Duke ikur

Në mëngjes marr çantat dhe dal te stacioni i autobuzit. Ai djali që ka zënë krevatin tim është pushim dhe më ka thën që do më ndihmojë deri te stacioni por vendos ta lë të flerë. Është 20 vjeç, dhe ngrihet që në 6 përditë për të udhëtuar deri në Genova me tren për të punuar. Sot është edhe pa punë, të pkatën të flerë. Por çantat janë shumë dhe mezi i mbaj.

Duhen edhe 20 minuta që të vijë autobuzi. Hapet ndërkohë libraria dhe unë nuk e di ca të bëj të blej apo jo biletë. Sepse te e fundit unë do ik, ky është trasferimi im për në Shqipëri dhe gjoba që do më vënë aq më bën. Në fund vendos të blej biletën, ndoshta sepse më duket sikur po vjedh një shërbim. Dhe fatkeqësisht unë nuk di të vjedh. Të gjithë më thonë se tashmë që je kthyer në Shqipëri duhet të mësohesh të vjedhësh se ndryshe këtu nuk ecën, por unë ende rezistoj. Nuk e di sa, por ende besoj se Shqipërinë do ta bëjmë pa vjedhur. Do ta bëjmë duke refuzuar të vjedhim.

 
Librashitësi është po ai që shet edhe kinkaleri, dhe që se ka idenë kush shkrimtar është ligur e kush sikul. Aty është edhe komshia ime e cila për dy vjet nuk më ka folur asnjëherë. Por që sot më pyet e merakosur “che, te ne vai?!” dhe i them po. “Ma quanto stai giu?” i them që nuk kthehem më. “Me ne vado per la buona volta.” Dhe ajo që ndihet keq dhe përpiqet që ato 5-6 minuta të më japë atë mirësjellje të cilën ka 2 vjet që ma mohon. Dhe që ajo mungesë mirësjellje më bën të ik që aty. Ajo sikur e ndjen, sikur e kupton se edhe unë qenkëm njeri dhe se si i tillë duhesha respektuar.
 
Në autobuz një zonjë tjetër më pyet “Traslochi?!”. Po. Dhe zonja më thotë se nuk duhet të rri shumë sepse Liguria është vend i plakur e se duhet të gjej një gocë ligure që tu shtoj rracën. Ne kemi nevojë për rini. Ndaj mos rri shumë. Eja. Dhe s’ia prish qejfin zonjës ligure. Ti them që po iki njëherë e mirë, se dua të kthehem në Shqipëri ku do kthehet edhe e fejuara ime me të cilën do të mundohemi të shtojmë e të përmirësojmë rracën shqiptare. Por mirë i them. Dhe ndihem keq. Kaq shumë mirësjellje.
 
Ku ishte kaq kohë që kam në Itali. Ku ishte gjithë kjo mirësjellje. Ku ishte ky njerzillëk. Dhe kujtohem se rrallëherë më parë kisha marrë autobuzin e qytetit. Aty ku takohen njerëzit. Isha mbyllur edhe unë, shtëpi, makinë punë. Apo ndoshta sa kohë isha emigrant kisha frikë dhe e shprehja këtë frikë. Ndoshta tani që po kthehem edh enë fytyrë më lexohet se jam i barabartë me të gjithë. Nuk e di.

118 Komente

Ose "Duke ardhur".

Rikthim te mbare ne Atdhe. Te uroj mbaresi dhe fat - dhe mos kij merak nga fjalet e njerezve qe te thone se ne Shqiperi duhet te mesosh te vjedhesh. Keto jane gjepura! Ka plot mundesi per jete te ndershme dhe ka plot njerez te ndershem, e na duhen akoma me shume.

Si emigrante e regjur, kam përshtypjen se gjindja autoktone mendojnë se një emigrant e shet dhe të jëmën vetëm të rrijë jashtë shtetit. Dhe kur të shohin se i bën plaçkat bashkë e do të ikësh, hutohen dhe fillojnë të trajtojnë si njeri. Po mbase e ke fajin dhe vetë që s'hipën shpesh në autobus. smiley

 

Mire se vjen Shkinaks. Me pelqeu tregimi yt. Nuk eshte aq i keq sa e bejne ky vend, nuk kalohet keq. Ka marrezite e veta, por gjithsesi kete kemi. Mysafir nuk rrihet perjete

Shkinaks, mire se te arrish atje njehere. Me pak deshire te mire gjerat vihen ne fije kudoqofte.

Popullsia autoktone eshte pak e terhequr ndaj aloktoneve ndaj dhe njeriu duhet t'i kontaktoje vete i pari: nje miremengjes, nje mirembrema,...nje sa kohe e keqe sot, nje si jeni me shendet,...dhe ndonje dite do perballeshe me rrefime qe as ti si pret nga nje komshi.

Mos harro te na besh dhe nje permbledhje-rrefim te dasmes. smiley

Hej, shkinaks, sikur e paskesha parandjere qe ishe kthyer pergjithmone. smiley Me vjen mire, megjithese une ne pergjithesi, kush me pyet nga miqte e mi jashte a te kthehem apo jo, s'e di pse u them prerazi jo, por pastaj pendohem dhe mendoj veten time, s'kam jetuar asnjehere jashte, s'i njoh veshtiresite e atjeshme, ndoshta ndaj me duket se ketu eshte me veshtire. Megjithate, bashkohem me mendimin e Blendit, jetohet relativisht  mire edhe vetem me punen tende te ndershme ketu tek ne! 

m'duket se ktyne ja mush menjen peshku me u kthy  smiley

apo jo, harrova fare, ja mush gruja

  

smiley

kur njerez me kaq humor te felle jetojne ne shqiperi ca me lyp robi jashte?!!

he se msohesh avash avash smiley

Te uroj gjithe te mirat Shkinaks ne Atdhe. Kemi vend te mrekullueshem dhe njerez shume te mire.

There is no place like home.

heret per dasem trendafile. pastaj patjeter. kur te stabilizohemi dhe te ndajme mendjen se ku do jetojme do bejme edhe nje dasem. dhe do e tregoj.

shih, une jam nga ata persona te cilet besojne me shpirt te komunikimi dhe qe gjithnje jane te paret qe komunikojne(llafazan me thote im ate). dhe nuk kam patur probleme me komunikimin. por ata te pallatit tim, sec ishin zene me pronarin e shtepise (shqiptar ky) per nje antene qe do vinin e ky s'degjonte dhe per dy vjet qe kam ndenjur une aty pervec nje plake qe rrinte ne kat te trete, te tjeret ose se kthenin buongiornon ose e kthenin neper buze. prandaj, le te rrine tashe. se do ik une i pari. pas meje ndonje tjeter, pastaj do zihen me kalabrezet deri sa te ikin edhe ata pastaj do zihen genova e savona deri sa te vene kufirin pastaj do zihen albisola me vadon.

hajt mo. une po vij qe te lodhem ne shqiperi. ti marr e te me marri shqiperia

mire se ju gjeta. i'm back home

smiley Lumturia duhet te ndjeket, kudo qofte. Ne rastin tend ka qene ne Shqiperi, mire ke bere qe ke marre kete vendim.

Paskan prishur maredheniet me Kinen per nje antene,eee?smiley Ta kisha ditur te kisha dhene borxh komshien time qe kam perballe: cdo te premte, kur me sheh duke futur makinen ne garazh mbasi kthehem nga puna, del nga dritarja dhe ma ben me dore qe te shkoj nga ajo. S'ke ci thua. smiley

Sa per dasmen, kurdo qe ta besh, nje tregim te detajuar na e ke borxh. smiley

Shkinaks.

