Faktori Berisha në zgjedhjet kosovare

 Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë një tjetër lëvizje ditët e fundit, që e ka vënë atë përsëri në qendër të opinionit publik. Gjithnjë brenda strategjisë për t’u shndërruar në faktorin kryesor politik në vend dhe rivalin e vetëm të Hashim Thaçit, Ramush Haradinaj shkoi në Tiranë ku firmosi një memorandum bashkëpunimi me Partinë Demokratike të Sali Berishës. I servirur si një akt mes partive të të njëjtit spektër, ai provokoi jo vetëm debatin e profilizimit ideologjik të forcave politike në Kosovë, por ringriti çështjen e ndikimit që mund ta ketë Shqipëria në votën e kosovarëve.

Nuk ka asnjë dyshim që prapa tekstit standard dhe shterp të memorandumit Berisha- Haradinaj, qëndron lëvizja taktike e Ramush Haradinajt për ta kapitalizuar ndikimin e Sali Berishës tek qytetarët kosovarë. Duke përfituar me shkathtësi nga çorientimi i LDK’së dhe mbetja pezull e Thaçit, Haradinaj bëri hapin e parë në këtë drejtim. Takimi me Berishën dhe zyrtarizimi i bashkëpunimit partiak, në vija të trasha mund të shihet në Kosovë edhe si një lloj mbështetjeje apo preference për AAK. Dhe ky ka qenë pikësynimi i Haradinajt. Kjo nuk është shumë e vështirë për t’u kuptuar. Çështja që ngrihet është se a duhet Tirana, ose më saktë kryeministri Sali Berisha, qoftë edhe në mënyrë indirekte, të përfshihet në ndjeshmëritë politike të Prishtinës.

Berisha sot, veçanërisht pas rrugës Durrës-Morinë, ndoshta gëzon reputacionin më të madh që ndonjë lider i Shqipërisë ka patur në Kosovë. Këtë simpati ndaj kryeministrit shqiptar (që lidhet dhe me arsye të tjera, si p.sh., atë krahinore) e kanë si ata kosovarë që votojnë për LDK’në, ashtu edhe ata që votojnë për PDK’në, apo AAK’në. Sali Berisha duhet të jetë koshient për këtë peshë që ka marrë figura e tij dhe duhet ta masë me kujdes çdo lëvizje që ndikon në balancën mes dy vendeve. Ai në Kosovë nuk shihet thjesht si kryetari i Partisë Demokratike, por si lideri kryesor i Shqipërisë. Çdo preferencë e shfaqur, jo vetëm mund të bëjë që ai të humbë, në mënyrë të panevojshme, simpatinë personale tek njëra palë, por edhe të ftohë një pjesë të kosovarëve me Tiranën. Historia përgjatë shumë viteve na ka treguar se sa herë politikanët shqiptarë andej dhe këndej kufirit kanë ndërhyrë reciprokisht në politikën e njërit apo tjetrit grupim politik, kanë prodhuar vetëm telashe. 

Vetëm për kujtesë, Ibrahim Rugova, dikur me një simpati mbarëpopullore në Shqipëri, kur u bë pjesë e politikës së Tiranës, kur vendosi të dilte nëpër mitingje e të mbështeste hapur Sali Berishën në fillim të viteve ’90, shkaktoi zhgënjim dhe madje urrejtje tek gjysma e shqiptarëve që nuk e donin Berishën në pushtet. Nga një simbol i Kosovës, ai u shndërrua në një ingranazh të lojës politike në Shqipëri. Dhe, duke e lidhur imazhin e tij me atë të Kosovës, mijëra shqiptarë të thjeshtë që nuk e mbështesnin Berishën krijuan paragjykime dhe një lloj ftohjeje për vetë kosovarët. 

Një situatë të ngjashme e ka provuar disa herë edhe vetë Berisha. Jo vetëm në të kaluarën e largët me Partinë e Prosperitetit Demokratik në Tetovë, por edhe në atë të afërt, gjatë luftës në Kosovë, kur i kishte pothuajse të ngrira marrëdhëniet me UÇK’në.

Këto qëndrime nuk ndajnë vetëm politikanët, apo forcat politike nga njëra-tjetra. Ato ndikojnë në nxitjen e mosbesimit në marrëdhëniet mes vetë shqiptarëve. Politikanët në Tiranë e Prishtinë duhet ta kenë parasysh se ndërhyrjet e tyre nuk gjykohen vetëm politikisht, por i përfshijnë njerëzit edhe emocionalisht. Përkrahja e njërës forcë ndaj një force tjetër nuk mund të shikohet vetëm mbi baza ideologjike, apo programore, të majta ose të djathta. Edhe për shumë kohë ajo do të përjetohet si ndarje mes shqiptarëve. 

