Çezma e vetme ku uji pihet falas

Tirana është e nxehtë, Tirana djeg, Tirana është një kurth betoni dhe lartësish marramendëse.

Të gjithë e duan Tiranën. Eh sa kam vuajtur për ta bindur veten se Tirana nuk është vetëm Lana! Se Lana nuk mjafton të lajë gjithë mëkatet që i kanë bërë këtij qyteti të cilit ia kanë çjerrë zorrët dhe ia kanë shkulur shpretkën për ta bërë një dinasti me mure mëndafshi dhe zemër dinozauri sipas etjes së kryetarit të saj, që rastësisht për shkak të këtyre lloje shijesh u bë kryetar i Partisë Socialiste.

Qytet i bukur, thosha një herë e një kohë, se vija nga fshati, ku kisha lënë pas mullarë me bar, shtëpi të ulëta dhe ujë e burime sa të duash. Gjithë jetën e kisha ulur kokën në përrua, aq sa fijet e flokut përziheshin me ujin e burimit e ngopesha me stomakun me lart se gryka!

Eh Tirana, gryka që na thithi të gjithëve dhe na dhuroi etjen e saj. Nuk ia njihnim. Se na shpëtuan bizneset e ujit të pijshëm. Ndërsa tani, ujin e gjej të paketuar, të sigurt! Nuk ma ndjeu të ngopesha një herë. Ndaj dhe vuajta aq shumë e nuk u bëra dot e urtë si delet e tjera të perëndisë që votuan majtas se ujin e blinin, pallatet i shihnin, rrugët i humbitnin.

A i shkon mendja ndokujt pse uji është kaq i shtrenjtë në Tiranë? Kur duhej të ishte i lirë se është i nevojshëm, por pasi e shuan etjen, nuk e kërkon më shumë. E kundërta e diamantit (pallatit, sërish pallatit, betonit, themelit....sheshit të ndërtimit në imagjinatën e Tiranës së nesërme!!!) që sa më shtrenjtë e blen, aq më shumë e kërkon!)

Mu bë koka lëmsh! Së fundmi po kthehem te çezma.

Por mungojnë çezmat. Ato të thjeshtat që janë për të prekur ujin, për të larë duart, për tu freskuar, për të shuar etjen.

Unë nuk jam poete, por gjithë jetën kam dëgjuar këngë dhe vargje me burime, çezma dhe gurgullimë. Sa kam hyrë në Tiranë, asnjë varg nuk mbaj mend!

Kanë kaluar aq shumë vite të gjatë, që thahen nga një gradë për çdo vit, që nxehen gjithmonë e më shumë, saqë sa më shumë kujtoj burimet, gurgullimet, çezmat, aq më shumë i afrohem dyqaneve të kondicionerëve, apo ujit të ftohtë që shitet në çdo cep rruge. Edhe kjo është etje e madhe!

Jam e bindur se këtë ndjesi nuk e provon ai që udhëton me makinë, por edhe pse jam prej vitesh në Tiranë, ende më merr malli për fshatin nga kam ardhur, dhe për të mos u thënë të tjerëve se nuk kam as makinë, por për të fshehur këtë, u them miqve se eci në këmbë udhëve  të Tiranës… për snobizëm! Dhe etja të merr shumë në këtë stinë, dielli të pjek më shumë në këtë stinë. Gërmon xhepat për lekë për ujë të ftohtë, “i ke harruar” në xhepat e shtëpisë.

Atëherë kupton se je në një qytet me diell, me nxehtësi marramendëse, por pa çezma për udhëtarë të turpshëm si puna ime dhe të varfër rastësisht, po kështu si puna ime që enden Tiranës pa makinë.