Kthim te mbare, tu realizoshin enderrat.

Tregimit i mungon "sinqeriteti" yt, ne çastin e nisjes, ç'fare len mbrapa e ç'fare do gjesh ne vendin tend.

Ne fakt fundi i fundit ke "carta soggiorno" kthehesh prap, ne mos hiqen vizat.

e gjit kam me lane pervecse dy tenxhere, nje ftere, nji kllojse makaronash. e gjit kam me gjete pervecse venin ku bashkohen dy drinat e atje ku sosin dy drinat? e me u munu me ia mbushe mendjen drinit mos me na permbyte?

Sa per komshinjte, mos ki dert, njesoj jane bere dhe ketu. S'ka me si dikur qe piheshin kafe e permbyseshin filxhane, merrnim hua fare kosi apo kripe e sheqer... Tani dhe ketu, secili mbyll deren e s'njeh me njeri c'ka pragu e jashte.

Sh, kur u ktheva une pas pese vjetesh, me dukej vendi tim sikur po emigroja perseri.

Nuk eshte problem vetem aftesia komunikative, por edhe stabiliteti tend ekonomik, pse jo dhe social ( une besoj se vetem trashegimia mbi pronesine e kthen nje njeri prej emigracionit).

Ne qytetin e vogel ku jetoja, ne rrugicen e ngushte kur dilja nga shtepia dhe kaloja cdo mengjez per ne pune, detyrohesha te pershendesja ne mengjes te gjithe tregetaret e vegjel dhe te merrja prej tyre po ashtu, pershendetjen. Kur u transferova ne qytetin e madh disa milionesh, ftohtesia, moskomunikimi dhe miresjellja nuk vareshin me prej meje.

Megjithate te uroj sukses dhe administrim te mire te eksperiences se fituar.

 Mire se vjen! Nuk eshte dhe aq keq sa duket ketu po he ...

Mire se ke ardhur shkinaks, dhe faleminderit qe ndave keto mendime nepermjet ketyre paragrafeve.

Eshte nje gje te marresh vendime dhe nje gje tjeter tu japesh jete atyre. Dua te them qe shume nga ata qe kthehen nuk  u japin jete vendimit per tu kthyer realisht,  serish ne darke do shohin rai uno dhe do evitojne me percmim ri integrimin real ne Shqiperi.

Besoj se ne fakt ne momentin e riintegrimit dhe ti ri integron pak te tjeret permes  menyres tende te te jetuarit.

 

Te pershendes  smiley

E ca deshe me thone ti, qe ne qe shohim vetem raiuno e canale 5, duam te shmangim realitetin shqiptar, gjoja? smiley 

aman ane se vetem ngaqe ma ka shpif kanale 5 kam ike prej italie!smiley

edhe une besoj se nuk eshte aq keq. behet fjale te ndertosh nje jete besoj, dhe jeta ndertohet ku te duash, mjafton te dish ca kushtesh ti vesh vetes.

iki une, po s'me jep njeri vize, "persona non grata".  smiley

po nuk te meritojne miiiiii smiley cer non gratta smiley

Po une qe e shikoj prej vitesh Ch 5 dhe me kenaq!

Pse juve nuk ju kenaq caji ftohte ne vere dhe ai i ngrohti ne dimer?

Shkinaks ( flm. qe me shkrimin tend solle qetesine ne peshk)  dhe te gjithe te merguarit e tjere, ju pershendes me poezine e te madhit Mitrush Kuteli:

Po te vdes ne dhe te huaj

Po te vdes ne dhe te huaj

-shorte mergimtari -

Te ma beni varrin tim

ku do bje se pari.


Pa nje grusht nga toka jone,

-balte nga balt'e vete -

Te ma sillni e ta vini

drejt ne zemr' e shkrete.


Se kjo balte e Vendit tone,

mallet do m'i shuaj,

s'do me duket fort i rende

Moj, ky dheu i huaj.


E te vini te m'i thoni

Asaj nenes sime:

Zi moj qajw, zi mos mbaje

Po asnjw therrime.


Se m'i lumtur jam i fjetur

se sa i merguar,

Mot pas moti arratije,

Zemwr copetuar...


Pa fytyr'e saj e tretur

-qe e kam ikone-

lart mbi varre do me qendroje

Sot e gjithemone...

 

 

po he mi gru dhe ti se sjane tu vdek...ca ju ka gjet, kaq sentimentale dhe juve amon, sikur ca ka bo vaki

Vosotros m'jeni bo si olio me stelion, te pandashme ne cdo teme dmth smiley  

 

**Te vaft mbare ne vendin tend o emigrant.

chene, andej nga anet tona thone si Baka me Zeken, po se nga e ka burimin kjo thenie, nuk e di...  smiley

Baka me Zeken do jene katunare jugu.

Nga katuni jem i thone : si Loli me Colin smiley

ndersa ne gegnine verilindore (kosove me i llaf) i thone si Muja me Hasen. Origjina eshte nga kultura jugosllovene, me sakte nga barsaletat boshnjake

uh qyqja,

mduket se do dalim prap ke pellazget kshu sic e kemi nis smiley

Ne myzeqe o Ana i thone si Loni me Petin. Dhe nga pellazget nuk shpetojme dot, ata jane Superegoja jone. They make us feel guilty... smiley

He, tamam, se e kisha harruar... smiley

Kurse ne Myzeqe i thone si Doni me Petin... smiley 

pak a shume si puna e asaj historise Doni prej betoni, Peti prej verteti... smiley

Po hic mi asigjo, me pelqen ta shoh me shume sentimental e qaraman smiley  peshkun, se sa ashtu "shkrep me zjarr porsi rrufeja mbi armikun tradhetor..." 

Aman o Ana H, se na bëre të bëjmë valixhet gati e të nisemi më këmbë. Bile po marr valixhen e koleges që niset për pushime dhe e ka sjellë me vete në zyrë.

Ash, po te dergoj tapetin e kuq ne aeroport dhe nje tufe me lule... smiley

Dhe një grusht dhe që ta puth se aty është bërë beton dynjaja. smiley

...ose nji çanak me baltë, si të jetë moti. smiley

Kete te fundit ta gjej kollaj, se dimer behar, do gjesh ndonje pellgace ketej... smiley

Shkinaks,te admiroj per guximin dhe,mendimin pozitiv!

duke mos i hequr asnje germe rreshtave te tua,do te shtoja qe megjithate ka edhe komshi shume te mire,ku une kerkoj sheqerin apo qumeshtin e harruar(mbase jam une me fat) por,Tirana me mungon qamet;mendoj se ne fund te fundit ne i perkasim me ADN atij vendi dhe,me kenaq mjaft fakti qe disa prej nesh po kthehen perseri.

uroj te punesoheni sa me shpejt e poi tanti auguri e figli maschi!

Edhe nje me shume! Lajm i mire! Suksese!

Te keshilloj qe te mos mbash brenga brenda teje per te shkuaren.

Shkinaks ketej kane nje urim kur vjen ne amerike : Te marrte per mbare Amerika, kurse une po ta uroj qe te marrte per mbare Shqiperia.

Gjeja me e çuditshme ne Shqiperi eshte se kur u kerkon ndonje mendim atyre qe kane jetuar gjithmone aty ta bejne mbrapsht per t'u kthyer, ndersa ata qe jane kthyer nga emigrimi te inkurajojne.

