Dy vajzat në dhomën time

Erlen apo Armelen? Ke preferon? Te shumten e kohes nuk do te goxoja te beja nje pyetje si kjo.  As mundesia, nuk eshte se me jepet te zgjedh midis tyre, s'kam fytyre per zonjusha si keto. Por e mora guximin te zgjedh mes tyre, duke pare sesi ato qe te dyja vijne nate per nate ne dhomen time te gjumit (nepermjet televizorit). Kur vijne ne dhomen time, vijne te dyja bashke (ato grinden me njera tjetren, kurse une fantazoj se grinden per mua) ndaj e lejova veten te zgjedh. Te pyes veten, si shqiptar, si njeri dhe si mashkull: Erla apo Armela?

Ne fillim dua t'i vleresoj vajzat. I dua shume se me kane shpetuar nga figura dhe zeri i leshkove si Gerti Bogdani dhe Saimir Tahiri. Le ta ndyjne sa te duan imazhin e tyre duke u bere zedheneset e politikes, aq te peshtira sa Gerti dhe Saimiri nuk behen dot.

Erla eshte me e re, po te me pyesesh mua eshte edhe me e bukur, me seksi dhe me jep pershtypjen se eshte edhe goxha me naive. Erla eshte me agresive, perdor fjale burrash dhe e bastardizon shqipen duke i quajtur kundershtaret politike "bastarde". Mua me pelqen nje femer me goje te ndyre. Pse flas keshtu per Erlen? Nga sinqeriteti. Erles aq i ben kur hyn ne shtepine time (gjithmone nepermjet tv) dhe ma prish paqen me gjuhen e saj. Me duhet tu mbyll veshet femijeve kur flet Erla, dhe kjo ne nje menyre perverse, me jep kenaqesi. Me pelqen me shume kur Erla i ben deklaratat e PD ne natyre. Eshte me e lehte per imagjinaten time shterpe ta coj atje ku dua kur nuk eshte e rrethuar nga banderolat elektorale.

Edhe Armela eshte femer e bukur por jo aq sa Erla. Por Armela ka sharmin carmatoeses qe Erla ende nuk e ka arritur. Ata qe i kane zgjedhur jane burra me gusto si te miat. E rrethuar nga topat 33 Armela me magjeps me ate diksion te perkryer. Edhe emrin tim po ta shqiptonte do te tingellonte seksi. Ajo i qendron ne kendet e duhura mikrofonit perballe, dhe une nuk kam nevoje t'u lidh veshet me duar femijeve, kam sigurine qe Armela ka aq klas sa te mos shaje. Armela e ka perballuar me dinjitet humbjen e shefit te saj, dhe nuk e ka dhene asnjehere veten packa se e ka ditur se pas saj, edhe Erla do te jape nje deklarate nga selia blu, me gjoksin krenar lart, qe do ta bente ziliqare cdo grua. Por jo Armelen.

Zoti me falte, nuk dua te shfaq mungese respekti per zonjushat. Thjesht persiatje eshte kjo. Ke te zgjedh kur nuk kam asnjeren? Ceshtja eshte se me hyrjet kohe e pa kohe qe bejne ne shtepine time nga televizori, dhe me budallalleqet qe thone here pas here, me kane prekur ne seder. Me kane fyer disi. Do doja t'i ndeshkoja me ndonje menyre mizore, ndoshta t'i vija te rriheshin me jasteket me pupla ne dhomen e gjumit. Kaq per ndeshkim, sepse ato nuk kane faj per ato qe thone, me shume sesa eshte fajtore nje maske e bukur per shemtine qe fsheh.

E diela eshte e merzitshme dhe sot nuk ka patur as zgjedhje ne ndonje katund, as vrasje policesh. Po te kishte vdekur ndonje bir nene ne detyre Erla dhe Armela do dilnin ne tv te grindeshin. Dhe e diela ime do merrte kuptim. Pune e madhe e kujt eshte dhimbja. Rendesi ka qe mua te me vizitonin zonjushat PD dhe PS. Por sot nuk ka vdekur asnje oficer policie. Nuk eshte mbytur asnje femije ne lume. Nuk jane vrare vellezer per nje zorre uji dhe as ndonje Dritan Dajt nuk ka rene ne pranga sot. Cdonjera nga keto do me kishte dhene mundesine te shihja dhe te degjoja femrat seksi te politikes teksa perdhosin njerezimin qe i rrethon me deklaratat pa shpirt te partive qe perfaqesojne. Por sot nuk ka dhimbje ne Shqiperi, ndaj nuk ka as Erla, as Armela. Dhe une kam mbetur vetem, pa vajzat e partive ne televizion.

146 Komente

Armela ka klas, por Erla eshte shume shume hot.

Erla sshume "hot"... PLease!!

....nese do te flesh me Berishen, me nje nazi, apo ke tendenca masohiste, atehere kjo eshte e vertete.

Terheqja seksuale ndaj personave te caktuar flet shume per personalitetin e njeriut (sa per kujtese).

Tregimi hecen rrjedhshem dhe bukur, fillon gati gati e besonse po lexon ndonje gje te Carls Bukovskit....

Paragrafi i fundit pak makaber...se di or sec me la nje shije te hidhur te tipit "bota le te permbyset boll qe te jem mire une"... Shprehje ndoshta te nje egoismi qe sot bart qe shoqeri e tere?

Sinqerisht Armela mi ben nervat kaqurel me ate cinizmin frentik qe e shoaeron me levizje te nje mimike teatrale.

Sa her del ne TV nderroj kanal!

Ca tipa jane vertet te cuditshem. Duke i pasur gia te dyja, humbet kohen e cmuar per te zgjedhur njeren!!! smiley

I'm sure that both of them are hot and sexy and I don't know eather one of them but I would say that sleeping with them would determine which one is better than the other. I think this is the right thing to do.

Solo, can you set me up an one on one meeting with Erla please so I can agree with you? Thanks,  smiley

Te dyja jane femra dhe te dyja te intrigojne,

nuk po shkoj as majtas e as djathtas,

me mire po rri i qendres.

Gjetje fantastike.Komplimente autorit.

Le te shesin men sa pa dale Dejzi jone ne TV ...Te shihni si do bien tuc te dyja smiley

Viva la Dejzi ! Po keshtu eshte . Peshqit jane bukeshkale. Thone fjale lavderimi dhe u genjehet mendja nga ca therrime me Erla e Armela...dhe harrojne lulet e PPU-se , ku si dege  dafine ( jo kurore se kuroren e ka Lumja , as gjethe se eshte pak ) perkrah trandafilave e luleve te tjera aromatizojne ambientin mashkullor te PESHQERVE. Keshtu e kutpova une prurjen  se keshtu foli Zarathustra ! smiley

Ju qenka mbaruar abonamenti i kanaleve me pulle te kuqe.

 

@ La Rose, mos i thone gje edhe abonamentinimi? Se abonimi nuk i thonkan me.

Ne fakt i thone abonnement, po s'kam c'ti bej qe ke bo rusisht ne vend te frenchit ne shkollen e nates. smiley

Dhe ty te qenka mbaruar abonimi keshtu?(e sheh?e korigjova!)

  Femer mashkullore duhet te quhet ajo e pd-se.Edhe meshkujve ja kalon per fjalorin bastard qe perdor.Ku eshte bukuria e saj mor aman.Xha Brahoja do thoshte cfare mushke mashkull kjo bre.

 

Pergezime autorit. Per sensin e mases ne shkrim!

Urime!

 ne fakt ideja  e pjeses (qe te pakten une nxjerr prej saj) eshte interesante :  tek ai vend ku femrat e bukura merren me politike, nuk shkojne punet normalisht. normal qe eshte makaber si ide.

 Tottenham 1-0 Liverpool (pjesa e pare)

 

 

Kurse autori ma prishi oreksin me hyrjen e tij në shtëpinë time nëpërmjet internetit.

ASHes - 16 Gsh 2009 - 7:41pm

 

Kurse autori ma prishi oreksin me hyrjen e tij në shtëpinë time nëpërmjet internetit.

Dhe autorit i vjen vertet shume keq per oreksin tend te prishur. Megjithate, nese e kam kuptuar drejt komentin, krahasimi qe deshiron te besh nuk qendron.

Ti ne Zvicren zviceriane e ke ne dore te mos ta lejosh autorin e internetit ne shtepine tende. Dicka me thote se je ti qe zgjedh qe nga zvicra te shpenzosh kohe ne nje blog ku qahen halle shqiptare.

Ndersa autori nuk ka asgje ne dore. Politika qe perfaqesojne keto dy zonjusha te nderuara vjen dhe behet pjese e jetes time me hir apo me pahir. Me bezdis, me shqeteson, me nderhyn ne shtepine time. Prej politikes qe perfaqesojne keto zonja varet e ardhmja e familjes se autorit, varferia apo begatia. Une nuk arratiesem dot (megjithese dua fort) nga deklratat e Erles dhe Armeles. Burrat qe perfaqesojne keto gra ma prishin qetesine, punen, biznesin...

