Dhërmiu magjik

Foto nga: Alket Islami

Kjo foto sjell një copë nga magjia e Jonit, që mijë shqiptarë e të huaj nga vendet fqinje po e provojnë këto ditë. Dhërmiu magjik, e prej disa vitesh edhe i zhurmshëm, ka qenë edhe një herë destinacioni i pëlqyer i kësaj vere të nxehtë.

Revista MAPO

 

23 Komente

alketi fandaksur i paska bere keto smiley

shume te bukura

Shume foto e bukur, do deshiroja te isha atje bashke me prinderit e mi te cilet ndodhen ne Dhermi me pushime.

Kryenece pse thua shume te bukura ka foto te tjera pervec kesaj?

ky Alketi e paska pare mire Shqiperine.

 Mrekulli ishte, e pashe me syte e mi dhe shijova cdo minute qe kalova aty. U bera me keq se kalamajte e vegjel, qe s'duan te dalin nga uji. Ime moter e vogla, me therriste "Dil nga uji se u regje", une " S'du hic". smiley  Tani me vjen te qaj nga mallengjimi, kur shoh foton ketu... 

Hmmm, sikur te isha "peshk" mbase do ta vleresoja me shume kete fotografi por si njeri jam i detyruar te kujtoj kushtet "mbeshtetese" jashte ujit qe s'kane asgje magjike. Nejse, secili ka mendimet e veta smiley

Varet me cfare dhe me sa kenaqet njeriu, Llukan, se po te mendosh kushtet "mbeshtetese" nuk nisesh fare per pushime, shtrihesh ne divan dhe shikon dokumentare nga Maldivet ose Tenerifet, me kushte allasulltanpasha... smiley

foto magjike

flm per sjelljen

Shpirti aventurier dhe syri artistik i Alket Islamit nuk zhgenjejne si gjithmone.

E vertete qe kushtet "mbeshtetese" nuk jane aspak magjike. Eshte po aq e vertete qe ndoshta ky do te jete viti i dhjete qe do t'i perseris kamarierit nga Librazhdi te Lucianos qe pjata e pare duhet te sherbehet e para, pjata e dyte duhet te sherbehet e dyta e keshtu me radhe... e ai prape do te mi sjelli te gjitha bashke kur te jene gati. Edhe banja e Lucianos nuk do te mbaj nje ere me te kendshme se vitet e tjera dhe une do te evitoj te laje duart per te evituar intoksikimin. Gjithashtu e vertete se ne darke si alternative per t'u defryer mund te keshe Havanen ose Havanen, por pse jo edhe Havanen...

... e megjithate....

Ka dicka me te vertete magjike ne Dhermi e ne te gjithe Shqiperine. Ajo "dickaja speciale" qe s'di se cfare eshte me saktesi, por e di qe eshte sepse ne nje menyre apo tjetren e ndjen.

Nuk e di nese ka te beje me "guri i rende ne vend te vete" apo me te vertete Shqiperia, vecanerisht gjate veres, eshte me te vertete magjike. E piste, e cuditshme, bixarre, paradoksale, kitsch... e sa te duash si keto, por... shume, shume magjike...*

*) Jo per me teper se dy jave smiley

Shume pretendon nga kamarieri i Lucianos qe punon 18 ore per 200mije leke smiley

ej po kshtu tipa te thare, si ekstra prej ndonje westerni te sergio leones, me shikim komik, tarabosh te dredhur ne buze, maske uji te varur ne qafe e topa dinamiti ne duar... sheh si kta ne dhermi?? pyes sepse kto ujrat duken shume te pershtatshme per peshkim me pushke deti por eshte rrezik se mos te hedh nanjeri nanje dinamit te can tapen kur je nen uje.

Me kujtohet vjet kur isha ne ate plazhin ngjitur me Dhermiun ( Palase me duket ) kur rreth ores 8 te mengjesit doli nje rob nga deti tamam si bajloz. I veshur me bodysuit te kamufluar, shigjeten 2 meter te gjate dhe nja 7 a 8 levreqer ne tel. Qe ate dite me ka njel dhe mu fiksim me e provu i her peshkimin me shtize.