Urime Shkinaks, mos harro kurre aforizmin mbi "il vento e le canne", jam i bindur se kushedi sa here duhet te jemi ndeshur ne rruge, se ne ato qytete qe ke permendur I LIVE. BEATO TE. T'U BOFT VORRI DYQON PETLLASH!

Enea eshte e vertete ajo qe thua. Une kam kaq vite qe u them do kthehem me thone ku do vish ketu, rri aty se ketu nuk jetohet. Tani qe une nuk u them gje ma bejne kur do kthehesh?

Kur kam lexuar shkrimin e Bledit per kthimin e tij ne Shqiperi sa kisha filluar dhe lexoja peshkun ne ate kohe. Te them te drejten e kam admiruar per se largu Bledin per guximin e tij dhe e kam diskutuar si rast me miqte e mi. Tani edhe shkinaksi qe shperngulet plotesisht nga Italia per ne Shqiperi. Sinqerisht u uroj fat ne atdhe, se jo te gjithe e kane ate guxim me thene te drejten duke u nisur edhe nga vetja ime qe e kam shtyre kthimin edhe per disa vite te tjera.

..Dhe kujtohem se rrallëherë më parë kisha marrë autobuzin e qytetit. Aty ku takohen njerëzit. Isha mbyllur edhe unë, shtëpi, makinë punë. Apo ndoshta sa kohë isha emigrant kisha frikë dhe e shprehja këtë frikë....

Mos u merzir Shkinaks!

Une kam 2 vjet qe marr autobuzin ketu ne SHBA dhe nuk flas apo nuk me flet njeri.Ketu njerezit jane bere si robote,hyjne ne autobuz hapin ndonje liber dhe vetem lexojne apo zhyten ne mendime dhe kur u flet te shohin me dyshim apo me cudi.Keshtu qe mos u merakos shume qe nuk ke marre autobuza.

Mirese vjen ne Atdhe dhe mbare ta befte Zoti!

Shpejt a vone te gjithe ne qe flasim dhe japim mend nga jashte atje ne atdhe do te perfundojme.Ka pasur te drejte Cajupi kur thoshte qe ne "Atdhe balta eshte me e embel se mjalta".

Edhe njehere urime vella!

..truni im jo shume i qut me thote, qe  robt kthehen per interesat/arsyet personale...pike muhabeti....qe nga bledi deri tek shinasiu.....po ec mo shkrujme ca komente...

O cuna po eshte kapitalizem e nuk eshte kooperative.

ca ikin, ca kthehen njeriu e nderton jeten aty ku e mendon me mire,

nje veprim individual nuk ka pse te perceptohet ne kolektivitet

robi fiton por dhe vete e pagun ne se deshton, ku ka receta per keto gjona ?Njerezit nuk mund te kene aftesi te njellojta, por kane individuale.

une per vete kisha ik edhe ne kine, po te kisha nje kontrate qe te me interesonte me mire se aty ku jetoj.

Puna eshte me e ni veten rehat,kjo eshte e gjitha, por po ngatarrove nostalgjine me perpjekjen mund te kete dicka qe nuk shkon.

Ja qe dhe nostalgjia ka pjesen e saj turi.

Po te bej nje pyetje:

nese te ofrohej nje pune ne Shqiperi me 1500$/muaj dhe ne Kine apo SHBA me 2500 dhe 3500$/muaj perkatesisht,ke do te zgjidhje?

Personalisht do te zgjidhja Shqiperine megjithese do te merrja me pak,por ka edhe njerez per te cilet atdheu eshte nje kocept abstrakt dhe jo real,qe mund te zgjidhnin Kinen.

Pastaj kthimi i Shkinaksit eshte nje deshire qe e kane pak a shume shume emigrante.Nuk e di per ty por shume emigrante kane enderr te kthehen.

Per kete aresye ky kthim po percillet me kaq shume interes.Sepse shumica e njerezve ketu do qe te jete  si Shkinaksi dhe ti realizohet jo enderr.

Natyrisht qe ne kete mori komentesh do te gjesh edhe cinizem(ardi jon) apo i joti "thirrrje per aresye".

Por shumica e komenteve jane pozitive dhe emocionale.

 Shoh nje dicka qe me ben pershtypje. Emigrantet nga Europa e kane shume problem kete ceshtjen e respektit. Tani nuk e kuptoj per cfare lloj respekti behet fjale, ose me mire te them respekt per cfare. Qe je shqiptar, qe je i huaj, qe i ke syte e kalter, qe shkon ne pune ne mengjes dhe kthehesh ne darke, qe nuk zihesh ne lagje, qe lexon libra apo ku di une cfare. Se per sa kohe qe nuk ke bere dicka heroike qe te terheqe vemendjen e komunitetit, si psh ti shpetosh jeten nje femije a qeni, a te ndihmosh pleqte ne nje ore te caktuar te kalojne rrugen, a te kesh kapur nje hajdut qe po i vidhte kuleten nje gruaje nuk shof ndonje aresye bindese per nje respekt personal te komunitetit ndaj teje.

Ketu ne Amerike te pakten gjerat jane me te qarta. Emigrantet kerkojne te mos u shkelen te drejtat dhe pike. Respekti pastaj ncncnc. Pa te shikojme njehere se cfare ke bere dhe pse u dashka ti heqim kapelen zotrotes?!

Shkinkas, ky ishte thjesht diskutim rreth temes dhe te lutem mos e merr personalisht. Sa per tregimin une kam lexuar gjera edhe me te bukura prej teje, dhe kete me duket se e ke shkruar me shume per te shprehur dicka se sa per te bere dicka. Por mbase e vure vete steken e pritshmerise shume lart me ate poezine gegnisht qe solle fillimisht tek peshku. smiley

Solidarnosc!

Me ke dhene nje pergjigje opinionale dhe jo per ate c'fare kam shkruar une me lart. Nuk e di ku e gjen ti tek mua konceptin abstrakt per atdheun!

Aq me teper nuk e kuptova ate, qe thua ti, nga e gjykova une keq Shkinaksin per vendimin e tij!?

Se dyti nje kontrate fillon dhe mbaron,por ne se une ne radhe te pare nuk i sherbej vetes dhe te tregoj aftesi individuale, per kete nuk kam se si i sherbej atdheut,por me nevojitet ai, per te mbyllur vrimat e mia.

Keshtu une do te isha nje deshtak me shume, ne atdheun tim te mbushur plot e perplot me deshtake.

Emocionet t'i administron shume kollaj taksidari,ATDHEU kerkon profesionalizem,vecori qe une nuk e kam akoma.

 

Ky eshte koncepti im per atdheun...

Kthim te mbare, pac fat.

Shume e veshtire te kthehesh ne shqiperi, atje kthehesh vetem kur e ke siguruar jeten ose kur je i afte per te krijuar dicka me fuqite e tua. Nuk mundesh te kthehesh ne vendlindje dhe te fillosh te kerkosh per pune si argat.