Ketu rreh ky shkrim. Tek "Njeriu" brenda meje qe eshte gjithmone dhe kudo nen presionin mediatik e psikologjik te kafshezave politike. Druaj se nuk e ke kuptuar dot ne qetesine zviceriane te Zvicres.

Nese nuk do te kishim nje "politikan" si Edi Rama sot nuk do te kishim edhe kete shkrim te nje socialisti te devotshem si ky "offrecord". Shume ketu qe nuk jane edhe aq ne dijeni te politikes do te thone se c`lidhje ka Rama, dhe pse vetem Rama. Por shkaku more miq qe ashperson gjuhen ndermjet dy partive politike eshte pikerisht kryetari Rama qe nuk pranon humbjen dhe per te elektrizuar partine e tij, ashperson gjuhen kunder kundershtarit politik per te larguar vemendjen dhe pergjegjesine per humbjen me synimin qe medemek po bejme opozite te forte dhe nuk do te ngelemi me tek "politika e re" qe deshtoi.

Nga PD-ja, eshte e vertete qe pergjigjet Erla, por nga PS-ja nderrohen zedhenesit, here del kjo Armela qe duket sikur spikere tv-je e kohes se komunizmit, here del Spiropali (skandal fare kjo) dhe me raste dalin edhe ca cuna te rinj, ish bij sekretaresh te pare.

Zakonisht vera ka pasur nje relaksim te aktiviteteve dhe perplasjeve politike, por meqe kete vere ishin zgjedhjet e pergjithshme, normalisht qe do te kishte me shume zhurme, por kjo zhurma behet me e merzitshme kur ashpersohet fjalori nga humbesi qe kerkon te mbijetoje. Megjithate pervec ketij shkruesit, te tjeret s'e kane shume mendjen, po rreziten ne plazhet e Shqiperise.

Ne kete situate, ky shoku "offrecord", si perkrahes i Rames, nese eshte bezdisur nga keto deklarata, mund te kerkoje Rames te pranoje humbjen dhe te mos zihet me keta jashte per te frikesuar ata qe ka brenda.

Keto femrat paqeter nga pamja jane "te pergatitura", kshu i pata thene Tushes para ca ditesh. smiley

Kurse shkrimin e ndalova se lexuari ketu...

Erles aq i ben kur hyn ne shtepine time (gjithmone nepermjet tv) dhe ma prish paqen me gjuhen e saj. Me duhet tu mbyll veshet femijeve kur flet Erla, dhe kjo ne nje menyre perverse, me jep kenaqesi.

 

Juve keni portokallira dhe zona te lira qe jane komplet banalitet dhe nuditet, dhe i keni e i degjoni me gjithe familjen ne oraret e darkes, dhe nuk eshte se revoltoheni kushedi se ca, dmth i ndiqni, ndaj kane sukses ato lloj programesh. Tani keto fjalet e zedheneseve te partive ju bene ti zini veshin femijeve? smiley

Off the record,

Shkrimi yt është thjeshtë denigrues. Ti përpiqesh të bësh humor sterrë, por në fakt vetëm na sjell fantazitë e tua të mbytura. M'u pre oreksi nga një lloj përsihatje mes dëshirës për të të ndihmuar disi të arratisesh  dhe asaj për të të injoruar duke mos të komentuar. Kaq nga ZQ.

 

ASHes, ky shkrim me kujtoi nje shkrim te vjeter te Saktivista per kryeprokuroren e bukur. Kur ceshtja eshte delikate, eshte kollaj te hedhesh hapin e gabuar. Prandaj ata qe shkruajne per gjendjen e trishtueshme te femres ne Shqiperi zgjedhin ne shumicen derrmuese te rasteve ta bejne kete duke 'identifikuar fenomenet' dhe duke sugjeruar 'zgjidhje ligjore' dhe 'sensibilizim'.

Menyra e zgjedhur nga autorja e shkrimit te Saktivistes dhe autorit ketu eshte e ndryshme. Keta zgjedhin te te acarojne, duke rrezikuar qe acarimi te shenjestroje sipas qejfit here situaten, here autorin qe duket si i perzjere ne meselene e shemtuar. A thua vertet 'off the record' i do femrat per kukulla zeembla? Patjeter, po vetem ne rastin kur bukuria femerore, sado pak substanciale, eshte e vetmja gje e durueshme, ne rastin kur te gjitha gjerat me substance jane plot myk e krimba. A ben ky shkrim koment per statusin e femres, me deshiren per ta permiresuar ate? Une them se po, per sa kohe qe e ben shume te qarte rolin periferik te femres ne politike, rolin dekorativ ne shoqeri.

Por fakti qe diskutimi vijoi me fishkellimat e zakonshme tregon qe kjo strategji cinike gjysem moraliste gjysem eskapiste nuk funksionon tek peshku e ka te ngjare te mos fuksionoje as gjetke.

Tropizma, fakti që Of Record ka pranuar politikanët (pa u ndierë për ta) dhe qënka "ngacmuar" nga zëdhënset e bën atë që të jetë më larg korit të fishkllysave?

Edrus, nuk mendoj se 'off the record' ka lene pa prekur politikanet. Se pari, ai vertet permend 'leshkot' Bogdani dhe Tahiri duke iu referuar rolit te tyre te dikurshem si ish-zedhenes, por keta te dy jane tashme deputete te zgjedhur nga populli shqiptar. Se dyti, 'off te record' flet per gjuhen e zhveshur 'bastarde' dhe 'gojen e ndyre' qe eshte marre direkt nga shefat e medhenj. Se treti dhe ajo qe eshte me e rendesishme jane lajmet per te cilat komentojne bukuroshet, qe per shkak te politikaneve te papermendur ato 'dhimbje ne Shqiperi' i perdorin per lufte te televizuar gjelash, fasho pa mjekim.

Jo, nuk më interesojnë arsyet se pse e ka bërë artikullin... sepse nëse Saktivista ndër 100ndra artikuj që shkruan për politikën dhe problemet "prek" edhe një femër, këtu për të prekur (as që dua ta imagjinoj se çfar&eumlsmiley futen në valle dy femra... prandaj të thoja për "fishkllysat" që përmëndje ti, sepse edhe mua atë shije më la ky shkrim.

mund te bie dakort me ty, por ama them se mund te biesh edhe ti dakort me mua qe autori, po aq sa i objektifikon keto femra, e perdor edhe faktin zhurmemadh te femres-objekt edhe ne ndihme te kesaj te fundit, duke nenvizuar mjerimin e rolit te tyre. sa per politiken, me kete shkrim zedheneset luajne rolin e personazhit dytesor qe hedh drite mbi personazhet kryesore. nje tjeter shfrytezim i femres, jemi dakort. por shfrytezimi eshte i vetedijshem, i qellimshem, femra sakrifikohet ketu edhe per hater te vetes, jo vetem te mashkullit. kjo me ngacmon te pyes: a do te kete ndonjehere shpetim per ne pa sakrifica?

ps: kerkoj falje per roitjen smiley e mendjes kur kam thene 'rolin e dikurshem si ish-zedhenes', dyfishim i gabuar.

pps: baaaah, 'off the record' paska sjelle ketu dhe shkrimin 'alo, jam erion veliaj', qe shpresoj shume ta kete bere me te njejtin nerv humori te zi, ne te kundert cudi!

me fal, lufte te televizuar pulash. se ajo qe u ndodh shpesh femrave shqiptare eshte pikerisht ky mimetizim idiot i sjelljes se gjelave qe nuk i sjell te mire as aktoreve, as publikut.

