pase kurajo ti fusnin nje plumb ne koke? Po them nje se ai meritonte nje karikator plot, ndoshta kane marre urdher nga lart, nuk u ka interesuar i vdekur ky njeri. Po te jene te zgjuar ate qe nuk e bene atje ne fushen e betejes le ta bejne ne spital. Me ka prekur shume kjo ngjarje sinqerisht.

Idiotsirat nuk kane fund ketu tek peshku. Disa bejne si eksperte policie duke treguar si duhej kryer operacioni, disa te tjere fillojne teori konspirative qe gjoja e paskan lajmeruar sekondat e fundit ate koqen dhe disa thojne qe nuk do hyjme ne europe se u vrane policet. Ka ndonje idjot tjeter per te fol me ndonje teori tjeter?

Nuk e di nëse e ke dëgjuar ndonjëherë emrin e Xhevdet Mustafës... Njeri i stërvitur ushtarakisht dhe i përgatitur për të vrarë pa ju dridhur dora... jo vetëm që nuk arriti të vriste dot kaq njerëz sa sot, por U VRA NGA NJË USHTAR I THJESHTË! Këtë kisha parasysh me organizim operacioni, prandaj mos fol kot si për pasnesër (dhe bile as mos prit të të replikoj më, se duhet me m'u kthy nesër tek Peshku për të komentuar).

Tani ka kaq vjet qe ben terror.

Mbahet mend edhe sot e kesaj dite nje episod i ndodhur te politeknikumi (shkolla Harry Fultz) andej nga viti '95.

Tan Dajti me pistolete ne dore ndiqte njerin dhe qellonte ne ajer ne mes te turmes se nxenesve te terrorizuar, qe u shtrine te gjithe (ishin me qindra!!) permbys pertoke.

 

 

Ky cuni paska qene vertet kokekrisur. I kisha degjuar nja dy legjenda urbane per te...

Ngushellime familjeve te policeve. Dikush duhet te japi llogari se perse ky individ ishte i lire qe nga viti 2003.

Mbase sepse u arratis ne vitin 2003 dhe tani e kapen?! Mund te jete kjo?!

 

Olsi,

Kur nuk i kupton gjerat mos u perpiq te behesh pjese e diskutimit. He te keqen.

Ll.

Besoj se i kuptoj pak a shume.

Ajo qe s'kuptoj eshte se pse pikerisht ne diten kur kapet nje i shumekerkuar, ti cuditesh se pse nuk e kapen me pare.

Kur do te doje ti qe ta arrestonin? Cila date do te ishte me optimale per ty?

Kaq e cuditshme eshte qe per nje kriminel te ketij kalibri eshte dashur kohe qe te kapej?

Nqs. ke info te tjera, pune tjeter. Beji publike dhe dialogojme me te dhena te njejta.

Po pra, cuditem qe ka 6 vjet i lire!!!!! Kupton? Dikush duhet te pergjigjet qe nje i kerkuar vjen verdalle ne Shqiperi per 6 vjet rrjesht.

Sipas new 24, Dritani ka mare 3 plumba: nje ne dore, nje ne bark dhe nje ne kuriz. Gjithashtu live pashe se si nje makine policie (furgon) erdhi ne spitalin e Duresit dhe atje futen nje person te shtrire ne tezge , per te cilin thane se ishte Dritani. Nuk u tha se ku po e cojne. Ndoshta ne gjykate per te mare masen e sigurise "burg pa afat". Ne nje cep aty tek oborri i spitalit pashe edhe nje deputet te PD-se (nuk me kujtohet emri por eshte nga Durresi, aktiv deri shume agresiv ne parlament, i larguar me pare nga PD-ja por i penduar dhe i kthyer me salist se kurre) te cilit i jepnin doren me koke ulur shume njerez. A thua se po priste ngushellime ne emer te PD-se. Hajde koqe hajde.

Mac sa per ate teorine konspiratvie qe gjoja e paskan lajmeruar ne sekondat e fundit gazetaret po e thone tek News 24. Te punon tv apo ta  merr me miza zerin. Big Grin

Ketlina news 24 e ka zakon qe te abuzoje politikisht me vdekjet. Me mir shih Alsat.

E paske pase gojen mmmmjalte ore mu shkeput News 24 tani.

1 - Operacione te tilla nuk kryen ne 3 te mbasdites ne nje zone te mbipopulluar. Ato behen ne 5 te mengjesit.

2 - Kriminelet kane ditur paraprakisht per operacionin e policise. Edhe supermeni te jete ai nuk i vret dot 4 police balle per balle.

Tani ka kaq vjet qe e jeton si protagonist boten e krimit ne Shqiperi. Kjo perkthehet qe di shume per kete bote.

Duke ndjekur lajmet nga larg, une mendoj se mund te identifikojme qartazi nje fakt dhe mbi kete te ngreme dy hipoteza.

Fakti

Fakti eshte se policia ka planifikuar keq, ose me mire shume keq, nje operacion per kapjen e nje te shume-kerkuari, te konsideruar shume, shume te rrezikshem.

Planifikimi i dobet i operacionit i ka kushtuar jeten 4 a 5 punonjesve te policise, si edhe nje numri ende te papercaktuar civilesh qe nuk kane asnje lidhje me palet.

Kjo perkthehet qe policia, per te kapur nje kriminel ka vene qartazi ne rrezik jeten e njerezve te pafajshem.

Hipoteza e pare

Hipoteza e pare eshte se policia mund te kete marre njoftim te papritur per vendndodhjen e Dajtit dhe ndonje shef/pergjegjes/zv.minister/drejtor apo ku di une, me zellin (ndoshta) te tepruar per te marre medalje, ka dhene urdhrin per tu hedhur fjale-per-fjale ne sulm, me sa forca kane patur te gatshme ne ate cast.

Hipoteza e dyte

Hipoteza e dyte eshte me ogurzeze.

Dajti eshte eksponent i mireinformuar i botes se krimit te organizuar. Zoti e di se ke ka "ndihmuar" me sherbimet e tij gjate ketyre viteve. Mund edhe te kete ndihmuar segmente te politikes dhe te pushtetit (imagjinoni se ku ishte: ne plazh, ne sezonin e pikut, ne mes te dites - nje sjellje relativisht e qete dhe e shkujdesur, si e dikujt qe mendon se zoteron garancite e duhura per te mos u shqetesuar nga policia..)

Ne kete kontekst, objektivi i segmenteve te caktuara qe permenda me pare mund te kete qene fare mire eliminimi i tij. Eliminim qe shpresohej te vinte nga nje konflikt me arme me policine qe po perpiqej ta arrestonte. Ku ka mbulim me te bukur gjurmesh! (Gjykojeni ne kete drite edhe lajmin se dikush - nje person i brendshem i forcave te rendit - i ka telefonuar disa caste me pare per ta njoftuar...).

1. Faktikisht i thane Dritanit qe te rrinte deri ne 5 te mengjesit por ai tha do iki qe ne 3 se kam pune

 

2. Nuk ka ndodhur ne ndonje vend tjeter te botes te vriten 4 ose me shume police nga 2 njerez?!

Po, ka ndodhur, eshte edhe nje film qe jep digitalbi me dy rob qe qellojne ne kallash dhe i bejne policet telef

E degjuat versjonin e policise ne televizor?! Hajt ju rrofshin teorite.

Operacione te tilla nuk kryen ne 3 te mbasdites ne nje zone te mbipopulluar. Ato behen ne 5 te mengjesit.

Shume e drejte! Heren tjeter, krimineli i radhes te dale ne ora 5 qe ta kapi policia. Jo ne ora 3 te pasdites... se s'ka lezet!

Keta kriminelet e sotem... nuk dine cfare eshte respektimi i orareve!

 

...

 

1. Faktikisht i thane Dritanit qe te rrinte deri ne 5 te mengjesit por ai tha do iki qe ne 3 se kam pune

Tani sapo pashe qe ma paske parapaprire me batuten. Me te vertete! smiley

O ti njeri a e kupton qe ky Dajti ka qene ne pranine e gruas dhe personave te tjere te implikuar me te ? Dmth ky nuk e cante trapin fare te fshihej. Mjafton te mbaje nen vezhgim gruan e tij per ta kapur.

Tragjedia qendron te procedurat e gabuara per arrestimin e personave te tille, qe cuan ne kete masaker.

Planifikimi i operacionit eshte skandaloz, per mendimin tim si qytetar.

Dajti eshte nje kriminel i rrezikshem, qe ka dhene prova qe nuk e ka per gje te hape zjarr kudo e kurdo. Per kete arsye nuk duhej rrethuar me police me uniforme ne nje vend super te mbipopulluar Kjo per arsyen e thjeshte se vihet ne rrezik jeta e njerezve te pafajshem - ashtu sic edhe ndodhi!!

Une nuk marr vesh nga teknikat e policise dhe nuk prononcohem, por ma do mendja, me logjike te thjeshte, se cdo operacion planifikohet ne menyre te atille qe te garantoje mesa eshte e mundur sigurine e 1) punonjesve te policise 2) te civileve dhe 3) te vete te kerkuarit.

Kurse ky operacion te dashur miq me duket i planifikuar pikerisht per te nxitur konfliktin me arme zjarri (me objektiv final eliminimin fizik te te kerkuarit).

...llogjike....policet mund ta ndiqnin deri ne nje vend apo kohe te pershtatshme....cfare operacioni eshte ai qe futja sa te shikosh kriminelin kudo dhe kurdo....

...fajin e kane shefat...ketu do burgoseshin keq....

...dihet ketu ne usa, edhe polici i trafikut te qero po e lujte bythen nga karrikja shoferit.....jo kriminela me arme ne dore.....

 Sipas new 24, Dritani ka mare 3 plumba: nje ne dore, nje ne bark dhe nje ne kuriz. Gjithashtu live pashe se si nje makine policie (furgon) erdhi ne spitalin e Duresit dhe atje futen nje person te shtrire ne tezge , per te cilin thane se ishte Dritani. Nuk u tha se ku po e cojne. Ndoshta ne gjykate per te mare masen e sigurise "burg pa afat". 

Studenti shqiptar, citimi qe bera te jep te drejte. duke mos e vrare dot ne direkt (polica pa pervoje n'revole, te pa stervit shume dhe qe te bejne frike veç prej uniformes), e nxorren prej spitalit pa  e sheruar, per ta vdek n'gjykate, ne tezge. 

