Ëndrra e papërballueshme

Nga Albin Kurti

Për Jacques Lacanin thuhet të jetë psikanalisti më i madh në mesin e filozofëve dhe filozofi më i madh në mesin e psikanalistëve. Lacani na mëson që ëndrrat janë më të papërballueshme sesa realiteti. Se nuk janë ëndrrat zëvendësim për realitetin por realiteti është zëvendësim për ëndrrat. Ata që s’i durojnë ëndrrat e pranojnë realitetin. Njeriu nuk e sheh në ëndërr atë që s’e bën dot në realitet, por e bën në realitet atë që s’do ta shohë (as) në ëndërr.

A nuk është ky shpjegim i vlefshëm për Jakup Krasniqin dhe Hashim Thaçin, për këta dy ish veprimtarë të shquar të çështjes kombëtare? A nuk ishte pikërisht braktisja e ëndrrës kushti dhe mundësia për transformimin radikal të tyre? Është kollaj të thuhet se këta dy gjithmonë kanë qenë të këtillë – lakmitarë për karrige e tenderë. Se dallimi i vetëm është që dikur nuk i kemi njohur siç i njohim tani. Mirëpo, një thjeshtim i tillë përjashtues nuk më duket as i drejtë e as i saktë. Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi për shumë vjet para luftës kanë qenë veprimtarë të devotshëm për liri e barazi, kundër shtypjes së shqiptarëve dhe eksploatimit të pasurive natyrore të Kosovës. Dy brezat e veprimtarëve ilegalë që këta u përkasin, gjithsesi kanë pasur ëndërr. Më parë se ta rizbulojmë të kaluarën e tyre si një të tashme të kamufluar, besoj që çdonjëri prej këtyre dyve e ka një moment në jetë, ose ndoshta një fazë në jetë, kur ëndrra i është bërë e padurueshme, kur janë zgjuar e kthyer në realitet, për ta përqafuar realitetin e për t’iu nënshtruar atij. Por, identifikimi i këtij momenti është i rëndësisë së dorës së dytë dhe nuk është objekt i analizës së këtij shkrimi.

Pra, jo veçantia e momentit të transformimit që mund të jetë edhe tërësisht subjektiv, por qenia e transformimit të Krasniqit dhe Thaçit reflekton te përmasa politike e institucioneve të Kosovës. Prej patriotëve që u pengonte aq shumë flamuri i Azem Vllasit me yllin e zhvendosur anash dhe ai i Ibrahim Rugovës me laramaninë e tij, Jakup Krasniqi dhe Hashim Thaçi u bënë promotorë të flamurit të Kosovës që është larg atij kombëtar shqiptar si asnjë tjetër. Prej kundërshtarëve të kapitalizmit (sado i butë të ishte ai) kaluan në agjentë të kapitalizmit (të egër). Këta dy veprimtarë që tradicionalisht i ka karakterizuar padëgjueshmëria, sot, si arsyetim kryesor për (mos)veprimet e tyre, pëshpërisin se ashtu u paskan thënë ndërkombëtarët (sic.).
Në kohën e veprimtarisë së tyre ilegale, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi do ta luftonin këdo që do të angazhohej për copëtimin e territorit apo privatizimin e ndërmarrjeve në Kosovë. Pas tri, përkatësisht dy dekadave, mu ata i udhëhoqën këto dy procese. Decentralizimi u pat bërë projekt i Kosovës në korrik të vitit 2004 përmes eufemizmit “reforma e pushtetit lokal”, të inicuar nga Jakup Krasniqi, atëbotë ministër, dhe rusi Petr Ivantsov, në emër të UNMIK-ut. Ndërkaq, privatizimi i kanalizuar në kohën e Qeverisë së Bajram Rexhepit po rrumbullakoset tash me Hashim Thaçin i cili do t’i shesë gjigantët ekonomikë të Kosovës sepse... ashtu i kanë thënë miqtë (e tij) ndërkombëtarë, apo jo?

Nga një situatë në të cilën ishin të gatshëm edhe të armiqësoheshin me faktorët ndërkombëtarë për atë që besonin se është interes i vendit, kaluan në një situatë ku e gjithë bashkësia ndërkombëtare është doemos mike. Kur e patën pyetur Hashim Thaçin se çfarë mendon për qëndrimin e Rusisë ndaj Kosovës, ai tha që beson se edhe Rusia së shpejti do të jetë konstruktive. Thjesht, nuk guxonte që Rusinë ta quante me emrin me të cilin ajo tashmë e quante veten karshi Kosovës dhe shqiptarëve. Ndërkohë, Jakup Krasniqi i përshkruante veprimet armiqësore të Serbisë me deklaratën: “Serbia eksporton pasiguri!” Ai po e kombinonte gjuhën tregtare (jo vetëm të tregut) me shprehjen që ndërkombëtarët duan ta dëgjojnë më së shumti: (pa)sigurinë. Zaten, duke vazhduar në linjën e Rugovës, këta edhe pavarësinë e kërkuan dhe e shpallën duke thënë që ajo iu konvenon sidomos ndërkombëtarëve. Paqja dhe stabiliteti në rajon, thoshin. Jo liria jonë. Rrethana e volitshme për të tjerët, jo vullneti ynë.

