Është e vërtetë. Meshkujt e zënë janë më të mirët

New Scientist - Femra: a keni një mashkull në jetën tuaj? Nëse po, kini kujdes. Gjasat janë që një femër tjetër t’ia ketë vënë syrin. Një studim i ri sjell evidencë që provon atë që dyshohej prej shumë kohësh: që gratë beqare e kanë shumë më për zemër të gjuajnë një mashkull të zënë sesa një beqo.

 “Femrave beqare u pëlqeu shumë djaloshi që ishte i zënë,” thotë Melissa Burkley nga Universiteti shtetëror i Oklahomas, e cila, sëbashku me kolegen Jessica Parker kreu një studim mbi “rrëmbimin e partnerit”.

Ato përzgjodhën 184 studentë heteroseksualë në universitet që të merrnin pjesë në një studim mbi “tërheqjen seksuale” dhe u thanë pjesëmarrësve se një program kompjuterik do t’i çiftonte me partnerin ideal për ta. Gjysma e pjesmarrësve ishin beqarë dhe gjysma tjetër në lidhje romantike, dhe grupi i përzgjedhur për studimin kishte po aq meshkuj sa femra.


Të prezantoj me Princin e kaltër

Pa dijeninë e pjesëmarrësve, secilit prej tyre ju propozua një partner fiktiv, të dhënat e të cilit ishin sajuar me porosi që të përputheshin plotësisht me interesat e personit pjesmarrës në studim. Fotografia e “Princit të kaltër” që u propozohej vajzave ishte e njëjta për të gjitha pjesëmarrëset, edhe femrat ideale që u propozoheshin djemve kishin gjithmonë të njëjtin portret. Gjysmës së pjesëmarrësve u thuhej se partneri ideal ishte vetëm, dhe gjysmës tjetër u thuhej se partneri ideal për ta aktualisht ishte në një marrdhënie intime me dikë tjetër.

“Pra gjithçka ishte e njëjtë për të gjithë pjesmarrësit, ndryshonte vetëm fakti nëse partneri ideal ishte i zënë apo jo,” thotë Burkley.

Rezultati më interesant ishin përgjigjet e femrave beqare. Kur iu propozohej një djalosh beqar, 59% ishin të interesuara të provonin një marrëdhënie intime me të. Por kur djaloshi i propozuar ishte i zënë në një marrëdhënie tjetër, 90% e femrave shprehën gadishmëri për ta gjuajtur.

Meshkujt ishin më të gatshmit për të gjetur partnere të reja, por nuk u shkaktonte asnjë ndryshim në interesim fakti nëse femra në shënjestër ishte beqare apo e zënë. Femrat pjesëmarrëse që nuk ishin beqare treguan më pak interes nga të gjithë grupet dhe ishin pakëz më tepër të tërhequra nga meshkujt beqarë.

Vula e cilësisë

Burkley dhe Parker spekullojnë se femrat beqare janë më të tërhequra kah meshkujt e zënë për shkak se ata kanë kaluar “kontrollin e cilësisë” nga femrat e tjera dhe ka rezultuar që ia vlejnë për partnerë, ndërsa meshkujt beqarë janë territor më i panjohur.

Burkley thotë se strategji të ngjashme të rrëmbimit të partnerit janë gjetur edhe tek zogjtë dhe peshqit. Por studime të mëpërparëshme të njerëzve vetëm u kishin drejtuar pyetje pjesmarrësve për të parë nëse partnerët potencialë u dukeshin tërheqës, prandaj ajo e dizenjoi studimin që t’i përgjigjej pyetjes: A do të përpiqeshin të krijonin një marrëdhënie me partnerin ideal port ë zënë?

“Pyetja tjetër është: Pse?” thotë Burkley. Ndaj në studimet e mëtejshme ajo planifikon të eksplorojë motivet e femrave beqare për të rrëmbyer partnerin e një femre tjetër. Përveç shpjegimit të “kontrollit të cilësisë”, një mundësi tjetër, thotë ajo, është që në shoqërinë amerikane, femrat kultivojnë rivalitetin, dhe përfitojnë stimë për veten kur rrëmbejnë partnerin e një femre rivale.

Kërkues të tjerë shprehen se studimi sjell vëzhgime interesante të fenomenit të rrëmbimit të partnerit. “Na tregon diçka mbi rolin e dëshirimit shoqëror mbi partnerin e preferuar,” thotë Fhionna Moore e Universitetit Abertay Dundee në Mbretërinë e Bashkuar, studimi i së cilës ka treguar se gratë e pasura kanë më shumë kritere për partnerin që zgjedhin.

Referencë: Journal of Experimental Social Psychology, DOi: 10.1016/j.jesp.2009.04.022

185 Komente

Një hipotezë tjetër është se meshkujt "e zënë", duke qenë "të zënë", janë dhe pak më të përmbushur se meshkujt " e pazënë", sepse "zënëset", sado ngërthje të jenë, u ofrojnë stabilitet dhe vlerësim.

hahha ASHes, shume e vertete qe jane me te relaksuar e me besim me te madh, dhe kjo eshte terheqese.

me meshkujt e zene e ke me te lehte te kesh vetem nje flirt dhe tani qe femrat jane pak me te lirshme dhe te pavarura, mund ta vleresojne kete lloj fleksibiliteti. megjithate, kenaqesia e sfides besoj eshte faktor paresor.

 

femrat jane pak me te lirshme dhe te pavarura,

ah, po, ka nje fjale ne shqip (dhe ne te gjitha gjuhet e botes per ate qe do te thuash ti; - ne shqip i themi "kurva".

Eshte nje jo e vertetete absolute. Nqs flas nga perevoja personale, une jam i zene por jam kot fare.

ka dalë një shprehje këtej në Gërqi: Dashnore zë, vetëm po të jesh i martuar. smiley

Sa here shkoja ne diskoteke vetem, na me dilte kokrra e djerses per te kap noi cuc, ama po te shkoja i shoqeruar, ferkime t'shkelme syu, me ka rastisur madje edhe nje skene alla "basic instict". Xheloze.

Une duhet te kem takuar vetem ate 10%-shen qe s'e cante koken atehere...

