Gati kabineti i ri nga vilat e Dhërmiut

Gazeta Telegraf

Kreu i LSI-së, Ilir Meta gati për postin e ministrit të Brendshëm ose të Jashtëm

Kabineti i ri ka mbyllur ciklin e formatimit përfundimtar nga vilat e Dhërmiut, ku Berisha e Meta janë duke pushuar në pak metra distancë larg njëri-tjetrit. Gjatë mbrëmjes, dy liderët e koalicionit fitues, po i japin dorën e fundit përbërjes së re qeveritare, ku problemi ka mbetur akoma për dy-tri ministri të parëndësishme, të cilat do të mbyllin siparin e negociatave dypalëshe. Gjëja e re që mësohet nga burime të sigurta është fakti se vetë Meta do të jetë pjesë përbërje e kabinetit qeveritar, ku do të mbulojë detyrën e zv.kryeministrit, ose atë të ministrit të Brendshëm. Sipas negocimeve të deritanishme, Berisha i ka afruar liderit të LSI-së, Ministrinë e Jashtme, të cilën Meta e ka drejtuar gjatë një fraksioni kohor, në qeverinë socialiste, e cila dikur drejtohej nga Nano. Por, ishin pikërisht marrëdhëniet e acaruara midis dy individualiteteve të larta, (Nano-Meta), që e detyruan këtë të fundit të jepte dorëheqjen dhe të largohej nga kupola rozë, duke krijuar LSI-në. Ende nuk dihet përfundimisht, se cilën prej dy ministrive do të zgjedhë kreu i LSI-së, i cili mund të mjaftohet edhe me postin honorifik të zv.kryeministrit.

 

Postet

 

Partia Lëvizja socialiste për Integrim do të të përfaqësohet me tre ministra, ku njeri prej të cilëve do të jetë kreu i saj Ilir Meta. Ndërsa Partia Republikane është parashikuar të marrë një nga ministritë më pak të rëndësishme, por me kusht që në krye të kësaj ministrie të mos jetë Mediu. Nga ana tjetër, PDI-ja do të marrë dy zëvendësministra, ndërsa partitë e tjera aleate vetëm nga një post zëvendësministri. Këtu, gjatë ditëve vijuese pritet një përjashtim, përsa i përket PAD-së, ku Ceka mund të marrë një post ministri, ndërkohë që partia e tij do të shkrihet plotësisht në strukturat e PD-së. Ndërkaq në postet zëvendësministrore do të përfshihen edhe Starova, Spahia, Xhuveli, si edhe krerët e demokristianëve, (dy partitë kundërshtare të Ndokës), dy partitë e Ballit Kombëtar, apo edhe krerët e partive të tjera më të vogla. Në qeverisjen e ardhshme do të mungojnë përfaqësuesit e Partisë së Ngjelës, apo individualitete të tjera që u shkëputën nga Berisha në prag të zgjedhjeve të qershorit si Zogaj, Mustafaj, Biberaj, etj.   

 

Publikimi

 

Kur na ndajnë dhe pak ditë nga afati përfundimtar i negociatave publike PD-LSI, Edmond Haxhinasto konfirmon faktin se kryetari do të jetë pjesë e kabinetit të ri, por njëherësh edhe kryetar i partisë. Edmond Haxhinasto nuk jep një datë të saktë të takimit të parë në publik Berisha-Meta, ndërkohë që këta të fundit janë duke pushuar pak metra larg njëri- tjetrit në bregdetin e Dhërmiut.

 

Edmond Haxhinasto, që nuk merr përsipër të japë një datë të saktë të takimit publik Berisha- Meta, ndërkohë që këta të fundit ndodhen me pushime në bregdetin e Dhërmiut, thotë se Meta do të jetë në drejtimin e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim pavarësisht vendimit të forumeve se ç’pjesë e qeverisë do të jetë ai.

 

“LSI-ja është përgatitur për të paraqitur në tryezën për negociata prioritet e saj që ajo i vlerëson se janë të rëndësishme dhe që duhet të jenë pjesë e programit të përbashkët qeverisës. Kjo është një çështje, për të cilën do të merret një vendim së shpejti. Por, pavarësisht nga pozicioni që do të mbajë në qeverisjen e ardhshme lidershipi i LSI-së do të jetë prezent pavarësisht nga posti konkret”- u shpreh Haxhinasto.

 

Bisedimet.

 

“Reforma Zgjedhore duhet të zgjidh dy probleme madhore që janë prodhuar nga Kodi dhe administrimi aktual zgjedhor. Shprehjen e drejtë të vullnetit të qytetarëve dhe çështja e administrimit zgjedhor janë pikat themelore dhe kyçe të çdo reforme të ardhshme. Çështja e dytë ka të bëj me administrimin zgjedhor, nëse ne do të kemi këtë lloj administrimi me këtë Kod që është, zgjedhjet do të vazhdojnë të kontestohen dhe problematika të ekzistojë aty”- theksoi Haxhinasto.

 

Pavarësisht qetësisë, me të cilën përcillen këto deklarata nga zyrtarë të LSI-së, duket se ende nuk është vendosur se ç’pjesë e qeverisë do të jetë vetë Ilir Meta, emri i të cilit është rishfaqur sërish në drejtimin e Parlamentit shqiptar apo në atë të Ministrisë së Jashtme. Por, enigma të tilla pa dyshim që Meta dhe Berisha kanë preferuar t’i zgjidhin para takimit publik, ç’ka e vërteton dhe ideja e tyre për të pushuar në këtë fundjavë në të njëjtin bregdet, atë të Dhërmiut për t’ja lënë pa dyshim Tiranës zgjidhjen e enigmës së qeverisë së 4 viteve të ardhshme, këtë fundjavë.

3 Komente

Nuk pasKE fare info...qeveria e re po krijohet vartete prane Dhermiut,por jo tek vilat ama por tek....SHPELLA E PIRATEVE...!!!

Eh..ca ti boj qe knej kah ish-kolonite e Inglizit kena mungese t'theksume t'gjonave 'sexy' n'pulitike (psh kta e konsiderojne 'sexy' krize mbylljen e nje reaktori atomik qe prodhonte izotope reaktive per mjeksi), se nuk e kisha lexu hic fare ket artikullsmiley

Shume e mencuur kjo putana e trashe e Skraparit!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).