Jakup Krasniqi, si kryetar i Kuvendit të Kosovës e në seancat e tij, mbase ndjehet në vetveten e tij nga pak si Enver Hoxha në Kongresin e Partisë së Punës. Vetëm se ideologët prijës të tij dikur, Mehmet Hajrizi e Hydajet Hyseni, tash janë bërë asistentë të tij. Thuajse na doli që ideologjia na paska qenë e gabuar dhe ata që ishin mendimtarë e kishin gabim, prandaj dalin në role dytësore, kurse ata që ishin veprimtarë tash mund të udhëheqin, madje me pasionin e vjetër. Në fakt, pikërisht kjo po ndodh. Pasioni marksist-leninist ende i pashuar i Jakup Krasniqit është vënë në funksion të projekteve imperialiste. Nuk është Jakup Krasniqi një enverist që maskohet si liberal-demokrat, por ai është një neoliberal i devotshëm, ashtu siç e ka rolin politik e shoqëror, me ç’rast enverizmi i shërben vetëm si maskë. Bile, pa këtë enverizmin i cili ia jep gjallërinë e dikurshme veçse tash për projektin e ri e të kundërt (imperializmin), ai s’do të ishte i përdorshëm për tinizmin (Tina Kaidanow, e dini, kjo që shkoi por e la pas hijen e saj). Enverizmi i sinqertë i Jakup Krasniqit është, me shprehjet e Jacques Lacanit, mbështetje fantazmatike e aktualitetit neoliberal të tij. Tinës i nevojitej enverizmi i Jakup Krasniqit. Enverizimi shpirtëror i Jakupit është mbulesë për rolin e tij politik si shërbëtor i imperialistëve. Rreptësia enveriste e Jakupit nga lartësia e kreut të kuvendit është shumë e nevojshme për imperializmin dhe regjimin neokolonial i cili po forcohet në emër të demokracisë liberale. Jakup Krasniqi është veprimtari i vjetër që i dëgjon mendimtarët e ri, ideologët e rinj. Jo më Mehmet Hajrizin që e ka punësuar si sekretar, por Tina Kaidanowin. Para tridhjetë vjetëve, Jakup Krasniqi kishte dy pasione të mëdha: pasionin për të vërtetën shkencore të socializmit dhe pasionin për ballafaqim, pasionin për betejë përgjatë praktikës revolucionare. Pasionin e dytë, ca të shtrembëruar, ia ushqejnë edhe më tutje ndërsa pasionit të parë ia kanë ruajtur strukturën formale duke ia zëvendësuar përmbajtjen: të vërtetën shkencore të socializmit ia kanë shkëmbyer për të vërtetën (jo më pak shkencore mendojnë ata) të tregut të lirë. Në vend të Marksit e Engelsit, Jakupi tash i ka Adam Smithin e Milton Friedmanin, kurse në vend të Leninit - Reaganin. Një numër të madh të enveristëve brenda PDK-së, që janë anëtarë të thjeshtë pa interesa ekonomike a financiare, i mban aty ku janë mu ky moskuptim i maskës enveriste të Jakupit.

