Fati i Islandes dhe "dashuria" Austriake per Shqiperine

Një entuziazëm i jashtëzakonshëm kishte pushtuar tribunat shqiptare të mendimit, ca ditë më parë. Ministri austriak i Punëve të Jashtme, në një fjalim të mbajtur ditët e fundme, ka deklaruar se Bashkimi Europian do të parapëlqente të zgjerohej fillimisht me Shqipërinë, para se të shqyrtonte kërkesën e një shteti euro-nordik, si Islanda. Me një fjalë, një dashamirësi kaq e gjerë europiane po i rrotullohej Shqipërisë. Jo vetëm kaq, por Shqipëria përfundimisht del parësore edhe në krahasim me vende tradicionalisht të krishtera, tradicionalisht të lidhura e madje edhe të sunduara prej kontinentit të vjetër. Fitore e madhe, e jashtëzakonshme, shprehje e vijimësisë së asaj simpatie të vjetër austriake që e njohin të gjithë, shprehje e vëmendjes së përsëritur austro-gjermane gjatë një shekulli të plotë. Nuk është pak të jesh e zgjedhura e Europës, duke pasur si alternativë një kandidaturë dinjitoze, ndonëse të vonuar...

Po pse gjithë kjo dashamirësi ndaj Shqipërisë dhe pse ky ngurrim ndaj Islandës? Sidomos, pse kjo dashamirësi ndaj Shqipërisë, pikërisht pas shpalljes së disa vendimeve mjaft kritike për të, si mbajtja e sistemit të kontrolluar të vizave dhe papërcaktueshmëria në kalendarin politik të kohës kur mund të shqyrtohet kërkesa e saj për ndonjë hap të ri përpara drejt anëtarësisë me të drejta të plota? Dhe si shpërtheu kjo dashamirësi, pikërisht pak kohë pas deklaratës së njohur të Kancelares gjermane, Merkel, që Europa ndihet e lodhur prej zgjerimit të përshpejtuar dhe zërave se Bashkimi Europian duhet të marrë pak frymë dhe të llogarisë mirë që të pranojë realitete europiane e jo probleme të ishullzuara.

Për të qenë më të kthjellët: dakord që diplomacia europiane po e nderon Shqipërinë, duke e vlerësuar përparësore ndaj Islandës, po kjo Islanda, që nuk ishte as komuniste dhe as bllokiste, pse nuk e ka paraqitur deri më tani kërkesën e anëtarësimit në Bashkimin Europian?

Thelbi i çështjes shprehet në këtë pyetje. Islanda është një shtet që është lutur për vite e dekada t‘i bashkohet Europës. Ka hezituar, ka kundërshtuar, ka paraqitur argumente tradicionale e të reja, duam pavarësi dhe asnjanësi, nuk jemi as Europë as Amerikë, jemi kundër pranisë së bazave të huaja ushtarake dhe kundër kufizimit të sovranitetit në emër të bashkimit etj. Dhe ja ku erdhi një ditë që Islanda, ashtu si Shqipëria në fundin e viteve 1990, të cilën gjithashtu e kishin lutur t‘u bashkohej institucioneve europiane, në mos tjetër KSBE-së, po edhe institucioneve të tjera, lutet vetë të bëhet anëtar i Bashkimit Europian, duke harruar mitin e pavarësisë e të sovranitetit. Dhe Europa e Bashkuar preferon më shumë Shqipërinë se Islandën!

Shqyrtimi i imët i kësaj situate mundëson të kuptohet sa i boshët dhe i paargumentuar është entuziazmi i shtypit shqiptar dhe vetëmburrja tradicionale ballkanike që "shtatë krajlitë po na duen fort".

