Fitueses së medaljes së artë do t'i testohet gjinia

Caster Semenya e Afrikës së jugut ka jetuar gjithë jetën si një grua, por pas fitores së garës 800 metërshe mbrëmjen e djeshme në Berlin gjinia e saj femërore është vënë në dyshim.

Kampionia afrikanojugore pati një garë të lehtë dhe vendosi një rekord të ri personal për 800 metrat, me kohën 1:55.45.

Shoqata Ndërkombëtare e Atletikës zbuloi mbrëmë se Semenya e ka kaluar verifikimin e gjinisë si në vendin e saj ashtu edhe mbasi mbërriti në Gjermani për të marë pjesë në Kampionatin Botëror të Atletikës. Tani ajo do të përballet me një hetim që do duhet javë të mbarojë, ku janë të përfshirë mjekë gjinekologë, endokrinologë dhe psikologë.

Drejtori i komunikimit pranë Shoqatës së Atletikës Nick Davies thotë se kjo është një çështje komplekse mjeksore dhe se Caster Semenya nuk akuzohet për pandershmëri. "Shqetësohemi që kjo të mos bëhet një ngjarje poshtëruese për të," thote Davies, "ndaj nuk mund të flasim shumë. Ajo është një qënie njerëzore që ka lindur dhe është rritur si femër, por që në pozicionin ku ndodhet sot, kjo po vihet në pyetje."

Nisur nga sa dihet shumë njerëz po spekullojnë se Semenya ka karakteristika hemafrodite edhe pse atletja nuk është prononcuar mbi këtë.

Këtë vit, tenistia gjermane 22 vjeçare Sarah Gronert që mori pjesë në turin WTA zbuloi se kishte lindur me organe gjenitale të të dyja sekseve dhe se në moshën 19 vjeçare kishte kryer operacionin dhe njihej tashmë ligjërisht si grua.

35 Komente

ne duhet te cojme gjysmen e parlamentit me bo ket kontrollin se osh mush me gra-burra dhe burra-gra, hajde gjeje ti a osh burr a gru ferdinand xhaferri dhe a osht gru a burr mimi kodheli

 Ej po Besnik Bare hyn te ky grupi?

iii pse e shan burrin po, esht edhe vlonjat ai. per ferdi xhaferrin eshte perzierje, per mimi kodhelin sdi gje vallaj. po per lul bashen do jete me shume se 50 mashkull / 50 femer

swed, qe do shajshe aktorin me te dashur per mua femije, nuk e prisja prej teje smiley - une mashkllin akoma ashtu me kacurrela te zeza e kerkoj, si tek perralle nga e kaluara, dhe te forte si muji qe ngre shkembin smiley

Tropizma, e ke fjalen per Xhevdet Ferrin apo per Ferdinand Xhaferrin? Se ky i dyti eshte ai i tmerrshmi i PD-se, qe nuk le gje pa thene si ato plakat e liga te mehallave... smiley

he pra, duhet ta kisha dit qe swedi s'bente kabime te tilla. po fajin e ka durrsi, qe nxjerr si bukuroshe, si mostra, dhe nona e baba em qe m'kane bere disleksike. ky xhaferri eshte o zot o zot! flm ana.

Trop, per ate zot po ta fal ket her, se me i kallxu xhevdet ferrit qe e ke natarru me ate tipin kishte me heq dor nga kinemaja ene me i djeg gjith filmat e vet kudo si ndodhen. Ene masnej nix hero ti smiley

E pashe garen mbreme ne TV, Semenya vertet vrapon pak ndryshe nga te tjerat, sikur te ishte burre. Edhe tiparet e fytyres jane pak te ashpra (per mua te pakten). Me beri cudi.

cfaredo lloj teme te vihet ketu kthehet ne politike.... gjynah kjo goca qe po e turperojne keshtu hapur. e kane mire afrikano jugoret qe thone media po e sheh Caster me sy europiane. Clidhje ka si duket si paraqitje apo si vrapon? ne atletike s'eshte hera e pare qe sheh goca qe duken si burra

Problemi eshte mos ja kane prere perkohesisht dhe po i japin hormone maskuline.

