"Diçka normale"- Korrja e kanabisit në Lazarat

Shqipëria është në hartën e vendeve kultivuese të bimës narkotike canabis-sativa. Ajo mbillet kryesisht në jug e për policinë shqiptare kjo periudhë është një sfidë për ta larguar vendin nga harta e prodhuesve të drogës
 
Lazarati është komuna prej gati 5 mijë banorësh, 4 km larg qytetit të Gjirokastrës, që prej shumë vitesh kultivon bimën narkotike Canabis – Sativa. Tashmë ky është fenomen i njohur, dhe për banorët e saj është diçka normale.

Banorë të fshatit thonë: "Unë dua të jetoj, këtë mënyrë jetese kam. Cfarë të bëj? E mbjell me kubik, e punoj, lakmoj, sa e korr pastaj e shes që të jetoj".

Ndërsa jo pa ironi, një tjetër banor thotë se kjo zgjedhje është e detyruar.

"I detyruar…shumë i detyruar, sakrifikoj, lakmoj, çdo gjë e bëj nga e keqja. Ore do punoj, jam i papunë, i kam të gjithë pa punë. Me sakrifica të mëdhaja, çfarë të bëj, siç bëjnë të gjithë, bëj dhe unë". Ndonëse nuk e shprehin, banorët e komunës ndihen të sigurtë, pasi e kanë garanci për shitjen e produktit të tyre. Vetë kryetari i Komunës Dasho Aliko gjatë një takimi të Komitetit shtetëror antitrafik në Gjirokastër u shpreh se:

"Nuk shtyhet që në Lazarat ne të bëjmë, sikur gënjejmë shtetin e shteti të bëjë, sikur beson te ne."

Duke njohur mjaft mirë situatën, policia shqiptare ka nisur një varg operacionesh në terren, në të gjithë rajonin, kryesisht në zona të tjera të identifikurara të mbjella me bimët narkotike. Në këto operacione janë sekuestruar e djegur mijëra rrënjë si dhe janë ndaluar disa persona. Policia duke sekuestruar lëndët narkotike. Por të gjithë operacionet nuk do të mjaftonin, nëse nuk do të sigurohet edhe një mbështetje e gjerë e komunitetit. Për këtë qëllim policia shqiptare dhe disa OJF kanë bashkuar forcat për një fushatë të gjerë sensibilizmi antikanabis.

"Policia e vetme nuk mund të kryejë plotësisht këtë mision"

Zëdhënësi i drejtorisë së policisë Gjirokastër Genti Mullai pohon se fushata sensibilizuese është shtrirë në të gjithë teritorin e qarkut, pasi siç thotö ai:"Policia e vetme nuk mund të kryejë plotësisht këtë mision, prandaj ajo kërkon mirëkuptimin e bashkëpunimin e komunitetitit të qarkut Gjirokastër, të prindërve, të rinisë, të intelektualëve, të fermerëve, organeve të pushtetit vendor e institucioeneve të tjera shtetërore, OJF-ve, mediave vizive e të shkruara për të parandaluar këtë fenomen, që kërkon të depersonalizojë të rinjtë e fëmijët tanë."

Bashkëpunim ndërkufitar në luftën kundër trafikut të drogës

Një Komitet shtetëror antitrafik është ngritur në Gjirokastër, ndërkohë që dy ministritë e brendshme respketive të Shqipërisë e Greqisë kanë nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi ndërkufitar në luftën kundër trafikut të drogës.

Drejtori rajonal i kufirit dhe emigracionit Vasil Valera pohon se për luftën kundër trafikut të drogës drejt vendit fqinj kanë kërkuar edhe bashkëpunimin e homologëve grekë të Drejtorisë së Janinës me qöllim qö: "Të shkëmbejmë informacione nga të dy palët për të realizuar qëllimet për garantimin e kufirit kryesisht për kalimet e drogës e çdo lloj trafiku tjetër." Të njëjtën gjë pohon dhe Drejtori rajonal i kufirit dhe emigracionit të rajonit të Janinës, Thanas Paleopanos: "Fushat e bashkëpunimit janë mjaft të gjera dhe rezultatet nuk kanë munguar. Edhe për këtë periudhë ne po bashkëpunojmë intensisvisht dhe rezultatet do të jenë të dukshme.", thotö ai. Por beteja antidrogë edhe për pak kohë do të mbetet një nga sfidat e vështira të policisë shqiptare për faktin se rrjetet ndërkombëtare janë fuqizuar, sofistikuar dhe kanë ngritur bazat e tyre edhe në Shqipëri.    

