Dokumentari i Everett, debate për jetën e Bajronit

Kur bëhen 200 vjet që nga koha kur djaloshi romantik braktisi jetën e mërzitshme londineze, për t'u hedhur brigjeve të Mesdheut, një aktor guxon të flasë për aventurat seksuale të një prej poetëve më të mëdhenj në botë, Lord Bajron. Duket si dje, kur Rupert Everett, të cilin shqiptarët e njohin përmes disa filmave, ku ai ka luajtur në krah të Xhulia Roberts, apo Madonës, mori rrugën për të ecur në hapat e romantikut të madh. Ai përshkoi rrugën nëpër të cilën Bajroni shkeli 2 shekuj më parë, në udhëtimin e tij të famshëm. Sigurisht erdhi edhe në Shqipëri, ku dikur poeti bujti në sarajet e Ali Pashë Tepelenës e u mrekullua nga shqiptarët me fustanella të bardha e jataganë. Kaloi maleve të thepisura majë kalit, i veshur me një gunë leshgjatë, duke përfytyruar se ç'ndjesi kishin përshkuar shpirtin e poetit dikur… Dokumentari i titulluar "Aventurat skandaloze të Lord Bajronit" (Scandalous Adventures of Lord Byron), shfaqi episodin e tij të parë në fund të muajit korrik, për të vijuar në 4 gusht në kanalit e katërt të BBC-së. Ndërkohë që kanale të ndryshme televizive vijojnë ta ritransmetojnë ende atë. Thua se ishte shpallur Lufta e Tretë Botërore. U tërbuan mediat e kritikët. "Si guxonte, një aktor si Everett të fliste në atë mënyrë për poetin e tyre kombëtar"? Përgjatë gjithë rrugëtimit të tij, dokumentaristi ishte fokusuar më së shumti në aventurat seksuale të poetit të ri, ndër të cilat marrëdhënia me gjysmë motrën e tij, apo lidhja dashurore që pati gjatë qëndrimit në Shqipëri, me Ali Pashë Tepelenën. Gjithmonë është folur nën zë për jetën e "çoroditur" seksuale të Bajronit, për homoseksualitetin e tij, apo për lidhje incestuoze, por askush deri më sot nuk kishte guxuar që t'i nxirrte ato ballë të gjithëve e të fliste hapur për to. Kjo duket se nuk u pëlqye fort nga anglezët, kryesisht ata konservatorë, të cilët nuk e vlerësuan vetëm si fyerje për poetin, por kanë "përçmuar" edhe prejardhjen klasore të autorit. Dokumentari i Everett u godit nga shumë kritikë, por sigurisht pati edhe nga ata që mbajtën "anën" e tij.
"I vetmi informacion mbi 21 vjetët e jetës së Bajronit ishte humbja ë virgjërisë qysh në moshën 9 vjeçare. Më tej historia vijon në vitin 1809, kur Bajroni, tashmë i rritur nis udhëtimin e tij, duke shkuar fillimisht në Lisbonë… Pas kësaj, ai u nis për në Shqipëri për të provuar se Bajroni, ka pasur një lidhje dashurore me luftëtarin e egër, apo 'mbretëreshën e vjetër', Ali Pasha", shkruan John Preston nga "Telegraph". Sipas Preston, problemi i madh i Everett është fakti që ai është narcizist dhe këtë nuk e fsheh, duke treguar herë pas here trupin e tij. Dhe në lidhje me këtë ai shkruan se "narcizistët nuk janë të duhurit për të bërë dokumentarë për njerëz të tjerë".
"Goditja e dokumentarit ishte fakti që Bajroni kishte "preferencat dhe urinë seksuale të një ylli rroku modern". Të krahasosh një figurë historike me një yll të ditëve të sotshme, është një klishe, por në këtë rast ishte efektive, por jo domosdoshmërisht në mënyrën se si e ka përdorur Everett. Në vend që të ruante magjinë poetike të heroit, ai ekspozoi një rrok-star romantik, si një figurë të ndërtuar me dinakëri", shkruan Tim Walker në "The Independent".
"Kush mendon se është Rupert Everett". Kështu e nis shkrimin e tij në "Times", Andrew Billen, i cili duket vërtetë i irrituar me aktorin anglez. "Bajron mund të ketë qenë siç ai pretendon "I pari seks-simbol modern", por Everett a është një i tillë?", - pyet Billen, teksa nuk nguron aspak të pohojë se Everett i ngjante më shumë me një endacak rrugëve të Shqipërisë e të Turqisë. E kështu vijojnë kritika e artikuj, të cilat shoqërohen edhe nga një numër i madh komentesh të shikuesve të thjeshtë, të cilët nuk e kanë vlerësuar faktin që jeta dhe vepra e Bajronit është "katandisur në një histori të tillë qesharake", të cilën disa e kanë quajtur edhe "pornografi romantike". Ndërsa debatet vijojnë pafund, mendohet që jo shumë larg, pra në muajin shtator, "Aventurat skandaloze të Lord Bajronit", të shfaqen edhe në Tiranë, me rastin e 200-vjetorit të udhëtimit të tij të famshëm. Meqë edhe Shqipëria është pjesë e këtij rrugëtimi, është mëse normale, që filmi të shfaqet edhe këtu. Madje, janë të pritshme edhe debatet, duke qenë se në të përzihet edhe figura e Ali Pashë Tepelenës. Aq më tepër që figura e Bajronit është trajtuar gjithnjë me dashuri, edhe gjatë periudhës së diktaturës, falë poemës së tij "Udhëtimi i Çajld Haroldit", ku ndër të tjera ai flet edhe për luftëtarët shqiptarë.