 Tani nuk e kuptoj per cfare lloj respekti behet fjale, ose me mire te them respekt per cfare. 

sigurisht qe nuk behet fjale per "nje miremengjes ose mirembrema" me komshijte. per me teper ky nuk eshte respekt por miresjellje dhe varet shume me fort nga edukata sesa nga kultura personale e njeriut.

ne fakt njeriu ka nevoje, te jete dikush, te gjeje vendin e tij ne nje hierarqi shoqerore te dhene. prandaj, ne rastin me te thjeshte, martohemi. keshtu do te kemi te pakten vartes, gruan dhe femijte. pra njerez per te cilet do te beheshim njefaresoj te domosdoshem e qe patjeter do te na respektonin, pertej asaj miremengjesit te shkalleve kur ndeshim me komshijte. 

ndersa ne rastin me te larte, perpiqemi te behemi personalitet, qe te kerkojme me hir ose pahir respekt prej gjithe shoqerise.

tek tregimi i lartem, kur ky djali iken, italianeve u vjen keq (me te vertete e nuk shtiren) se po u largohet "nje vartes", pra dikush qe kane me poshte nga vetja e qe padyshim prej kesaj respekti i tij, i shtirur ose i sinqerte (pak rendesi ka), u jep hare e jete, i ben me vlere, te jene dikush. ndersa djali niset atje ku ekpserienca e re e fituar ne itali, do ta beje sigurisht, te jete i nevojshem e per rrjedhoje te ndihet me shume i respektuar.

e tjer e tjer ....

 

Per PF dhe te tjere peshq te ngjashem!

Nuk e di por mesa kuptoj emigrantet ne Europe me respekt kuptojne komunikim.Dmth kur me flet "mirengjez" dmth me respekton dmth me konsideron mik apo dicka te afert.Keshtu e kuptoj une por mund ta kem edhe gabim.Shkinkasi ketu kerkon jo respekt qe ti heqin kapelen por nje gje njerezore qe quhet komunikim apo pershendetje qe eshte akoma e forte ne Mesdhe.

Natyrisht ketu ne pjesen veriore te SHBA dhe juve ne Kanada,keto gjera ju duken te cuditshme,por ne mesdhetaret keshtu jemi rritur.Ne te vetmet vende ku te pershendesin si ne Mesdhe jane shtetet jugore te SHBA,por keta quhet nga verioret dhe juve ne Kanada si "redneck"!!.

Une e kuptoj reagimin tend se e kuptoj nga vjen dhe nga shkruan.Por gjithashtu e kuptoj edhe reagimin e Shinkasit,sepse ashtu jam rritur edhe une.

Juve qe jeni rritur ndryshe (dhe nuk eshte e veshtire qe tju dallosh,vetem lexo komentet tuaja raciste dhe krahinaliste ne tema te tjera) ndoshta ju ben pershtypje qe nje njeri i planetit Toke kerkon qe komshinjte ta pershendesin dhe ti pershendese.

 O solidarnosc, mos ia fut kot mer burre. Une nuk jam me amerikan se amerikanet, thjesht bera nje pyetje per te sqaruar nje ndryshim konceptimi. Dhe ajo qe thua ti eshte e gabuar. Ketu ne Kanada njehere te gjithe te pershendesin, qofte edhe ne rruge, mjafton qe kur kryqezohen rastesisht shikimet, ti ta ma mbash shikimin per me shume se tre sekonda. Kanadaja mbase eshte i vetmi vend ne bote, ku kur perplasen dy vete, te dy i kerkojne te falur njeri-tjetrit dhe pyesin a u vrave.

Dhe pergjigja jote eshte e gabuar. Ti ngaterrohen respektin me miresjelljen. Miresjellja eshte respekt per vetveten, kurse respekti nga te tjeret eshte dicka qe fitohet me pune a me vepra.

 me respekt kuptojne komunikim ....

normal lale, tek komunikimi hyn  respekti  po ashtu siç hyn dhe edukata (miremengjes e mireseerdhe), e plot te tjera gjera. 

tek fjala komunikim rrenja eshte KOMUN/E, dmth teresi ose bashkesi (njerezish ose gjerash). 

ne sa i perket europes dhe amerikes, normal qe gjerat ndryshojne içik. europa duke qene e vogel te imponon shume rregulla qe ne amerike nuk jane te domosdoshme. atje jetohet ne komunitete gjigande. nje kinez psh lind e vdes me kinezçe pa pas fare nevoje te mesoje anglisht. atehere eshte normal qe nje njeri i tille te mos ndjeje shtypje. sepse njesoj do te jetonte dhe ne kine

ne europe kjo per momentin eshte e pamundur, por po shkohet (punohet smiley) ne ket drejtim.

Evropa s'është vetëm e vogël, Evropa është e vjetër. Dhe plakat nuk e duan të panjohurën. Kaq.

Suksese Shkinas ne kete emigrim te ri. smiley 

Sa peshq jane kthyer deri tani? Do beni ndonje shoqate? smiley

jo se plakat nuk duan te panjohuren (nuk e kuptoj lidhjen e saj me plakat) por te huajt, pleq ose te rinj, dun siç thash njerez ti kene nen veten.

problemi eshte se koherat kane ndryshuar dhe prej informacionit idete pershkohen lehte. sa me shume te huajt te fitojne liri e barazi me vendasit aq me shume ata nuk do te duhen prej tyre, sepse nuk do ta permbushin kushtin e me lartem, te ndodhen poshte vendasve.

ndjenja per barazi me tjetrin, te ben krenar e te paperkulur. megjithese a meriton vetem prej kesaj respekt, eshte çeshtje tjeter.

ketu shtoj se dikur vetem pak popuj, ishin me natyre krenare, qe vinte prej rrethanave historiko-gjeografike te ekzistences se tyre shekullore. ndersa sot siç thashe prej shtypit (mjeteve te komunikimit masif) jane bere tere popujt, kush me shume e kush me pak, krenare. te gjithe kerkojne te njejtat te drejta, te njejtin trajtim. 

te gjithe nuk duhen prej vendasve. 

ps: pastaj ajo teoria qe europa po plaket eshte me shume perralle. te gjitha vendet europiane kane rritje popullsie qe prej me shume se 25 vjetesh. (franca rritet me mbi 2 milione çdo rregjistrim popullsie) smiley

Kam pershtypjen se po fryhet dhe pergjithsohet shume kjo "ceshtja e pershendetjes."

2 kontribute dua te jap persa i perket kesaj...

Shume njerez kane tendencen qe deshtimet apo problemet e tyre personale t'ja hedhin vendit apo origjines se tyre. Ne vend qe te perballen me problemin e mbulojne ate me petkun e kombesise dhe te racizmit. Kete e kam vene re ne shume emigrante te lindjes dhe emigrante arabe te pakten ne Milano.

Gjithashtu persa i perket shqiptareve, ne ne pergjithesi kemi nje lloj krenarie te paktueshme dhe te pajustifikueshme. Shume prej nesh kane nje lloj qendrimi ne vendet qe na mikpresin, a thua se "kemi cliruar boten". Nderkohe qe vijme nga nje vend me nje dimension, histori dhe kontribut modest dhe i cili per me teper ne 10 vjecaret e fundit ka shenuar vetem histori negative, duke nisur qe nga komunizmi, deri tek emigracioni, tek deshtimi i shtetit ne '97 e tek moskryerja ende e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme. Per te mos folur pastaj per ekonomine, per kriminalitetin, drogen, prostitucionin etj...

Pra le t'i kemi parasysh edhe keto ne konsiderimin e ceshtjes se "pershendetjes" dhe le te mos pretendojme nga te tjeret ate qe as vete nuk jemi ne gjendje ta bejme.

Ne nuk jemi femije te llastuar qe te tjeret duhet te na marrin me te mira edhe pse kemi shkaktuar vetem ngaterresa. Ne vend qe te shohim nga te tjeret, duhet te shohim nga vetja dhe te permiresohemi sa me teper te jete e mundur.

Po pse te mos na respektojne o Olsi!?

Gabim e kane!!!

