Durrësi: ku fillon Kosova dhe mbaron Shqipëria

Miredita te gjitheve.

Ja ku jam perseri. Se pari ju kerkoj ndjese per fotot per Shengjinin. Kompjuteri im ka nje difekt qe mund ta rregulloj vetem kur te kthehem. Megjithate kam gjetur shume foto  ne flikr qe pasqyrojne mese miri realitetin e Shengjinit. Ate realitet te qete dhe te kendshem te cilin e kujtojme shpesh me nostalgjie me miqte e mi, nderkohe qe udhetimi yne vazhdon ne Shqiperine tone te dashur. Ne kete moment ju flas nga Gjirokastra. Por nuk dua tju flas per te (mbase ne nje shkrim tjeter). Ajo qe me ka mbetur ne mendje , makthi i ketij udhetimi , ishte Durresi. 

Sapo mberritem ne Durres, me grupin e miqve te mi , morem autobusin per te shkuar tek Plazhi. Autobuzi, qe ecte me dyer te hapura, te krijonte menjehere  idene  e kesaj popullsie te re  ne Plazhin e Durresit. Plaka me benevreke, pleq me qeleshe, te rinj me floke te prera njesoj ne forme katrore siper kokes dhe qe shikonin me epsh femrat. Peisazhi nga te dyja anet e rruges te trembte. Pankarta te medha te shkruara keq -- Pizzeri, Pjekurin, Pula pa eshtra, Materiale ndertimi-elektrike-hidraulike-vegla pune... dhe mu ngjitur...BYREK-PICCA. Nje nder tre mbanin firmen KOSOVA Prizreni -Gjakova. Dhe midis kesaj morije pankartash marramendese, poster sa nje ndertese 4 kateshe te lloj lloj kengetaresh me gjinj perjashta e me bythe te kercyera.

U shpjegova miqve te mi qe me ne fund kufinjt ishin hapur dhe Durresi me sa duket ishte bere nje vend i pershtatshem ku vellezereit tane kosovare kalonin pushimet ne qetesi te plote.

Sapo zbritem nga autobuzi (dmth sapo u hodhem) mu tek Adriatiku nje mori kosovaresh po zbrisnin nga nje autobus i madh Durres-Tirane- Prishtine. Mbeta e habitur, nuk e dija qe ekzistonte nje linje e tille. Po rrija duke veshtruar e habitur kur verej nje nga miqte e mi qe perpiqej te fliste me nje kosovar me kembe e me duar. Menjehere u mblodhen nja dhjete vete, te gjithe kosovare rreth te dyve. Vrapova e shqetesuar, Jo jo ne fakt ky kosovari kishte kujtuar se ishte nje mik i tij dhe i kishte rene shpatullave nga mbrapa. Nejse. U futem tek Adriatiku ku 95 perqind e klienteve do ti gjenim Kosovare.

Ne hotel femijet bridhnin nga te kater anet. Personeli nuk e cante koken fare, ndersa une mendoja per Hotel Adriatikun e dikurshem qe ishte nje nga vendet me luksoze te Plazhit.

Mbasi morem celsat shkuam me ne fund ne dhomat tona, per tu clodhur dhe bere ndonje dush. Por nga dritaret hynte me dhune nje muzike e larte qe fillonte me oj dhe mbaronte me cike, qe sna u nda per te gjitha ditet qe ndenjem aty.

Ne darke dolem per te pire nje birre. Ne te gjitha baret degjohej me force muzike nga veriu i pertejshem, muzike e cila varionte nga nje bar ne tjetrin me te njeten force dhe volum te tmerrshem. Meqe e pame qe nuk ishte e mundur ta pinim te qete ate birre neper lokale provuam andej nga bregu i detit por atje ishte dhe me keq. Nga te gjitha pistat degjohej muzika, aq e larte saqe te cmendte. Bile mund te  degjoje edhe fjalet e kengetareve te ftuara, me dialekt kosovar qe ftonte bashkepatriotet e vet te dilnin nga vrimat dhe te shkonin te kercenin me te. Neper rruge goca dhe djem kosovare, makina kosovare, dyqane qe te shisnin dhe breke me flamur e me shqiponje dhe kosovare mbrapa banaqeve qe ti thoshin cmimet me leke te reja. 

Te nesermen provuam te dilnim ne plazh por ishte e pamundur te pushoje. Qe ne oret e para te dites plazhi u popullua me mbi nje milion njerez qe rrinin me nga dy neper zhezlonge. Ne det shikoje gra qe laheshin me gjithe benevreke e pleq qe benin banjo dielli me qeleshe.

Te pije nje kafe ishte e pamundur nga muzika e larte qe te shurdhonte por me sa dukej i pelqente shume vellezerve tane kosovare.

Neper restorante nuk dije c'te haje sepse menyja ishte e shkruar ne shumicen e rasteve gjysem shqip gjysem serbisht  aq me teper qe ...me falni por grosha dhe muzika e larte sikur nuk shtyhen fare, ne mes te veres.

Midis ketyre nje fill drite. Nje lokal ku mund te pije koktejle te fresketa ne qetesi dhe nje barmen qe nuk mu duk fare si kosovar. Shkova dhe e pyeta. Po, ai ishte nga Tirana, quhej Olti, kishte punuar me vite ne Viene dhe ishte nje nga te paktit ose ndoshta i vetmi qe kishte patur kurajon te bente nje Capocabana midis shishqebapeve dhe paidhaqeve vetem nga dashuria per atdheun, sic tha ai. Gati sa nuk ju hodha ne qafe. Tek Olti, me ne fund do ta  ndjenim veten me mire.

Per t'ju larguar kesaj zallamahije u perpoqem te shkonim tek Shkembi i Kavajes. Atje njerezit ishim me te perzier por s'kuptoheshin shume. Kosovare dhe shqiptare. Atje takuam dhe nje goce shiptare qe kishte sjellur burrin anglez per here te pare dhe ishte ne sikletin me te madh te jetes se saj.

Mbas 4 ditesh , te lodhur nga nervat ikem nga Durresi. Nuk e di pse me vinte te qaja. Ku eshte Shqiperia , ku eshte Kosova. Ku jam... Pse te ndodhe keshtu...

Kaltra

181 Komente

Kaltra, Shqiperia po ndryshon, po deri sa te ndryshoje, ti merr nje kove uje hidhe ne koke dhe ulu ne ballkon te marresh ca rreze dielli duke pare si po ndertohet pallati perballe.

ps:me pelqen menyra si e ke shkruar eksperience tende, pershendetje.

rremujen, infrastrukturen e munguar nuk ke pse e shef te turistet kosovare, te muzika e veriut qe, 'nis me oj e mbaron me cike'; mbaj mend qe n'kohe te Dulles, megjithe policet qe patrullonin plazhin, e kishe te pamundur te degjoje muzike sllave nga cdo radio iliria. Harron se hotel Adriatiku i dikurshem nuk ish aspak nji vend luksoz por thjesht nji hotel modest qe konsiderohej 'i mire' sepse hotele te tille ishin te rralle.

As ate sikletin e asaj qe kish sjell burrin 'anglez' ( a thu se eshte naj diamant qe e kan rras ne cep te dhomes te piset...) mos e bej dramatik.

Me keqardhje, vej re akoma sindromen e shqiptarit qe shef negativizmin ne cdo gje dhe per me keq qe ne ket shkrim ben me faj ata kosovare qe me paren qe po shpenzojne ne Durres e kudo do bejne te mundur qe sherbimet te permiresohen. 

Flm. per reportazhin kaltra.

Kam pershtypjen se ky eshte rasti tipik kur autoriteti qe duhej te veje rregull mungon dhe njerezit pastaj fillojne dhe zihen midis tyre.

Ne fakt duket sikur ne kete artikull ti e ke "inatin" me kosovaret, por mendoj se per te gjithe shqetesimet qe ke patur gjate pushimeve ne Durres duhet t'i kerkoshe llogari shtetit shqiptar qe ka lejuar qe nje kasaphane e tille te ndodhte. Qofte nga ana ndertimore, qofte persa i perket respektimit te rregullave te bashkejeteses.

Edhe dicka tjeter kaltra:

Atje njerezit ishim me te perzier por s'kuptoheshin shume. Kosovare dhe shqiptare.

... edhe kosovaret jane shqiptare. Eshte si te thuash "korcare dhe shqiptare". Eshte gabim sepse nenkupton qe korcaret nuk jane shqiptare. "Shqiptare te Kosoves dhe te Shqiperise" do te kishte me kuptim.

Vazhdim te kendshem te pushimeve.

Midis ketyre nje fill drite. Nje lokal ku mund te pije koktejle te fresketa ne qetesi dhe nje barmen qe nuk mu duk fare si kosovar. Shkova dhe e pyeta. Po, ai ishte nga Tirana, quhej Olti, kishte punuar me vite ne Viene dhe ishte nje nga te paktit ose ndoshta i vetmi qe kishte patur kurajon te bente nje Capocabana midis shishqebapeve dhe paidhaqeve vetem nga dashuria per atdheun, sic tha ai. Gati sa nuk ju hodha ne qafe. Tek Olti, me ne fund do ta  ndjenim veten me mire.

 

Haaaahahahahahahahahahahahahahaha As i here nuk kam lexu gje me per te qesh se kjo te peshku

 E kisha me Capocabanan Patriotike... Une per vete jam me shishqepabin patriotik, Tymi madje eshte edhe me patriotik... smiley smileysmiley smiley

 

 

 

Ke ngren te Tymi ndonjeher o Krasta.?? smiley Une ndalova ne Durres per nje kafe te Belvina (ne mos gaboj emrin) muzika ishte e ulet dhe nderthurje shqip-anglishte femijet luanin te pjesa e plazhit qe ishte kthyer ne kend lojrash dhe njerzit te qete ne pune te tyre shijonin pijet apo darken qe kishin porositur.Ndoshta ngaqe nuk ndenja shume nuk me la ate pershtypjen e keqe,ose ndoshta ai hotel kishte rregullat qe duhet te zbatojne pushuesit aty.

nuk o durrs Benilva mer ti nga vlorra smiley

osht shkomi kavajs. ktu flitet per nje tjeter zone.

 kaltra eshte raciste, meqe durresi i duket si fillimi i kosoves le te shkoje ta beje plazhin tek labt heres tjeter.  vetem kujdes mos perfundoj ne ndonje semafor te italise, tu bo xhiro me robe banje, ne vjeshte. smiley

Mbas 4 ditesh , te lodhur nga nervat ikem nga Durresi. Nuk e di pse me vinte te qaja. Ku eshte Shqiperia , ku eshte Kosova. Ku jam... Pse te ndodhe keshtu.

 

 

Hej Miresevjen ne boten moderne dhe globale... Po nuk eshte se ka fillu tani je vetem me vonese... Pushimet robi i kalon sipas midese atje ku i pelqen.. nese eksperimenton (shko ne durres me i llaf) duhet te kesh edhe guxim me eksperimentu, por edhe humor, pak humor me shume dhe pak me pak tangerllek dhe ky shkrimi nuk do kishte dal kaq racitst...

Ps.. Shqiperia ka vend per te gjitha shijet... Nga Thethi, ne Sarande gjen edhe vendet me dyndje ku mund te pish dhe te marresh pjese ne aheng edhe vendet e zbrazeta ku ska asgje po asgje... Kshuqe merre me nge, faji nuk eshte kurre i pushuesve ngado qe te jene ata

 

 

Ps... Zgjidhja sipas teje do ishte me shkru ne hyrje te durresit qe  ndalohen kosovaret ????

 

 

 

Shume dakort me keto qe shkruan. Njeriu ka te drejten e zgjedhjes dhe mjafton qe ta praktikoj. Vecse ka disa gjera atje ne Durres qe jane jashte bote.

Para 2 vjetesh shkova me nje shoqen time italiane. Une e dija mire cfare ishte, por ajo donte patjeter te bente plazh buze detit dhe Durresi ishte zgjidhja me e afert me Tiranen. (Kjo duhet marre parasysh gjithashtu, dmth qe njeriu nganjehere zgjedh edhe me te aferten, keshtu qe s'do ishte keq sikur Durresi te ofronte edhe nja 20%... s'po them CopaCabana, por pak Copa Normalitet smiley

Nejse... shoqja ime italiane nuk kishte shume "pelli sulla lingua" keshtu qe i tha c'kishte per te thene"... te tipit... c"ome animali sdraiati sulla spiaggia". U kenaq me ushqimin ama...

Nejse prape... ajo qe doja te thoshja eshte se kur drekuam takuam nej familje nga Prishtina e cila ishte tmerresisht e penduar, per te mos thene e shokuar, per zgjedhjen qe kishte bere.

Nuk kishte te bente me shijet, por me cfare eshte normale dhe cfare eshte anoramale dhe cnjerezore per te mos thene kafsherore. Kupton?

Racismi i kaltres eshte pune tjeter pastaj. Nuk ka te beje me keto po te shkruaj.

Shkrimi eshte nje nga gjerat me te ndyra qe kam lexuar ndonjehere ndersa publikimi i tij eshte me te vertete turp. Te kesh mendime kaq percmuese ndaj bashkatdhetareve te tu eshte e frikshme, ti shprehesh keshtu pa teklif duhet te ishte e denueshme.

Personi qe shkruan me nofken "Kaltra" eshte aq injorant sa nuk e di qe nuk ka kurrfare pike ku mbaron Shqiperia dhe ku fillon Kosova sepse Kosova eshte Shqiperi, eshte nje pjese e barabarte e saj ashtu si edhe Durresi, Tirana, Shkodra apo Gjirokastra. Zonja apo zonjushe duket se eshte injorante jo vetem per te kaluaren e afer te plazhit te Durresit (ku autobuzat kane ecur me dyer te shqyera qe nga mesi i viteve '90-te para se te fillonte ky plazh te vizitohej nga pushues Shqiptare nga Kosova) por edhe me faktin qe jane parate e ketyre pushuesve qe e mbajne gjalle kete plazh te shkaterruar nga 18 vite zhvillim kaotik te drejtuar nga soj e sorollopi i "Oltave" qe i pelqejne kaq shume zonje/zonjushes.

Ti caktosh ketij shkrimi noten "1" eshte shume pak, pislleqe si mesiper meritojne nje -5 te MADHE!

 lit eshte e vertete qe ai stigmatizimi qe i behet kosovareve vret pak syte, por mua shkrimi mu duk shume i sinqerte, ne fakt, cfare eshte pershkruar me lart eshte teresisht e vertete, pislliku, zhurma, rremuja, etj etj. une besoj se turizmi i shqiptareve te kosoves nuk e ka zhvilluar kete pjese te bregdetit, perkundrazi ky lloj "turizmi" tribal, nisen fise me 7 autobuza dhe kalojne pushimet me 50 euro, i ka degraduar rende edhe ato pak investime te bashkise se durresit (taksat i paguajme ne). faj ka dhe pushteti vendor qe nuk merr masat me minimale per ti siguruar pushuesve kushte per turizem. sigurisht secili prej nesh ka standartet e tij, ty ndoshta te pelqen te pushosh ne keto kushte, nje tjetri si pelqen. fakt eshte qe pushuesit nga tirana e kane braktisur durresin. por ne keto kushte tranzicioni, si ne, si shqiptaret e kosoves, hajt se s'po prish ma pune edhe po u lame keq e keq.

As,

1) Stigmatizimi qe i behet Shqiptareve nga Kosova ne "shkrimin" e mesiper nuk "ti vret pak syte" por eshte thellesisht fyes per cdo njeri qe e denon racizmin si dukuri te demshme dhe te turpeshme. Aq me i keq behet ky rast kur kemi te bejme me racism brenda te njejtes familje.

2) E gjykoj vertete te cuditshme qe duhet ti sqaroj dikujt se shkaterrimi i plazhit te Durresit s'ka te beje aspak me turistet nga Kosova por me menyren sesi zaptuesit e atij plazhi e kane shkaterruar ate. Nuk kane qene turistet nga Kosova qe kane vendosur ti derdhin kanalet e ujrave te zeza te hoteleve ne det, nuk kane qene pushuesit nga Kosova qe i kane ndertuar hotelet buze reres, nuk kane qene pushuesit nga Kosova qe kane prere pishat ne Golem apo qe kane zhdukur koshat ku duhet te hidhen plehreat. Turisteve nga Kosova ata shkaterruesit e plazhit te Durresit duhet tu jene mirenjohes qe jane akoma bleres dashamires dhe jo aq perzgjedhes sa une psh qe nuk i afrohem dot kurrsesi Durresit se me trishton menyra si eshte perdhunuar ajo cope toke.

Ll.

P.S. Nuk e di nese e njeh ndopak Durresin por qe te kuptosh qe shkaterrimi s'eshte veper e pushuesve nga Kosova dil nga ana tjeter e qytetit ne Curilla dhe shiko shkaterrimin paralel ne ate cope vend qe nuk vizitohet nga turistet.

llukan s'eshte per tu marre kaq seriozisht c eshte shkruar me lart, ajo ka shkruar ate qe qarkullon perdite ne tirane dhe gjetke. une sa kam ardhur, dhe kete degjoj nga te gjithe ketu "durresin e kane dhi kosovaret, ikim poshte nga dhermiu&quotsmiley. po pergjithsoj me ate te gjithe, sepse te gjithe pa perjashtim e thone kete.

nuk besoj se njerezit e thone kete per ndonje racizem te ndergjegjshem ndaj kosovareve, besoj ben pjese tek konstatimet qytetare qe ne i shprehim gjithmone banalisht. qofte dhe ndaj komshies perballe kur nuk pastro shkallet kur ka rradhen.apo racizem dhe ky?) ketu punen e menderosjes se durresit nga kosovaret e thone dhe ata qe hiqen si patriote te medhenj sic po ben ti kete show ketu tani. ky shkrimi me lart nuk po merret me infrastrukturen apo me politikat e turizmit qe ne si kemi, por as kesaj kaltres si interesojne, ketu kemi nje koment politikisht jokorrekt te dikujt, nje perjetim emocional qe sjell nje deshmi qe dhe une vete une e kam hasur.  por kjo me duket interesante qe nje personi te thjesht i jepet rasti ashtu banalisht te thote cmendon. nje turist, aq me teper kur vjen nga jashte dhe nuk e njeh tamam katrahuren tone, kur shkon per pushime nuk e vret shume mendjen se kush e ka fajin, se kush duhet te bente cfare, ai thjesht konstaton ate qe sheh. turisti eshte dele ne nje fare menyre. une e njoh shume mire fushen e turizmit, sepse kam punuar per nje kohe te gjate dhe po te them qe ajo qe ndodh ne plazhet shqiptare ne teresi nuk eshte aspak normale, kurse ajo qe ndodh ne durres quhet katastrofe ne te gjitha pikepamjet. ne shqiptaret jemi fajtoret e pare, kosovaret ndoshta duke qene me te dukshem kane mbartur pasojat.

sigurisht kjo sdo te thote qe ne jemi me te paster se kosovaret, te njejtin zhul e gjen kudo ne shqiperi e jo vetem tek currilat. ti flet per racizem etj etj etj ne fakt habitem qe ndalesh tek kjo ceshtje ne kete xhungel ku s'respektohet asgje, mua ajo qe me shqeteson eshte ky turizem pa asnje fare politike, pa asnje te ardhme, sporadik, i cuditshem, i piset, vulgar...  