Thuhet qe ne grupin e forces speciale qe rrethuan makinen ku ishte Dritani dhe nje tjeter ishin 8 veta te veshur civil (ne gjuhen policore quhen agjente). Me siguri qe kane qene te armatosur. Nga ana tjeter mbasi mbaroj lufta, ne makinene Dritanit u gjenden 2 revolver, e theksoj as automatike, as shotgun, as bomba qe mund te vrisnin 4 police. Cfare ka ndodhur? E pamundur qe Dritani ne befasi dhe i rrethuar te ishte si neper filma perfekt dhe te asgjesonte me vdekje me pistolete, pra me nga 1 plumb ne "zemer" 4 oficera te stervitur policie. Dicka ketu nuk shkon.

Ju ftoj ta shihni ne facebook, mund te jete tjeter person, ne kete rast i kerkoj te falur, por ne News 24 thuhet qe me te ishte dhe Ledion Mara...

 

nuk po merret vesh ky lloj lajmi deri tani.

gjithsesi, dersa te dale e verteta e detajeve ne shesh, ngushellime familjeve te te reneve nga forcat e rendit.

ca njerez nuk e dine se cfare bejne ne te tilla raste... ka nga ata qe nuk e kane per gje fare te marrin jete njeriu, shkaterrojne jetet e familjareve... E liga nganjehere nuk zika karar.

ngushellime.

Mendoj se ne shqiperi duhet te vendoset denimi me vdekje, te pakten per 10 vjet, sa te eliminohen keto jashteqitje te shoqerise !

4 qene te kishte vrare e eshte gjynah, e jo me 4 njerez !

Ky tipi duhet vare ne litar, ne mes te qytetit, qe zagarte e tjere te shikojne se cfare i pret, nese prekin njeri me dore !

Jemi popull i eger e marrim vesh vetem me te keq, apo na duket veta me demokratike se amerikanet?

 Nuk e di nqs i pate ato pamjet e News 24 me ambulancat qe sillnin trupat e policeve ne Tirane. Shume rrenqethese!

Fatkeqesisht kjo ngjarje na le te kuptojme qe ne Shqiperi krimi akoma eshte shume i forte dhe grupet kriminale kujtojne se mund te sundojne te qete ne vendin tone. 

Mac OS X, kush eshte versioni zyrtar, se spo marrim vesh. 

Me sa shof une Policia akoma nuk e ka shpjeguar situaten. 

 Te News 24 po thone qe policet nuk kane qene te veshur me antiplumb, po si civil. Ka shume mundesi qe vrasjet ti kete kryer Ledion Mara jo vete Dajti. 

Ngushellime familjareve te policeve sepse kjo eshte tragjedi e vertete. Nga faktet qe kane dale deri tani shihet qarte se ka deshtuar hapur operacioni i policise. Shpresoj qe ai qe ka ndertuar dhe urdheruar kete operacion qe mori jeten e disa personave ta pranoje pergjegjesine dhe te jape doreheqjen - kushdo qofte, minister apo drejtor policie... Besoj se nje kulture e tille e pranimit te gabimeve dhe marrjes se pergjegjesise per veprimet qe kryhen/urdherohen duhet te jete me e forte ne administraten publike ne teresi...

Kto te ndjeret nuk kane qene efektive te Forcave Speciale...nigjoni lajmet.....jane inspektore policie.

Pra, ndryshimi eshte shume i madh.

Po te jete e vertete qe ishin civila, ai Ledioni mund ti kete marre edhe per bande rivale...

 

Hajde merre vesh

Ore jam kurioz te shoh se cfare do te thote ai monstra Dajti ne gjyq.Si do ta shpegoje qe vrau 4 veta?

Kam nje parandjenje se do te jete i njejti skenar si me kriminelin Albert dhe Orik Shyti ku,media prane tyre i mbrojti me devotshmeri dhe prokurori i pergjithshem u dha vizen pasi i vrane shoferin.Ne mos ka filluar qe tani ky skenar.Shikoni qe news24 ne vend te te fokusohet te vrasjet dhe tek krimineli po hedh shashka kunder qeverise a thua se ishte kjo qeveri qe e la kete kriminel te lire ne mes te dites.

News24 qe tani filloi politizimet!Mos u cuditni qe pas 2-3 ditesh ky rrjet te vihet ne sherbim te atyre qe qendrojne pas Dajtit!Ne vend qe te japin faktet po abuzojne me te vdekurit!Lerini te varrosen rehat dhe pasi te ftohen gjakrat,te gjykohet me llogjike te ftohte!

Nderime dhe respekte kater deshmoreve edhe pse kjo nuk u vlen sot per asgje...

Mos u perpiqni te gjykoni aftesine e ketyre njerezve i kam ndjekur ne operacion live dhe behet fjale per dia nga punonjesit e policise me te stervitur ne Shqiperi... Sidoqofte asnje llogjike nuk i del dhe nuk mund te sqaroje plumbin...

Ajo qe eshte me e besueshme deri tani eshte se policia ka qene ne operacion ndjekje (jo arrestimi) dhe eshte zbuluar, dekonspirimi nuk perjashtohet por edhe nje zbulim i rastit, nga nje gabim apo nga zotesia e te kerkuarit qe eshte i njohur ne kete pune dhe nje nga vrasesit me pa. Punonjesit e policise (Grupi i Operacioneve Speciale antidroge)  nuk kane pasur antiplumb, pasi ishin maskuar si civile dhe ndoshta nuk do te merrnin pjese ne arrestim... Ne raste te tilla arrestimin e kryen RENEA...

Ajo qe e ka bllokuar policine me sa kuptohet eshte pershkallezimi i situates ne moment dhe pamundesi per te qelluar ne nje zone te populluar. Deshmitaret thone se policia qellonte nga kembet dhe jo drejt per te shmangur viktimat e rastit... Kjo i ka dhene dore Dajtit dhe atyre qe e rrethonin...

 

 

 

 

Policia e Shtetit ka deklaruar se :
Pas informacioneve të marra për lëvizjet e personit shumë të kërkuar Dritan Dajti, i cili strehoej në një banesë në afërsi të pistës “Iliria” në plazhin e Durrësit, Sektori i Operacioneve Speciale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në moment organizoi shërbime në këtë territor për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e tij.
Rreth orës 13.45 nga shërbimet e vendosura është konstatuar se personi shumë i kërkuar është afruar me një makinë Volkswagen tip “Tuareg” me ngjyrë të errët, me targa të huaja CR 535 FR.
Kur makina kishte ndaluar trupa e operacioneve speciale e ngarkuar me këtë detyrë, ka bërë rrethimin e mjetit për të mundësuar arrestimin tij.
Gjatë ndërhyrjes, i shumëkërkuari Dritan Dajti në mënyrë të menjëherëshme, ka qëlluar me armë në drejtim të punonjësve të policisë dhe si pasojë kanë mbetur të vrarë 4 punonjës policie, është plagosur rëndë i shumëkerkuar Dritan Dajti si dhe ka mbetur i vrarë shtetasi Ledion Mara i datëlindjes 1986 lindur në Lushnje, person me precedentë kriminalë si dhe është arrestuar drejtuesi i mjetit të lartpërmendur Erges Sotir Xhaxhi, i datëlindjes 1987, banuës në Tiranë.
Në vendngjarje janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë pistolete si dhe dy radio policie.
Veprimet ne vendngjarje vazhdojnë, nën drejtimin e një grupi prokurorësh nga Prokuroria e Përgjithshme dhe e Krimeve të Rënda.

Ngushllime per familjaret e viktimave.

Thashethemet flasin qe dorasi ishte jurist nga profesioni.Ka ndonje nga lokalet qe di me teper?

Jo ore Rama eshte i politikes se re nuk perfiton nga vdekja e te tjereve.Gjykojeni vete kete karafil:

Mesazhi i Rames:
Edhe kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, ka shprehur keqardhje dhe indinjatë të thellë për ngjarjen tragjike që mori jetën e katër policëve shqiptarë në krye të detyrës.
Duke ngushëlluar familjet e viktimave Edi Rama shpreh solidaritetin e Partisë Socialiste me Policinë e Shtetit. Sipas Ramës, “ngjarje të tilla kaq ekstreme nxjerrin në pah dobësitë po kaq ekstreme të një pushteti të kalbur nga korrupsioni dhe të kthyer thjesht në funksion i qëllimeve dhe i nevojave të oborrit familjar e klanor që sundon Shqipërinë jashtë vullnetit të lirë të popullit shqiptar” .
(e.n/BalkanWeb)

 

Po c'pret nga Rama...nga nje loser...qe nuk largohet pas humbjes po rri pas si qen stani dhe lepin kocka rruges.

 

........................................ deshtim i policise se shtetit. Ngushellime familjareve te te ndjereve.

 

Ngushëllime familjeve, dhe marr shkas të falenderoj forcat e rendit që vendosin jetën e tyre në rrezik. Pa ditur se si rodhën ngjarjet s'kam si t'i fajësoj, dhe fajësimi i policëve është gjëja e fundit që duhet të shkojë ndër mend dikujt kur lexon një lajm të tillë.

Shpresoj vetëm të mos shërohet ky bandilli dhe t'ia hudhi gjyqit. Për mua dënimi me vdekje (nëse do ta kishim) do të ishte shpëtim, më mirë të krimbet në burg (vetëm ta ruajnë mirë kësaj radhe).

Ngushellime familjareve te policeve te rene ne krye te detyres ne perplasje me krimin te cilin po e godasin rende dhe e kane zbythur dhe vene para drejtesise por fatkeqesisht jo pa humbje ne rradhet e Policise se Shtetit.

Me sa shihet nga informacionet e para ky ka qene nje operacion qe ka shkuar keq. D. Dajti dhe ata qe e shoqeronin sic duket kane dalluar policet qe po afroheshin dhe kane hapur zjarr. Kjo skuader policie nuk ka shkuar ta arrestonte mesa merret vesh por eshte ndodhur para faktit te kryer.
Ne nje operacion kunder nje krimineli te rrezikshem, i armatosur, i shoqeruar edhe nga te tjere, te pakten duhet te kishin marre pjese 80-100 police, te ishte blinduar dhe rrethuar zona me police te stervituar dhe qe dine te reagojne ne situata te tilla.

Humbja e jetes se 4 policeve ne kete operacion kerkon analize te plote te te gjithe ketij aksioni dhe te nxirren pergjegjesite per drejtuesit dhe eproret e tyre dhe vete skuadren ne terren.

