Greqi, pushohet gazetari pse “nxori” Marko Boçarin shqiptar

Të thuash në Greqi se Marko Boçari ishte shqiptar, përbën një herezi, që mund të të shkaktojë edhe vendin e punës dhe një sulm masiv nga ... politika e vendit fqinj. Më së miri këtë e provoi prezantuesi grek Ilias Mamalaqis, që pas dokumentarit të tij për “shqiptarin krenar” siç e cilësonte Lord Bajroni, u gjend në mes të një polemike politike dhe shoqërore.

“I riu Marko Boçari, pasardhës i farës së ndritur të Boçarëve, me prejardhje shqiptare, pasi u fut në ushtrinë franceze, filloi të mësonte edhe greqisht, sepse nuk dinte fare greqisht, vetëm shqip dhe në përpjekjen për t`i mësuar, madje shkroi edhe fjalorin e parë shqip-greqisht që ndodhet sot në Bibliotekën Kombëtare të Parisit”. Kjo shprehje, që për çdo vend të botës do të ishte thjesht një përshkrim i saktë i historisë së Marko Boçarit, është kthyer në Greqi në një debat ... politik, me rezultat pushimin nga puna të një gazetari grek. Kjo shprehje ishte pjesë e dokumentarit për Marko Boçarin, në serinë e dokumentarëve “Dhe me histori” që jepej në kanalin e tretë shtetëror grek ET3, nga prezantuesi Ilias Mamalaqis.

Por, shfaqja e një dokumentari të tillë, në një vend ku çdo shqiptar që ka luftuar për çlirimin e Greqisë në fillim të shekullit të 19-të, prezantohet si grek, nuk mund të lihej pa u vënë re. Nacionalistët grekë filluan menjëherë kundërshtitë, duke e çuar çështjen deri në Parlament, ku kryetari i Partisë Neofashiste greke, Jorgos Karaxaferis, e akuzoi gazetarin për “tradhti” dhe për “punë në shërbim të një shteti tjetër”, për fajin e vetëm se ai guxoi të riprodhonte atë që thonë të gjithë historianët që kanë shkruar për Marko Boçarin, prej George Finley deri tek Hobsbawm.

“Si ka mundësi që në një televizion shtetëror grek bëhet propagandë shqiptare”, - deklaroi ai. Rezultati i situatës së krijuar ishte pushimi nga puna pa asnjë motivacion nga televizioni grek ET3 i Ilias Mamalaqis dhe mospublikimi i dokumentarëve të tjera të përgatitura për këtë seri dokumentarësh. Një e vërtetë e dokumentuar nga të gjithë bashkëkohësit dhe miqtë e afërt të Boçarit si mentori i tij Pukëvil dhe bashkëluftëtari i tij Lordi Bajron, ende përbën një herezi për vendin fqinj.

Mamalaqis, prezantuesi i këtij emisioni u kontraktua menjëherë nga një kanal televiziv privat, ndërkohë që dokumentari në fjalë ... nuk pritet të transmetohet më nga ET3. Në shumë raste, autoritetet shtetërore greke, nuk ngurrojnë të tregojnë herezi ndaj veprimeve proshqiptare që ndodhin aty, qoftë edhe kur këto janë thjeshtë e vërteta.

Përpara disa muajsh, një drejtore shkolle u arrestua vetëm pse kishte lejuar që nxënësit shqiptarë të shkollës së saj të mësonin gjuhën shqipe gjatë orëve kur shkolla ishte e lirë. Kuptohet, pasi u arrestua dhe u sorollat, u shpall e pafajshme nga gjykata e shkallës së parë, për të pritur tashmë vendimin e apelit, duke u akuzuar për “abuzim me detyrën”, vetëm pse lejoi që shqiptarët të mësonin shqip.

19 Komente

sa për saktësi: Ilia Mamalaqi nuk është gazetar, po kuzhinier me famë. Thjsht bënte një cikël dokumentarësh në ET3.

 Qe kur te qenit shqiptar qenka propagande???

Hajde Greqi hajdeeeee... duan se zben te na ngrene me zotat e Akropolit!

kryetari i Partisë Neofashiste greke, Jorgos Karaxaferis, e akuzoi gazetarin për “tradhti” dhe për “punë në shërbim të një shteti tjetër”

smileysmiley) :laugh: smileysmileysmiley) :laugh: smiley

Edhe me jogreku i te gjithe Greqise qenka me progreku i te gjitheve!!!

