EULEX Made in Serbia

 

Afërsisht 25 vetura të EULEX-it u kthyen me kokëteposhtë sot nga aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Aksioni e kundërshtonte praninë e EULEX-it në Kosovë, dhe të gjitha veprimet e tij në dhe për vendin tonë, përfshirë protokollin që EULEX do ta nënshkruajë me Serbinë për bashkëpunim me policinë kriminale të këtij shteti kriminal. Pra, jo vetëm Protokollin. Sepse Protokolli i paralajmëruar është vetëm simptoma më e re. EULEX-i është sëmundja. EULEX-i i cili thirret në sundimin e ligjit por pjesëtarët e të cilit bashkë me familjet e tyre kanë imunitet prej ligjit; EULEX-i i cili thirret në mbështetjen e institucioneve të Kosovës të cilave nuk iu jep llogari dhe mbi të cilat ka fuqi ekzekutive!

Policia e Kosovës përfshirë njësitet speciale të kësaj policie intervenuan dhunshëm gjatë aksionit të sotëm, me ç‘rast arrestuan 21 aktivistë të Lëvizjes. Ky intervenim i policisë la të lënduar aktivistin Skender Blakaj nga Burimi, i cili është dërguar në klinikën emergjente në QKUK-së, ku po qëndron policia në pritje për ta arrestuar. Aktivistët e Lëvizjes Dardan Molliqaj dhe Fatmir Haziri janë rrahur keq nga policët gjatë rrugës për në staconin policor dhe brenda tij. Fatmir Haziri është rrahur nga polici me numër 8062. Po ashtu është rrahur edhe aktivisti Kujtim Kosumi nga polici me numër 8676, si dhe aktivisti Salih Mehmeti nga polici me numër 8272. Një numër i aktivistëve, përfshirë Dardan Molliqajn dhe Naser Shatrin, janë kërcënuar edhe me pasoja për personin e tyre pas daljes nga arresti, me fjali të llojit “Kur të dilni keni punë me ne…” Këta janë policët e Kosovës të cilët thonë se punojnë për mbrojtjen e qytetarëve të Kosovës, ndërkohë që janë të gatshëm për ballafaqim zyrtar e jozyrtar për mbrojtje të pronës së një misioni i cili u është vendosur këtyre policëve përmbi, dhe qartazi dhe me këmbëngulësi po ia hap rrugën shtrirjes së Serbisë brenda Kosovës.

Serbia e pat pranuar UNMIK-un vetëm atëherë kur UNMIK-u nuk e pranoi Kosovën si shtet, por pjesë të Serbisë nëpërmjet Rezolutës 1244. EULEX-i u pranua nga Serbia vetëm atëherë kur ai u zotua se do të vijë në Kosovë me Rezolutën 1244 dhe ‘neutral ndaj statusit’, pra kundër pavarësisë së vendit tonë. EULEX-it për nga prania, mandati dhe misioni, ekziston në Kosovë po sikur UNMIK-u: në marrëveshje me Serbinë. Ekzistenca e tij është dashur të kalojë nëpërmjet miratimit të Serbisë. EULEX-i e ka partner të bashkëpunimit Serbinë, kurse institucionet e Kosovës po i trajton sikur mjete të nënshtruara për arritjen e qëllimeve të veta.

Nuk është problemi kryesor se Hashim Thaçi e Fatmir Sejdiu janë nënshtruar nga EULEX-i. Çështja është se ata janë nënshtruar me plot vullnet. Ata po përfitojnë personalisht nga ky nënshtrim i tyre që e bënë në emër të Kosovës. Ata kanë zgjedhur realizimin e interesave personale nëpërmjet korrupsionit, në vend të përmbushjes së interesave të Kosovës nëpërmjet vetëvendosjes. Atyre po iu pëlqen kjo pozitë nënshtruese dhe po gjejnë kënaqësi në këtë gjendje.

EULEX-i po e trash bashkëpunimin me Serbinë në kurriz të Kosovës. Hapi i fundit në këtë drejtim është Protokolli policor EULEX-Serbi. Në këtë protokoll kufiri Kosovë-Serbi quhet ‘kufi administrativ, e jo kufi ndërshtetëror. Ky nuk është, madje, as neutralitet – kështu kufirin tonë e quan vetëm Serbia. Prandaj, meqë EULEX-i është i prodhuar në Serbi, xhipat e tyre me targa EULEX, realisht janë xhipa të zinj me targa 000 BG, të cilët ne sot i praptuam. Ashtu siç duhet kthyer kokëteposhtë sistemi politik që e mirëmban EULEX-in në Kosovë.

