"Fasule zoti Berisha, fasule"

Nxitoj të siguroj lexuesit se ato që do të them më poshtë nuk janë përçmim për fasulen, të cilën edhe unë e konsideroj si gjellë kombëtare të shqiptarëve.

Madje, në disa narrativa, fasulja rastis të bëhet simbol i tyre. Kështu, im atë, ndjesë pastë, më tregonte se në fund të viteve '60-të, në mensat e Qytetit Studenti në Tirane, ku ai bënte kuzhinierin, vërsnikët e zotit Kryeministër, një pjatë të përbërë nga një luhare fasule e një luhare oriz, e quanin gjella e miqësisë shqiptaro-kineze. E tepërt të them se në këtë narrativë, shqiptarët përfaqësoheshin nga fasulet, kurse miqtë kinezë nga orizi.

Pavarësisht stimës për to, vështirë të thuash se fasulet do të ishin po aq të pëlqyeshme edhe në piskun e vapës që na ka pllakosur këto ditë. Gjithsesi, fasulet m'u kujtuan pikërisht në këtë vapë, nja dy javë më parë, duke dëgjuar zotin Berisha.

Gazetari pyeste se si kish mundësi që deri dje zoti Berisha e kish quajtur LSI-në gjysmën e kalbur të mollës së majtë, kurse sot e pranonte si partnere në shtratin e qeverisjes. Zoti Kryeministër këshillonte që të mos ia merrnin shumë seriozisht ato që kish thënë gjatë "limonadës elektorale"(!!)

Limonada në këtë ligjërim, vështirë të ishte ajo pija e shijshme dhe freskuese, por një gjë e lehtë për të joshur audienca jo fort inteligjente. Në fushatat elektorale, politikanët, më shumë se kurdoherë synojnë veshët e popullit, d.m.th., veshët dhe zemrat e sovranit që ka në dorë votën.

Popull dhe limonadë, thashë me vete atë natë, sikur nuk shkojnë, paçka se limonada më solli ndërmend vargun e Nolit: "Ç'qe ky sheqer kjamet" dhe qesëndisjen për hallvaxhiun që po bëhej mbret.

Nëse pranë fjalës popull dëshiron të vendosesh ndonjë term gastronomik, vështirë se mund të gjesh më të goditur se 'fasule'. 'Fasule elektorale' në vend të 'limonadë elektorale'. Fillimisht m'u duk pa kuptim, por pastaj ia plasa të qeshurit.

Fasulen e merr për sinekdotë, d.m.th., shqipton 'fasule elektorale' dhe në vend të fasuleve nënkupton një produkt të zhurmshëm e kutërbonjës, që këto të uruara prodhojnë. E, në këtë kontekst, mund të thuash: 'jo limoandë, po fasule zoti Berisha, fasule!'. Është njësoj si të thuash 'pordhë zoti Berisha, pordhë', po sinekdota në këtë rast zbut stilin dhe të ndihmon të ruash klasin kryeministror të ligjërimit.

Fasulet, ne rolin e sinekdotes qe posa permenda, do me kujtoheshin perseri pak net me pare, kur zoti Berisha, mes ministrave qe mezi mbanin zgerdheshjen, zhvilloi nje narrative fantastike per ligjerimin e martesave te homoseksualeve ne Shqiperi. 'Fasule zoti Berisha, fasule', perserita edhe ate nate.

Zoti Kryeminister tha se martesa e homoseksualeve parashtrohej ne nje ligj te pergatitur prej shoqerise civile. Te nesërmen, OJQ-ja ne fjale deklaroi se nuk kish pergatitur nje ligj per martesat burre-burre a grua-grua, po nje ligj per diskriminimin.

Zoti Berisha tha se martesa e homoseksualeve ishte kusht per integrimin, por vetëm tre vende europiane, Holanda, Belgjika dhe Norvegjia e kane nje ligj te tille. Vetem ndonje hall i madh mund ta detyroje nje burrë në moshë te genjeje keshtu, ashiqare, thosh gjyshja ime, ndjese paste!

Te diskriminuarit qe do te perfitone prej ligjit, sqaron OJQ-ja, jane nje mase e madhe hallexhinjsh, gjithe ata qe e pesojne nga shkaqe te tilla si: gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet, gjendja ekonomike, përkatësia prindërore, ngjyra, mosha, orientimi seksual, statusi familjar a martesor, statusi shëndetësor, statusi i pronësisë, gjendja e paaftësisë etj., etj.

Zoti Berisha, me nje te rene te lapsit, i fshin te gjithe keta hallemedhenj nga defteri kryeministror dhe le vetem te diskriminuarit per shkak te orientimit seksual. Kesaj i thone mbron nje grup te diskriminuarish, duke diskriminuar gjithe te tjeret.

Vetem ndonje hall qe s'ta nxe goja mund ta detyroje nje Kryeminister te diskriminoje gra dhe femije, rome dhe evgjite, handikape, pronare te vjeter e pronare te rinj, te pastrehe, te shperngulur, 'çeçene' etj., etj.

Thone se z. Berisha nuk e kishte seriozisht. Thone se ate dite qe z. Berisha nxori karten e homoseksualeve, guvernatori i pergjithshem i bankes, paralajmeronte nje skenar me rënie të frikshme ekonomike dhe papunesi. Thone se arka e shtetit eshte boshatisur per arsye elektorale dhe ne situata te tilla eshte shoqerisht me e shendetshme qe opinioni te flase per broçkulla se sa per shperdorime e kriza.