Në anën tjetër, Hashim Thaçi, praktikisht, megjithatë është më reaksionar. Ai nuk mund të marrë post më të lartë se sa atë që ka, pra postin e kryeministrit, ndërkaq Jakup Krasniqi teorikisht mund të bëhet edhe kryetar i shtetit. Te Hashim Thaçi nuk mund të llogarisim, meqë ai nuk mund të dëshirojë të ndërrojë çkadoqoftë – përparimi i tij është veçse kohëzgjatja e së njëjtës. Ndryshe nga ai, Jakup Krasniqi, për t’u ngjitur edhe një hap më lart, do të mund ta trazonte rregullin e gjërave siç janë tash. Dhe, teksa ai ndjek qëllime vetjake, ndoshta do të mund të vinte në shprehje dinakëria e mendjes (List der Vernunft) sipas Hegelit, ku veprimi i secilit është shërbim i pavetëdijshëm ndaj një diçkaje më të madhe se qëllimet e tyre subjektive, me ç'rast do të përfitonte diçka edhe Kosova.
Hashim Thaçi, siç e dimë, vjen nga gjenerata tjetër, përkohësisht e ndarë nga ajo e Jakup Krasniqit në fillim të ’90-tave për shkak të LDK-së, por e ribashkuar me të në fund të ’90-tave në UÇK. Ndoshta shumëzimi me minus një (-1) i Jakup Krasniqit, atëherë kur kaloi prej marksist-leninistit në liberal-pacifist, i hapi rrugë një shumëzimi të tillë edhe për Hashim Thaçin? Ndoshta mospërballimi i ëndrrës ka formën e një paniku që i kaplon udhëtarët kur u thonë që anija po fundoset? Ndoshta. Sido që të jetë, Hashim Thaçi nuk ka hyrë vetëm në historinë e popullit tonë. Hashim Thaçi do të mësohet edhe në historinë e popujve të tjerë. Ose, do të arrijë të bëhet kapitull i veçantë edhe te shkencat politike. Aty, një ditë, do të mësohet se si ai është një shembull që nuk duhet ndjekur. Sepse, ai tashmë është shndërruar në një model të përdorshëm të politikave imperialiste të cilat çlirimtarëve nëpër botë u ofrojnë ta ndjekin rrugën e Hashim Thaçit. Se rruga për në çlirim kalon nëpër nënshtrim. Se e vetmja liri e mundshme në shekullin XXI është ndërrimi i sundimtarit e okupatorit. Se duhet hequr uniforma ushtarake dhe duhen dorëzuar armët për t’u zhytur në kostume firmato e për t’u lidhur me kollare. Shembulli i Hashim Thaçit do të përdoren për të keq kundër popujve të tjerë të shtypur që luftojnë për çlirim dhe drejtësi. Popuj të tërë do t’ia shohin sherrin Hashimit tonë. Ai është adut fenomenal i imperialistëve: për një metamorfozë të këtillë zakonisht atyre u duhej pritur për ndërrim gjeneratash të tëra, kurse te Hashim Thaçi ndryshimin eklatant e kanë të kondensuar brenda disa viteve të jetës së një njeriu të vetëm dhe atë jo të çfarëdo njeriu! Çka tjetër më shumë mund të dëshirojnë ata? Në këtë kuptim, Kosova njëmend është vend ‘sui generis’: shembull avantgard që do të përdoret kundër popujve të tjerë, udhëheqësit e të cilëve i vazhdojnë luftërat nacional-çlirimtare dhe e përballojnë ëndrrën duke mos u rrëzuar në realitet.

Në përgjithësi, politikani në Kosovë nuk shitet pasi që të bëhet kryeministër, ministër a kryetar kuvendi, por para se të bëhet i tillë. Madje, pikërisht asisoj ai ngjitet në atë post – duke u shitur, më saktësisht, pasi që të shitet. Ama politikani i profilit të lartë si puna e Jakup Krasniqit apo Hashim Thaçit, shitet edhe më herët se kaq, shitet në momentin kur s’e përballon më ëndrrën e vet. Ndoshta mu në atë moment ata janë bërë realizim i ëndrrës... së dikujt tjetër?! Gilles Deleuze thoshte që nuk ka gjë më të tmerrshme se sa të përfundosh i mbyllur në ëndrrën e tjetërkujt.

Sidoqoftë, nga ky mospërballim i ëndrrës, në vend të çlirimit (me ‘ç’ si ‘çekani&rsquosmiley fituam shlirimin (me ‘sh’ si ‘shërbëtori&rsquosmiley. Ëndrrat mbase ishin të padurueshme për ëndërrimtarët porse këta tash patjetër do të bëhen gjithnjë e më të padurueshëm për qytetarët. Çlirimi sot e ka kuptimin edhe të çlirimit nga shlirimtarët. Kosova dhe shqiptarët nuk mund të ecin cilësisht përpara pa ëndërrimtarë të rinj në këtë shekull të ri.
 

34 Komente

Kosova dhe shqiptarët nuk mund të ecin cilësisht përpara pa ëndërrimtarë të rinj në këtë shekull të ri.

 

Ia the, po kujt ia the...!

Puh, me enderrimtare e nisem 20 vite me pare dhe shiko sa bukur jemi duke ecur. Enderrimtaret duhen "hedhur nga dritarja" nje ore e me pare per ti hapur vendin njerezve me kembe ne toke e me plane ne mendje.

me trego njerin nga keta qe ke qe nuk eshte me kembe ne toke dhe me plane ne mendje, dhe une do e qep gojen. dhe lexoji shkrimet para se te besh "puh"

Pergjigja s'ishte per shkrimin por ne vijim te asaj qe kishe theksuar per enderrimtaret. S'kam nevoje te te cilesoj enderrimtare Shqiptare se po e vuaj "enderren" 20 vjecare "e duam Shqiperine si gjithe Europa" te atyre qe ngaqe s'kishin pare ndonjehere Europen e ngaterruan me Afriken (si shkalle zhvillimi, jo vendndodhje gjeografike).

