Epshi, dashuria dhe seksi

Le ta themi troç: njerëzve u pëlqen seksi. Në mos të vetmit, ne jemi nga të paktët anëtarë të mbretërisë shtazore, që e bëjmë seksin më shumë për kënaqësi, se sa për riprodhim.

Kënaqësia seksuale, kjo veçori e jona për seksin, na ka bërë të sillemi më nazelinj në marrëdhëniet seksuale. Në vend që t'ia kërcejmë një femre, thjesht sepse ajo është në ashk (oestrus), siç bëjnë të gjitha kafshët, ne zgjedhim shumë kur vjen puna për partnerin e shtratit. Vetëm kur kemi pirë alkool e drogë dhe mendja e ka humbur kontrollin, ne bëhemi më pak zgjedhës.

Për ne është e qartë, përpara se të bëhemi intimë me seksin tjetër, partneri duhet të jetë tërheqës fizikisht dhe emocionalisht.
Këto i dinë të gjithë. Por, qëllimi im në këtë shkrim është të diskutoj, shkurtimisht, për të gjithë ato elementë të fuqishëm që ndikojnë në tërheqjen seksuale të njerëzve.

Për ato elementë, që nuk duan t'ia dinë as për vetëkontrollin e personave më të arsyeshëm.
Kujtoni gjithë ato hormone, të cilat i kam përmendur shpesh. Janë ato që e bëjnë të papërmbajtur dëshirën tonë seksuale.

Ato janë përgjegjëse për ndjenjat epshore që na zgjohen kur kryqëzohemi rrugëve me vajzat gjysmë lakuriqe, kur shkojmë pub-eve dhe kafeneve, madje, edhe atëherë, kur bosja 'seksi' vjen të kontrollojë punën që kemi bërë. Por edhe pse na zgjohen ndjenjat epshore, ne nuk turremi mbi to. Pse? Sepse është truri ynë që na dallon prej kafshëve, në mos të gjithëve, shumicën prej nesh.

Rregullat e shoqërisë, mjedisi në të cilin jemi rritur, frika që kemi prej sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, si dhe shumë sfida të tjera jetësore na kanë aftësuar që ta mposhtim, atëherë kur duhet, kërkesën natyrale për marrëdhënie seksuale.

Madje, edhe kur ajo është shumë urgjente. Tamam, në këtë pikë, ne dallojmë nga kafshët e tjera. Janë ritualet njerëzore të takimeve dhe bashkimeve, ato që u japin marrëdhënieve tona seksuale atë që do ta quaja, aspektin e tyre human.

Çfarë është epshi
Epshi është dëshirë kimike, hormonale dhe emocionale për të bërë seks. Në zemër të të gjithë këtij procesi kompleks është hormoni testosteron. Testosteroni, siç e dini, është hormoni kryesor mashkullor.

Ai nxit dëshirën për seks (libidon) tek burri dhe e shëtit atë drejt orgazmës. Profesoresha Tereza Krenshau, thotë: "Testosteroni është Marlon Brando - seksual, sensual, tërheqës, ezmer dhe i rrezikshëm".

Është testosteroni që na nxit ta ndjekim, ta fillojmë dhe ta dominojmë seksin. Burrat, siç e dini, kanë 20 deri 40 herë më shumë testosteron nga sa kanë gratë. Pikërisht, kjo është arsyeja që instinkti seksual i burrave ndryshon nga instinkti seksual i grave.

Si bëhet një djalë ose një burrë epshor? Fillimisht, duhet një fantazi seksuale që të zgjojë dëshirën për seks dhe të nxitë hormonet të shpërthejnë. Djali dëshiron të arrijë një orgazmë dhe kërkon të gjejë një partnere, që të bashkëpunojë me të për të arritur orgazmën. Kjo do të thotë se ai, në fund të fundit, kujdeset vetëm për veten. Epshi është egoist.

 

Çfarë është dashuria?

Dashuria, ashtu si edhe epshi, drejtohet nga hormonet. Përzierja e serotoninës, testosteronit, dopaminës, endorfinave dhe e lëndëve të tjerave kimike që qarkullojnë në trup e në tru në një kohë të dhënë, përcaktojnë përgjigjet fizike dhe emocionale të personit. Disa hormone nxisin, të tjerat frenojnë. Ato prekin ndijimet, mendimet dhe sjelljet tona.