24 Komente

Kush e ka pare kete program nglet i zhgenjyer qofte per nga cilesia qofte edhe nga vaniteti i peshtire i Everet.

Paraqitja e Shqiperise nuk eshte shume ndryshe nga heret e tjera ku ne paraqitemi disi me pozitivisht, por perseri (ndoshta ashtu sic jemi) si vend i prapambetur dhe i nje tjeter epoke.

Cfare te cudit eshte pamundesia e shume prej nesh per te "lexuar" synimet, motivet, axhenden e nje produksioni te tille dhe Everet ne kete rast dhe njelloj naiviteti per te folur fort pa teklif me te huajt per hallet e problemet tona. Kjo flet besoj per natyren tone te hapur (dhe ndoshta disi jo te sofistikuar) dhe nga ana tjeter si pjese e kompleksit tone te inferioritetit qe shpesh bie preh e keqinterpretimeve dhe paraghykimeve te te huajve. E ketu e kam fjalen jo dhe aq tek personat e zakonshem ne rruge por tek shoqeruesit shqiptare (ne kete rast Z. Tare) qe duhet ta dijne me mire se ne cfare situate e fusin veten. Me fjale te tjera eshte dicka se cfare nje i huaj sheh dhe thote per vendibn tone (qe eshte teresisht legjitime dhe e drejte e tyre)  dhe dicka krejt tjeter per persona te edukuar shqiptare qe te behen (ndoshta pa e kuptuar) vegel apo te keqperdoren.

Just a thought...

toni

Ke shume te drejte. Une nuk mbeta aspak i zhgenjyer nga ky dokumentar, pasiqe e dija qe ne fillim qe ne Britani nuk mund te behet nje dokumentar qe te permbaj nota pozitive mbi Shqiperine dhe shqipetaret, ashtu sic edhe e prisja Everett u perpoq pak, por ........

Sidoqofte pritja e tij tek Top-Show ishte shume qesharake, ku u mbajt ne nje interviste mbi 1 ore e gjysme. Kam respekt per Alban Dudushin por me ate interviste te kote 1 ore e gjysme e 10-u muhabetin kot.

Kurse Auron Tare nuk pashe te jete bere vegel, ai foli qarte dhe pa asnje lloj kompleksi per aq sa u pyet. Ata kan filmuar me dite te tera, dhe nuk eshte faji i Auronit qe editoret kane mbledhur pikerisht ato pamje filmike per dokumentarin qe na bejne neve te ndjehemi ngushte. Nuk mund te vendosesh kusht per shoqerimin mos-filmimin e dickaje qe nuk te pelqen. Auroni ja tha shume mire Everett-it qe me vjen keq qe kalaja eshte ne gjendje te mjerueshme, tani nuk mund te presesh te besh nje dokumentar pa filmuar kalane, dhe ja po ta them qe ngado te filmosh tek ajo kala te kap kamera plehra.