Mjere familjet e shkreta qe do e gdhijne pa te dashurit e tyre!

Jam dakort me para-shkruesit persa i perket arratisjes se ketij krimineli dhe kohezgjatjes nga ajo kohe deri sot. 6 vjet i kerkuar dhe te jete ne mes te Durresit??

Ketu ka vend per per kerkese llogarie etj, por ama vete strukturat e policise duhet te shqyrtojne taktikat qe kane perdorur pa efikasitet. Dikush perpiqet ta paraqese si perleshje "sherifash" por a thua qe nuk ka pasur tendenca te tjera ne kete 'zbatim detyre'????

Fataliteti i sotem nuk flet per profesionalizm ne polici- i cili egziston ne reparte te ndryshme speciale per medimin tim, por per metode  'alla shqiptarshe' ne kordinimin e planit (qe une nuk e besoj qe ka pas plan-perndryshe si ka mundesi qe te 'zihen me presh ne dore' "agjentet" e jo krimineli???)

 

 mos harroni se ishin polica ata qe u vrane. te armatos (deri ne dhembe), te ndergjegjshem per detyren, dmth te stervitur per te vrare. nuk i mori njeri me zor e as nuk ishin vullnetare. 

tjeter, ai banditi nuk i sulmoi gje. ishin policet qe e sulmuan ndersa ai ishte ne pune te vet. nuk ishte pra vrases ne seri, e as nuk hante mish polici. 

gjithashtu asnjeri nga ju qaresit e medhenj nuk i di rrethanat sesi ky person e kreu vrasjen e pare, pra ajo qe me pas e detyroi te futej ne vorbullen e vrasjes pa pas rruge tjeter. kush ka lexu Camus (Kamyne) nje shkrimtar nobelist francez tek libri L'étranger mund te mesoje qe vrasim nganjehere dhe kot se koti, pse na bi dielli ne sy. dmth jane rrethanat ato qe na shpien ne vrasje e jo ndergjegja jone. 

mos harroni gjithashtu qe pas ca vitesh, do ti bejme film ketij banditit e jo policave te gjore qe dhane jeten per atdheun e detyren, megjithese tek kjo pike, ju zvogeloni qerratej, ne theksoni se ata u vrane "per te ushqyer çiliminjte me rrogat qesharake te qeverise" pranej dhe jane me shume te gjore sesa heronj ....

ps; tani  ky qe fisheku im i fundit per sot. shpresoj qe adminat mos ma fshijne per pikepamje fashiste, jashte botkuptimit te tyre revolucionar, siç bene me nje kritike te mrekullushme qe shkrova per nje tregim ordiner mbi nje plazh italian. smiley

naten qafira ....

Ngushullime familjeve te policeve. I perjetshem qofte kujtimi i tyre

Ndersa sa per kete kriminelin Mos me thoni se ne shqiperi nuk duhet te kete denime me vdekje. Ky duhet torturuar me metodat mesjetare dhe pastaj ashtu i torturuar duhet varur ne mes te sheshit ne Tirane.

Mirpo ja qe disa kane frike se shkelen lirite dhe te drejtat e njeriut. Se meret jeta e njeriut Me thoni eshte njeri ky maskara kriminel kafshe.

Ne litar ne litar ne Litar

Policia thote qe jane gjetur ne makine dy radiomarrese policie!!!!!

Me sa duket ai person ka qene ne dijeni te plote se cfar po ndodhte, dhe keta policet qe kan shkuar si civile afer tij skan pas asnje shanc pasi nuk e kane pritur qe ky person ka qene ne dijeni te planit te tyre.

Sa per ppolicet lexoni kete Vertet frymezuese

Terrorists kidnap, torture boy to bully Iraqi policeman

  • FALLUJA, Iraq (CNN) -- Like many young boys, Khidir loves playing with toy cars and wants to be a policeman like his father when he grows up. But it was his father's very job that caused the tiny child to suffer the unimaginable.

Khidir, now 8, was kidnapped and held hostage for two years by operatives with al Qaeda in Iraq.

Khidir, now 8, was kidnapped and held hostage for two years by operatives with al Qaeda in Iraq.


var CNN_ArticleChanger = new CNN_imageChanger('cnnImgChngr','/2009/WORLD/meast/08/07/iraq.kidnapped.boy/imgChng/p1-0.init.exclude.html',1,1);

//CNN.imageChanger.load('cnnImgChngr','imgChng/p1-0.exclude.html');

Khidir was just 6 years old when he was savagely ripped away from his family, kidnapped by al Qaeda operatives in Iraq.

"They beat me with a shovel, they pulled my teeth out with pliers, they would go like this and pull it," said Khidir, now 8, demonstrating with his hands. "And they would make me work on the farm gathering carrots."

What followed was even more horrific, an ordeal that would last for two years in captivity. Khidir and his father spoke to CNN recently, more than half a year after his rescue by Iraqi police. VideoWatch boy describe torture »

"This is where they hammered a nail into my leg and then they pulled it out," he says, lifting up his pant leg to show a tiny wound.

He says his captors also pulled out each of his tiny fingernails, broke both his arms, and beat him repeatedly on the side of the head with a shovel. He still suffers chronic headaches. He remembers them laughing as they inflicted the pain.

"I would think about my mommy and daddy," he replies, when asked how he managed to get through the agony.

His father, Abdul Qader, struggles for words. "When he tells me about how they would torture him, I can't tolerate it. I start crying," he says. "What hurts me the most is when they hammered a nail into his leg."

The father, a police officer, was sleeping at the police station in Falluja when his son was kidnapped. It was too dangerous to go home regularly. Although Falluja was no longer controlled by insurgents, assassinations against police were common.

"I woke up to the sound of a huge explosion ... and then I heard my name on the radio. I ran outside and they came to me saying your house was blown up," he says.

Don't Miss

"When the police patrol came back, they all started kissing and comforting me," he continues. "I was asking, 'What's going on? Where is my family?' They told me that they took my son. This was a disaster. I went mad that day, I wasn't normal, I was hysterical."

Khidir's grandmother was at home with the family at the time.

"The kidnappers climbed the fence and kicked in the door," she says."They were screaming for Abdul Qader. I told them he's not here. They called me a liar and said we want his son. His son was hiding behind me, clutching my clothes. I said this is not his son. They hit me on the back with a rifle and ripped him out of my arms."

The last thing she remembers were his screams of "Granny, Granny!"

The attackers rigged the house with explosives and demolished it before taking off with the 6-year-old. The boy's grandmother and seven other family members rushed out of the home before it exploded.

"The kidnappers called me on the phone and demanded that some prisoners that we had be released or they would slit his throat," Khidir's father says. "But I said no to the release. I would not put killers back out on the street that would hurt other Muslims. So I thought to myself, 'Let my son be a martyr.' "

He even held a secret funeral for his little boy. He didn't want to tell the rest of the family that he had refused the kidnappers' ultimatum, allowing them to hope that he was still alive.

Last December, nearly two years later, police in Taji, about 45 (70 kilometers) away, received a tip that terrorists were holding kidnapped children.

"We thought that it was just a tip to ambush us, but we considered the mission as a sacrifice," said Iraqi police Capt. Khalib Ali. "Either we find the children and free them or face the danger and take the risk.

The tip led the Iraqi police to a rundown farm and a series of mud huts. Khidir's tiny body was twisted abnormally. And in another hut, they found another child. Two children are still believed to be with the kidnappers.

Al Qaeda in Iraq has historically kidnapped children for money, to pressure officials, and even to use in terrorist attacks.

For Khidir's father, it was as if his son had come back from the dead.

"He didn't recognize his mother or his grandmother," Abdul Qader says. "But then he saw me in uniform and ran to me. I went flying toward him to hug him. People said be careful; both his arms are broken. So I held him from his waist, and he hugged me, kissed me, smelled me, and then broke into a smile."

 The father flips through old family photos -- all they were able to salvage from their destroyed home -- and notes some of the kidnappers are still at large. He still fears for his son's safety, but says he won't quit the police force.

"Never, never," he says. "If I leave the police force, if others leave the force, who will protect us from the terrorists? We are the only ones."

Ngushellime familjeve te policeve te vrare.

Kjo vrasje tregon edhe njehere amatorizmin e drejtueseve(dhensve) te ketij urdheri per te kapur nje kriminel ne mes te qytetit mbushur me pushues te shumte.Hetimi dhe venia para drejtesise te atyre qe dhane urdherin per kapjen e kreminelit Dajti do te parandaloje tragjedi te tjera ne radhet e policise.Perse nuk u derguan forcat e RENEA-s ato jane profesionale ne keto rrethana.Te mos harrojme operacionet e RENEA-s edhe ne kushte me te difavorshme per ta si ne Tropoje per kapjen e nje krimineli te rrezikshem. Me sa di une nga keto forca nuk ka viktima ne radhet e saj ne shume operacione te rrezikshmerise se larte.

Ngushëllime familjarëve të policëve të vrarë.

Kjo është policia e shtetit shqiptar, shtetit anëtar të NATO-s që nuk arreston dot një kriminel dhe aq më shumë duan ta arrestojnë në mes të ditës dhe në mes të njerësve.

Si është e mundur që asnjë qeveritar (ministër i brendëshem) nuk dha dorëheqjen?

Si nuk kanë turp dhe moral këta kriminelë me kollare, me makina, me pasaporta diplomatike ?

Si është e mundur që edhe kur ndodhin krime makabre nuk dënohet asnjë qeveritar që faktikisht janë kriminelët e vërtetë të këtij vendi ?!

Në fund, për të larë m.. me sh...i shpallin edhe dëshmorë të atdheut këta viktima të sistemit. 

Ngushellime familjeve te tyre. Nje tragjedi e vertete.

Faji nuk eshte i tyre pasi vete fakti qe kane marre persiper realizimin e nje operacioni te tille me aq pak masa sigurie tregon qe kane qene inkoshiente per rreziqet. Dhe njerezit inkoshiente nuk mund te fajesohen; jane njerez qe kishin familje per te mbajtur me buke goje, duhet te mbanin punen dhe te ndiqnin urdherat. Faji eshte i instancave rekrutuese dhe drejtuesve te operacioneve te tilla. Por si perhere, kush ka aq integritet profesional sa te marre pergjegjesi per kete keq-organizim? Cili nga keto karrige-dashamires eshte i gatshem te pranoje publikisht fajesine e tije? Sic eshte zakoni ne Shqiperi: askush. Jemi popull qe tolerojme fajtoret indirekte, s'kemi aq aftesi sa te shohim me tutje sesa ate qe qelloi.

