Hirushja

Hirushja

Pas gjithë asaj nate frenetike, ku s’mbeti femër e mashkull pa u bërë dhogë, atë ditë hapa sytë në shtratin mëngjesor dhe pashë një këpucë të mëngjër gruaje, si guackë të vetmuar në ranishte, të cilën me gjasë ja kisha grabitur ndonjërës në pamundësi për t’i marrë zemrën. Nën gudulisjen e një drite-dielli, që më rrudhte qepallat, erdhi e m’u kujtua Përralla, kurse natën frenetike asqë e çaja kokën për fabulën e hershme.

Mbaj mënd që, kisha tentuar nja dy herë t’ja shkulja një kryeneçeje këpucën nga këmba, por ajo më kishte shtyrë tej. Pastaj një tjetre dhe një tjetre. E gjithë mbrëmja ndehej kokëposhtë, me sytë nga këmbët e femrave. Më kujtuan ca tradita të jugut ku krushqit vjedhin njëri- tjetrin për shenjë. Më erdhi ndërmend një miku im, që në takimin e parë të dashurisë deshte seks me çdo kusht, në të kundërt të merrte çantën e dorës derisa t’i bije nga pas në shtrat, apo ta çoje në polici. Pastaj m’u kujtuan rrëmbimet, im at dhe ime më që u rrëmbyen…nga një rrjedhë që rezultoi të ishte puro dashuri. Këtu gjeta vend për t’i thënë vetes: “kam lypur dashuri, e kam vjedhur atë!”.

Me të gjithë forcën e dritës fajësova me buzë në gaz pijen, alkoolin, natën. “Hajdut, vjedhës, dhunues”, çfarë nuk i thashë vetes butësisht, ndërsa shihja me sy imagjinarë këpucën teke të femrës me një brerje të mrekullueshme ndërgjegjie. Forca e natës kishte filluar të paqtohej me mendimet e diellit.

S’më mbetej veç të gjeja të zonjën, ku me sebepin e ndjesës do të mbrrija dashurinë; në fakt po përdorja një tjetër taktikë për të shkuar tek ajo.
Dhe ja ku hyri në lojë interneti. Shpalosa këpucën me diçiturën poshtë: “Kërkohet e zonja … sa për një ndjesë!”. Dhe shkrova adresën time.
Në portën që çela paskësaj, e kuptova menjëherë se ajo që u shfaq nuk ishte Hirushja, por kjo nuk pati asnjë rëndësi pasi këpuca i erdhi fiks pas këmbe, dhe me të pranuar ndjesën time femra u shtri të provonte edhe shtratin e dashurisë.

_

Art: "Glam Cindarella" nga mary-dreams

13 Komente

 

“kam lypur dashuri, e kam vjedhur atë!”.

Nga kjo shprehje, prisja fund tjeter... Po sic duket perrallat moderne nuk mund te perfundojne me me  "e vissero per sempre felici e contenti e fecero tanti figli". Por me pelqen shume. Humori i holle, ironia dhe ndjesia e lehtesise se zgjimit, packa se pas nje xurxullosje te paqme, enderrimi dhe perralla, shnderrohen ne nje fund (te hidhur?) realiteti dhe kompromisi.

Keto kohe me ka rastisur te lexoj ca tregime te ketij stili, ku shtjellohen gjate e gjere ndjesite, mjedisi, emocionet, pastaj hop, nje fund i befte, qe te detyron ta shohesh nga kendveshtrim tjeter gjithe tregimin.

 

lype se sta jep,

merre se s'thote gjo

pra moo smiley

Mire e ke ti, po ne s'me pelqen, t'ia kthej mbrapsh prape, a ma prano?  apo vari teneqene, thuaj se prape s'thote gje... smiley

pse mi un do ti msoj tgjitha ty e ?

xheke, do e lexoj ene i her, se me te paren sikur nuk ma boni "bam"! smiley

cheers! smiley

 

e bukur kjo. me vertet.

e di ca me ka mbete ne mendje. ai libri i asaj goces nga catania, melisa p "cento colpi di spazola prima di andare a dormire" e cila eshte krejtesisht e kunderta e kesaj copezes, qe gjate gjithe kohes ti mendon se po lexon nje liber thujse porno e vetem ne fund te detyron te kthehesh pas e te kuptosh se i gjithi nuk eshte vetem se dhimbje.

ktu n'krah tjeter.

 nganjehere te bi me mire te shkrush 4 paragrafe perralle per ti mbush mendjen vetes qe nuk eshte fetish smiley   

O, shumë e bukur kjo. Më krijoi nji gjendje shumë të bukur. Fjalia e parë, e përsosur fare si hapje. Ej po vazhdoje, mos e ler me kaq.

 xheke,

nuk jam i sigurte nese ke dashur te krijosh nje permbysje te perralles apo jo - mua aty me shkoi mendja, dhe me pelqeu atmosfera e pershkrimi. Ndonje fjali aty-ketu duhet ripare nga ana drejtshkrimore.

flm qe e ndave ketu me ne.

pershendetje!

xheke, dola per nje pune dhe u ktheva. me tru te kthjellum nga trafiku dhe semaforet. sapo e lexova. e njejta gje. po zej luft me veten, pse s'm'njit kjo pjese (as ne nivel intrige them, si ajo pjesa me komshije). po zej luft me veten, sepse, tu perifrazu nje poezi nga Poeti i brezit tat,  une duhet t'a pelqej me cdo kusht ket pjese.

until next!  smiley

 

Ju falenderoj te gjitheve. Komenti i fundit i emigrantit, duke ju  referu nje poezie te Hatibit me pelqeu shume. Lere pastaj prania dinjitoze e lost-it...

 Lere, lere fare... smiley

po na sill te tjera, xheke.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).