Hormonet, secili me kontributin e tij, vijnë në shtrat bashkë me ne. Çdo kimikat që rishfaqet, shton diçka të re në marrëdhënie.
Mënyra se si veprojnë hormonet në dashuri, pavarësisht punimeve të Helen Fisherit e të tjerëve, është akoma një mister.

Pse ndodh që një person special na bën vetëm një gjest dhe ne shkrihemi në një shpërthim përvëlues emocionesh dhe eksitimi të përgjithshëm? Pse logjika dhe arsyeja davariten si mjegulla dhe nuk mendojmë dot asgjë tjetër?

Siç shihet, dashuria na bëhet si atmosfera. Ne e thithim atë kudo ku jemi. Përpiqemi ta shpjegojmë këtë gjendje duke kërkuar fakte, por më kot. Me sa duket, mendja jonë përpiqet t'i japë kuptim asaj që nuk kuptohet.

Niveli i lartë i testosteronit tek burrat, bën që epshi të jetë forca e tyre drejtuese. Ndërsa tek gratë, të cilat kanë sasi shumë më të vogla testosteroni, ndodh ndryshe. Ato priren të kërkojnë të parën dashurinë jo epshin.

Profesoresha Patti Britton, thotë: "Gratë janë rritur të mendojnë për dashurinë dhe seksin, pa e ndarë njërën nga tjetra. Burrat janë inkurajuar të ndjekin instinktet e tyre." Natyra, siç e shihni, luan mirë me forcat e saj!
Në marrëdhëniet burrë-grua, përgjithësisht, ekziston një dikotomi e qartë. Burrat identifikohen me epshin, thjesht, me dëshirën e tyre seksuale.

Kjo dëshirë nuk ka të bëjë me identitetin e personit. Shtysa e tyre është: "unë dua të bëj seks tani". Gratë, krejt ndryshe, identifikohen me dashurinë. Ato, përgjithësisht, kanë ndjenja të forta për lidhje më të thella me një person tjetër.

Shumica e burrave thonë: "Është seksi i mirë që na shpie drejt marrëdhënieve të mira të dashurisë". Shumica e grave thonë: "Janë marrëdhëniet e mira dhe dashuria që na çon tek seksi i mirë."

Seksologët, këtë të vërtetë e përmbledhin në këtë mënyrë: "Gratë, fillimisht dashurojnë pastaj shkojnë tek seksi, ndërsa, burrat, seksi i çon tek dashuria". Një medalje me dy anë të ndryshme, që mbahen të lidhura nga përpjekjet e përbashkëta e të mundimshme, të burrave dhe të grave.

Burrat, shpesh, ndjehen fajtorë për preokupimin e madh që kanë për seksin, ndërkohë që gratë e rëndojnë edhe më shumë këtë faj të burrave. Ato thonë: "Burri është shok i qenit",

"Burrat vetëm një gjë kanë në mendjen e tyre". Këtu ato nuk kanë të drejtë. Burrat, në të vërtetë, kanë dy gjëra në mendjen e tyre, njëra prej tyre është futbolli"!
Por, le t'i lëmë shakatë. Po qe se burrat mendojnë për seksin gjatë gjithë kohës, kjo është krejt normale.

Sipas një raporti të institutit Kinsey mbi seksualitetin, burrat midis moshës 15 dhe 50 vjeç, mendojnë për seksin çdo 5 ose 10 minuta. Lidhur me këtë, seksologu Kasteleman thotë: "Kjo mund të mos jetë e admirueshme, por është normale dhe jo patologjike".

Duke fituar më shumë eksperiencë jetësore, ne mësojmë t'i kontrollojmë, ose t'i civilizojmë ndjenjat tona të epshit. Ne nuk mund të rendim pas gjithkujt që na tërheq. Zgjedhjet seksuale ne i bëjmë me zemër dhe me mendje, edhe atëherë kur vetia na bërtet me zë të lartë.

Për shkencëtarët, është akoma mister, arsyeja pse ne tërhiqemi nga objektet e epshit dhe nga njerëz që nuk i njohim. Sociologia Alman, e përfytyron në këtë mënyrë këtë situatë: "Është një panteon plot me zota dhe perëndesha, ku secili luan me një tjetër dhe observon çfarë ndodh".

 

Pavarësisht çfarë thonë shkencëtarët, e vërteta është se kur godet epshi, ai godet aq fort dhe në mënyrë aq të papërshtatshme, sa që gjithmonë mbetet një gjë e çuditshme.


 


 

19 Komente

Për shkencëtarët, është akoma mister, arsyeja pse ne tërhiqemi nga objektet e epshit dhe nga njerëz që nuk i njohim.