AS,

s'eshte per tu marre kaq seriozisht c eshte shkruar me lart

Nuk jam i sigurte nese e kupton qe shkrimet qe vendosen tek "Mos Humbisni" ne kete faqe nuk jane shkrime per gallate dhe nuk vendosen aty per te mos u marre seriozisht.

une sa kam ardhur, dhe kete degjoj nga te gjithe ketu "durresin e kane dhi kosovaret, ikim poshte nga dhermiu&quotsmiley. po pergjithsoj me ate te gjithe, sepse te gjithe pa perjashtim e thone kete.

Po kush ta ka fajin ty qe rri ne rrethe injorantesh, nderro mjedis smiley Ne rrethin tim shoqeror une s'kam njerez kaq te paafte qe te vleresojne drejt situaten.

ketu punen e menderosjes se durresit nga kosovaret e thone dhe ata qe hiqen si patriote te medhenj sic po ben ti kete show ketu tani.

I ke pak mendimet e paqarta ketu. Ta quash idiotllekun idiotllek nuk eshte "show", as "patriotizem" por thjeshte realizem. Provoje, nuk te ben keq.

ky shkrimi me lart nuk po merret me infrastrukturen apo me politikat e turizmit qe ne si kemi, por as kesaj kaltres si interesojne, ............... turisti (Kaltra ne kete raste? Ll.T)eshte dele ne nje fare menyre

Mbase u nxitova qe te keshillova te provoja realizmin, duket se ke arritur njefare shkalle te tij ne cilesimin e mesiperm. Tani provo ta shikosh shkrimin me kendveshtrimin e saposhprehur.

une e njoh shume mire fushen e turizmit, sepse kam punuar per nje kohe te gjate dhe po te them qe ajo qe ndodh ne plazhet shqiptare ne teresi nuk eshte aspak normale, kurse ajo qe ndodh ne durres quhet katastrofe ne te gjitha pikepamjet.

Faleminderit per kete moment te fuqishem te tipit "rakia behet nga rrushi". Une s'jam marre fare me fushen e turizmit pervecse si turist dhe mund te te them te njejten gje. Me cfare je marre konkretisht ne turizem ti?

ne fakt habitem qe ndalesh tek kjo ceshtje ne kete xhungel ku s'respektohet asgje, mua ajo qe me shqeteson eshte ky turizem pa asnje fare politike, pa asnje te ardhme, sporadik, i cuditshem, i piset, vulgar

Ne fakt une budallalleqet i injoroj zakonisht por kur arrijne ne shkalle monumentale te ketilla e ndjej detyrim te them nja dy fjale qe te mos diktohet mendimi i pergjithshem nga "dele/turiste". Provoje edhe ti smiley

 "Nuk jam i sigurte nese e kupton qe shkrimet qe vendosen tek "Mos Humbisni" ne kete faqe nuk jane shkrime per gallate dhe nuk vendosen aty per te mos u marre seriozisht."

si cdo gje "serioze" qe sillet dhe komentohet po aq "seriozisht" tek peshku.

"o kush ta ka fajin ty qe rri ne rrethe injorantesh, nderro mjedis Wink Ne rrethin tim shoqeror une s'kam njerez kaq te paafte qe te vleresojne drejt situaten."

sjane injorante jo, se i ke pasur dhe koleg, jane shoket e tu llukan, madje me shume te tute se te mite...

"Faleminderit per kete moment te fuqishem te tipit "rakia behet nga rrushi". Une s'jam marre fare me fushen e turizmit pervecse si turist dhe mund te te them te njejten gje. Me cfare je marre konkretisht ne turizem ti?"

jam i sigurte qe ti as rakine nuk di ta besh dhe as nuk ke pare ndonjehere si behet. po te them qe kam punuar ne turizem ketu dhe ne disa vende te botes qe te te hap syte ty ,qe kjo situate te duket normale, qe jo, nuk eshte normale! dhe pershkrimi i kesaj vajzes eshte shume i sakte. merr makinen shko tani ne durres dhe e konstaton vete! 

zona e plazhit menaxhohet gati teresisht nga shqiptare te kosoves, e megjithe pergjegjesite tona, mos me thuaj qe keta, qe jane konsumatore te drejteperdrejte, na qenkan krejt te pafajshem per gjendjen atje. 

 

zona e plazhit menaxhohet gati teresisht nga shqiptare te kosoves, e megjithe pergjegjesite tona, mos me thuaj qe keta, qe jane konsumatore te drejteperdrejte, na qenkan krejt te pafajshem per gjendjen atje.

 

AS,

Une mund te perpiqem shume te zbras mendjen time qe te mbush tenden por cfaredo qe te them nuk besoj se do te te bej te kuptosh qe fajin s'e ka konsumatori i cili nuk ka ne dore as mjetet e prodhimit, as ato te shperndarjes. Nqs ti s'e kupton qe nuk i shtrin konsumatori tubacionet e ujrave te zeza, nuk i sjell konsumatori koshat e plehrave, nuk i jep konsumatori lejet e ndertimeve etj, etj, etj atehere natyrisht qe une s'kam pse te harxhoj kohen me ty.

Gjithe te mirat,

Ll.

 llukan, ta thash dhe me lart qe sigurisht shqiperia ka pergjegjesite e saj ne moskrijimin e kushteve normale per turizem. por ka dicka tjeter, infrastruktura dhe edukata qytetare jane dy gjera te ndryshme. krijoja kushtet sa te duash ti, ai prape lekuren e shalqirit ne rere do ta hedh. (une se kam fare tek kosovaret dhe ne bejme po aq pis sa ata, meqe rasti konkret i kaltres i referohej kesaj zone te plazhit, po flasim ende per ata.)

shqiptari e dhiu gjirin e lalsit per nje muaj o burre.

nuk zgjati as gjer javen e fundit te korrikut niveli "i pranueshem" i pastertise. Filloi pislleku i paimagjinueshem. Plazh i ri, rruga ja boni qiviriu xixe, ok ska shume kosha por s'eshte justifikim per te hedhur shalqinin ne toke ne mes te te gjitheve e mos me e fut ne nje qese te shkrete. lemeri lemeri....cer poplli qe jemi smiley  Dhe te gjithe ata qe shkojne atje, sjane nga ata qe shkojne me tren a me furgon, se e kane patjeter nje cope makine. Dmth i kane kushtet me e marre nji termus me vete, ca kartopeceta, ca qese per te hudh mbeturinat etj etj...smiley Spo them ta bejne per mua jo, por per veten e tyre dhe kalamajte se ju shkojne grenzat rrotull prej frutave te hedhur pertoke vend e pa vend.....

 

 duhet nje diktature sanitare ca kohe desde

Kur macja ndyn ne shpi, i merr turinjt dhe ja ngjesh tek jashteqitja e vet.

Edhe e shef ti, e ben me aty apo jo. Vrap ke vendi i caktuar qe te nesermen.

Nji kshu e duam ene ne qe te zeme mend smiley

P.S. Por ama duhet dhe ai i shkrete vend i caktuar per ta bere smiley

AS,

Shiko se po vijme nga dy kendeveshtrime te ndryshme ketu prandaj nuk biem dot dakort. Ti thua "Shqiperia ka pergjegjesite e saj" duke nenkuptuar qe ka nje pale tjeter te "quajtur Kosova" qe ka pergjegjesi te tjera. Une sic kam thene tek pergjigja e pare them qe "Shqiperia e permban Kosoven" keshtu qe pohimi jot per mua eshte i pallogjikshem (s'ka pale tjeter ne kete mes). Qe ta mbyll vertete se mbase u zgjata shume ne menyre te kote:

1-Ne rradhe te pare eshte e gabuar te ngresh dallime Kosovar-Shqiptar. Ne rradhe te dyte eshte budallallek te ngresh dallime "Turist Kosovar"-"Turist Shqiptar" kur dallimet jane klasore jo rajonale (klasore brenda rajoneve).\

2-Turisti pershtatet me kushtet qe gjen. Kushtet i krijon mikpritesi. Plazhi i Durresit eshte shkaterruar vite me pare. Edhe njehere qe ta kesh te qarte kete, dil e shiko Currilat si jane shkaterruar nga mikpritesit lokale dhe do ta kuptosh kete.

Tani e mbylla vertete se po behem perserites smiley

Gjithe te mirat,

Ll.

Une nuk nenkuptoj kosoven si pale tjeter, une nenkuptoj turisti ka pergjegjesi te tjera. dmth shteti dhe turisti kane pergjegjesi te caktuara te dy. se dyti, do desha ta besoja dhe une ate shqiperia permban kosoven por gjithmone e me teper po me duket teorike. qofte ashtu sic e thua ti!

qe dallimet jane klasore ska dyshim, por qe ne ate zone qe pershkruan kjo vajza ka prezence te nje rajoni te caktuar kete se luan topi. mjafton te shoh folklorizmin qe ka mberthyer kete plazh. pershendetje, a.

Ne mbrojtje te shkrimit dhe te vendimit tim per ta publikuar: 

Nuk mund te rrije njeriu sus e te mos thote gje per hir te patriotizmit apo bashkatdhetarise kur sheh dicka qe s'eshte normale. Dhe transformimi i asaj zone te plazhit te Durrësit nuk eshte normal. Te pakten per ata qe e kane njohur plazhin e meparshem. Eshte e vertete qe demet kryesore i kemi bere vete, por kjo nuk do te thote qe efektet e kultures kosovare jane zero.

Mua nuk me duket se autorja eshte shoviniste. Ajo nuk eshte doemos diplomate ne shkrimin e saj, por kritika ndaj kosovareve ne Durres nuk eshte as shpifje as mashtrim. Eshte pa takt, por qendron. Sic tha dikush me siper, eshte e sinqerte.

Edhe mos na beni liberalizma boshe te tipit "jemi te gjithe shqiptare". Nuk vuri njeri ne dyshim etnicitetin shqiptar te kosovareve. Po ne aspekte kulturore (ne kuptimin neutral te fjales, jo high vs. low culture), shqiptaret dhe kosovaret jane ndryshe. Vishen ndryshe, qethen ndryshe, veprojne ndryshe me njeri-tjetrin, dhe sidomos, kane marredhenie ndryshe mes meshkujve dhe femrave. (Ata si Llukani qe shqetesohen per "racizmin" e autores, duhet te shqetesohen edhe per diskriminimin konstant te femres ne shoqerine kosovare, sidomos ne fshat.) 

E verteta eshte qe shqiptaret e Tiranes kane vendosur ta injorojne krejtesisht ate zone. Me mire me ruset ne Turqi, sesa me "tanet" ne Durres. U desh nje shqiptare nga jashte qe te thoshte ca fjale, sado te renda qofshin. 

Kaltra

Sa për benevrekët, gratë me shami, pleqët me qeleshe (në plazh, por jo jashtë tij) kokat me qethjet katrore, zërin e lart të muzikës, fjalorin aspak të kulturuar, groshi së bashku me vapën ke shumë të drejtë të kritikosh gjithë ditën. 

Por, kur bën dallim kosovarë, shqiptarë, korcarë, tepelenas, gjirokatritë e tërci e vërci gabohesh shumë rëndë sepse të gjithë janë shqiptarë pavarësisht nga rajoni shqiptar që vijnë.

Herë tjetër mundohu ti shikosh gjërat jo vetëm bardh e zi por edhe kaltër sepse kështu i kupton më mirë. 

 ajo jep mendimin e vet, nuk duhet per ket me e terrorizu. mos kalojme ne ekstrem tjeter. duhet te kete shume kohe pa e pa shqiperine. kjo e ka shokuar, disa dite tek vendi ku jeton dhe do ti duket e bukur perseri e do ta marri malli ta vizitoje prape.

sepse do apo nuk do, i ka rene risku te jet dhe ajo shqiptare qe me siguri ndonje te trete mund ta influencoje aq sa ti perkushtoje dhe asaj ndonje hartim.

Ok ok le ta jape mendimin e vet, por nese une shkoj ne nje vend publik dhe sme pelqen, nderroj vend dhe nuk shaj ata qe u pelqen, kane njerez qe e duan me zhurme jeten, ka qe e duan te qete, ka qe e duan me qofte, ka qe e duan me koktej dhe moxart... asnjera nuk eshte arsye per te ngrit pyetje filozofike te tipit "ku jam", "ku vemi"....

Racizmi eshte i denueshem me ligj... Ka nje nen ketej qe vlet per nxitje te urrejtjes, racore, entnike, krahinore, fetare, qe te con tre muaj brenda smiley 

Sa per ate ndarjen shqiptare te mire qe kane ardhe nga vjena me bon koktej ne durres dhe kosovare te keqij dhe aheng dashes lere mos e pyet 

 

ajo jep mendimin e vet, nuk duhet per ket me e terrorizu. mos kalojme ne ekstrem tjeter.

Ke te drejte po kete me lart c'e kishe?

kaltra eshte raciste, meqe durresi i duket si fillimi i kosoves le te shkoje ta beje plazhin tek labt heres tjeter.  vetem kujdes mos perfundoj ne ndonje semafor te italise, tu bo xhiro me robe banje, ne vjeshte.

Une e di qe i ke fut nje "big grin" ne fund, por gjithesesi s'lahesh kollaj lol.  Se tek labt ka sa te duash shqiptare nga Kosova, apo nga Maqedonia, plus sllave te Maqedonise.  Mbushur eshte, dhe s'ka perfundu njeri semaforeve smiley.

Bile me e forta eshte se po benim muhabet me nje cift nga Kosova dje (e kam thene historine e cadrave, eshte e pamundur mos t'i flasesh komshis te pllazha, se nje fije floku na ndan.)  Ene thoshin qe s'vehet me ne Durres, uji i keq, e shume milet smiley

@ Kaltra, ndjese peshqeve durrsake po mua Durresi s'me ka pelqyer shume ndonjehere.  Ndoshta ngaqe s'e rastisa pa u prish e pa masakruar, e pa u betonizuar, e pa u ndotur.  Per kete s'e ka fajin shqiptari qe vjen nga cdo qytet i Shqiperise apo nga trevat e saj.  Shume nga ato gjerat qe the ti qendrojne.  I ve re sa here kaloj andej per ne Tirane, mgjth pime kafe nje pasdite ne nje kafene te lezetcme qe kishte muzike mikse, perfshi dhe greke. 

Por ky shkrimi yt, nuk eshte nje kritike e mirefillte, apo nje deshire per te vene ne pah mangesite apo problemet me Durresin, por duket si mllef, dhe ne shume aspekte, pa vend.

Plaka me benevreke, pleq me qeleshe, te rinj me floke te prera njesoj ne forme katrore siper kokes dhe qe shikonin me epsh femrat.

Ndryshimi i vetem mes zonjes te shkrimit dhe ketyre te fundit eshte ky: qe te siper-pershkruarit mundohen te shijojne ate pak qe iu ka dhene fati ne formen e tyre, kurse zonja ne fjale dhe do te shijoje por dhe do te diskriminoje/paragjykoje popullsine vendase. Ketu fillon perbuzja, kembekryq me injorancen e shtreses te pabukesve qe deri dje, para emigracionit te tyre, vuanin per 3 Leke buke, qe pas pak vjetesh te kthehen ne motore diskriminues te cilet ne te vertete vetem duan te kunderveprojne statusin e tyre te munguar ne te kaluaren.

Katrahure shkrimi, katrahure "analizat sociale" diletante, me katrahure  ceshtja e kohes te humbur.

La_Rosee, po sinqerisht aman,( lërja adminëve propogandën patriotike), do të pranoje të shoqëroje kolegët e tu (Meqë edhe Kaltra, meqë e njoh, është e të njëjtit mbjent) në ambjente të tilla?
Jam i sigurtë se as me familjen nuk do të të pëlqente... prandaj mos e shiko autoren si "pabukse" që i është rritur mëndja; thjesht është e paimagjinueshme edhe për vetë neve, e jo më për "kolegët" tuaj të nderuar smiley

Ndoshta i kam shoqeruar me kohe. Ndoshta biles e kam bere dhe me krenarine me te madhe. smiley Sa pak i njohim te tjeret, Ed. Mgjth mund te te them nje gje: jane shume me umili se 98% e asaj qe lexova ketu.

 

Po se nuk janë më "ato kohë" po bëhet llaf këtu smiley

Ne fakt ke te drejte, jane cike kohe me te qeta tani. smiley Celesi i cdo gjeje, Ed, eshte te jesh krenar/e per prejardhjen tende dhe t'ju besh te qarte qe pertej asaj fasade kaucuku ose pllakash fringo neper lokale pa pike historie, fshihet nje bote e pasur njerezish qe jane shume humane. Por kete mund ta kuptojne vetem njerezit qe kane njefare pasurie mendore/shpirterore, jo pabuksat.

E për hir të krenarisë time kombtare unë duhet të shkatërroj nervat/veshët dhe duhet të ngjirem së ulurituri për t'u marrë vesh me personat me të cilët kam shkuar për të pirë një kafe apo për të ngrënë???

Po jo mi zemër, atë hatërllik (nëse do e bëja) ja bëj shqiptarit që ka lokal në NY apo Zvicër, por jo "modës" shqiptare në Shqipëri

E di si eshte puna, ciuccio? Kur zgjedh Shqiperine per pushime ca gjera duhen marre parasysh ndryshe zgjidh ndonje resort 5 yjesh. Fakt eshte qe keta jane nje grup njerezish me dy kacidhe ne xhep qe s'mund te paguajne as transport privat dhe as hotel. Pra si pasoje i bie qe konditat e jeteses te atyre as andej nga vijne nuk jane nder me te mirat. Hunden aq larte te mos e ngrijne por te mundohen te njohin popullaten vendase, ta shohin ate zhurmen e ate ngritjen e zerit si nje pasuri lokale dhe kaq. Ne Shqiperi nje pjese e mire e popullates jane njerez me halle, s'kane nevoje dhe per shikimet paragjykuese te ca qurraveceve. Mendon qe as ato s'duan floket e prere ne mode? Mendon qe s'duan te hane e vishen sipas qejfit? Ahhh, Ed, Ed,...sa pak humane qe jemi!!

ta shohin ate zhurmen e ate ngritjen e zerit si nje pasuri lokale

!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Pasi na u mbush mëndja se parlamenti është më i mirë se revolucioni kërkon të më kthesh (500vjet) mbrapa duke më thënë se ulurimat janë më të bukura si tipar dallues i yni se sa qetësia????