Për vetë peshën që vazhdon të ketë Shqipëria në Kosovë, liderët në Tiranë duhet të jenë disa herë më shumë të kujdesshëm. Berisha sigurisht që nuk mund ta refuzonte bashkëpunimin me Haradinajn, por duke patur parasysh ndikimin e tij në Kosovë, afrimin e zgjedhjeve lokale dhe marrëdhëniet dikur të vështira me Hashim Thaçin, duhej të kishte gjetur një zgjidhje tjetër për të qenë plotësisht neutral. Ai mund ta takonte Haradinajn dhe memorandumin ta kishin nënshkruar nënkryetarët e partive. Një lëvizje e tillë e plotësonte edhe qëllimin e vizitës së Haradinajt në Tiranë edhe ruante çdo përdorim të mundshëm elektoral të Berishës në Prishtinë. 

Në Kosovë, ku sapo ka nisur debati i ndarjeve ideologjike të partive, memorandumi PD- AAK më shumë se një bashkëpunim i papritur mes dy partive të djathta, mund të shikohet si një preferencë e Berishës ndaj një grupimi politik. Ndërsa për Haradinajn kjo mund të sillte avantazhe momentale elektorale, për Berishën do të rihapte kapitullin e një historie të vjetër. Mbase për të shmangur pikërisht këtë dhe për të treguar se është i hapur edhe me forcat e tjera politike, kryeministri shqiptar priti dje në Tiranë një delegacion të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai është shndërruar tashmë në faktor të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

11 Komente

Kjo eshte e gjithe ceshtja - Berishes i intereson fort qe te jete faktor ne zgjedhjet politike te kosoves pasi ne delirin e tij te madheshtise ai mendon se eshte "lideri" i  vetem, i zgjedhur e me mision per te bere gjera te medha per shqiptaret, por ky delir perkthehet ne realitetin e zymte ku ky person nuk eshte ne gjendje as te mireqeverise vendin ame, as te organizoje e siguroje zgjedhje te lira e te ndershme dhe qe cdo gje prek e kthen ne kaos, rremuje, konflikt e dhimbje per shumien e shqiptareve.

Berisha i lidhur me interesa ekonomike okulte (te familjes dhe te klienteles se tij) perben pastaj nje risi deri diku te re per te dhe nje rezik akoma me te madh qefatkeqesisht ne do tja shikojme pasojat ne te ardhmen jo shume te larget.

Tjater llaf thote sot ganzeta! Thote qe ishte nje lapsus! smiley

Mu m'vje me qesh me menyren se si i ka qit si rrusha ato te LDK-se ky Burri!

Ato vazhdojne me t'paren!

Me pelqen kur keta te Kosoves fillojne dhe e njohin nga afer kete Burrin tone!

Se u meken nga gazi u meken kur moren vesh se Burri do jete edhe me tutje Prijes!

Burri e ktheu pa nje pa dy, vetem me nje artikull te Shkullakut! smiley

http://gazetaexpress.com/

Berisha ka ndikim te madh ne Kosove, dhe afermendsh qe do te perdoren politikisht vizitat dhe bashkepunimet me te nga forcat politike ne Kosove, por Berisha vete nuk eshte pozicionuar per nje parti te caktuar me synim mbeshtetjen elektorale.

Jane zhvilluar takime dhe ka pasur angazhime per bashkepunime partiake ndermjet AAK-se dhe PDSH-se dhe ju ka uruar edhe suksese Berisha ne zgjedhje LDK-se, por te njejten gje do te kishte bere edhe per partine e Hashim Thacit nese do te kishte pasur ndonje takim me te apo pozicionim ideologjik te kesaj partie ne krahun e njejte ideologjik me partine qe drejton Berisha.

Me sa shihet ne Kosove po ravijezohet qendra e Djathte, e cila ka qene perfaqesuar nga LDK-ja e Rugoves por tani ka edhe nje pozicionim te AAK-se se Haradinajt. Ne kete kuptim nuk shoh asnje te keqe edhe nese ka bashkepunim ndermjet PD se Shqiperise dhe partive te qendres se djathte ne Kosove, LDK dhe AAK.

Hashim Thaci, nuk ka guximin per t'u pozicionuar ne krahun e majte politik ne Kosove, qe mungon fare ose eshte shume i parendesishem, por nuk ka as nje pozicionim djathtas. Drejtuesit kryesore te partise se Thacit dhe vete ky, jane njerez qe nuk kane si ombrelle qendren e majte (ne bindjet e tyre qe nuk i shfaqin haptas ose kur i shfaqin mundohen t'i kalojne pa debat), por jane te ekstremit te majte, enveriste te pareformuar qe kane ende fotografine e E. Hoxhes ne muret e shtepive te tyre.

Hashim Thaci pastaj ne vizitat dhe takimet e tij ne Shqiperi, shpesh here ka leshur deklarata qe favorizonin te majten, sic ishte ajo per "liderin e te ardhmes" Edi Rama. Fjale ka qe partia e Hashim Thacit ka pasur angazhim financiar ne fushaten elektorale te Edi Rames ne zgjedhjet e 28 qershorit, pa hyre ne historite e kohes se luftes kur qeveria socialiste mbeshteste vetem grupin e Hashim Thacit dhe bllokonte apo veshtiresonte aktivitetin e grupeve te tjera per te favorizuar Thacin. Pse nuk e shqetesojne edhe keto Shkullakun? Apo si gazetar i Thacit shqetesohet vetem per fatin e ketij te fundit?

