Djajtë e kanë gjumin e lehtë

Historia na tregon se urrejtja racore dhe persekutimi fetar janë djaj që nuk mund të zhduken aq kollaj dhe që u rikthehen shpesh kombeve. Edhe kur mbarojnë punë duke shkatërruar, ata nuk zhduken, por bien në një gjumë të qetë, nga i cili zgjohen me provokimin më të lehtë e rifillojnë punën e tyre rrënuese.

Përpjekjet për anëtarësimin në BE të Islandës kanë shkaktuar trazim te shtetet e Ballkanit mijëra kilometra më larg. Ballkani ia ka dalë gjithmonë që t’ia transmetojë problemet dhe vuajtjet pjesës tjetër të kontinentit evropian, kështu ka ndodhur dhe kësaj here.

Në momentin kur Bashkimi Evropian do të vendosë se cili nga vendet e Ballkanit, të cilët ndodhen nën vëzhgimin të pandërprerë dhe dashamir të tij, do të pranohet në familjen evropiane, është e kuptueshme që do shpërthejnë rivalitetet e vjetra.

E gjitha kjo nuk ka sjellë xhelozi për Islandën e vogël nordike, por ka çuar në më shumë xhelozi mes vendeve ballkanike. Vendimi i BE për të hequr vizat me Serbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi është një shenjë se këto vende po afrohen më shumë me Evropën. E meqë me Shqipërinë, Kosovën dhe Bosnjën nuk ka ndodhur e njëjta gjë, këto vende ndjehen të diskriminuara dhe kjo ka zgjuar armiqësitë e vjetra.

Vendimi i BE nuk u kritikua vetëm në Ballkan, por nuk u prit mirë në të gjithë Evropën. Ky favor nuk u pa si një hap drejt stabilizimit të rajonit, por më shumë u vlerësua në të kundërt si një vendim që do sjellë pakënaqësi.

Dy gjëra mund të sjellin shqetësim: Në radhë të parë një nga vendet që përfitoi është Serbia, e cila jo para shumë kohësh druhej nga sanksionet e BE dhe NATO-s për shkak të të kërkuarve për krime lufte gjatë viteve të fundit. Nga ana tjetër, vendet e diskriminuara nga vendimi, Bosnja dhe Kosova, janë viktima të këtyre krimeve të luftës.

Kështu, të krijohet përshtypja se Evropa po kërkon ndjesë dhe po rimendon pozicionin e saj politik e moral ndaj sulmeve ushtarake në Ballkan, të cilat u dhanë fund vrasjeve. Sipas mendimit të shumë ekspertëve, ky do të ishte një hap i madh prapa në historinë moderne të Evropës.

Një tjetër çështje shumë e ndjeshme është fakti se tri nga vendet e lëna jashtë kanë shumicën e popullsisë myslimane, çka rizgjon një tjetër keqkuptim që supozohej se ishte zgjidhur prej kohësh në Evropë.

Në Bosnjë Sllobodan Millosheviç përdori një argument mashtrues përpara komunitetit ndërkombëtar që hezitonte për të sulmuar. Në vitin 1999, kur ngrihej sërish e njëjta pyetje, tirani serb ishte i bindur se serbët “kristianë” në Kosovë do të masakroheshin. Por Evropa dhe NATO kësaj radhe nuk do mashtroheshin nga paragjykimet e vjetra.

Në vend që t’ia linin tiranit të Ballkanit çështjen në dorë, ata luajtën një rol qendror në çlirimin e rajonit, që do të hyjë në histori.

Ky vendim i palumtur i BE ndoshta nuk përbën një rrezik për konflikt potencial, që do të rrezikonte ekuilibrat aktualë, dëmi mbetet i kufizuar, por kërkohet më shumë kujdes.

Konfliktet e fundit në Ballkan me masakrat, gjenocidin dhe përdhunimet e tmerrshme nuk duhen harruar kurrë.

 

Marrë nga “Frankfurter Rundschau”

12 Komente

Dy gjëra mund të sjellin shqetësim: Në radhë të parë një nga vendet që përfitoi është Serbia

Sipas ksaj llogjike i bie qe Serbise kurre nuk duhet ti ishte dhene 'privilegji', nderkohe qe atyre qe bejn lemshin vendin e vet e nuk arrijne standardted e duhura te menaxhimit te kopeve njerezore qe kullosin..atyre u dashka dhene ky privilegj patjeter.

Qafir, ja ene i her:

të krijohet përshtypja se Evropa po kërkon ndjesë dhe po rimendon pozicionin e saj politik e moral ndaj sulmeve ushtarake në Ballkan, të cilat u dhanë fund vrasjeve. 

Një tjetër çështje shumë e ndjeshme është fakti se tri nga vendet e lëna jashtë kanë shumicën e popullsisë myslimane, çka rizgjon një tjetër keqkuptim që supozohej se ishte zgjidhur prej kohësh në Evropë.

Kundra?

Abstenime?