Erla eshte me ndezese, me seksi, me e bukur, me joshese, me intriguese. Ia fal te gjitha. Votoj per te, njezeri me Sol-in. Ndersa Tropizma, sorry, por jam i bindur se sikur zedhenesat e partive te ishin akoma Gerti me Sajmen, do dilte dikur ndonje vezhguese e mprehte si puna e Off the record, qe do e pershkruante luften e tyre (qe sigurisht do te ishte e ngjashme me kete te Erles dhe Armeles), duke e portretizuar si perleshje femrash seksi, shkulje reciproke flokesh, shuplaka prapanicave, shtyrje te pacipa, dyluftim jastikesh, terheqje mbrapsht tangash deri ne renie te fikti, e plot elemente te tjere nga bota perndezese e filmave per konsumatorin lesbo dhe vezhguesin hetero te kinematografise dirty te cilit ky paralelizimi perdhoses i dinjitareve te televizorit me boten e nendheshme te pornografise, sikur ua freskon pak vapen e gushtit.

puna eshte o panik qe nje vezhguese e tille e mprehte nuk ka dale, dhe une po te le ty detyren e veshtire te me thuash perse. mund ta besh edhe me paragrafe te gjate plot epitete. ose mund t'i fusesh nje gote dhalle (sic po bej une) e te mos ia fershellesh fare tropizmes.

off records e ke shkruar me nje stil mjaft te bukur. ironia eshte shume e gjetur, provokuese. gjithashtu dhe komenti juaj me siper eshte shume i sakte; vertet, tek ne nuk ka me zgjedhje te lire, ketu ka vetem imponim te nje politike te ndyre.

 ju duhet te arratiseni atehere, nuk kuptoj si rrini atje ..... 

ne kohen e partise se punes njerezit kalonin telat me gjemba te kufirit ose detin me not vetem per nje pale xhinse. imagjino sikur te vuanin me shume smiley

 

Sepse Tropizma, dhalla (apo dhalli, se nuk me kujtohet mire) eshte nenprodukt me i kollajshem qe sherben si remedy i skenave me lufte qe kerkojne nje impenjim disi me lodhes te fantazise. Ose sepse me rastin e vapes qe ta ul deshiren per rezistence, shume njerez i bien per shkurt dishezes nga pija freskuese sesa nga malorja e imagjinimit. Fatkeqesisht, kjo shumice perkon edhe me posedimin e nje vagine ne vend te nje fallusi. Nga postimet e tua te meparshme, shpresoja se do ishe nga ata qe nuk dorezohen pa lufte. Por nejse.

Hahahaha smiley nga keto qe thua deduksioni llogjik do te ishte qe dorezimi im pa kushte duhet te kete ndodhur si pasoje e ndonje luhatjeje hormonale, e cila edhe pse mund ta kete zanafillen ne vezore, ne shumicen e rasteve u bie ne qafe poseduesve e penisit (organ ky qe ne ndryshim nga fallusi, eshte real, pra jo simbolik dhe aq me pak imagjinar).

Por meqe u perpoqe te me vije ne seder, po i rikthehem luftes per te thene qe po, gjen edhe tek peshku 'femra falike' qe mund t'u lengezoje tastiera per bycen e Gert Bogdanit, por ja qe mejdani eshte i tille tek dhe rrotull peshkut qe nuk shperblen dhe as stimulon shperthime mimetike si keto qe pershkruan. E kemi diskutuar para shume kohesh tek peshku qe fantazia seksuale femerore ngelet akoma fushe per t'u eksploruar, e per mendimin tim modest zhvilluar, per arsye te bombardimit qe ne moshe te vogel me variantin mashkullor qe ti na propozon miqesisht.

S'jam ne dijeni te betejave te hershme te Peshkut. Jam i ri ne kete lagje dhe per mua historia fillon pardje dhe jo me rrethimin e Krujes. S'kisha ne plan te te vija ne seder, sepse s'e kisha idene ne cfare bataljoni beje pjese. Por meqe je nga radha e grave qe e njohin realitetin por pertojne t'i japin formen e vetes, per kortezi dhe kavalierizem po e braktis llogoren tok me municionet dhe helmeten, per te pire edhe une nje gllenjke konsensuale dhalle.

hahahha panik, po rreshket vertet me shpejtesi drejt dhalles, 'bash' pasi ke ngritur pretendimin se me njeh si mua, si radhen e grave smiley. une realitetit REFUZOJ t'i jap formen e vetes per arsye qe luhaten midis kompleksit te inferioritetit dhe njohjes ne rritje te vetvetes. pastaj, eshte edhe ceshtje municionesh dhe helmetash, ceshtje sa materiale po aq edhe falike, ku njeriu femer ben mire ta zgjedhe me kujdes betejen e te mos futet ne teatro ku duhen vezore me te medhaja se te vetat. pershendetje te perzemerta.

smiley Do te thuash se kjo quhet ikje ne panik? Radhen e grave them se e njoh qysh kur adoleshenti ben zbulimin e pare shkencor te jetes poshte ndonje fustani qe e kishte sugjestionuar dhe munduar per shume kohe. Ty nuk pretendoj se te njoh. Thjesht ca veshtrime te shpejta postimesh aty ketu, dhe nje pershtypje e pergjithshme (qe gjithsesi u vertetua pas ketij shkembimi te pafajshem te shtenash) smiley. Me tmira anyhow.

po pretendojme te dy shume me duket smiley sidomos kur nje pershtypje te formuar shpejt ti e verteton me ca shkembime te tjera te shpejta. por kjo qe po bejme ne quhet ne anglisht hijacking the conversation (ne shqip mund te quhej edhe bisede) keshtu qe le te ngelet edhe per ca kohe mister pse femrat nuk shkruajne shkrime si i mesipermi.

Aj du egri. Misteri fundja eshte me atraktiv. Jo me kot po flisnim qepare per vagina dhe vezore te fshehura versus penise dhe falluse te manifestuara (lexo: te ezauruara me kohe e vakt). Do kemi kohe ta transferojme our conversation from a highjacking level to a "Hi Jack!"-ing one. Edhe pse ne rastin konkret, jam une "ai i pershtypjeve te shpejtuara" qe do me duhet me shume pune hulumtuese ne te kaluaren e PPU.

Personalisht me pelqeu ky shkrim,  dicka qe nuk arrij te kuptoj ketu tek  disa komentues te PPU's eshte tendenca per te gjetur poezine ne proze.. dmth bazimi tek forma e jo tek esenca.. nderkohe  thjesht per info me pelqeu dhe forma dhe esenca

Duke pare fizionomine e te dy vajzave (dhe pa dyshim duke qene koshiente i te qenit "bias&quotsmiley shoh tiparet e ashpra dhe primitive te vajzes me "background" blue. Ndodh shpesh qe pasuesit e nje lideri primitiv te terheq pas vetes njerez fortesisht te ngjashem si dhen shume prej tyre pastaj te imitojne sjelljet harbute dhe, mimiken dhe zhargonin e njeriut (liderit) nga shpella.

Gjuha qe pastaj perdorin te gjithe zedhenesit e shpifur te PD eshte banale, e dhunshme, dhe e palejueshme per nje force ne pushtet.

mua nuk me pelqen aspak kur, per hir te nje lloj nevoje absurde per "neutralitet", merren dy persona te ndryshem, mbyllen ne te njejtin thes e pastaj "fut e bjer" se nuk ka problem pasi paanshmerine e kemi garantuar.

 

cdokush nga ne ka normat e tij etike e morale qe e bejne te qyteteruar. Nese do te behesh edhe qyteterues (kerkon te njejtat norma tek te tjeret) nuk eshte asapak e nevojshme te qe te jesh "i barazlarguar" nga e majta dhe e djathta politike.

 

 

 

Vajzat jane tashme persona publik e si te tilla duhet te ndihen nen presionin publik per cdo gje qe thone e bejne. E keqja eshte qe shume shpejt ato (si shume te tjere me pare) behen imune ndaj opinionit publik dhe ne pergjithesi ndarja partizane dhe fragmentarizmi e ketij opinioni e ka bere kete opinion krejt impotent dhe "te kote".

Besoj se kjo eshte arritja me e madhe e politikes shqiptare qe e ka bere sot gjithcka te pranueshme dhe normale perderisa ka nje shumice partizane qe i mbeshtet brockullat e liderit (dhe zedhenesve poshte tij) pa asnje rezerve e pa sens moral.

Ndarja e mediave po ashtu 50/50 pro e kunder pushtetit me opinione e kunder opinione, analiza e artikuj pafund e ka bere opinionin publik edhe me te coroditur dhe pa ndonje interes te madh qe te jete pjese e debatit dhe te jete i vetedijshem per rrolin dhe peshen qe realisht ky opinion duhet te kishte ne vendimmarrje (pas hedhjes se votes cdo kater vjet).

Si perfundim per te mbyllur gjithe filozofite une them qe Erla eshte shume seksi kurse ajo tjetra me duket si kengetare opere pra do ti ofroja mikrofonin per nje karaoke momentale smiley

Mac-o, shof/krahasoj fotot, kontrolloj pikat e horizontit, i shof prap fotot, dhe pastaj me kujtohet ajo poezia e majakovskit: Majtas, majtas, majtas! smiley

 

 ndersa une shtroj pyetjen, qe e konsideroj dhe si thelb te ketij "problemit" ketu,  se si ka mundesi nje femer e bukur (si keto lart) te merret me politike ?

çfare thoni ju e shtyn per kete ? pse nuk kenaqet prej bukurise se saj, çfare kerkon me teper ? pse nuk shohim tek vendet motra (ato te zhvilluarat e kam llafin) bukuroshe te njejta ne politike ?

 

Shkrim i bukur. Sens dhe kerbac.

Vendosja e femres ne role deri ne ato te roleve makaber, ne dukje me fryme neo-liberale por bizantinizem i kamufluar.

Kerkim i autorit per ta perdorur kerbacin fshikullues ne menyre qe ta ndjejne bizantinet perdorues me maska veneciane. Ajo qe nuk jemi te sigurte ne dhemb, ose te pakten a ndihet deri tek ata ku drejtohet, pamevaresisht nese perdoron edhe ai "zonjushat" e perdorura.