Roze, shiko;

normalisht, ne te gjithe jemi fajtore, kush me shume e kush me pak. Prandaj egziston gjykata, qe te merret ceshtja ne shqyrtim, te kryhet nje hetim i brendshem mbi ngjarjen dhe pastaj mund te flasesh per pergjegjes direkte.

Po ta marresh ashtu, fajtore jane dhe policet, sic jane fajtore dhe e ema e i ati i vrasesit qe nuk e treguan. Implikimet me baze aludimin nuk mbarojne kurre. "Sikur"et dihet qe nxjerrin "sikur"e te tjera.

Ne nje shoqeri te tille si ajo e jona, vetem pergjegjes morale mos prit te dalin; nuk eshte brenda realitetit. Prandaj cdo gje ne Shqiperi rrjedh kunder cdo lloj llogjike, kunder cdo lloj rryme; kur shumica eshte pakice dhe pakica mjerane shumice derrmuese, prandaj kemi nje qeveri apo shtet qe vetem per interesat kombetare nuk punon. Prandaj populli voton per te njejtat fytyra.

Se si mund te jene fetyra te ngjashme, kur njera fetyre i lejon te largohet nga gjykata, fetyra tjeter jep jeten per ti kapur.

Nuk don shume mend kjo pune.

Nga te gjitha rrethanat e ngjarjes ngulmoj dhe ne  nje pike tjeter ... Cfare  ARSIMI ne begraund, TRANIMI ...kishin policet per nje operacion te tille ... apo ishin thjesht disa police qe kishin hyre ne miq ne polici ...!!!...( Policia eshte cerdhe militantesh partish dhe jo profesinalizmi ) Eshte e pamundur sipas kronoligjise ngjarjes te vrasesh kater polic kaq thjesht ....

Nese kane shkollimin e duhur ok , nese jo... s`me plas fare per viktimat akoma nuk ka vrare gjithe rajonin e policise  me gjithe shefa t`i shfarosi te gjithe , t`i beje rrafsh.....

Ne Shqiperi ndertohen rruge qe te mos hecim me gomere po Benz ,por nga ana tjeter anafabetizmi rritet ne progresion te frikshem ne krahasim me vitet 90 mos flasim pastaj per shkollim te plote ...!!!!

 Cfare  ARSIMI ne begraund, TRANIMI ...kishin policet per nje operacion te tille ... apo ishin thjesht disa police qe kishin hyre ne miq ne polici ...!!!...

per ça e vret menien dhe ti ore. rendesi ka qe banditi u kap dhe nuk iku (imagjino terrori ne tirane, nuk do flinin dot robt prej tmerrit). te tjerat jane ekperience e fituar, heren tjeter do te veprojne me me stil. 

pastaj, keta policet e nderhyrjeve speciale, jane me trapa se banditet qe luftojne, ose s'kane dallim. shumica tyre bandite qene (ose "te forte" te lagjeve dhe fshtrave ku banonin) para se te behen police. 

masnej populli (mesues i pagabushem) na meson qe : duhet te pesoç qe te mesoç. ndryshe ta rren menia gjithe jeten. ne fakt deri sa te t'i thyjn hunet diku ... smiley

Te vjen keq qe diletantizmi i policise shteterore kushtoi jeten e kater njerezve me femije, gra e prinder.  Z. Sali Berisha para se te dali ne televizor e te ofroj spektakel(makaber) duhet te japi llogari pse e ka mbushur gjithe policine me maloke tropojane....me njerez pa kulture pa edukate.....pa fytyre....njerez te pashkolluar te cilet vishen si drejtora policish pa kurrfare pergatitje akademike dhe pa piken e pergjegjsise.........

Cfare spektakli ka dhuruar dje Z. Sali Berisha???????? E paimagjinueshme per ato nena dhe ato femije te cilet u zgjuan pa baballaret e tyre dhe ne TV shikonin kryetropojanin qe mbante 1 min heshtje me koken ulur ne nder te DESHMOREVE TE KOMBIT sic i quajti...........

Nuk fajsoj ekskluzivisht Z .Tropojan per makabrat e qeverisjes se tij.......porse pergjegjsia morale dhe etike smund te bjere vecse ne shpatullat e tij....

Cfare na duhet ne Rruga 1 miliard dollarshe........kur ne Policine e Shtetit militojne njerez te papergjegjshem e te paafte........kur arsimimi eshte pertoke.........kur shendetsia nuk shihet me sy....kur sherbiemet jetike na mungojne.......kur plani i investimeve per 2009 ishte 260% (250% e investimeve kane shkuar per Rrugen e Kombit)  qe do te thote se per 4 vitet e ardhshme do kete 0% investim ne cdo fushe sepse arkat jane ne deficit(madje po perdoret edhe buxheti special per mbarvajtjen e borxhit...qe mund te prodhoje efekte negative ekonomike-financiare ne te ardhmen e afert)

Pas Gerdecit nje tragjedi tjeter........se kuptoj sesi mund te dergohen per mision vezhgimi persona te cilet jane fytyra publike sepse i sheh neper mitingje neper ndeshje, neper rruge tere kohen sic ishte rasti i njerit prej te vdekurve qe ishte polic te komisariati nr.1 ........Si mund te dergohen per vezhgim individ te pakualifikuar per kete detyre......te cilet e njihnin sh pak profilin e te kerkuarit.......Keto jane principe kryesore......nje vezhgues nuk mund te jete njekohesisht nje polic barkderr qe shkon neper mitingje apo qe e cojne te stadiumi.......pasi fytyrat e ketyre personave njihen te pakten nga kriminelet.......Cfare lloj dilentantizmi qe te njihesh nga krimineli prej xhamit te lokalit i cili per policet nga jashte ishte i padukshem ndersa per kriminelin brenda ne lokal ishte i dukshem...pra mund te shihte qarte ata qe ishin jashte.......kesisoj kishte mundesi tja numeronte njerit prej tyre mu ne lule te ballit........sapo te hynte ne lokal.........

Cfare fatkeqsie te jesh ne duart e kesaj lloj policie e cila shkon per te vezhguar mu ne mes te dites e ne vendin me te populluar te Shqiperise nje kriminel i cili ne darke do flinte po ne durres ne nje shpi te cilen policia mund ta gjente pa problem sa hap e mbyll syt.........Arrestimi i tij mund te zhvillohej fare lehte ne nje ambient tjeter dhe ne nje menyre tjeter shume me te thjeshte dhe me pak te rrezikshme...............

Sic tha Z. Sali Berisha---------Ngushellime Deshmoreve te Kombit dhe le te mbajme 1 min heshtje................................................

Shoku, zgjedhjet kane mbaruar dhe populli ty dhe gjithe atyre qe mendojne si ti, ju la ne opozite, votoi qeverine qe ndertoi rruge, shkolla dhe rriti pensionet e rrogat dhe ka nje vizion per Shqiperine.

Votoi qeverine qe ka shkaterruar bandat e krimineleve qe ju iknin ju nga gjykatat si puna e ketij "cunit tirons".

Ndersa ofendimet qe ben per policet qe u vrane ne detyre per te te siguruar ty dhe gjithe qytetareve te tjere rruge pa kriminele, jane vetem te denja per njerezit qe kane surratin tend prej jetimesh te Rames.

Te gjithe keta punonjes policie te vrare dje kane qene pjese e strukturave te Drejtorise se Policise se Shtetit, tek Operacionet Speciale dhe nuk kane qene tek komisariatet e Tiranes dhe te 4 keta police kane hyre ne polici ne vitet 98-99 kur ne pushtet ka qene PS dhe asnjeri prej tyre nuk ka hyre ne forcat e policise kur ne pushtet ka ardhur PD.

Kuptove o rrenacak?

The Speaker...........

O zoti I FELLIQUR...........ata qe quan ti jetim te Edi Rames jane 41 % e popullit te varfer shqiptar  qe votuan me 28 qershor per te hequr fytyren me te felliqur te demokracise shqiptare (qe mesa duket eshte edhe fytyra jote) sepse tragjedite me kete njeri s'kane te sosur....ti thua qe shkaterroi bandat kriminale.........po ai eshte banda kriminale me e madhe e vendit bashke me familjen e tij dhe me bashkepuntoret e tij te felliqur si Fatmir Mediu..........

Ti thua rrenacak po ja qe flet me injorance totale.......polici i katert qe u vra ka qene efektiv i komisariatit nr.1 ne Tirane aty ku kam lagjen edhe un...dhe ku e njoh si person..........keshtuqe para se te flasesh per rrenacak shko mbushe njehere gojen me m... ne hale................

O Zoti i felliqur ... Uroj qe Zoti Malok te te japi gjithe te mirat sepse paske te njejten fytyre me te...............

Eshte e tepert te flasesh per kriminelin qe shkaktoi tragjedine por edhe per at qe lane jeten gjate kryerjes se detyres . Problemi eshte brenda teorise se drejtimit te POLICISE si nje nga segmentet me te krorruptuara , me te cilin mbahet ne kembe ky fare regjimi i perseritur i Berishes . Lexoni kete me speaker dhe do te kuoptoni shume thjesht se cfare ka ndodhur. Nje operacion i deshtuar qe ne nisje duke u tradhetuar nga brenda .Dhe ketu del konkluzioni i pare.

1- Para se te pastroje vendin nga "krimi organizuar" le te pastroje Policine nga kriminelet e organizuar ne bashkepunim me kriminelet e organizuar. Te dy palet vec e vec e se bashku mbajne ne kembe kete regjim qe quhet sipas spikerave " i dale nga vota e popullit" . Asnje profesionalist i policise  i shkalles te ulet te kualifikimit , nuk do te pranoje te filloje grumbullimi provave pervecse duke u nisur nga e para fare :"operacion i tradhetuar nga brenda " . Se cfare do te beje kreu i kopese se krimit eshte tjeter pune. Ndoshta do shkarkoje ndonjerin smiley

Perseri me kete me spiker sepse qenka me i brendshmi i regjimit te Berishes.......Votoi qeverine qe ka shkaterruar bandat e krimineleve...Tek ky pohim mungon dhe shtesa .."Per te vendosur rregullin e madh " Nje pohim Gebelsian , qe kishte shume per zemer Hito mavria . Te pohosh nga keto do te thote se banditet e kriminelet i njeh ,i ke ne pellembe te dores dhe po i eleminon gradualisht . Tipike me Rregullin qe vendosi Hitleri . Jane metoda te dala boje po spikeri kujton se i di ai dhe Mixha smiley Pak vemendje dhe ketu del perfundimi i dyte.