Dy herë në gjithë historinë e saj si shtet Islanda ka mbërritur në pikën që të heqë dorë nga parimësia e vet për pavarësinë si mit dhe sovranitetin si shenjtëri. Për herë të parë ka ndodhur në vitin 1929 dhe për herë të dytë në vitin 2009. Përsëritja nuk ka të bëjë me ndonjë përmbajtje fatale të numrave me 9 në fund. Përsëritja ka të bëjë me ngjashmërinë e dy krizave. Të gjithë analistët po e krahasojnë krizën e sotme botërore me atë të vitit 1929. Janë bërë shumë analogji: zhvleftësimi katastrofal i monedhave të fuqishme, mosgarantimi i tyre me rezerva në thesar, nevoja e ndërhyrjes së shtetit për të mos lejuar shembjen e sistemit bankar, rënia e nivelit të jetesës dhe errësimi i perspektivës. Të gjitha këto janë shenja që janë shfaqur në të dyja krizat dhe shumë prej tyre janë përsëritur edhe në kriza të ndërmjetme, si kriza e dollarit e vitit 1973, që i dha fund këmbyeshmërisë së lirë të parasë jeshile me floririn dhe kufizoi mjaft funksionet ndërkombëtare të saj. Por vetëm një dukuri nuk është përsëritur asnjëherë në kriza më të vogla se ajo e vitit 1929 dhe e vitit 2009: fati i Islandës.

Të gjitha janë "të shkuara e të harruara" prej krizës së vitit 1929, por ajo që e vulosi emrin e kësaj krize si më e rënda në historinë e shoqërisë industriale është vendimi i atëhershëm i Islandës për të shpallur falimentin si shtet dhe për të kërkuar proteksion të huaj, në çfarëdo forme qoftë. Kishin ndodhur falimente sipërmarrjesh shumë të mëdha, kishin ndodhur gjithfarë të papriturash, por nuk kishte ndodhur ndonjëherë që një shtet, sidomos një shtet fanatik, shumë xheloz për pavarësinë e vet, jo vetëm natyrore, por edhe politike; shumë krenar për asnjanësinë e vet ushtarake dhe për faktin që nuk ishte përfshirë ndonjëherë në ndonjë luftë, si Islanda, të dorëzohej pa kushte jo përballë një ushtrie pushtuese, por përballë efekteve të krizës.

Dhe ja ku vjen viti 2009 dhe Islanda, në vitin më të egër të krizës, që ka vënë në gjunjë pjesën më të madhe të botës, me përjashtim të Shqipërisë, ku rritja ekonomike raportohet sa trefishi i rritjes demografike e më shumë; pikërisht Islanda kryeneçe me sytë e Europës, vendos dhe lutet t‘i harrohen hezitimet dhe refuzimet e shkuara dhe të pranohet në bashkësinë europiane. Në thelbin e vet kjo është një sakrificë e madhe politike për të. Gati një gjysmëshekulli rezistencë kundrejt joshjes së përfshirjes në komunitet, ja ku vjen një situatë që i zhvlerëson të gjitha: ashtu si më 1929 Islanda kërkon anëtarësi në Europë, sepse Europa është një protektor modern i saj, ashtu siç është, bie fjala, në Kosovë, përmes EULEX-it dhe formave të tjera të pranisë politike, ushtarake dhe diplomatike.

Ajo që ndodhi ditët e fundit në të vërtetë nuk qe ndonjë dashamirësi e papritur e individëve apo e shteteve europiane ndaj Shqipërisë. Qe thjesht të kuptuarit se kriza botërore sot, ashtu si 70 vjet më parë, po shpie drejt falimentit jo vetëm bankat dhe industritë, por edhe shtetet me pavarësi tradicionale. Kjo është një paralele e frikshme, që sigurisht e bën Europën moderne ta shohë Shqipërinë, tashmë pjesë e aleancës euroatlantike të NATO-s, si një zgjedhje më të mirë. Por në fakt, kjo është një zgjedhje më e mirë se pamja më e rrezikshme e krizës, dhe në këtë kuptim nuk ka asnjë bazë entuziazmi i pathemeltë i komentuesve të sotëm shqiptarë. Pyetja që shtrohet është: kur do të jetë Shqipëria një vend jo problem, e gatshme për t‘i lejuar Europës të marrë vendimin e zgjerimit, jo para cilit vend jemi dhe në krahasim me cilin vend jemi më të preferuar. Sidomos krahasimi me vendin që duke kufizuar pavarësinë e vet vullnetarisht ka certifikuar egërsinë e krizës botërore nuk i vlen askujt dhe nuk ngjall realisht kurrfarë optimizmi. E kundërta po, është e vërtetë.