Per tju pergjigjur pyetjes tende, JO, nuk ka nga ata tipat il bruto te Sergio Leones. Biles biles e ke polon te kodra me dylbi sa per info.

e lesh lesh plako... avenature i thon me gjet nanje shpelle nen uje qe te nxjerr ne ndonje pasazh edhe aty gjen skeleta piratesh edhe nanje arke me vere ose nanje gje tjeter... ose sheh partneren e nanje biznesmeni te huaj qe te buzeqesh edhe nis nanje aventure me te nen diellin e mesdites... kto po se quhen avenatura... ose ke nanje takim me ndonje peshkaqen te bardhe kurioz, edhe i thua peshkaqenit hej ckemi.. a u lodhe.. se paske ardh nga p i semes... kurse dinamiti..... vallahi dinamiti te qi robt... s'e kam egzagjerim plako... mka ndodh qe po benim plazh nje here andej nga uji i ftohte edhe vetem kur filloi miku te hedh dinamite sikur si kishte gje... cik me tutje se aty ku po benim not ne. edhe s'ke ca ti thuash se sja vlen te nxehesh e burre. po te njejten kam pare edhe ne jale... edhe ne triport te zvernecit po ashtu.

ej. po aventure mund te jete edhe kur te kane shpetu hallatet per nji fije nga kallupi i dinamitit, ke parasysh? (ktu duhet me kap hallatet me dore...)

 

p.s. je cun flori ti twintip...dhe t'mendosh qe bona llafe me ty njihere e nji kohe...

 

 

O Bredharak une s'e mbaj mend kur kemi bere llafe.. por je shume korrekt kur thua se jam cun flori.. hahahah edhe ti me siguri je 1-sh.. edhe ke sense humori, because you find my jokes funny smiley

Shume bukur smiley me duket se nga shtatori do e bej nje vizite nga keto ane smiley

Kjo është foto më e bukur se ato në Maledive, Palma, Karaibe e ku ta di unë.

Por, kur ti hedhin trutë në erë me ndonji kallëp dinamit të bën të ikësh me vrap (shqipot janë mësuar se jeta e tyre kushton 5 euro) dhe mos të kthehesh më sado ujë të kristaltë të ketë Dhërmiu.

Disa ditë më parë baskët hodhën 3 bomba në Palma de Majorca dhe turistët ikën të gjithë nga sytë këmbët.

Meqë ra fjala:

rroftë Baskia e pavarur!

rroftë Katalonja e pavarur! 

sa per info, qe ta keni edhe ju te gjithe ktu parasysh nqs ju bie rasti edhe doni te zhuteni ne ujrat shqiptare... dinamiti punon me alternim instant te trysnise se ujit. nqs je nen uje edhe hidhet dinamit diku deri ne 40 metra prane (varet prej fuqise e madhesise) ti can daullet pernjehere, eshte si te jesh ne atm 1, edhe papritur zhytesh ne atm 1000 ne te qinten e sekondit, pastaj kthehesh prape ne atm 1... ke parasysh, behet fjale per atmosfera qe edhe nendetseve prej metali s'do u pelqente ky ndryshim i papritur, lere pastaj ca ka aty me gaforre cironka guacka e korrale...

o twintip, po sa frikacak qenke mor burre i dheut, sikur te ishe laluc smiley

Po mire ti qe lahesh andej nga Anglia, po ne te zinjte, ere, ku te mbytemi, me gjithe keto lakra qe po na mbush koken ti? Pastaj, se te ka ndodhur nje here, s'te ndodh per here te dyte, keshtu qe behu trim e zbrit njehere gjer ne Dhermi... smiley

ca lakrash mi, ti sikur e ke koken byrek, na jep nanje cope. mgjth qe te jesh brenda, e di ca bej ti? merr dy si kto komerdaret qe vene vogelushet tek krahet.. edhe kridhu pastaj si rose sa t'dush se ste ngacmo as peshkaqen as egersire se thon 'lere se qenka e vogel'. smiley

jo, e kam bakllava, prandaj te thashe mos na e mbush me lakra...  smiley

ehe, i kam blere edhe komerdaret se kam frike nga dinamiti... smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).