2- Sali Berisha ne hapat e tij te pare me bashkepunetore te afert te tij qe nuk rrojne me , nje nga rruget qe perdoren ,per te krijuar destabilizim ishte krijimi e dhenia e suportit politik KRIMIT. Kujtoni vrasjet  e Shkodres minimalisht . Me marrjen e pushtetit krimi u frenua sepse tashme ne pushtet erdhi "babi i krimit" ai qe i kishte pjelle keto banda . Dhe keshtu ndodh sa here qe kemi suksese ne shkatrimin  e bandave , me ardhjen ne pushtet te ketij llafazani ordiner . Bandat aty jane  , nen hyqem i ka. I duheshin per zgjedhjet i la te livadhisnin. Tani qe fitoi ( shume i thjeshte ky me spiker smiley ca kriminele edhe duhen arrestuar.

Dhe per te qene brenda xurnave te...ngushellimit te familjareve dhe te dashurve....tani duhen ca lote krokodili , dhenie titujsh , ca pensione , dhenie bursash per shkoolle , ndonje sistemim me pune te "rendesishme" ne shtet , ca kronika me lot , ca kercenime krimit ...dhe si rruar qethur.

Do te ftoja z.Spiker si brendshem ,  te jape me shume te dhena per te ndihmuar hetimin , klasifikimin , perberjen dhe udheheqsit e kesaj metode te rafinuar , per te shkaterruar krimin .

 pastrimi nga mbrenda eshte dhe me i veshtiri per tu bo. nuk behet me fjale as propagande, as duke hequr nga puna e vene te tjere kur tek te tere sundojne po ato bindje e po ato halle. shqiptaret (duke futur ketu dhe ne trimat qe flasim ketu) shiten sot TE GJITHE per pak LEK.

mos harroni 96, ju moralistet qe me nje te rene kalemit kujtoni se rregullohen keto punet e korrupsionit. te kishte Sala polici dhe USHTRI nuk ja thernin policat si keca labet me sopate, e nuk i hikshin pilotat ne itali.

njerezit e tij te aferm i shpetuan jeten tek pallati presidences se te qe per policine e la ne duart e rruges.

Sala (apo kushdo tjeter qofte) vetem te behet ENVER i dyte e zhduk korrupsionin (duke rifilluar luften e kllasave, pra te ngreje nje pale qe te shtype tjetren). por juve doni demokraci gjithashtu. 

vetem mireqenia e gjithe popullit, pak nga pak, mund ta zhduke korrupsionin tek ne, asgje tjeter. po kur sheh italine e jugut dhe krahason, shpresat jane fare te pakta.

...njerezit e tij te aferm i shpetuan jeten tek pallati presidences..... eheheheheheheheuuuuuuu bre ! Askush tjeter pervec Finos me urdher te NANOS ! Mos fol kot per gjera qe si di . Te gjithe e braktisen , vetem ai me shoferin dhe nje roje vendosen te qendrojne si qendrestare smiley me kallash ne dore ... dmth si Alende .

Ne kuadrin e sqarimit popullor kjo shprehje..... " vetem mireqenia e gjithe popullit, ".... eshte Utopi e kulluar . Megjithate me e bindeshme eshte per tu kuptuar eshte shprehja e urte dhe e lashte e POPULLIT veshderr : Fukarai eshte trasta e shejtanit ....Dhe fukarej , polli , po  pjell dhe do te pjelle pamabarimisht  baba i Demokracise se Shkypnies me teorite e tij "Forca burra"- alias Mixha .

Standardet e nderimit të policëve dhe çnderimit të shtetitNga Mero Baze

 

Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, u përpoq të tërhiqte vëmendjen me nderimet e larta zyrtare për katër oficerët e vrarë të policisë në krye të detyrës, në përpjekje për ta konsideruar si fatkeqësi dhe jo përgjegjësi masakrën e krimit mbi policinë shqiptare. Me një protokoll të pazakontë respekti ndaj policëve të vrarë, rekomandimin për t’u shpallur Dëshmorë të Atdheut dhe varrosjen në Varrezën e Dëshmorëve të Kombit, po përpiqet në të vërtetë të shmanget vëmendja nga problemi i madh politik dhe shtetëror që krijon humbja e katër policëve në krye të detyrës.

Problemi i parë që krijon masakra e krimit mbi policinë shqiptare, është demoralizimi i policisë dhe dyshimi i saj i përjetshëm se shefat i shesin te kriminelët si koka turku. Nuk di të them ç’ka ndodhur në rastin konkret, por fakti që është bërë qitje nga një person i vetëm mbi kokat e katër oficerëve të policisë dhe fakti që citoi media se në vendngjarje u gjetën radio policie, tregon qartazi linjën vertikale të krimit me shefat e mëdhenj të policisë në Shqipëri. Kjo është arsyeja kryesore madhore, përse policia jonë gjendet sot e demoralizuar dhe e vrarë fizikisht dhe shpirtërisht. Nëse kriminelët kanë peng shefat e mëdhenj, policët e thjeshtë kanë aq intuitë sa t’i rrinë larg përplasjes me rrezikun. Dhe kjo nuk është një histori e re e këtyre viteve. Besimin te policia nuk e kthen dot ceremonia e varrosjes së shokëve të tyre. Ky përkundrazi është një moment, kur ata meditojnë pikërisht për fatin që i pret, nga fakti se kanë shefa ata që organizojnë ceremoninë.

Problemi i dytë, i cili mbetet politik, është përpjekja për t’i ikur përgjegjësisë politike për këtë masakër dhe mjaftimi me ceremoninë e respektit ndaj oficerëve të vrarë. Nuk di ndonjë vend të botës, qoftë dhe afrikan, që të ndodhë një masakër e tillë mbi policinë dhe të mos ketë asnjë dorëheqje, asnjë ndjesë shtetërore, asnjë reperkusion politik. Kryeministri, në vend që të dëshmonte përgjegjësinë e tij ndaj kësaj masakre të krimit mbi shtetin që ka ndërtuar ai, flet për dënime maksimale ndaj kriminelit. Ai kriminel tashmë e kreu veprën e vet. Edhe sikur të mos kishte vrarë asnjë polic, ai do merrte dënim të përjetshëm, se ka vrarë njerëz të tjerë. Sali Berisha nuk është as Prokuror i Përgjithshëm i këtij vendi, edhe pse do të hiqet si i tillë, as kryegjykatësi i këtij vendi, edhe pse sillet si i tillë. Ai është kryeministër dhe në këtë ngjarje ai nuk është në anën e atyre që gjykojnë dhe dënojnë, por në anën e tyre që gjykohen dhe janë përgjegjës për mundjen e shtetit nga krimi. Minimumi ai duhet të heshtë dhe të gjejë mënyra se si të rrisë besimin e policisë te pushteti i tij i mbushur me batakçinj të punësuar nga gjithë kriminelët e këtij vendi. Pushteti i tij është pushteti që hapi dyert e burgjeve para 28 qershorit për t’i kthyer kriminelët në ruajtës të votave të tij. Ai është përgjegjës për këtë bilanc tragjik dhe nuk ka pse na jep leksione ligjore mbi sasinë dhe cilësinë e dënimit që duhet të marrë Dritan Dajti. Ai thjesht duhet të marrë përgjegjësinë e tij, pse katër oficerë policie nuk jetojnë më, duke lënë pas vetes fëmijë dhe familje të traumatizuara.

Dhe së fundmi, duke dashur të nderohen me sinqeritet oficerët e shtetit shqiptar dhe ata njerëz që vënë në rrezik jetën për ne, ka nevojë për një standard respekti për të gjithë. Ne kemi një ushtri policësh të vrarë nga kriminelët, disa madje në skena më profesionale sesa masakra e Durrësit. Është në seriozitetin e shtetit shqiptar të ketë një standard për nderimin e tyre, pasi nuk mund të prehen disa në Varrezat e Dëshmoreve dhe disa në varrezat e fshatrave, disa Dëshmorë të Atdheut dhe disa thjesht të rënë në krye të detyrës. Nuk është as dita dhe as koha të thuhet se ç’duhet bërë, por nxitimi për t’ua bërë një ceremoni madhështore, vetëm për të fashitur përgjegjësinë që ka shteti për jetën e tyre, është fyes për ata që sot po prehen në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Mbaj mend se, pak a shumë dy vjet më parë, në Fier, 5 policë u çarmatosën nga një i kërkuar nga policia dhe më pas ata u zhveshën dhe i liruan nga detyra. Ata dhe mund të ishin vrarë dhe nuk jam i sigurt për standardin e ceremonisë dhe respektin me të cilin do të përcilleshin. Me këtë dua të them që katër oficerët që dhanë jetën në Durrës, meritojnë më shumë respekt të sinqertë nga shteti shqiptar, duke u respektuar si oficerë të rënë në krye të detyrës dhe jo si personazhe që rrezikojnë t’i prishin imazhin politik me vdekjen e tyre kryeministrit dhe për këtë shkak veçohen nga të tjerët. Jam dakord që çdo polic i vrarë të respektohet si ata që u përcollën dje, por ama ky të jetë standard i shtetit shqiptar, dhe jo voluntarizëm politik i Sali Berishës, i cili përpiqet ta japë si dhuratë nderimin për policët, dhe jo ta ndjejë si përgjegjësi çnderimin që i ka bërë shtetit.

Ky Arberi voton per qeverin qe kriminelat ikun nga gjykata, jo per qeverin qe policet ndeshen me krimin.

shije , shije.

Shqiptaret u jane borxh ketyre kater policeve.

Nuk ka dyshim qe "ketu ka tradheti hej burra". Dhe te keqen e kemi brenda. Nuk mund te fajesosh Salen dhe te c'fajeshosh Ramen. Te gjithe,  po te gjitha partite qe duan te kapin llokmen e pushtetit jane te lidhura me krimin dhe kriminelet. Se si e thote dhe mesuesi i populli yne i mencur "Eshte qelbur peshku nga koka... dhe po poplli vazhdon me tej " kur zihen Atllaret e pesojne gomaret..." Eshte e dhimbshme qe japin jeten policet ne krye te detyres, po eshte pjese e profesionit te tyre kjo. Sa per nivelet e kualifikimit une nuk besoj qe ndokush nga bllogo shkruesit me gjithe ndjesite patriotike qe ka, do te shkonte te bente punen e policit edhe per nje shumefish rroge. Mos haroni qe kjo ngjareje eshte  nje detaj shume domethenes qe expozon fizionomine e shtetit shqiptar dhe jo te qeverisjes aktuale. Nuk mund te ngresh nje shtet te shendoshe me nje klase politike te semure; duhete te kesh klase politike te ndergjegjshme dhe te pergjegjeshme dhe jo legene (blu, roze etj) e kriminele te kollarisur ne maje te piramides, pavaresisht se c'ngjyre e ka kostumin.