41 Komente

Për të qenë më të kthjellët: dakord që diplomacia europiane po e nderon Shqipërinë, duke e vlerësuar përparësore ndaj Islandës, po kjo Islanda, që nuk ishte as komuniste dhe as bllokiste, pse nuk e ka paraqitur deri më tani kërkesën e anëtarësimit në Bashkimin Europian?

ah kjo islanda kjo islanda smiley

ashtu si më 1929 Islanda kërkon anëtarësi në Europë, sepse Europa është një protektor modern i saj, ashtu siç është, bie fjala, në Kosovë, përmes EULEX-it dhe formave të tjera të pranisë politike, ushtarake dhe diplomatike.

qysh ee

Pyetja që shtrohet është: kur do të jetë Shqipëria një vend jo problem, e gatshme për t‘i lejuar Europës të marrë vendimin e zgjerimit, jo para cilit vend jemi dhe në krahasim me cilin vend jemi më të preferuar. Sidomos krahasimi me vendin që duke kufizuar pavarësinë e vet vullnetarisht ka certifikuar egërsinë e krizës botërore nuk i vlen askujt dhe nuk ngjall realisht kurrfarë optimizmi. E kundërta po, është e vërtetë.

ufff moj nana ime...

Mire fatin e Islandes e mora vesh une (megjithese mund te shpjegohej me 4 fjali) por ate dashurine Austriake, se kuptova? Prisja ti jepte pergjigje, por ne fund shtroi pyetje te tjera.

Islanda para krizes 2008 ishte vendi i pare a ndoshta vendi i dyte me i zhvilluar ne bote. Shqiperia ne Europe ishte, eshte dhe sic po duken bathet, do te ngel e fundit ekonomikisht dhe per shume kohe. Dua ta besoj zhvillimin ekonomik te Shqiperise kete 4vjecarin e fundit fale prijesit tribal Berisha, por s'besoj se Europa i jep prioritet Shqiperise ndaj Islandes per shkak te ketij "zhvillimi". Madje, s'besoj fare ne sinqeritetin e deklarates se ministrit austriak se Europa parapelqen te pranoje Shqiperine para Islandes. 

Ore kete punen e Nemces qe i ka thane Evropit ndalu beg se pa Shqipnine ne voter nuk hin as Islanda as nana e Islandes vetem neper media shqiptare e kam lexu' una! smiley

Di noi nga juve shakllabanet e Saliut ndonje burim tjeter informacioni jo-shqiptar qe e konfirmon kete, apo kshu... boni Luli i' telefonate t'rendsishme... se ashtu o' i' muhabet?!!

Mrroklle, qe ke osht:

http://www.faz.net/s/RubDDBDABB9457A437B...

Am Rande des Treffens zeichnete sich Streit ab in der Frage, ob die Balkan-Länder, die ebenfalls in die EU streben, hinter Island zurückfallen könnten. Österreich plädierte für einen parallelen Aufnahmeprozess Islands mit Kroatien und Albanien. „Ich glaube, dass man Ja zu Island sagen muss, aber auch Ja zu Kroatien und Albanien“, forderte Außenminister Michael Spindelegger. Finnland lehnte dies entschieden ab.

thote qe "mendoj se duhet t'i thuhet Po Islandes, por gjithashtu Po ene Kroacis ene Shqypnis"

Ene ky link:

http://www.eiz-niedersachsen.de/19.98.ht...

Auch Albanien hat bei der EU ein Beitrittsgesuch eingereicht. Die EU unterstütze «die europäische Perspektive der westlichen Balkan-Länder» voll und werde sich des albanischen Beitrittsgesuchs annehmen, sobald die Wahlen in Albanien abgeschlossen sind», heißt es in den gemeinsamen Schlussfolgerungen der EU-Außenminister.

sa t'marojn zgjedhjet, po thojn 7 krajlit, do e shofim punen tuj.

Qe eshte yll eshte pike ne favor te shkrimit smiley

po prandaj ia thashe. e kam fiksim qe kur kam qene ne shkolle te mesme smiley

Rrnofsh Emo!

Si veqil i nemc-chesh qe je, m'thuj cer thojne kto!

A thojne "Do kishim deshire qe eshte Shqipnia..." apo thojne "Pa Shqipni e Kroaci, nuk ka Islandi" ? smiley

Se kto tonet e kane bo lajmin si ai Isa Boletini qe i hyni atij te Foreign Office me allti n'zyre dhe pastaj priste ti zgjidhte Inglizi punet e Shqipnise ne favor te Ises?! 