Më poshtë i keni emrat e aktivistëve të arrestuar:
Salih Zyba, Ramadan Veliu, Naser Shatri, Frashër Krasniqi, Dardan Molliqaj, Kujtim Kosumi, Salih Mehmeti, Fatmir Haziri, Asdren Peci, Arbër Nuredini, Kasim Uka, Bujar Voca, Rron Gjinovci, Faruk Daka, Skënder Mërtyri, Flamur Arifi, Pajtim Demaj, Lirim Gashi, Fatmir Kurti, Kushtrim Zeqiri, Arbër Vokrri, Skender Blakaj

Lëvizja VETËVENDOSJE!
25 gusht 2009

Fotografia nga Visar Kryeziu/AP

42 Komente

Pse nuk shkojnë që të kthejnë përmbys kolltuqet e parlamentit të Kosovës por bëjnë aksione të tilla që vetëm dëm i bëjnë imazhit të Kosovës në Botë?

Përderisa Kosova ka një parlament të ZGJEDHUR nga populli kosovar, atëhere është ai parlament që vendos, për mirë apo për keq... dhe ç'do akt vandalizmash, sado me qëllime të mira që të ndërmerret, është vetëm në dëm të çështjes kosovare.

Lëvizja Vetvendosje, sa bën çmëndurira të tilla, të punonte që të ngrinte gjithë popullin në këmbë, që ta bëjë atë të vetdijshëm se ku qëndron rreziku i EULEX-it në Kosovë... por edhe të shikonte se ç'rrezik do rrezikonte Kosova pa Eulex-in.

mire ja kan bo, se Serbt per pak gje bejne shume me shume rremuja

dhe keto te EULEX duhet te jene pak me te zgjuar dhe jo aq haptazi dhe me mosperfillje me u be "shoke" me Serbine apo Serbet e kosoves

A eshte e mundur te dihet se çfare permban marreveshja Eulex-Serbi per bashkëpunim ne luften ndaj krimit?

Kshu kot sa per dijeni, se per patriotizem te thajme ne, po kur vjen puna per te arrestuar ndokend del se filani eshte mik i ketij deputeti, ai tjetri ka kontribuar per fushate, ky tjetri eshte kushuri me ate gjykates etj etj. Keto demonstrata nuk me duken serioze. Bien era reklame nepermjet dhunes e anarkise.  

Serbet bene 10 vjet dhune,vrasje dhe anarki dhe nuk ju tha gje njeri,perkundrazi i shperblyen me heqje vizash.

Duhet ta provojme edhe ne shqiptaret te rebelohemi, jo te themi vetem Lepe peqe sidomos nje misioni si EULEX qe eshte komplet pro Serbise.

Ka rrebelim te organizuar dhe rrebelim te paorganizuar. Ne dijme te bejme vetem rrebelimin e paorganizuar per momentin (perveç Vetevendosjes por kjo eshte çeshtje tjeter). 

Pashi Zotin ku e gjeni te drejten me fol kshu per ca rob qe deri m'sot vetem jane rraf e dhunu duke u perpjek per çeshtjen kombetare, po perfitim personal nuk kane pas kurre (perveç kenaqesise shpirterore qe merr njeriu kur ben diçka te mire per vendin e vet, te cilen shume ketu s'e dine se çfare eshte).

Ti Edrus thu qe Vetevendsja duhet te shkoje e te ktheje permbys kolltuket e Parlamentit e une mund te te garantoj qe deshira nuk u mungon. Po ne rastin konkret s'ka lidhje fare, se si presidenti Sejdiu, si kryeministri i Kosoves, Thaçi, shkune e i thane qartazi EULEX-it, qe nuk e pranojne marreveshjen me Serbine. Po askush nuk po i pyte ama. Pra Kosova sot eshte e "pushtume" nga EULEX-i qe nuk ja njef pavaresine. Une kam qene dhe jam nje prej atyre qe mendojne se Kosoves i duhej nje mision keshillues dhe orientues drejt rruges per ne Europe (me teper per te patur lidhje konkrete qe do i thjeshtesonin futjen, se sa per mend), po kurresesi nuk mund te pranohet nje UNMIK bis, siç po vepron realisht EULEX-i

Naim s'ta kuptova fare ket postimin.

du me besu se ke te drejte Lizander po eshte fakt i pamohushem qe politika kosovare (si kudo politika shqiptare n'pergjithsi) nuk shquhet per naj sens te politikes te unifikume... du me thon qe nga kontradiktat dhe perplasjet qe shof (e reflektume dhe neper forume online) mu m'krijohet ideja se ne vrasim dhe dhunojme njoni-tjetrin me qejf dhe me shume sesa mund t'na dhunoje i huaji.