Kurse per fatin e kalase te Tepelenes fajtoret jemi ne qe e mbajme ne ate gjendje skandaloze te mbushur me plehra dhe me shtepi jevgish brenda kalase. Eshte turp per Tepelensit qe e mbajne kalane ne ate gjendje kurse greket mirembajne kalane dhe varrin e Ali Pashes dhe e kane nje atraksion turistik jo te vogel.

Vertet nuk kushton shume te pastrohet kalaja nga plehrat, te rivendosen ato familje diku tjeter, te rihabilitohet godina e kalase, pse jo edhe te rindertohet pjese pjese, dhe te mbushet me drita naten, ku te mbahen aktivitete te ndryshme,  dhe me nje investim modest e kthen tepelenen ne nje qender kulturore te jugut.

 

Ttmsoia,

Une nuk kisha aspak "aspetativa" per kete program dhe zhgenjimi ka te bej me teper me menyren sesi eshte komentuar ne shtypin anglez (fare pak komente dhe pothuaj te gjitha bashkohen pikerisht tek trivialiteti i programit dhe vaniteti i Everet).

Pamjet e shqiperise jane ashtu sic jane dhe smund ti paraqesesh ato ndryshe, por Auron Tare qe paraqitej ketu si eksperti me i mire shqiptar per Bajronin duhej ta dinte dhe te kishte me teper respekt per veten e tij qe te mos ishte nagterruar fare ne kete ndermarrje idiote. Une jam i sigurt qe ai ka bere mjaft mire punen e tij por duhet te kishte shmangur qofte perdorimin e figures se tij - sic thua ti ne kalane e tepelenes, apo ne komunikim e kote dhe jashte temes me femijet prane nje busti te bajronit, etj etj..

Po te sjelle ketu si shembull reagimin plot klas te profesoreshes. turke pas komentit te Everet krejt te papershtatshem ne nje banklet lidhur me sodomine dhe Stambollin dhe nxjerrjen ne pah te budallallekut te tij.

Everet eshte nje aktor i talentuar por njihet gjithashtu si  nje individ problematik e i veshtire dhe mesa duket nga ky program me mjaft probleme mentale dhe keto gjera duhet te dihen paraprakisht nga personat si Tare.

Ftesa tek top-show ishte padyshim qesharake dhe perseri flet per naivitetin tone dhe te moskuptuarit te situatave dhe motiveve te personave te tjere ( te huaj ne kete rast). Eshte kjo e disata here qe programet shqiptare paraqiten ne mediat e huaja ne fakt per ate qe ato jane si kopje te shemtuara te mediave te huaja, pa sharm, ide e fantazi e plot e dembellek, injorance e budallallek.

toni

Jam dakort qe Everett nuk eshte tip i pershtatshem per te bere nje dokumentar mbi Bajronin. Une e pashe dokumentarin dhe Everett (qe eshte homoseksual) u perqendrua pothuajse krejt tek seksualiteti i Bajronit, kur ne fakt Bajroni eshte nje figure shume me e madhe se bemat dhe thashethemet mbi seksualitetin e tij. Do ishte me e udhes qe ky dokumentar te ishte bere nga nje historian ose edhe poet. Everett nuk e lidh asnje gje me Bajronin, pavaresisht imagjinates te tij. Mua me duket si nje sipermarrje per te degraduar figuren e  Bajronit, qe mbahet si nje nga poetet me te mire britanik. Por me afer te vertetes mund te jete fakti qe ky dokumentar eshte bere nga Channel 4 ne Angli, qe eshte nje kanal televiziv qe synon audincen e moshave 18-30, me dokumentare kontroverse, shpesh te lidhura me seksin dhe showbizin, qe synon te thyej tabute e mediave televizive, qe ka bere programin Big Brother etj.

