Depozitat tkurren serish

Kthimi i depozitave qe u terhoqen nga sistemi bankar si pasoje e frikes qe perhapi kriza ne muajt e fundit te vitit te kaluar po rezulton i veshtire.

Kur u duk se depozitat pas gjashte muajsh renie, ju rikthyen serish trendit te rritjes, te dhenat me te fundit zyrtare te Bankes se Shqiperise, tregojne se gjate muajit qershor kursimet ne banka jane tkurrur serish, me 2.4 miliarde leke.

Sipas te dhenave ne fund te muajit qershor depozitat ne bankat shqiptare rane ne 611.8 miliarde leke nga 614.2 qe ishin ne fund te majit.

Te dhenat tregojne se tkurrja ka ardhur e gjitha nga depozitat ne valute, te cilat kane rene me 6.1 miliarde leke ne muajin qershor ose me shume se 2.3 per qind brenda nje muaji.
Ndersa ato ne leke jane rritr me rreth 3.5 miliarde leke. Ekspertet e Bankes se Shqiperise thone se nje pjese e renies se depozitave ne valute vjen si efekt i kursit te kembimit dhe kryesisht zhvleresimit te euros ndaj lekut, e cila sipals kursit zyrtar ne qershor ka qene 1.3 per qind. Ndersa pjesa tjeter prej afro 1 per qind e renies se depozitave duket se ka te beje me terheqje.

Disa eksperte e lidhin kete renie te depozitave me faktin se muaji qershor ishte muaji i zgjedhjeve cka mund te kete ndikuar edhe vendimet e biznesit dhe individeve se si duhet t'i administrojne kursimet e tyre.

Por disa eksperte te tjere thone se pavaresisht zgjedhjeve apo faktoreve te tjere te rastesishem, kthimi i depozitave ne sistemin bankar po rezulton i ngadalte, cka paralajmeron se sfida me e madhe e ekonomise shqiptare ne te ardhmen do te jete mungesa e likuiditetit dhe fondeve te lira per te financuar konsumin dhe investimet ne ekonomi.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).