Dhimbje pasaporte

Dhimbje pasaporte

The Economist

Çdo verë, miliona të rinj eksplorojnë Europën, duke i shfrytëzuar mundësitë e udhëtimit të lirë nëpër kontinent me trena dhe autobusë. Duke iu falënderuar marrëveshjes së re për heqjen e vizave, së shpejti, në rrugicat e Barcelonës, ose në Shkallët Spanjolle në Romë, do të dëgjohen kitarat që do të vijnë prej pjesëve të ish-Jugosllavisë - por, ende jo nga i gjithë Ballkani Perëndimor.

Kjo gjendje është duke krijuar tensione politike. Për shumë vjet, vizat kanë qenë pikë neuralgjike në rajon. Prandaj, heqja e vizave për serbët, malazezët dhe maqedonasit, nga fillimi i vitit 2010, do të duhej të ishte lajm i mirë. Me hyrjen në fuqi, marrëveshja do t‘iu mundësojë qytetarëve të këtyre shteteve qasje të lirë në zonën e Shengenit, që përbëhet prej 25 shtetesh, përfshirë gati të gjithë anëtarët e rinj të BE-së, plus Zvicrën, Norvegjinë dhe Islandën.

Para luftërave të viteve ‘90, jugosllavët nuk kishin nevojë për viza kur udhëtonin në Europë. Sot, thuhet se 70 për qind e studentëve të Universitetit të Beogradit, asnjëherë nuk kanë udhëtuar jashtë shtetit të tyre. Për një kohë të gjatë, ministrat e Jashtëm të BE-së janë qortuar për këtë situatë nga kolegët e tyre ballkanas. Zakonisht, përgjigjja ka qenë - sikur të varej kjo çështje prej nesh, çdo gjë do të ishte në rregull. Mirëpo, me këtë nuk pajtoheshin ministrat e Brendshëm të BE-së, të frikësuar nga krimi i organizuar, trafikimi i drogës dhe i njerëzve. Kundërargumenti ishte se vështirë që kriminelët presin në radhë për viza, pasi ata mund t‘i blejnë, apo t‘i falsifikojnë ato, prandaj rregullorja e vizave i ndëshkon vetëm njerëzit e thjeshtë dhe biznesmenët e ndershëm.

Për të arritur deri te heqja e vizave është dashur të bëhet një punë jashtëzakonisht e madhe, hapi i parë i së cilës ka qenë futja në përdorim e pasaportave moderne biometrike. Sidoqoftë, jehona politike e këtij vendimi ka filluar të ndihet menjëherë. Në Ballkan, vizat dhe pasaportat nuk janë një teknikalitet i thjeshtë, por çështje e politikës së lartë. Prandaj, vendimi i komisionit do të thotë se boshnjakët, shqiptarët dhe kosovarët e përjetojnë këtë si margjinalizim. Një hidhërim i veçantë ekziston brenda Bosnjës. Boshnjakët (myslimanët e Bosnjës) nuk mund të udhëtojnë të lirë, për dallim prej kroatëve të Bosnjës, të cilët i kanë shfrytëzuar për një kohë të gjatë pasaportat e Kroacisë, të cilave vizat u janë hequr vite më parë. Serbët e Bosnjës mund të aplikojnë me shumicë për pasaporta të Serbisë. E gjithë kjo e dobëson shtetësinë fraxhile të Bosnjës. Boshnjakët thonë se është çmendurake që një i arratisur si Ratko Mlladiç, i akuzuar për vrasjen e rreth 8000 boshnjakëve në Srebrenicë, në vitin 1995, teorikisht tash mund të lëvizë i lirë me pasaportë të Serbisë, derisa të afërmit e viktimave nuk mund ta bëjnë këtë.

Prapëseprapë, boshnjakët dhe shqiptarët e dinë se është vetëm çështje kohe, kur edhe ata do të kualifikohen për heqjen e vizave. Por, jo edhe kosovarët, të cilët ende duhet të fillojnë të punojnë me BE-në për këtë proces. Çështjet komplikohen pasi Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, prandaj nuk mund t‘iu refuzojë kërkesat për pasaporta serbëve dhe shqiptarëve që jetojnë aty. Mirëpo, si pjesë e marrëveshjes me Serbinë për heqjen e vizave, ata i përjashton BE-ja. Për këtë arsye, pasaporta e Serbisë do të jetë më pak e vlefshme për një kosovar, sesa për një boshnjak. Nëse Serbia dhe Kroacia mund të lëshojnë pasaporta në Bosnje, pse s‘mundet Shqipëria t‘iu japë pasaporta shqiptarëve të Kosovës? Dikush mund të fillojë ta parashtrojë edhe pyetjen: "Pse shqiptarët duhet të jenë të ndarë në dy shtete?". Anomalitë burokratike mund të kenë pasoja të mëdha.