Per ta vazhduar ne linjen e shkrimit; mund te hipotezoj fare lehte qe gjendja e tanishme e Kosoves (dhe e Shqiperise) eshte thjesht perballja e "enderrimtareve" pa plane me realitetin qe s'do kurrsesi t'ja dije per "enderrat".

 

ore cfare enderrimtaresh po thuaj ti? e duam shqiperine si gjithe evropa ishte parrulle mitingu, s ishte enderr. mos hajde te me thuash tani qe dhe "duam paret tona" ishte enderr, apo "o sali o legen prite meten se po vjen" ishte enderr.

I perjetoke mitingjet si enderrime masive

Qe te bejme nje diskutim me te qete, po te jap nje ndihme per kuptimin e metafores qe ti refuzon ta kuptosh, diskutohet per "enderrimtare" ne politike, pra per njerez vizionare, jo per njerez qae hypin ne kolltuk e flene. Dhe askush nga politikanet tane, apo shqiptare te kosoves, nuk ka qene vizionar gjate kohes qe ka qene politikan (se me pare ndoshta dhe kane qene). Perkundrazi kane qene me kembe ne toke, kane menaxhuar te sotmen, kane analizuar situatat, mundesite etj etj, dhe i jane dorezuar pamundesive, korrupsionit, stanjacionit, pikerisht sepse kane qendruar "me kembe ne toke". Keshtu e shfajesojne veten te gjithe, duke thene "s'bejme dot ndryshe".

Mitingjet jane ne njefare mase "enderrime masive" Sol, jane enderra te atyre qe japin voten dhe rrjedhimisht pushtetin nje personi apo nje grupi qe premton me teper. Problemi vjen kur mitingje mbushen me turma qe vetem "enderrojne" dhe nuk llogjikojne dhe votebesojne njerez qe jane ose naive per aftesite e tyre, ose thjesht shfrytezues.

Ndersa metafora qe ti jep eshte e pakuptimte dhe utopike. Nuk behet dot njeri "politikan" duke qene vetem "enderrimtar", jo vetem ne Shqiperi e Kosove por edhe ne vende me te perparuara se ne. Llogariberja eshte pjese e domosdoshme e politikanit, problemi lind kur ka vetem llogariberje pa parime, pa rregulla, pa kufi.

O llukano, ke dale pa dashje me pseudonimin nr2 smiley

shiko, te ta zberthej dhe nje here, e para, "enderrimtaret" ne kete shkrim, dhe ne shumicen e metafores politike, jane njerezit vizionare, te llojit te atyre qe e kane cuar perpara rroten e historise kah zhvillimi.

E dyta, mitingjet jane orgji me teper se endrra, dhe jane momente sugjestionimi masiv te mases nga lideri, apo autousgjestionimi. Nuk behet fjale per vizione neper mitingje, po per eufemi e per jerm (qe t'i rrime metafores).

Llogariberja, qe thua ti, ndodh gjithsesi e gjithmone, perndryshe nuk ia del te jesh ne politike, e jo me te rrish aty. Ceshtja eshte "llogariberje per cfare?"

Sepse shumica e politikaneve, per te mos thene te gjithe, politiken e shohin si fushe veprimi qe i afron me pushtetin. Pushteti eshte qellimi primar e final, dhe gjithcka vertitet rreth tij. Nderkohe duhet te qe ndryshe. Pushteti duhet synuar si mjet per te realizuar qellime te tjera. Keto te tjerat, qellime apo objektiva, jane ato qe mungojne. Ketyre metafora u vesh fjalen "vizion", "ideal" apo "enderr".

O Sol,

Boll e zbertheve mer se e bere fije fije smiley

Ti po kerkon nje perzierje "enderrimtari-llogariberesi"

Une po kerkoj nje perzierje "parimori-llogariberesi".

Nuk jane shume larg por s'jane te njejtat keshtu qe po e le me kaq se s'ta ndryshoj dot mendjen smiley

Ll.

P.S. Je per dreke?

e zbertheva qe ta pertypesh me lehte, meqe sapo po te dalin kicat smiley

s'jam dot per dreke sot, se kam ca ndodhi familjare, po nga java me gjithe qejf.

PS. Jam tu fol me Mr. Hyde, apo me Dr. Jekyll?

Mire e leme nga java.

P.S. Ca kicash, po perforcoja catallet keto ditet e kaluara duke lexuar Friedman smiley

Do u boke me leke me nje llaf...Ciles prone publike ia ke vene syrin qe ta privatizosh per 1 euro, ne emer te liberalizmes friedmaniane?