 

P.s: Nqs do takohemi ndonjë herë bashkë, nuk pranoj në vënd tjetër përveçse në Dragobi apo nga liqenët e Lurës (gjithmonë jo lokal smiley )

Theksi ishte tek popullsia vendase, zhurma ishte pasoje e kesaj te fundit, mgjth nese ty te pelqen te theksosh derivatet(gjallerine) si pasuri vendase, pse jo?!

P.s.: qekur te eshte dhene e drejta ty te zgjedhesh vendet e takimeve? Te me falesh shoku Ed por zakonisht jam une qe zgjedh. smiley

 monda thash ta kap dhe une punen me ekstrem (tek citimi tend i dyte, se tek i pari i jepsha pergjigje LIT ku kritikon ashper postime te tilla si armiqesore).

me thone te drejten me duket absurde te shkosh per pushime ne shqiperi per te kerkuar qetesine ose rehatine. 

rrihet ketej per ate pune, ku njerezia shkojne ne plazh e behen derr tu nejt si fokat ne rere.

ne shqiperi shkohet per xhiron e bregut detit (nuk di a vazhdon me), me lujt futboll, me u duk e me pa milet me sy. smiley 

plazhe popullore si te durrsit do t'i kerkojme, si çifutet gjermani, e nuk kemi per ti gjet me per disa vjet. 

 

hajdar, ve bast qe ty te pelqen edhe filmi "scarface". 

sa per dijeni, Durresi nuk ka qene shquar ndonjehere si plazh i paster ose per mungese rremuje - Durresi ashtu ka qene ne cdo kohe...ka qene alternativa me e mire per tiransit si me afer po te thuash qe tani eshte rremuje prej kosovareve, kjo eshte injorance, eshte si te kesh lind dje dhe po dje te kesh shku ne Durres per here te pare

Ky shkrim mund ti kete te gjitha vetem shkrim "racist" nuk eshte!

Me duket thjesht nje pershkrim i nje dite te lodhshme dhe te nervozuar. Nuk eshte analize dhe aq me pak nuk me duket qe autorja te kete pat qellim ti bej analize Durrsit dhe Kosovareve.

'autorja' e shkrimit kerkon nji vend "ku te dalloje qarte kosovaret prej shqiptarve, ku robt te mos kene koka te qethme katror dhe plakat mos te ken vesh brekushe... etj, etj"

mos lexojme gjo shkrime te ndryshme ne robo?!

PO titullin e lexon ti plako?

Durrësi: ku fillon Kosova dhe mbaron Shqipëria

Shkrimi me duket si nje imitim i artikullit te A.A. Gill ,por ne kahje te gabuar.

Origjinaliteti çmohet,gjersa imituesi shpeshhere rrezikon rolin e "clown"-it,prandaj nga ky prizem artikullin e shohe teper zbavites.

Ajo qe me beri pershtypje ishte menyra se si  z.Musaraj(e jo vetem ai) gjeneralizon nje popull te tere te Kosoves me nje numer fasule-turistesh qe mund te kete pare ne plazhet e Durresit.

Zotrote,Kosova eshte shume me e madhe se ajo tufe fukarenjshe qe ti ke pare.Ata jane lymi i Kosoves.Pjesa tjeter(ajo me e madhja) ,as ne enderrat me te tmerreshme nuk e shehe Durresin.

Po sikurse edhe une (gjithnje ne emer te sinqeritetit) te gjeneralizoja kulturen e dhjetera-mijera prostitutave "made in Albania",( qe po na zene frymen metropoleve te Europes) me kulturen e femres se zakonshme shqiptare?A nuk eshte ky valle, nje diskriminim akoma me i tmerrshem e me i turpshem se ai i katundares kosovare per te cilen ti mund te keshe degjuar?

Kur flet per kulturen e kosovareve atehere mendo per Avni Mulen,Tinka Kurtin,Mirush Kabashin,Inva Mulen,Shkelzen Dolin,Besnik Hasin,Lorik Canen,.....,e shume e shume te tjere te cilet ishin(jane) shtyllat kryesore te filmit,muzikes ,sportit te Shtetit Shqiptar,e qe rastesisht ndodhe te jene kosovare.

Une thuajse jam rritur ne plazhin e Durresit, kam kujtime qe nga femijeria. Tani qe kthehem nje here ne dy a tre vjet me dhemb kur shikoj ate katrahure qe eshte ngritur aty. Sapo ve kemben aty , e vetmja gje qe deshiron eshte ta lesh pas, ta harrosh. E kam pare edhe nga trageti, plazhin ngjan o si cirk o si lagje Mumbai, pa identitet. Rruga qe e pershkon plazhin eshte gjeja me e bukur.

Shetitja ne Vollga ne nate vere eshte edhe me e bukur se shetitja ne bulevard ne Tirane. Shetitja ne Vollga dhe kafja tek bar Savona ne Currila, exellent.

shko sonte provoje i here te shetisesh ke vollga dhe tani se akoma ka xhiro smiley. Se une sa u ktheva, dhe skishe ku hudhje kokrren e molles. Fryma tu merrte, zhurma madhe. Kalamaj neper karusele ne 11 te nates.

Gocat Durrcake, spranonin me shku ne shpi ne kembe, se ju quhej sikur po bojshin xhiro ene e kishin per turp smiley

Po nuk ishte popullu nga kosovaret smiley

Them ishte nga emigrantet mo teper smiley

Bobo sa pershtypje u  bejne o burre i dheut. Patjeter do kete njerez qe dalin xhiro se kohe plazhi eshte. Kush ka pase rastin te shkoje ketu ne South NJ ne Wildwood e njejta gje eshte milet i madhe qe rrine jashte deri me 2 te nates, femijet qe lozin neper karusele e lodra te ndryshme, dyqane te hapura, restorante, vecse merr fryme se e kemi oqean se kemi det. Big Grin

i adhuroj keto krahasimet south nj wildwood me vollgen e durresit smiley ... me kujtove ca patriote ne france (me origjina pellazge) qe thonin se plazhi i durresit ishte me i mire se ai i saint tropez smiley , desdeme para ca ditesh kalova andej nga vollga kishte shume njerez vertet, mendova mos kishte ndonje miting (pas zgjedhor, si tip lincimi publik per ramen).

po une spo u ankosha, po qeshja.

dhe po i thojsha qe ik e provo e boje xhiron po deshe.

Tashti ne durrs nuk merrej fryme ne asnje rruge, e jo vetem ke vollga, ishte zor me hy n'qyet i her si fillim, ky ishte mo teper problemi im, se per zhurmen dhe karuselin dhe eren e detit qe nuk ndihej gjekundi dhe pse isha afer fare, po ja boj hallall.

Se di, kam pa dhe qytete te tjera bregdetare me milet te modh neper rruge, por se cte le nje shije te keqe xhiroja, vollga dhe durrsi ne vere, bohhh si di as vete

 emigrantet mi lale emigrantet, e ke tamom vallaj, kta kaqola kaptinderra na e sollen me verte m'maj t'hunes, lyjne floket me vaj, veshin bluze sintetike, i japin makinave si idiote, dhe kane dhe i t'keqe mo t'modhe se kosovaret e kaltres, s'jane t'lokalizum vetem n'plazhin e durresit. Katunari modh mo shkurt muhabeti.

Desi une kam qene ne ditet para zgjedhjeve, kaq paqe te Vollga, saqe nuk doja te kthehesha ne shtepi se me dukej sikur rikthehesha ne realitet(lajmet, te bertiturat, te çjerrat, çohu, po ndryshon,çohu, po ndryshon,çohu, po ndryshon,çohu, po ndryshon,çohu, po ndryshon,çohu, po ndryshon,çohu, po ndryshon,çohu, po ndryshon,çohu, po ndryshon..............)

This is the end/ my only friend/ the end..............

Ky shkrim per mendimin tim nuk e ka vendin ne kete seksion te dukshem dhe qe merr me shume vemendje te ketij blogu. Mund te vendosej diku tjeter por jo ketu.

Shkrimi eshte racizem i paster qe edhe mund t'i ktheja shpinen pa u marre shume me te, sikur mos te kishte pasoja.

Fatkeqesisht jo vetem te huajt e thone qe lumi i Shkumbinit eshte shume me teper se nje lum ne Shqiperi, ka edhe keshtu shqipfolesish qe e thone kete, por ne menyre tjeter.

Tani cila eshte zgjidhja qe ofron shkrimi qe Plazhi i Durresit te ju kthehet "pronareve"? T'iu ndalohet kosovareve ardhja ne Shqiperi per pushime? T'iu caktohet nje plazh i vecante dhe mundesisht i rrethuar me tela dhe qe nuk duhet ta kalojne dhe te dalin ne pjesen tjeter ku eshte e rezervuar vetem per shqiptaret dhe te huajt qe shoqerojne keta shqiptare?

Po sikur une te propozoj qe kjo ta mbylle gojen dhe te mos flase me shume jo vetem per patriotizem, por edhe nga ana ekonomike kur kosovaret po bijne miliona euro ne ekonomine tone gjate veres dhe qe nuk krahasohem me ato kacidhet qe sjellin keta te huajt qe paska shoqeruar kjo autorja.

Po sikurse edhe une (gjithnje ne emer te sinqeritetit) te gjeneralizoja kulturen e dhjetera-mijera prostitutave "made in Albania",( qe po na zene frymen metropoleve te Europes) me kulturen e femres se zakonshme shqiptare?A nuk eshte ky valle,  per te cilen ti mund te keshe degjuar?

T'moren frymen kurvat e Shqipnise ty mer xhaxh?! smiley

Po dil mer i' cike onash, mos rri neper metropole t'Evrops!

P.S.

Dojshe me thone "diskretitim" me ate "nje diskriminim akoma me i tmerrshem e me i turpshem se ai i katundares kosovare"?

Si i tha ai?

Mos perfito nga koincidenca qe kemi bashke! smiley

 

Mrrokla,mos me thuaj se nuk di dallimin ne mes te kurves dhe prostitutkes smiley

Kjo e dyta paguan sherbimin.

Jo,pikerisht per diskriminim e kisha fjalen.

Vete e ke fajin mi Kaltra. Kur pyete peshqit para ca kohe se a ja vlen me sjell ca turista me pushime ne Shqiperi une te dola borxhit dhe te thashe ne asnje menyre. Nuk me vjen keq per ty, pasi te duhet nje mesim, por me vjen keq per ata turistet qe i more me qafe. Une plazhin e Durresit 30 minuta me makine e kom, por ka mbi 15 vjet qe nuk kam shkelur atje ne vere. Se per dimer ndaloj ndonjehere me honger ndonje peshk te fresket. E keqja tani eshte shtuar me shume, pasi edhe ne Vlore apo andej nga Bregu nuk mund te pushohet me ne stinen e veres, e vecanerisht ne muajt Korrik dhe Gusht.

Nese dikush ka deshire te kritikoje ate turizem qe ofron Shqiperia ose ndonje qytet apo zone e vecante, e kam fjalen per pastertine e territorit apo te detit, rremujen ne trafik apo zhurmen e lokaleve nga muzika e larte etj. te beje nje shkrim ku e kap per fyti bashkine e qytetit bregdetar apo edhe Ministrine e Turizmit, por nuk mund te fajesosh pushuesit per keto gjera ne asnje rrethane, pervecse nese ke nje qellim te caktuar per te shprehur racizmin dhe urrejtjen per nje grup njerezish te caktuar.

Nga shkrimi une kuptoj qe eshte pikerisht kjo e fundit pasi edhe per autobuset dyershqyer te transportit urban te Durresit behen me faj pushuesit shqiptare nga Kosova, kur fajtori i vetem eshte Bashkia e Durresit qe ofron ate transport mizerabel.

Eshte e dukshme qe halli nuk eshte tek infrastruktura turistike ne Durres, por prishja e pamjes apo bezdisja nga e foluara e atyre "kosovareve" uzurpatore.

ho mre, jepini pra gaz se Ornela Vorpsin e bote per i lek, kaltres s'po i bini fare. Ec aty, futini nje executive summary te atyne qe keni thone te tema per librin e Vorpsit, kshu ene s'harxhoni shume llafe ene runi t'njejtin standart gjykimi smiley

Kaltra komplimenti!

Para cakohësh, Losti ngrinte pyetjen e asimilimit... një nga shkaqet që i shtyn fëmijët e emigrantëve të refuzojnë të vijnë në Shqipëri, është pikërisht ambjenti që Kaltra përshkruan... vetëm se atë që ka pësuar ajo prej kosovarëve(!!!) , pa frikë mund ta ndeshte në të gjitha lokalet shqiptare: Zhurmë dhe anadollizma të denja për shekullin e XVIII.

Mendoj se Durresi, Tirana e ndonje qytet tjeter nuk i kane mundesite per te asimiluar gjithe ate dyndje.

Kujtoj ketu qe dicka e ngjashme ndodh edhe ne Tirane per Vit te Ri, 8 Mars, 1 Maj etj, ku kodrat e liqenit bohen si me qene bregu lumit.

Na myten cecent....

Njerez, sinqerisht, ketu me duket sikur ka disa mangesi serioze per t'u fokusuar tek problemi i vertete i plazhit te Durresit.

Kosovaret nuk jane shkaku. Kosovaret jane viktima te atij produkti turistik qe eshte bregdeti Durresit. Sa do fshatare qe te jene frekuentusit e tij, bezdia qe mund te krijohet nga kjo nuk eshte asgje perballe cemndurise urbanistike (fjale e madhe kjo) qe mbizoteron atje.

Njerez, menyra se si eshte ndertuar ne Durres nuk ka precedente ne Europen e zhvilluar. Vetem, nuk e di, por andej nga Pakistani mund te ndertohet sic eshte ndertuar atje.

Ketu lexoj njerez qe ankohen nga numri i madh i turisteve (paradoksale kjo nder te tjera). Po pse nuk ankoheni per trotuaret e gjera 1 meter, realisht nje meter? Pse nuk ankoheni per gjoja "belvederen" rrugicen buze detit qe eshte edhe ajo nje e gjere prej 1-1,5 m? Pse nuk ankoheni per sherbimin e atyre matrapazeve te ndyre qe ofrojne ato stalla qe i quajne hotele? Pse nuk ankoheni per mungesen totale te shtetit ne vendosjen dhe zbatimin e rregullave? Pse nuk ankoheni per nderhyrjet shpesh here problem-sjellese te shtetit.

Une ju them vetem nje shembull konkret te asaj eksperiences se vetme qe kam patur ne Durres keto 10 vjet:

Mora shkas nga dyert e blinduara te dhomave per te pyetur pronaren se perse kishte harxhuar gjithe ato leke per dyer te blinduara, kur pjesa tjeter e hotelit ishte ne nje gjendje te mjere ose me sakte bixarre. Nje kombinim luksi me gjera jo standard. Dhe nga muhabeti me te mora vesh edhe historine se si kjo tipja (qe ketu ne Itali do ishte thjesht nje pastruese) ishte bere pronare hoteli.

Qe thoni ju, kjo paskish qene puntore ne nje hotel a ndermarrje aty dhe mqs. vetem me i forti i ndermarrjes kishte perfituar nga privatizimi, keta te tjeret kishin filluar te ndertonin nga nje kjoske e pastaj nga nje hotel aty ngjitur. Dhe mqs. shteti kishte mbyllur nje sy per ate privatizimin, mbylli edhe nje sy per nderitmet e paligjshme te ketyre.

Natyrisht hoteli ishte (ashtu si shume te tjere) nje tip Frankenshtajni i arkitektures. Nje moster i bere copa copa. Guzhinjeret, kamarieret e te gjithe te tjeret ishin profesioniste autodidakte e keshtu me radhe...

Kjo eshte ajo qe ka ndodh.

Nqs. ju nuk shikoni problemin, por merreni me kotornon, mua kjo me duket infantile.

Ne si shqiptare te Shqiperise duhet te falenderojme nga mengjesi deri ne darke ata fshataret e Kosoves sepse jane turistat me besnike dhe me kostante qe ky vend ka pasur ndonjehere. Dhe duke filluar qe nga Kaltra, As-i e te gjithe me radhe duhet t'ju puthim benevreket atyre nareve.

Dhe nqs. ata jane katunare... e po kini durim, se kete lloj turisti meriton turizmi jone. Flijeni mendjen. Jemi shume te bukur e cool individualisht, por ne grup, si popull, si shtet... si turizem, ate ofrojme. Te pakten ne Durres.

Ai kosovari qe vjen ne Durres per te kaluar pushimet normal qe eshte fshatare. Nje qytetar nga Prishtina apo Prizreni apo nje emigrant qe ka pare bote, nuk eshte aq budall qe te kaloje pushimet ne ate halen aty qe kemi sajuar ne! Edhe nqs. e ka bere nje here aksidentalisht, nuk e ben per here te dyte gabimin.

Keshtu qe le te kemi nje cike me teper respekt dhe mirenjohje per njerezit qe na mbajne me buke dhe gjithashtu le te kemi me shume sens autokritike.

 

Kur kane ngelur edhe komunistet te shajne fshataret dhe shtresat e varfera "anadollake", vaj halli kesaj pune. Komunistet supozohen qe jane mbrojtesit e ketyre shtresave, ne po na dalin komuniste blloku te gjithe, qe ata fshataret dhe klasen punetore e shikojne si inferiore (aj pika mua).

O njerez nuk eshte ne diskutim asimilimi ketu, ata jane turiste qe rrine e shumta 1 muaj dhe kthehen ne shtepite e tyre, nuk kane as pse asimilohen nga vendasit apo nuk kane as pse asimilojne vendasit keta turiste.

Cdo vend duke perfshire edhe Shqiperine, sado kritika te kemi, te ofron mundesine e zgjedhjes.

Nese nuk te pelqejne lokalet me "shtresen e ulet", shko atje ku eshte "shtresa e larte" me 200 apo me shume euro nata.

E keni pare qe dikush preferon te shkoje ne Estrade apo te harbohet tek lokali i lagjes dhe dikush shkon ne Teater apo del per kafe ne Sheraton.

Me nje fjale nese nuk te pelqen nje ambient i caktuar, leviz pac uraten, dil me andej vetem na kurseni nga keto shkrime.