Nuk eshte dhe aq mister. Eshte thjesht ceshtje evolucioni. Studimet gjithnje dhe me shume arrijne ne kete perfundim, teori per te cilin eshte filozofuar shekuj me pare. P.sh. e din ti Adem qe kur femrat jane ne ditet me 'pjellore' te muajit ato duken dhe me atraktive, dmth qe pamja e tyre fizike (e fytyres, lekures) ndryshon disi, gjithashtu dhe toni i zerit te tyre?  smiley

Nje dite e tille do jete dhe per PPU, se paska shume tema seksuale sot. smiley

Peshku eshte mashkullore mer gjib smiley Ti a terhiqesh nga peshku kshu a? smiley

Peshku eshte mashkullor, ndersa keneta eshte femerore. Po kot qe ta shpjegoj ty kungull se je ala i pakrym. smiley

Leni mer Demo shkenctaret tina ene ja ktu i her' ta nrejme goten bashk se qeke dora jon' me at paragrafn' e funit...

Na mulun me turp na mulun,kjo sbohet ajo qetra s'bohet ,cari t'bojm ne a t'punojm vetem a si...

Na u ngatrrun shkenctaret neper shalt e grave ene po na ik burrnia ke muri avllise...voto per Sal ene ai tmyt m'shal..e hongert dreqi e hongert, na bon me hardatak na bon. Tuj e pas objektin n'dor mos e prek thote po shife ke dixhitali...

Doktor Ademi eshte i nolt fare, del e bo njat emisionin Linja Roze te njuz istekatra. E morin ne tel i her njona dhe i thote: "Doktor Ademi, desha te di, a mbetesh shtatzane nga seksi oral??" Dhe Doktori qe ia pret meiher: "Jo jo, te befte mire, mos ki merak" smiley

Sa mire e paskan prure kete artikull te doktor Ademit sot ketu tek peshku. Se kishit shume nevoje per seks sot. TongueKeni gjithe diten qe komentoni per Erlen dhe Armelen, keni djersite shume apo nuk ishte edhe vape sot. U befshin mire keshillat e doktorit. Mos harroni ti zbatoni ne praktike se teorine e di qe e qaniBig Grin

Doktor eshte ky?????

Në mos të vetmit, ne jemi nga të paktët anëtarë të mbretërisë shtazore, që e bëjmë seksin më shumë për kënaqësi, se sa për riprodhim.

Jo or doktor per kenaqesi e bejne edhe kafshet Kenaqesia eshte kurthi per te bere ripordhimin Ndryshe kafshet ( perfshi edhe njeriun) zhduken.  Evolucioni ka krijuar kenaqesi tek kafshet qe te bejne seks (jo ta bejne sikur bejne detyrat e shtepise) ndryshe asnje kafshe nuk do te bente seks

Kënaqësia seksuale, kjo veçori e jona për seksin, na ka bërë të sillemi më nazelinj në marrëdhëniet seksuale. Në vend që t'ia kërcejmë një femre, thjesht sepse ajo është në ashk (oestrus), siç bëjnë të gjitha kafshët, ne zgjedhim shumë kur vjen puna për partnerin e shtratit. Vetëm kur kemi pirë alkool e drogë dhe mendja e ka humbur kontrollin, ne bëhemi më pak zgjedhës.

O doktor ke pare ndonjehere si mbarshtrohen kuajt? Kur nje kali te ri mashkull te ri i sjell nje pele te plakur per te krijuar kryqesim racash,kalit nuk i ngrihet. Ne kete rast veterineret apo ata qe meren me kryqezimin e racave Sjellin nje pele e re dhe kur kalit i ngrihet heqin pelen e re dhe sjellin perseri plaken duke e ndihmuar kalin tja fuse peles.

Me falni per fjalorin Por keto jane fakte qe doktori i ri per arsye filozofike ( qe besoj i ka shtjelluar me tej. Une vete nuk e lexova shkrimin pas ketyre rjeshtave)  ka krijuar fakte te paqena per te dale tek ideja qe do ai. Dorktor mashtrues do te thoja une.

Jam dakord me ASHes. Me vjen mire qe gjendet pak hapsire (shume rralle aman) per te folur edhe per gjera me te vertete te verteta qe vertieten rreth libidos. Seksi, epshi, dashuria jane jeta, rreth ketyre mund te sillej edhe intelekti edhe poezia e shpirtit. Shpenzojme teper kohe duke nuhatur breket e politikaneve, marrim poza serioze qesharake neper tema gjoja intelektuale.