Kam ca miq andej nga berati, si thua sikur ta privatizojme spitalin rajonal per shume pak leke, ta kthejme ne fabrike kepucesh te lidhme me kliente jashte shtetit qe ta kemi shitjen e sigurt? Eshte biznes me fitim te madh

"Privatizimi sipas Friedman" s'mund te ekzistoje ne Shqiperi sepse "shteti sipas Friedman" nuk ekziston ne Shqiperi. Mundesia e privatizimeve qe thua ti eshte zero smiley

I dashur LlT, shteti qe do Friedmani eshte nje lloj Katrine qe vjen verdalle me shpejtesi te madhe, ose ndonje TsuNami qe te nxjerr namin e zi. Shume i ngjashem me ate qe ke ketu. Problemi eshte se ti nuk mberrin do te jesh friedmanian i mire, sepse thelle thelle ende ke pak ndergjegjje, per te cilen ore e cast mallkon vetveten smiley

Uff, aman mos me cito Naomi Klein dhe "disaster capitalism" te saj smiley

s'te kam cituar asnje gje faktikisht, se nuk kam perdorur askerkund thonjeza. dhe gjithsesi, nese ke qejf te te citojne friedmanin, bej dialog me vetveten. Ose po te kombinoj nje takim me "liberalet e djathte" te famshem ne skenen e mendimit shqiptar smiley

sa lodheni me llafe dhe ju smiley

Derr femre o. E kisha ne avion javes qe shkoi (kuptohet first class). Po degjo: ne Kanadezet e Paqesorit udheheqim ne diskreditimin e kapitalizmit amerikansmiley Naomi ta ben 8:2 sa here qe shkruan a del ne debat. Kshu, qe ...mos e skonto kaq lehte. Plus qe na ka bo ner e ka mor shprehjen 'terapi shoku' prej Gramoz Pashkos (rip) e ka shkru i liber per ket punsmiley

"o sali o legen prite meten se po vjen" ishte enderr.

dhe jo vetem kaq. ajo u pa nje nate shendreu nga cobani shuaip ne nje stan te ujanikut, u shkrua mer kujdes nga dervish Qamili i teqese se Kulmakut dhe u cua me korrier kembesor ne Tabir Saraj nga karakolli i Bargullasit, pasi asnje araba nuk ecte me te ne ngarkese, ngaqe ishte enderr e xhindosur. Atje u shpall si bash-enderr, iu servir ne sini argjendi Sovranit smiley

... and the rest is history.

Po me pelqeka shume diskutimi, mgj devijimet rebeluese (rebelohem dhe une kur te doni kunder llukanit ne rolin T2). Nuk besoj se behet fjale per keqkuptim mes koncepteve 'enderrimtar', 'vizionar' apo 'parimor' - keto mund te kene te njejtin kuptim per sa kohe qe projektojne nje te ardhme me ne funksion te se mires se perbashket, duke qene ky roli i drejtuesve sipas job description-it. Por historia dhe konteksti percaktojne edhe shkallen e nevojshme te shkeputjes nga realiteti, dhe Llukani ben mire qe permend historikun e enderruesve shqiptare, qe nga '44-a e ne vijim. Ajo qe nuk permend Llukani eshte historia e dumbabisteve, enderrimtare ndoshta edhe keta smiley, por me endrra me te vogla, ate histori te pragmatizmit shqiptar qe na la ne periferi te periferise. Cfare me rezulton nga bashkimi i ketyre dy pikave - pragmatizmit oportunist dhe endrrave ne diell- eshte paaftesia per te gjetur nje ekuiliber mes realitetit dhe endrres, ndoshta aty ku ndodhet vizioni, me konture me te qarta.

Permenda kontekstin sepse ndjehet nje nevoje me urgjente ne Kosove per shkeputje nga realiteti nenshtrues dhe varferues i sotem. Ne Shqiperi mungesa e mizerise nderkombetare (qe gjithsesi nuk mungon ne trajtat e OSBE-se, ambasades amerikane a FMN-se) dhe statistikat me optimiste e zbusin ndjenjen e revoltes - ndoshta per kete arsye eshte shume e nevojshme, sic shkruante sol-nocturnusi diku, qe te kuptohet ne te vertete realiteti ekonomik dhe social shqiptar, mundesisht jo nga emigrante per pushime. Ku e lashe? - tek ne duket sikur ka me pak nevoje per enderrimtaret; por ne nje kohe kur interesat ekonomike duken me te solidifikuara se kurre me pare, duke rritur pabarazine dhe rrezikuar pavaresine e shtetit, kjo mase e rende e pushtetit duket se ka nevoje per shpatulla me te medha enderrimtaresh per ta zhvendosur sadopak (mendo ketu permasat e shoqerise civile amerikane). Sa me te shumte hajdutet, aq me e madhe nevoja per moralistet.