Miremroma Kaltra!

Pse mi xhan me kaq mllef!!!

Ti ke te drejten per te dhene mendimin tend dhe asnje nuk ka te drejte te ndaloje,thom une.E ke bo si Teto Ollga tek "Zonja nga qyteti", po nashti na bej nje artikull  si te"Shoqja nga fshati" te na rregulloc biografine...

Ani,une po te kisha kene Kosovar nuk kisha me te gjykue...per hir te vertetes.Por edhe mund te jem ku i dihet?!Shume breza me pare thojne se robt kane pas ardhe nga nalt poshte...ene ca u bone shkodrane,ca tironsa e ca himarjote...Ti mund te kesh te drejte, se ca i zuni dielli me shpejt se te tjeret,por ne nje shoqeri demokratike,nuk thohen ato fjale me korbe...

Ene Durresi ka qene i Venedikut,nuk eshte hic i joni thom une...

Ene sa iku Venediku doli toke e lire per Real State...

Po ta kishe pas bo Bace Enveri rrogen prinderve te tuj,ka $1000/dita, do t'a kishin ble durresin vetem Vorrabomsit dhe Alidemsit, sidomos nga breshka deri te Iliria...Por nuk bohet fjale,megjithate c'te keqe ka? Prape ai shqiptari, nga kushdo treve qe flitet shqip  vjen dhe blen mua me me behet zemra mal, tamam sikur e kom ble une.Megjithese kom ik prej Shqipnie dhe me ardh ne durres me duhen dy dite rruge me kacatorr, keshtu qe sa here bohem gati me shku atje, nderroj menje, aq me teper tani qe jane rrit dhe cmimet e biletave, amon mos me thuj me ardhe ne Durres,nuk vihet kollaj.

Kom pas pas qene njehere para ca vitesh dhe me thane shko te Xixa, se ke Tironsa aty, pune shijesh kupto ti. Shkova dhe u kenoqa. Kom bo dhe shume fotografia, por akoma nuk kam mesu me i vu ketu tek peshku...Shkova me nje restorant me nja dy shoke , i bukur ishte mo,po shkova heret dhe s'kishte njeri ne ate kohe, i dhashe nje 10000 leksh orkestres dhe i thashe te me kapte nai naplon mer se vdiqa.Ma bone qejfin te shkretet.

Por vetem 10-15 min. se pastaj u shtune klientet.Ene filloj konga "o prite Azem Galicen O hej", nje ne dy here, sa qe mua, tu ardh e tu me pelqy me shume, sidomos kur  mendova qe "Napoloni" ka pas qene muzike me motive jevgjish,me  huazime...i futa nja 3-4 dopio raki edhe fillova dhe te kercej dora dores.

Me thone te drejten u kenoqa  dhe ne ditet qe pasuan,vetem se na i zuni kalamojt nje lloj virusi i kuq thojshin keta doktorat Kandez dhe Gjermon,qe na i vizitun me mrapa,(nuk kishte laborator mjekesor qe t'a percaktonte se nga kishte ardhur, keshtu shyqyr qe nuk me ra rasti te permedja Durresin)por ani, per kete them se e ka fajin qeveria,qe nuk ka bo kanalizimet e duhura.

Kam nje mik, shqiptar nga Prishtina, qe ka nje vile ne Qerret,me ka ftuar disa here dhe kam ndermend te shkoj se me ate me hahet muhabeti, te tjrat nuk mendoj se kane fort rendesi...

 

 

Se pari ju kerkoj ndjese per fotot per Shengjinin. Kompjuteri im ka nje difekt qe mund ta rregulloj vetem kur te kthehem. Megjithate kam gjetur shume foto  ne flikr qe pasqyrojne mese miri realitetin e Shengjinit. Ate realitet te qete dhe te kendshem te cilin e kujtojme shpesh me nostalgji...

Me fal Kaltra, po per Shengjinin e Lezhes po flasim?

Me fal, por ai lloj Shengjini, (vetem nese ka ndryshuar keto dy vjet, por qe dyshoj, treshoj dhe 2000shoj) eshte ai qe mbaj mend une, i shprehjes Wild Westerne: "ca ke si shef!" ose "kuj i hapesh mithsh!", ku para dy vjetesh u vra nje Anglez qe beri lajm lart e poshte edhe ne televizionet anglese. Ku si te lapidari, ne Kune dhe te lagja e portit jetojne cowbojsat qe dilnin si qafleshe nga 50 krere-"ceta" rrugeve te Lezhes ne momente qe vetem komleshe dykacurupsha nuk i duheshin.

kaq per te.

per tjetren.

Me fal, po ke ndonje gje kunder veriut ti zemra?Pse e paske kaq problem qe paske patur nje pervoje pak si shume veriore ne qender te Shqiperise?

nuk jane shqiptare ata? Pastaj eshte sezon pushimesh ne nje vend ku ne 100 km vije plazhi te operueshem duhet te pushoje nje komb 7 miljonesh. Diku do kete dhe muzike e hengert e mira kete pune! Pastaj, shqiptaret e kane ahengun ne shpirt moj goce.

Nese ti do kishe dashur t'i kaloje pushimet ne nje vend te qete, pa hije njeriu dhe turmash, do te duhej ndoshta te shkoje ne ndonje ishull Karaibesh apo andej nga ishujt e paqesorit.

Po debatoj me veten nese i vihet faj moderatoreve qe botuan kete pacavure provinciale. Nqs kaloi siten per arsye edukative (dmth me ma msu se ka njerez tribale plot n'Arrnautiston), atehere hallall.

me komentin tim e kishe o qafiro apo me miss lulen-mos-ta-prekin-maloket aty siper?

miss lulen-mos-ta-prekin-maloket

hihihi e bukur kjo , duhet me e majt men si shprehje smiley

 Lexova shkrimin e kesaj goces, edhe pastaj ca nga komentet. Ububu mer lal cfar patriotizmi ka hyp keto kohet e funit tek Peshku! Mu me duket se ajo ka thene ca pershtypjet e veta, ashtu si i ka menduar e ndjere ate cast. E pastaj, kujt ia tha? Mos ia tha inglizit apo amerikonit. Jo mer, ne na i tha, edhe po qe se ne e majme gojen myll, nuk del llafi, por ngelet ketu tek Peshku.

Tashti qe ai plazhi i Durreit osht bo berllok, kjo mo nuk eshte sekret. Qe ai plazh nga ana urbanistike, eshte shkaterru me themel, edhe kete se lu topi. Qe ai plazh tani frekuentohet kryesisht nga kosovaret, qe restorantet i kane emrat kryesisht Drenica e Theranda, qe me shume shef rob me benevreke se me rrobe banje, qe me shume nigjo tallava e rap kosovar sesa konge italiane apo gernete tironce, ene kjo bo mu. Po s'besute shkoni dhe vizitojeni vete. Edhe qe s'ka tirons qe e frekuento me ate plazh ne zonen nga blloku deri tek Teuta edhe kjo nuk eshte ndonje cudi. Une per vete jam rrit ne ate plazh, dhe ngaqe edhe gjyshen (rafmet paste) e kam pas durrsake me shpi private, atje kalojsha tre muajt e veres deri sa dola ne pune. Dhe per ato qe nuk e dine ose e kane harru se si ka qene ai plazh, po ua kujtoj une.

E para e punes uji ka qene qelibar. Zona nga Teuta tek pista e hekurudhes ka qene pak e piset me ca mbeturina ndertimi e ca leshterik anes detit, por zona nga Hekurdha ne Iliria ka qene yll. Vecanerisht zona midis Breshkes dhe Adriatikut ka qene zona ku mblidheshin gjithe ajka e Tirones se athershme. Nuk mahet men sa buzembremje e perndime dielli kemi pare aty te shtrire ne rere garumlla garumlla posht ndonje cadre ku ndonje radio kasetofon me bateri "biskota" ushtarake te kapme mrapa me llastik nigjonim ndonje melodi me kitarre te Santanes, apo ndonje kenge si kjo e Celentanos, njit ashtu si zogj me njoni tjetrin qe mos na nigjote noi fuks qe kalonte aty afer.

Pastaj kane qene aty dy Turizmet "Kruja" dhe "Durresi" ku gocat harxhonin gjithe deodarantet dhe sapunet LUX qe ia kishte sjelle babi qe te vijshin ere te mire ne korridor dhe qe ishin modeli fiks qe kishim ne mendje kur gerthisnim ne vitet 90-te "E duam Shqiperine si gjithe Europa". Party-t qe jane bere neper ato dhoma, pokeri deri ne mengjes, konjaku e ferneti qe piheshin ne freskllikun e ballkonit, "mundesia" per te zgjedhur midis sustes me carcaf apo dyshekut te zhveshur pertoke si jatak per naten, dhe e drejta legjitime e secilit nga anetaret e dhomes qe nje nate ne jave ta kishin dhomen naten bosh dhe me manjetofon per te fjetur me dashnoren ishin Woodstocku i jone.

Tani keto gjera ndryshuan perfundimisht pas viteve 90. Mbase per faj te te gjitheve, mbase per faj te askujt, ose ashtu sic thote edhe prijesi yne me popullor ne keto vitet e demokracise S.B. jemi "te gjithe vuajtes e te gjithe bashkefajtore" Dakort mer lal. Por mos ua hiqni robve te drejten qe te ankohen, se pastaj dhihet sporti prap si njehere e nji kohe.

Po mir-o, merr dhe ti magnetofonin me vete, ose mbaj makinen afer cadres dhe luaj muziken qe te do zemra ty, dhe ngrija zerin ne qiell amplifikes.

Pastaj, ty kosovaret do te te bien ne sy sido qe ta marresh muhabetin, dhe pavaresisht nga veshja e tyre, sepse gjithsesi, jabanxhiu edhe nje i vetem, njihej ne nje Tirane 350 000 te kohes se Enverit.

Shkurt muhabeti ore njerez, plazhi, apo vija bregdetare e Shqiperise nuk eshte vetem e atyre qe kane pasaporte shqiptare, moralisht dhe parimisht  u takon njesoj edhe kosovareve sa na takon neve qe banojme ne nje gjeresi te caktuar gjeografike. Parimisht, a jemi nje komb, a jemi kunder kufinjve, a jemi per bashkimin e gjithe shqiptareve, te gjithe kombit dhe trojeve???

Nese jo, do vazhdojme me ato shpotite provinciale qe perdorim per te bezdisur apo ulur poshte edhe fqinjin tone, si e kemi zakon, lagje me lagje, fshat me fshat, qytet me qytet, zone me zone, krahine me krahine, etj...

Lexova shume nga komente bashke me shkrimin

Me beri pershtypje indinjimi i LlT

Ll eshte demokraci dhe njeiru ka te drejt te thote cfare te doje. Luftuam per kete dite prandaj mos na kthe 20 vjet mbrapa ( te pakten ketu nuk duam te kthehemi 20 vjet mbrapa. Jane te tjera gjera ato qe uroj te kthehemi vertet 20 vjet mbrapa. Nejse tjeter teme). E mira e demokracise eshte te pakten qe mesojme se ka dhe njerez qe mendojne keshtu, ndryshe nga ne, dhe nuk na vjen e papritur kur e degjojme

Me shqeteson ky mendim Pajtohem e Krasten Kjo eshte bota sot. Kosovaret kane me shume para se vendasit keshtu qe ata do te 'blejne" Durresin, dhe do ta bejne sic duan vete. Vendasit shesin tangerllik se kane me shume para se Kosovaret dhe po perpiqen te blejne plazhet greke, turke, spanjolle, franceze apo italjane. Ketu ndodh fatkeqesia Vendasit nuk kane aq para sa te blejne pazhet e mesiperme keshtu qe shiten vete dhe behen turq, greke, italjane franceze e spanjolle. Kosovaret behen kosovare ne Durres

Kaltra ka nostalgji azgje tjeter. Nostalgji per.....

.....per Hotel Adriatikun e dikurshem qe ishte nje nga vendet me luksoze te Plazhit

Sidoqofte edhe dicka ne jemi nje popull por jemi ndryshe. Tjeter zakone, tjeter dialekt, tjeter kostume popullore. Te gjthe jemi shqiptare por kemi dhe ndryshime. Te gjithe vijme nga nje familje por ja qe edhe brenda familjes ka ndarje. Kushuriri i pare nuk peqen qeleshet e kushurirt te pare ndersa ky i fundit e quan kushuririn tjeter vagabond se shoqerohet me femra. Cti besh eshte natyra njerezore. Kete nuk e pengon dot.

Italanet e veriut jane po aq italjane sa Siciljanet po ja qe jane ndryshe dhe nuk e duan aq shume njeri tjerin. Amerikanet e lindjes jane po aq amerikane sa ata te qendres por ja qe jane ndryshe dhe nuk kane ndondje dashuri te madhe.

Edhe binjaket jane ndryshe dhe shpesh nuk e duan njeri tjetrin, jo me vellezer te ritur ne familje te ndryshme nga padrejtesia e fatit.

Shkrim realist

Meqe te ben pershtypje indinjata e dikujt, nuk te ben pershtypje indinjata e kesaj aguridhes kundrejt verioreve?

Meqe qenkemi demokraci dhe gjithkush duhet te shprehet si e ndjen, a nuk duhet te shprehen ashtu si ndihen dhe kosovaret(psh) qe vijne ne Durres?

Menyra e te shprehurit te kosovareve ka indinjuar kaltrinen dhe menyra e te shprehurit te Kaltrines ka indinjuar ca veta ketu. Ndryshimi eshte qe Llukani, psh, ka mbrojtur interesin dhe te drejten e shume vetave, ndersa ti, interesin e nje personi te vetem.

Ah po, ka dhe nje gje tjeter... sikur ne vend te fjales "kosovare" kjo Kaltrina te kish perdorur psh, vlonjate; - nuk e di nga je ti, po zevendesoje "kosovare" me ate te krahines tende... cfare qendrimi do kishe mbajtur ti atehere? Po te te thumbonte ty, do te te digjte ty... e ketu do shihnim ndonje kosovar qe do thoshte: "shkrim realist".

Zot,

Pyetja e vetme ne pergjigje te pyetjeve te tua

A eshte ashtu sic thote Katlina Durresi? Ka genjeyr ajo ne ndonje pike?

Ne kete pike ka kuptim fjala "realizem".

Sa per opinin e saj une kete nuk e mbroj as nuk e mohoj Ajo e kerkon fajin tek Kosovaret, une tek vendasit, ti tek bashkia. Kjo eshte ceshtje opinioni dhe opinioni eshte relativ. Une mendoj ndryshe nga ti. Hajde te debatojme ketu por mos ma hiq te drejten e fjales

Aspak nuk ju a heq te drejte Kosovareve te revoltohen, prandaj ka demokraci qe Kosovaret te thone fjalen e tyre njesoj si Katlina Po ja mohove njerit nuk ke me demokraci

 

Ore si e keni hallin ju qe permendni te drejten e fjales?

A nuk eshte botuar ketu dhe ajo qe kishte per te thene Kaltra?

Fakti qe disa reagojne per mendimet e te tjereve (une per mendimin tend, psh) do te thote qe dikujt i eshte hequr e drejta e fjales? Po te te ishte hequr e drejta e fjales ty, apo Kaltres, nuk do ishim duke folur tani, se s'do kishte as per ca te flisnim ne rradhe te pare.

E lexova deri ne fund edhe shkrimin edhe komentet, mbasi jom i Kosoves vet thash te shkruj edhe une dicka.

Ndihna shume i ofendun kur njerez si kjo Kaltrina qe vjen e shet mend se mbrenda nates ka evolu te Creme de la creme society - e vjen mban ligjerata tu na paraqit sikur na te Kosoves jo vetem qe nuk po kuptohemi ne gjuhen tone, po bile edhe ne fizionomi po dallojkemi!

As mu si shume Shqiptarve tjer te Kosoves nuk mka pelqy Durresi aspak. Kaos edhe per mu ka qene, i papaster pa organizun pa trotuare e as pushimin  nuk e kom kry me 50 euro, po 35 euro krevet per nje nate, ku as gjumin rahat se kam bo prej muzikes Rome 1 milion decibel qe dridhshin dritaret e dhomes, e ku diten e pare u terrorizova kur ni kaskader hyni me makine mbrenda ne hotel, ska lidhje kjo, po gabim osht mi devalvu gjithe ata njerez (perfshi edhe mu e te tjere qe, sa per kurreshtje tende,  ma me qef degjojn naj Cafe del Mar se sa tallava)!

Fajtoret lypi tjeter kah, anej ka Bashkia sigurisht i gjen nja 20-30 njerez qe fryjn xhepa e japin leje me ndertu baraka / slumdogs - Kalkuta Style!

Po shyqyr se njoh shume njerez te kandshem e modest nga Shqiperia pa paragjykime e pa ndjenja te superioritetit per dallim prej teje, e fale atyne une gjitmone kam me vizitu pjesen ma te bukur te vendit tim.

Tung

"Po shyqyr se njoh shume njerez te kandshem e modest nga Shqiperia pa paragjykime e pa ndjenja te superioritetit per dallim prej teje, e fale atyne une gjitmone kam me vizitu pjesen ma te bukur te vendit tim."  

tre reshta me te vertete prekes dhe te bukur...

 

Eshte nje Shqiperia................

Pa dyshim që kanë faj ata të bashkisë, pronarët e lokaleve, ndërtuesit, etj, por lërini njerëzit të bëjnë qejf ama. Me siguri gjëra të ngjashme thonin Durrsakët sa herë dyndeshim ne nga Tirana (me nga tre katër familje në kamion, secila me frigorifer e furnela me vete). Pastaj sistemi edhe vetë rregullohet, siç ka thonë Yogi Berra për një restorant "Asnjeri s'shkon më atje, ka shumë njerëz."

Nje Shqiperi qe ndryshon - edhe ne Durres smiley Aq me teper ne Plazhin e saj ! Kush e ka njohur me pare  para 1990 , e di qe aty ne PLAZH cdo gje ka shkuar Jashte Normalitetit . Kush e ka fajin ???? Kane te gjithe nga pak por qyrkun e mba veshur K/Ulurimsi Berisha  . Ashtu sic trajtoi cdo qoshe te Shqiperise me pasthirmen ..ehehehej komunistet iken , bini burra....(sikur ne kete vend te mos kishin jetuar e do jetojne njerez ) kete piskame e leshoi por per kete vend edhe jashte kufijve Ligjore. Nje shprese e mba shqiptarin per ta rigezuar ate Plazh. E vetmja mundesi eshte falimentimi i kesaj menyre trajtimi BARBAR . Dhe ai me siguri do te vije. Ky shkrim kete paralajmeron!

