Dhoma nr. 8

                   (piktura: G. Apollinaire, nga G. De Chirico)                

 

                                        “Do të doja që ti të ishe motra ime që të                 
                                         kisha për ty një dashuri inçestare”--- G. Apollinaire

Atë mbrëmje, nuk ndjenim ç’ishte kohë,
Por s’na bëhej vonë.

Kishim humbur rrugëve të qytetit tënd,
Silleshim rrotull e rrotull në një karusel alkoli,
Dhe trotuarët e shkretë, na dukeshin njëlloj.
Gjithka tjetër na dukej njëlloj.

Ishte bota që sillej rrotull nesh
Atë mbrëmje tetori, kur menduam se alkoli
Do të na kthehej në një xhaketë më tepër.

Rastësisht, na verboi llampa e një hoteli,
E ne s’pyetëm sa yje kishte,
Siç nuk pyetet qielli kur i shpëton një stuhie.
Na mjaftonte hëna...muzika mungonte.

Një majë luge marrëzi,
Dhe rruzulli do të na nxinte të dyve.

Pasi fole një gjermanishte, të zbutur
Nga amëlsia e theksit shkodran,
Më kërceve në qafë me çelës në dorë,
E duke u mbledhur pijshëm në krahët e mi,
Më shkele syrin dhe më pëshpërite:
“Meqë më thua shpirti im...shpirti im...
Atëherë më mbaj, siç bën me të.”

U ngjitëm shpirt e trup, në katin e dytë,
E ashtu kundërmueshëm
Duke u ngatërruar me këmbët e mia,
Hymë në derën me numër tetë.

U hodhëm të paduruar mbi shtrat,
U shtrimë kundruall qiellit të bardhë të dhomës,
Që ndriçohej nga dritat përjashtë,
Si dy pacientë të anestezuar mbi tavolinë,
Prisnim për ndërhyrje në zemrat tona.

Avuj alkoli na dilnin prej rrugëve të frymëmarrjes,
Dhe kryqëzoheshin së bashku me ndrojtjen.
Ish e pashmangshme, ajo që po ndodhte
Por s’na bëhej vonë.

Një majë luge marrëzi,
Dhe rruzulli do të na nxinte të dyve.

Përtej murit dëgjohej Bah-u; pandeha se tingujt
Vinin nga një varr që na kërcënonte,
Ndaj nxitova të të përqafoja sërish.
Nuk mbaj mend asgjë tjetër, asgjë tjetër.

Atë mbrëmje ishim aq të dehur
Sa bëmë dashuri pa u zhveshur.

Ishim hyjnisht të mëdhenj,
Njëri-tjetrin e shihnim me dylbi,
Dersa mbyllëm sytë dhe bëmë dashuri
Si motër e vëlla... si motër e vëlla...

 

 

(piktura: "Apollinaire", G. De Chirico)

 

18 Komente

Nuk e di si ka qene poezia e pare, por kjo e dyta nuk me le dhe aq shijen e poezise. Nuk me shqeteson dhe aq ideja e incestit ne letersi, te tilla kam lexuar disa syresh ( psh. mitet & tragjedite greke jane te mbushura me te tilla) por ndoshta mund te qendronte me mire si proze poetike, si nje lloj rrefimi. Por me duket dhe si e vaket ndjesia qe te le, sepse pergjithesisht ndjenjat qe te shtyjne drejt incestit jane tmerresisht te medha, turbulluese, shkaterrimtare, kjo me duhet si nje histori e zakonshme pasioni "one nigt stand!" Keshtu e kuptoj une, te pakten.

eshte normale, te kane fryre komentet dhe kujtove se do lexoje ndonje shekspir. gjithsesi, une personalisht nuk e lexoj ashtu si one night stand.

Mu duk shume, shume e mire. E paster, e drejteperdrejte, e sinqerte, si thelbi i dashurise qe kerkon gjithmone poeti. Dhe mbi te gjitha pa pretendime te teperta.

Well, nga teresia e vergjeve, ndjeva perceptim "spleen"-i vetem tek:

Përtej murit dëgjohej Bah-u; pandeha se tingujt
Vinin nga një varr që na kërcënonte,
Ndaj nxitova të të përqafoja sërish.

Por kjo s'do me thene asgje.

(PS ajo analogjia me pacientet e anestezuar nuk qendron; s'ka pune kardiologjie aty, jo ate nate me nje fjale)

Besoj se ajo ishte 'citim' nga T. S. Eliot Emi.

xcuse me, s'e dijsha qe autori ishte ne dialog te vazhdueshem me prufrokun smiley - komenti im duhet pak qesharak smiley

Me pelqen kontrasti i dekorit jo-domethenes me ate te personazheve qe zaptojne poezine. Zakonisht nuk eshte ashtu; dekori, ne raste te tilla, merr nje vello magjike.