Dhuna nuk justifikohet, aq me teper qe, Eulex eshte nji mision i perkohshem dhe i rendsishem eshte fakti qe Kosova te njifet dhe te japi shembull te mire tani perpara vendimit ne Hage. Kom frike se kto i bejn me shume dem sesa mire.

Lisandër, me t'thënë të drejtën, unë nuk di as se ç'ka bërë Thaçi apo Sejdiu, por jam i sigurtë që NËSE PARLAMENTI KOSOVAR VENDOS QË TRUPAT E EULeX-it JANË TË PADËSHËRUARA në territorin e Kosovës, misioni i EULEX-it nuk ka më pse të rrijë në atë vënd.

Problemi është që: A ju duhet kosovarëve prania e ushtarëve të huaj atje? A ka bythë Vetvendosja ti KUNDËRVENDOSET tankeve serbe nëse nuk do ishte ajo forcë e armatosur atje?

Nëse Vetvendosja e konsideron si të papranueshëm qëllimin e Eulexit (dhe siç thashë më sipër, as që ja kam haberin se ç'bëhet atje), atëhere, më parë se të ndërmarrë aksione të tilla, meqë të gjithë ata djemtë kanë pashaporta që mund të bredhin në gjithë botën, të organizoheshin dhe të bënin protestë përpara OKB-së apo në Strasburg... të fillonin që të ngrinin njëherë zërin e protestës... dhe në fund të fundit, nëse e shikojnë që nuk ju shkon njeri nga pas, të kenë edhe kurajon civile dhe të rrinë urtë deri sa nevojat ta shtyjnë popullin që t'i bashkohet qëndrimit të tyre.

" Nëse Vetvendosja e konsideron si të papranueshëm qëllimin e Eulexit (dhe siç thashë më sipër, as që ja kam haberin se ç'bëhet atje)" ....

O Edrus ruaje komentin per ndonje postim tjeter se kjo eshte thelbesore per te kuptuar drejt artikullin e mesiperm... smiley

Heteroglossia, unë ç'kisha për ta thënë e thashë tek komenti i parë... meqë Lisandri më rifuti në valle, mu desh t'i sqaroja se ç'doja të thoshja.

Në fund të fundit, unë ç'kisha për të thënë rreth lajmit e thashë, pa i dhënë këshilla asnjeriu(se ç'duhet të bëj&eumlsmiley dhe pa dashur ta bëj tërkuzë muhabetin (edhe sepse jetoj në një demokraci të kufizuar), prandaj, nëse ke ndonjë gjë për të thënë rreth lajmit, THUAJE... kështu që një i tretë, qofsha unë, një italjan, gjerman apo amerikan, që sado për zemër ta kemi çështjen kosovare, duke parë vetëm lajmet të mos indinjohet duke parë akte vandale, por të shikojë dhe arsyet e atyre çunave të Vetvendosjes... se ndoshta kta çunat kanë të drejtë... e mbase duke na thënë se pse kanë të drejtë, ndoshta, dhe më mbushet mëndja që të marr një brez dinamiti dhe të shkoj e të rrjeshtohem me ta... por një gjë është e sigurtë, që nëse nuk preferoni të spjegoheni, vetëm se i largoni robt nga çështja e Vetvendosjes.

Disclaimer: Jeni të lutur (të gjith&eumlsmiley që të mos replikoni tek komentet e mija... jo për gjë, por nuk kam mundësi që të mund t'ju replikoj të gjithve(bile, asnjërit). Nëse komenti im ka ndonjë gjë që ju ka ngacmuar, mund ta trajtoni si argument më vehte në komentet tuaja.

Vetevendosja eshte nje kunderpeshe e duhur per zhvillimin e jetes institucionale ne Kosove. Ajo nuk eshte kunder EULEX-it ne Kosove por kunder rolit drejtues te EULEX-it ne Kosove, nuk eshte kunder misionit mbrojtes te NATO-s ne Kosove, por eshte kunder misionit policor te NATO-s ne Kosove. 

Postimi im i pare ishte i pergjithshem per te thene se ne shqiptaret nuk dijme te rebelohemi ne menyre te organizuar per te bere presion mbi nderkombetaret. Kur rebelohemi ne, ia fusim vetes (si ne '97 psh). Dhe ketu Vetevendosja ben perjashtim. 