Nje teren i ndertuar dhe i cfrytezuar nga mendje BARBARE qe kane pjelle nje bashkejetese po aq Barbare ne te drejten e njerezve per te pushuar , qetesuar e riabilituar fuqite fizike e mendore. Nje dore antikulture per cfrytezimin e tij (mos te na vije keq ) e kane nxitur mashtruesit e talentuar KOSOVARE qe organizojne pushime masive nga trevat e shqiptareve te Kosoves. Thjesht per PARA ! Shqiptaret e Kosoves te malluar per DET e PLAZH   duhen te lexojne kete shkrim se ku po vene te pushojne !

Pak seriozisht dhe aspak me shaka .A e di Kuvendi i PD-se qe njerzit lahen me benevreke ne det smiley Po k/ min  benevrekas i kane  raportuar apo jo smiley 

Sa here lexoj komentet e tua, vej bast me veten nese e ke futur termin "mixhizmi" apo jo, kete rradhe e humba, komplimente. Shqiperia po ndryshon.

Pershkrimi me pelqeu. Autorit/es, urime! Po patet pershtypje te shkruara nga pjese te tjera te vendit, ju lutem ti ndani me ne perseri.

 Meqe edhe une jam kosovar, do te jap nje koment timin.

Le qe ka te drejte ne pershkrimin, por mendoj se ka zbute bile pak ate qe mbreteron ne Durres.

Nese ke vendose qe pushimet verore te te behen 'maltretim veror' - then...shko ne Durres.

 

Ajo pjesa e gjetjes se tironcit si oazi n'mes shkrtetires na mallengjeu fare

racizem i paster ishte ky shkrimi

Penar,

Mqns s'po arrij me c'duket te percoj qarte se perse kjo pacavurja me siper eshte fyese per cdo njeri me dy pare mend ne koke po provoj nje rruge tjeter. Mora "shkrimin" dhe e "pershtata" pak. Shikoje e me thuaj nese te vret syte ndonje gje.

Ll.

 

Brighton Beach: ku fillojne zezaket dhe mbarojne te bardhet

Nga Kaltra

Miredita te gjitheve.

Sapo mberritem ne New York, me grupin e miqve te mi , morem autobusin per te shkuar tek Brighton Beach. Autobuzi, qe ecte me dyer te hapura, te krijonte menjehere  idene  e kesaj popullsie te re ne Brighton Beach. Plaka me ombrella, pleq me kapele, te rinj me floke te prera njesoj ne stil afro siper kokes dhe qe shikonin me epsh femrat. Peisazhi nga te dyja anet e rruges te trembte. Pankarta te medha te shkruara keq -- Burgers, Fried Chicken, Barbeque Ribs, rims, house siding, hardware... dhe mu ngjitur...Barbeque Ribs-Fried Chicken. Nje nder tre mbanin firmen Harlem Cicero -Baltimore. Dhe midis kesaj morije pankartash marramendese, poster sa nje ndertese 4 kateshe te lloj lloj kengetaresh me gjinj perjashta e me bythe te kercyera.

U shpjegova miqve te mi qe me ne fund ndalesat racore ishin hequr dhe Brighton Beach me sa duket ishte bere nje vend i pershtatshem ku vellezereit tane zezake kalonin pushimet ne qetesi te plote.

Sapo zbritem nga autobuzi (dmth sapo u hodhem) mu tek Best Western Inn nje mori zezakesh po zbrisnin nga nje autobus i madh Harlem-Brooklyn- Brighton Beach. Mbeta e habitur, nuk e dija qe ekzistonte nje linje e tille. Po rrija duke veshtruar e habitur kur verej nje nga miqte e mi qe perpiqej te fliste me nje zezak me kembe e me duar. Menjehere u mblodhen nja dhjete vete, te gjithe zezake rreth te dyve. Vrapova e shqetesuar, Jo jo ne fakt ky zezaku kishte kujtuar se ishte nje mik i tij dhe i kishte rene shpatullave nga mbrapa. Nejse. U futem tek Best Western ku 95 perqind e klienteve do ti gjenim Zezake.

Ne hotel femijet bridhnin nga te kater anet. Personeli nuk e cante koken fare, ndersa une mendoja per Best Western Inn e dikurshem qe ishte nje nga vendet me luksoze te Plazhit.

Mbasi morem celsat shkuam me ne fund ne dhomat tona, per tu clodhur dhe bere ndonje dush. Por nga dritaret hynte me dhune nje muzike e larte qe fillonte me bitch dhe mbaronte me ho, qe sna u nda per te gjitha ditet qe ndenjem aty.

Ne darke dolem per te pire nje birre. Ne te gjitha baret degjohej me force muzike nga jugu i thelle, muzike e cila varionte nga nje bar ne tjetrin me te njeten force dhe volum te tmerrshem. Meqe e pame qe nuk ishte e mundur ta pinim te qete ate birre neper lokale provuam andej nga bregu i detit por atje ishte dhe me keq. Nga te gjitha pistat degjohej muzika, aq e larte saqe te cmendte. Bile mund te  degjoje edhe fjalet e kengetareve te ftuara, me dialekt zezak qe ftonte bashkepatriotet e vet te dilnin nga vrimat dhe te shkonin te kercenin me te. Neper rruge goca dhe djem zezake, makina zezake, dyqane qe te shisnin dhe breke me bling e me marihuane dhe zezake mbrapa banaqeve qe ti thoshin cmimet me cents.

Te nesermen provuam te dilnim ne plazh por ishte e pamundur te pushoje. Qe ne oret e para te dites plazhi u popullua me mbi nje milion njerez qe rrinin me nga dy neper zhezlonge. Ne det shikoje gra qe laheshin lakuriq e djem qe benin banjo dielli me kapele te veshura shtrember dhe me zinxhire.

Te pije nje kafe ishte e pamundur nga muzika e larte qe te shurdhonte por me sa dukej i pelqente shume vellezerve tane zezake.

Neper restorante nuk dije c'te haje sepse menyja ishte e shkruar ne shumicen e rasteve gjysem anglisht gjysem afrikance  aq me teper qe ...me falni por bamjet dhe muzika e larte sikur nuk shtyhen fare, ne mes te veres.

Midis ketyre nje fill drite. Nje lokal ku mund te pije koktejle te fresketa ne qetesi dhe nje barmen qe nuk mu duk fare si zezak. Shkova dhe e pyeta. Po, ai ishte nga Texas, quhej Olti, kishte punuar me vite ne Europe dhe ishte nje nga te paktit ose ndoshta i vetmi qe kishte patur kurajon te bente nje All American grill midis fried chicken dhe barbeque ribs vetem nga dashuria per atdheun, sic tha ai. Gati sa nuk ju hodha ne qafe. Tek Olti, me ne fund do ta  ndjenim veten me mire.

Per t'ju larguar kesaj zallamahije u perpoqem te shkonim tek Martha’s Vineyard. Atje njerezit ishim me te perzier por s'kuptoheshin shume. Zezake dhe te bardhe. Atje takuam dhe nje goce te bardhe qe kishte sjellur burrin anglez per here te pare dhe ishte ne sikletin me te madh te jetes se saj.

Mbas 4 ditesh , te lodhur nga nervat ikem nga Brighton Beach. Nuk e di pse me vinte te qaja. Ku jane te bardhet, ku jane zezaket. Ku jam... Pse te ndodhe keshtu...

Kaltra
 

Ll po ta ndryshoj edhe une ate komentin tend te irirtuar do te duket sikur e ka shkrojtur E Hoxha ose ndonje sekretar partie i kohes se munizmit. Ska ndonje ndryshim dhe rendesi

Zallamahia ishte pershkruar me nervin e duhur (gati gati perfytyroja qe kaltra kishte ngecur edhe ndonje ore ne trafikun e plazhit). Per vete ngacmohem shume nga komentet 'na mbyten kosovaret' dhe filloj te shpjegoj jo valuta, jo padrejtesite historike, jo bashkimi kombetar. Po cdo njeri realist si ai qe kerkon Llukani (LL, ne Brighton Beach nuk ka zezake po kozake, qen leshatore dhe madama bjonde me pelice) mendon se ka edhe te mira edhe te keqija fluksi i madh i kosovareve ne plazhet e Shqiperise. Perqindja e larte katundareve tek turistet nga Kosova eshte faktori vendimtar. Prishtinasit nuk do te shkelnin dot ne Durres njesoj si tironsit. Fajin nuk e ka Durresi qe do pare, as kosovari qe do det e pasul, po urban-modernizimi i vone e i pershpejtuar qe na ka marre perpara si Lumi i Madh. Sa me shpejt t'i ndertojme keto m*t qytete e keta m*t qytetare, aq me mire per te gjithe.

PS: Ai komenti per Oltin nga Tirana ishte vertet per te qeshur, por po ta mendosh edhe njehere, e merr malli robin per te 'ngjashmin' e vet dhe transformohet padashje ne budall qesharak. Mos me thoni qe s'ju ka ndodhur asnjehere.

PPS: PF une tashme nga ti e kam te garantuar qe do te flasesh (me nje vetekeqardhje fatkeqesisht megalomane) ne cdo 2 postime per ajken e Tiranes se viteve '80 dhe revolucionin kulturor qe benit brenda ne goten e konjakut (mund te kishte qene edhe kalvados, apo ndoshta shume klishe?). Meqe per mendimin tim shkruan mire, hidhi te gjitha ne nje liber dhe bjer rehat nje here e mire, dhe le te mbushen Vollga e Iliria edhe me kujtime e pronesi te tjera. Ta kam pa te keq, e kam vetem nga velja. Se edhe ne rinia e sotme me ato dy kokrra leke e dhoma katershe ne Dhermi mblidhemi rrotull laptopit, rumit, a zjarrit te perbashket, e nganjehere lutemi per dhome dyshe, e s'ndjehemi te pafat, as te vecante, vec rini me mundesi te kufizuara e deshira natyralisto-borgjeze.

 Tropizma, te them te drejten nuk e kutoj kete agresivitetin tend populist. Une s'kam pretenduar ndonjehere qe une e shoket a shoqet e mia kemi bere ndonje revolucion (pervec atij te viteve 90 ku ishim pjesemarres). Ajo qe ne perpiqeshim te benim ishte qe t'i merrnim jetes me te miren qe mund te na afronte. Nuk jam i penduar dhe nuk ma mbush mendjen qe e kemi pasur gabim.

Ne se kjo te ofendon, sorry, but really sorry...

shkrim naiv, dhe driteshkurter. paragjykues ndaj shtreses se ulet dhe shtreses se mesme te ulet te popullsise.

katunaret nuk kane per t'u edukuar kurre vetiu, sepse eshte Qyteti ai qe qyteteron njeriun, jo e anasjellta. Dhe ne nuk kemi Qytete! Shtresat drejtuese, shtresat e pasura, apo intelektualet, jane ata qe duhet te vrasin mendjen se si te funksionoje qyteti, e jo te rrudhin buzet para keqfunksionimeve.

Bizneset e Durresit jane abuzive, shkaterruese, te shemtuara etj, por kjo ndodh se askush nuk u ka vene kufi te thana. Aty, njesoj si ne Tirane, nuk ka politika urbane. Edhe ne cives philosophica po te lejohej kjo hapesire per te bere pershesh, natyrisht qe do t'ia fusnin nje dore pershesh.

 pershtatja tende LIT me zezake e te bardhe eshte e deshtuar. sepse kosovaret nuk jane zezake, jane si ne, bile me te bardhe nga ne (dmth nga pikepamja racore jane me mire, me te shendetshem). 

diferencat jane ne kulture. jo per faj te tyre gjithashtu. duke jetuar mes te huajsh per te ruajtur unitenin, grupin, fuqine, ekzistencen, ata kane mbet patriarkale (dmth pleqve te tyre u degjojne gjithnje llafen e i kane gjithnje ne krye te vendit). tek ne famijet e medha jane zhduk keto 50 vitet e fundit. shpesh vellezerit jetojne te ndare e ne armiqesi mes veti. nuk mendohet qe te shkojne per pushime bashkerisht. e tjer, e tjer. 

ajo qe mund te beje ti me sukses, do ish t'i gjeje nje foto asaj kaltres dhe t'a "maltretoje" duke u nis nga pamja saj, makiazhi i keq (jo i rafinuar), veshja pa shume shije, etj. qe sigurisht nuk duhet te jene te persosur.....

Hajdar, nese nuk ka kosha plehrash cdo pak metra, nese ato kosha nuk boshatisen dy here ne dite, ta siguroj qe me te njejten situate do perballeshe dhe aty ku je ti e ketu ku jam une. Kultura do mjete, e nese s'ke mjete, nuk do shetisesh 5km me qeske mbeturinash ne dore ne emer te kultures qytetare.

Mja' er burri dheut se t'eshte bere men'ja foto. smiley

 vetem se shkrimi nuk ka qellim paditje ndaj shtetit apo pushtetit lokal. ai perkundrazi ja ven gishtin kosovareve si barbare dhe prishes.

ndersa une, po lodhem, qe t'ju bej te kuptoni qe te gjthe NE jemi shqiptare. dmth te gjitha TE METAT qe gjejme tek ambienti, shoqeria, ose klima ne te cilen jetojme prej shekujsh, nuk ka si te MOS NA PREKIN dhe neve.

atyre qe u duket vetja me te bukur, me te hisem, veç gabojne, sepse te gjithe ne, kush me shume e kush me pak, MBAJME VULEN e shoqerise nga e cila kemi dale ose bejme pjese.  

si thu ti se na boni tout de suite europiane kostumi i shtrenjte. e pastaj kush mund ta thote me siguri, se çfare eshte me VITALE per nje shoqeri, plazhe te qeta e borgjeze apo te ndyta e popullore ?

pervete nuk i pres keto pergjigje tek peshku e as prej kaltres. lol

po duhet me zgju nga gjumi sokratin ....

Ajo qe harrohet ketu eshte qe cdo zone e mbipopulluar ka te njejtat probleme. Dhe Durresi eshte i sterpopulluar gjate veres dhe ndotja e ambjenteve te mbi-populluara eshte e pashmangeshme. Nje nga mjetet e domosdoshme per te zvogluar sado pak kete fenomen eshte vendosja e koshave te plehrave cdo pak metra, eshte pagesa e pastruesve, eshte pastrimi i plazhit cdo mengjes,...

Ketu ku banoj une mbahen festa popullore shpesh gjate veres te cilat mbi-popullojne qytetin meqe ndjellin shume njerez. Para pak diteve dola le matin après nje nga keto festat dhe pa egzagjerim me zor arrita t'i beja rruge vetes mes qelqit te thyer, gotave plastike, mbeturinave te tjera. Ne kthim nuk gjeta me asgje. Sherbimet e bashkise kishin kaluar me makina te posateshme thithese, punetore-pastrues poashtu,...dhe kishin zhdukur cdogje. Imagjino tani te kishte ndodhur dicka e tille ne Shqiperi, aty ku instancat lokale bejne shume pak ne kete drejtim: mbeturinat do ishin akumuluar me ato te dites tjeter dhe pastaj do kishte ardhur ndonje pabuks dhe do kishte thene"uaaa, sa kafshe te pakulturuar qe jane."

eshte Qyteti ai qe qyteteron njeriun

ne nuk kemi Qytete!

s-n

eshte interesant, tek zogu i zi, prane rrethrrotullimit, ka nje trotuar ku cdo dy metra ka nga nje kosh plerash. mund te kete ai trotuar nja dhjete kosha plerash a me teper. nqs mjetet (koshat) mjaftojne per te mbajtur paster nje qytet, si ta shpjegoj faktin qe ne trotuarin ku jane keto kosha, plerat hidhen kudo pertoke dhe vetem neper kosha nuk jane hedhur? (sec me kujtoi nje komshiun tim ne kat te gjashte tu hedh qesen e plehrave nga ballkoni per tek koshi. tre piksh e kaluar tre pikshin.)

as, francezet kane si shume te rendesishem ne historine e tyre nje fare jules ferry smiley

lekurat e bananeve zakonisht nuk hyjn mren...  ndersa bishtat e bamjeve dhe patllixhanave, me tjater...

sol, ekziston nje rruge e mesme mes tjerrjes dhe djerres, mes perhumbjes ne 'po sikur' dhe permbysjes se sistemit me molotove ne kazane plehrash. dhe jane te rralle ata qe dine ta gjejne dhe te shumte ata qe pranojne fatin ne rruge fshati. por ata qe kujtojne se e kane gjetur dhe i hipin kalit ne maje te kodres, do te hane dynjane, ngjyer ne cinizem letrarist, megjithese ka mes tyre dhe poete te mire.

po thoja mos tall bycen me 'po sikur'-et se duhen edhe ato, dhe mos bej sikur ha vec buke me djathe, e mos i gjuaj shoket me gure.

 prape nuk po te kuptoj, s'po tallem hic, ne pergjithesi jam serioz ne kete ore te dites. dhe nuk para perdor "po-sikur", as nuk bej sikur, po punen e letrarise s'ta kuptova. 

katunaret nuk kane per t'u edukuar kurre vetiu, sepse eshte Qyteti ai qe qyteteron njeriun, jo e anasjellta. Dhe ne nuk kemi Qytete!

Shume dakort me kete. Shtoj edhe se gjithe ky mllef ndaj fshatareve eshte shprehje e deshires per t'u distancuar nga fshatari qe gjendet brenda secilit prej nesh dhe gjithashtu shprehje e impotences apo shfryrja pas deshtimit per te krijuar qytet.

Shtresat drejtuese, shtresat e pasura, apo intelektualet, jane ata qe duhet te vrasin mendjen se si te funksionoje qyteti, e jo te rrudhin buzet para keqfunksionimeve.

Nuk eshte hera e pare qe lexoj kete lloj kerkese pergjegjshmerie qe ti kerkon nga "paria" praktikisht. Une personalisht kam pare ne Tirane njerez te pasur qe bejne si te jashtem, por klase drejtuese, ne kuptimin bashkohor dhe perendimor, nuk kam pare. Ose te pakten ate qe une imagjinoj si te tille, nuk e kam pare.

pershtatja tende LIT me zezake e te bardhe eshte e deshtuar. sepse kosovaret nuk jane zezake, jane si ne, bile me te bardhe nga ne (dmth nga pikepamja racore jane me mire, me te shendetshem). 