Autor: Odise Kote

Redaktoi: Angjelina Verbica

16 Komente

shteti italian ka disa vjet që përdot ushtrinë përkrah policisë... (ky koment është i paplotsuar, meqë kam caktuar një limit vetëm prej 10 fjalësh për koment)

Kur vjen puna per ekzistence, aty nuk ka me asgje te paligjshme sepse e drejta per jete eshte mbi cdo ligj tjeter.

po ketu sbehet fjale per ekzistence se nuk jane ata ne ato limite. se me kete logjike i bie qe gjithe Shqiperia te mbjelle kanabis per te siguruar "ekzistencen". fakti qe ne lazarat ata ende mbjellin e korrin te qete kanabisin do te thote qe i kane shpatullat e ngrohta e me siguri nje politikani i shkon taksa e te korrurave drejt e ne banke.

mbase eshte edhe ashtu, por une nuk besoj qe duhet te ia veme veshin shume evropes.

edhe ne duhet te behemi zotrinje e jo te mbesim gjithemone argate te tyre.

Me sa di une egziston nje ligj qe denon Kryetarin e Komunes ku vertetohet qe rritet canabis.

Eshte ky ligj  per gjithe Shqiperine, apo vende - vende smiley

???

Sikur Shqiperia te kishte institucione te mire-organizuara qe kontrollojne sasine e prodhimit, une do isha pro legalizimit te tyre. Kjo tolerance ndaj Lazaratit tregon njefare zbutjeje te shtetit shqiptar ndaj drogave te lehta, pavaresisht se legjislacioni se mbeshtet akoma.

Nuk mendoj se nevoja justifikon qendrimin e Lazaratit sic presupozohet me lart, jo vetem sepse jam dakord qe nuk jane ne ate pike sa te kene problem mbijetesen, por sepse kjo eshte ceshtje parimore, ajo qe eshte ilegale, eshte ilegale. Me kete llogjike, nese berja e cfaredolloj krimi justifikohet me 'kjo i ben te mundur jetesen' shoqeria perfundon ne kasaphane.

Persa i perket legalizimit te Cannabis, edhe mund te behet. Dhe atehere zgjidhet ceshtja e Lazaratit qe per mendimin tim shume po krekoset ndaj shtetit shqiptar duke sfiduar ligjin, besoj (po kuptohet ky eshte vetem spekulim nga ana ime) ngaqe i ka 'krahet e ngrohte' prej ndonjerit ne pushtet qe nuk i intereson vertet venia ne fre e Lazaratit. Ne kete rast, Shqiperia mund te kthehet ne njefare Hollande dhe Tirana ne Amsterdam. Problemi eshte, a eshte Shqiperia gati per kete hap qe edhe ne shoqeri te tjera me kulture me te madhe ne menaxhimin e shtetit eshte mjaft kontrovers - me gjeni nje fjale per kontrovers ne shqip se vdiqa kam pese minuta qe mendohem smiley.

kontrovers mendoj qe mund te thuhet "i kundershtueshem".

ps. deri tani krymin e kena pas me e bo shqypnin si zvicren (ndikim i forte anesor kosovar ky ne fakt); tani hollanda. pse jo, n'fakt? Qe ku o Vora, tha  smiley 

Une jam per shqiperin te behet hambari i botes per kanabis per perdorim shendetesor. 

Faleminderit emigrant, ate mendova edhe une megjithese nuk di pse kisha nje dyshim... Eh, te behej si Hollanda nuk do ishte keq, po ne te gjitha ama, jo vetem per pot smiley. Ne fakt une preferoj qe te mbetet Shqiperi, po ne versionin me te mire te saj. Pavaresisht nese liberalizohet ose jo me vone cannabis ne Shqiperi, per momentin eshte ilegale t'a rrisesh dhe kjo duhet zbatuar. Kjo eshte qe nuk shkon ne pergjithesi te ne, ligjet i kemi 'te kartes' po per te zbatuar anojme gjithmone nga Maliqi jo nga ligji.