 

per te njejten arsye o hajdar qe ti e ke mbiemrin bukurosh - per shqiptaret politika eshte sport sa personal aq edhe televiziv, por s'jemi ne te vetmit qe i duam futbollistet te bukur. megjithate me shtohet besimi qe off-i s'ia ka arritur qellimit dhe s'ka prekur ndonje tel pervec zorres.

 me ju femrat (se me duket je femer mesa morra vesh) eshte veshtire me diskutu kur flitet per femra te bukura (te tjera perveç jush) se beheni xheloze. 

gjithashtu pytjes time nuk i dhe shpjegim. 

pastaj tek meshkujt eshte trimeria qe i ben keta te bukur, jo fiziku. meshkujt vetem me fizik te bukur jane pede smiley

ndersa femren eshte pikerisht fiziku qe e zbukuron. a e kupton tashti lidhjen me mire ?

Ne nje bote ku njeriu e ka humbur besimin, aksioma e Marksit "feja eshte opiumi i masave" nuk pi me uje. Atehere seksi eshte opiumi i masave.

Ky koncept eshte ilustruar tek Brave New World te Huxley. Erla e Armela jane Soma.

Ne rastin tone kemi vetem nje refresh paint, pasi dy kryetaret kane levizur dy ish- beniaminet e tyre mirelexues, kete pasi e dine gjithashtu, qe nuk duhet te dalin aq shpesh ne ekrane.

Pasi kane nderruar imazhin e papagajve  plot kolorite meshkuj, ata kane menduar t`i vendosin femra terheqese. Me kete rast qendrojne me afer  rekomandimeve dhe te sfumatures morbide. Ne nje fare menyre soma -trupi (gr) zbukuron mendimin qe nderkohe eshte po ai i dy .....

eshte "a case of distortion"... (ceshtje shtremberimi?). Eshte ajo qe e kane thene te gjithe komentuesit, kto femra jane aty per te hutuar (by means of distraction of logic and intellect). Por femra me pamje terheqese ka nje avantazh se i terheq te dy sekset. Nje mashkull i paraqitshem nuk le aq pershtypje ne nje mashkull tjeter sa le nje femer e paraqitshme ne nje fmer tjeter, kshtu mendoj une xhanem.

greket e lashte ishin skeptik ndaj retorikes.. dmth ja kishin friken.. rruhuni prej saj, keshillonin... (psh po te kishe mundesine te ktheheshe mbrapa ne kohe edhe pas nja 2 ditesh shpjegime tu thoje grekeve te lashte te shihnin nje video te fjalimeve te hitlerite ti pyesje si mendonin per te, ata do thoshin "obobobooo kush qenka ky rrote trapi kini kujdes prej ktij se ky qenka komplet vari trapin"...) sepse e shihnin retoriken si nje vegel qe huton logjiken edhe fakultetet e tjera te mendjes.... po ashtu T Hobbes thoishte se njerezit kane nje passion te vecante qe i ben te bien pre te fjaleve. Po ktu me retoriken mund te futet edhe karizma.... ose sharmi. Por s'u shkonte ktyre menduesve te lashte e mesjetar gjalle ne bote ne mendje, ideja se nje dite retorikes e karizmes do u shtohej edhe bukuria e formes femerore... per tu kompletuar hipnoza. Look into my eyes.. look into my eyes.. my eyes my eyes not around them... sleep now.

Bukur.

Pasi kane nderruar imazhin e papagajve  plot kolorite meshkuj, ata kane menduar t`i vendosin femra terheqese. 

kjo nuk eshte veshtire te kuptohet, se edhe tek banaku i klubit lagjes eshte me mire te vesh ndonje cicederre per te terheq sarhoshet, sesa ndonje rob qe ka lexu shekspirin.

 puna eshte pse keto zonja e pranojne nje pune te tille, me thone te drejten, te shpifur. ajo bukuroshja italiane Carla Bruni nuk u be gje zedhenesja e partise se sarkozise por gruja tij. keshtu kokeçarjen e ka me te vogel, kur del ne TV vetem qesh, s'ka nevoje me rrejt, por edhe pushtetin e ka me te madh. se helbete gru presidenti.

 

O Hajdar, pse po t`i kishte ardhur mundesia ketyre zonjushave do ta kishin refuzuar nje martese te formalizuar me kapon e pushtetit.

Ajo tjetra po ben edhe presidencen tashme me bebe e jo "kitarres qe i binte bukur".

 Une them se ketu shfaqet edhe njehere bota dhe politika shqiptare qe eshte e orientuar nga maskiliteti. Keto gocat jane produkt i kultures se velinave dhe llogjikes qe pavaresisht ideve partiake qe ato mbrojne, nje catfight eshte gjithnje me interesant se dy gomere qe pellasin.

Per fizionomite pastaj, perputhem me Tonin. 

Tropizma,

Bën vaki që ke të drejtë dhe autori po qan vërtetë hallin e statusit të femrës në Shqipëri. Por, nëse ishte ky qëllimi, më duket se s'ka mbërritur gjë.

E çër pastaj se zëdhënësit e dy partive kryesore janë femra? S'kanë të drejtë femrat të merren me politikë dhe të jenë po aq idiote sa dhe meshkujt? E çër pastaj se janë të pashme? Jemi rracë e hijshme dhe kaq.  Jo për gjë, po kaq mësova unë nga ky shkrimi. Ah, po, dhe për fantazitë e autorit që më duken të dala nga ndonjë film me producent të njejtë si "playboy".

Ja shëndet.

A, me duket se kjo u kthye ne kokapil kush t'i futet kursit te gjuhes dhe leximit nga e para smiley. Une kam tendencen te gjej tek pershkrimet shqetesuese filizat e rebelimit, por te tjeret kane te drejte te gjejne shqetesime me te thella.

Shendet ne deren tuaj.

Sa shpejt që lexon, moj aman! Uroj të jetë versioni yt! Vërtet. (Se kurse këndimi ka plot. smiley  )

Ceshtja eshte qe posti i zedhenesit/zedheneses partiake, mesa kam vene re ne Shqiperi, vjen automatikisht me nje doze sharjesh dhe ironish te se gjitha nuancave. Eshte per te te ardhur keq, ne fakt, pasi ne vend qe te veme re qendrimin real politik te asaj partie, me pare duhet te filtrojme opinionin e dy zedheneseve-i cili duhet thene qe s'eshte i nje niveli te larte. Ketyre dy femrave me siguri iu duhet dhene nje kurs i shpejte ne etike mediatike dhe civilizim. Sic ka thene Martin Luther King "I have a dream": nje dite te shoh shoqerine shqiptare ne nje nivel te atille sa ti ktheje shpinen mungeses te civilizimit partiak dhe te zgjedhe per individe qe nuk bejne vetem zedhenesin/-sen por dhe japin nje model komunikimi.

Persa i perket pamjes...mahhh, teper mashkullore dhe pa shije estetike. Te besh karriere nuk duhet te jete sinonim c'feminizimi por nje celebrim i vlerave si individ(dhe e qena femer ben pjese ne keto vlera identiteti).

Prandaj thashe qe jane te orientuara per meshkujt. Tek ty dhe tropizma keto nuk bejne ndonje efekt, por pa shiko cfare efekti bejne tek autori i shkrimit. Partite ne Shqiperi nuk po mjaftohen me shpelarjen e trurit te votuesit, por po duan ti terheqin zvarre edhe nga libido. Mbase per votimet e tjera, ate vrimen e kutive te votimit do e bejne edhe pak me eliptike. smiley

Sinqerisht nuk shoh sesi nje mashkull me pak shije dhe i civilizuar, mund te terhiqet qofte dhe fizikisht tek ato dy femra.

Nese elektorati shqiptar eshte aq naiv sa te terhiqet per gjenitalesh deri ne kutine e votimit atehere...mire jua bejne. Deri ne kocke t'i rrjepin derisa te edukohen me principet mbi te cilat behet politike.

Sinqerisht nuk shoh sesi nje mashkull me pak shije dhe i civilizuar, mund te terhiqet qofte dhe fizikisht tek ato dy femra.

:W

:?

 

Te dija dhe mashkull me shije. Ik se me zhgenjeve. smiley

 Well, e ka pa fotografine e atij garipit me motorr tek vendosni dicituren. Si te duket ai per modelin e votuesit rural?

Nuk mendoja qe te terheqesh nje elektorat te tille duhet te merrje gjasat e tije, madje dhe ne forme komunikimi. Sahere qe i shoh ne TV, ndryshoj kanal, dhe kjo perhere me mendimin qe shtepia s'eshte bere bordello komunikimi. Nje pjese e publikut te tyre jane adoleshente, cfare shembull komunikimi japin keto njerez per brezin e ri?! S'kuptoj se cili prind i pergjegjshem do donte femijen e tije ne kontakt me ate fjalor dhe ate qendrim.