Bej kabull dhe thona! smiley

smiley

jo jo, ashtu s'ka thon jo.  smiley

ka thon, si anej, ene knej.

Biles, e ka nis me "anej" po ta vesh re. Ka thon qe duhet ti thena Po Islondes, pooooooor, po ashtu, ene Kroacis & shqipnis.

M'perkthim te lir: se Shqipnin nuk e ka bo lopa, si me thon.

jan mledh krajlat o n'mes t'evropit

pa hy shqipja, nuk hi koma robit

jan mledh krajlat e kan diskutue

njat islanden fort e kan shtrengue

e kan vnu o n'pozit t'veshtir-e

i kan thon, island menoju mir-e

ti don me hi te ne, m'u integrue

tash tetdhet vjet fort ti na i ke rrue

na s'po t lejm me hi n'bashkim-e

se s ke levizje per integrim-e

a po m'nini o kreshnik'te e bjeshkes

na si evrop, sot i tham jo pjeshkes

nuk dum pjeshk, jo na dum kastraveca

patllixhana, domate dhe speca

gjith kto gjana na vijn prej shipnije

vjen pellazgu njaty ku i ka hije

ooo heu

tungatje - ta o shoku saliiii o heeeeeeeej

Rrofsh, emigrant, se kam qeshur me lot me kete perkthimin e lire me lart smiley, sidomos po t'a mendosh si titull artikulli te ndonje gazete...

Nje nga problemet kryesore te gazetarise ne vend eshte qe lajmi kur vjen nga jashte Shqiperise ai peson mut'acion sipas vaktit te artikullshkruesit.

Une s'po kuptoj fare perfytyrimin qe kane shume shkrues-analiste-gazetare -etjtemencur per Europen.

Ketu ne shkrim Europa na qenka nje minister Austriak, me pare Europa ishte Greqia, ( e keni degjuar ndonjehere ate idiotesine : rruga per Europe kalon nga Athina ?!), ose ndonje ambasador i ndonje vendi qe se pj*** kush ne Europe te tipit  Ceki, Itali, Portugali e ndonje tjeter.

Vallahi per tu fut ne europe duhet mesuar njehere se kush eshte Europa, ku ndodhet dhe kush komandon e drejton aty, se perndryshe jashte kemi per te ngel sic edhe jemi akoma.

kjo po qe eshte per tu vendos te thenia e dites:
Vallahi per tu fut ne europe duhet mesuar njehere se kush eshte Europa, ku ndodhet dhe kush komandon e drejton aty, se perndryshe jashte kemi per te ngel sic edhe jemi akoma.

Ministri i jashtem austriak - kushdo qofte - eshte nje person juridik tejet i besueshem. Plus qe i rendesishem. Sepse eshte austriak.

Islanda pardje aplikoi, dje u muar ne shqyrtim, sot diskutohej nga thashethemexhinjte, dhe neser pranohet ne BE. Ku eshte Shqiperia ketu?

Nuk e marr vesh cfare lloj artikulli eshte ky... ka patur edhe politikane te tjere qe e kane akuzuar evropen per diskriminim per ate qe po ben ne kete rast, qe po pranon islanden pas 2 dite aplikimi, dhe Shqiperise as vizat nuk i hiqen, e jo me qe t'i ishte marre parasysh aplikimi qe ka bere para 6 muajsh... ky qendrimi austriak, nuk po e marr vesh ca eshte, qendrim, apo thashetheme kafenesh, se nuk eshte as lajm dhe as gje (jo se mbaruan austriaket per ne, jo... por qe mos ja fusni kot tani).

nuk po marr vesh asgje. ndoshta dhe kjo Monika do prezantohet si analiste politike pas nja dy javesh... e rrezik do t'i duket vetja edhe eksperte ne marredheniet dhe ceshtjet e politikes boterore/nderkombetare... si shume te tjere ne shqiperi qe e vetmja gje qe dine te bejne me te vertete eshte te dalin klubeve dhe te perdorin telekomanden.