Tani ajo do të përballet me një hetim që do duhet javë të mbarojë, ku janë të përfshirë mjekë gjinekologë, endokrinologë dhe psikologë.

Kaq shume njerez u dashkan per ti ul breket robit me pa ka apo s"ka rrush?

Ceshtja eshte qe kjo ne gjenitale eksteriore mund te jete femer por sistemi reproduktiv i brendshem mund te jete i nje mashkulli.

He pra Xhorxho... Puna eshte se ai thote qe "te mos kthehet ne ngjarje poshteruese per te"... po nese ajo eshte femer me te vertete, si mund te behet me poshteruese sesa eshte tani? Keto lloj testesh duhen bere para garave, para se te behen publike dyshimet. Tani e shohin te gjithe dhe e tregojne me gisht. Jo s'ka cica, jo ecen si mashkull, jo fytyre gerdalle, jo terci po verci... keto jane verejtjet me poshteruese qe mund t'i besh nje femre qe vetem sa e ke pare nje here ne televizor...

E mer ...Po e xhveshen duhet ne plaka skrapa...lie smiley qe habitej duke i levizur me cipal . "Ko..e jane , ko...e s'jane" ! Tani ajo mund te jete edhe pjes e komisionit te sotem modern , me kryetare Xhozin smiley . Po qe ne Mixha ne komisison s'del gjo se "eshte e tredhur" dmth bicim eunuku . 

 ajo qe mund te nxjerrim nga kjo teme eshte : mashkulli i eshte femres superior.

sa here qe femra jep rezultate te larta diku, ajo ose eshte burre i kamufluar ose fillon t'i ngjaje ketij. 

prandaj mendoj se fajin per ket e kane vete femrat qe bejne (u eshte bo fiksim bile) te njejtat gjera me burrat. te isha une femer, do kerkoja (ose militoja) qe atletet te ishin t'gjithe burra, ne stadium te garonin lakuriq, dhe gjyqtaret e spektatoret te ishin t'gjitha gra.

si ne greqine antike mnjf smiley

Po mashkulli eshte superior ndaj femres... per kete nuk ka dyshim.

ata që s'kanë asnjë dyshim  janë... shumë të sigurtë smiley

hahahah je i madh hajdar.... Bolt sdo e bente dot aq shpejt lakuriq 100metershin...per arsye aerodinamike...do bridhte si me frena dore.

kurse per ket femren sot mesova qe seksi dhe xhenderi (gender) i nje njeriu s'eshte e njejta gje. mund te jesh seksi femer por xhenderi mashkull!!!! akoma me duket e cuditshme..... perseri ama clidhje ka kjo me kete gocen e shkrete. s'eshte faji i saj, ajo eshte fizikisht femer. s'ka gje me ofenduese mendoj per te.

Seksi qe po thua ti eshte nje keqkuptim i gjinise qe sot po pranohet gjeresisht. - psh, ne pasaporta apo dokumenta te tjera. ai nuk ka asnje ndryshim nga gjinia. Nderkohe, seksi si fjale, eshte bashkimi fizik nepermjet organeve seksuale te dy gjinive te ndryshme.

nuk mund te kesh gjini dhe seks te ndryshem nga njeri tjetri.

Hiq apo shto c'te duash me operacion, mashkulli mbetet mashkull dhe femra mbetet femer. Dikur perdornim nje fjale per keto raste: mutilim.

ska lidhje operacioni ne kete mes.... nese do te kishte atehere ska perse te pritet disa jave apo muaj per pergjigjet e testeve. sa per paragrafin e pare te te them te drejten s'e kuptoj. gjini dhe seks!!! lexova sot ne BBC diku por s'po e gjej dot tani qe sex and gender s'eshte e njejta gje. nejse akoma s'me ben shume sens .... dikush qe studion mjeksi ose eshte doktor mund te na shpjegonte