@ Hunter,
Kjo marreveshja e Eulex me Serbine permban ne vete ate planin 6 pikesh te propozuar nga Ban Ki Moon para disa muajsh qe u refuzua nga Qeveria e Kosoves, plan i cili ASGJESON ne secilin aspekt Integritetin shteteror te Kosoves ne raport me Serbine!

Per mendimin tim pergjegjesine kryesore e bart paaftesia e Qeveritareve te kosoves per te mexhanuar me vendin qe vet drejtojne.
Shume normale do te ishte edhe nje rebelim i permasave shume me te medha ne nje pseudo shtet ku qe 10 vite mungon Uji Rryma Siguria, ne nje vend ku 50% jetojne ne varferi pa kurrfare shpresa! Te pakten do te terhiqte vemendjen nderkombetare dhe ta shtrengoj pak Serbine e jo tia jap te gjitha lirite qe me se paku i meriton!

Se besoj te kete me akt idiot, te pakuptimte dhe ne thelb vetedemtuese sasa ky i ketyre djemve.

(Mos)Reagimi i policise kososvare dhe plogeshtia e tyre eshte pastaj akoma me qesharake.

Edrus ke te drejte.Tek e fundja,Eulex eshte mysafir i ftuar nga Thaqi e Sejdiu.

Ju lutem degjoni liriken e kesaj kenge,

http://www.youtube.com/watch?v=IgQUBJqndMg

 

Tupani rrehe per ata qe kane veshe.

"Kush jane k'ta njerez te pashkolluem,qe ne shkolle nuk kane msue,se njeri s'ban sh'pine e vet me vjedhe...."

Lizander,isha dakort per protestat qe duheshin orientuar drejte parlamentit e jo drejte Eulexit (s'paku keshtu e kuptova Edrusin).

E keqja e Kosoves eshte brenda Kosoves.Jane keta qe po e marrin Kosoven ne qafe,e jo Eulexi.

Albini bene keq qe nuk kandidohet ne zgjedhje.Tash eshte momenti.Do te merrte shumicen e votes-nje vote proteste  kjo,nje vote e 80 perqindeshit te elektoratit kosovar,te atyre qe jane ngopur deri ne maje te hundes me kliken e hajnave dhe analfabeteve(dhe jo domosdo ne kete renditje).

Albini eshte e keqja me e vogel  e Kosoves.Ka kohe qe e ka fituar voten(protestuese) time.Edhe e meriton.

 

po ta kishte 80% te votes Albini sot, mbase s'do kishte nevoje fare per Albin, se do ishin ngritur vete njerezit e t'ia vinin kufirin te thana Euleksit, Serbise, apo "qeverise evrokosovare".

Per ata qe mendojne qe Euleksi po ndihmon sot ne Kosove, a mund te shtojne pak me teper nga dijet e tyre multidimensionale per te na treguar si?

Se mbrojtjen e Kosoves e siguron NATO, legjislativin e ka parlamenti i kosoves, ekzekutivin qeveria, dhe sovranitetin populli. Cfare ben Euleksi ketu? Rolin e njerkut?

Sollo mo pa kulture te keqen vllai se tamon si burri nones (qeverise) o bo EULEX-i ne Kosove. Po ama eshte integru mire se o "burre" patriarkal alla shqiptarçe jo "bure" europian qe t'ia boji ligjin gruja!

Pra nona knoqet tu u shkep (me tendera) dhe harro se duhet me mbrojt kalamojte edhe nga ky burri qe s'e qeth shume per ta.

Guce, po m'ardhka keq per ata cunat, se tani jane duke i keqtrajtuar. Sidomos per Frasherin. Megjithate, per mua kane bere gjene e duhur... Mire do qe te ishin aty edhe ata 80% qe do t'i jepkerkeshin voten Albinit.