Linku qe une postova me lart eshte nje tjeter film "Byron", qe mua me duket i realizuar mire, plus tingujt e muzikes shqiptare i shoqerojne bukur skenat dhe dialoget anglez.

Edhe tek linku tend ka nje pasazh te vogel te homoseksualitetit te Bajronit. Duke mos mohuar faktin qe ai ka patur tendenca homoseksi, kerkimi per ta trajtuar ne plan te pare me duket qe ka te beje me teper per efekte komercializmi. Kuptohet duke e vendosur ne tregun liberal dhe ate te moshes me tendenca te tilla, kerkimi eshte per te bere nje kapercim nga romanticizmi i autorit ne reagimin kontrovers te tij te moshes se re (nuk duhet te harrojme qe ai e beri kete ndermarrje ne 22 vjec).

Kjo eshte edhe nje fryme antikonformiste qe kerkon ta transformoje klasen e larte konservatore, dmth.nje fare Lady Diana.

 

Te krijosh nje debat "kotsie" per te harruar debatin kryesor eshte zotesi.

ç'fare gjeti "zbuloi"  Bajroni tek Ali Pash Tepelena,ku ishte e veçanta e Ali Pashesne krahasim  me pashallaret e tjere te Europes,  ky duhej te ishte debati?

 

Interesant qe ti ben kete pyetje (edhe pse programi i kote nuk kishte te bente aspak me Ali pashane) pasi sapo lexoja nje interviste te Aurela Gaces ne nje nga "panorama-t" dhe sipas saj Ali Pasha eshte mashkulli i saj ideal. Mesa duket ajo si ka pare keto dokumentar dhe se njeh fort historine e pashait plak qe sipas te gjitha gjasave e sipas normave te sotme ka qene biseksual. Nga ana tjeter kjo nuk duket te kete problem per Gacen nese ajo e ka informacionin e duhur per pashain trim.

Se kisha per debatin tek peshku, por per ate anglofon.

E them me siguri, sikur Aliu te ishte Britanik, "debati" do perqendrohej tek pashai, mbi vetit dhe virtytet e tij.

Kaq.

Po sigurisht qe do perqendrohej te Aliu.

Aliu ne Angli vetem mbretin ka patur homolog. Nuk ka patur post tjeter ne Angli me te larte sesa mbreti, dhe Aliu konsiderohej i tille nga perendimi. Madje ne shume shkrime te kohes, Aliu quhej Sulltani i Janines. Hygoi e krahasonte drejt perdrejt me Napoleonin, jo vetem per shkak te rangut, por edhe per madheshtine. Shkurt, Bajroni para Aliut nuk ishte kerrkushi. Po ne rastin ne fjale, Bajroni ishte Anglez, anglezet mahniten pas pederastise qe e kane ne mode, prandaj edhe 50% e dokumentarit perqendrohet ne gjerat qe mahnisin anglezet, pederastia dhe greket (prodhim dhe sajim i njera tjetres).

Po te jete i njejti dokumentar qe u transmetua ketu para nja 2 javesh,

Jam zhgenjyer ne rradhe te pare nga "shqiptari" qe shoqeronte kete pederastin anglez ne Shqiperi per te gjetur "klecka" kur mundohet te vertetonte se dhe Aliu i madh paskesh qene se paku pederast, ne rastin me te dyshimte, BI. Dhe ne keshtjella mu ne zemer te Shqiperise, Everetti imagjinonte kohen e Aliut, pashait shqiptar dhe ushtaret greke qe ai mbante aty.

Po ku kish greke ne kohe te Aliut qe guxonin te ngrinin thike me dore mor te hengert mortja! Aliu i beri njerez ato tufa bagetish.

Program me kot dhe me idjot nuk kisha pare ndonjehere. Tamam i denje per klasa njerezish qe shikojne Emmerdale, Hollyoaks, Eastenders, Coronation Street, dhe tlnvl te tjera te ketij kalibri.