Po te gjitha budallacka ato anglezkat, mo ujk? Po s'e dine ato qe ti je djale flori, qe gatuan, ( ia kalon dhe enkes ndonjehere me recetat), mbjell lule e ben lufte me kermijte ( pak donkishoteske, po nejse smiley ) e mbi te gjithe je nje romantik i pasherueshem.... Turp te kene dhe mos e pacin rresk nje djale si ty, qe u placin syte u placin! smileysmiley

S'ke c'i bo Ana, qeka me shkence sic thote artiklli.  Ene ujku me shoket.  Duhet te zihet qe te perzihet smiley.

E o xhan, e... Ta provojme dhe ne njehere kete variantin e ketyre, se kushedi na kap karremi naj gjo... smiley

Ndaj te thom, lene grepin ene fillo me rrjeta smiley.  Ne mos tre a kater, te pakten dy do mblidhen se s'kane nga vene smiley.

PS: te kam ftesuar ne nje vend po s'po me jep xhevap. 

Me sa kam kuptuar, as rrjeta, as grepi s'me ben pune mua... Se i kap, i shof... pfff... s'ben, dhe i leshoj prape ne dët... smiley

 

Paske gabu mjetet, u dashka dal n'qitje me kallash se kshu osht zakoni smiley.

 Sic thuhet edhe ne Bibel, "Atij qe ka me bollek, edhe me shume do ti jepet; te skamurit do t'i merret dhe ajo cike qe ka".

Prej kesaj ka dale dhe kenga

"Dhe nje dashnore qe pata

ma shtypi karroca e mutit

ou, o karroca e mutit

ou, o, karroca e mutit...

na cane trapin me keto streset e "te zonmes". une s'jam i zene, dhe s'du me u zene, a mund te paguj 50 euro dhe te kryj?

 Sol, ketu po flitet per gjuetaret qe vrasin per qejf, kurse ti po flet per kasapin qe ther per te nxjerre buken. smiley

PF, gjuetari qe vret per qejf vret zogj te egjer. Ketu po flasim per pula patosi

Sol, nuk e dija qe po flisje nga pulariam smiley

ktu ne angli eshte shume e veshtire me u fut psh ne nje qark shoqesh... se e kane shoqerine te ndertuar kshtu si tip shporte, por po e cave shtegun pastaj you have a hell of a good time se kalon nga njera tek tjetra.. edhe ske as nevoje te flasesh se flasin vete ato midis nj-tj.

 femra e gjun te martumin po ashtu si mashkulli qe gjun per te bukra. jo se ky ose ajo e kenaq me shume, po se gjyetia behet me e nderlikuar, me e veshtire, kur tjetri eshte i martum ose tjera eshte e bukur. 

dhe gjyetaret nuk i kenaq preja (peshkun po ne det e leshojne pasi e kapin) por gjyetia e saj. sa me e veshtire te jete ajo qe gjuajne aq me kenaqsi marrin prej saj. 

dmth, t'ja shkepuse tjetres nga duret burrin, e intrigon me shume nje femer sesa lehtesia ose shkathtesia me te cilen ky do t'ja ngrej komet n'hava.  se helbete ka me pervoje. beqari nuk i gjen dot brimen, duhet me ja tregu. 

Te paska pa Zoti twintip, rekomandimi goje me goje funksionon me mire smiley... po si shpjegohet qe nese meshkujt fitojne me teper besim ne vetvete ndersa jane ne nje lidhje, me gocat ndodh e kunderta?

ndoshta sepse njohin natyren e tyre e cila si thumbi i akrepit rrotullohet deri sa pickon akrepin vete?!

p.s., isha duke folur ne pergjthesi.. personalisht e kam me kollaj te merrem me mall polak, hahah

Ky studim eshte vetem per te justifikuar meshkujt qe tradhetojne.Do tju thone parntereve apo bashkeshorteve qe "ja isha ne hall te madh prandaj te tradhetova.E thote edhe studimi".

Nuk e di por tani qe po e mendoj holle, ky studim eshte i vertete.Te faleminderit Burkley dhe Parker,tani do te di si te justifikohem para partneres!

Hahahahaha! 10 yje!

Jo se jane me te mire, por eshte thjesht konkurrence idiote mes femrash smiley. Ose ose diçka e tipit "Nje gje te mire do ta kete ai qe e paska pranu kjo!" smiley

Mishu smiley

Dhe pasi e provojne dhe ate qe kushedi c'ka, arrijne ne perfundimin "te gjithe derrat, nje turi kane!"

Pune telenovelash... Nje burre per shtate gra qe kapen per lesh koke, nje grua per 7 burra qe kapen pe leckash se ajo me do mua... Tip Bjutifulli, me i llaf... Meqe ra fjala, ah, sa m'ka marre malli me pa i cik bjutifull... smiley

Dhe kjo nderton mbi tezen time twintip, gocat kur jane ne lidhje rehatohen, fokusohen me shume te partneri, ca ca edhe ia varin vetes (fizikut !) pastaj kujtohen per dhelprat gjakatare qe e kane bere shenjestren gati (keto te fundit kane me teper kohe te zbukurohen se jane ne kerkim) dhe fillojne e ndihen me pak te bukura e terheqese. Do thoni ju po mprehtesia/zgjuarsia me te cilen vajza (jo femra, nuk eshte e sjellshme) beri per vete partnerin ku vajten? Keto cilesi perdoren si karrem e njerezit kane tendencen te besojne se mund te notojne ne nivel intelektual cdo dite po i ziu njeri ka nevoje per nje lidhje qe te ndihet rehat me veten e me tjetrin... e prandaj me dike me te cilin uleshe dhe flisje pa pushim (nje i njohuri im do thoshte  FILTRIM smiley pas ca kohesh kur dilni si cift ai lexon gazeten ndersa ti ankohesh per koleget, thonjte, kepucet e reja qe te vrasin... etj...