Si nuk zu men ky milet!

Hajde Mero Baze hajde! Na knoqe me kto Pallavrat!

Nuk me vjen keq fare per keta policet se vet ja kan ber vetes,biles te hetohet dhe te futen ne burg dhe ata qe kan dhe OK per kete operacion ne mes te dites ne nje kohe qe rruget jan plot me njerze dhe kur dihej qe ky person ishte i rrezikshem.Keta te RENEAS jan thjeshte nje tufe arrogante e idiotash pa asnje lloj pergjeshmerie.Personalishte mu be qejfi qe e pesuan keshtu.Te ven te kapin prokuroret e gjykatsit qe len kriminelet jashte e jo te bejn terrorre te njerzit e thjeshte se vete Sali e ben pushime e merr me vete 5 mije njerz malesh qe se kan piken e mirsjelljes dhe te komunikimit.

vete Sali e ben pushime e merr me vete 5 mije njerz malesh qe se kan piken e mirsjelljes dhe te komunikimit.

vlonjat, si ishte kjo se s'e kapa. 5000 veta cfare, tipa qe e rujne nga mrapa?

Po kishte shkuar ne Dhermi per fundjave Saliu dhe ne cdo bythe ulliri kishte cuar nga nje coban.Duke ber foto kthehem ne nje pozicion qe kap furgonin e ketyre kafshve dhe me leshohen 5 nga keta duke me qelluar e prishur aparatin.Asnje lloj mundesie per komunikim apo sqarim vec dhunes fizike e sharjeve.Me dukej vetja sikur isha ne ndonje vend "komunist".

 

Nga kronoligjia e ngjarjes duket qarte qe Dritan Dajti ""I NJIHTE MIRE"" te kater policet prandaj u egzekuruan me nga nje plumb gjithashtu njeri ju afrua pa te keq makines. Ky nuk nje ""KURTH NGA POLICIA"" por paralajmerim , venie gjobash dhe biznese te pista personale .!!! Dikush ne instacat e larta shtetrore eshte prekur ne kallo.. dhe nuk eshte lyer mire rrota ..
Tani Shqiperia ka pese kriminele me pak pavarsisht se aktet penale ndryshojne por qe te peste juridikisht kane kryer akte kriminele ..!!!
Nuk jane kriminelet e pare qe i bejme heronj kombetare duke filluar qe nga Azem Hajdari .. Shqiperia vazhdon te jete vendi i ""TE FORTVE"" ....Xhungel... ps. Injoranca vazhdon te duket sheshit .....

Duhet te jesh shume i informuar qe te thuash ato gjera. Ka ndonje gje qe di dhe nuk e kemi degjuar ne te tjeret?

 tipa qe e rujne nga mrapa .. Ke te drejte qe pyt , sepse nuk more pjese ke tema e sumsave . Ata qe rujne nga mrapa Salen jane te kabinetit qeveritar , pasi eshte bere qejfli kohet e fundit dhe nuk e mba me te parruar . Biles dhe Jozi ndjen konkurence ne kete pike sa qe e sheh te pamundshme ta kaloje . Dhe keshtu gjeti ate shprehjen e famshme per te paralajmeruar Doktorin se policet qe rane ishin  ...pasqyre e familjes me moral .... smiley

Shume i cuditshem ky operacioni i policise. Me sa po marr vesh nga gazetat (qe secila ka versionin e saj te ndryshem)  vetem 2 oficere policie pa antiplumb kane shkuar ne fillim te arrestojne 1 person te rrezikshem te shpqeruar nga 3 te tjere ??

 

 Nga Shqip

automjeti i policisë ka "parkuar" afër automjetit të Dritan Dajtit, i cili ishte në sediljen e pasme. Fillimisht ka pasur një përleshje midis punonjësve të policisë dhe Ledion Marës dhe pas disa sekondash Mara është shtrirë në afërsi të automjetit. Dy punonjësit e policisë Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj janë drejtuar tek automjeti "Touareg" me një shpejtësi të madhe. Në momentin që janë afruar te makina ka filluar përleshja me armë. Dyshohet se Dritan Dajti, duke ndierë rrezikun e prangosjes, ka qëlluar fillimisht ndaj punonjësit të policisë, Festim Xhani, me një plumb në kokë. Më pas, duke përfituar nga xhamat e errët të automjetit, qëllon për vdekje edhe punonjësin Kastriot Feskaj. Pasi neutralizon dy oficerët e policisë del jashtë automjetit dhe sheh shtrirë përtokë Ledion Marën dhe kunatin e tij, i cili ishte me duar në kokë. Më pas ndjek dy agjentët e policisë, të cilët, për t‘i shpëtuar ekzekutimit, vrapojnë disa metra. Por Dajti i ndjek me një pistoletë në dorë dhe pasi i arrin qëllon mbi trupat e punonjësve të policisë rreth 12 fishekë, duke lënë të vdekur Sajmir Duçkollarin dhe Altin Dizdarin.
 

Nga Gazeta Shqiptare:

nga automjeti tip “Ford Fiesta” pa targa, i skuadrës operacionale, ka dalë, Fatos Xhani me detyrë shef i operacionit dhe kryeinspektori Altin Dizdari. Ata kanë drejtuar pistoletat drejt makinës tip “Tuareg” dhe u kanë dhënë urdhër të dalin jashtë. Në moment, Dritan Dajti, i cili ishte ulur mbrapa, ka qëlluar që nga brenda mjetit me një plumb në kokë Fatos Xhanin (viktima e parë e tragjedis&eumlsmiley. Më pas, Ledion Mara dhe Erges Xhaxhi kanë qëlluar në gjoks Dizdarin. Të katër të rinjtë kanë dalë nga makina, ndërsa i shumëkërkuari Dajti ka qëlluar dhe një herë në kokë drejtuesin e operacionit, Fatos Xhani, për t’u siguruar për vdekjen e tij. Autorët e krimit janë drejtuar për tek një rrugicë, kur ka ndodhur shkëmbimi i dytë i zjarrit, gjatë të cilit humbën jetën kryeinspektorët: Sajmir Duçkollari dhe Kastriot Feska. Ndonëse të tronditur, agjentët e tjerë operacionalë kanë neutralizuar menjëherë Erges Xhaxhin, kunatin e Dajtit. Ky i fundit ka mbetur i plagosur, ndërsa ka vrarë gabimisht nipin e tij, Ledion Mara. Në vendngjarje kanë mbërritur dhe forcat e RENEA-s, të cilat kanë krehur gjithë zonën për të bërë të mundur prangosjen e personit të katërt që mundi t’i mbijetonte

Rahmet pacin policet.

Kaq i stervit qeka ky Dritani qe ne sulm e siper te vrasi 4 police "te pergatitur?"

Une s'e kuptoj pse, pasi e kapen, nuk ju paska shkrep pistoleta ndonjerit nga policet, aksidentalisht sigurisht, siper kokes se ketij kriminelit.

 

Kush i nisi policët në një aksion kuturú?   Nga Mustafa Nano  

Fabula është e rëndë sa s’ka ku të shkojë, e në të njëjtën kohë spektakolare: një i shumëkërkuar, afër të dyzetave, sheh nga brenda makinës së vet të markës “Tuareg” që po i afrohen dy policë, qëllon nga aty ku është dhe vret njërin syresh, pas dy sekondash zbret nga makina, bash siç bën Steven Seagal në filmat e tij në rolin e policit kokëshkretë, dhe pa ia bërë syri tërr, afrohet tek i dyti, e vret atë, më tej kthen kokën dhe sheh që dy policë të tjerë kishin vënë përtokë një shokun e tij të bandës, qëllon dhe mbi ata duke vrarë njërin, plagosur tjetrin e vrarë pa dashje njërin prej të vetëve, gjë që e bën të humbasë qetësinë, plagoset, acarohet ca më shumë, ndjek këmba-këmbës policin e plagosur, të cilin e arrin shpejt dhe e qëllon në kokë, e më në fund, i ndodhur keq, rrëmben një adoleshent që i shfaqet përpara syve dhe e përdor si peng-pancir, derisa e plagosin në këmbë dhe e arrestojnë, për ta çuar me urgjencë në sallën e operacionit, ku, me merakun për ta demonstruar në çdo rrethanë vetëdijen e dinjitetin e të fortit e për të qenë në lartësinë e legjendës rreth tij, ai u drejtohet kirurgëve me fjalët: “Do t’ju vras nëse nuk më mjekoni mirë”.

Është fragment i vjedhur nga ndonjë script i filmave të Hollywood-it? Apo është një lojë në playstation? As njëra, as tjetra. Është përmbledhja e përshkrimit të imët e të detajuar, që gazetari Ferdinand Dervishi i bënte në Panoramën e djeshme ngjarjes së pardjeshme në plazhin e Durrësit, në mes të ditës, në mes të njerëzve, në mes të plazhit, bilanci i së cilës ishte tepër tragjik: mbetën të vdekur pesë vetë, nga të cilët katër policë. Që të pestë u vranë nga i shumëkërkuari Dritan Dajti, i cili pasi plagoset rëndë, përfundon në duart e policisë.

Po, jemi dakord që të gjithë, se është ndoshta një nga ditët më të zeza për policinë e shtetit shqiptar në kohë normale paqeje, se është një ditë e vështirë edhe për ata që nuk janë policë, se është tronditëse e shock-uese. Jemi dakord gjithashtu, se mesazhet e dhimbjes, indinjatës, ngushëllimit e të solidaritetit të shprehura po atë ditë ishin një gjë e nevojshme. Edhe gatishmëria e demonstruar nga dinjitarë shtetërorë për mirënjohje ceremoniale e protokollare me medalje e me tituj në adresë të të rënëve ishte një gjë e pritshme dhe e këshillueshme. Edhe qetësia e skrupujt e të gjitha palëve ishin një gjë për t’u lavdëruar e për t’u duartrokitur. Por, pasi u bënë të gjitha këto, lind një pyetje: Përse ndodhi e gjithë kjo? A mos vallë ka qenë e pashmangshme?