Pellazge jemi,heronj jemi, kusherinj te Skenderbeut jemi,e c'nuk jemi! Une them se kudo neper bote, duhet te na lidhin nje pension  te vecante, biles dhe te majme...qe mos te kemi nevoje te punojme hic...biles biles dhe duhet te na nderojne me "Urdherin e larte te Pellazgut"

Dhe ne e dime mire kete, prandaj dhe qe ne fillim kur shkojme, ne diten e pare per emigrim, shkojme me kollare dhe kostum...kalojne vite dhe ne perseri nuk e heqim kollaren dhe kostumin...

Racisto-kapitalistet dhe shfrytezonjesit e poshter ,nuk na respektojne hic nuk na...dhe ke pa ne qe dime t'i bejme te gjitha, me kollare dhe me kostum.

 olsib, ne shqiptaret jemi krenare prej genit (natyres), nuk bejme gjasme. si psh zezaket, kinezet apo indianet. por qe ta shpjegoj ty do me duhet kohe, keshtuqe po e kpus ketu ... 

gjithashtu ne dhe emigrimin e bejme prej krenarise e jo deshires per lek, ose fatit tone te keq, si shume popuj te tjere. kam shpjeguar diku qe te punosh per nje patron shqiptar (imagjino paraja se çfare shkalle krenarie i ka dhene nje tipi te tille, qe dhe i varfer ishte i tille) eshte shume me poshteruese sesa te punosh per nje patron te huaj. 

per menimin tim te kthehesh ne shqiperi, pasi ke njohur e provuar bote (ku te gjitha mund ti kesh me te medha se atje : famen, baraken, parane, etj), eshte thjesht deshtim. se do ishin kthy burra me te mire po te qe ndryshe.

pse kam pershtypjen se ai geni qe i referohesh ti, mund te shpjegoje me mire budallallikun sesa krenarine?!

une jom sick & tired me ket 'krenarine boshe' qe ja ushqejme vetes dhe brezave...po kjo nuk eshte tipike vec per ne po per ballkanasit ne pergjithsi.
Ne mbase mund te jemi te fundit qe mund te mburremi (dhe ktu kafshoj gjuhen se e di se shume nuk do jene dakort...)

une jom sick & tired me ket 'krenarine boshe' qe ja ushqejme vetes dhe brezave...po kjo nuk eshte tipike vec per ne po per ballkanasit ne pergjithsi.
 

Me 2!

Ne pergjithesi vendet e Ballkanit duket sikur nuk krijojne as kulture e as zhvillim, por vecse nje krenari boshe...

Ke te drejte!

Cfare kulture dhe zhvillimi mund te presesh nga disa shqiptare,apo greke?Epo i kane dhene botes qyteterim ne te kaluaren por tani mburren kot!Kot fare!Jane dhe ne NATO pale!Po ajo Koraci si ka guxim te mburret ore olsib?Si ka mundesi qe shqiptaret greket apo kroatet nuk shikojne dhe marrin shembull nga pakistanezet,indianet apo kinezet?

Ja keta jane te mencur dhe te zgjuar sepse nuk mburren.Edhe punojne shume se nuk mburren,packa se jetojne si ne epoken e gurit apo jane ne stadin e kalimit nga majmuni ne njeri.Ata jane me te mire se shqiptaret greket apo kroatet.Po ata rumunet dhe bullgaret perse mburren?Jane dhe ne NATO dhe BE?Bobo nuk duhet te mburren se eshte turp!Duhet te marrin shembull nga kinezet,pakistanezet,zezaket apo hispaniket.Ata jane njerez qe ja vlen te rrish dhe te bisedosh sepse nuk mburren,pavaresisht se koeficientin e inteligjences e kane afer zeros.Me ta behet muhabet jo me ballkanasit qe jane shume prapa ketyre dhe qe mburren kot!

Ore shqiptare te Greqise mos beni gafe te mburreni per bijte dhe bijat tuaja qe dalin shkelqyer ne shkolle se do te akuzoheni se jeni pa kulture dhe zhvillim nga keta diskutante.Ore shqiptare ne SHBA mos beni gafe te mburreni per sukseset ne karrieren tuaj, sepse do te pesoni te njejtin fat!

Pakistaneset kinezet apo racat e tjera qe nuk mburren jane me mire se juve sipas komentuesve ketu.Qenia juaj shqiptar dhe edukata qe keni marre ne familjet shqiptare kane qene pese me hic, dhe nuk ju kane ndihmuar ne keto suksese.Ju ka ndihmuar do te thoni juve?? Edhe une ashtu them vellezer se ju ka ndihmuar,por hadje degjo kete bukuroshin dhe olsibin ketu...

Nuk e di nese e bejne per nihilizem apo nga ndjenja e inferioritetit fshatarak me te cilin jane rritur, por edhe pse perballen perdite me autoktone qe nuk kane as gjysmen e nivelit te tyre, serish nuk ndihen si te barabarte dhe per te qene politicamente corretti ju duket vetja te civilizuar nese krahasohen me pakistanet. Turp!

nqse e them ket, e bej sepse duke ushqy veten me ket 'nektarin' e krenarise nuk arrijme me kuptu se ku qendrojme realisht. Te kjo krenari un shof edhe rrenjet e budallallikut qe has n'Shqipni ku robt vriten edhe sot per nji shikim shtremet ose nji llaf goje..kena nji jete qe degjojme po ket 'muzike' dhe akoma nuk na eshte merzit...duhet me bo nji 'pause' dhe me reflektu se ku kena gabu. Ka me na bo mire te gjithve. "Mburrja" me civilizimin e lashte eshte vec nji arsye mos me hap syte sa poshte kena ron si komb. Inferioriteti fshatarak apo nihilizmi nuk duhen laku shume po t'kesh parasysh qe po kto shqiptare krenare shkojn e shesin motrat ose kushurinat si prostituta rrugve t'Europes...

Kur them Evropa është plakë, dua të them se është kontinent ku njerëzit janë denababaden francezë, gjermanë, italianë, dhe heqin zvarrë një lloj mentaliteti konservativ. Ndërsa Amerikanët, vetëm denbabaden amerikanë s'janë. Ata kanë akoma kujtimet e gjyshërve, stërgjyshërve që kanë ardhë nuk e di nga ç'cep i dynjasë. Në Amerikë të jesh ndryshe është vlerë. Në Evropën plakë, të jesh ndryshe është të jesh marxhinal. Kaq me timen, se s'kam statistika. Hajt shnetja juj, se po shkoj të fle.

Shkinaks, gjithmone me kane pelqyer shkrimet e tua. Tani po pres me padurim tregimin "Duke u kthyer" se do kete me shume ngarkese emocionale, jam i sigurte. Po dhe nuk do vonoje shume smiley  

Solidarnos, shume patos dhe pak permbajtje...

Me nje fjale, ajo qe kuptohet pasi lexon cfare ke shkrujtur eshte se Ballkani duhet te ndjehet krenar sepse eshte futur ne NATO?!

Ne fakt mendoj se ka edhe me shume arsye se sa kjo, por thelbi i asaj qe pohova me siper nuk ka te beje me faktin qe Ballkani nuk ka asgje per t'u krenuar sepse edhe po te ishte i populluar nga Neandertale, prape ndonje arsye do ta kishte...

Problemi i Ballkanasve ne pergjithesi (sipas meje) eshte se krenaria jone shkon pertej arsyeve per te qene krenare.