Xhaferi i zi, ose karaxhaferi, ka rreth 99% mundesi qe te jete shqiptar puro, i paster fare, ate 1%shin po ua leme turqve ta kerkojne, se nga turqishtja i  vjen dhe emri.

smileysmiley) :laugh: smileysmileysmiley) :laugh: smiley

Te kenaq ky nacionalizmi komedik grek... si duket duan te ngjallin artin e Greqise antike, po kesaj rradhe duke shfaqur komedi!

Ka gallate me mbiemrat e ketyre "grekeve":

Karaman-lis,Simit-is,Kazaz-is,Kasimis(Qazimi) dhe dhjetra te tjere.Per kete ceshtje(pra te nderrimit te mbiemrave dhe origjines se tyre) lexoni librat e Aristidh Koles.Atje do te bindeni se kush eshte shqiptar i greqizuar dhe kush eshte "grek"(apo aziatik i vogel sic i quan Kola)

Po pse sipas karamahmut xhaferit, Marko Bocari nuk ishte shqiptar???????

S'ka nevoje t'ua thoje as Ilia kuzhinieri a gazetar a cfare eshte.  E kane te shkruar ne enciklopedite e tyre qe suliotet jane/ishin shqiptare, po mavrite s'lexojne as te tyret e jo me Finley & Co.

Ne cilen enciklopedi? Na sill ndonje link, ose te pakten na thuaj ti ku e ke lexuar?

Lajmi ne fjale, tregon se demokracia ne Greqi çalon. Kjo mendoj se, eshte pune per Komisionin Europian.  

 pse del ky lajm tani kur ky reportazh, interesant, ka mbi nje vit qe eshte bere...ne youtube mund ti shikoni me perkthim shqip...

Për (mikun tim)Arditin por dhe për të vënë të vërtetën në vend:

-Mamalaqi nuk është gazetar!

-Mamalaqi nuk e ndërpreu kontratën me kanalin televiz shtetëror  ERT3 për shkaqet e mësipërme,  por për shkak se në njërin nga dokumentarët  e tij (të tilluar "Troje me Histori" dhe jo "Dhe me Histori&quotsmiley për heroin e Revolucionit Grek të 1821-shit ,Kaçandonis, iu referua me përbuzje(sikurse u vlerësua në heshtje nga drejtuesit e kanalit) hebrenjve dhe romëve!

E vërteta, sikurse është, në gjuhën greke këtu:

-Drejtoresha e shkollës, asnjëherë nuk u arrestua, dhe më tej, akoma nuk është bërë gjyqi! Në të vërtetë, është e paditur nga drejtori aktual për abuzim me postin për arsyen sepse me iniciativën e saj, fëmijë por edhe prindër shqiptarë, ndiqnin në orën e pasdites mësime në gjuhën shqipe. Në përkrahje të drejtoreshës u ngritën që në çastet e para, dhjetra shoqata të shoqërisë civile greke, partitë e majta të opozitës, dhjetra intelektualë grekë. Por, asnjë shoqatë emigrantësh, në asnjë mënyrë ambasada shqiptare në Athinë, dhe sigurisht, asnjë reagim nuk ka patur nga qeveria shqiptare, qoftë dhe për ta falenderuar arsimtaren në fjalë për gjestin e saj human. Pa le më të vendosnin ta nderonin atë, sikurse në të vërtetë i takon.

Dhe gjesti i saj ishte kaq i lavdërueshëm, për arsye të lënies në mëshirë të fatit të qindra mijra fëmijëve të emigrantëve nga qeveria shqiptare, e cila nuk ka bërë as edhe një hap për të nënëshkruar marrëveshjet e duhura bilaterale me palën greke, për të mësuar fëmijët e emigrantëve gjuhën shqipe në mënyrë të organizuar. Me tekste nga Ministria e Arsimit dhe me arsimtarë të dërguar po nga kjo ministri. Sikurse ndodh me fëmijët e minoritarëve grekë në Shqipëri, ku qeveria greke, kujdeset për ta dhe i kërkon qeverisë shqiptare( me të drejt&eumlsmiley zbatimin e marrëveshjeve dypalëshe.

Nxënësit shqiptarë, në përgjighësi me rezultate shumë të mira, përbëjnë një pasuri tejet të vlefshme për atdheun nga erdhën të mitur ose për atdheun ku lindën prindërit e tyre. Sakaq, shteti zyrtar shqiptar, u ka kthyer atyre shpinën, dhe mjaftohet me vetëkënaqjen që i jep miopia burokratike dhe mediokriteti me të cilin ushtron pushtetin.

Mallkimet apo abuzimet pa kosto se "fëmijët e emigrantëve nuk flasin gjuhën shqipe" dëgjohen mirë në veshët e atyre që shohin deri tek hunda e tyre. Por a ka bërë shteti ynë, qoftë dhe përçapjen më elementare, për të mosi i falur Greqisë një kontigjent qytetarësh dhe intelektualësh të së nesërmes kaq të vlefshëm por dhe të domosdoshëm për vendin?