Pertej enderrimtareve si opozitare apo keshilltare te perjetshem, enderrimtaret ne pushtet jane nje problem krejt tjeter, qe as Albini nuk e zgjidh, as teorikisht, as empirikisht. A eshte e mundur te kesh te tille dhe nese po, a ia vlen rreziku? A nuk eshte e pamundur ne Kosoven e sotme te hidhesh edhe nje here ne zjarr, me shpresen per rilindje? Dhe nje pyetje anesore: duke pasur parasysh Sali Berishen dhe Edi Ramen, a nuk duket se enderrimtaret prodhojne qe ne shijen e pare te pushtetit tentakula oportuniste ne uje dhe koke gjigande ne ajer, perbindesh te detit?

PS: Albini anashkalon nje element te rendesishem nga Lacan-i: realiteti eshte i tmerrshem dhe tentativat enderruese per arratisje nga ky jane simptomatike. Gjithashtu, ajo qe Albini pershkruan si 'realiteti' i drejtuesve kosovare i ngjan shume me teper sferes se simbolikes, ku rolin e babait e luan perbindeshi tjeter, ai nderkombetaro-korporatist.

Varet se si e perceptojme njeriun, ne paragjykimin tone epistemologjik...

Nese e supozojme si qenie paraprakisht te keqe e te korruptuar, patjeter qe enderrimtaret jane hipokrite, te pamundur, dhe perbindesha te maskuar deti.

Po nese ekziston besimi qe njerezit mund te jene dhe te sinqerte, "te mire", parimore, me vlera, etj etj, atehere te IMPONOSH KORRUPSIONIN si kusht te domosdoshem per te ekzistuar eshte problemi i vertete.

Cfare eshte ajo qe nenkuptohet me "kembe ne toke"??? Korrupsioni, apo nenshtrimi ndaj tij? Nje vesh shurdh e nje sy qorr? No thanks.

Gjithashtu nuk besoj se ka divergjenca ne perceptimin e njeriut, prandaj kete devijim s'po ta pranoj. Behet fjale per sisteme te caktuara ekonomike, per struktura te caktuara shoqerore, histori te caktuara kolektive, qe stimulojne prirje te ndryshme te natyrshme te njeriut, te mira apo te keqija, per komunitetin apo veten.

Vizionet revolucionare (te ashtuquajturat endrra) te dy tre kokrrave 'elitare' e kane te veshtire realizimin, qofte edhe sepse e kane te veshtire perkthimin per te tjeret, qofte edhe per probleme kohore, ku synimi eshte shume i larget dhe ka shume te panjohura rruga. Prandaj njerezit shpesh preferojne te jene 'me kembe ne toke' ne kuptimin e pasjes se synimeve me afatmesme. Kjo mund te jete mungese imagjinate, por mund te jete edhe nevoje ekzistenciale per nje minimum sigurie, per zvogelim te rrezikut, ne ato pak dekada jete, qofte per veten, e qofte per komshine, sidomos pas periudhave traumatike. Qe te vije njeriu-instrument i Hegelit kerkohet nje hapje e tille ne vijen e historise qe s'eshte e thene te ndodhe as sot, e as ne token arberore.

Ajo qe une shoh problematike eshte paraqitja e endrrave si te mira apriori. Kjo me ngjan me paraqitjen e tregut te lire si te mire apriori apo me te keqija te tjera te ngjashme. Art for the sake of art, revolution for the sake of purification, disdain for the sake of love?

Ajo qe une shoh problematike eshte paraqitja e endrrave si te mira apriori. Kjo me ngjan me paraqitjen e tregut te lire si te mire apriori apo me te keqija te tjera te ngjashme. Art for the sake of art, revolution for the sake of purification, disdain for the sake of love?

Nuk e di se sa e ke ndjekur artikulimin publik te Albin Kurtit, apo vetevendosjes, po vetem revolucion per hir te revolucionit nuk kerkon. Ai vizionin nuk e ka tek revolucioni, dhe "endrrat" e tij me duken me kembe ne toke, te realizueshme, dhe te artikuluara qarte.

Problemi i madh i Albinit eshte se ashtu sic terheq shume njerez me ate cka thote, ashtu krijon dhe barriera te medha tek njerezit qe shohin tek ai parimet qe vete i kane shkelur (dhe fillojne te urrejne pjesen e mire qe kane humbur tek vetvetja, ose qe s'e kane pasur kurre).

Idrisi me poshte sjell M.L.King si shembull, por mund te sjellesh me dhjetera te tille. Etiketimi i endrres si utopi eshte jo vetem i demshem, por i rrezikshem per shoqerine qe tenton te konservoje mediokritetin ne cdo moment.

Qe te vije njeriu-instrument i Hegelit kerkohet nje hapje e tille ne vijen e historise qe s'eshte e thene te ndodhe as sot, e as ne token arberore.

Ky eshte paragjykim.