Islanda

Corruption perception index - ne vend te 7

Freedom of press - ne vend te 3

Index of economic freedom - ne vend te 14

GDP per capita - ne vend te 20

Unemployment rate (2008) - 1,6%

Literacy rate - 100%

Ku u krahsokemi ne me Islanden qe ca vetave ju duket cudi qe ata pranohen diten e dyte te aplikimit? Ministrit te jashtem te Austrise bravo i qofte qe kujtohet te permendi shkarazi Shqiperine, qofte edhe sikur ta beje vetem "per hater" te EVN, Raiffeisen, Verbund etc. 

Cudia?Te merret parasysh aplikimi te pakten. eshte si puna e postes, qe une e nis ne 1 janar, ti e nis ne 1 gusht, posta jote arrin ne date 1, ne date 2 te gjithe flasin per te, ne date tre, arrin dhe ti. Posta ime nderkohe ka arritur me kohe, eshte katandisur ne ndonje syrtar, 0 nuk eshte hapur akoma, askush nuk e quan te denje per ta hapur, e as per te marre 5 minuta kohe qe ta lexoje. Qe te pakten, te thone nje JO, qe e lexuam dhe nuk na pelqeu, ose nuk eshte koha qe te plotesohet enderra juaj, sepse nuk jeni mjaftueshem njerez sa islandezet...

Kete nuk e kupton dot ti? Aplikimi nuk mund te mos merret parasysh per mosplotesim standartesh apo se ne Shqiperi paska me shume analfabete dhe pse qenka vend me te ardhura me te uleta per fryme. Prandaj, qe ky eshte diskriminim i paster racor, e jo shperblim meritash.

Pra, nuk e kisha fare fjalen qe ne duhet te behemi anetare para Islandes... (qe shume politikane te parlamentit evropian, ne fakt e kane demaskuar hapur dhe etiketuar si racizem i paster dhe dystandartllek i BE-se)

Posta the? Po c'poste te hapin mer aman, nje zarf i derguar nga maqedonia ne te njejten adrese kishte brenda 13000 faqe ne mos gaboj, ti me nje faqe pacavure tropo-anglisht "Une ju siguroj jue se qeveria ime ..." dashke te te hapin zarfin? Ti tall bythen me ata dhe ata u dashkan te te kthejne nje pergjigje serioze zyrtare ty? E ke kuptuar keq "respektimin e procedurave" mer mik, ne mos e keqinterpreton. Tani, diskriminim i paster racor .... mbase dhe qendron deri diku, e zgjodhe vete konferencen islamike, a m'kuptooooveee? Se kjo puna jone ne fakt me kujton vetem fjale te urta nga gurra e popullit tone trim, ose anekdota nga popuj te ndryshem (jo aq trima sa ky joni), si psh "nje dore ne revani e nje dore ne bakllava", ose morrin qe i thoshte elefentatit "eh si tundet ura ne kembet tona or elefant vellai" etj etj po nejse, muhabet postieresh tha.

Ti do te vish verdalle si ajo neper ato me duket...

po gjej o aman nje pike llogjike ku te mbeshtetesh, eshte gje shume e thjeshte. s'te pelqen bakllavaja, thuaj pse s'te pelqen, ose thjesht s'te pelqen. Po te pakten mos na fol per pilaf!

Po jo mor trim ... di shqip ti apo jo? Une po them qe me pelqen edhe bakllavaja edhe revania, s'thashe gje qe s'me pelqen bakllavaja. Po meqe ti i do gjerat me thjesht, i thjeshtojme. Me pelqen edhe te hyj ne BE, po me pelqen qe edhe zgjedhjet ti bej vete. Me pelqen edhe liberalizimi, po me pelqen edhe qe gjyqesori te jete lesh e li. Me pelqen edhe katedralja e Kölnit po me pelqen edhe Xhamia Blu. Me pelqen edhe te ha nga i pace me pilaf me burra te ndershem, po me pelqen edhe te vjedh sa dua para e vota sipas rastit. Ku shef ndonje gje qe s'me pelqen ti ketu? Dhe egzaktesisht ky eshte problemi, meqe ti s'vendos dot se cfare te pelqen me shume, ata te japin kohe te mendohesh.

pse e paske kaq problem shqipen more?

Shqiperise nuk i eshte pare aplikimi, e as pranuar rrjedhimisht, Islandes(me muaj pas nesh) iu pranua, dhe po anetaresohet.