Natyrisht jo!

 

 

E moj ti, e...shteti i ka te gjitha fajet se shume shqiptare nuk kane gjak fare! Shteti e ka fajin se ata nuk u mesojne femijeve gjuhen e memes; shteti e ka fajin qe ata u flasin greqisht femijeve.

sa kollaj e kerkoni fajin te te gjithe vetem qe te dilni te pafajshem vete!

Po thuaje o troc;

nuk dua t'u mesoj femijeve shqip; nuk dua qe te flasin shqip, nuk dua qe te perbuzen nga greket, nuk dua se kam frike, nuk dua se shqiptaret s'dine te vishen, nuk dua se shqiptaret vijne ere, nuk dua se shqiptaret e kane koken e shtrember dhe duken si parja e kuqe, nuk dua se kam turp qe jam shqiptar, nuk dua..... thuaj aresyet e tua, pse nuk u meson femijeve shqip!!!! lere shtetin shqiptar aty ku eshte, se nuk do u ndjeke shteti shqiptar nga mbrapa me qese gjaku qe t'ju beje transfuzion me gjak te fresket shqiptari sa here qe ju teket juve dhe ndjeni neveri qe jeni shqiptare...

Mu ne hale te s'emes vafshin te gjithe ata qe nuk u mesojne femijeve te tyre gjuhen e tyre (Gjergj Fishta-toskeruar)...veten ne qafe pacin, dhe aq me ben mua se e harruan shqipen fare! Sa here shpelahet haleja....sa here qe perdoret; nje "shqiptar" me pak, nje "shqiptar" me shume, nuk na behet vone fare!

Puna është se në Greqi dhe Ali Pashë Tepelena konsiderohet grek. Janë bërë me dhjetëra filma për të. Fëmijët e emigrantëve në librat shkollorë grekë kështu e mësojnë. Ata që kanë guxuar dhe kanë kundërshtuar ose janë nxjerrë jashtë nga klasa, ose janë paralajmëruar të mos flasin më. Di vetë disa raste. Një nga këta ka qenë dhe djali i dajës që jeton në Athinë.

Per kete ke te drejte.Nuk eshte cudi qe sipas grekeve te dale dhe Mao Ce Duni,Mike Tayson apo Fidel Kastro, grek.

Por kesaj nuk keni c'ti bejme.Thjesht, duhet tu themi femijeve qe ato qe mesojne ne shkolle jene genjeshtra.Ne mos 100% te pakten 50-60% e femijeve ta dine kete, kjo do te jete nje fitore e madhe.

Natyrisht qe do te kete gjakprishur kudo,qe do te dalin me greke se greket(shiko himariotet sa qesharake jane bere) por kesaj nuk kemi cti bejme.Me mire qe keta te dalin dhe ndoshta duhet te pastrohemi here pas here si popull nga plerat.

Nuk e kam shume hallin tek gjuha sepse ke shqiptaro-amerikane qe nuk e dine mire shqipen dhe jane krenare qe jane me origjine shqiptare.Apo ke himariotet qe e dine shqipen shume mire dhe kerkojne cdo dite tranfuzion gjaku  ne kembim marrin gjak grek.

Kryesorja eshte qe ata femije edhe nese dine shqip apo jo,te jene krenare per origjinen e tyre dhe per heronjte e Shqiperise dhe ta duan Shqiperine ashtu sic eshte me te mira dhe te metat e saj.Kaq kerkohet dhe besoj se nuk eshte shume.

-giv mi uan uord and aj tel ju it kams from grik... eni uord!

-Kimono

-Qhimono? - izi... kams from "qhimonas" mins uinter... uinter is kold. uot du ju uear uen is kold? -a roub. dher ju go. qhimono...http://www.thesunblog.com/sports/my-big-fat-greek-wedding-6-thumb.jpg

 

 

Musaka smiley

he nga vjen?

eh qherata qherataaaaa... kams from qheri, uic mins hand, dher ju go, - xhepist!

ok, e pranoj, you made my laugh of the day... smiley

eh qherata qherataaaaa... kams from "qheri", uic mins "hand", dher ju go, - "xhepist"!

http://www.streetcorner.com.au/userGallery/userPosts/WC_435469_5838_news.jpg

po pse nuk qohen keto ankesa tek grupet e Helsinkit qe merren me te drejtat e njeriut (kush e ka informaicion e sakte ti dergoje), dhe pse nuk informohet EU per rracism ndaj Shqiptareve ne Gerrqi?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).