Me nje fjale, thone se z. Berisha nuk e ka patur fare me homoseksualet dhe hallet e tyre, thjesht i ka perdorur per te thene a mos thene diçka tjeter. Ne esence eshte e njejta teknologji: thua fasule dhe nenkupton diçka tjeter.

Vetem se ngjan qe kesaj here fasulja kryeministrore ka qene e nje kalibri te madh, gati-gati nderkontinental. Ne ditet qe pasuan, narrativa kryeministrore me gay e martesa, do te zinte vend ne mediat me prestigjioze boterore,si "Reteurs", "AP", "AFP", "BBC", "Financial Times", Washington Post" etj., etj.

Bota mbajti shenim se Shqiperia po behej gati te ligjeronte martesat e homoseksualeve, paçka se eshte një vend me shumicë myslimane, paçka se vetem ne vitin 1995 ka hequr denimin qe sanksiononte deri ne 10 vjet burg per homoseksualet, paçka se ne Ballkan ka nje perçmim gati strukturor per ta.

Narrativa meme polli narrativa bija, nder te cilat me e goditura dukej ajo e shoqatave italiane qe deklaruan se anetaret e tyre do te kalonin Adratikun me gomone per te ardhur ne parajsen seksuale te premtuar nga z. Berisha.

Veshtire qe z. Berisha te kete parashikuar se rrezja e fasuleve kesaj here do te ishte kaq nderkontinentale e gati-gati berthamore. E torri narrativen e radhes ne mbledhjen e qeverise me nje parashtrim diabolik qe, me shume se Kryeministrin e nje vendi, te sillte nder mend karagjozin e ndonjë katundi.

Gjate sipermarrjesh te tilla orale, z. Berisha ka filluar te na kujtoje mufkat qe leshon kolegu i tij fqinj, Berluskoni. Dhente zoti qe ky ndikim te mbetet vetem te batutat e te mos marre prej italianit edhe huqe te tjera, se si thonë fasuledashesit: "Sheh fiku fikun e i piqet rrushi".

9 Komente

Qenefi Berisha do qelbe Shqiperine edhe per shume kohe pas vdekjes se tij, jo me tani qe eshte gjalle dhe per me teper drejton vendin me qeverine e tij llagemiste.....

Artikull kot ky, nuk ja vlen me humb koh per koment.

Po i kujtoj ketij artikullshkruesi se ne kohen e Enverit fasulja jepej me liste dhe gjendej me mik,paska qene me fat qe e ka pas guzhinier baben ky artikullshkruesi ,qe paska gatuar edhe per kryeministrin e asaj kohe.

Mos ja qani hallin fort Sales,por meruni me budalleqet e E Rames.

Po behet koment per budalliqen e Sales oooooo Anglez pse flet sikur ke ngrene fasule edhe ti..... E dime qe je perkrahes i Sules dhe mund te japesh edhe jeten per fasulet e tij por mendo pak se cfare budalliqesh thote drejtuesi jot shpirteror dhe politik pastaj reflekto.

"Thone se z. Berisha nuk e kishte seriozisht. Thone se ate dite qe z. Berisha nxori karten e homoseksualeve, guvernatori i pergjithshem i bankes, paralajmeronte nje skenar me rënie të frikshme ekonomike dhe papunesi. Thone se arka e shtetit eshte boshatisur per arsye elektorale dhe ne situata te tilla eshte shoqerisht me e shendetshme qe opinioni te flase per broçkulla se sa per shperdorime e kriza."

 

nga i tere artikulli mund te heq vetem kete...dhe shpresoj qe keto theniet ogurzeza te guvernatorit te mos jene reale se mjere vendi...

U morem veshte se Berisha eshte e keqja e vendit, po ky Kiçoja si po ja ben me miliona euro qe ka financuar ps-n, ku do i marri?

Te shesin fasule se fitimi do jete i madh.

Sa per kulture, martesat e njeh edhe Spanja, si eshte e mundur se sipas Nostradamusit Fullani, qeveria rrit shifren e sigurimit bankar.

Mos ta marrin ky punojsi i shtypit se nuk na pelqejne keto artikuj, perkundrazi gjejme ne to nje humor mahnites, vazhdoni se jeni te lezetshem.

Une i dhashe 4 = shume mire.

Pertej "gjetjes" se fasules, me intrigoi hipoteza qe hedh ky shkrim:

Berisha ka hedhur ne tregun e ligjerimit publik dhe politik artikullin homoseks ne menyre krejt ekstemporane, per te hequr vemendjen nga ndonje "cudi" tjeter potencialisht me pasoja per vendin dhe shoqerine tone.

Tani pres te lexoj ndonje shkrim te mirefillte analitik ne kete drejtim.

 

 

 E c`fasule thua a te q`.... , pllaqi xhano pllaqiiiiiiiii........

Edhe andej nga fshati im në Gjirokastër ne i thomi Pordhë me rigon dhe qeveriu ka thënë fasule me rigon. Po me fasulet ckeni ju...

Dikur mire ia kishin njit, po ne gojen e njeriut te gabuar, nese mban mend kush Derr Brothers Group: Hajt te hame nje pjate fasule se nga prdht celin lule.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).