Sol,Kosova per momentin ka pavaresi te kushtezuar.Roli i Eulexit eshte mbikqyres dhe ka per qellim shtrirjen e ligjit edhe ne ato pjese te Kosoves qe perkohesisht nuk kontrollohen nga qeveria.Behet fjale per nje personel me nje total prej 2000 vetash.Po te mos ishte KFOR-i dhe Eulexi, trazirat postkomuniste qe ndodhen ne Shqiperi do te dukeshin si loje  femijesh ne krahasim me Kosoven.Nuk e keni idene se cfare kafshesh mbajne pushtetin.

shiko, gjakove, koncepti "pavaresi e kufizuar" apo "pavaresi e kushtezuar" eshte kontradiktor dhe i pakuptimte. Eshte si me thene "shtatzani e pjesshme", apo "rreth me cepa". Pavaresia nuk i takon as Euleksit, as qeverise, as parlamentit, por popullit te Kosoves, qe duhet te jete i pavarur dhe sovran. Eshte po ky popull qe me pas duhet te KUFIZOJE kafshet apo shpendet qe e qeverisin. Nuk mund te delegosh sovranitetin (qe eshte pikerisht kontrolli i trupave qeverises) tek te huajt. Mos valle populli i Kosoves eshte popull te paaftesh mendore, te semuresh, invalidesh, femijesh e pleqsh?

Tjeter pune keshillimi fjala vjen, apo ndihma ekonomike, po te nderhysh te sovraniteti... te besh marreveshje me Serbine kunder deshires se shumices derrmuese te popullit, te justifikosh mbajtjen e zgjedhjeve lokale serbe ne kosove, te garantosh hyrjen pa dogane te te gjitha mallrave serbe ne ks (qe perbejne rreth 80% te produkteve ne tregun e ks), te tolerosh kontrabanden e trafikun nga dhe drejt serbise, te ndash etnikisht komunat duke shtuar artificialisht territorin etnik serb, e madje duke e shnderruar ate ne territor te paster etnikisht...keto nuk me duken si perkujdesje qe kosova te mos kete probleme... keto me duken halle teper te medha. E vertete eshte qe faj kane dhe politikanet kosovare, por Euleksi eshte justifikim shume i mire per ta, per sa kohe kane mundesi t'ia faturojne deshtimet e krimet e tyre kesaj strukture idiote qe eshte krijuar vetem e vetem per interesa meskine..

Jakove,

Halli ne kete mes eshte qe ne rastin konkret Parlamenti po mban nje qendrim zyrtarisht kunder protokollit. ndaj nuk me duket se ka kuptim protesta para Parlamentit. (ndonese jam dakort qe jane politikanet e Kosoves ata qe kane toleru deri ne kete pike dhe situata ka degjeneruar)

Nuk e besoj se Albinit i duhet vota e protestes, apo emertimi e "keqja me e vogel". Biles sinqerisht sot kam qene duke mendu qe ta diskutoja me te se ç'mendon per mundesine e futjes ne politike. Po, as vete nuk jam i bindur se Vetevendosje! duhet ta ndermarri nje hap te tille. Se ai 80% qe thu ti mua me duket krejt i pamundur. (shife edhe ne Shqiperi njerzit jane me te lodhur se kurre me Ramen e Berishen po prape atyre ua dhane voten)

Nejse teme krejt tjeter kjo qe duhet diskutu gjate. Per momentin le te shpresojme qe ata 21 djemte qe sonte jane ne burg, te mos vazhdojne te keqtrajtohen po te lihen sa me shpejt te lire.

 

Z.Saraci(mbiemer gjakovar perndryshe),eshte gabim te krahasohen zgjedhjet ne Shqiperi me ato te Kosoves.Ne Kosove eshte problem ti bindesh njerzit te dalin ne zgjedhje.Partite(lexosmileyektet) aktuale ne Kosove gjithmone do te kene pas vetes familjen,kusherinjte dhe katundin e tyre si votues potencial te tyre,e te cilet pa marre parasysh programin apo rrezultatet e partise do te votojne pa hamendje.Ky eshte 20-30 perqindhshi i votes totale.Te  tjeret ,nga zemra e plast nuk dalin fare ne zgjedhje.

Ky eshte shansi i Albinit;te del haptas e ti therras gjerat me emer e mbiemer.Nese bisedon me te ,atehere porosite ti hiqet ideve te parakoheshme pan-shqiptare e te kanalizoj energjine e tij ne problemet e Kosoves.Ta de-katundarizojme njehere Kosoven se te tjerat do te rrjedhin ne menyre natyrale.

fenë ia kane lujt. Kur mysafiri s'merr vesh kur ia thua MOS, s'ke ca me bo tjeter. Pse Kosova paska nevoje per asistence te huaj sot, nuk dmth qe ata te marrin vendime ne kundershtim me vullnetin e vendalinjve. Bravo u qofte qe nuk jane te perulur e te kompleksum para te huajve si ne ketej

Me shume me pelqente dje qe PPU kishte tek faqja kryesore foton e asaj misit nga Kosova sesa sot qe ka keto makinat bythperpjete. smiley

O Xhib, as ne nuk na pelqe me pa makina bytheperpjete, po kur e di qe ato makina i perdorin ata qe po shkaterrojne sovranitetin e Kosoves, vallahi te duken shume me te bukura se gjithe miset e botes.