Duke qene se te dyja nuk duket te kene ndonje lidhje direkte me permbajtjen e komunikimeve qe transmetojne, ndodh natyrshem ndarja e pamjes me permbajtjen d.m.th transmetohet ne 2 frekuenca ne njeren prej te cilat femra eshte "objekti". Qe ketu pastaj fillojne hulumtimet e metejshme ...

Une jam shume kurioz te di se kush ia shkruan fjalimet ketyre cupave!

Sidomos asaj cupes demokratike, sepse vertet qe nuk shikoj ndonje ndryshim nga koha kur fliste ai Bogdani! E njejta terminologji, i njejti pathos, e njejta menyre te menduari! Shkurt, e njejta pene! smiley

Juve me flamur shqiptar, dhe juve qe jetoni dhe punoni ne Shqiperi, por manipuloni flamurkat ketu ne Peshku, a mund te me thoni gjekafshe?

Falemners!

 

P.S.

Ajo e PD-se eshte hot! Tamam, keshtu e erdhur dhe e ngjeshur! Dhe te ka nje goje te ndyre qe aman! smiley

I likes!

Nje karikature shume e sakte e dyja personazheve. Gati-gati nje shfryerje e autorit.

Me te vertete zedhenesja e PD-se ka nje pamje seksi dhe gjuhe harbute, ndersa zedhensja e PS-se ka nje fytyre antipatike (qe sikur thote "te lutem me gjuaj me shpulla&quotsmiley si edhe nje ze tipik te lajmerueseve te stacioneve te trenave.

Gjithashtu do te preferoja t'i shikoja te ziheshin me njera-tjetren jo vetem me jastek por edhe me shkulje flokesh ndersa shahen me llafe te pista.

Duhet thene ama se keto te dyja nuk jane te vetmet fytyra shqetesuese qe na hyjne ne shtepi nepermjet ekraneve. Per fat te keq televizioni shqiptar eshte i mbushur me fytyra e me zera teper irritues dhe qe nuk kane te bejne vetem me politiken.

Jam dakord dhe me shkrimin dhe me komentet.

Tani, bukuria eshte vlere, dhe si e tille transmetohet qe prej antikitetit (aq histori arti sa kam studiuar, kam mesuar se konceptet e bukurise femerore apo mashkullore shume pak kane ndryshuar qe nga kohet klasike e ketej).

Per mua shume me mire qe jane te bukura se sa po te ishin te shpifura.

Tani e di qe ndonjeri do thote qe eshte gjykim i ceket, se ato duhet te jene te zgjuara etj etj. Por une s'njoh asnje goce te zgjuar qe te doje te jete zedhenese e Berishes apo Rames, keshtu qe mes mediokritetit le te zgjedhim individet me te hijshem.

Estetika eshte gje e madhe...

une s'njoh asnje goce te zgjuar qe te doje te jete zedhenese e Berishes apo Rames

punchline of the day!

Nuk mendoj qe ka ndonje gje te re ne perdorimin e gruas ne politike si mjet/vegel per te devijuar ose influencuar diskutimin. Ndryshimi eshte se zakonisht, te pakten ne boten perendimore qe aq shume duam t'i ngjajme te pakten neper media, gruaja perdoret si figure per te perfituar simpatine ose mbeshtetjen e publikut femeror qe ndan nje profil ose interesa me te. (ju kujtohet Sarah Palin?) Ne Shqiperi, ajo perdoret per te manipuluar publikun mashkullor. Ketij qellimi te trishte fatkeqesisht i arrihet me se miri nga te dyja forcat kryesore politike me 'profilin' e zonjushave ne fjale. Mendoj se megjithe indinjaten e autorit, edhe ky shkrim nuk i ka shpetuar ketij kurthi. E them kete se kam bindjen qe nqs zonjushat do ishin zoterinj ky shkrim nga kendveshtrimi 'terheqja/bukuria fizike ne kundershtim me c'fare del nga goja' nuk do ishte shkruar dhe nese do ish shkruar nuk do ngjallte asnje lloj interesi. Kjo pavaresisht se veshet e femijeve duhet te mbylleshin njelloj per t'i ruajtur nga fjalet qe do dilnin nepermjet gojeve te zoterinjve nga ekrani.

Komplimente (me sarkazmen me te madhe te mundshme) departamenteve te marketingut te te dy forcave politike, se ja kane dale qe edhe ne forume qe kane aspirate me te ngritura se mesatarja e publikut ne pergjithesi (si ky forum ketu), t'a devijojne diskutimin nga permbajtja te forma.

Krahasimi me znj Pelin eshte kryekeput i gabuar. Pelin ishte jo figure per terheqje( afascinance) por nje kandidate per ne krye te ekzekutivit ( ju e dini mire se c`eshte z/presidenti ne Shtepine e Bardhe).  Gjithashtu ajo vinte prej nje ekzekutivi ( Guv. e Alaskes). Pra jemi larg prej dy papagajve te bukur me plot ngjyra(hire dhe ze melodioz) te cilave u vene nga nje cope leter perpara nje gjysem ore perpara ta citojne si prove, dhe me pas ta lexojne bukur para kamerave.

Mua me duken si cift papagajsh prej i njejti kafaz, te cilat bejne puc-puc, ne harkun kohor jo me shume se 30-40 minutash, njera pas tjetres. Vetem po te hysh ne permbajtje shikon pastaj figurinat e kryetareve.

Autori me pelqen se, pasi ka fshikulluar dy leterlexuesit meshkuj, qe u graduan me deputetllek per lexim korrekt, (te cilet ishin bere boze ne thartim) kerkon te fshikulloje pa kursyer edhe seksin delikat, por qellimi eshte tek letershkruesit.

 Po ti hysh edhe pak me thelle, mund te veresh edhe gjera te tjera. P.sh duke pare fizionomine e mprehte dhe gjuhen banale (vete se kam degjuar, por me c'thone shqipot venali) te PD e merr vesh se modeli i tyre vjen nga Shotat e tipit Jozefine, qe me sa duket eshte personifikimi i libidos PD-iste.

Kurse ajo e PS duket me e sofistikuar, dhe nga fizionomia nuk e di sepse me ngjan paksa me Xhoin e Nanos qe per kaq kohe ishte dhe Ledi nr.1 e PS. Mesa duket kjo ledi dhe veprimi alla Berlusconi i Nanos ka stampuar pergjithmone fytyren e libidos socialiste. Por gjithashtu kjo tregon edhe luften subkoshenciale te socialisteve per t'u shkeputur nga e vjetra qe te shpetojne nga ndjenje e fajit (PPSH) dhe te hidhen ne beteja te reja, etj...etj... smiley

Une do thojsha qe ketyne socialisteve, kjo lloj fytyre (i cike eklsipsore, me buze te mbushura i eshte saldu ne subkoshience qe nga koha e nje tjetre first lady! smiley

 

Ja dhe arketipi i lulishtes ke Rruga e Elbasonit! Ja kush ja ngren ktynve! smiley

Mrroklle
Faleminerit Zonise tate per ilustrimin fingurativ!

 Eh, prej asaj desh e hengri Enveri ne operacionin e Dimrit nga gjermanet. U hutua pas vegles se Nexhit dhe vec kur e pllakosen gjermanet. U desh Mehmeti me Brigaden e pare te benin gjithate marshim ne debore e tere ato partizane te vrare qe ta nxirrnin nga brima ku kishte ngecur. The rest is history...

Keiendi, pa dashur te bej debat, nuk e kisha fjalen per Sarah Palin se per c'funksion bente kandidature, por se perse u zgjodh per te kandiduar ne ate post. Dhe nuk po ve shenjen e barazimit mes tyre, vetem ate te ngjashmerise, duke qene qe Palin mbahet si kandidatja - e zgjedhur posacerisht nga McCain per te targetuar segmentin demografik 'soccer mom, bible belt' - me injorante dhe 'kukull pa tru' qe ka bere gafa pa fund gjate gjithe fushates parazgjedhore ne US me parodi perjave ne Saturday Night Live dhe intervista katastrofike ku nuk kishte idene deri edhe te doktrines Bush, - presidentit te zgjedhur nga partia e saj.

Ideja ime per kete shkrim ketu eshte vetem se te besh diskutimin e fenomenit nga kendveshtrimi se duket vecanerisht shemtuar/per te ardhur keq sepse keto jane femra - gje qe duket se e justifikoka autorin te niset neper aluzione nuk qendron. Fakti qe ai i ben keto aluzione tregon se strategjia e ndjekur nga politika nepermjet perfaqesimit nga keto zonja me gjithe menyren e tyre te sjelljes, tregon se ka rene pre e dritshkurtesise te te diskutuarit formen (femer apo jo) nga permbajta.