Si i shikon Bajroni shqiptaret:

Të rreptë bijt’ e Shqipes! Po vetitë
nuk u mungojnë; veç t’ishin më t’arrira;
Armiku ua pa kurrizin ndonjë herë?
Kush e duron si ata mundimn’e luftës?
Shkëmbinjt’ e tyre s’janë më të patundur
Nga ata në çast rreziku dhe nevoje;
Ç’armiq për vdekje, po sa miq besnikë!
Kur besa a nderi i thrret të derdhin gjakun,
Si trima turren ku t’i çojnë i pari i tyre.

Fierce are Albania's children, yet they lack
Not virtues, were those virtues more mature.
Where is the foe that ever saw their back?
Who can so well the toil of war endure?
Their native fastnesses not more secure
Than they in doubtful time of troublous need:
Their wrath how deadly! but their friendship sure,
When Gratitude or Valour bids them bleed,
Unshaken rushing on where'er their chief may lead

Kaq te pakta kane qene kontaktet tona me restin e botes dhe ca me te pakta citimet e shkrimet e te huajve per ne sa ne me te drejte jemi mbrujtur e deri diku "indoktrinuar" me vargjet e mesiperme dhe ka sherbyer ne krijimin e mitit te Bajronit ne anet tona -qe padyshim qe duhet te kete qene nje poet i shquar dhe mjaft i suksesshem ne kohen e tij por vetem kaq. te pakten ne nuk e kemi ngritur ate ende ne nivelin e heroit te kombit sic kane bere greket per te cilet ai u be gati te marrte pjese edhe ne lufte.

Lidhur me "dokumentarin" e chanel 4 te Everet, pervec cilesise se keqe te programit asgje te re apo interesante per Bajronin (Byron) nuk meson shikuesi nga pothuaj 2 ore televizive te harxhuara kot. 

Kaq te pakta kane qene kontaktet tona me restin e botes dhe ca me te pakta citimet e shkrimet e te huajve per ne sa ne me te drejte jemi mbrujtur e deri diku "indoktrinuar" me vargjet e mesiperme dhe ka sherbyer ne krijimin e mitit te Bajronit ne anet tona

Cja ke futur kodra mbas bregut ketu. Kontaktet me restin e  botes dhe citimet e te huajve per ne paskan qene te pakta? Te pakten te merrje pak vesh nga historia nuk do flisje ashtu sic flet. Mos ngaterro historine e shqipetareve mbas l2b me ate te kohes te Bajronit ku jo vetem njiheshin shqipetaret por njiheshin aq mire sa nuk do te besohej ty, sepse kishin nen kontroll te tyre dhe ushtrive te tyre shqipetare Rumeline, Afriken veriore e deri ne Meken e shenjte or mik,ashtu sic kishin te fresket ne memorien e perendimoreve skenderbeun dhe bemat e tija. Cfar MITI thua mor burr, se na u bete gangrene me kete fjalen MIT, s'late me vend pa e futur. Cfare MIT Bajroni qenka krijuar sipas teje?

-qe padyshim qe duhet te kete qene nje poet i shquar dhe mjaft i suksesshem ne kohen e tij por vetem kaq. te pakten ne nuk e kemi ngritur ate ende ne nivelin e heroit te kombit sic kane bere greket per te cilet ai u be gati te marrte pjese edhe ne lufte.

Bajroni paska qene vetem nje poet i shquar dhe mjaft i sukseshem ne kohen e tij dhe kaq? Jo mor burr se ka qene pak me shume se aq ai, ka qene nje njeri me influence jo vetem ne politiken Britanike por edhe Europiane. Me duket se tek programi mbi Britanikun me te madh te krijuar nga BBC-ja u zgjodh i treti a i katerti ne rradh mbas Churchhillit dhe D'izraelit me duket. Ai i shkruajti bukur Shqiperise dhe prandaj meriton respektin e saj, jo sepse eshte nje i huaj qe thjesht shkruajti. Na ka lene gjithashtu nje pershkrim te nje pjese te historise. Dhe poezite e tij me te vleresuara jane shkruajtur pikerisht gjate udhetimit te tij ne Shqiperi.


Pse kaq i acaruar mor djale, mere me shtruar.