 

E thashe me shaka, nuk kisha per qellim ti nenvleftesoj seriozitetin temes. smiley

Sol, kur thua që:

Per ata qe mendojne qe Euleksi po ndihmon sot ne Kosove, a mund te shtojne pak me teper nga dijet e tyre multidimensionale per te na treguar si?

Për mua që NUK DI GJË se ç'bën Albini (dhe jo për fajin tim!) mjafton të lexoj shtypin:

La missione Eulex e' stata approvata dall'Unione Europea il 16 febbraio 2008 e consiste nell'invio di 2000 persone in Kosovo. Si tratta della piu' grande missione civile della storia dell'Ue, che dovrebbe trasformare l'autoproclamatosi indipendente Kosovo in un protettorato europeo al fine di completarne la transizione in uno Stato di diritto.
Që në shqip do të thotë:
Misioni Eulex është aprovuar nga Bashkimi Europian me 16 shkurt 2008 dhe ka të bëjë me dërgimin e 2000 personave në Kosovë. Bëhet fjalë për misionin më të madh civil të historisë së BE-së, që do t'i duhet të transformojë vetproklamimin e pamvarsisë së Kosovës në një protektorat europian deri në kompletimin e tranzicionit në një Shtet të vërtetë.

Dhe, meqë pyet se pse u dashka Eulexi, ndërkohë që në Prishtinë ndodhnin këto gjëra, në Mitrovicë (Bërzhan?!) forcat e Eulexit ndërhyjnë për të larguar serbët e revoltuar që qëllonin me gurë kosovarët që po rindërtonin shtëpitë e tyre.
P.s: Mund të të vija edhe 7 linqe të tjera të lajmit të Bërzhanit, por preferova që të vija linkun e Radioserbisë, për të thënë që... JU NUK DËGJOHENI... ose më saktë NUK KENI BYTHË as që t'ju shikohet zëri në panoramën e informacionit... bile jo vetëm në atë ndërkombëtaren, por as edhe në ato trevat shqipfolëse.
Dhe PO NUK FOLËT, jo 80%, por as 80 vetë nuk do e dinë që egziston Albin Kurti apo lëvizja Vetvendosje.

Vallai, keq me dale ne tribuna shtypi me deklarata, se te thone mendjemadh, i ceket, narcizist, keq me dale ne rruge, se te thone jo korrekt... nejse, vetevendosjen kush nuk e diti e mori vesh se c'eshte.

ka nje parim shume te rendesishem sa i perket te drejtave te njerezve, parimi i popujve per vetevendosje. nuk di te kete ndonje aneks mbi maturimin e popujve nen misione civile.

shpresoj ta kesh kuptuar ate shpjegim qe me jep per euleksin, sa i zi eshte...

Vallai edhe perkthimin italianet me duket se e kane bere...

"Misioni Eulex eshte miratuar nga Bashkimi Evropian ne 16 shkurt 2008 dhe qendron  ne dergimin e 2000 personave ne Kosove. Behet fjale per misionin civil me te madh ne historine e BE-se, qe duhet te transformoje Kosoven e veteshpallur te pavarur ne nje protektorat evropian me qellim qe te perfundohet transformimi(kalimi) ne nje shtet te se drejtes."

na fal o Edrus, po nuk kam si i harxhoj fisheket qe me ka lene biroja mua; me ty do hahem, kembes t'ja japesh. smiley

PS: po ta perkthejme sot kete paragraf, sipas atyre qe shohim ne terren dhe atyre qe dime, del qe vetvendosja ka plotesisht te drejte, sic mund te kene te gjithe komentuesit e peshkut ketu.

 ndërhyjnë për të larguar serbët e revoltuar që qëllonin me gurë kosovarët që po rindërtonin shtëpitë e tyre.

kete gje e ben dhe policia e kosoves vete, si ne çdo shtet ligjor, s'ka nevoje te kesh te huaj. 

problemi i kosoves eshte qe nuk e fitoi pavaresine vete. keshtuqe tani do te prese nga ata qe nderhyne gjoja per paqen.

botes duhet t'i kujtojme kur fillon dhe e harron, se nga lufta nuk kemi frike, se nuk kemi se çfare humbim. smiley ne serbeve me dhembe ja u kemi ngrene e ja u hajm gabzeret, pa pas nevoje nga amerikanet ose te tjere.