It's your choice to make things work differently... (p.s. twintip, ca koincidence, kam nje shoqe polake per darke sonte...smiley tropizma, do mundohem ta meritoj 5-shen, e vleresoj shume)

edhe mua me tha polakja "a do me me nxjerr per darke", sepse me hengri vete se e pyeta ca do bente sonte... (kisha tjeter gje ne mendje), por sa kam ardh prej plazhit.. hera e pare kete vit... jo i thash.. skam uri.. hengra dje. po gatova une, do hash, thot... po skam uri pra.. mgjth po gatove ti une e ha se skam qejf me te thene jo... ktu me tha bastard edhe mfiku telefonin.

problemi me femrat eshte se... sic e thua edhe vete... fillimisht te vene kushte tip... para 2 muajsh ska shanc.. ose te thon, po ca do bej une me ty aman... ca do me tregosh ti qe s'e di already? pastaj fillojne e te vijne ne shpi e te bejne punet e shpise... demek ti ke nevoje per nanje puntore... kur vjen puna ti si gjen me gjerat ku jane... se je mesuar me rremujen e organizuar e jo regullin e corientuar... pastaj fillojne e luajne kete karten e "mos-mirenjohjes"... edhe kjo eshte kounter-intuitive se kush eshte ai lloj robi qe shijon te ndihet keq?... edhe... topi vu e mucua tutje... edhe.. ne nje fare menyre ti do me i thene.. ej.. e di sa do mpelqeje sikur vetem te terhiqeshe mbrapsht e ti jipje shanc vetes te me mungoje? por ti sja thua dot sepse ke frike se nderton nanje frankenstein... aaa? nuk e urren kur kjo ndodh? jo vetem me ndonje femer por edhe me ndonje rob.. i thua o shoku arsyeja se pse spo te shkojn gjerat mire eshte sepse kshtu kshtu e ke gabim ktu ktu... aha.. thot ai.. po si thua ti tja beje une? hmmm... ndoshta duhet tja besh kshtu. mirepo njerezit kane tendence ti mbi-thjeshtezojne gjerat.. (sic ka thene ajnshajni,, everythinh has to be made as simple as possible but not any simpler).. edhe kta qe s'e kuptojne kete regull kthehen ne frankenstejna shume kollaj.. edhe heres tjeter... ti thua.. hec mo vari lesht... bej si te besh.

une jam i zene,por me duket se te gjitha gocat qe njoh ma kan vene syrin. Kur isha beqo nuk e dija qe isha kaq i mir. Edhe tani jam ne hide park , kam heq edhe bluzen, dhe po marr ca rreze, dhe kam njaca bomba verrdalle qe ma kan vene syrin. Cmu desh mu qe u futa ne relationship!? Une qenkam bomb, femrat me shikojn sikur te jem akullore.

Ore kenaqesia eshte te shkosh e te rrembesh mjaltin neper koshere,te durosh thumbat e bleteve,megjithese te enjten pjese trupi...

Por keshtu si thoni ju qe te vjen mjalti me DHL tek dera e shtepise e ngaterroni mjaltin me recel fiku...Tongue

Sot nuk eshte e lehte te gjesh mjalte organik po mjalte me kimikate ka sa te duash...

Tashti ju do te te thoni mjalti eshte mjalte, nuk i behet naze ,kush po e merr vesh edhe gjyshi im eshte bere konfuz...po kjo nuk do te thote se ka mjalte me shumice! Jooooo.Nuk te ze Diabeti nga mjalti,asnjehere.Big Grin

Per femrat kjo - "Ç'ka humbe mos e kërko, ç'ke në dorë mos e lësho."

                         "Duaje burrin tend sic don burrin e komshijes"

Ato përzgjodhën 184 studentë heteroseksualë në universitet që të merrnin pjesë në një studim mbi “tërheqjen seksuale”

Dmth publiku i anketuar ishte mes 18-22 vjeç mesatarisht? Kjo thote shume.

Se di pse por mua meshkujt e zene me duken te pupluar/konsumuar/te dores te dyte/... smiley

 nje barcalete te Tef Palushit:

Ishte Tefa dhe kishte hudh grepat ne mes te rruges dhe dukej sikur po zinte peshk.Nje vajze i pelqente ta ngacmonte dhe i thote -He mor Tef ke zone na i peshk apo jo.Tefa i pergjigjet -Po ta marrsha, ti je e para.Tongue

Cfare morali supozohem te nxjerr nga kjo barcaleta? smiley

Se di pse por mua meshkujt e zene me duken te pupluar/konsumuar/te dores te dyte/... Tongue

Normal. Kilometrazhi i nje makine qe perdoret nuk rri gjithe kohen zero.

Jo, ne fakt s'po flisja per ate lloj kilometrazhi por per nje konsumim ne aspektin emocional: nje njeri mund te jape maksimumin e tije vetem me nje individ tjeter dhe jo me disa njekohesisht. Shto ketu dhe njefare solidariteti nder-gjinor: lumturia s'ndertohet mbi fatkeqesine e tjetrit.

lumturia s'ndertohet mbi fatkeqesine e tjetrit.

 

Sikur te ishin dhe ca rob te tjere qe e mendojne dhe veprojne keshtu.

Shume dakort. Dhe makines pervec rritjes se kilometrazhit i konsumohet motori, gomat, frenot, nuk e ngjit dhe aq rehat maloren, fillon harxhon vaj.

Dhe makines pervec rritjes se kilometrazhit i konsumohet motori, gomat, frenot, nuk e ngjit dhe aq rehat maloren, fillon harxhon vaj.

I happen to disagree! smiley Ndoshta kjo qe thua mund te jete e vertete per femrat, por jo aq per meshkujt. Italianet thone: La vita comincia a quaranta!

Ke kohe te rritesh ti, akoma s'e ke filluar jeten! smiley

Lumturia (e jote), nuk ndertohet mbi fatkeqesine e tjetrit.

shume fisnkie kjo Larose.. por fakti eshte (statistikisht e provuar nepermjet divorceve te njerzve pasi femite kane lene cerdhen).. se shume njerez jetojne me kete parim, deri sa nje dite kuptojne se e njeta mund te thuhet anasjelltas.. i.e. "lumturia e tjetrit nuk mund te ndertohet mbi fatkeqesine time". Apo e kam kuptuar gabim?

La vita comincia a quaranta!

