Goran Paskaljeviç: I pres reagimet e nacionalistëve

Si i pari bashkëpunim kinematografik mes shqiptarëve dhe serbëve, "Muaj mjalti" vazhdon të vishet me kureshtje. Komentet që shoqëruan lajmin e nisjes së një bashkëpunimi të tillë, vazhdojnë edhe tashmë që puna ka përfunduar. Goran Paskaljeviç është regjisori që bashkon në një film historitë shqiptare dhe serbe. Histori që kanë marrë konfirmimin për të konkurruar në dy nga festivalet e njohura të kinematografisë botërore, siç është ai i Venecias dhe Torontos. Ndërsa prezantimi i tij në hapësirën shqiptare është nën kujdesin e kompanisë "DigitAlb". Pati jo pak skeptikë për këtë bashkëpunim, duke qenë se marrëdhëniet mes dy popujve kanë qenë gjithnjë të tensionuara. Por tashmë që xhirimet kanë përfunduar, regjisori Goran Paskaljeviç, në një intervistë për DW, shprehet shumë i kënaqur nga realizimi dhe bashkëpunimi mes aktorëve. Sipas tij, nuk duhet harruar që jemi dy popuj që i përkasim Ballkanit, e pavarësisht nga tensionet e vazhdueshme, kemi mentalitete të përafërta. Por ndërsa filmi ende nuk është shfaqur në Tiranë dhe Beograd, regjisori u druhet reagimeve që mund të vijnë nga nacionalistët e të dyja palëve.

Për regjisorin është vështirë të flasë për vlerën artistike të veprës së tij. Megjithatë, sa jeni të kënaqur me "prodhimin final"?

Jam shumë i kënaqur nga bashkëpunimi mes ekipeve të Serbisë dhe Shqipërisë. Ishte ky një punim pionier, por besoj se ia vlen, sepse në fund kemi një film të mirë. Për mua është vështirë të flas për vlerën e filmit, por ai do të shfaqet në festivalet në Venecia, Toronto dhe Korenë e Jugut. Do të shfaqet në të gjithë festivalet e mëdha gjatë kësaj vjeshte, që mund të konsiderohet edhe si garanci e kualitetit.

Ishte hera e parë që punonit edhe me një grup aktorësh nga Shqipëria. Në përfundim, cilat janë përshtypjet mbi nivelet e tyre profesionale?

Problemi im kryesor ishte fakti që nuk e flisja dot gjuhën shqipe, por kam kaluar një kohë më të gjatë në Tiranë, ku kam parë filma dhe kam organizuar përzgjedhjen e aktorëve. I kam njoftuar gati të gjithë aktorët e një gjenerate pak më të vjetër, por edhe asaj më të re. Nga gjenerata e mesme kam përzgjedhur dy aktorë të shkëlqyeshëm, Bujar Lakon dhe Yllka Mujon, të cilët më kanë bërë përshtypje në tërësinë e tyre. Kam organizuar audicione edhe në dy akademi dhe kam vendosur për angazhimin e aktorëve të ri, Jozef Shiroka dhe Mirela Naska. Jam shumë i kënaqur me punën e tyre. Për mua nuk ishte fare e lehtë, sepse pas çdo dialogu në shqip është dashur të ndërpresim xhirimet dhe të konsultohemi. Në fund jemi kuptuar shkëlqyeshëm. Edhe unë kam mësuar pak shqip.

Në sheshxhirim janë takuar aktorë shqiptarë dhe serbë. A ka luajtur ndonjë rol përkatësia e tyre kombëtare në atmosferën e bashkëpunimit?

Jo, përkatësia kombëtare nuk ka qenë e rëndësishme. Por duhet thënë se ekipi prej 12 aktorësh nga Beogradi erdhi në Shqipëri me një lloj frike, sepse shqiptarët dhe serbët, për shkak të zhvillimeve të fundit dhe luftës së Kosovës, kanë hezitime mes njëri-tjetrit. Në fillim kanë pasur frikë se si do të zhvillohet bashkëpunimi, por në fund u ndanë gati në mënyrë patetike, me lot në sy dhe me shpresë se sërish do të xhirojnë së bashku. Me të vërtetë ishte shumë mirë. Nuk duhet të harroni se ne të gjithë jemi nga Ballkani, shqiptarë e serbë, dhe kemi mentalitet të ngjashëm.

Përveç vlerës artistike, filmi "Muaji i mjaltit" ka edhe mesazhin e tij politik...

Mes shqiptarëve dhe serbëve ekzistojnë marrëdhënie konfliktuale, të cilat arritën pikën kulmore në kohën e Millosheviçit. Por të rinjtë duan një jetë tjetër më të mirë dhe interesohen për politikë. Në anën tjetër kemi Europën, e cila i ka mbyllur dyert. E shihni se çfarë po ndodh në Itali, për shembull? Filmi është shumë kritik ndaj Europës dhe do të jetë shumë interesante të shihet se cilat do të jenë reagimet në Festivalin e Venecias. Personazhet kryesore vijnë në Itali, ku me gjithë dokumentet e rregullta, policia italiane nuk i trajton si duhet.