Nuk ka asnje kriter, e asnje standard qe kerkohet qe te aplikosh per ndonje gje. A behet me e thjeshte se kaq?

Vetem femijeve u vihen kushte qe te mos pyesin, e merr vesh punen e aplikimit? eshte thjesht nje kerkese, dhe jo detyrim qe ata te thone PO, anetaresohu sot. Thjesht te kene aq palce dhe njerzillek sa te thone: e morem, tani do mendohemi c'do bejme me te.

Ky shkrimi me duket pak i paqarte mua. Ka disa pika qe duhen sqaruar.

  E para perse e trajton autorja faktin qe ministri i jashtem Austriak paska shprehur deshiren qe Shqiperia te anetaresohet para Islandes si nje qendrim pan-europian mbi kete ceshtje, dhe duke e marre te mireqene perpiqet te analizoje arsyet e kesaj qasje pan-europiane?

 E dyta perse trajtohet ministri i jastem Austriak me me shume rendesi se c'meriton, ai por edhe vendi i tij?

E treta , perse perpiqet shkrimi te krijoj iluzionin se paska nje debat, e lere me te kete ndodhur ndonje kthese apo ndryshim, qe perfshin dy vendet Islande dhe Shqiperi? Une nuk kam degjuar apo lexuar per nje debat te tille.

 

Per debatin midis zotrules dhe sol duhet te them se une nuk i shoh qendrimet tuaja si kontradiktore. Eshte pune prioritetesh. Dhe une do isha me zotrules ne kete pike. Nuk eshte puna a eshte me lart Islanda apo Shqiperia persa i perket standarteve, por ka nje rradhe aty, dhe rradha duhet respektuar. Shqiperia ka qene ne rradhe para Islandes dhe nuk mund te mos shqyrtosh kerkesen e Shqiperise duke u bazuar ne perceptimin negativ, dhe te shqyrtosh dhe aprovosh kerkesen e nje shteti qe e ka rradhen mbas Shqiperise duke u bazuar ne perceptimin pozitiv. Ky eshte diskriminim ashiqare. Shqyrto njeher Shqiperine sipas rradhes, jep nje vleresim konkret realist, po te desh prapanica edhe negativ, e si te duash vete, dhe pastaj shqyrto Islanden.

 Nuk eshte puna a eshte me lart Islanda apo Shqiperia persa i perket standarteve, por ka nje rradhe aty, dhe rradha duhet respektuar. 

per ket pra e ka fjalen dhe austriaku, jo se e ka ne zemer shqiperine por se eshte PARIMOR. ai thot duhet zbatu rradha. nonen e vet nuk e le austriaku te kaloj pa rradhe e jo me islandezin. 

problemi i shqiperise eshte qe nuk pembush standartet (qe ne fakt jane me kryesore sesa radha per tu anetaresuar). keshtuqe nje gjykim sipas rradhes do te ishte i nxituar dhe do te na prishte me shume sesa ndreqte pune.

ne na duhet te gjejme momentin oportun (e volitshem) qe te kemi sa me shume shanse te kalojme. si puna atij nxenesit te pa pregatitur ne provim. duhet ta kapi ose ne qejf ose kur nuk e ka mendjen profesorin e tij qe t'ja hudhe. 

Bukurosh.

Une nuk fola mbi arsyet e Austriakut, ai mund edhe ta kete thene per punen e rradhes mqns eshte parimor ashtu sic thua ti, por ne shkrim nuk na thuhet kjo, por na behet analize tjeter.

Shqipetaret kane 1/3 e popullsise ne emigrim, vetem disa ore larg nga shtepite e tyre dhe nuk jane ne gjendje as te shkojne e ti vizitojne, te cmallen njerezit me njeri-tjetrin. Austriaku nqs ka parime te flas per keto ne rradhe te pare, pse nuk ka liberalizime per ata qe kan familjar jashte vendit, sepse nuk e kuptoj se cfar standartesh duhet te mbush nje popull. Pastaj ne lidhje me shtetin shqipetar le te jene te drejte, te respektojne rradhen e te japin shpjegime, nqs shteti shqipetar nuk i ka permbushur standartet te dalin e te thone qe aplikimi juaj nuk pranohet sepse nuk keni permbush standartet. Ne kete menyre popullit shqipetar i ngelet te zgjedhe me vote pastaj nqs do vazhdoj me kete klase politike qe i ka pasur te gjitha shancet per permbushjen e standarteve, pasi qe ka hyre ne periudhen e tranzicionit, pervec ekonomise qe ka qene keq me nje shtet nga te paktet shtete te pavaruara ne Europe, edhe me struktura shteterore te konsoliduara mire. Por me duket se BE-s i intereson mos-permbushja e standarteve dhe mbeshtetja e kesaj klase politike pikerisht sepse nuk i permbush ato standarte.