Shprehje e thene nga meshkujt ne krizen e mesomoshes qe: ose blejne nje makine te shtrenjte, ose marrin nje te dashur konviktore qe mund te jete e bija me moshe dhe qe e mbysin ne te mira materiale. Kam degjuar dhe 50 vjeçare dhe 60 vjeçare te thone te njejten por e verteta eshte qe biologjikisht, piku i shkundjeve emocio-fizike eshte deri ne 30 vjeç. smiley

Twintip, teorikisht, kush vjen i fundit mundohet te thure lumturi mbi fatkeqesine e tjetrit.

 

po nuk eshte "kushi" subjekti o Larose.... nuk mund t'i hedhesh fajin dikujt qe vjen i treti, me teper se mund ti hedhesh faj ajrit qe mbush nje vakum. me ckuptoj une, tradhetia si fenomen, ndryshon nga gjinia ne gjini. tek femra eshte simptome, kurse tek mashkulli eshte dobesi. kuptohet se flitet per pjesen derrmuese te rasteve.

p.s. jam dakord me cke thene me siper mbi mos-patjen e besimit tek vetja tek femrat qe zgjedhin c'eshte already e zgjedhur. kind of obvious por s'e pata pare ne kete menyre.

llogjike. Shemra meno "kur ky o i mir per ket qetren, pse t'mos jet i mir per mu?" Dmth vlera i eshte provuar 'empirikisht'smiley

varet si osht ajo qetra, or taj. biles, nganjiher',  po ta njofish at qetrën, as nuk do me iu afru burrit t'saj.

ndoshta mjaftohet me faktin se qetra s'eshte aliene ose kuceder.. no?

Shih se empirikja ka faktore konfondues aty brenda, nga ta di une qe 'e mira' sipas saj perkon me 'te miren' time...  kjo nuk merret dot si e mireqene

mund te jete edhe e vertete, po me shpjego ne c'kuptim e thua ti?

kuptim biblik. "Do te keqtrajtohesh nga mashkulli, por do ndjesh afsh per te" (ky ishte denimi i dhene Eves per cytjen qe i beri burrit qe ti zere vendin Zotit)

hahaha, po pse keqtrajtohesh, mund te behet edhe pa ate pjesen smiley gjithesesi

Ore, ky artikull nuk do te ishte ber fare sikur titulli te ishte thjeshtuar pak me shume ne formen: Pse "te zonmit" jane gjithnje "te zene" kurse "te pazonet" nuk do me I zone njeri?

PF ne ket cast osht tu vazhdu nji nga ato sessionet e kuadrit (HR) per sexual harrasment in work environment. Ene lektorja sapo pyti: if your work colleague tells you "I want to have sex with you", what do you think, is this harrasment or not. Yes, u pergjigj njona aty. Yeeessssie! thirri lektorja gjth gzim (e forte qe e gjete me i llaf). Kulmi osht kur diskutojne burra mer, tani sapo foli njoni. Po diskutohet "ngacmimi pa dur".  smiley

 

Emo, true story me nje shkodrane
Ecte rruges ne dimer, me pallto e shall, dhe kur kalo afer nje grumbulli cunash I flet njoni: Y ca derr p*. Edhe nalo kjo goca, shifet nga perpara edhe I kthehet: Po ku e pe mer, ku e pe!? ,geli tjetri nuk fliste dot pe 10 minuta mer yahoo!!!

Pyetje ndihmese: Pse mes gjithe frutave te parajses Eves I rrinte mendja vetem tek molla, kurse Adami e hengri vetem pasi Eva I tha "epo te s'qeke burre pra!"?

ama ky artikull eshte seksist, thuajse mizogjin. vetem se nuk po e ngjall ate ortekun me dykes qe mori shtepi e fshatra me vete te tema e armeles dhe erles

Ma ha mendja pjeserisht per arsye te cka filloi te thote Ashes, dmth qe meshkujt qe jane ne nje mardhenie jane jo vetem me te relaksuar dhe konfidente, po dhe me te lumtur/shendetshem (simbas studimeve te pakten), dhe kjo mbase i ben me terheqes. Po dhe per faktin qe femrat si natyre jane shume konkuruese me njera-tjetren, qe nga rrobat dhe kepucet qe vesh njera dhe deri tek meshkujt qe zhvesh tjetra. smiley

Gjithsesi kampioni i studimit le shume per te deshiruar ne kete rast, pasi per studentet (amerikane te pakten), si meshkujt si femrat, cdo gje qe fluturon ... haet. Aq me teper qe jane dhe me strese provimesh. smiley Dmth veshtire te jene keta perfaqsues te gjithe popullates.

Po perfundimisht patjeter duhet te kete dicka te vertete ne kete, dhe si per cdo gje tjeter ne bote fajin e ka femra kuptohet. smiley

Mire mer Dum(ll)as mire.  Flini me mire besoj mbasi e gjeni smiley.

Po i hidhja nje sy tani komenteve tek artikulli origjinal per te lexuar ndonje te forte, se e di qe blogistet ameriqene kane sens humori. Ja ca thote njeri, posacerisht do e kete thene kete si pergjigje te replikes tende, meqe pertoja te shkruaja dicka vete. smiley

We're talking about women and relationships. Of course there's no logic behind any of it.

 

Aha, the usual cliche.  Ene nje "women are from ..., men are from ..." ene t'i vem tapetin ketij muhabeti smiley.

sol po m'detyron me prish paktin e heshtjes per te thene qe s'ka misogjeni me te madhe se t'i quash dykes ato qe mbajne qendrime feministe. s'e prisja fare prej teje. dhe per te mos ngaterru njeri, mu m'pelqeu publikisht tema e elave.

ka mundesi ta kete fajin perkthysi, po "dicks" e perdor me qejf per seksistet meshkuj...

eh - sasia apo cilësia është puna?

Mosha e femrave qe kane  zgjedhur profesoret e nderuar eshte 18-22 te botes studentore amerikane, gje qe jane vajza me bagazh eksperience si dhe vajza te cilat jane plot ego.

Konkurenca ose gara eshte plot motivim per moshen.

Kerkesa per nje djalosh i cili flirtohet dhe arrihet te fitohet prej nje tjetre eshte predominance, zoterim dhe shijim i te fituarit. Nese mashkulli eshte lehtesisht i fituar eshte po ashtu eshte edhe lehtesisht i leshuar.