 

Dhe me ne pergjithesi, pra pa lidhje me rastin e shkrimit te Albinit, apo me komentet:

Natyrisht qe njerezit qe kritikojne sistemin aktual (qe i bie per mbare mediokritetit masiv, se gjithmone sistemet ne dekadence jane te pershtatshme dhe te dashuruar nga masat konservative). Por kjo kritike duhet te kete nje kufi, dhe kritike per hir te kritikes nuk mund te behet. Nejse, eshte kendveshtrim, cdo njeri ka lirine te kenaqet, te pelqeje, te veproje, te lumturohet ose jo, me gjithcka qe perjeton.

Sol, une kam nje problem me menyren si pergjigjesh. Jep sentenca si 'ky esht e paragjykim', nderkohe qe ajo fjali s'ishte polemike por vazhdim i idese hegeliane te nisur nga Albini, i cili cuditerisht, ndoshta ironikisht, ka zgjedhur ta citoje hegelin ne menyren me adamsmithiane; por sidomos karakterizon, gjate e gjere, kritiket e mundshem, ne nje drite tmerresisht negative - aq negative sa edhe ti vete duhet te kesh frike mos kritikon ndonje dite 'endrrat' apo Albinin. Ma ben keshtu kaq te padeshirueshem debatin me ty dhe me vjen keq, por shpresoj se kjo strategji prekje telash imagjinare nuk do te vazhdoje gjate.

Shkrimi i Albinit, ne ndryshim nga rrembimi yt 'ia the po kujt ia the', kishte dyshime te ngjashme per enderrimtaret, qe shpesh behen ish-, por per te perifrazuar Huxley-n, ca enderrimtare qenkan me enderrimtare se te tjeret, ca endrra me teper endrra. Dhe largqofte se devijon njeri nga vija ideo-enderrore!

Per ta mbyllur nderhyrjen time, shtoj se Albini i ka pa fund dashamiresit ne Shqiperi, perfshire ketu edhe mua, por kjo nuk pengon njeri te shprehe merakun jo aq per Albinin se sa per menyren si ky mund te lexohet dhe riprodhohet.

Tropizma, nuk e di se cfare ke lexuar, po di se c'kam shkruar. Paragjykim eshte te thuash qe dicka eshte teper larg, dhe gjithsesi s'ndodh ne token arberore. Nese nuk eshte paragjykim shtjelloje me gjate.

Se dyti shkrimi ndahet qartesisht ne dy pjese, pjesa qe kritikon tradhtine ndaj endrres ne emer te realitetit shtrengues - dhe ndaj ketyre une e ndaj totalisht qendrimin kritik, keta njerez jane te pershtatshem per t'u kritikuar, ne fakt keta jane shkopinjte ne rrotat e zhvillimit, dhe pjesa e dyte qe merret me domosdoshmerine e vizioneve per mbarevajtjen e zhvillimit qe gjithsesi ndodh. Keshtu qe nuk behet fjale per ideo-endrrizma, por per dicka teper materiale, te konceptueshme, te perceptueshme dhe te kuptueshme.

Le ta refuzojme per nje moment metaforen "enderrimtar" dhe le te marrim si zevendesues metaforen tjeter "vizionar". Natyrisht qe ka njerez me vizionare se te tjeret, natyrisht qe ka njerez dhe pa vizion, ashtu sic ka dhe njerez me antivizion (pjese e atyre qe jetojne ne vizionet e te tjereve). Behet me e pranueshme apo jo... se kemi dhe kete manine e viviseksionimit te asaj cka tjetri thote, dhe analizimit e kritikimit te detajit te pervecem, qe jashte kontekstit nuk ka sens. Sepse natyrisht qe duhet te njohesh vizionin e Albinit per te kuptuar cka thote. Dhe Albini, te jesh e sigurt, ashtu si cdo njeri i ngjashem me te (s'po perdor eufemizma), ne momentin e pare qe arrin ate cka synon ne menyre komplete (nese e arrin), pushon se qeni revolucionar, dhe behet konservator.

Gjithsesi, me prek personalisht paraqitja e vizioneve si utopi, e konsideroj te demshme e te denueshme!

Ndersa kritiken tende, nese ka ndonje kritike, realisht nuk po e kuptoj. Fillimisht u shprehe qe endrrat jane problematike, te paqendrueshme, me kembe ne ajer, etj etj, dhe nuk hyjne ne pune per ndonje gje. U perpoqa te te sqaroj qe s'behet fjale per keto endrra.

por shpresoj se kjo strategji prekje telash imagjinare nuk do te vazhdoje gjate.