 

Le ta themi troç: në këtë histori bie era amatorizëm. Këtë gjë e kuptuam në të nxehtë edhe ne, që s’marrim vesh nga punët e policisë, por na e thanë edhe njerëz të njohur, si ekspertë e specialistë. Policët tanë e dinin shumë mirë se nuk kishin shkuar në vendin e ngjarjes për të ndaluar një të dyshuar. Përkundrazi, kishin shkuar për të arrestuar një të shumëkërkuar, një njeri që ka dhënë prova se është shumë i rrezikshëm, një njeri të rrahur me vaj e me uthull në cic-mic-et me policinë, një njeri që në vitin 2003 është arratisur nga salla e gjyqit po në mes të ditës, po në mes të njerëzve e po në mes të policëve. Si shpjegohet atëherë, kjo sjellje non-chalante e policisë? Si shpjegohet që ata kanë shkuar atje pa jelekë antiplumb e pa makina të blinduara? Si shpjegohet që pusinë ia kanë zënë në një vend të populluar, duke rrezikuar kalimtarë e të pafajshëm (dhe në fakt, dy pushues që po kalonin atypari janë plagosur)? Si shpjegohet që i shumëkërkuari, ndonëse ishte nën vëzhgim e nën shënjestër, ia del të vrasë me një pistoletë të vetme katër policë? Si shpjegohet që për të kryer një operacion të tillë nuk u dërguan forca të RENEA-s, por në vend të tyre u dërguan agjentë, të cilët nuk janë specializuar as për aksione policore të këtij lloji, as për të gjuajtur mbi mish njeriu?

Është shpejt për të bërë spekulime në përgjigje të këtyre pyetjeve, por një gjë mund të thuhet me siguri: policia e një shteti serioz e funksional të së drejtës nuk mund jetë si policia jonë (dhe në këtë mes merret vesh, se nuk e kam fare me policët e thjesht&eumlsmiley, e cila e ka objektivisht të pamundur të ofrojë siguri qoftë për vete, qoftë për qytetarët. Pse? Sepse ndërtohet me rekrutime të bëra mbi kritere partiake, klienteliste e tribale. E kujtoni se cila ishte një nga gjërat e para që kjo qeveri bëri me t’u instaluar në vitin 2005? Ndryshoi drejtuesit e policisë. Hoqi apo zhvendosi nga pozitat e komandës një numër policësh, të cilët kishin demonstruar me punë e vepra se bartnin mentalitetin e shërbimit ndaj shtetit e ndaj qytetarit, e jo mentalitetin e shërbimit ndaj qeverisë e partisë. Dhe i zëvendësoi ata me policë të tjerë. Një pjesë e këtyre të fundit mund të kenë të njëjtin pasion, të njëjtën korrektesë ligjore e të njëjtën kompetencë profesionale në punën që bëjnë, por është e sigurt që aty nuk janë emëruar për këto merita. Aty janë emëruar si beniaminë të pushtetit, dhe ata e dinë mirë këtë gjë. Ndërsa pjesa tjetër e policëve të emëruar janë klientë të pushtetit. E nuk është çudi që këta të fundit të kenë komandën e gjërave në dorë. Ai urdhri i operacionit të pardjeshëm është dhënë me siguri nga ndonjëri prej tyre. Nuk ka sesi të shpjegohet ndryshe ajo qasje amatore, prej së cilës humbën jetën katër policë të republikës.

 

Di njeri ne eshte mbledhur Qeveria me keshilltaret e saj te huaj e te vendit per ti bere analizen kesaj ngjarjeje makaber dhe te turpshme per nje shtet qe perpiqet te futet ne EU per te bere nje gje fare te thjeshte por teper te rendesishme:

Te nxjerre mesime per te ardhmen qe ngarje te tilla te mos ndodhin me.

 

 Ne perendim, per nje bilanc te tille tragjik, me e pakta do ishin shkarkuar dy-tre pergjegjes policie. Une nuk kam pare akoma qe ne nje aksion policie per kapjen e kriminelve, te shkojne police pa mbrojtse antiplumb. Vetem ne Shqiperi ndodh kjo. E thote mire analisti M. Nano ketu, se, duket sikur ne kete aksion kan marre pjese amatore. 

Mundet te jete dhe ajo qe thote Studenti se ndoshta ndonje politikan fshihet pas ketij Dritanit, dhe e ka cuar pikerisht keta police per ta vrare, gjoja ne emer te luftes kundra kriminelve.

Nje update ngjarjes:

Nga Shekulli

10 dite pas masakres se Durresit dhe 5 dite pasi prokuroria ka bere te ditur se te pandehurit Dajti e Xhoxhi komunikonin ne celular prej kohesh me se paku 5 oficere policie, keta te fundit ndodhen ende ne detyre.

E pyetur rreth ketij fakti skandaloz, prokuroria thote se dosja dhe te dhenat per kete aspekt te hetimit, i ka kaluar SHKB-se (Sherbimit te Kontrollit te Brendshem) prane Ministrise se Rendit.
Dy dite me pare SHKB deklaroi se "eshte ne fazen e verifikimit". Sipas tyre do te priten tabulatet telefonike te zbardhura nga kompanite perkatese, para se te merren masat e nevojshme.
Eshte bere nderkohe e ditur se nga 5 oficeret ne fjale, njeri ka komunikuar shume afer masakres me Dajtin dhe Xhoxhin. Ai ka folur ne telefon nje nate perpara dhe ka derguar SMS 20 minuta para perplasjes.
Keto te dhena jane ende te pamjaftueshme per SHKB-ne. E sigurt eshte qe nisja e shkarkimeve ne polici, per kete ngjarje do sjelle reaksion zinxhir. Urdheri per nje aksion te cilesuar diletant per nga organizimi, eshte firmosur nga Ahmet Prenci drejtor i Pergjithshem i Policise, Arjan Muca, shefi i Drejtorise se ciles i perkiste grupi qe nderhyri ne Durres dhe i ndjeri Fatos Xhani, viktima e pare e Dajtit.
Ne shtypin prane qeverise dhe ne Ministrine e Rendit, nderkohe ngjarja tentohet te kalohet njesoj si skandalet e meparshme me parimin: "Mos e zgjasni me shume se tre dite".

Serish nga Shekulli:

I vetmi deshmitar zyrtar okular i masakres që nuk i përket asnjerës "palë", pra as policisë, as grupit të Dajtit, nuk gjendet.

Adoleshenti me inicialet F. S ndodhej në vendin e krimit dhe madje është plagosur nga një prej plumbave të pistoletës së Dajtit. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit por e ëma e ka hequr menjëherë prej aty dhe që nga ai moment nuk dihet vendndodhja e tij. Policia ka kërkuar në adresën e lënë nga mamaja e adoleshentit por ai nuk ndodhej aty. E vetmja gjë që ka mbetur në duart e hetuesve është kartela e tij mjekësore ku tregohen dëmtimet që ka marrë nga plumbi dhe mjekimet që i janë dhënë në spital.

E premtja e shtatë gushtit ka qenë një ditë e tmerrshme për të gjithë pushuesit që për fatin e tyre të keq ndodheshin në zonën ku u krye operacioni për arrestimin e Dritan Dajtit. Një ndër personat që me plot gojën mund të thuhet se "ndodhej në vendin e gabuar, në kohën dhe momentin e gabuar" është adoleshenti me inicialet F.S. me banim në kryeqytet. Mesditën e të premtes së kaluar ai po kalonte pranë makinave të agjentëve dhe të shumëkërkuarit Dajti kur filloi shkëmbimi i zjarrit. Si pasojë e këtij shkëmbimi zjarri, adoleshenti mori një plagë në këmbë, pasi plumbi e kishte gërvishur në pjesën anësore por pa i hyrë brenda në trup.

Menjëherë pas arrestimit të Dajtit dhe në kohën që agjentët e vrarë po transportoheshin drejt Spitalit të Durrësit, një makinë e rastit me kërkesë të nënës së fëmijës e mori dhe dërgoi në qendrën mjekësore adoleshentin e plagosur. Ky i fundit ka qëndruar vetëm rreth 30 minuta në Spitalin e Durrësi. Sapo mjekët kanë mbaruar kontrollin e parë duke ndaluar gjakderdhjen dhe pastruar plagën nëna e tij e ka hequr me dhunë nga spitali, duke u larguar drejt kryeqytetit.

"Pasi bëmë ekzaminimin e plagës, ku predha e plumbit ka përshkuar anash muskulit të këmbës duke shkaktuar gërvishtjen e thellë dhe heqjen e një cope të tulit të këmbës së djathtë, nëna e adoleshentit me inicialet F.S. në kundërshtim me kërkesën e bluzave të bardha, ka marrë fëmijën dhe është larguar pa lënë një adresë. E vetmja e dhënë që ka mbetur në Spitalin e Durrësit dhe që është sekuestruar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda është kartela e tij mjekësore, e cila është marrë nga një infermiere e turnit",- thanë burimet pranë bluzave të bardha në Durrës.

Po ky version konfirmohet edhe nga zyrtarët e institucionit të akuzës dhe policisë së shtetit, të cilët nënvizuan se adoleshenti nuk është gjetur në adresën e lënë në Spital.

"Është urdhëruar marrja e adoleshentit F.S. në pyetje nga hetuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, por, efektivët e policisë, konkretisht inspektori i zonës ku adoleshenti banon, ka raportuar tek eprorët e tij se fëmija nuk është në adresën që ndodhet në kartelën mjekësore",- thuhet nga policia.

Mos gjetja e tij në adresë, ka ngritur dyshime në zyrat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda se familjarët e tij kanë frikë që fëmija i tyre të jap dëshminë e kërkuar nga prokuroria për atë që ka parë dhe përjetuar mesditën e së premtes në plazhin e Durrësit, konkretisht në afërsi të pistës "Iliria". Sipas këtyre burimeve, konfirmohet se ditën e ngjarjes adoleshenti bashkë me familjen kishte shkuar nga Tirana në Durrës për të bërë plazh, pikërisht në zonën ku ndodhi ngjarja. Në kohën që agjentët e policisë ishin afruar makinës së Dajtit duke tentuar që ta arrestonin, fëmija ka kaluar aty pranë pa ditur se çfarë po ndodhte, ku dhe më pas është qëlluar nga plumbi i pistoletës së Dajtit, në kohën që ky i fundit po tentonte të hynte në zonën e plazhit duke i ikur agjentëve të policisë.