Mosha i lejon aventuren e cila ka nderthurje eksperiencash, te cilat jane te vecanta( te dallueshme) prej atyre te dashurve meshkuj ne adoleshencen e hereshme e cila mund te kete qene gare, tendence ose pse jo, por ka filluar me teper si loje.

Per moshat e vajzave te cilat kalojne 22-23 ka vizione te tjera dhe nuk flitet per konceptin e fitimit te djaloshit( mashkullit) te tjetres.

Stabiliteti tashme ne kerkim i japin kesaj moshe nje maturitet dhe stabilitet llogjik.

 Ndersa per ato mbi 30, ka vetem ka te beje me probleme psiqike, familjare si dhe deficenca ne moshen e rinise, por gjitjhmone flitet per problem psiqik pasi tashme gruaja nuk ka kohen e reformatimit te gjendjes se saj stabile, keshtu qe luan ose perkushtohet totalisht me trup e mendje dhe ekonomikisht. Per keteo gra, ne me te shumten e rasteve te degjuara, perfundon me drame.

 

t'omel

smiley hajde se pa te keq ta kisha, po provoja a bente tushi per etalon smiley

>>

There's good advice here for single men, then. In order to attract women, wear a wedding ring...

Very True...>>

Keiend, ndoshta une do e nuancoja keshtu:

nje femer qe nuk ka aq besim ne vetevete dhe nuk ka nje vleresim te larte per veten do perfundoje ne:

  • s'meritoj qe nje mashkull te me beje te lumtur ekskluzivisht mua pasi s'kam vlera te mjaftueshme. Ai meriton me teper ndaj jam e lumtur te bej kompromise si psh. ...te terhiqem nga meshkujt e zene ne shpresen e nje liaison pasi vetem keshtu mund ta kem.
  • s'besoj ne shijen time, si besoj vetes aq sa te vendos per gjera aq te rendesishme ndaj dhe po eci ne jete sipas motos: ajo qe pelqejne te tjerat duhet te jete e mire. Pra njefare besimi ne shijet e te tjereve.

Sikur te dy nuancat fillojne me s`meritoj dhe s`besoj, pra kemi te bejme me dyshim, gje qe rrezon karakterin sulmues te asaj qe kerkon t`ia rrembeje tjetres.

Pamevaresisht sensualitetit, koketerise si dhe terheqjes, vajza kerkuese eshte gjithmone ne sulm dhe plot aftesi konkuruese. Per mua ajo kerkon nje fare kompeticioni dhe njekohesisht konmpensim te asaj( ndjenje ose edhe seks) qe mendon se ja ploteson me mire se e dikurshmja qe, ose ka deshtuar ose ka patur problematike.

Si mund te kerkoje kompeticion ne dashuri nje femer qe s'konsideron si konkurente aspak nje femer tjeter dhe qe eshte ne bindjen e plote qe po t'i hynte asaj loje ka rekwizitet e duhura ta fitonte? Pse te luftosh nje lufte me kohe te fituar?! Apo mosvalle dhe kompeticioni yt merr si pikenisje mosbesimin ne vetevete?

Think, Keiendi, think... smiley

Pra, po flasim gjithmone jo per femren ne pergjithesi, por adoleshencen e vone ose pjekurine e heret, (kjo varet nga karakteri, edukacioni, personaliteti, rrethi social. etj).

Mashkulli, thone profesoret me lart, duhet te fitohet, pra normalisht vajza futet ne gare. Nese fitohet pa elemente gare, fitorja eshte tjeter dhe kenqesia varet prej cdonjeres, por gjithmone eshte ne nje gare pasi "kokoshin" e zoteron dikush tjeter nuk eshte i lire. fenomeni eshte tipik tek shumica e kafsheve dhe e shpendeve qe jetojne ne grup.

 Persa me perket mua, kemi te bejme me filozofine futu ne gare kur ke me shume se tre elemente ne kater, per tu fituar

O goca mos u mundoni kot se burrat vetem ne dy periudha te jetes se tyre nuk e kuptojne gruan, para dhe pas martesesBig Grin

Ne si femra shqetesohemi per te ardhmen tone deri ne momentin qe martohemi, kurse burri pas marteses fillon te shqetesohet per te ardhmen e tij.
Per te qene e lumtur me nje bure duhet ta kuptosh shume dhe ta duash pak.
Per te qene te lumtur me nje grua duhet ta duash jashtzakonisht shume dhe te mos e maresh mundimin ta kuptosh.
 

Kam nje pyetje -  A ka ndonje goce ketu qe eshte e interesuar per ndonje te zene? - te me kontaktoje ne privat ju lutemTongue

e madhe! te eshte merzite burri dhe po mendon per dhurate per krishtlindje? hahahaha

Pse mi, me zgjedhjet e tua te gabume ne jete do merremi ne? smiley

La rosse eshte i mire dreqi, prandajTongue

Gjithe thone kshu per mallin e skadum se fshati qe duket s'do kallauz smiley

uffff cer shprehje (sapo e nigjova ne mbledhje): romantically involved!

harrasment of the third party!!!

jo vetem duhet m'u rujt nga harrasmenti i mrencem, thot lektorja, por edhe nga ai i jashtem.

Dhe une me vete, why all this sounds so familiar?  smiley

Si përfundim si e lanë kto femrat e Peshkut?

Janë më t'mirë t'martumit apo ata qullacët/frikacakë/t'paeksperiencë të beqarve? smiley

Flet zilia/inati/smira...smiley Brezi juaj ka qene monofemeror ose monoseksual(=pa piken e eksperiences), Edo, se kete brezin tjeter t'meshkujve e ka kap ne dore bota... smiley 

Ed une jam me ty qe jane me te mira grate e botes se sa gruaja jote, kurse per burrat them qe nje M... jane te gjithe. ( Mashkull me M te madhe like Mjalti)Tongue

Kush tha qe beqarët jane pa eksperience njehere? smiley

Gjithsesi, jam dakord me trendafilin kete here. Nje mashkull qe eshte nderkohe i angazhuar emotivisht dhe fizikisht me dike tjeter, s'ke ç'e do. Pse duhet te ndjehesh i plotesuar/stimuluar nga therrimet e te tjereve? Kete nuk e kuptoj e mua personalisht nuk me ka terhequr ndonjehere "gjuajtja" e nje mashkulli te zene. Nuk e shkel nje "terren" qe eshte i dikujt tjeter.