Ne pergjithesi, vendet e Ballkanit, te udhehequr nga klasa drejtuese te vogla dhe meskine, jane fokusuar me teper ne ngritjen e moralit apo te krenarise kombetare, sikur kjo te ishte gati-gati, nje qellim ne vetvete. Shpesh here kjo krenari ka justifikuar deshtimet dhe shpesh here kjo krenari ka zhvendosur fokusin e vemendjes nga problemet e verteta dhe ne vend qe te behej nje motor i zhvillimit, eshte bere nje motor i shkaterrimit, i shovinizmit, i pastrimit etnik apo i diktaturave te ndryshme.

Ballkani dhe Shqiperia nuk ka pse te krenohet. Precedenca tani per tani, eshte qe te punohet.

po me kinezet c'pate mer magjyp? ata kane qyteterim (te provuar me dokumenta) qysh athere kur ti se di akoma ne kto troje kishte pellazge apo ilire.

po mroklle, mir e ka ai robi, po duhet pershtat pak - solidarnosc-in duhet me e rujt, cun antar NATO-je ene kandidat per BE, dora jone. Shko e?  smiley

Cun antar te Organizates Botnore te Tregtise,  si edhe cun me status vezhgus ne Konferencen Islamike, po jo cun kandidat EU-je!

Akoma!

Ose si i kane pas thone pellazgjisht ke Mnert..."Hala"!  

Ose si i kane pas thone pellazgjisht ke Mnert..."Hala"! 

kushedi sa te dun pleqte ty mrroklle smiley

Mrroklle, nji t'shpejt, si per Demnert:

Merre gjergjefin, goce, dil-o ke arra!
E m’ka murr' molli goce, ja ke lala!
Niz cinaren çun-o, dil-o ke moni!
E m’ka murr molli shpirt-o, ja ke xhoni!

krifi leshnat-leshnat krifi,

boni shkalle o boni shkalle te njitmi

sa ta shof nishanin e ballit

edhe gushen e bardhe, gushen e bardhe

 

rashe e vojta n'ate fushe mali,

gjetta i gur e rashe me fjet,

ktheve kryt o nga tirona

pashe shoqenine tuj ba aheng smiley

kjo osht ajo mre me refren :

U cun rosat prej tirone

bojne pushim ne barbullush

te kesh per tpyt per dashnine tone

sdo ta marri vesh kerrkush smiley

hajde hajde mre rremo demneri

ne kafe te dem xhepes po vjen o kapterri

kafja demit o myll me xhama

prij o perpara mre Rrem o Tirana

 

P.S. Rrema ishte kasap, qe u bo gangsterr me policine ene hongri koqen e plumit smiley

edhe e fundit per veten time si goce brrake , nji vjershe drramatike me nuanca te forta filozofike smiley

 

I rafte zjarmi

i dalte flaka

sharroi Beti mi goce

ka Berraka

 

I rafte zjarmi

i dalte tymi

u bo goca me Beto

per bar hyqymi  smiley

 

Mu ke gardhi

Ke kapercyelli

qeke tret o me Beto

Bo si dylli

 

djale i ri e

njezet vjec e

of medet o me Beto

cte ka gjet

 

Mu thafte goja

qe te thashe

se belqim o mi gjyle

me paske dashe

 

semundje e ronde

e veremit

rafmet paste o me Beto

Gjylja e RRemit

bar hyqymi, te cilin ne bavarin lindore e hasim edhe ne formen Hükümkraut

tashti vetem per ty cimo, se njela pa gjume, por meqe je qejfli  austrije :

O tu thefshin rrotat ty o moj felbone

se na cove gocat ti moj ne elbasan

o shkoj te mytmi lala moj ka Erzenja

se goces se vogel cuno sja preu menja

o ububuja lala si kam mesu

ke su gjinka goce ilac per mu

o pi cigare cuna ti dale tymi

se u bone gocat lale per bar hyqymi

o si u bo o mi lale kjo puna jone

se mure galet mi goc - o ne gjithe dynjone

aman  pse sme bon derman

aman te ka lala xhan

Tashti, ca ka dash me thone autori smiley

Felbone osht nji lokomotive e vogel.  kur autstro hungarezet paten pushtuar shqypnin e  mesme ne 1916 ndertun nje si bicim hekurudhe tirane - elbasan. ne raste te vecanta ne vagona hipshin dhe civile, si psh gocat e tirones smiley

lol

 

 

po ku i gje kto ti kur un jom tu dal

Dez-o, do e pim i kafe m'austri! gjejm ene i felbone, ene bojm i rrug anej nga semmeringu.   smiley

Cheers x1000! smiley

 

hene un jom tu fjet mer

cheers back smiley

ja dhe "felboni" ne origjinal Dez. Ika se s'mun rri mo gjat.

http://www.feldbahn-nbh.de/bilder/kurzzeitheim/kurzzeitheim_feldbahn_04.jpg

ok, thanks

ne stilin hajdaresk thuhet : hypsh n'felbone !

naten

Ju murt dreqi ju murt! smiley

S'un shkruj dot se u bosh' vone!

Neser, jalla! smiley

 

kumurije e lales

o moj qafezeze

se dil e prite moj mrrokllen

o ne fushe preze smiley

Sh,

te uroj mbaresi dhe suksese

Disa keshilla personale

1. Mos vidh energjine elektrike dhe paguaj per ate qe shpenzon

2. Mos hidh plehrat ku te mundesh por vetem ne vendin e caktuar.

3. Kur shikon ndonje qe hedh plehrat ne rruge i thuaj se ka vepruar gabim ,mere plehren dhe hidhe ne koshin e duhur

4. Mos kalo me makine ne drita te kuqe

5. Lejo kembesoret te kalojne me pare dhe pastaj ti me makine

6. Mos jep bakshish qe qeveritari te te kryej nje sherbim

7.Mos mer bakshish si qeveritar qe te besh nje sherbim qe e ke detyre

8. Kallzo ne polici cdo shkelje ligji apo krim qe shikon ne rruge/pune apo ne lagje

9. Ne bisnesin tend privat paguaj taksat dhe tere detyrimet shteterore sipas ligjit.

10. Jepu te njetat keshilla femijeve te tu.

Edhe njehere suksese

...

(ne vazhdim)

...

 

Në mundsh!

Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin
e fajin ty ta hedh dhe vetes t’i besosh,
sa herë tek ti dyshojnë e s’të përfillin
por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh...
Në mundsh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur,
e, kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh,
madje, ndaj shpifjeve të rrish pa folur,
me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh...

Në mundsh t’mendosh, por jo gjer në shkatrrim,
të ëndërrosh, por jo si rob ëndërrimesh,
dhe t’i trajtosh njëlloj e pa dallim
ngadhnjim e shpartallim burim mashtrimesh...
Në durofsh dot thëniet e tua të drejta
në kurthe për trutharët, kopuket që t’i kthejnë,
t’i shohësh të thyera gjërat më të shtrenjta
e prapë t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë...

Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh
si në kumar, në një të vetme lojë,
të rrezikosh, të humbasësh e prapë t’ia fillosh,
dhe humbjen kurrë të mos e zesh në gojë...
Në i detyrofsh dot muskul, nerv e puls e zemër
të të shërbejnë edhe kur gjithçka duket e kotë,
e të qëndrosh kur s’ke asgjë më veç vullnetit,
që vetëm fjalën “Qëndro!” gjithmonë të thonë...

Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin tënd ta ruash
e t’ecësh përkrah mbretit pa krenari që të verbon...
Nëse armiku apo miku s’të bëjnë dot të vuash,
dhe gjithkend e çmon, por veç sa meriton...
Në mundsh t’i mbushësh ti minutat aq të renda
me vepra që peshojnë
dije dhe mos kij asnjë dyshim,
se jotja do të jetë Bota, me ç’ka brenda,
dhe BURRE do të jesh, o biri im!