Marrë nga "The Economist"

 

7 Komente

Europa vazhdon ne absurdin e saj duke izoluar shqiptaret. Kjo gjendje vetem e dobeson pozicionin e saj tek ne, ne dobi te amerikaneve. Nga ana tjeter qeveria jone po punon ne menyre katastrofale ne drejtim te integrimit. Ne mungese te politikave, vetem koha mund ta zgjidh natyrshem kete ceshtje.

ps:fraxhile ne shqip nuk ekziston. i/e brishte (apo i/e thyeshem) PO. 

 rreshtat e fundit tregojne se ne na djeg (si gjithnje ne keto vite) kosova. 

pra lenia jashte e shqiperise (ose bosnjes), e pranimi i serbise dhe maqedonise eshte thjesht pushtllik politik. te pajise me pasaporta "te huaja" shqiptaret qe banojne keto zona qe me vone te mos kete problem shqiptar ose boshnjak, te pakten statistikor. smiley 

Europa eshte kurve - s'do te na e(i) japi vizat

Shqiptaret jane kurvare - ja fusin Europes dhe ikin pa viza.

Prapëseprapë, ... shqiptarët e dinë se është vetëm çështje kohe, kur edhe ata do të kualifikohen për heqjen e vizave.

Cdo gje, absolutisht cdo gje eshte ceshtje kohe.

Nje pohim si ai i cituari me siper eshte idjotesia me e madhe qe mund te behet; dhe jo per gje, po na shitet si premtim.

Ceshtje kohe eshte edhe fundi i jetes, ceshtje kohe eshte edhe lufta e trete boterore, ceshtje kohe eshte dhe shkaterrimi total i Evropes, ceshtje kohe eshte dhe zhdukja e cdo shteti Evropian, ceshtje kohe eshte edhe egzistenca e planetit Toke, ceshtje kohe eshte edhe fundi i universit qe njohim.

Madje ceshtje kohe eshte dhe egzistenca e vete kohes.

Cdo gje qe ka filluar njehere edhe mbaron. Ketu po flasim per gjera reale, dhe jo per koncepte gjeometrike te gjysmedrejtezave me fillim dhe pa fund qe sa te thjeshta jane, aq edhe te pamundura per t'u provuar egzistenca apo probabiliteti i egzistences.

Eshte ceshtje kohe, kur 90% e shqiptareve qe po vdesin per te udhetuar pa viza, te mos u duhet me fare dhe me perbuzjen me te madhe ndaj poshterimit qe u eshte bere gjate ketyre dhjetevjecareve rrugeve te nje perendimi ekstremisht racist, ta refuzojne duke vjelle.

Po kuptohet, kjo eshte thjesht ceshtje e nje pikepamjeje idealiste.

Çdo verë, miliona të rinj eksplorojnë Europën, duke i shfrytëzuar mundësitë e udhëtimit të lirë nëpër kontinent me trena dhe autobusë. Duke iu falënderuar marrëveshjes së re për heqjen e vizave, së shpejti, në rrugicat e Barcelonës, ose në Shkallët Spanjolle në Romë, do të dëgjohen kitarat që do të vijnë prej pjesëve të ish-Jugosllavisë - por, ende jo nga i gjithë Ballkani Perëndimor.

Thua se kerkesa per heqje vizashe eshte kjo, turizmi i lire, ne rruget e Spanjes apo Romes

O njeri e kupton se kerkesa per heqje vizash behet per emigirm. Behet  qe shqiptaret te largohen nga shqiperia, ashtu  si shqiptaret nga kosova ne kohen kur

Para luftërave të viteve ‘90, jugosllavët nuk kishin nevojë për viza kur udhëtonin në Europë

Kjo eshte paturpesia me e madhe e qeverise dhe e vete ne shqiptareve qe bejme sikur na ka rene gjema me e madhe dhe botes sone po i vjen fundi se nuk i hoqen vizat per ne. Ne vend qe te veme kujen  se 70% e popullsise shqiptare kerkon te largohet nga shqiperia ne behemi keq per vdekje se nuk na e japin kete mundesi.

Dhe me keq genjejme veten apo e maskojme kete me "levizjen e lire te njerezve per te eksploruar Evropen " Mashtrimi me i madh qe i bejme vetes

Ne vend qe te veme kujen  se 70% e popullsise shqiptare kerkon te largohet nga shqiperia ne behemi keq per vdekje se nuk na e japin kete mundesi.

Pak si komode te flasesh nga pozicioni jot o Toko. Ti je i ikur per vete, dhe sikur nuk ka kuptim te thuash te tilla gjera, apo jo? Ndoshta po te ishin te gjithe shqiptaret si ty, ose ne pozicionin tend, atehere do te mund te flisje, ose do gjendeshe ne pozicion propozues.

VIZAT DUHEN ME SHUME PER ATA PRINDER QE KANE VITE E VITE PA PARE FEMIJET QE JETOJNE KLANDESTINE. (Nje i njohuri im klandestin nga 5 vjet, ka bere nje aksident te rende, eshte ne koma, prinderve ne Shqiperi po u del shpirti per ta pare, se per te marre vizen turistike duhet shume kohe)

Per nje cope vize, mos te shikosh femijen tend qe mezi e ke rritur me njemije halle........kuku......................

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).