 

Janë më t'mirë t'martumit apo ata qullacët/frikacakë/t'paeksperiencë të beqarve?

 

"There is a theory on this, that has an evolutionary basis. In prehistoric times, for a man to show interest in an already taken woman would be dangerous. He would more than likely have to fight another man to gain partnership with that woman.

However, females probably didn’t have to consider this. They would have left the men to do all the fighting and as such would have had less to lose, by targeting a man who was already taken. The female of the species will always go after the alpha male no matter how many partners he has. A subordinate male on the other hand would not have been able to take an equivalent risk"

Besoj se keni degjuar per matematiken e dashurise Wink

burrë i zgjuar + grua e zgjuar = romancë
burrë i zgjuar + grua idiote = lidhje
burrë idiot + grua e zgjuar = martesë
burrë idiot + grua idiote = shtatezani

 

E vetmja matematike dashurie qe kam pa dhe nigju eshte
1+1 bojn 3 tamam atehere kur s'ta merr mendja.

Sa nga këta te martumit ua di gruja që shkrujnë ke peshku? smiley

 

Ik mer se s'mashtrojne gruan te gjithe si ti. smiley

Po unë jam bu pa gru moj piliveskë. (se nuk i besoj ktij studimit në të vërtetë smiley)

http://www.patkiggins.com/tva/Flashing%20Arrow.gif

i zene ketu.

ka ndonje qe i djeg zemra te vertetoje studimin?

Nuk I kuptoj ca si ty qe pranojne te behen kavje, vetem per te vertetuar nje teori smiley

Ashtu po. Edhe une kam bere lutje per donacion organesh ne rast vdekje aksidentale. smiley

KU JANE PRA, LLAFAZANET DHE MUSHKAT QE S'KA CESHTJE E TEMA QE NUK JAPIN "MEND"?

Sa me nerv e paske marr. Edhe ate propozimin qe bere s'ta merr njeri parasysh se i fute friken...ma ambel ma ambel smiley

Epo s'lane teme pa shitur pordhe e pa shitur mend... edhe ketu po t'i shohesh, s'kane mbetur pa u cjerre, jo.

Po ndoshta nuk duan te dalin si ato femrat e Tropizmes, "pak me te lirshme dhe te pavarura,"

Vetëm llafe kanë femrat ... janë të forta vetëm në teori smiley

Jalla te fshifte ty. Akoma ke fisheke o Cerciz?S'paske lene depo pa thyer ne 97n. Prandaj me flet nga Palermoja ti... Epo s'paska admin qe te llustroka kepucet ty.

Po rri urte mer se s'te kane lene as llafe me thene, aq te mira i ke smiley.  Me kthe pergjigje po ta mbajti se deri neser prema pushim do bejme masandej smiley.

Po prandaj ma kanë kufizuar llogarinë adminat se...  sepse të gjitha femrat më vinin mbrapa mua smiley

Tani, meqë më harxhove edhe fishekun e fundit, bëji kopy-pastë këtij komenti dhe ngushëllohu me të deri nesër në 9PM smiley

Jam e gzuar qe marr pjese ne ngushellimin tuaj smiley.  Ne te tilla rasta te ardhca ene u shtofshin smiley.

PS: U shtofshin per qejf te admineve ene per rehatin tend, se paske vujt shume smiley.

Sus tani. 

 

Monda, aman te keqe, a ke nonje informacion per kte Edrusin, se po me pelqekerka, sepse ky Zotrulesi qenka mesuar me pagese gjith jeten (dhe nuk duhen gje ata qe paguajn nga 99 fisheke smiley )

Ehhh moj moter xhani smiley.

Nuk e lavderoj dot shume se ne mos sonte neser do ma kthej borxhin, ene kush e mban ate pastaj.  Apo s'i qendis.  C'i shef syni, ja shkru dora smiley

Ti Monda edhe pak e po i pergjigjesh pyetjes. Te kom si shpyrt tyna.

La Rosee po i thumboste ata te dy moj... mos po mprihem kot une per kte Edrusin? moj.... po jemi qe jemi, ke nonje mendje ti te dalim bashke ne apo ti proponoj Laroses, se u pa puna, i gjalli me te gjallet, meshkujt me meshkujt, po edhe ne mos ti leme gje mangut te pakten smiley

Te lonshin trute mi sic t'kane lene smiley.  Po kshu tulle ne shesh t'burrave ene Veskes?  Mblidh dhite oj gru smiley.

Veske, help wanted smiley.

Mos permendte kush qe eshte lezbik, se te gjitha behen pas tij...  smiley

epo helbete, kur s'keni gje nga para, nga pas do shekojme t'ju bejme derman smiley

me fantazine nuk ju paskemi keq, zonjushke e dashur.

Po te ngelshim ne doren tuaj, do na kishte marre lumi (prandaj siamo atrezatte, abbiamo di tutto anche per tipi esigenti come te smileysmiley

Ma si! Ecco: "atrezatte" ___"attrezzate"!!! Lo sapevo che facevi finta con parole rapinate.

Po une mbasandaj ti lash dy T nga pas, se nga para nuk te HYJNE (ne pune) tyja

Per zoten or taj, 99 fisheke nga te miat do te te kisha dhene cdo dite.

Nje do e mbaja per vete, vetem sa per te thene se "ate koment qe kam, nuk do e harxhoj me ty"    --> <--

Oh my dear GOD! I'm losing the will to live!

Whaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaat?

Dhe pak dhe do fillosh t'na i kendosh Edit me dajre:

You don't try to hide what you say, anything you do

and I like all the games that you play, everything about you

Nderkohe qe Edi me nje fund gjethesh tundet e shkundet rreth dajres duke belbezuar: oh baby, baby...me jepni dhe ca fisheke se plasa. smileysmiley

PS. Ed, xhan-xhan!

 

 

Po pse s'na jep mend per pyetjen qe bera une njehere? Se kollaj eshte te cicerosh per gjera pa lidhje...