Përkthyer nga Robert Shvarc

if i could keep my head when all about me are loosing theirs

eshte ironike qe ca me siper shahen pakistaneze e kineze e INDIANE e shqiptare e ballkanas dhe ketu sillet nje poezi indiane.

nejse, pa kulture indianet. respekti si e shoh une eshte nje lloj komunikimi nder te barabarte. nejse se sot kemi diten e shtegtarit.

une e kam gjete punen, e kam nje projekt timin per nje pune private, besoj tmerresisht te individi si individ e jo si pjese e asnje lloj tubimi, por jam mese i bindur se njerezit jane qenie sociale.

jam nga ata persona qe besojne edhe se baba e rrit femijen se ka interes, keshtu qe nuk jam patriot. nuk jam atdhetar e as asgje.

thjeshte besoj se if i'm good, my family is good, il mio paese sta bene, la mia nazione sta bene e il mondo sta bene. nejse asht gajte kjo.

faleminderit per urimet. ju dua shume. dhe dashuria nuk tregohet dot, ashtu si respekti. thjehste ndihetsmiley

dezo, na knoqe me keto konget. te knoft zemra se se dijeshem se edhe kthimin do e kisha me hare. mi ruj do kange per dasem te pakten.

nejse neser ne lezhe kemi diten e shtegtareve. hajdeni per vizite se sot jemi shume te zene me pune.

Sh me pelqen optimizmi tend. Po ashtu edhe koncepti per individin.

Por nuk ke si te besosh tek rritja dhe edukimi per interes i prindit per femijen. Kjo pasi nuk je sociolizuar akoma ( nuk ke vene kurore, pra nuk ke marre detyrimin e nuklit akoma) dhe aq me teper nuk ke marre persiper te kesh pasues. Kjo do te te rrisi fushe-pamjen akoma me teper.

Per sa i perket koncepteve te pasionit per kombin, dashurine per atdheun, kur une jam mire dote jene edhe te tjeret etj. si keto, do t`i konceptosh me mire gjithashtu, pasi te kesh pronen tende nen administrimin tend.

Ndryshojne gjerat kryekeput nga stipendery ne boss dhe aq me teper ne landlord.

ceshtje opinioni. une besoj edhe se asnje lloj besimi nuk eshte absolut. nganjehere ve ne dyshim besimin te Zoti, nganjehre te vetja. i've got property, dhe kam bere edhe bosin. dhe prape besoj se individi e ben te ece perpara kombin e boten dhe gjithcka ne kete bote eshte interes. edhe besimi ne Zot, edhe dashuria prind-femije.

por ky eshte i thelle si muhabet ndaj e leme per ndonjehere tjeter. smiley

Me pelqen nje shprehje gjermane e perdorur pas luftes se dyte botrore per rindertimin e gjermanise.

"Cfare eshte e mire per gjermanine eshte e mire per mua"

Me keto qe thua do te thosha "Ja dhe nje shprese tjeter per shqiperine e djegur kot"

Te kishe ndenjur atje ku ishte, se atje ku shkon nuk do te sjellesh asnje ndryshim . Sa per konceptin tend individual as qe me behet vone fare

Udhe te mbare dhe suksese vetes tende individuale 

Sa per mburrjen e ballkanasve qe po bejme debat siper.

Nuk e di por ballkanasit, per popullsine qe kane pasur, kane kontribuar shume ne Europe dhe Perandorine Osmane.Mesa di une nuk ishin ballkanasit ata qe i vune zjarrin Europes jo njehere po dyhere gjate shekullit te XX.

Nuk e di por Hitleti,Maoja dhe Stalini nuk e di qe jane ballkanas.Ndoshta sipas Olsib,mrroklles, suedezit dhe te tjereve keshtu dalin.Pra Ballkani apo ballkanasit nuk kane vrare apo bene sapun 150 milione njerez ne luftra apo revolucione Kulturore dhe nuk bene Holokaust kunder cifuteve.

Eshte e vertete qe Ballkani si pjese e Europes do te kalonte pasojat e nazizmit dhe komunizmit dhe klonime te Stalinit dhe Hitlerit do te kishte edhe ne Ballkan,por po te krahasosh krimet e tyre ne ato qe bene baballaret(Mao,Stalin dhe Hitler), jane te paparfillshme.

Pastaj dihet qe Ballkani qe ne vitet 1400 eshte perdorur nga Europa si mburoje, dhe u shit per te shpetuar pjesen tjeter.Nuk e di por ballkanasit jane me me pak faj ne tragjedite, qe kane ndodhur ne Europe dhe ne vete vendet e tyre.Nese me jepni fakte te kunderta mi thoni,por shembujt e Stalinit dhe Hilterit jane te veshtira per ti kundeshtuar.

Se fundit nga ana arsimore ballkanasit jane me shkolle dhe bejne shkollat me te mira ne perendim dhe kane te drejte te krenohen.Kane dhe nje sistem arsimor ne vendet e tyre qe eshte shume i mire.Po keshtu edhe nga sukseset ne karriere nuk jane keq.Boll te shohesh greket,serbet,shqiptaret ne SHBA apo te tjeret do te bindesh per kete.

Sa per kinezet,pakistaneset dhe indianet mund te kene qyteterim edhe me te lashte se ne ,por vete fakti qe jetojne ne epoken e gurit apo ne stadin e kalimit te majmunit  ne njeri,do te thote qe keto qyteretime ose jane perdorur nga te tjeret ose nuk kane qene per masat e gjera.Ne Indi jane 500 milione vete analfabete,po keshtu edhe ne Pakistan shumica nuk dine te shkruajne dhe te lexojne.Per tu mburrur jane keto shifra???

Mos me thoni se Kina eshte zhvilluar se 80% e Kines jeton sic jetonim neve ne shekullin e 17.Dhe mos me permendni pakistanezet dhe indianet.Shkoni njehere ne shtepite e tyre dhe shikoni.Po ti doni kaq shume jepuni vajzat per nuse,por mesa shoh nuk e doni kete gj,e sepse do te vini ne opinionin tim per ta.

kjo analiza jote ka nji te mete:
qe ti percakton vete standartet e civilizimit dhe arsyet per te qene krenar.

Me nji llogjike te ngjashme, une mund t'i nxij ballkanasit dhe shqiptaret nqse zgjedh kritere te tjera. Edhe sikur ajo qe thua ti te jete e vertete, kjo nuk perben arsye bindese per me rraf gjoksin me grusht sot. Fakti eshte se ne jena bisht kavalli dhe i kena bo dom vetes me shume sesa na kane bo te tjeret. E keqja jone eshte se nuk nxjerrim mesime dhe vazhdojme me bo po ato gabime.

 

Hi Sol.

Pra Ballkani apo ballkanasit nuk kane vrare apo bene sapun 150 milione njerez ne luftra apo revolucione Kulturore dhe nuk bene Holokaust kunder cifuteve.

Nuk e di ne se Ballakanasit jane te mire apo te pafuqishem per te bere te tilla gjera ? Megjithse makabre kur i degjon, kerkojne force dhe potenciale...

Mendimi im eshte qe, nga pikpamja filozofike, cdo kontrast qe egziston ne natyre, e shoqeri nuk ka nje vije kufiri te qarte. Me konkretisht: Nga pikpamja gjeografike, Ballkani ndan Europen perendimore nga Evropa lindore dhe Azia. Pa dashur te fyej asnje komb, n.q.s. i spjegoj gjerat me ngjyra, Ballkani eshte midis te bardhes dhe te zezes. I simbolizoj me ngjyra per shkak te ndryshmerive qe kane popujt e dy kontinenteve apo rajoneve te permendura me siper.