Kristida, nuk eshte se dua te mbroj Sarah Palin ne ndonje lloj menyre, megjithate nuk mund te mos them ate qe kam verejtur ne opinionet ndaj saj: Femrat kane qene ato qe s'kane kursyer asnje te share ndaj saj, madje kane lene menjane rregullat e etikes vec per t'u shfryre kunder Sarah-s. Dhe ti me sa duket je pjese e ketij yxhymi me keto " 'kukull pa tru' qe ka bere gafa pa fund gjate gjithe fushates". Nuk e di se pse kam bindje dhe prova se i gjithe ky yxhym eshte totalisht i njeanshem dhe keqadashes ndaj nje kandidateje femer per nje post te larte. Gafat e Joe Biden ende s'kane te mbaruar, e megjithate shume here me pak jane zene ne goje, megjithe se ia kalonte atyre te Sarah-s per nga sasia dhe fellesia smiley . Me kujtohet si tani kur Jay Leno interpretonte lajmin se Joe kishte patur probleme me laringitin para zgjedhjeve si "Fati i mbare s'po i ndahet Obames". 

 Edhe dicka te fundit. Ne se je ndopak e azhornuar me politiken amerikane, duhet te kesh degjuar per debatin aktual mbi reformen ne health care qe kabineti i Obames kerkon te beje. Sarah, kjo "kukull pa tru" sic e quan ti, denoncoi te ashtuquajturat "death panels", dhe fillimisht u sulmua keqas nga demokratet sikur trillonte e hidhte balte mbi projektin e reformes ngaqe asgje e tillle (death panels) nuk ishte ne bill-in e paraqitur nga presidenca. Nuk vonoi shume qe kongresi te merrte vendimin per te hequr pjesen e "death panels" nga bill-a e reformes ne shendetesi smiley dhe ndonese nuk e pranuan hapur, ishte e qarte qe e bene kete gje nga komentet e Sarah-s ne FB. Mbi 400 deputete ne House of Representatives, dhe 100 senatore, nuk e kishin vene re kete punen e "death panels" ne bill, megjithese per kete pune paguhen. Duhej te ishte nderhyrja e kesaj "kukulles pa tru" qe te pranohej se duhej hequr nga projektligji per health care-in.

kjo sarah palin mbaj mend qe dilte gjithandej me arme gjahu.. demek "hey guys look what I do for fun... I shoot bears"...

Urraaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa!

E honger ene Pa_nick-u! I dule fryka m'duket. Po s'do as men as kalem qe si te nigjosh tre budallenj qe rrine e diskutojne per peshq te dimensioneve te ndryshme deri m'tre t'mjesit, tru-peshk-pa-uje do bohesh! hahahahaha

O Teprizma thuji pak te lutem qe dhallA o e pershtatshme per byrekun, se krepA do cidre (long molle me pak alkool)

Sa per shkrimin mu me pelqeu dhe me kujtoi ate qe mendova ne momentin e pare qe e pashe Erlen si zedhenese te PD-se : "O bobo po ksaj ç'ju desh ky sport se kjo vetem per te dale me sha me terma berishiste nuk o!" Une kom na 12 vjet qe e njof, kshu qe s'besoj se gabohem ne kete gjykim. Solo rri urte se una e kom pa i pari! hahahhaah

Hahahha Lizander, ai qe ha kreper jo vetem qe nuk panikon, po nuk do te thoshte kurre qe vaginembajteset terhiqen nga lufta, se tjeter e ka pasur eksperiencen. Pastaj ai nuk vjen te peshku se nuk merr vesh nga letersia smiley. Ke te drejte ama, nje gote hard cider, apo nje snakebite, mund ta pinte me qejf ne te tjera pellgje. Ose une po projektoj deshiren time smiley

Gjithsesi, edhe me kete panikun ka te ngjare ta pish ndonje krikell e te fergosh ndoca peshq.

 Per mua shume me mire qe jane te bukura se sa po te ishin te shpifura.  

Tani e di qe ndonjeri do thote qe eshte gjykim i ceket, se ato duhet te jene te zgjuara etj etj. 

normal qe eshte gjykim i ceket. sepse duke qene te bukura nuk ka se PSE te jene te zgjuara. kjo do te thote se bukuria qendron mbi zgjuarsine. dhe qe ta çoj llogjiken me thelle them se ndodh ngaqe eshte me kollaj te behesh i zgjuar (me vetem ca vite shkolle) sesa te behesh i bukur. smiley 

pranej duke u nis nga kjo pike, ta ngrejme diskutimin per te qit ndoshta gjona me te thella.

 

 

 

 

Ideja ime per kete shkrim ketu eshte vetem se te besh diskutimin e fenomenit nga kendveshtrimi se duket vecanerisht shemtuar/per te ardhur keq sepse keto jane femra

 

 

Ne se dikush ulet ne tavoline per te luajtur poker rregullat jane per te gjithe njesoj.Ndoshta pikerisht deshira per t'i pare femra te verteta, do te ishte me e madhe se per t'i pare "sexy dolls" ne duart e manjakeve.

Secili zgjedh publicitetin e tij, por nuk mund t'i heqe te drejten kritikes te aludoje sipas menyres se saj,aq me teper aty ku publicitetti perpiqet te thyej nje tabu. Xhentilesa nuk vlen per nje sjellje te imponuar,aq me keq kur te lekund ndjesine per te bukuren.

Ndersa ketu ne Canada eshte me te vertete ndryshe...

  E them kete se kam bindjen qe nqs zonjushat do ishin zoterinj ky shkrim nga kendveshtrimi 'terheqja/bukuria fizike ne kundershtim me c'fare del nga goja' nuk do ishte shkruar dhe nese do ish shkruar nuk do ngjallte asnje lloj interesi.

kjo eshte me se normale pra (qe per pune te ndyta te vihen rob te ndyte, ketu po polarizoj me qellim). jo normalja eshte qe femra (me) te bukura, qe nuk jane spikere te thjeshta he, te vihen tek dera e pallatit partiak. 

eshte si me vene sixhaden me te bukur, tek dera shtepise ku vizitoret fshijne kembet ose me i qit tek shtylla ne itali per leke. dhe ketu qendron poshtersia. 

natyrisht ajo femra qe ka shkruar artikullin nuk e ka menduar punen kaq thelle, ajo vetem, duke qene dhe vet femer, ndjen merzi nga kjo shfaqje e trishtuar dhe me te drejte. 

tani sol-nocturnus, duke mos kuptu muhabetin, i bi shkurt duke thene: qe s'ka asgjo te keqe, me mire te jene te bukra se te shemtuta. 

ndersa une nuk do tu besoja syve, sikur hidrauliku qe thras me telefon per te me rregullu çezmen, te jete bjonde, sy blu dhe me gjoksin perpjete. do te me dukej vetja ne ender sigurisht.

une ty te kisha parashikuar te komenti paraardhes faktikisht, keshtu qe e ke aty pergjigjen.

Jam me duket ne nje linje me Ashes.  Kam neveri per gjuhen e perdorur, por kam neveri per gjuhen e perdorur ne pergjithesi nga politikanet para dhe sidomos pas zgjedhjeve.  Me vjen per te qeshur e per te qare kur degjoj (dhe me duket e kam permendur ketu) analogji e metafora qe te ben te te dridhet "mishte" po i besove pe verteti. 

Don't kill the messenger, but the message. 

Une nuk mbaj mend per aq kohe sa kam qene te peshku te kem lexuar nje artikull te tille per Bogdanin apo njerin apo tjetrit.  Ne mos "fantazi seksuale" mbase ndeshje boksi a cfare te donit.  Por perderisa mesazhi s'ka ndryshuar, me duket pak si pa vend kapja me dy perfaqesueset. 

O Monde, po ke dy zedhonsa mashkell nuk ka drame fare, mer. Vetem merzi e pafund.... Kurse me dy zonjezat me lart, fantazia do vetem nje slight knocking... on the heavens door...  smiley

 

O Monda, po ti s'ke lexuar artikuj per Bogdanin se:

1. Femrat kane shije me te mprehte dhe s'votojne sipas lekundjeve te libido-s smiley Politika shqiptare e kuptoi se cili seks ishte me vulnerabel dhe i beri shah-mat. Era tradheti, burra!

2. S'ishte ndonje mashkull kush e di se cfare. Sidoqofte po te bej nje premtim publikisht: le te vene si zedhendes ndonje mashkull te hajrit dhe do jem une qe do i thur nje alamet tapeti te kuq levdatash.

Ose, bazuar tek veska, on hell's door smiley.

emo, ndersa s'kam asnje problem te komentohet-fantazohet mbi pamjen e jashtme te ketyre femrave (gjithmone secili per dere e brenda), me duket e padrejte nderlidhja qe i eshte bere ne kete rast me politiken dhe aspektet e tyre fizike.  Apo epshe te tjera (ne dukje) te autorit. 

nje catfight eshte gjithnje me interesant se dy gomere qe pellasin

Citati i dites i shkon Peshkut Fluturus

Kruarje fyti, marrje qendrimi serioz.