Sonte po i nenshtrohem mendeve mashkullore. smiley

 

Ti sikur ishe i shtruar mer derezi apo i ke hyre rruges te poli-shtrirjes? smiley Ka dale dore kjo dynja! Ca ke qe je i acaruar njehere? Une dhe kisha goxha respekt per ty...paaapaa!

Pse paska dale dore me? Apo se beri nje pyetje qe s'po guxon asnjera t'i beje yzmet?

Ky eshte diskriminim.

Pse, kishe gje me mendjet femerore ti?

Mos kujton se do te ta beje la danza del ventre me mire se une ai moj? Hiqju moj meshkujve e dil me shoqet (as babi nuk te bertet smiley )

zitto tu; si puo parlare co'i animali, non sono mica gente...

??? Ma sei 'mbiraco??? Che cosa avevi intenzione di dire? ( Troppe done stassera per te... povero te, l'hai perso il filo smiley )

mmiiiiiiiiiiiii (nchia) so' le due di notte li da voi... ed ancora co'co'dé-te.

Me kane ndaluar te shkoj me njerez te panjohur qe duan te me genjejne me bonbone(ne kete rast me belly dancing). smiley

Po varet ne cfare bazash perkufizon gjinine ti por ka njerez qe asociojne termin mashkull vetem nje njeri, kurse te tjeret jane thjeshte individe. smiley

 

Piacere, La-Qui-la! (pas ketij prezantimi mund te konsiderohemi si te njohura? megjithse të kishin ndaluar vetëm për të panjohurit smiley

Per mua nuk egziston gjinia.
"mashkulli" im eshte ai qe me jep knaqesi , kenaqesi qe, pa mendjemadhesi, edhe unë  jam ne gjendje t'ja dhuroj cdo femre (e njoh me mire se nje mashkull, apo jo ;P )

Atehere le te jete ky mesimi yt i pare nga kjo njohje: kenaqesia me e madhe jepet ne nivel mendor, intelektual...te tjerat jane derivate! smiley

...dhe tani po shkoj te kerkoj ca kenaqesira te derivuara fizike: gjume! smiley

Nate te mire! smiley

Po do te ta devijoja une si te duash ti fizikun moj zocke, pse na ve limite... integrohu nje cike, mos  na shumzo me zero smiley

Ohhh my dear God!

Piplla, get e room already smiley.

C'paske qene nje dhe ti.  S'guxo robi me t'refuzu, se lulke me lulke bridhke smiley.

Monda, lere se qenka me Zakone ai djale (ose do e kete komshijen me to kto dite... ate portieren 75vjece te pallatit smiley

Edhe ti Oljo kon mare qenke smiley

Oh c'u kenaqem ...

Hajt tani per gjum kalamoja, se keto ka jeta e notes, thomi gjera qe s'i thomi diten smiley

Kumbaya smiley.

Naten e mire Monda! Pafsh enderra ndryshe nga ato te Zotrulesit smiley

Po tashi varet nga kendveshtrimi. I yti qellon te jete drastik (i.e. femer e lirshme dhe e pavarur = donna di facili costumi...) dhe jo i drejte. Gjithsesi varet çfare nenkupton ti me lirshmeri dhe pavaresi...ne kontekstin e artikullit e kam fjalen.

Nëse je i Zënë... duhet ta dish që duhet të Zësh...radhën smiley

Hajt t'i harxhojme ato fisheket e tua. Po ik ore kellire mos me tremb peshqit.

Or bab... jetojmë në kapitalizëm... O METE PËR VEHTE smiley

Po pse veskë, kaq të jetë zhgënjyer nga martesa zotrulesi që të kthejë pllakën nga mua? smiley

 

 mesa shof, fatkeqsisht, ketu su flitka per denim me vdekje alla "snoo snoo".. 

i offered myself to be a martyr in the name of the science... i don't mind to talk futurama... i can be scientifically proven, you know?

Akoma ketu cuna?

Po studimi sikur nuk thoshte gje per te qene "i zene " virtualisht. Boll me komente dhe forca te dalim te shohim ne funksionon ne jete kjo teoria smiley

une sonte do te dal me nje nga komshiet lesbike per t'i bere femrat e tjera xheloze...smiley

M'dëgjo mua, më mirë se të dalësh mendonjë lesbike, dil me ndonjë shok dhe bëni sikur jeni gay... është e garantume që pas 10 minutash do t'ju hidhen pa frikë femrat në krahë... është truk i kolauduar (kam pas një shok si Zotrulusi parara nja 10 vjetësh që e bënim ktë marifet: FUNKSIONON... e provume smiley )

Dhe qe atehere e fshimja e bythes te merr me shume kohe se e dhimja! smiley

e provume

He me te lumte ty!

Une per vete nuk jam gay, jam lesbik.

edrus,

kjo funksionon vetem kur ato jane teper te dehura, atehere nuk ia vlen. Pastaj po te na shohin si gay, zene e na qajne hallet: s'kane te dashur, jane te shendosha, po u iken bukuria, etj. Jo, vallahi sikur s'kam nge te degjoj ore me muhabete te tilla e te mundohem t'i bind qe jane ende te bukura, qe i dashuri i vertete romantik qe kerkojne ekziston, qe nuk jane te shendosha, etj.

Po dal me kete lesbiken qe duket pak me teper femer se tjetra dhe po m'u sulen cupkat te pakten e kam edhe si bodyguard smiley

duket se kjo tema i ka bo meshkujt me pronare te ndihen mo zekzi.. smiley  

ndoshta dhe jemi... pyet gocat ketu po s'besove.

 po ku i keni lene rradhe gocave ju mer smiley  

 

Eh ne te shkretet qe jemi te lidh e kemi gjakun e omel. Na ngjiten si muti mbas kepuces femrat por shyqyr qe ju gjet shpjegimi shkencor se nuk po e merja vesh pse me ngjiten kaq shume smiley

Tani që e more vesh që të qepen më tepër se je i martum, harroje atë punë e gjakut t'omël dhe shko e bëji një dhuratë apo nxirre për darkë jashtë zonjën tënde smiley

Pse m'la mëndja që të harxhoja komentet tek tema e Arbërit? smiley

Mac OS X

personalisht mendoj se gjakun nuk e ke te embel duhet ta kesh like pipi qe ste ndahet muti nga kepuca. Se muti me pipin shkonTongue

iku dhe kjo pune vetem peshq roze ilustrokan ketu,tek kjo tema,

peshqit blu qenkan shume shume te turpshem...