Sipas meje Ballkani i bie te jete ngjyre gri, pra diku midis ketyre dy lloj kulturave apo menyrave te jeteses. Duhet tentuar te shkojme drejt atyre qe jane me te zhvilluar dhe jetojne me mire. Nuk eshte shume faji yne qe nuk jemi teresisht "te bardhe". Fakti i te qenit "komb i vogel" ne nje territor gjeografik "ngjyre gri" na ben te varur e te paperfillshem ne skenen nderkombetare. Shto ndikimin negativ te administrimit politik qe i eshte bere Shqiperise shekullin e kaluar... Ndoshta eshte fati yne i percaktuar...

Sol. jam une, se kom ardh i pari dhe kom kulture me te lashte te provume te peshku pa uje, ay eshte solidar. dhe ka ardh se fundmi. trajtojeni sic e meriton

Une jam sol nocturnus

Prapa me vjen historia... smiley

Me fal Sol-i pe verteti.

Ne fakt ju drejtova Solidarnosc-it ( ose Sol-it prej kaucuku) smiley

 

ta kom llafin qe ka pellazge, ka dhe te ardhur, une jom pellazg smiley

........Stalini nuk e di qe jane ballkanas.....smiley

Ne goje te kujt cilesohen emrat ?????? Nje cope sheleg ose makari edhe dash qe po te mos ishte STALINI tashti do ishte ne vitrina dyqanesh si Cante Grash ose makari edhe lekure per shoje kepucesh ..ose makari dhe pleh per bachet...ose makari ne se do ishte i shendetshem do ishte edhe dhjam per sapun.... Kjo eshte fatkeqesia me e madhe e BALLKANASIT sidomos ne keto treva si Shqipria qe mendon se mund te lakoje emra HISTORIKE . ...dhe pastaj fillon matja me ....makari edhe hije e tyre te ishe.

edhe cuni i Stalinit nuk kish me u prek kaq sa prekesh ti mer burr' kur e zejn n'goje per keq.

"There is only one thing in life worse than being talked about, and that is not being talked about."

...i Stalinit ...erdhi dhe nji smiley . Vecse ky eshte me i sinqerte , e pranon vete qe eshte i TREDHUR , pavaresisht se mundohet ta fshehe qe mos ta njohem na ..dhe ve nje 3.... Nuk po flitet per Stalinin ...po flitet per Solidarnost smiley qe mund te permende emra njesoj si babai i tij shpirteror MIXHA . Nuk u del Edi Rama si Stalinist apo Berisha si Reganist ( ti dhashe si shembuj se si mund ti perdoresh emrat ne vende ku bisedohet me njerez qe kane dy gram tru jo dy gram  HU ) Po hajt mo pranohesh dhe ti !I shpures je smiley

Sh,

Aspak nuk kam dashur te fyej ne komenitn tim me lart. Thjesht dhe sinqerisht dua te them se :

Une nuk te njoh keshtu qe interesat e tua personale te kthimit as qe me hyne ne pune, ndryshe do te behesha si grate korcare qe tere diten meren me thashetheme. Ajo qe mua me intereson eshte se cfare te mire do ti sjelle vendit tim ,qe ka nje rrjedhje truri te llahtarshme, ky kthimi tend.

Ne qofte se kthehesh e behesh njesoj si shoqeria ku shkon atehere me fal po ti je nje njeri fare pa rendesi per mua dhe per te ardhemen e vendit tim. Ne rast se ti transformohesh ne nje shqiptar si keta te  fund shekullit te  XX apo filimit te shekullit te XXI, atehere per mua me mire te kishe ndenjur atje ku ishte. Te pakten keshtu une do te kisha pak shprese se nje dite ti do te kthehesh dhe me sjelljen e aktiviteitn tend do te perpiqesh te ndryshosh shoqerine shqiptare. Ndersa keshtu, me fal por ti je nje njeri u djegur per shpresen time. Pra personalisht nuk kam asnje entuziasem ne kthimin tend.

Kur te drejtohem ty une u drejtohem tere atyre te kthyerve. Njesoj kam ate ndjenje per te tjeret.

E di qe ti dhe te tjeret do te me thoni "Po ti cfare pret pse nuk kthehesh dhe behesh ashtu sic na kerkon neve te kthyerve te bejme"

Pergjigja eshte e thjeshte "Se nuk aq trim ta bej kete"

m'fal toko po nqse, sipas teje, dikush duhet me u kthu kur te jete gati me sjell ndryshim n'Shqipri, ksaj i bi qe une duhet me e jetu jeten time si mision per me sjell ndryshim n'shoqerine shqiptare? po un (besoj as shkinaks) nuk jom Jezu Krishti...une jetoj si te m'vije...sot ktu, neser aty...jane rrethanat personale qe m'shtyjn mu me e mor ate vendim dhe nuk kane te bejne me shqiptaret n'Shqipri. Masanej, tek e fundit, kush thote qe ato qe jetojn jashte mund te sjellin ndryshim pozitiv n'Shqipri dhe kush thote qe ato n'Shqipri nuk jane te afte me sjelle ket ndryshim?!

Po ta shtrij pak ket biseden, ke plot qe kan shku jashte jo per faj te Shqiprise po per shkaqe te tjera prandaj, ktu nuk jom dakort

Br3dharaku,

Nuk me ke kuptuar ose une nuk u shpreva mire

Nuk e kam perse u kthyen ky apo  ai . E kam tek entuziasmi qe tregojme sa here dikush kthehet. Sikur tamam ky dikush do te jete Jezu Krishti per shqiperine.

E kam pikerisht tek ajo qe thua edhe ti qe Jo cdo kthim eshte per tu entuziasmuar.

Dhe kam dhe nje qellim tjeter ate qe

Mbase mbase mbase te kthuerve do tu kujtohem une kur te japin apo marin bakshish per sherbimet qeveritare dhe te mos e bejne qofte edhe nje here kete veprim.

Qe mbase mbase ,mbase do te vendosin kemben ne pedalin e frenave jo te gazit qofte edhe nje here kur te shikojne driten e kuqe apo nje kembesor qepo kalon rrugen.

Qe mbase mbase do te shkoj qofte edhe nje here e te heqe lidhjet direkte te energjise elektirke

Qe mbase mbase mbase do te mar ne telefon qofte edhe njehere policine e te tregoj se ne banesen ngjitur jeton nje i shumekerkuar nga itnerpoli

Se mbase mbase qofte edhe nje here do te paguaj takesn, doganen apo cdo tjeter detyrim ndaj shtetit

Mbase mbase qofte edhe nje here do te mendoj se ai eshte shqiptar qe fati ja ka sjele te jete eduakur ndryshe dhe te ruaj ate edukate qe ka mare atje ku ka qene

Me shprese vella me shprese

Mbase mbase nu e kupton se i gjithe ky shtjellim shkon ne vesht te shurdher ose vesh Te TREDHURISH smiley ose vesh te mbyllur jashte platformave Mixhiste .

Duket qe Shkinaks, ka nje dell intelektuali, dhe me vjen mire qe shpreson tek projektet e tija per ti realizuar ne Shqiperi, ndonse une e paralajmeroj se nuk eshte shum e lehte te realizosh idete dhe projektet e tua ne Shqiperi, biles eshte shum-shume e veshtire, e nganjehere dhe e pamundur.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).