Dhe ideja e incestit poetik me pelqen: kushdo qe kerkon dashurine ideale, synon per nje lidhje qe e mbush ne cdo prizem. Njeriun qe kthehet ne baba, nene, moter, vella, te dashur, dashnor/-e, grua/burre e bashkeshort/-e,...

Pertej ca rimave te sforcuara, kam nje ndjenje kryesisht pozitive per ate qe lexova.

 OK, por nuk e ka kurrsesi ate pergjithesimin poetik qe e ben te ndjehet nga te gjithe. Eshte nje pershkrim poetik i nje ngjarjeje dhe gjendjeje te caktuar shpirterore (personalisht nuk me pelqejne vargjet me te pire a droguar) dhe qendron me shume si nje poezi albumi personal.

Gjithashtu, krijimet ku futen pak si te sforcuara keto idete e incestit a gjera te tjera te kesaj natyre, me duken si nje kerkim vemendjeje me menyra jashteartistike, si puna e prjeardhjes pellazge. smiley

une nuk arrij te gjej asgje te sforcuar te permendja e incestit, perkundrazi - hapja me fjalet e apolinerit krijon nje kontrast te bukur midis deshires per gjerat e ndaluara (apolineri e do ndjenjen akoma me fajtore) dhe gjerave te ndaluara qe jetohen natyrshem (personazhi mashkull ne poezi duket se e permbush deshiren e apolinerit, ne versionin e vet sigurisht). me duket sikur incesti eshte paraqitur nga njera ane - apolineri - si limiti i kenaqesise dhe nga ana tjeter -spleeni- si ekzistenca e dashurise. try this at home.

try this at home.

 

 Nje nga keshillat me te vyera te dites te sotme, Tropizma. smiley

Pasi fole një gjermanishte, të zbutur
Nga amëlsia e theksit shkodran,

Se harrova ta permend me pare: mmmmm, sa embel dhe njekohesisht sa dhunshem duhet te kete tingelluar ky miks.

Mua më pëlqeu kjo poezia. Tashi po ta njifsha Eliotin dhe miqtë e tjerë të spleen-it, mbase do ta kisha pa punën ndryshe, por si i thotë frëngu...dmth inglezi: ignorance is bliss.

Më tërheq si saçmja magnetin ajo strofa me qiellin e bardhë e me zemrat gati për ndërhyrje. E sa për inçestin, po të mos kishte bërë kinofili aq zallamahi te tema tjetër, do kishte kaluar krejt natyrshëm. Në rastin konkret, e kërkova skandalizimin, po prapë s'e gjeta. Mbase ngaqë, si thotë la rosée, njeriu i ngratë kërkon dikë të njohur e të afërt, mundësisht që prej lindjes.  Po mbase është ideja e tërheqjes së madhe e dashurisë së pamundur. Sidoqëtëjetë, mua më pëlqeu. Më shumë se kënga e A.P. Junior.

po pra, kinofili u shokua nga mospublikimi sepse aty skishte gje per skandal. por nuk besoj se mod-et e kane pare me vonese. me siguri ka qene njeri qe s'i ka pelqyer ajo puna e incestit.

jo, jo, publikimi nuk eshte automatik. Me sinqeritet thashe nje here te ta them kete si warning (you know where), por mu duk redundant. pra ishte krejt normale. nejse, per here te tjera s'do jete me kjo. "Lehrgeld" hesapi.

ne rregull, nuk e kisha idene qe mund te zgjaste 2-3 dite publikimi i dickaje, sepse me poste te tjera nuk me kishte vonuar as edhe 1 dite.

hmmm... thuaji kinofilit që ndodh shpesh që temat të presin ndoca ditë.

tashti që po e mendoj, ato vargjet e fundit do kishin ndenjtë shumë shumë mirë në frëngjisht...

Cfare surprize Spleen, e hena fillon me bukur me poezite e tua! Heren e pare e lexova duke i thene vetes 'shih poezia e pare te pelqeu shume, mos lejo qe pritshmerite qe ke ndaj autorit te te prishin shijen e poezise' (so smart of mesmiley dhe e lexova me nje fryme nga kurioziteti. Heren e dyte e lexova ngadale per te shijuar cdo varg e metafore si dhe zbuluar elementet e psikanalizes aty brenda... e vertete, e thjeshte, e fuqishme dhe e artikuluar ne menyre modeste... vetem se incestit i ndjeva pak eren prej se largu, po nuk pashe gje

po, ate mendoj edhe une, incesti eshte vetem ne ajer.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).