Meqenese ti dike me shume nga historia e shqiptareve a mund te me thuash kush jane ata autore, historian, shkencetar etj qe kane shkelur, njohur apo kane shkruar per vendin tone ne shekuj - numerohen me gishtat e nje dore dhe i njohin gjithe shqiptaret. Qe vendi yne ka qene dhe ngelet i panjohur dhe njelloj enigme per te huajt eshte me se e njohur dhe nuk duhet aspak te na shqetesoje ne.

Qe ja ke keputur fare kot per BAJRON (Byron) si nj nga 10 Britaniket me te medhenj ky eshte nje tjeter fakt.

Dhe mund te vazhdojmekeshtu edhe per ato te tjerat qe shkruan ti, por mesa duket nuk ja vleka.

Dallimi qendron qe une nuk kam perdorur as nje sharja apo ofendim,si dhe nuk pretendoj aspak se di gjithcka dhe jam rrezellim i dijes si puna jote.

Mirembetsh mor bir i padijes dhe fodullekut ballkanas.

Tek pjesa e fundit e filmit Byron (ne youtube Byron 16), personazhi i Byron degjon ne shqip "kengen e tamburxhiut" dhe thote: "Tambourghi, tambourghi, I learned it at the court of Ali Pasha in Albania, I sang it to the wives of the gentry of England and Ireland, as they undresses and stood before me"...

Kaq te pakta kane qene kontaktet tona me restin e botes dhe ca me te pakta citimet e shkrimet e te huajve per ne sa ne me te drejte jemi mbrujtur e deri diku "indoktrinuar" me vargjet e mesiperme...

Tani, nuk po flas per dokumentarin se nuk e kam pare, por me vjen cudi per dicka, Toni, kur na shajne te huajt ( tip Zhilli a Xhill s'e nuk e mbaj mend emrin) ne behemi keq, behemi bisha, ata s'na njohin, ata s'e dine si jane shqiptaret e vertete etj. etj... Nga ana tjeter, kur dikush shkruan dicka pozitive per cilesite e shqiptarit, ato cilesi per te cilat ne mburremi dhe i konsiderojme si virtyte tonat, prape themi qe "jemi indoktrinuar" nga keto vargje qe nje i huaj shkruan per ne, se ne fakt, ne paskeshim qene te humbur....  Ne fakt, une ndjehem e "indoktrinuar" nga keto vargje, se kur ishim ne shkolle pervecse i mesonim permendesh keto vargje, na duhej te benim hartime e analiza mbi virtytet e shqiptarit. Po c't'i besh, kohe komunizmi atehere!

Askush se mohon pozitivitetin e Bajronit ndaj shqitareve, por po te lexosh me kujdes une e kisha fjalen me teper tek mitizimi i tij dhe perdorimi ideologjik nga sistemi.

a mund te me lexosh ketu pjesen tjeter te Child Harold ku nuk flitet per shqiptaret dhe a ke lexuar valle te gjithe ate. Une jo!

 Po lexoje. Cfare te pengon ty sot ta lexosh?

Me thene te drejten, e kam lexuar diku nga klasa 6-7 dhe mbaj mend qe mezi e kam gjetur nje kopje tek biblioteka e shkolles. per fat te mire, atehere, ata qw ishin nxenes te mire, rrinin me jave tek biblioteka per te shperndare librat per nxenesit e tjere dhe, ne nje nga ato jave te bekuara, e gjeta dhe e lexova aty, se nuk te linte njeri ta merrje ne shtepi. Arsyen pse nuk e di.

Po qe te te them permendesh pjesen tjeter te Cajld Haroldit, shume po me kerkon, or mik smiley

Land of Albania! where Iskander rose;
Theme of the young, and beacon of the wise,
And he his namesake, whose oft-baffled foes,
Shrunk from his deeds of chivalrous emprise:
Land of Albania! let me bend mine eyes
On thee, thou rugged nurse of savage men!
The cross descends, thy minarets arise,
And the pale crescent sparkles in the glen,
Through many a cypress grove within each city's ken.

Kuptohet psh, pse ky pasazh nuk eshte po aq i famshem sa ai tjetri. Eshte e ndrejta jone me zgjedh.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).