Mësohet se plumbi i fundit që ka dalë nga gryka e pistoletës "Glock" që mbante në duar Dritan Dajti ka përshkruar këmbën e djathtë të adoleshentit F.S. Pak sekonda më pas, Dajti po përpiqej që të ndërronte karikatorin e armës por është qëlluar me tre plumba nga agjentët e policisë që po e ndiqnin nga mbrapa.
Mësohet se një plumb Dajti e ka marr në krahun e majtë pak centimetra poshtë bërrylit që ka qenë tejshpues, një tjetër në brinjë poshtë shpatullës së majtë që ia ka prekur mushkërinë dhe një tjetër në legen të këmbës së majtë, ku ende ndodhet plumbi i pa hequr.

Ne shtypin prane qeverise dhe ne Ministrine e Rendit, nderkohe ngjarja tentohet te kalohet njesoj si skandalet e meparshme me parimin: "Mos e zgjasni me shume se tre dite".

qe ktu une shof sa bias eshte shekulli; nqse artikulli eshte informativ, nuk ka pse i vishen konkluzione bazuar mbi opionionet e editorialit ose pronarit. Nji gje eshte pozitive nga e gjithe kjo:
qe, Dajti nuk u vra. Po te ishte vrare, shume kjo gazete dhe te tjera si kjo, do t'u do thoshin "e vrane qe te mos nxirrte pazaret". Fakti qe prokuroria nxjerr ne shtyp rezutlatet paraprake te hetimit, m'duket jo profesional.

Per ju ktu, para se me dal ne konkluzione, duroni dhe prisni c'do dali nga gjyqi. Nqse ka police qe jane perzi n'pazar me Dajtin, kto duhet te morin maksimumin njisoj si Dajti sepse jane fajtor ne vrasjen e kolegeve po aq sa ky qe ka qellu. Sa per doreheqjen e ministrit e qeverise, kjo eshte bo pak ironike. Eshte si bariu qe therriste "ujku, ujku!". Fillimisht u kerku me arsyetimin qe 'aksioni u bo kur nuk duhej te ish bere'. Me pas, sepse qeveritaret jane te lidh me krimin (po pres me degju naj gjo konkrete ku ishte lidhja me Dajtin, ktu) kurse tani, per police te korruptum.

Po shtypi ate do beje o bredharako...  Ata fryjne dhe ato qe nuk fryhen, jo me kete ngjarje qe do bejne aheng sa te kene mundesi, para gjyqit, gjate gjyqit dhe pas gjyqit. Ne Shqiperi mungon gazetaria investigative e mirefillte, keshtuqe eshte normale qe te shiten thashethemet. Pastaj, jemi vend qe edhe forcat e rendit merren me thashetheme ose u transmetojne thashetheme gazetareve tane qe u dridhen leqet e kembeve nga arroganca e policise.

Sa per gjene pozitive qe permend ti... Nuk e di, po ku mund te bazohesh qe dicka e tille edhe mund te ndodhe ne Shqiperi? Po mundohem te kujtoj ndonje precedent, po nuk me vjen gje ne mendje. Precedent(me humbje jete) direkt pararendes per kete ngjarje kemi Gerdecin... ku asnje me karrige ne ministri nuk ka fajesi apo pergjegjesi.

Une thjesht nuk kam shpresa se do ndryshoje gje; jo se duhet kerkuar doreheqja e qeverise apo ndonje ministri, por te pakten dikush andej lart duhet te dale te tregohet i pergjegjshem dhe te tregoje qe eshte personalisht i perkushtuar per zbardhjen e ngjarjes ne menyre urgjente. Pse jo, te zbardhet dhe Gerdeci i harruar nderkohe, te zbardhet dhe Durres-Kukes, te zbardhen dhe vdekjet e minatoreve per te cilat nuk i hyri gjemb ne kembe askujt...

Ka shume gjera qe te bejne te mendosh se "drejtesia" shqiptare nuk eshte serioze dhe ndoshta nuk e meriton fare titullin "drejtesi".

Dmth, s'ka nevoje te kemi minister drejtesie.

Me fal, nuk kerkohet ajo lloj drejtesie, qe te dale Sala dhe te behet hetues apo prokuror; por nese kryeministri ka kellqe qe te dale ne publik dhe te jape shenjat e propozimit dhe miratimit te nje ligji per martesat e homoseksualeve, nuk e di pse nuk mund te beje dhe nje levizje te tille. I propozohet Kuvendit, Kuvendi diskuton/miraton dhe prokuroria bindet.

Fundi i fundit, kemi dhe minister te brendshem qe komandon direkt 17 000 (+ -, nuk e di sa jane saktesisht) efektivet e policise shqiptare.

Me fal, nuk kerkohet ajo lloj drejtesie, qe te dale Sala dhe te behet hetues apo prokuror; por nese kryeministri ka kellqe qe te dale ne publik dhe te jape shenjat e propozimit dhe miratimit te nje ligji per martesat e homoseksualeve, nuk e di pse nuk mund te beje dhe nje levizje te tille.

per c'a levizje behet fjale?

qeveria propozon drafte ligjesh / nenesh po nuk merr persiper (nuk mundet ligjerisht dhe normalisht) te drejtoje gishtin; te dale me vendime qe i takojne gjykatave. Nuk e kapa lidhjen e bisedes me ministrin e brendshem qe komandon aq ose kaq efektiva policie.

Qe nese e ka ai komanden e policise, qe nese jane vrare 4 police, qe nese dyshohet se krimineli mund te jete ndihmuar nga brenda forces qe ai komandon, atehere duhet te tregohet me i pergjegjshem, se ujin e ka te brezi/fyti, dhe nuk mund te thote qe nuk i jane lagur corapet akoma. E as Kryeministri qe te pakten eshte ai qe ka emeruar kabinetin e tij nuk eshte krejt pa gje.

Po e kisha fjalen, qe nese ky nuk ka c'te beje, dhe ai nuk ka c'te beje, as tjetri, as tjetri... nuk me duket e kuptimte qe te kesh minister te brendshem, minister drejtesie, e keshtu me rradhe mund te bien dominote.

Njerezit ketu s'po lene gje pa thene per baben e Dajtit meqe demek nuk e paska edukuar si duhet, e ti nuk do te thone gje per Berishen apo ministrat qe me leket e taksapaguesve/popullit paguajne polica qe po shesin koleget???

ti vete je t'u fol per dyshime, dhe kto do jen dyshime persa kohe drejtsia nuk e ka thon ala fjalen e vet. Sigurisht qe dikush duhet te mbaje pergjegjsi po ktu po nxitojme nisur nga pasionet politike me bo fajtor me shume policine ose qeverine sesa kriminelat !!!

Me ket llogjiken e pergjegjsise qe ngre ti ktu i bi qe sa here te kete dyshime per police ose nepunes te korruptum, kryeministri duhet te nderrohet sa here te kapet dikush (biles, ktu nxitojme me kerku doreheqje mbi dyshime, artikuj gazetash, jo prova gjykate). Nisur nga kjo, kom nji pytje:
u denu kush kur ky Dajti doli me pistolete ne dore nga banjot e gjykates dhe iku perpara hundes te policise ne 2003?
Pati naj hetim te mirfillte dhe a i vuni atehere ne dispozicion te nderkombtarve Arta Dade te dhenat per lidhje te politikanve qe liruan (ket e ngre une me dyshim) keshtu ket T. Montana wannabe?
Kto deklarata te politikes (nga 2 krahet) qe ngelen vec ne rangun e deklaratave bombastike po pa denoncime jane per mu fyerje e inteligjences te robve qe i lexojne.

NO COMMENT!

LAJMI ESHTE MARRE NGA GAZETA "E PAVARUR" KORRIERI

Edhe Dajti me fansa në “Facebook”Vetëm pak ditë më parë, një grup prej 50 personash kanë krijuar në rrjetin social “Facebook” në internet grupin në përkrahje të Dritan Dajtit. “Arratisje sa më të shpejtë idhullit tonë Dritan Dajtit”. Kështu e ka titulluar grupin e fansave krijuesi i saj, i cili sipas adresës të vendosur, duket se është një nga fqinjët e Dajtit dhe e konsideron atë si idhull. Ky grup ka arritur të mbledh deri tani rreth 50 përkrahës, të cilët në komentet e shumta inkurajojnë Dajtin të arratiset sa më shpejt, veprim ky që do të festohet nga ata. Në komentet online, fansat e Dritan Dajtit e cilësojnë si normale vrasjen e katër punonjësve të policisë, madje ka edhe nga ata që thonë se herën tjetër do të vriten 444 policë. Me sharje dhe ofendime fansat e Dajtit e inkurajojnë atë dhe thonë se mezi presin arratisjen e radhës nga qelia. Anëtarët e klubit të fansave nuk ngurojnë të shajnë apo ofendojnë me fjalë të rënda ata që dënojnë aktin barbar të Dajtit, duke thënë se idhulli i tyre është treguar shumë trim me atë që ka bërë. Një numër akoma më të madh fansash numëron profile i Ledion Marës, 23-vjeçarit që mbeti i vrarë në masakrën e Durrësit. Me gjuhë akoma më të ashpër shokët dhe të njohurit e tij thonë se do të marrin hak për vdekjen e Marës, që sipas tyre u vra nga policia gjatë operacionit për prangosjen e Dritan Dajtit. 

 

ej, plaku i vet paska pas te drejte...ky nuk paska qene kriminel o vlla. Ky ishte n'pun' te vet aty...t'u "vjel" ca gjoba - kto nuk t'lejn me punu nershmerisht mer vlla...

Denim me vdekje. Por, fatkeqsisht nuk ekziston me ne Shqiperi. Ky individ qe disa kerkojne te na e bejne hero apo Al Capone, meritonte vdekjen nga plumbat qe e plagosen, por si thote populli s'e lan sh... m...tin.

U habita se si njerezia merren me te akoma. Vetem te lexosh ndonje mesazh ne fb kupton se sa njerez e adhurojne kete njeri. Fatkeqsi qe Shqiperia eshte e mbushur me te tille njerez, dhe fatkeqsi qe ata adhurohen duke urryer shtetin dhe institucionet e tij.

Pese familje humben nje pjestar te tyre nga ky kriminel. Denimi i perjetshem do ishte i vlefshem ne nje biruce si ato te Spaçit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).