?? e ke llafin per nervin? me te gjithe keshtu shkruaj kur nuk behet fjale per muhabete rakie. Po gjithsesi nuk eshte se po te kundershtoj, po mbroj ate cka kam qe ne fillim qe e them (se s'para nderroj mendje lehte e shpejt). Ndryshe puna nese te qepesha me buke ne traste per te te thene psh qe natyrisht qe ka perceptime te ndryshme per qenien njerezore, natyrisht qe ka divergjenca etj etj, e ne fund fare do dilnim ne kushtet e principia negante, po s'shoh arsye pse t'i bie aq gjate, kur ate c'ka kam dashur ta them, e kam thene me rrembimin tim ne komentin e pare te temes.

Ka kush e shpjegon nje thenie te Luter Kingut " Une kam nje ender "

Une nuk e di se sa vete e kane lexuar Fjalen Mortore (Funerare) te Perikliut, po shpresoj qe ca ta lexojne.

Se natyrisht, Perikliu duhet kritikuar, si nje nderhyres ne perversitetin e mikroborgjezit grek, ne mikrolirite e tij personale dhe ne boten e tij sa te vogel aq dhe prepotente.

Perikliu, e c'qe tjeter ky pervecse nje shtypes endrrash?

 

Tu sei buono e ti tirano le pietre.
Sei cattivo e ti tirano le pietre.
Qualunque cosa fai, dovunque te ne vai,
sempre pietre in faccia prenderai.
Tu sei ricco e ti tirano le pietre
Non sei ricco e ti tirano le pietre
Al mondo non c'è mai qualcosa che gli va
e pietre prenderai senza pietà!
Sarà così finché vivrai Sarà così
Se lavori, ti tirano le pietre.
Non fai niente e ti tirano le pietre.
Qualunque cosa fai capire tu non puoi
se è bene o male quello che tu fai.
Tu sei bello e ti tirano le pietre.
Tu sei brutto e ti tirano le pietre.
E il giorno che vorrai difenderti vedrai
che tante pietre in faccia prenderai!
Sarà così finché vivrai Sarà così

smiley

Nje arsye tjeter pse ne nuk po diskutojme dot bashke eshte se e paskemi te pamundur te kuptojme ate qe thote tjetri. Per ty ata qe thone 'kujdes me endrrat' jane konservatore te mikroklimes mesdhetare, por ja qe nuk eshte fare e thene te jete keshtu. Eshte ceshtje pozicionimi. Ti e fut veten te enderrimtaret, dhe per ty ne menyre qartesisht vetepromovuese enderrimtaret jane me te miret (ne emer te se mires se perbashket, etj etj). Une me sa duket, duke mos enderruar full-time dhe duke menduar per vargjet e enderrimtareve qe s'kane qullosur e s'po qullosin gje, gjej veteafirmim te shprehja 'kujdes'. Ketu vdes debati. Po cudia me e madhe eshte se vetem perkarshi teje une shfaqem si anti-enderr, nderkohe qe per gjithe te tjeret qe me njohin kjo fare etikete do te shkaktonte te qeshura.

Gjithashtu, po zgjedh te qesh, a te vazhdoj te qesh, me gjuhen seriozisht qesharake qe perdor kur flet per njerezit e vegjel, mikro apo nano, po aq normale sa edhe perverse, po aq medioker sa edhe konservatore, qe jane primi yt (set theory), sigurisht smiley. Ketu do te behet gjithmone qesharak komunizmi, si ai i librave, si ai qe u perpoqen te ndertojne shqiptaret, si ky i yti: kjo cjerrje e stisur maskash, kjo gjueti shtrigash, eshte nje shaka e madhe ne emer te 'se vertetes' dhe 'te mires se perbashket'. Me kete kuptim e perdora fjalen 'deliverance' me pare. Deliver us o self-proclaimed messiah, o zarathustra, o zen master of coordinated slaps in the face! Ne boks kjo i perngjan grushtave ne ajer, nderkohe qe mire do te ishte te ekzistonte kundershtari, mundesisht ne cepin e duhur.

Dhe me e keqja eshte qe duke mos pasur arsye te mjaftueshme per t'u zene, gjuha qe ke zgjedhur te perdoresh na fut te dyve ne zonen e konfliktit, kur mund te ishim duke bere gjera me te embla (qe nuk jane te gjitha mikroborgjeze).

ehehe ok te pergezoj per aftesite si ne te lexuar dhe ne te shprehur. smiley

sol, bashko vrazhdësinë e muskujve të proletarit dhe forcën e poezisë së lirë... dhe shko e trego me vepra që je në gjëndje të bësh gjërat me më shumë efikasitet se mikroborgjezët smiley

P.s(meqë qënka komenti i fundit): Për disa ËNDËRR do të thotë që të realizojnë instiktet e tyre diktatoriale... bile janë gati t'i lënë "ëndërrat"  e tyre në mes të rrugës edhe kur MARRIN rrogë... "Ja the, po kujt ja the" Or Sol!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).