Doktori s'ka c'te shpjegoje. Seksi, femer ose mashkull... gjinia, femer ose mashkull. Jane sinonime. Nese doktori do te shpike ndonje gje tjeter e te beje si filozof, e ka fjalen per mutilime. rrushin nga pjeshka dime ta dallojme te tere.

hahaha... s'besoj behet fjale per mutilim sepse sic thashe do kuptohej kollaj. testimet duan disa jave u tha qe te kete nje ide qe sidoqofte mund te jete perseri e debatueshme. ajo mund te jete androgen. po te ishte operacion plastik (nese te kuptova mire) i hiqnin breket dhe e ekzaminonin.

eshte e vertete qe gjinia dhe seksi jane dy gjera te ndryshme (nuk kam shume informacion nese eshte e diteve te sotme apo ka qene gjithmone ashtu). por nqs njera eshte shpjegimi biologjik i identitetit te nje personi, tjetra eshte shpjegimi psikologjik/social etj i po te njejtit person. psh dilkush me organe femerore eshte i sexit femer por nqs jeton nje jete si mashkull hyn ne gjinine mashkullore...

bull! Ne amerike e mesove kete ti mo???

Me kete biseden per perdorimin e fjales "sex" per te zevendesuar "gjini" me kujtuat nje moment nga filmi "Don't be a menace" kur Shawn Waynas mbushte nje aplikim per pune dhe tek pjesa SEX: _____ e plotesoi "Hell yeah!!". smiley

Po nqs duhet nje periudhe kaq e gjate egzaminimi qe perfshin eksperte te ndryshem per te percaktuar gjinine e saj, si ka mundesi qe lindin aq thjeshte dyshimet?

Dhe seksi dhe gjinia nuk jane e njejta gje.

Seks quhet kryerja e marredhenieve fizike midis njerezve, kurse gjinia eshte percaktimi i njeres prej dy formave fizike qe merr njeriu kur vjen ne jete.

Me filma eshte e lehte se film eshte smiley Po ben vaki te futesh ne te njejtin vend denimi burg ) nje me SEX Maskilist - ne nje vend me SEX Feminist . Po keshtu me nder te kesh te njejtat WC ... Pak banale po jo dhe aq kur i ve ne nje balance letrarisht ! smiley

Njeriu ka dy lloje karakteristikash fizike seksuale: te brendshme dhe te jashtme. Embrioni, eshte ne fillim, by default, femer, ne momentin kur kromozomi Y jep sinjal per prodhimin e testosteronit, fillojne te krijohen karakteristikat e brendshme mashkullore (prostata, uretra, qeskat e spermes), e me pas ato te jashtme, dmth organet gjenitale.

Nese nje femije gjenetikisht mashkull, ka nje difekt ne mberritjen e testosteronit te indet nga te cilat normalisht zhvillohen organet e jashtme gjenitale, atij i zhvillohen vetem organet e brendshme dhe se jashtmi mbetet vendnumero, dmth vagine (the default design). Por kjo nuk do te thote se ky femije eshte femer. Niveli i testosteronit ne kete rast eshte si ai i nje mashkulli normal, qe ndikon normalisht te kockat, lekura, muskujt, por nuk arrin dot te ndikoje te indet e duhura per te sinjalizuar krijimin e organeve te jashtme gjenitale.

Ne rastin e atletes se mesiperme, eshte e dukshme qe niveli i saj i testosteronit eshte shume i larte, duke gjykuar nga konstrukti kockor e muskulor si dhe linja e flokeve te skalpit, gje qe te ben te kuptosh se ajo gjenetikisht mund te jete mashkull. Por ka mundesi edhe qe gjenetikisht te jete femer, por ka marre sasi te medha hormonesh per nje kohe te gjate. Nje tjeter mundesi eshte qe ajo te jete gjenetikisht femer dhe ka nje difekt ne gjendren mbiveshkore.