@Monda "Don't kill the messenger..." nuk jam dakord me kete strukture mendimi, per mua qe e kam fiksim zhvillimin dhe ndryshimin me cdo kusht, you have to kill the messenger, se mesazhi (esenca) cannot be killed.

Se dyti, kritika ndaj spektaklit te partive eshte shume e vlefshme, dhe me vjen keq, po keto dy gocat (qe dhe i njoh), jane poca me ngjyra per pemen e vitit te ri. OK, jam kritik per pemen, po kjo nuk i shpeton pocat me ngjyra.

Nga ana tjeter, neqoftese vendosim ta ruajme hipokrizine, te bejme sikur ekziston babagjyshi i vitit te ri, apo krishtlindjeve, dhe kjo na detyron te mbajme dhe peme dekorative budallaqe, atehere une kembengul qe keto peme te dekorohen me poca sa me te bukur. Se pocat e zgjuar nuk me bejne pune (a ka mundesi te kete poca te zgjuar??)

Kjo nuk eshte ceshtje seksizmi, larg qofte, ne mes gjithe kesaj korrektese politike...Por edhe erotizmi universal nuk ekziston, meqenese keta te partive e kane vendos te na eksitojne, me mire te na eksitojne me femra gjithnje e me te bukura. Sa per gocat, le te eksitohen me ministra e me kryetare partish. Deri tani te persekutuar kane qene meshkujt, qe ne ket stalle rockstaresh nuk kane pas mundesi te gjejne ndonje femer te hajrit...

Dhe per ta mbyllur - Ata dhe ato jane aty per t'u konsumuar. Ne pamjen e jashtme. Se perbrenda jane bosh!

le te vene si zedhendes ndonje mashkull te hajrit dhe do jem une e para qe do i thur nje alamet tapeti te kuq levdatash.

 

Me duket se ato aqe dun corape jo tapete

Jo po mudfight smiley.

Eee c'e keni n'terezi ju.  Kur do gjinden ca gomere te hajrit thuj t'ua qendisim une e veska smiley

PS: vese, hi honey smiley.

mudfight? how come noone has come up with this so far? ingenious! smiley

 

I meant literally smiley.

u want inxhinuiti?  shkume-fight, cokollate-fight ... vazhdoje vete smiley.

Qafo, s'di te thur çorape une, vetem tapete.

Po nje pjese e shoqerise maskiliste shqiptare eshte aq e perqendruar te mprehe femrat qe te plotesojne deshirat e seksit tjeter saqe harrojne te mprehin vete meshkujt. Kjo eshte teoria ime mbi "gomeret e hajrit". smileysmileysmiley

PS: Monda, hi babes.

 

A ka gje me te mire se nje diskutim si ky ku te gjithe japin dy pare nga mendte e tyre? A ka rendesi nese une e kam te qarte deri ne fund idene qe dua te percjell? Them se JO. Rendesi ka qe biseda te hapet, ju siguroj qe edhe autori lexon komentet dhe meson. Nuk jam seksist, nuk jam as njeri me vese seksuale te cuditshme, po burre jam sa te shoh dy femra te bukura. Por te mos me merzitet Monda aman. Nuk e kam me keto vajzat inatin por me burrat pas tyre. Keto jane bukuria qe vret e Migjenit. nuk i njoh nga afer aq sa te di ne jane femra interesante, te bukura si keto Shqiperia ka plot. Ceshtja eshte qe me bezdisin me menyren sesi perdoren dhe sesi perdorin fatkeqsite e ketij populli per tu fituar kapital politik shefave te tyre. Ne kete sens jam me solin qe thote mesazheri duhet vrare, ose rrahur.. ose, ose. smiley

Ose...ose...off aman,aman.

Kur i vrau Teuta messengeret  Romes, jo nji po tre burra, femrat ilire nuk e vune shume ujet ne zjarr...

Ka nja 40-vjet qe me zor ja ndryshuam emrin,nga Burrari ne Birrari, pabeve tona ,bashke me revolucionin femeror, kurse tani duan te na i ndryshojne perseri,emrat dhe toponimet, kur e dine qe ne gjithe perendimin, quhet ndryshe po te rrine bashke dy a me shume burra ne nje pub...

te pakten kjo dalja e ketyre ne ekran zbeh pak perversitetin politik shqiptar, sadopak...kaqsa te kuptojme...

 

Mire turi, kur i vrau Leonidha te filmi messengert e Persise, s'qau njeri smiley.

@ sol, po te pakten qe kur kane mbaru zgjedhjet, i ke degju shefat e medhenj si flasin?  Makabritet, mizerje, krim mizor e ca s'kepusin.  Si do flasin ndryshe ato?  Ashtu i kane urdhrat, ashtu i lexojne.  C'do me thene don't kill the messenge?  A nuk eshte ai problemi?  A nuk eshte problemi vete esenca?  Dhe jo amballazhimi?  

Gjithesesi, te dyja keto zonjat e dine c'pune kane zgjedhur, e per cfare jane aty.  Nuk me duket aspak se e kane problem.  Nuk kane problem me esencen.

@ Off the record, nuk u merzita me ty, le qe s'merzitem kollaj une.  Bile edhe per "epshet" e autorit, thashe "ne dukje" ne kllapa.  E mora vesh qe gjetke e kishe hallin.  Thjesht m'u duk pune samar-gomar ...   

 

muhabet i gjate ky, por qysh can you kill the message?

dhe qe ta vazhdojme muhabetin, e kuptojme dot se cili eshte mesazhi i nje bote ku paska nevoje per zedhenes, qofshin keta meshkuj apo femra? i nje bote politike (por jo vetem) ku paska nevoje per zyra shtypi, qe fabrikojne ate cka duhet te dije publiku?

Profesioni i "spokesperson" s'eshte i shpikur ne Shqiperi sol.  Ka kudo.  

Pa bere ndonje muhabet te gjate, por te them te drejten, une kam problem me mesazhin.  Sa per PR, eshte industri me vete, edhe s'jam dhe aq revolucionare smiley

ajo qe po perpiqem te them eshte se ne kete perspektive ato gocat jane mesazhi

Paska kudo "spokespersons". Epo atehere e paskam patur gabim smiley

" src="http://arkivi.peshkupauje.com/sites/all/modules/smileys/packs/Yahoo!/sad.gif" /> mire o mond luj me filma ti, un per respektin e atyne zonjave e kisha,

kom fillu tuj qa qe kur iku gert bogdani ene ala nuk po me pushojne lotet" src="http://arkivi.peshkupauje.com/sites/all/modules/smileys/packs/Yahoo!/sad.gif" />

ore djema, poblemi eshte politik dhe jo erotik. personalisht nuk bej pjese tek ata qe masturbohen duke pare ne kompjuter nje fotografi femre, ndryshe nga shoku yne "offtherecord".

perplasja me fjalor te forte le te themi, ndodhi per shkak se pala humbese, opozita e Edi Rames ka filluar nje fushate histerie mediatike duke share e akuzuar me nje fjalor jo vetem te padenje per forcen kryesore te opozites, por eshte edhe ligjerim publik me pasoja per shtetin.

P.sh. per vrasjen e 4 policeve nga nje kriminel i rrezikshem, PS-ja tha qe u vrane "nga shteti i korruptuar i Sali Berishes". Keshtu i bie qe edhe krimineli
qe ekzekutoi pa ju dridhur dora, bile duke i qelluar policet edhe pasi kishin rene pertoke, eshte viktime e "shtetit te korruptuar te Sali Berishes".

Zedhenesja e bukur e PD-se Erla dhe zedheneset e shemtuara te PS-se, Armela dhe Elisa, ne fund te fundit lexojne deklarata qe pergatiten ne zyra te tjera para se te dalin ne publik. Eshte detyra e tyre qe ta bejne sa me mire kete pune. Ata zedhenesat e Shtepise se Bardhe, ka raste kur mbytin dynjane me rrena, por e kane per detyre...

Mua shkrimi me pelqeu. Problemi, sipas meje, fillon tek mendjet e semura qe pergatisin deklaratat per shtyp e vazhdon me zedhenesit/et qe pranojne te nxjerrin nga goja gjithfare xhevahiresh. Nese zedhenesi qellon te jete femer nuk eshte se ndryshon ndonje gje thelbesore, pervec faktit qe, gjithmone sipas meje, behet dicka akoma me e shemtuar per t'u degjuar. Agresiviteti ne te folur tek femrat (aq me teper kur agresiviteti te imponohet nga "funksioni" qe ke) me ka lene gjithmone shije te keqe.

PS. Cili/a eshte zedhenesi/ja i Ministrise se Transportit tani? Se kam lexuar ca deklarata per shtyp kete muajin e fundit qe kufijte e te ligjshmes i kalojne lehtesisht.

Zedhenesja e bukur e PD-se Erla dhe zedheneset e shemtuara te PS-se, Armela dhe Elisa,

Hahahaha!