 

Po s'na krahaso njeri me Islanden ne jo . Mos e merrni me ate kuptim  dhe mos u gafurrni  kot se koti . Puna eshte se Islanda nuk ka DASHUR te futet , jo se nuk e pranonin smiley Ajo aty ka qene , aty eshte dhe aty do jete. E tera ne Europe ;  me levizje te lire , me ekonomi , me ligje , me shtet , me standarte e me kuc e me mac. Ajo s'ka ku te veje . Puna eshte ke ne smiley S'dihet c'bo vaki. Duhet me na kap shpejt smiley dhe keshtu na majne .....vare ...E kalojne trekomshin sa ke Austriaku sa ke Suedezi. Kush e ma literin , akoma s'po duket smiley

Paragjykimet ndaj Shqiperise dihen. Nuk kane pse te habisin asnje. Nuk kane te bejne standartet, por thjesht mungesa e aftesise se politikaneve tane per te bere politike.

Nuk kemi kredibilitet ne Europe saqe nuk mbajme dot as edhe nje pale zgjedhje te ndershme, lere pastaj te te besoje miliona euro investim Europa. Fajin e ka klasa jone politike.

Shqiperine e kane kap zagaret imorale.  Edipi u martua ne rrethana te pa njohura me nenen e vete, kurse keta faqezinj jo vetem nenat i kane nxjerre tek trafiklighti, por edhe vete vene e u hipin here pas here.

Dashuria perendimore per shqiperine eshte per shkak te punes se shume suksesshme qe ka realizuar qeveria Berisha. E kuptoj qe socialistet do te mundohen te thone dicka tjeter por e dijme qe te gjithe se deri para kater viteve ne Evrope flitej e shkruhej zi e me zi per Shqiperine, por tani qe Sali Berisha i nderroi pamjen Shqiperise, Evropa po shprehet shume me e kenaqur ne drejtim te Shqiperise.

 Duan apo sduan socialsitet, Berisha e nderroi Shqiperine dhe sot Shqiperia ka nje respekt shume me te madh ne perendim.

 Pershendetje.

Harrova te shtoje edhe dicka,

 

 Sali Berisha duhet te emerohet si BABAI I SHQIPERISE MODERNE.

Mire e ke ti, se ai qe ta ashush nene, BABA i thirret.

 o Zot pse ja mesove handakipatit  te perdor kompjuterin

 

 

Mendoj qe autorja e ka kapur paksa fillin, por fatkeqesisht nuk e ka shpjeguar dhe aq hollesishem ceshtjen, ne menyre qe te kuptohet pa ekuivoke nga publiku shqiptar.

Replika e ministrit te jashtem finlandez me ate austriak tregon me te vertete se ku fle lepuri.

Fakti eshte qe Islanda eshte ne prag te falimentimit dhe e gjitha lidhet me banken islandeze Kaupthing Bank. Fakt eshte edhe qe kerkesa per anetaresimin e Islandes ne EU me teper eshte bere nga shtetet europianoveriore sesa nga Islanda vete. Ne tetor te 2008 kur vala e pare e tsunamit financiar goditi boten, nje nga bankat e para qe gjunjezoi dhe dergoi ne faliment ishte Kaupthing Bank, per shqiptaret dhe disa kombe te tjera jugeuropiane nje banke anonime, por ne rrethet e finances verieuropiane banka e gjashte, dhe me e madhja ne Islande.