Gjithsesi, meqe testosteroni esht hormoni qe stimulon masen muskulore e kockore (gje qe shpjegon edh epersine e meshkujve ne sport) eshte e kuptueshme qe konkurimi i kesaj sportisteje perkrah femrave te tjera nuk eshte i drejte moralisht.

Keto peshperitje apo thashetheme per Semenya-n nuk linden dje, por kane disa jave qe kur ajo fitoi ne kampionatin afrikan te te rinjve. Te gjithe ata qe ndjekin atletiken,vrapuesit e distancave te mesme kryesisht, ishin ne dijeni te kesaj ceshtjeje, sepse keto dyshime linden atehere. IAAf po i ben keto testime sepse edhe nese organet gjenitale mund te jene femerore, ajo mund te zoteroje kromozome mashkullore. Ndoshta situata nuk eshte menaxhuar mire, por nje situate e tille eshte e paevitueshme, sidomos kur vrapueset e tjera flasin dhe peshperisin kunder saj.

Keto lloj testimesh ishin normale te beheshin, por u ndaluan perpara olimpiades se Sidnit.

Te mos harrojme se ka patur raste kur meshkuj kane konkuruar si femra, ose kur autopsite e atleteve e kane provuar ekzistencen e karakteristikave mashkullore ne atlete femra, te tjera atlete femra jane terhequr nga garat kur ju eshte kerkuar te bejne teste gjinore.

Ndoshta IAAF duhej te keshillonte federaten e atletikes se Afrikes se Jugut qe te mos e lejonte atleten te merrte pjese ne Berlin, ne menyre qe keto teste te beheshin normalisht, pa u bere tema kryesore e kampionatit dje.

Megjithate, lajm i mire nga kampionati sot, Bolt theu rekordin e 200m, rekordi i ri eshte 19.19sekonda

Kot, sa per kundershembull:

 http://www.worldfitnessfederation.de/nabba/frame1/BILD%20Universe2007%20web/Phy1.jpg

Dhe sa per ta perforcuar shembullin, edhe kjo eshte kontrolluar  dhe shkuar ne site per testosteron  drogera dhe steroide. E po t'i gjendej gjurma me e vockel, nuk do ishte kampione.

PS: ajo zezakja nuk eshte gjekundi ne krahasime me te.

kot e vure ti po c'e deshe lol.  Sorry honey, too much to stomach ...

Per temen, eshte edhe nje cik zakon ky i mediave.  Ne Pekin kur fituan gjimnazistet kineze, kane ul moshen e me the te thashe.

Pa u bere testi formal, s'kane pse flasin.

te gjithe nisim femer, pastaj gjysma kthehen ne meshkuj.. gjysma tjeter vazhdon femer.

kam pas nje cift binjakesh ne lagje.. cuni e kishte... hm, sme kujtohet.. kurse vajza Adelina... e nejse... Adelina ishte si puna e ksaj mesiper, (nqs ehste).. dmth kishte lindur me dy organe, por prinderit menduan: "perderisa njeri eshte 100% me bibile.. atehere ja heqim tjetris bibilen edhe i leme vetem zogun". edhe ashtu e bene. mirepo do ti qe Adelina ishte me mashkullor se i vllai? hahaha... s'e harroj... e rrihnin ata te lagjes kte cunin.. edhe ky bertiste "ADELINAAAAAAAAAA"... edhe kudo qe te ishte vinte Adelina me vrap me supet perpjete e krahet si cekica. Iknin robt ja fusnin vrapit, nuk e kruante njeri me Adelinen... Adelina ishte e rrahur me vaj e uthull.... kishte qene there and back.

Edhe tragjikomiku i trashe i skraparit eshte dele-dash apo si i themi ketej nga lagja jone "sheleg i dhirte",   Kjo nuk do te thote qe te mos marre pjese ne garen politike, Edhe ajo zekakja ka shume te drejte qe ta gezoje garen e vet, kur gezojne sheleget e dhiret apo deledashet.

Po ne Shqiptaret kemi derguar atlete ne Berlin?

S'kam pare asnje lajm ne gazeta.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).