O Speaker, po he de se nuk eshte aq e shemtuar kjo e PS-se! smiley

Ajo e PD-se eshte me e mire, e pranoj, po jo se kjo e PS-se eshte e shemtuar!

Biles mua se me ke me ngjan! Me keto "high cheeks!

Do thuash ti i ngjan Fatma Zyberit! Po mire, me mire!

Po se kujt i ngjan tjeter! smiley

 

O mrrokell, Liria eshte gruaja e liderit te PD-se mer daj, nuk eshte zedhenesja apo fytyra e PD.

PD-ja zedhenese dhe fytyre, krahas te tjerave femrave te PD ka Erlen, qe ja u merr ne kthese per bukuri fizike atyre dy zedhenesve te PS.

Jo, me, e di une kush eshte Liria!

Po po te thoja qe ajo zedhenesja e PS-se nuk eshte edhe aq e shemtuar! Dhe... i ngjan nje cike Lirise...!

Apo do dalesh tani qe te thuash qe edhe Liria eshte e shemtute?

 

Ke PD sikur prishen robt mer vlla, ka pas qene me e mire kjo Erla.

 

 

 Mu m'duket si Zhozi e re noi here...kandidate wanna-be. Eh, medet!

Mire e ka kungulli, clirohuni njehere pastatj kthehuni tek debatet e temes, qe te merrni me shtruar. Qe dhe nje tjeter smiley

http://lajme.parajsa.com/images/erla-vasili.jpg

 

 

Se di me ke, me ngjan kjo Erla mua, vetem se eshte pak ezmereTongue

It came to this point, just it took a bit longer than I thought. smiley

 

Ke PD sikur prishen robt mer vlla, ka pas qene me e mire kjo Erla.

 

 

 Mu m'duket si Zhozi e re noi here...kandidate wanna-be. Eh, medet!

Mua me duket si Laura Pausini. Me saktesisht... ne keto fotot me duket si Laura Pausini teksa kendon "Tra te e il mare".

 

Duhet thene se eshte prishur nje cike!

... qefi saj!

a lejohet me von foto non-zedhonsesh?

Kisha i qejf me von Linda Fiorentinon.

Qe dhe nje tjeter. Ishte pjese e ketij artikullit, te cilin pertoj ta lexoj po duket se flet per te njejtat gjera. Gjithsesi, me foton jam dakort. smiley

 

http://www.merbraha.com/files.php?file=sex_974319138.jpg

 

Na thuani kur te jeni cliruar, qe te diskutojme seriozisht per perdorjen e asaj gjese (seksit dmth) ne publik si mjet per te shitur cdo gje tjeter tek masat, nga pjeset e kembimit per makina deri tek politika.  smiley

O xhib, ku e gjete kete foton, tek ndonje reklame e Mjaft kur na bente thirrje te shkundim voten dhe apelin e kishin me foto seksi?

Na thuani kur te jeni cliruar, qe te diskutojme seriozisht per perdorjen e asaj gjese (seksit dmth) ne publik si mjet per te shitur cdo gje tjeter tek masat, nga pjeset e kembimit per makina deri tek politika.  Smile

Ca ka per te diskutu ketu?!

Kryj dhe ti si Mroklla qe ta kuptosh, se tani per tani te jane bllokuar semaforet e qarkullimit te gjakut, keshu qe s'ke faj. smiley

 

Mroklle smiley

Po pra!

... dhe ti do te diskutosh!

Eshte koha per veprim!

Opoponp, plasen cokollatat ketej! E Rose a doli fjala ime qe qeveria e kap leprin me qerre?

Perfundimisht Erla eshte shume me e mire ne realitet se sa ne fotografi apo ne tv. Kerkoj mbeshtetjen e PaNick per kete.

@ Lizander - sa shpejt ike mer daje, si duket frronca? sa per erlen, mund ta kesh pa i pari ti, po tashi je shume larg. larg syve larg zemres thote llafi. dhe nje pyetje tjeter, je i sigurt qe njihesh me PaNick?

Ne realitet? Ne realitet Erla te than piten. E bukur po, e gojes po, c'i sheh syri i ben dora po, me pak fjale: c'te te thote vllai. Ate dite qe e takuam me Solin te kishte veshur ca tangaaaa, po nejse, Soli nuk i pa se ishte nga ana tjeter e tavolines dhe e kishte perballe smiley

Imazhi ben politike çuna! Te pakten kete duhet ta pranojme ne Shqiperi (por jo vetem!). E njejta gje ndodh dhe me politikane-beresit meshkuj. Shihni kryetaret respektive. Jane te gjate, te beshem, sportive, me tipare te rregullta (mbase, varet nga kendveshtrimet). E bukura/perfektja percjell gjithmone terheqje. Per fjalet e shkruara apo te lexuara, nuk jam i sigurte. Jo gjithmone smiley

E Rose a doli fjala ime qe qeveria e kap leprin me qerre?

Duket sheshi qe ke me teper ti eksperience me lepuj. E ke fillu dhe i ri. S'kam asnje shanc te garoj me ty. Heil master!smiley

Sol, na ler rehat. More vesh? smiley

Ore kujdes ju cunat se po na filloni debilimin ene ...kur te hapet veni i Erles dhe Armeles poj shofim ca gjojna te cuditshme sidojmos mas miratimit te ligjit te Homve nga qeveriu i fujnit.

Desha ta mbyll kontributin tim te kjo teme per sot me nje thenie nga i madhi Groucho Marks qe ka thone:

"Women should be obscene and not heard." 

Kjo me duket se ngjit si me zamke per keto qe punojne zedhenese.

 

P.S. Te me falin ato qe nuk dine anglisht, por ne shqip i humb lezeti. Sic tha ene Qazim M'lletja: Ho, se ne po nuk e capito nashtina, e capito ma vone.

Sollo Panikun nuk e njof se jom çun trim. Aty me nolt ja futa pak koth se nuk i pata lexu te gjithe komentet e panikut dhe nga na dy fjali mendova se ishte nje rob me te cilin po diskutojshim para ca ditesh. Po fajin sidoqofte e ka VETEM Teprizma qe rri tu bo sherre per gjinine e ushqimeve. (private joke)

Sa per Erlen qe ka dy dite qe po e myt lemza, ti thuj car te dush po una mund te te prish pune kur te du. Jo per gjo po i them : "Cerro po te pash me Sollin, do te te boj publike fotot tu honger sanduiç te bleme te kioska e halles se Molit mrapa piramides!" (miam miam sa te mire qe i bote sanduiçet ajo!) hahahahaha. Me verte, me qe ketu u bo si faqja e facebook-ut te Cerrit te Zi (Erla) duhet me germu ene una e me gjet ca foto te vjetra.

PS : Sa mizor qe je o Soll! Hoqe dore kaq shpejt nga Carla ene e le m'dore te Xhuxhmaxhuxhit!

t'dyja posi mollat ne gemb... erla e paska pak buzen e shtrember. mbase prandaj flet pak dirty smiley

Dy thelleza ne nje dhome, moj thellezaaaa

Njera tjetren-o c'e ngacmojne moj thelleza...  smiley

(kenge e Vlores)

(kenge e Vlores)

Po kete e di Emo? (Kenge Vlonjate autentike e kohes se Enverit)

...

E mban ment moj nikoqire,

Kur flinim mmi kakardhi?

Pleshtat na vinin si gjyle,

Ty te vinte guxhuli!

 

s'e kam nigju kurre live; por e kam pare diku ne internet, plus qe me 98.9% duhet ta kete sjelle ene idrisi ktu.

 

E gjeta! Bashke me fjalen madheshtore "kondoperre"  smiley

smiley

 

Uuu! smiley

Ky qenka Forumi qe thone?

E paskerka kengen me te koklavitur!

Eee, xhanem, une e kam degjuar ketu ne kurbet, nga goje e cupes se botes!! 

Do pyes, do pyes time me per keto llafet! 

Enivej...Llafi im i preferum lab eshte "bujqeshe"!

E ka pas thone gjyshja ime, rahmet paste! 

With all the contempt a Labe can amaze! 

As in: "C'me je veshur keshtu si bujqeshe moj!  smiley  

Llaf tjeter i modh Mrrok, eshte "xhore".  smiley

eeehhh, shqypni, mi ta lumsha synin/ s'guxon kush me t'prek kufinin/ s'guxon kush me t'prek ku jena/ prek shqiponjen me dy krena!

Ja si perfundim  nje tufe me trima .....ia pane deles. Ju ua futi Sala te gjitheve dhe me LIGJ , doni me pa femrat nga poshte smiley . Nigjoini nga lart dhe mos u merrni ere si cjeper!

Mrokell ...pleshtat nuk vijne ...verviten ! smiley

erla esht me sexy, por kjo armela me duket me e mire si zedhenese. erla esht be e bezdisshme, mbase per shkak te fjalorit qe perdor

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).