C'lidhje ka kjo? Diskriminim ne baze te ngjyres se lekures apo kultures... C'rendesi ka?! Eshte diskriminim sidoqofte.

llukan, ta thash dhe me lart qe sigurisht shqiperia ka pergjegjesite e saj ne moskrijimin e kushteve normale per turizem. por ka dicka tjeter, infrastruktura dhe edukata qytetare jane dy gjera te ndryshme. krijoja kushtet sa te duash ti, ai prape lekuren e shalqirit ne rere do ta hedh.

Nuk jam dakort me ty! Njeriu dhe ambienti qe e rrethon, nderveprojne me njeri-tjetrin. Ne kete kuptim, nje ambient njerezor dhe me prane normalitetit do te ndikonte ne sjellje me normale nga ana e turisteve. Mbase situata e benevrekeve nuk do te ndryshonte, por shume aspekte te tjera do te ndyshonin per mire. Mjafton te shikosh cfare ka ndodhur ne Tirane si pasoje e rikualifikimit urban.

Ne Durres ka shume snobizem se e konsiderojne veten te pakten nja 20 here me shume qytetare sesa Tiranasit. (imagjinoni me reston e Shqiperise etnike)

Personalisht mendoj se kultura formohet nga nje sere faktoresh_shkolla_edukata familjare_ambienti ku rritesh dhe e "dalmja".

trajengell:

 

edukim                      kulture


              qyteterim

 

te kjo e fundit calon muhabeti jon - po roncem fare ama. Ne fakt, krye-problemi, our "archnemesis"!!!

Ne 5 vjet  Universitet ne Tirane, njeriun me me kulture qe njoha ishte nga Fierza.

kurse une nje nga njerzit me te qyteterum qe kam pare, eshte nga Mokra (malesi e thelle Pogradeci).

Me ket du me vene ne dukje keqkuptimin kolosal qe lidh katunarizmin (e kunderta e qytetrimit) me origjinen/vendbanimin. Nqse cdo njeri qe banon ne katunD do ishte katunar, s'kish nevoje ta hiqnim ate D-ne. Nje katunDar mund te jete shum i qyteterum dhe dikush qe ka lind te Tirana e re, te jete kokrra e katunarit (pa D).

Eshte mendesi, jo koncept gjeo-urban!

 varet ça quajme qyteterim (ju tek shembujt tuj e ngaterroni me kulturen ne fakt), ne kete rast. ai prej qytetit psh kur i pallohet gruja me ndonje tjeter, megjithese me pak i kulturum/jo qyteterum, nuk e vret.

ndersa ai prej fshatit edhe pse me shume i kulturum (prej te ciles ju e merrnit dhe per te qyteterum), e therr me thike si kec. 

tani une shtroj pyetjen, sikur ne vend te grus se tija, vendosnim kaltrinen, cilen do preferonte me shume kjo ?

kultura nuk ka nevoje per qyterim, ndersa qyteterimi gjithnje ka nevoje per kulture ne radhe te pare. qyteterimi si me thone eshte maja e kultures.

 

ps: ne fakt kaltrina e ka bere zgjedhjen pa gabuar. se ajo kosovaret qe i barazvlereson me katunaret i akuzon per mungese qyteterimi dhe jo kulture. ndersa ajo qe i revolton kosovaret ose katunaret e tjere, eshte fakti qe ata, shpesh, kane me shume kulture se kaltrina me te ngjashmit e vet.

hehe por siç e thame kjo nuk mjafton ...

 olsib, eduakata qytetare e meson ne familje e meson dhe ne shkolle. ne france qe ne klase te pare i mesojne femijeve jo vetem ku te hedhin plehrat, por dhe te bejne diferencen midis atyre qe jane te riciklueshme dhe atyre qe sjane. nese edukata qytetare nuk pergatitet qe heret qofte ne familje qofte ne shkolle, nese keto dy struktura nuk funsionojne ne kete pike, vendos me mijera kazan dhe kosha plehrash ti, prape pis do te jete. sa per ate rikualifikimin urban te tiranes, nuk e di apo shohim te njejtin qytet, por per mua ky qytet eshte nje monster gjigande e piset. 

 franca ka pas mbret mijera vjet. e diktatura vendos rregull. vetem se francezet jane bo popull i mberdhif prej rregullit te madh. ka fillu me VDEK çdo gje mnjf.

popullsia nuk ka me vitalitet. ne qytetet e medhaja burrat jane bo pede, ndersa ne te voglat pedofile et consanguins.  

Sot neper gazetat e Anglise po ben tur nje lajm shume 'interesant'.

Pronari anglez i nje dyqani ne Eastbourne (nje qytet bregdetar .... mmmm si Durresi)  ka ndaluar hyrjen ne dyqanin e tij per studentet e huaj. Ka vene nje njoftim (polite notice) tek dera e dyqanit.

Nje fotografi e tij pozuar me nje buzeqeshje fodulle prane njoftimit shoqeron artikullini.

Dhe ja sot, shikon kete shkrim IDIOT ne peshku pa uje.

Nqs ndonjehere behet ndonje konkurs i shkrimeve me te shemtuara te te gjitha koherave, ky duhet te marre cmimin e pare.

O KALTRA, je debili ose debilja me i(e) madh(e) e te gjitha kohrave.

TURP TE KESH!

Atje takuam dhe nje goce shiptare qe kishte sjellur burrin anglez per here te pare dhe ishte ne sikletin me te madh te jetes se saj.

 

Kete nuk e kuptova une, perse ishte ajo ne sikletin me te madh te jetes te saj? 

Te tjerat pastaj pervec asaj qe me te vertet ajo i meshon shume kesaj ndarjes shqiptar-kosovar, (ah te me fal nqs po flet per serb nga kosova)qe eshte nje term kontradiktor, sepse shqipetaret e shqiperise nuk duhet te kene te drejten e pervetesimit te emrit shqipetar, biles me shqipetar se ata te republikes te Shqiperise jane shqipetaret e Kosoves dhe Maqedonise, te cilet e kan ruajtur perkatesine etnike ne kushte mizore.

Durresi : nuk ka besoj shqipetar qe ti pelqej katrahura e ketij qyteti. Une bej me faj bashkine, e cila lejon qofte kebab pulari dhe anadollakeri ne plazhet e Shqiperise, duke lejuar cdo lloj bisnesi nga cdo lloj injoranto-anadollaku pa asnje lloj kriteri permbushes. Nuk mund te vendosesh nje lagje nen torturen e muzikes tallava vetem sepse pronari i nje lokali na qenka nje injorant.

Nejse Durresi eshte masakruar plotesisht, si nga ana natyrore, fizike, ashtu dhe kulturore, me tallvat, penevreket etj. E keqja eshte se une nuk shoh as shpetim per ate qytet. Anadollakeria i eshte depertuar ne cdo qelize.

Edhe gjate fushates elektorale asnje force politike nuk doli me nje vizion te qarte per Derresin dhe nqs ka ndonje plan shpetimi per kete qytet te lashte qe eshte nje nga krenarite e Shqiperise, por e gjitha ajo qe degjuam ne lidhje me Durresin ishte PD-ja qe thoshte kemi rregulluar portin, dhe PS-ja qe thoshte genjeni ju se nuk e  keni rregulluar.

Ja dhe shkrimi i radhes qe gjalleron krahinizmat.. Personalisht jam dakord me pjesen me te madhe te shkrimit por kundershtoj shume fort veshjen kosovare te tij.

Per info te kaltrines i them se te dielen e kaluar isha ne Gjirin e Lalzit  bashke me korpusin e vullnetareve pikerisht per te pastruar ate plazhh te bukur ku  pavaresisht mungeses se shqiptareve nga Kosova  mbeturinat dhe amatorizmi hotelier ishin 'omniprezent'.

Nderkohe behet fjale per nje nder zonat e vetme bregdetare te Shqiperise qe akoma nuk eshte katranosur nga betonizimet. U shokova nga ajo qe pashe mbeturina te hedhura ne pyll,  ne qese plastike apo krejtesisht te shperndara. Lines te hedhura ne barishte, levore shalqiu qe aromatizoheshin nga grerezat, pampers te superthare, dhe mbetje ushqimore qe ishin ne nivelin e dyte te dekompozimit, gota plastike qe kur i prekje te therrmoheshin ne dore,  nderkohe shishe birre te thyera ne rere sikur ftonin  aksidentet e radhes per femijet e vegjel atypari. Ajo qe me habiti me shume ishte  ai burri dhe ajo gruaja qe po zhvillonin piknik pikerisht ne mes te nje qarkoreje mbeturinash.  Si per te mos mbaruar me kete  vijoj me lart ne Gjirin e Lalzit  aty ku nuk kishte vecse nje barake qe shiste pije te ftohta dhe pushues qe ishin te shtrire  ne nje dekor te papare mbeturinash.. Si per tu perpjekur te me ndryshoje mendjen ky "peisazh" verej nje  pub veror te quajtur " Cavalli" teper luksoz   i teri ne qiell te hapur  material druri   i mirre llustruar , prozhektore gjigant  dhe nje tapet blu qe  zgjatonte mbi 40 m per te hyre ne kete pub.

 Ec me tej  verej King House  ajo pjese e plazhit dukej sikur ishte privat, me pak pushues  dhe tenda me te gjera. Zbres me poshte tek Ibiza nderkohe qe nje muzike tejet e larte aty te ben te kerkosh te gjesh shpetim, cuditerisht nuk degjova ndonje qe fliste dialekt kosovar..

 

 

dikur gjenin nje shiringe & nje pale mbathje gjumi qe i varrosnin dhe benin poezira te hatashme.

Mos u merni me me Kaltrinen se lat nam. Ajo shkruajti ato qe ka ndjere dhe kaq. Ah po, gabimi i saj ishte ardhja me pushime ne Shqiperi si dhe mosinsistimi i saj per te bindur turistet e huaj qe te mos vinin ketu.

Nga ana tjeter ne shyqyr qe kemi kosovaret qe po na begenisin e po i mbajne frymen gjalle shume familjeve qe ushqehen me kete aktivitet vetem 2 mujor.

We’re so self-important. So self-important. Everybody’s going to save something now. “Save the trees, save the bees, save the whales, save those snails.” And the greatest arrogance of all: save the planet. What? Are these fucking people kidding me? Save the planet, we don’t even know how to take care of ourselves yet. We haven’t learned how to care for one another, we’re gonna save the fucking planet?

I’m getting tired of that shit. Tired of that shit. I’m tired of fucking Earth Day, I’m tired of these self-righteous environmentalists, these white, bourgeois liberals who think the only thing wrong with this country is there aren’t enough bicycle paths. People trying to make the world save for their Volvos. Besides, environmentalists don’t give a shit about the planet. They don’t care about the planet. Not in the abstract they don’t. Not in the abstract they don’t. You know what they’re interested in? A clean place to live. Their own habitat. They’re worried that some day in the future, they might be personally inconvenienced. Narrow, unenlightened self-interest doesn’t impress me.

Besides, there is nothing wrong with the planet. Nothing wrong with the planet. The planet is fine. The PEOPLE are fucked. Difference. Difference. The planet is fine. Compared to the people, the planet is doing great. Been here four and a half billion years. Did you ever think about the arithmetic? The planet has been here four and a half billion years. We’ve been here, what, a hundred thousand? Maybe two hundred thousand? And we’ve only been engaged in heavy industry for a little over two hundred years. Two hundred years versus four and a half billion. And we have the CONCEIT to think that somehow we’re a threat? That somehow we’re gonna put in jeopardy this beautiful little blue-green ball that’s just a-floatin’ around the sun?

The planet has been through a lot worse than us. Been through all kinds of things worse than us. Been through earthquakes, volcanoes, plate tectonics, continental drift, solar flares, sun spots, magnetic storms, the magnetic reversal of the poles…hundreds of thousands of years of bombardment by comets and asteroids and meteors, worlwide floods, tidal waves, worldwide fires, erosion, cosmic rays, recurring ice ages…And we think some plastic bags, and some aluminum cans are going to make a difference? The planet…the planet…the planet isn’t going anywhere. WE ARE!

We’re going away. Pack your shit, folks. We’re going away. And we won’t leave much of a trace, either. Thank God for that. Maybe a little styrofoam. Maybe. A little styrofoam. The planet’ll be here and we’ll be long gone. Just another failed mutation. Just another closed-end biological mistake. An evolutionary cul-de-sac. The planet’ll shake us off like a bad case of fleas. A surface nuisance.

You wanna know how the planet’s doing? Ask those people at Pompeii, who are frozen into position from volcanic ash, how the planet’s doing. You wanna know if the planet’s all right, ask those people in Mexico City or Armenia or a hundred other places buried under thousands of tons of earthquake rubble, if they feel like a threat to the planet this week. Or how about those people in Kilowaia, Hawaii, who built their homes right next to an active volcano, and then wonder why they have lava in the living room.

The planet will be here for a long, long, LONG time after we’re gone, and it will heal itself, it will cleanse itself, ’cause that’s what it does. It’s a self-correcting system. The air and the water will recover, the earth will be renewed, and if it’s true that plastic is not degradable, well, the planet will simply incorporate plastic into a new pardigm: the earth plus plastic. The earth doesn’t share our prejudice towards plastic. Plastic came out of the earth. The earth probably sees plastic as just another one of its children. Could be the only reason the earth allowed us to be spawned from it in the first place. It wanted plastic for itself. Didn’t know how to make it. Needed us. Could be the answer to our age-old egocentric philosophical question, “Why are we here?” Plastic…asshole.

GC

kur lexon gjana te tilla robi vjen me kam n'toke e kupton sa iluzive asht kjo fucking jete. te vjen ne menje se c'kuptim ka jo vdic 20 vjec jo vdic 80 vjec, kur planeti ka gjysemmiljardi vjet qe asht e njerzit nja 200 a 300 miljon

I completely agree with GC. Cant stand Madonna &others advertisements for saving the planet. Adored the strong sarcastic closing smiley thanks

Ah po, gabimi i saj ishte ardhja me pushime ne Shqiperi si dhe mosinsistimi i saj per te bindur turistet e huaj qe te mos vinin ketu. 

 

gabimi i saj eshte qe turistet i paragjykon me trut e veta. dmth barazon ndjenjat e saja me te tyret. rremuja e plazhit te durresit qe ate e peshtiros atyre mund t'u duket krejt e kundert. 

e ka mundesi qe vitin tjeter te shkojne pa te ne shqiperi. smiley

Nuk pashe naj cudi te madhe me kte shkrim, pervec vecimit qe i behet kosovareve. Kjo me duket e padrejte.

Tani e verteta duhet pranuar ashtu sic eshte. Pushimet ne Shqiperi per neve emigratet kane qene me shume 'lodhje' sesa pushime te verteta. (te pakten ne rastin tim). Por zgjedhja eshte e jona.

Do isha kureshtar te dija dicka ne lidhje me lloje te tjera pushimesh; si p.sh  njerezit te provonin dicka te kundert e te mos pushonin ne bregdet - por tu ngjiteshin maleve per shetije apo liqeneve te Shqiperise? A thua do kishte ankesa se nuk durohen zogjte apo zhingallat....apo se 'ishte pak breg dhe nuk mund te ngjitesha'...etj etj.

 

ndersa une, po lodhem, qe t'ju bej te kuptoni qe te gjthe... smiley Mos u lodh kaq shume Bukurosh ,se nuk te kuptojne smiley . Epo cfare paskan qene me keto teori sikur bota lindi sot dhe ku bile ? Per here te pare ne DURRES ku u takuan Qyteterimi me Barbaret smiley . E mer Bukurosh po te lexosh nga keto..eshte Qyteti ai qe qyteteron njeriun..  te duket vetja sikur je ne klase te pare gimnaziumit  dhe mesuesja ben nje pyetje per te thyer monotonine dhe per ti dhene larmi ores se mesimit : Kush e beri Pula vezen apo veza pulen ? 

1 - Fakti qe shqiptaret e Kosoves nuk kane pas lidhje me detin eshte faktori VENDIMTAR i nje paraqitje te dobet kulturore te tyre , deri ne mungesa te theksuara qyteterimi te bashkejeteses e cfrytezimit te perbashket te plazheve.

2 - Fakti qe kete biznes si te gjithe pislliqet e tjera i ka ne dore skota e mashtruesve nga Kosova qe e pasqyron me mashtrimin qe u ben ketyre njerezve qe sjell me turma dhe pa diferencim , boll qe te mbushe xhepat eshte akoma me kuptimplote .

3 - Fakti qe burijet e Syles ( ose curubabes) kete gjendje e karakterizojne tek "Turizmi" dhe e nxisin me njemije e nje menyra , te shperfytyruar, pa norma e kerkesa per bashkejetese, pa kulture  e per me teper vetem per "nje grusht dollare te piste me shume" eshte nga me kuptimplotet brenda filososfise tashme TIPIKE Mixhiste  ,  ...me ka thane Mixha mue qe asht plazh i mire smiley 

4 - Fakti qe ne Plazh nuk ekziston asnje Ligjesi normale Ekonomike , asnje mundesi Ligjore Kontrolli e Detyrimi nga pushtetet Lokale , e shton me shume kete zallamahi brenda kuadrit per " nje grusht dollaresh te piste me shume" sipas shembullit Qeveritar te drejtimit te shtetit ne cdo fushe.

Sikur vetem me kaq ta leme o Bukurosh dhe te tjere Patriote  smiley eshte nje Fatkeqesi qe kjo popullsi e shqiptareve te KOSOVES te perdoret ne kete menyre ( injorante e pakulture) per te shkaterruar kuptimin qe ka nje PUSHIM ne PLAZH ! Perkohesisht duhen NDALUAR ose me mire  tu vihen NORMA ! Le te provojne te shkojne e ta trajtojne  keshtu plazhin ....ne cdo Plazh te EUROPES dhe pastaj te vijne me terminologji Patriotikesh!

nuk te pelqeu ajo puna e Qytetit, mer? Po ti sikur je dhe tifoz i Engelsit!!!

Mos me shkit!  smiley

 

po osht katnar mer per vete.

qe i ka dhone partia pashaportizim , pranej

 

 ti nuk mendon se eshte qyteti ai qe qyteteron njeriun? dmth qe individi reflekton menyren se si eshte strukturuar komuniteti rreth tij?

Perkohesisht duhen NDALUAR ose me mire  tu vihen NORMA ! Le te provojne te shkojne e ta trajtojne  keshtu plazhin ....ne cdo Plazh te EUROPES dhe pastaj te vijne me terminologji Patriotikesh!

E vertete! Jo vetem kaq, por shtoj se vete kosovaret duhet ta bojkotojne kete plazh per shkak te kushteve te keqija qe ofrohen aty, por edhe per shkak te pordhave te medhaja te vellezerve te Shqiperise, keta katunere te mjere qe paten shansin qe te qyteteroheshin pergjate 45 vjet komunizmi te eger.