Keshtu qe PD-ja e Shqiperise edhe po i ndihmoi parti te caktuara ne Kosove qe jane te qendres se djathte, per mua jo qe nuk do te kishte problem por bile do ta deshiroje dhe nxitja dicka te tille.

Berisha si lider me perkrahje te gjere ne Kosove, te jape kontributin e tij qe enveristet e tipit Thaci dhe Jakup Krasniqi, te mos jene qeverisesit e Kosoves. LDK-ja, AAK-ja dhe LDD-ja e Nexhat Dacit te bashkohen dhe te largojne nga pushteti keta enveriste.

por jane te ekstremit te majte, enveriste te pareformuar qe kane ende fotografine e E. Hoxhes ne muret e shtepive te tyre.

kete e ke me referenca, e di nga eksperienca personale, apo je thjesht troll?

Dhe sa per Shkullakun, qe dhe ate me sa duket nuk e njeh hic, eshte nje nga drejtorat e Klan-Kosoves, televizioni i Sander Frangajt ne Kosove. Dhe Sander Frangaj aktualisht eshte per Berishen, sic eshte Koco Kokedhima per Ramen. Keshtu qe Shkullaku, perfshi dhe cdo tjeter gazetar qe punon ne kete media, nuk ka guxim te rrezikoje vendin e punes duke dale kunder vijes se partise.

nuk e kisha ndermend te te ktheja pergjigje, pasi jane shume poshte si nivel debati, por meqe ca provokime duhen sqaruar, po i them dy fjale: une ndryshe nga soji i bolshevikeve nuk flas kurre per gjera qe nuk i di dhe nuk i bazoj diku. Fotografia e Enver Hoxhes eshte edhe sot e kesaj dite ne shtepine e Jakup Krasniqit (ka qene edhe nje debat ne Kosove per kete) por edhe te tjere njerezve te kesaj partie por qe nuk kane pasur vemendje nga publiku. Pothuajse i gjithe lidershipi i PDK-se, partise se Thacit, vjen nga LPK-ja, levizja komuniste, enveriste e Kosoves e deklaruar. Per te mos hyre me gjate pasi nuk ja vlen.

Ndersa Shkullakun e njoh shume mire, nga larg se nuk kam njohje miqesore me te, dhe qe drejton Klan-Kosoven (informacionin), por qe ka nje perkrahje te hershme per Thacin, e mbaj mend qe ne vitin 99 bile ne kete linje.

Shkullaku dhe te tjere te ketij rangu, jane gazetare profesioniste, qe edhe pse ndjekin nje vije editoriale te caktuar, kane me shume liri profesionale se te tjeret. Edhe gazeta Ekspres e Kosoves, qe anon ka Berisha, eshte ajo qe ka dale me tituj kritike per kete pune, pasi i perkasin atij grupi qe kerkon nje afrim te Berishes dhe Thacit.

Pastaj Berishes nuk i prishin pune keto shkrime. Por qe te flasim tamam-tamam, Berishes nuk i prishin pune edhe shume shkrime te tjera.

s'ke c'i ben kur je altoparlant i partise... eh hitler sa shume le gjalle!!!

Per mua, dobet. Analize gjysmake, ose me mire, parashikim gjysmak dhe i dobet.

Nese afrimi i Berishes me Rugoven "ftohu gjysmen e shqiptareve ndaj kosovareve" eshte i vertete, atehere pse nuk qenka e vertete e kunderta (anasjellta)?

Gjysma e kosovareve tani qe do ftohen me Berishen do i bashkohen asaj gjysmes se shqiptareve qe jane kunder Berishes.

E thjeshte, apo jo?

Ne fakt kosovaret e duan Berishen vetem per shkak se aq e kane hapin intelektual, dhe te themi te drejten, kosovaret nuk eshte se kane treguar ndonjehere ndonje mprehtesi politike, as te jashtme as te brendshme, dhe ndoshta ky eshte faktor vendimtar ne simpatine qe krijojne ata per filanin apo fistekun. E ta themi troc, ata Salen e duan se eshte verior, kaq. Jugoret nga ta jo rralle jane damkosur si "greke". Nuk e di, por nga pervoja personale them me bindje qe jo vetem te mprehte nuk jane, te painformuar fare, por edhe kur simpatizojne majtas apo djathtas gjithmone e bejne nga injoranca. Flas per popullin e thjeshte; por fundi i fundit, eshte i thjeshti qe hedh voten...

Per fat te keq jam dakort me zotrules ne shumcka ai thote...

Pse qenka fat i keq te jesh dakord me mua?

Jam dakort me ty dhe per fat te keq ti ke thene disa te verteta "te hidhura" per kosovaret. Pra fati i keq ka te bej me kosovaret - jo me ty.

Ben sens??

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).