Respekte Dr. Harxhi.

Tule, ti thua që je dakord me mua, por...

Unë humbas

Ti humbet

Ai/ajo humbet

Ne humbasim

Ju humbisni

Ata na gjejnë

Ky shkrim pas nje skip-reading oblik them se duhet te jete frymezuar nder te tjera edhe nga vepra "mbi krenarine nacionale te ruseve" nga V. Ilich Uljanov Lenin

Shof tokon qe i eshte drejtu daj demit me fjalet "doktori i ri". o toko, daktorr demi ka nja 40 vjet daktorr, plus ne nja 30 vjet beqar. e megjithate, me gjith moshen, kryt nuk i ul, shkon ballelarte neper tirane. eshte figure fare, ka mor persiper nje rol fisnik emancipus. jam i sigurt qe po te mos ishte daktor demi sot do vijonin te mendonin qe mbetesh shtatzane me seks oral nje pjese e modhe. daktor demi eshte i nolt, se i bind grate qe cfaredolloj gjeje qe propozojne burrat, duhet me u provu i her, pastaj te vendoset eshte keq apo eshte mire...

Te vetmen gje qe me kujtojne keto temat e Harxhit eshte nje individ qe njohem i cili ne vend qe te thoshte libido, thoshte libidos.

nese doni artikuj te tjere te Dr Adem Harxhit shkoni te faqja e tij www.seksologu.com eshte shume interesante, dhe per cdo pyetje qe ke doktori kthen pergjigje dhe te zgjidh pune.

Shyqyr Sindi qe riktheve keto temat, se meqe greva mbaroi duhet te kujtohen peshqit te rimarrin aktivitetet e pezulluara prej...e zeme 20 ditesh smiley

Duhet ti rimarrin dhe vrullshem bile smiley

Në mos të vetmit, ne jemi nga të paktët anëtarë të mbretërisë shtazore, që e bëjmë seksin më shumë për kënaqësi, se sa për riprodhim."

Une gjithmone kam menduar qe bota e gjalle ka tre grupe kryesore: njerëzore, shtazore (kafsherore) dhe bimore!

Qe kur ne njerezit qenkemi pjese e mbreterise kafsherore? Apo e kam gabim une!  smiley

A eshte e vertete kjo qe lexova apo ja fusin kot ..smileyPse femrat beqare ndizen pas meshkujve të martuar?Mes një mashkulli të lirë dhe tërheqës dhe atij të martuar, disa femra do ta bëni zgjedhjen e dytë. E për një gjë të tillë, ato kanë arsyet e veta, të tjerët pyesin, pse?

Se meshkujt e martuar janë më tërheqës për femrat beqare, kanë treguar hulumtime të ndryshme, ndërsa si arsye është fakti se pasi tashmë është i martuar, do të thotë se në pyetje është një mashkull që edhe femrat e tjera e dëshirojnë dhe posedon shumë vlera, pasi tjetra tashmë e ka ‘grabitur’. Le të jetë si të jetë, nuk është në pyetje vetëm të qenit tërheqës, marrë parasysh numrin e madh të meshkujve të lirë dhe tërheqës. Ja disa prej arsyeve.

Sfida

Për disa femra është sfidë e vërtetë pushtimi i një mashkulli të zënë, i cili shkaku i tyre do të braktiste gruan dhe fëmijët dhe që do të shkelte betimet e martesës.

Meshkujt e martuar janë më ‘burra’

Vetë fakti se një femër ka vendosur që të lidhë kurorë me një mashkull, tregon shumë për atë mashkull. Femrave të lira u intereson ta dinë se për çfarë mashkulli bëhet fjalë këtu dhe vendosin ta ‘hulumtojnë’. Në krahasim me meshkujt e vetmuar, meshkujt e martuar janë më intim. Për faktin se janë të martuar disa femrave u mjafton se ata meshkuj janë të aftë në dashuri, vëmendje, intimitet që për to mjafton t’i dëshirojnë.

Tashmë ai është i martuar, e ajo nuk dëshiron martesë

Kjo arsye është më e thjeshtë, tërhiqen nga meshkujt e martuar ngase nuk duan martesë dhe obligime të ngjashme. Për disa femra kjo do të thotë se do të kenë një mashkull pjesë-pjesë, ngase ai duhet t’u kthehet gruas dhe fëmijëve. Këto momente tinëzare për to janë shumë të bukura.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).