 Me cudit fakti qe edhe pas ngjarjeve te 97, populli shqiptar nuk e ka kuptuar akoma qe ne fillim duhet bere dhe zbatuar ligji, dhe pastaj studimi se si ta shkelesh. Pak a shume si puna e kumarit. Duhet fillimisht te punosh qe te besh leket per te luajtur kumar, me shpresen qe do behesh milioner e mos perfundosh bythegrisur (sic jane shanset me te shumta).

shkrim idiot. Tani, Dashon e njoh, eshte burre katerqind derhemsh dhe kete fjaline ketu "Nuk shtyhet që në Lazarat ne të bëjmë, sikur gënjejmë shtetin e shteti të bëjë, sikur beson te ne." jam i sigurt qe Dashua e ka thene pa presje fare, ashtu sic duhet te jete. Ky gazetarua i DojqeVelles do mesoje pak shqip? Ore ku i gjejne keta kokrra budallenjsh gazetaret...

Sikur Shqiperia te kishte institucione te mire-organizuara qe kontrollojne sasine e prodhimit, une do isha pro legalizimit te tyre. Kjo tolerance ndaj Lazaratit tregon njefare zbutjeje te shtetit shqiptar ndaj drogave te lehta, pavaresisht se legjislacioni se mbeshtet akoma.

Po ti e harrove ate plaken 75 vjece qe bente burg per 4 rrenje Canabis ? Nuk eshte zbutje, perkundrazi:

Ne versionin me pozitiv , kjo eshte nje "zbythje" e shtetit nga frika perpara krimit.

Ne rastin me te keq, dhe kam frike se kjo eshte me e vertete, kesaj i thone  klientelizem politik per nje bastion rrugacesh te organizuar ne menyre krahinore dhe te drejtuar nga kryerrugaci , Kryetari i Komunes. ...

Ajo qe me shqeteson me teper eshte perqendrimi i rritjes te bimeve narkotike ne nje hapesire te caktuar, pra gati si nje zone e lire qe i bie kunder shtetit. 5 000 banore nuk jane shume per t'u mbajtur nen kontroll. Sidoqofte, me siguri Berisha me shoke do ndeshet me ate problem heret a vone.

Toleranca ne rritje ndaj Cannabis vihet re dhe ne Perendim (sidomos ajo sociale me si pasoje dhe ate te instancave policore); nuk e legalizojne por as merren me perdoruesit e vegjel.

Se kush permendi Hollanden mesiper: Hollanda ka te legalizuara prostitucion, droga te lehta,...dhe ne shkallen e integritetit vendor numeron 8,6/10. Pra kane hequr nga qarku kriminal fenomenet e vogla, ne kete forme duke i kontrolluar me thellesisht, dhe jane perqendruar ne peshqit e medhenj.

Permet, arrestohen vendoret.

07/08/2009

Drejtoria e policise se Gjirokastres ka kryer mesnaten e se enjtes arrestimet e kryetarit te komunes se Frasherit Tomorr Kotori si edhe ate te kryeplakut te fshatit Mican, Faslli Canka nen akuzen e moskallezimit te krimit si edhe te shperdorimit te detyres.

Gjate nje komunikimi per shtyp policia tha se edhe pse u ishte kerkuar informacion per mbjelljen dhe kultivimin e bimeve narkotike ne territoret qe ata drejtonin nuk kishin dhene informacionin e duhur.

Gjate operacionit te koduar “Era e Jugut”, ne mengjesin e se premtes ne fshatin Mican te Komunes Frasher ne Permet, ne afersi te banesave dhe rrethinave te ketij fshati , u evidentuan dhe u shkaterruan 14 parcela te kultivuara me kanabis sativa me 1114 rrenje ne total.

Sipas policise ne keto parcela numri i bimeve te kultivuara varionte nga 40 deri ne 300 bime nga 1 deri ne kater metra te larte.

Policia tha se parcelat ishin ne vende te dukshme te fshatit dhe se kishte prova qe funksionaret lokale e kishin pare disa here vendin ku kultivohej hashashi por nuk kishin dhene informacion.

Urdheri qe i detyron kryepleqte dhe kryekomunaret per te bashkepunuar me policine per asgjesimin e bimeve narkotike ka dale qe ne fillim te vitit 2006, nga kryeministri Berisha por ai ka hasur pengesa ne zbatim.

Edhe pse ne fshatra te thella te vendit eshte kultivuar bime narkotike, policia ankohet se nuk ka marre informacion nga pushteti lokal.

Arrestimi i kreut te komunes se Frasherit eshte i pari i ketij lloji qe kur urdheri eshte futur ne fuqi para tre vjetesh e gjysme.
 

 

NO COMENT

Se ska shtet ne ate vend dhe prandaj jemi keta qe jemi

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).