Meqe nuk e riplikokerka po shkruaj kryeradhe...Cfare do me thene imazhi i Kosoves ne bote, dhe pse duhet qe cdo argument per ngjarje ne Kosove apo ne Shqiperi te shihen nga shqiptaret qe jetojne jashte me syrin e te huajve, te amerikaneve, francezeve, italianeve e kinezeve dhe pse nuk mundohemi ta kuptojme me te vertete ate qe po ndodh... Kushdo qe lexon fjalimet e Thacit nuk e ka te veshtire te kuptoje se me 'stabilitet ne rajon' kuptohet nenshtrimi i Kosoves nen EULEX-Serbine, cka u tha dhe ster-tha me siper, sovraniteti nuk ekziston... Qeveria kosovare e beri kompromisin e saj, e Vetevendosja i kujton popullit dhe botes qellimin pse kosovaret luftuan... E tek e fundit edhe pse shumehere aktivitetet e tyre komentohen si ekstremiste, ne Kosove ekziston nje opozite, ndonese e vogel, por qe ka kurajon te ngreje zerin e saj deri ne fund...

Persa i perket medias nuk ka nevoje per sforcim per te kuptuar qe mediat jane te njeanshme dhe publikojne sipas qejfit, dhe kushdo qe beson cfaredo shikon ne lajme eshte duke pare vetem njeren ane te medaljes... Eshte normale qe per kete teme te kete shume opinione te kunderta por mua me vjen keq qe shumica e rinise kosovare nuk e kupton dhe denon veprimtarine e Albinit...

 

Heteroglossia1

Shume dakort me ju. Albini eshte personazhi me i moralshem i skenes politike Kosovare. Ne shqipetaret nuk duhet me te merzitemi per imazhin tone jashte vendit, por ne rradhe te pare te na shqetesoje interesi yne. Aty ku EULEX shkel interesat e popullsise shqiptare eshte mese e natyrshme qe duhet te has ne rezistence. Ose te respektoje te drejten dhe interesin e shumices ne Kosove ose te Fuck off back to where they come from. Nuk ka EULEX as baze ligjore as morale te marre vendime qe kompromentojne pavaresine e shtetit te Kosoves.

Mir ja ka bere VETEVENDOSJA  qe i ka kthyer ato makinat me bythe perpjete, por mendoj se nuk eshte e mjaftueshme. Nuk kan mbeshtetjen e mjaftueshme nga inteligjenca shqiptare, nga rinia shqiptare jo vetem ne Kosove, por edhe ne R.SH. Nuk e di pse, une per vete nuk i besoj asnje lloj organizate apo nisme qe permban brenda EU (european union), te kete interesat e shqiptareve per zemer.

 

hey sa te cuditshem jane disa pacifista te zjarrte Shqiptare!!! Zerin nuk e ngrejne kur Serbt bejne rremuja apo krime, por luajne rolin e valiumit ne pupullsine Shqiptare kur Shqiptaret bejne sadopak rremuje

Sipas lojes dhe eksperiences se Serbise dhe rregullores se Evropes, nje popull i urte nuk fiton gje ...por vritet, perdhunohet dhe ne fund ngelet ne klase. kosovaret e provuan ne kohen e 'shallit', sic e hane edhe Boshnjaket.

Keto lloj extra pacifista te zjarrte Shqiptare, direkt apo indirekt vihen ne sherbim te Serbise (valiumi). Rremujagjiste kane vendin e tyre ne processin e politikes te nje vendi (shih izraelin qe ne hapat e para qe ndermoren per tu bere shtet), shteti i Serbise e nxit rremujen midis serbve qe banojne ne serbi, balkan apo EU ne gjeresi. Shume shtete apo sisteme kane lindur nga dhuna ...nje popull 100% pacifist eshte i vdekur

lexo pak per serbt: setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/en_GB/features/setimes/newsbriefs/2009/08/25/nb-10

Vetvendosja eshte nje force qe une do ta konsideroja me te drejte si forca me pervojen me te madhe ne terren, duke llogaritur edhe te gjitha partite politike te Kosoves.

Ne asnje moment, pavaresisht nga veprimet qe kane ndermarre vetvendosesit - te gabuara apo jo per momentin, - asnjehere nuk kam menduar apo cilesuar si te demshem qellimin ne vetvete te Vetvendosjes. Ndersa, sa per politikanet ne Kosove, dyshoj se mund te thuhet e njejta gje. (qe te mos u mbetet hatri kosovareve, jam gjithmone i gatshem t'i shkembejme koke per koke... - mos harroni kosovare qe merrni dhe Salen me kete rast!!!) 