Ne momentin e falimentimit, kjo banke pervec operacioneve financiare ne Islande dhe vende te tjera, kishte arritur te mblidhte nepermjet firmave bije te saj edhe kursimet e 140 000 banoreve te shteteve te ndryshme te Europes qendrore dhe veriore, si ne Hollande, Gjermani, Zvicer, Norvegji, Suedi, Finlande etj. Ne nje interviste te presidentit islandez Ólafur Ragnar Grímsson, pas revoltave te islandezeve qe cuan ne renien e qeverise, ai u shpreh qe "nuk kishte asnje lloj mundesie qe ti informonte taksapaguesit islandeze, qe tani qe humben te gjitha kursimet e tyre, te paguanin edhe kursimet e te huajve".

Atehere u diskutua mundesia e anetaresimit te Islandes ne EU per te mos lejuar falimentimin e shtetit islandez, dhe e dyta, ne kete menyre do te arrinin edhe kursimtaret e vendeve europiane qe te arrinin tek kursimet e tyre. Dhe interesi ketu eshte i gjermaneve, hollandezeve, finlandezeve dhe vendeve te tjera nordike.

Po Austria?

Austria eshte paradhenesi me i madh europian per Europen Lindore dhe Juglindore. Deri para krizes financiare, austriaket ishin ata qe mburreshin me perhapjen dhe influencen e tyre ne tregjet e europes lindore dhe juglindore, ku Austria kishte shperndare miliarda euro ne masen 80% te prodhimit te saj bruto, nje sasi kjo e frikshme, po te mendoje qe zotat e derisakohe te finances ishin permbysur brenda nates. Qeveria austriake nuk duhet te kete mbetur pa fjetur, kur mendonte qe Hungaria varej ne fije te perit pa shpallur falimentin shteteror, qe Rusise iu zvogeluan rezervat financiare si pasoje e krizes financiare dhe renies se cmimit te naftes dhe gazit.

Dhe kur austriaket e shohin se cilat jane praktikat qe i bejne te ruajne investimet e tyre financiare si ne rastin e Islandes, nuk ngurrojne ti bejne keto praktika te tyret.

Nxitimi i tyre per te futur Kroacine dhe Shqiperine ne Bashkimin Europian me teper se perkedhele te sedres kombetare me miq, te ben ti besh pyetjen vetes: "Keta qe kane derdhur gjithe ato pare ne Shqiperi, a mos dine ndonje gje qe nuk e dime ose po na fshihet neve?"

Sepse perrallave me "dashuri" ne keto kohe, kur barka po mbytet dhe te shpetoje kush te shpetoje, une nuk i besoj dot.

 te gjitha ato qe the ti pedro, autoria e artikullit i ka thene me dy thonjeza qe ne titull, kur shkruan "dashuria" e austrise per ne.

ne islanda eshte vend peshkataresh, pra falimenton prej verteti vetem atehere kur mos kete me peshk ne det. ato punet e bankave jane pralla me islandeze.

ndersa ato 140 000 europianet qe do humbshin kursimet atje jane veç nje qime bythe per europen plake.

si perfundim, shume dobet, nuk na e mbushe mendjen megjithe pretendimin e qellimit tend. smiley po mos u merzit mund t'ja teresish prap heres tjerer, si mato gruda.

Po ja fut kot, o Hajdaro. Ndoshta nuk i di gjerat sa duhet.

Ne Islande kane patur depozita edhe disa banka angleze qe u rrenuan, dhe qe te mos mjaftoje kjo, edhe shume institucione shteterore angleze kane patur depozita ne Islande, te cilat natyrisht qe i kane humbur. Duke perfshire ketu edhe sistemin shendetesor kombetar anglez (NHS) dhe nje sere fondacionesh pensioni. Kam pershtypjen qe edhe ndonje shtet tjeter ka dale i "djegur" nga kjo valle. Por perseri nuk eshte aresye llogjike qe te thuash Islanda pranohet se po falimenton (ka falimentuar) dhe Shqiperia injorohet teresisht, duke qene e falimentuar me kohe, dhe duke patur nje popullsi nja 12 here me te madhe se Islanda.

kot pa lidhje, perkthim automatik i pavullnetshem:

the 140000 europeans that will lose their savings are nothing but an ass hair for the old bearded hag Ojropa.

Duket shume qarte se artikullshkruesja nuk e ka piken e idese te politikes evropiane dhe boterore.

Per mendimin tim ky artikull eshte thjeshte nje artikull me motive politke.

Vetem se asaj nuk ja mban te permende emra.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).