Why are women like buses??

1)Because if you miss the first one, the next one is on its way as long as you stand on the corner with your money....

2)When you want one,you can't get one and when it does come,loads more come ...   smiley

Liqeno, nga keto thenie ka sa te haje dreqi mer lal.  Po ta leme me kaq se s'i dihet ku e sosim smiley.

Women get the last word in every argument.  Anything a man says after that is the beginning of a new argument.

.

well, of course, who can even talk after women talk ... like this. but sometime they just don't ... e lashe e lash  smiley

 

Ah ti, ti qe se nga i germon ca gjera te bukura ne youtube smiley.  In good taste, as always.

Per peshqit e peshkut, nje pershendetje.

A pessimist is a man who thinks all women are bad.  An optimist is a man who hopes they are.

smiley

Një i njohuri im thotë: llafin e fundit me gruan e kam gjithmonë unë: po, e dashur, ke të drejtë.

Një hipotezë tjetër është se meshkujt "e zënë", duke qenë "të zënë", janë dhe pak më të përmbushur se meshkujt " e pazënë", sepse "zënëset", sado ngërthje të jenë, u ofrojnë stabilitet dhe vlerësim.

Edhe une besoj se kjo eshte shume e vertete.

Pastaj se perse kjo permbushje apo siguri shfrytezohet cuditerisht per ta shkaterruar kete lidhje... kjo eshte histori tjeter.

Eh ne te shkretet qe jemi te lidh e kemi gjakun e omel. Na ngjiten si muti mbas kepuces femrat por shyqyr qe ju gjet shpjegimi shkencor se nuk po e merja vesh pse me ngjiten kaq shume Tongue

... por me pas u zgjove nga enderra apo jo?!

Forca, forca! Shpresa vdes e fundit! smiley

hej a bejme nje orgji te gjithe se bashku? virtuale e kam llafin.

 Administrata. Kur te gjeni kohe krefini nja 60% te komenteve ketu se po lejn robt koqen e namit!

Ejjjjjj, o njerez, me kadale njecik se nuk bene njeriu keshtu de.......

sipas nje studimi tjeter qe s'e mbaj mend se ku e lexova, ne US, prej gjashte grupeve te popullsise (3 raca: te bardhe, zezake e hispanike; x gjinite: femer, mashkull), me te shendoshet (obessity) radhiteshin kshtu:

grupi 1, femrat zezake (dicka 37%)

grupi 2, meshkujt zezake, 35% maybe

grupi 3, femrat hispanike (dont remember)

grupi 4, meshkujt hispanike (n/a)

grupi 5, MESHKUJT e bardhe... smth 27%

grupi 6, femrat e bardha (smth 24).

----

per mua kjo ishte interesante. pyetja: eshte kjo ne gjenetike? apo psikologji? I.e. attitude to health and appearance?

123%, hahahaha, si ne kohen e neverit.....hahahaha....po ajo qe don`t remeber....

30%, me te futur. smiley

ishim dje ne plazh... qene nje grup latinosh, si meshkujt, si femrat... ishin skandal... ca lloj deformimesh te papara qe si pata pare perpara. njeres po i kruhej me ne, ne uuuu ca gjoksi... pastaj u cua ne kembe edhe na ktheu bythet... aj aj aj.. michael jackson all over her.

hajt mer mo.

noj dite me mungu ktu e plasin muhabet burra gra.

nejse meqe jemi ketu po ju them thjehste nje dicka qe me pati bere jashtezakonisht shume pershtypje. dalim me nje mikeshen time shtatzene per te blere rroba per bebin e per shtatzanine. nisa te shoh veten ne pasqyre se e dijshem qe femrave shtazene mund ti zere me nur, por une as isha shtatzene as kisha lene shtatzene. me mbyten gocat. te mos guxonte ajo shoqja ime te hynte te provonte ndonje rrobe se ketej behej kerdia. duhej te ikja.

dhe kjo nuk eshte se me ben te bukur, sepse te nesermen me nej grup cunash tu gjujt ne te njejtat qendra tregtare nuk bahej llaf me tu afru kush.

hajt mo.

Boooo sa shume i genjen mendja ca cuna ketu...po jo mor zoterinj, se si ky artikulli ka perdite nga kendveshtrime te ndryshme kjo nuk eshte bibla....pastaj sa ka femra me probleme besimi ne vetvete po kaq ka edhe meshkuj te frustruar qe kane bere kompromise me veten dhe sikur ju pelqen te mendojne se te gjithe po ju shkojne mbrapa. Ne eksperiencen time me njerezit qe njoh, sa here qe krijohet rasti, jane te zenet e te martuarit (gra e burra pa dallim) qe marrin kot kur ju jepet rasti me shume se beqaret qe fundi i fundit nuk i bejne dem njeriu.

p. sh..statistikisht ne gjithe ata qe kerkojne paternity testing per femijet (qe te vertetojne nese femija qe po rrisin dhe qe kujtojne se eshte i tyre eshte vertete biologjikisht i tyre) 30% zbuloje se ne te vertete femijet nuk jane te tyre (do t'a gjej artikullin per gallate nje dite tjeter dhe do t'a postoj)...pra fakti qe pelqehen ata qe jane te zene nuk eshte pune gjinie, njerezit burra ose gra, duan ate qe nuk kane, ose qe e ka tjetri. Ideja eshte qe njerezit - burra dhe gra - per te qene, arrijne te ngrihen mbi keto tendenca dhe te sillen si njerez te moralshem.

Po ishte kendshem te shikosh si personalizohet muhabeti ketu, do duhen mbase nja dhjete leksione modestie qe t'ju zene kembet toke, sikur vajzat t'a merrnin po kaq seriozisht interesin qe ju vjen perdite nga cunat qe nuk lene rast pa ju vardisur, si do i behej valle?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).