Filmi fillimisht do të shfaqet në festivale e në fund të nëntorit edhe në Beograd e Tiranë. Druheni për reagimet e publikut?

Nacionalistët e njërës dhe palës tjetër janë kundër xhirimeve të filmave të këtillë të përbashkët. Nacionalistët e ndërtojnë filozofinë e tyre mbi bazat e konflikteve e jo bashkëpunimit. Shqipëria dhe Serbia janë vende fqinje, të cilat duhet të bashkëpunojnë, sepse ato do të mbeten atje ku janë. Me sa di unë, në nivelin ekonomik po zhvillohet një bashkëpunim i madh.

8 Komente

smiley

Por s'e mbajta dot deri ne fund:

Shqipëria dhe Serbia janë vende fqinje, të cilat duhet të bashkëpunojnë, sepse ato do të mbeten atje ku janë.

Mbase s'e kishte tekstualisht, apo gardh per gardh fqinjesine, ose ...

Tekstualisht e kishte o Monda se qe Kosova do bashkohet me Shqiperine, kete ata e kane kuptuar me mire se shume nga ne (fatkeqesisht per ne qe s'po jemi te zotet ta kuptojme po jemi akoma te faza ku habitemi me nej deklarate te Sales).

Ashtu qofte smiley

(dmth ne ate kontekst pergjigja e tij.)

PS: Se mos i thone Halilit edhe na ben ndonje artikell ene per ket t'shkretin.

hahahahaha

Una them qe t'i themi Sollit (Arbrit), Flokshit (Learti) dhe Hunderrit (Andi) qe kete te diele te fusin ne pune fantazine dhe te shkrujne nje artikull duke imagjinu se car mund te shkrute Halil Milloshi per kete regjizorin serb qe ka nenkuptu bashkimin tone.

Hajde Bismilah pra mona!

Si zorr qe ne Shqiperi te kete njeri problem kete bashkepunim. Sigurisht qe s'mund te flas per cilesine e filmit, po afrimi nepermjet artit eshte shume pozitiv sepse artistet, me perkufizim, jane ata qe me pak bihen pre e racizmave. (me perjashtim te ndonje tipi si Kusturica)

Kjo interviste me kujtoi nje mikun tim serb (regjizor) qe ne kohen e luftes ne Kosove na tha : "Me vjen shume keq per krimet qe populli im po ben ndaj jush!"

Fatkeqesisht, shoqeria serbe nuk duket aq koshiente per krimet e kryera dhe kjo ben qe atje akoma nje kerkim falje eshte i paimagjinueshem. Biles akoma me keq, atje pine uje akoma trazirat qe Serbia shkakton ne Kosove apo sulmet ndaj Shqiptarve ne FYROM.

shoqeria serbe nuk duket aq koshiente per krimet e kryera

me sa di, nuk jane. kam njof do goca serbe para te cilave extremisti me i madh shqiptar do dukej melaqe!

Pikerisht kete me thoshte edhe Billy vjet Cimo. Ai masi nejti nje jave ne Tirone, boni nje xhiro neper Ballkan (se kishte per here te pare). Kur e takova m'Paris po na thote qe ne Beograd njerzit ishin shume me te zymte se ne Tirone dhe shpesh shifshe rob qe pinin dhe pastaj thirrshin "Srbia"

Zoti u hapte syte se dume s'dume njit do i kena.

Ne Serbi fatkeqesisht ka shume pak njerez qe guxojne ti quajne gjerat me emrin e vet. Te flasesh per genocid kunder boshnjakeve, krime lufte ne Kosove, jo vetem akuzohesh per "Tradheti Kombetare" po nisin kercenimet per jeten. E majta, qe normalisht duhej te ishte nje soj ndergjegje kritike eshte e dominuar nga hija e Milloshevicit. Sot ne Serbi rruges, neper klube te merr malli te degjosh muzike te huaj. Degjohet vetem rap serb, pop serb, postera kengetaresh serb kudo. Neper librari gjen biografi te heronjve kombetar Milloshevic, Mlladic, Karagjixh. Nje zymtesi qe te trishton. Alkooli vuu, femrat nje e dy me cigare ne dore, s'besoj te kete femra qe pijne aq shume duhan. Jashte Beogradit ke verferi, te sheh syri veç makina te vjetra, Zastava. Kshu te levizesh me makine me targa shqiptare nuk ke asnje problem, po pate nevoje per te gjetur ndonje rruge jane te sjellshem edhe te ndihmojne. Duket se kane ne shpine nje hije te zeze qe i ndjek. Trishtim i vertete.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).