OK shoke, aprovohet  ze per ze. smiley

 

Po ti vetem ate fjali lexove, dhe u hodhe ne sulem, te na tregosh se ke nivel te kritikosh Kadarene? Ta tha edhe dikush tjeter, nuk eshte Kadareja si Lubonja, Ypi me shoke, prandaj te pakten ta degjosh mire dhe tja kesh idene e budalleqeve qe flet.

Serbise kurre nuk duhej ti ishte dhene privilegji, pse cuditesh ti?  Jo vetem vendin e  vet qe e bene me lemsh se ckan bere shqiptaret Shqiperine, por bene lemsh gjith rajonin, kryen masakrat nga me cnjerezoret kunder fqinjeve te tyre, dhe kane paturpesine me te madhe te fajesojne te tjeret per kete, dhe as nuk kan pendimin me te vogel. Ja keshtu. Megjithate mua me behet qejfi qe BE-ja sillet keshtu, sepse tregon fytyren e vertete.

Sipas logjikes tende Qafir Arnaut i bie qe shqiptaret jane kope, dhe Kadare mund te anatemohet po aq kollaj sa bejme ne ketu te peshku me, ta zeme, Mentor Nazarkon apo Andrea Stefanin ! Bej si te duash por une them e ke shume gabim qe i merr gjerat kaq siperfaqesisht.

Shqiptaret nuk kane akoma""IDENTITET"""te paster ...nje kope e perzier gjakrash dhe per kete nuk na e ka fajin Europa...

Askushius

Ti mund te jesh pjese e nje kokteili gjakrash per veten tende, por mos i fut te gjith ne nje thes.

Dhe e dyta nuk ka shtet me gjak te paster jo ne europe, por ne bote.

E treta, do beje mire te krijoje te pakten nje ide elementare mbi kuptimin e fjaleve ETNI, GJAK, KOMBESI, perpara se ti perdorje ne debat.

Shqiptaret e sotem kane identitet me te paster se per shembull apo te pakten greket e sotem. Kjo dihet boterisht. Jane turp dhe tmerr keto qe po shoh ketu. Ju lutem mos ngaterroni identitetin tuaj te munguar me identitetin e shqiptareve !

 Emigrant, eja ne vete, me ate pergjigjen ja ke fut fare kot.

jom gati te kthej mend po me binde me logjike.

ku ven e shef futjen kot?

Askushius, qytetar romak, humbur diku ne periferite e perandorise, ka harruar nga ka ardhur dhe si ka mberritur aty, ne... askundius.

_________

Paragrafi i Kadarese ne lidhje me fene muslimane, eshte krejt pa lidhje dhe me vjen vertete keq. Te jetosh 20 vjet ne Perendim, dhe te mos kesh marre vesh ende si qendron puna e feve, dhe ngerthimet e fese me numrin, prejardhjen, etj., nuk di ç'te them.

OK, ne pergjithesi, mire. Fundja eshte Kadare dhe s'po e zgjasim me tej se mos po na kap ndonje nen i Ministrise se Arsimit, per mosrespektim programi.

Diasfora greke ne Shqiperi dihet se kush jane dhe as qe mundohen ta fshehin identitetin e tyre perfshire ketu dhe poshtersine e grekeve per ta shumuar artificialisht , por si t`ja bejme me gjakun e ardhur nga Turqia dhe Arabia qe djallezisht hiqen si shqiptare me identitet te paster .....???!!!

ps.I nderuar kjo nuk ka te beje as me mua as me ty ne menyre konfideciaole ,por me staistikat dhe programet shteterore qe nuk duan , .....perkundrazi  i tremben  identitetit  "" TE PASTER SHQIPTAR""  ...

 por si t`ja bejme me gjakun e ardhur nga Turqia dhe Arabia qe djallezisht hiqen si shqiptare me identitet te paster .....???!!!

A mund ta shtjellosh pak me mire kete punen e gjakut te ardhur nga Turqia dhe Arabia??? Identiteti eshte ajo qe ndihesh, ajo qe te eshte lene trashegimni ne gjuhe, kulture dhe zakone. NQS une jam lindur ne Shqiperi nga prinder qe ndihen dhe e njohin vehten per shqiptare, si mund te jeme i ardhur nga nje shtet tjeter se nuk te kuptoj. Sa vete njeh ti qe kan prinder turq apo arab qe hiqen si shqiptare, sepse une mund te te them qe asnje person i vetem ne Shqiperi nuk perputhet me kete qe thua ti.

ps.I nderuar kjo nuk ka te beje as me mua as me ty ne menyre konfideciaole ,por me staistikat dhe programet shteterore qe nuk duan , .....perkundrazi  i tremben  identitetit  "" TE PASTER SHQIPTAR""  ...

Kete nuk e kuptova fare, do te lutesha ti krijoje pak te kuptueshme fjalite dhe mendimet, nqs je shume konfuz dhe nuk di c'flet, meso nga te tjeret.

ps. je komplet jashte teme anyway,plus qe bie era minoritet verdalle.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).