Une s'e kuptoj se c'duan ne Durres kosovaret, kur kane Ulqinin e Malin e Zi dy hapa me larg. Fundja shqiptaret e Malit te Zi jane shume me njerez nga fodullet e Shqiperise. OK, ka edhe shume serb e malazeze aty, por me mire te durosh surratin e shkjaut se sa surratin e qelbet te vellait tat shpirt zi e injorant qe kujton se duke jetuar per pak vite ne boten e zhvilluar behet automatikisht i jashtem dhe lirohet nga damka e katnarit.

Kaltra,

If it makes you feel any better

Hotel Adriatica  (nga grupi rrok Shqiponjat)

 

On a dirt topless bus
Cool wind in my hair
The warm smell of armpits
Rising up through the air
Up ahead in the distance
I saw a shimmering light
My head grew heavy and my sight grew dim
I had to stop for the night

There she stood in the doorway
I heard the lamb's bell
And I was thinking to myself
This could be heaven or this could be hell
Then she lit up a candle
And she showed me the way
There were voices down the corridor
I thought I heard them say: If you dare

Welcome to the Hotel Adriatic
Such a rowdy place, such a manly face
There's plenty of room at the Hotel Adriatic
Any time of year, you can find it here

Her mind is definitely twisted
She's got her Mercedes Benz
She's got a lotta pretty, pretty boys
That she calls friends
How they dance in the courtyard
Sweet summer sweat
Some dance to remember
Some dance to forget

So I called up the manager
Please bring me my yogurt
He said "We haven't had that spirit here since 1969"
And still those voices they're calling from far away
Wake you up in the middle of the night
Just to hear them say: If you dare

Welcome to the Hotel Adriatic
Such a rowdy place, such a manly face
They're livin' it up at the Hotel Adriatic
What a shock surprise, screw your alibis

stains on the ceiling, the pink tampon on ice
And she said "We are all just prisoners here of our own device"
In the masters chambers they're gathered for the feast
They stab it with their steely knifes but they just can't kill the beast

Last thing I remember, I was runnin' for the door
I had to find the passage back to the place I was before
"Good night" said the night man "We are programmed to receive
You can check out anytime you like, but you can never leave"

"Oil vatani e triste mileti" thotë edrusi ke tema e vet smiley

ooops versioni i pakorrigjuar! Korrigjimet:

Then she lit up a candle
And she showed me the way
There were voices down the corridor
I thought I heard them say:

What a nice piece of ass!

 

1969 bëhet 1989

 

steely knife bëhet swiss knife.

 

(p.s - kon qene mire ato librat me i flete korrigjimesh ne mbyllje)

Then she lit up a candle
And she showed me the way
There were voices down the corridor
Asking:A prij Kosove je?

Mos harro solon kitarristike te ballkanizume PF smiley

pererereee tiriririiiii  tring, tring.

Po, edhe nje loder ne sfond si vrap topalli
Dum pa pa - Dum pa pa

Jo, jo nuk jam dakort se bohet si muzika e asaj "çohu" pastaj smiley

ok. E fshai se kam gome!

deshta vetem me puthe i here la roseen.

nuk ka gje. une as du me te taku ne lure e as ne dhermi. bilez pak rendesi ka a takohemi. llogjika qe ke perdore ti me siper duhet ti kishte mbylle diskutimet. umile.

kush asht umile. 99.9% e intelektualeve qe njoh une pretendojne se jane elite dhe se nukperzihen me popullin. ky eshte problemi. ndersa populli asht bashku me veten e tij. shqiptaret shkojen en durres si ne shtepi te vet, qofshin pre prishtine, qofshin prej tirane, qofshin prej elbasani. se jane popull.

une pio baj turizem ne bregdetin e ligurias. nice a, finale, sanremo , loano, alassio. smiley

1 - Fakti qe shqiptaret e Kosoves nuk kane pas lidhje me detin eshte faktori VENDIMTAR i nje paraqitje te dobet kulturore te tyre , deri ne mungesa te theksuara qyteterimi te bashkejeteses e cfrytezimit te perbashket te plazheve.

Perkohesisht duhen NDALUAR ose me mire  tu vihen NORMA ! Le te provojne te shkojne e ta trajtojne  keshtu plazhin ....ne cdo Plazh te EUROPES dhe pastaj te vijne me terminologji Patriotikesh

 

Ketu verehet nje perpjekje e formimit te nje kuazi-elitizmi ,nje perpjekje e sherimit te komplekseve te atyre qe deri dje bananet i quanin "tranguj te embel",kurse sot i  predikojne kulturen te tjereve.

Imagjino femrat e rrethit te Rrogozhines(ashtu siq i kisha pare me syte e mi&nbspsmileyte ngarkuara me turre drunjesh ne shpine,ne qendrat e skijimit te Kosoves.Eshte e njejta situate sikurse me keta "turistet" kosovar.

Turizmin e vertete kosovar e njeh Kroacia e deri diku edhe Greqia.Nuk kisha degjuar me pare te ankoheshin.Ndoshta eshte kjo arsyeja qe vizat greke shume lehte mirren ne Prishtine.

Derisa Shqiperia nuk mund te ofroje sherbime me te mira,atehere edhe nuk duhet te prese klientele me te kulturuar.Ketu ska lidhje patriotizmi,por thjeshte dua sherbim per parate e mia.Eshte çeshtje tjeter qe njerezve mund te ju pelqej edhe safari,prandaj edhe ja m'syjne Durresit.

 

Pese yje per shkrimin.

Po une shikoj disa te mira nga kjo puna e berjes se Durresit lesh arapi. Nje po shtoj une, te tjerat gjejini vete. smiley

  • Do shtohen kollovaret !

 ky eshte turizmi qe propagandojne salienet tane...se vete i kane shit vilat ne durres...

nuk eshte faji i shqiptareve te kosoves ...durresi ka marre fund qe para dhjete vjetesh kur nuk kishte kaq shume ndertime...uji ishte me keq se i lanes e tani besoj se cdo gje mund te gjesh aty vetem peshq jo...

sa per shkrimin, s`besoj se do komentar te gjate...shkrim bucesh...

Traget per Durres ke marre kaltrin?

Ka nje ndryshim shume te madh, kur e merr per Tivar (Bari i Malit zi), sa qetesi!

E ne fakt eshte mbushur me kosovar e malok, ai i Durresit i mbushur me qytetar e intelektual eshte i padurueshem, ere e rende, zhurme, hapje bythesh.

Pse-hin mundesh te na spiegosh.

Nje fjale angleze thote: "You may complain that roses have thorns, or you may rejoice that thorns have roses" -  me pak fjale mund te ankohesh per trendafilin qe ka gjemba, ose gezo qe gjembat kane trendafil. Keshtu eshte dhe situata e Shqiptareve te Shqiperise dhe prurjeve nga vendet fqinje. Mund te ankohesh se nuk gjen qetesine e dikurshme, njerezit apo sherbimet, por mund te festosh dhe gezosh situaten e re bashke me shqiptare, kosovare apo maqedons e te tjere, muzike nga veriu apo jugu, rap hip hop apo turbofolk, mund te tallesh apo inatosesh me plaken me benevreke e plakun me qeleshe por mund te kenaqesh se kjo e ben Durresin Durres -  ndryshe do ishte Dubrovnik apo Montekarlo...

Me kujtohet nje te shtune darke ne Jal me miqte, vendosem te defrenim diku, opsionet ishin Himare, koncert solo i Altin Shires dhe Dhermi- Lolipop. Me shumice votash fitoi sigurisht Altin Shira, jo se ishte kengetari yne i zemres, por muzike elektronike gjen duke filluar nga cdo cep i bllokut e deri ne cdo cep te Evropes e me tej, ama Altin Shira (me Sorkadhe) nuk di se sa mund te gjesh smiley

Jam nga Prishtina.

Ne shqiptaret (kendej e andej kufirit) nuk do te jemi nje dhe i njejti komb derisa njeri tjetrin do e pergjithesojme ne menyre kaq provinciale. Me pak fjale, nuk do te jemi komb derisa Tirana dhe Prishtina nuk ndihen si dy qytete te njejtit vend dhe me te aferta me njera tjetren sesa me Skraparin (ne rastin e Tiranes) apo Skenderajn (ne rastin e Prishtines). Sa i perket katunareve: ata do te mbeten katunar, si ne Kosove si ne Shqiperi. 

Nuk mund te them se nuk ndihem i fyer me racizmin e ketij artikulli teksa ne asnje moment autorja nuk denjoi ti quaje pushuesit cfare ne te vertete jane, "fshatare", por vetem "kosovare". Keto bisha paramoderne vertet e bejne Durresin te duket si kamp refugjatesh, por ekziston edhe ajo Kosova tjeter qytetare qe pikerisht per shkak te tyre nuk e frekuenton Durresin por shkon ne Turqi, Kroaci, Mal te Zi apo edhe ne Jug te Shqiperise (njesoj si pjesa qytetare e Shqiperise).   

Mua me vjen turp qe Durresi eshte bere ashtu sic eshte bere, por kjo nuk e arsyeton nje shkrim kaq te ulet dhe jashtezakonisht fyes.  

 

 

  

 Mund te ankohesh se nuk gjen qetesine e dikurshme, njerezit apo sherbimet,

nuk ka qene durresi asnjehere i qete, por ajo cuca qe shkruan nuk ka qene ndonjehere tjeter atje (nuk duket si prej tirone) ose nuk ka shume kohe qe e ka pa diellin. 

durresi si gjithe shqiperia ka qene qytet pa hale, e njerezit pasi hanin, tek restorantet e pakte e shteterore ose buken qe kishin marre me vete, shkonin e dhisnin tek kallamat (prapa rruges), tek plepat ose ne det.

sepse as kabinat nuk kishin banjo ose dushe individuale.  

Me beri pershtypje pershtatja e LLt (apo llukanit) lidhur me shkrimin e mesiperm dhe se pari bravo i qofte per punen e kujdesshme qe ka bere. Padyshim e pare ne nje tjeter kontekst ( sia ai Black and White ne USA) ky shkrim tingellon tejet racist dhe tendencioz.

Ne kuadrin shqiptar ne fakt duhet pare me qetesisht dhe realisht dhe me teper si nje shprehje e frustracionit evident e ne rritje te shumekujt qe e gjen te veshtire te pranoje apo toleroje nje situate sociale, demokrafike e ndoshta edhe me gjere qe mesa duket ka dale jashte kontrollit te enteve shteterore shqiptare dhe eshte lene ne dore te rastesise dhe kaosit. E ketu une nuk e kam fjalen tek pushuesit kosovar qe vijn e ne qejf te tyre per te pushuar ne Dures dhe ne gjithe shqiperine.

Se pari besoj se nuk dihet dhe nuk ka nje studim te mirefillte se sa eshte fluksi dhe numri i personave qe hyjne e dalin ne vendon tone/ame dhe sa keta njerez sipas dikujt ketu kontribuojne vertet ne ekonomine reale dhe mireqenien e vendit. Po te behej kjo shumekush do te pranonte se bashke me fitimin dhe mireqenien, turizmi masiv  ka edhe fenomene qe jane te njohura tashme nga te gjithe vendet fqinje dhe te rajonit qe duhen njohur dhe rregulluar gjate rruges. 

Reagimin i Kaltres dhe shume shqiptareve te tjere ne kete forum dhe ne bisedat e perditshme nuk jane fort te ndryshme nga ato qe thone dhe ka ndjere ne vite banoret greke, italiane apo spanjolle te vendeve turistike, - kushdo qe ka pasur mundesi ta vereje kete fakt. Do te ekzistoje gjithmone nje antipati reciproke dhe e pashpallur mes banoreve dhe turisteve. 

Pergjegjesia e autoriteteve e sidomos atyre qendrore eshte ti paraprijne me politika dhe legjislacionin e duhurketyre ekseseve - si muzika e larte, niveli i ulet sherbimit dhe papastertise.

Per mua eshte e nevojshme me teper mbikeqyerja e infrastuktures se turizmit per ta ngritur ate ne menrye ligjore ne nivelin e pranueshem dhe perfundimisht evropian dhe ketu rendesi me te madhe ka nje plan bipartizan te kthimit te bregdetit ne pegjithesi e ate te durresit ne vecanti ne "objekt te rendesise se vecante" dhe shkaterrimin gradual te ndertesave monstra qe vazhdojne te ndertohen gjate gjithe vijes bregdetare vecanerisht te Adriatikut.

Shumekush thote se Durresi ka marre fund dhe demtimi i tij eshte i pakthyeshem por a nuk thane te njejten gje e dhe per qendren e Tiranes dhe parkun rinia. 

 ....durresi si gjithe shqiperia ka qene qytet pa hale,....:P  Do keshe parasysh Tiranen ( ne tersi Shqiperine&nbspsmiley e pas 92 ose ke qene vizitor ne VUCIDOLL ....Po flitet per plazhin e Durresit , ku ma do mendja se nuk e ke dite qe ka pa ekzistuar !

.....pse as kabinat nuk kishin banjo ose dushe individuale.....smiley E vertete eshte qe tani ..KANE DUSHE..Po vetem duhet me qene i sinqerte . Uji qe perdorin eshte ai i haleve !

 pas 90 kam hik prej shqypnise dhe nuku e kam vizituar me (perveç nje jave ne 2000). smiley

 toni, 5/10 per lodhjen (shkrimin e gjate e me perkushtim) dhe 4/10 (note e pakalushme pra) per te rejat qe solli komenti tend. 

i dime LAL te gjithe ato qe po na thu (po te lexosh me lart edhe jane thene nga te tjere), por si thote poplli, te thenen nga e bera e ndan nje lume i tere. keshtuqe vari lesht kur i thone.

me me interes do te qe per mua te me thoje ti pse nuk i do plazhet e zhurmshme apo pse deshiron plazhet e qeta.

Shume faleminderit per vlersimin tend koherent bukurosh.

une e kuptoj deridiku mllefin e kesaj vajze qe ka shkruar kete shkrim

perafersisht eshte situat e njejte si kur ne vere kthehen gurbetqaret ne qytetin tim joturistik. ata kthehen ne shtepite e tyre por tollovia qe ata krijojne ketu behet e padurueshme. levizja me veture neper qytet behet e pamundur.

dhe megjithese ata kontribojne mjaft per mireqenjen tone te pergjithshme ne perseri i kemi neveri keta dy muajt e veres kur ata kthehen.

por megjithate ta mendosh me thelle , nuk eshte problemi i njerezve qe vijne, por i infrasruktures, preblem eshte shteti qe lejon ndertimet kudo, duke mos lene hapsiren e mjaftueshme per levizjen e njerezve dhe veturave

Faleminderit mrroklla per linkun, me beri pershtypje qe komentet e gazetes ne fjale i permbahen temes me shume se ketu te peshku, dhe nuk degjenerojne ne muhabete gucci, virgjeresha, etc si ketu me siper, gje qe tregon qe keta kosovaret qe kaltra delikate po i shan kaq shume si te pakulturuar e maloke kane me shume kulture dhe edukate qytetare e dialogu se ca shqiptare safi qe kemi ne mes tene ketu te peshku. Dhe perpara se te me hidheni ne gryke, e di qe po bej nje pergjithesim, po kjo eshte pershtypja, duke pasur parasysh se aty jane shumica kosovare ata qe komentojne, kurse ketu shumica shqiptare.

 

Dicka me ra ne sy nga nje koment aty, dikush thote qe peshku nuk lejon te hapin llogari ata qe jane nga Kosova? Pergenjeshtrojeni ju lutem nqs nuk eshte e vertete kete koment dashakeq, se nuk dua t'a besoj qe mund te jete e vertete, po te jete, shume turp per ne ...

 Komenti ishte per shqiptaret nga Kosova dhe Maqedonia - une po te them se nuk eshte e vertet,  Jam nga Maqedonia dhe jo vetem qe nuk eshte e vertet,  por eshte e kunderta. PPU-ja eshte tregu shume korekte me Kosoven dhe Maqedonin, duke i dhene shume hapesir per shkrimet qe jane te lidhura me Kosoven dhe Maqedonin, per dallim nga disa mediume tjera ne Shqiperi.  Pra komenti eshte shkruar nga ndonje person qe e lexon shume ralle PPU. 

Edhe une sapo i lexova komentet tek gazeta Express (faleminderit Mroklla).

Ashtu si edhe Kristides, edhe mua me beri shume pershtypje kultura e komentuesve,  shumica kosovare, atje ne krahasim me peshqit ketu.

Te bie ne sy menjehere nje gje shume interesante: Ata e denojne racismin e hapur te autores se shkrimit, por ne te njejten kohe i bejne edhe kritike vetes. Very gracious!

 

Ore, po kosovaret me leke nuk shkojne ne Durres mer lal!

Keta qe shkojne aty jane katunaria! Fundi i kazonit! smiley

Tani, katunaria e Kosoves ka leke dhe vjen ne det! Katunaria jone mezi e ma shpirtin me buke! Pranej ti shikon keto dhe ja rras kosovarve!

Po t'kishin ardhe dhe katunaret e jone, mos qaj hall se ashtu me benevreke do i  kishe duke u la edhe kto tonet!

Kush e ma men n'kohe t'Enverit ke shkomi i Kavajes, ka pas qene nje dite e shenjte, qe gjithe katunaria , Librazhd e knejna ishte e gjitha m'det!

Ej none e none! T'gjithe m'det, me gjithe perparse  me cikla e me maramon! Pleq e t'ri! smiley

Gocat e jona ishin: Ua mami kjo eshte e pabesueshme! smiley

Kosovaret kane t'vetat (kush nuk ka ), po me u anku pse majne qeleshe m'plazh dhe pse majne fasule n'meny t'restorantit t'vet o budallalik!

 

O mroklle, nuk jane me shume verejtjet per sjelljen e verioreve sa eshte negative qendrimi qe kjo mban thjesht ndaj pranise se tyre aty.

Eshte tjeter gje te luftoj sjelljen apo veset e tua, dhe tjeter gje te te luftoj ty.

"(kush nuk ka)" thua me siper... dhe ke shume te drejte. Po te urresh dike per shkak te dialektit qe flet? Per shkak se nuk vjen andej nga do ti? kjo eshte shume e ulet.

Kush e ma men n'kohe t'Enverit ke shkomi i Kavajes, ka pas qene nje dite e shenjte, qe gjithe katunaria , Librazhd e knejna ishte e gjitha m'det!

Ej none e none! T'gjithe m'det, me gjithe perparse  me cikla e me maramon! Pleq e t'ri!

 

nuk e disha ket, por te besoj n'ven!