Vetvendosja eshte thjesht ze i popullit i kanalizuar ne nje levizje te organizuar. Natyrisht qe jo te gjithe mendojne njesoj, dhe kjo eshte normale per te gjitha situatat, te gjithe kombet, ne cdo kohe.

Kur qeveria dhe perfaqesia politike e popullit ne Kosove deshton te pasqyroje apo kenaqe kerkesat dhe nevojat e popullit qe perfaqeson, atehere cdo veprim i Vetvendosjes vetejustifikohet.

PS: Albin Kurti ndoshta nuk eshte politikan, por eshte me shume politikan se 90% (te pakten) e "politikaneve" ne Kosove, qe kane nje emerues te perbashket me "politikanet" ne Shqiperi, - lepirashllekun.

 Jakova, jam me komentin tend, por  kush kupton. Ne shqiptaret , e kemi pesuar gjithmon nga nxitimi. 

Pothuajse në të njëjtën kohë që aktivistët e Albin Kurtit goditeshin e arrestoheshin, serbët në Kroin e Vitakut qëllonin me armë zjarri e granata dhe askush prej tyre nuk u tërhoq zvarrë e nuk iu vunë prangat. Por, përtej këtij rasti, që nuk është i vetmi, shumë veprime të tjera po dëshmojnë se misioni i Bashkimit Europian në Kosovë, ndonëse në letër duket i qartë, në praktikë nuk po rezulton i tillë.

Prishja e balancës mes të drejtave të shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, mund të prodhojë reagime të papritura. EULEX’i nuk ka zbarkuar me mision për të përcaktuar se kush ka të drejtë, apo kush duhet kompensuar për të kaluarën në Kosovë, por për të vepruar dhe për të treguar se drejtësia dhe ligji janë një për të gjithë. Se ato zbatohen njëlloj, si për serbët ashtu dhe për shqiptarët, në shtetin e Kosovës.

Armand Shkullaku, Gazeta Express, 27/08/2009

EULEX-i konsultohet me Brukselin

Zyrtarë të misionit të BE-së në Kosovë kanë thënë se do të presin udhëzimet e Brukselit zyrtar se si të veprojnë më tutje për protokolin për bashkëpunim policor me Serbinë, pas kundërshtimit të prerë të Prishtinës.

BBC Shqip

 

Disa hackera shqiptare jane futur tek faqja zyrtare e EULEX-it dhe kane shkruar midis te tjerash: "You can not sell our country back to Serbia...As we said Welcome, we can say Goodbye, too." smiley

 

 

Nuk edi kuhs do ta mbroje Kosoven nga serbet militante  dhe Mafia Kriminale sikur EULEX te mos ishte ishte ne Kosove? Do ta mbornte ky Albini i vetevendosjes, apo Qeveria e polica e Kosoves apo mbase "eksperte" e politkes dhe patirotizmit nga shqiperia.

Sic duket halli me i madh eshte se EULEX dote luftoj Mafian Serbo-Shqiptare dhe jo se cenon pavarsine e Kosoves.

Nejse se edhe patirotizmin e kemi te lidhur me Mafian dhe Krimin e organizuar se keshtu na "pasurohet" vendi

EULEX-i po ben punen e klanit serb ne Keshillin e Europes.

Nuk duhet pranuar kurre nenshkrimi kesaj marrveshje sepse kjo gje kerkon te pastroje Serbine nga krimet e kryera ndaj shqiptareve.

Cfare marrveshje per luften kunder krimit kerkon KE te nenshkruhet me Serbine kur ajo akoma strehon kriminelet e luftes dhe nuk i dorezon ato ne gjykaten e Hages.Ndofta keto kriminele dine aq shume (edhe per disa ne KE cilet mezi presin ti hapin kufijte Serbise dhe ta pranojne ate ne KE. Nuk eshte cudi qe keta pro serbe te kene dhene viston per krimet e kryera ne Kosove e Bosnje) Pra qe asnje prej tyre nuk eshte i interesuar qe ata te gjykohen.

Ne se keta njerez duan te detyrojne KE te beje presion mbi Institucionet e Kosoves se pavarur te pranojne nenshkrimin nga Eulex-i te kesaj marrveshje dhe keto institucione lekunden,atehere Kosova ka njerez qe dine ta mbrojne e ta detyrojne Eulex-in te largohet nga Kosova ne se ai ben neshkrimin.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).