 

Shume e vertete, e kam pare me syte e mi, aty nga viti 90' a 91' kur shkonim nga Tirana per plazh ditor. Mbaj mend qe kujtova se ishin mbase familje arabe qe sapo kishin zbarkuar ne Shqiperi, vetem kur i degjova qe flisnin shqip...

Dicka me ra ne sy nga nje koment aty, dikush thote qe peshku nuk lejon te hapin llogari ata qe jane nga Kosova? Pergenjeshtrojeni ju lutem nqs nuk eshte e vertete kete koment dashakeq, se nuk dua t'a besoj qe mund te jete e vertete, po te jete, shume turp per ne

 

kjo nuk eshte e vertet. une jam nga kosova dhe shkruaj nga kosova dhe siq e sheh kam llogari ketu

 Shkrimi per mendimin tim eshte i pa dobishem dhe denigrues.Mos i paragjykoni njerzit e dashur shkruese nga rrobat qe veshin.

Do velen(ngopen)kosovaret edhe me detin.

Detera pere te tere ere vetem mos u streso e dashur shkruese.

 Dicka me ra ne sy nga nje koment aty, dikush thote qe peshku nuk lejon te hapin llogari ata qe jane nga Kosova? Pergenjeshtrojeni ju lutem nqs nuk eshte e vertete kete koment dashakeq, se nuk dua t'a besoj qe mund te jete e vertete, po te jete, shume turp per ne ...

nuk lidhen dot sepse nuk japin email te vlefshem. vetem nepermjet emailit mund ta validosh, hyrjen tek peshku.

Faleminderit mrroklla per linkun, me beri pershtypje qe komentet e gazetes ne fjale i permbahen temes me shume se ketu te peshku, dhe nuk degjenerojne ne muhabete gucci, virgjeresha, etc si ketu me siper, gje qe tregon qe keta kosovaret qe kaltra delikate po i shan kaq shume si te pakulturuar e maloke kane me shume kulture dhe edukate qytetare e dialogu se ca shqiptare safi qe kemi ne mes tene ketu te peshku.

e para, vjen ngaqe eshte faqe gazete nuk ka te njejtat objektive e as te njejtit vizitore si peshku pa uje.

e dyta, komentet (pa lidhje te drejt per drejte, ose miqesore apo humoristike midis pjesmarresve) moderohen. dmth fshihen. 

ndersa e treta, me e rendesishmja gjithashtu per mu, duke i ndejt mbrapa temes, siç keshillon, eshte e pamundur te japesh gjykim me te larte ose gjere nga ajo. ta shtroç problemin nga pikeveshtrim tjeter, me anesor, me te larte, me origjinal, e me te frytshem.

Te bie ne sy menjehere nje gje shume interesante: Ata e denojne racismin e hapur te autores se shkrimit, por ne te njejten kohe i bejne edhe kritike vetes. Very gracious!

kritike vetes i bejne ngaqe ndihen inferiore ndaj shqiptareve te shqiperise. kete punen e inferioritetit i shpjegoja ka vite nje "personaliteti" te Albforumit qe mbante pseudonimin malsori (rob shume i zgjuar meqe ra fjala).  ky e shihte shpresedhenese per veriun dhe sidomos gegnishten faktin qe kosova dhe shqiperia po beheshin nje. dmth sipas tij dominimi prej jugoreve komuniste do te fillonte menjehere te zhdukej. i thash atehere qe ndryshe nga ç'mendonte, kosovaret "me kulture" do te imitonin si majmunet shqiptaret po "me kulture". 

 dmth jo vetem propote (kendveshtrimin) do ta kishin njesoj, por edhe shkrimin, dmth gjuhen. gjuha e komenteve tek faqja kosovare me jep te drejte.

Shume e vertete, e kam pare me syte e mi, aty nga viti 90' a 91' kur shkonim nga Tirana per plazh ditor. Mbaj mend qe kujtova se ishin mbase familje arabe qe sapo kishin zbarkuar ne Shqiperi, vetem kur i degjova qe flisnin shqip...

bravo korçarke (prej pseudos dukesh qe je orthodokse), qe ne vitet 90 te e paske dit se kush ishin e si jetonin arabet. te lumte per nder.

Pavarsisht sec thone komentet (qe me hengren mbi gjysem ore), shkrimi ndonse i sinqerte ,kishte disa perceptime te gabuara. Pershembull, parja e nje plake me benevreke, eshte 1 e 10 mijta e turisteve kosovare qe vijne cdo dite, sepse une vura re te kunderten qe femrat kosovare ishin me moderne tek mbathjet, te cilat me krijuan ndjesine sikur isha ne Rio de Zhaniero. Eshte e vertete qe vihen re anomali si muzika e larte, nje terror i vertete, mirpo kjo gje -shyqyr Zotit- ishte e kufizuar pas ores 12 te nates, ku automatikisht te tera amplifikatoret pushonin. Eshte e vertete se ka nje mbingarkese te tepruar, por ketu eshte faji i Bashkise se Durrsit qe nuk nderton mbikalime, parkinge me kate, stacione autobuzesh pakez larg nga rruga. Cdo gje duket se mban emrin alla-Albanie, te tipit oriental, por ketu nuk eshte faji i turistit kosovar apo emigrant apo perendimor, por faji i pushtetit lokal e qendror.

Sot, po menojsha te bejsha nje shkrim per Shqiperine, duke pershkruar thjesht rrugen e plazhit nga ura e Dalanit deri tek plepat. Do Zoti gjej pak kohe, sepse aty eshte Shqiperi me te mirat dhe keqia e saj.   

Sot isha tek nje miku im ne Durres i cili ka nje hotel luksoz e gjate bisedes u qa se kur vinin kosovaret ne restorant porosisnin shumicat patate dhe veze e shume rralle ndonje peshk. Kur e pyeta si po te ecen puna dha bereqavers ka pas me shume kosovare kete vit smiley. Morali eshte qe shqiptaret e Shqiperise leket ja duan vellezerve Kosovare kurse mbas kurrizit ose para i percmojne.

E njejta gjo me austriakt per gjermont qe vijn me turizem, mer Mac. I katun i modh osht bota. Ne fakt, me e shtri i cik me gjon, e gjith evropa eurot - ish markat ja u dote, kurse mrapa kurrizit ...  s'jena vetem, e kisha llafjen.

Vet si po t'hec biznesi mas fitores?  Parja modhe kom ngju... plus ene cer vje mas pares.

Perceptimi, objeksioni, vulgarizmi i artikullit , eshte pjese e ndjenjes per kaltran.

problemi qendron tek fraza mbyllse " me vjen per te qare"!

Nuk qan, por mendon te hedh nje bombe intiligjente, ku vret vetem ato qe syri i kaltras nuk i duron.

 

 

Pacavure nga nje pacavuriste, me te ardh keq qe ka njerez qe shkruajne e mendojne  keshtu..Ngadonjehere do ishte mire te fshiheshin edhe artikujt nga admin dhe jo vetem komentet.. Tung.

E c'osht gjith kjo revolt? Se pashe qe edhe Llukani ishte revoltu! Dikush pa realitetin me syt e veta, me mendimet e veta dhe hudhi nji pershkrim. Une per vete se ca menoj per kosovaret nuk e kom lon t'ma kallxoj ky shkrimi. Ama ilaqim, nje pikture reale per plazh'n e durrsit e mora.

Kaltra bo mire mos me pertu e me dhon te tjera pershtypje rrugetimi. Ka rob qe kto i gjejn informative. Une po i her. E qe kur u dashka me qen dakord me cdo gjo qe lexo? Plus hudhuni e boni nje shkrim me plazh durrsi plot kosovare ku pastertia e rreglli vetetin gjthanej ene mylljani gabxherrin ksaj Kaltres. Po t'ju duhet naj time machine kerkojani MJ Foxit.

Une nuk arrij te kuptoj se, kur ne do te arrijme te kuptojme,t' themi miremengjes kultures dhe civilizimit ?!

Kur ne do te arrijme te kuptojme,qe trajtimi i nje problemi eshte me i rendesishem se sa biografia e nje autori,qofte anonim, qofte me emer AA. Gill?!Kur do te kuptojme qe humori apo  stili i te shprehurit te dikujt, i cili krijon reaksion shoqeror tek ne,duhet te vleresohet pozitivisht, per te na ndergjegjesuar, ne  ate qe eshte bere lemsh dhe nuk zgjidhet me?!

Kaq te veshtire e kane disa te kuptojne se nepermjet ketij,atij apo atyre nuk goditen keta, por strumbullaret,ata Kameleone shumengjyresh, qe per hir te xhepave te tyre, na kane signifikuar si kope bagetish dhe na e qethin leshte, si i vjen ereksioni i tyre  imoral.

Ne se dikush proteston ne menyren e tij apo te saj,per te mos qene pjese e ketij imoraliteti,per te qene nje ze shoqeror i vemendshem ndaj asaj masakre live,qe po ndodh ne nje nga ish-zonat me te cmuara te bregdetit shqiptar, nuk mund te jete me pak patriot se disa nga ju.Perkundrazi mua me duket se eshte me shume Patriot. Pasi nuk duket se i fsheh lotet per ate cka ngjare atje,ne vendin e viteve te nostalgjise se saj apo atij...

Kam nje ndjesi qe me kete perceptimin e nacionalizmit,po shkojme shume larg,po nderhyjme ne pronen e perbashket,ne pasuri historike dhe kulturore, ne ambient, arkitekture apo arkeologji.Po ndertojme ate qe mund te na bjere kokes me vone, shqiptare shqiperie apo kosove bashke.

Dhe ne se ka ndonje ze proteste, e shpallim armik pernjehere ose e frikesojme aq shume sa  del anonim...mjere ne se cfare shoqerie patriotike po ndertojme.

Nuk eshte aspak turp per ate autore anonime,eshte turp per ne qe kemi ndertuar nje shoqeri merimange shumekembeshe te tille terrori, qe i frikeson njerzit te prezantohen kush jane...

Asnjeri nuk pyeti "A eshte ndertuar ndonje banjo publike ne ate plazh?" lere me per te tjerat...

 

 

 

te dashur Miq

 

mendoj se autorja e shkrimit ka kapur nje copeze te realitetit te turizmit shqiptar i cili po shndrohet ne nje makth te madh per kedo qe tenton ta provoje.

zhvilli i durresit eshte unikal per nga menyra e tmershme e zhvillimit.

Kush e ma men n'kohe t'Enverit ke shkomi i Kavajes,..smiley . Ajo ka pas qene koha e UHF ne ate zone . Kujtesa nuk duhet te te shpjere ne krahasime koti. Po e ke fjalen per mbas 1988 je me tamom !Mrokell ke nikun po jo me ja fut si mrokell smileyKa edhe te tjere qe mbajne mend . Me breke te gjata midis Golemit dhe o bubullim o ke Shkomi Kavajes jane pas la vetem shoferet . Me perpara ne kohen e merhumit edhe pasi Golemi filloi te shfrytezohej si PLAZh , ka pas qene zone kufitare . Aq me teper zona ke Shkomi Kavajes smiley

 Cfare zone kufitare mer Idriz. Ke Shkomi Kavajes ka qene Kampi studentave ku kerciste party deri ne mjes me Genc Dashin. "Shkelje e zones kufitare" quheshe vetem po te futeshe naten e te laheshe ne det, kurse po tu futshe ferrave s'te thoshte gjo njeri. Le qe s'gjeshe ferre bosh ihere.

per mendimin tim ky shkrim tregon disa fenomene negative qe ne ushqejme si shoqeri ne teresi.

tregon hipokrizine, larjen e trurit, zhveshje nga identiteti dhe "emancipimin" e tepert qe na ka kapur, kujtesa e shkurter etj etj etj.

Sa per info per shkrimtaren e famshme tashme te ketij shkrimi, Durresi gjithmone ka qene nje plazh popullor, ku edhe ne kohe te Enverit shkonin pushues ditor, ose ata qe nuk kishin mundesine qe te shkonin ne ndonje plazh me "elitar."

Nderkohe qe sot ka mare nje profil qe dihet prej vitesh, ku dominon turizmi masiv "patriotik" dhe te dalesh e te shkruash perla si kaltra se kishte shume kosovare, qofte e muzike me ze te larte jo vetem qe po thua dicka qe cdo kush e di me vite, por tregon injorance ne nje shkalle shume te larte.

Aq me teper, qe sot ne kohen e levizjes se lire, nese vajzes nuk i pelqeu Durresi, shume kollaj se bashku me miqte e saje mund te kishin udhetuar menjehere drejt nje plazhi te qete ku dikush do u sherbente ne Greqisht, do ua fuste edhe me thelle me cmime, ama muzika me e afert qe mund te degjonin do te vinte nga nje ishull qe as nuk e shihnin dot.

Per ta perfunduar, ata qe jetojne ne Shqiperi, mund ti kujtojne shume mire komentet ne TV dhe media se si ne Qershor nuk kishte kosovare neper plazhe dhe alarmet qe vendi do te ndikohej nga kriza. ndersa tani qe kane ardhur gati 500 mije, shyqyr Zotit, dhe me mire keta katundare me benevreke, sesa qytetare si kaltra me g-string...

Ky mund te quhet nje informacion per plazhin e durresit sic mund te quash brockullat e FOX News-it fair and balanced. Ky nuk eshte informacion, eshte nje reportazh i shkruar nga nje kendveshtrim i caktuar (patjeter racist). Sikur plazhi te ishte mbushur vetem me plaka me benevreke dhe pleq me qeleshe, atehere po, do ta quaja informacion. Po puna eshte se Plazhi i Durresit eshte plot me djem e vajza kosovare qe bejne plazh ashtu si gjithe njerezit e civilizuar. Prandaj ky shkrim eshte nje propagande e shemtuar (dhe ndoshta, them ndoshta, me nje qellim te caktuar).

Sa per krahasimet qe na ben autorja e shkrimit se shqiptaret e shqiperise qenkan me te civiluar dhe kulturuar se shqiptaret e kosoves kjo eshte teper qesharake. Per cilet shqiptare te civilizuar e ka fjalen kjo, per shoferet harbute dhe hajdute te taksive te tiranes, per shiteset e paedukate te dyqaneve ne Tirane dhe Durres etj etj. Shqiptaret e shqiperise kane me pak kulture se afrikanet e Cad-it dhe te Somalise.

Sa e percudnuar  tema  kur mungon liria fjales... s`ka as debat sepse dylberat duan te degjojne vetem nje ane te medaljes...

(flm. o zot qe nuk jetoj ne Shqiperi vetem sa vjel parate e injorances qe  i ka humbur  identiteti i vertet nder shekuj  ....  (raporti eshte 10% te pasur, 90% zvarranike..)..kur jane ne ate nivel pse mos ti shfrytezojme kafshet ..

 Kaltra.. eshte e madherishme ... """Ja ka luajtur fene""" ...!!!! , por lepuri fle diku tjeter ... gjithone jane shkruar artikuj te tille po media  nuk i kane trumpetuar me te madhe .. as opinioni publik per sa kohe qe biznesi i ka mbshur  xhepat ne Durres para krizes  ..!!! Tani po i kthehemi egos vjeter , se bishti qenit bisht qeni ngelet ... se sa te aferm i kemi kosovaret e thote qarte shprehja e dikurshme :

"" VELLEZERIT KINEZE"" dhe miqte kosovare ...gjithsesi nuk meritojne me shume .... se per dryshe historia s`do mund te na  ndante  ....

z Klarta nga i gjith ky pershkrim qe bere te vetmen gje qe nxjer  esht racizmi!!!pse vellezrit Shqiptar te   Kosoves na e kan fain qe plazhet hotelet kushtet higjenike len per te deshiruar!!! me gjith keto kushte ata prap proferojn nenen Shqipri qe leket te dirdhen te vellezrit e tyre apo u mungojn leket te ven ne vende me kushte 1000 her me te mira se ne Shqipri.perkundrazi duhet ti falenderojm dhe tu kerkojm dhe falje per kushtet qe ju afrojm.ti me duket moj vajz te duhet nje dush skocez te vish ne vete!!!

pf ...tani dhe pa bisht s'do ta leme . Po megjithate kemi nje pasaktesi sepse ajo qe thu ti para sh. Kavajes ...do ishte me rrezik . Kishte i GRUP aty me ushtare te cilesise se pare qe me leje shkonin vetem nje here m'sene. Kusuri ishte nonji gjuajtje e popllit te pakujdesshem qe dote me u la ke sh. Kavajes smiley . Lene ate muhabet se une u futa per Vitin dhe Vendin ....Jo per gjithe vijen bregdetare...smiley .

Du me shtu edhe nji te vogel per keta urra - patriotet . Te shkojne ne KOSOVE dhe ti ndalojne keto levizje te njerezve te malluar per Atme e DET. Tu thone troc ne sy. " Ata qe i organizojne keto "plazhe" per JU , kane qellime te tjera , jo te sinqerta. Krahas Vjedhjes qe Ju bejne ,duan t'ju paraqisin si njerez pa kulture , qe rroni si zhaba ne pellgje ". Dhe atehere ata njerez do kerkojne standarte para se te nisen ke "vllaznit" se askush nuk i pengon dhe askush nuk i perze nga shtepia e perbashket . Por dikush s'duhet ti lejoje qe te ndotin Plazhin edhe vizualisht . Dhe dikushi nuk jane urra -patriotet por shkrimet e Kaltres qe jane si kembane alarmi per Shtetaret e te dy vendeve dhe politikat HAJDUTE te ministrive te Tuir---izmeve .

Pershendetje te gjitheve.

falemderit per komentet tuaja .

Per me te nervozuarit, do te doja te precizoja qe ky artikull nuk eshte i shkruar  kunder popullit kosovar me teper ndaj sjelljeve te caktuara apo menyra jetese.

Persa i perket racizmit ...nqs ka shokuar disa me vjen keq, por ju kujtoj se perpara se te shkruaj tek peshku ,  jam njeri dhe kam dhe une momente deshperimi... vellezer kosovare  kini durim ....

Jam dakort me ato qe thone se fajin me te madh e kane ato qe organizojne dhe drejtojne vendin, sepse ne fund te fundit debati i vertete eshte si ka mundesi qe leme me dhjetra kilometra plazh te perfundojne ne kete gjendje, dhe problemi nuk jane kosovaret por ato qe mendojne vetem per te perfituar per te mbushur xhepat duke lejuar nje katastrofe te tille.

Falenderoj autoret e peshkut . E di qe nuk ka qene e lehte botimi i nje shkrimi te tille .

Kaltra

 

 

 

 

 

 

 

 

Po dhe ata te irrituarit nuk e kane me ty me Kaltra, po me shkrimin tend.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).