Bashkia e Tiranës ka ndërtuar me fantazinë e saj, lloje lloje ndërtesash, labirintesh, janë gjetur troje pafund për të ndërtuar e sërish ndërtuar, janë zbuluar rrugë të gjera dhe janë ngushtuar; janë prishur mure shkollash dhe janë zgjeruar themele të reja pallatesh; janë bojatisur muret aq bukur sa kanë lehtësuar shumë gjetjen e adresave për postierët pasi i gjejnë kollaj duke shënuar:- pallati me shigjeta- pallati me fjalë magjike- pallati me rrota- Këto zgjidhje konvencionale më shumë ma shtojnë etjen dhe kureshtjen se a ka ndonjë çezmë në ndonjë udhë Tirane ku të laj duart udhëtari i largët, të freskohet fëmija, të shuajë etjen i zhurituri?

Kurrë nuk mendoja se do gjeja një çezmë në Tiranë.

Mirëpo ndodhi. Sikur Shqipëria të kishte një libër “Gines” do shënohej një çezmë e menduar dhe ndërtuar nga një shitës në një dyqan në krah të stacionit të trenit.

E thjeshtë, buron, rrjedh, djelmoshat freskohen, një kalimtar pasi futi kafshatën e fundit të bukës në gojë, ndjeu gurgullimën dhe u kthye e lau duart, piu ujë, fshiu me kurrizin e dorës buzët e lagura dhe vazhdoi udhën si pas një shiu poetik. U ndala. Kurrë nuk e mendoja se do ishte një cep Tirane që do kishte një çezmë prej vërteti. Jashtë një muri. I kisha harruar çezmat që kur kam mësuar se në Tiranë ishte koha e Qazim Mulletit i cili në vitin 1943 urdhëroi ndërtimin e çezmave publike në çdo rrugë dhe rrugicë. Falas.

Nxora aparatin dhe bëra një shkrepje. Gjëja më e bukur qw kam parë këtë verë. U afrova. Në formën e saj ovale mbushur me ujë akull të ftohtë, ula kokën duke ëndërruar burimin e fshatit tim dhe u ndjeva e çliruar nga ankthi i xhepit, nga tharja e grykës, nga ndjesia e të qënit poshtë një dielli të nxehtë. Fshij edhe unë buzët si kalimtari i mëparshëm, pa turp, sepse uji ishte magjik, kristal i ftohtë. Pyes shitësin e dyqanit brenda murit nga buronte ajo “Niagarë” e vetme, sojlie në mes të murit.

Shitësi më shikoi me dyshim, por kur kuptoi kërshërinë time prej të eturi, më tha se mendoi se ajo çezmë do t’ia shtonte klientët. Le të pinë, të freskohen, janë njerëz!

Hallin e kam me punonjësit e ujësjellësit, tha i pikëlluar. Vijnë dhe pyesin:- Pse rrjedh uji këtu? Unë e paguaj vet ujin, thotë shitësi, por punonjësit e ujësjellësit nuk e kuptojnë. Ata dinë që aty nuk duhet të ketë çezmë! (Si duket do jenë kryeqytetas!)

Mos vallë kanë merakun se ajo çezmë do bëjë dy të rinj të dashurohen? Mos vallë kanë merak se falimentojnë bizneset e ujit të fabrikuar? Apo mos vallë kanë merak se Tirana e shuan etjen dhe duke u freskuar, dallon qartë dhe kupton më mirë se Lana nuk është Tirana dhe etja për ujin nuk shuhet me gurgullimën politike të kryetarit të bashkisë. Doni të pini ujë çezme? Në krah të stacionit të trenit. Ndaluni pak dhe shuani etjen. Tjetërkund nëse shkoni, mendoni xhepat!

57 Komente

Mos vallë kanë merakun se ajo çezmë do bëjë dy të rinj të dashurohen?

kjo do te jete me siguri

Mire qe na tha qo shoqja, se une po mbledh bidonat qe kam neper shpi e po shkoj te mbush uje aty, tek ky kroi i fshatit tone, se ne pallat s'na vjen, ngaqe njerezit cajne tubacionet ku t'i doje qejfi, si puna e dyqanxhiut qe e paguan vete ujin. Edhe ne te tjeret vete e paguajme, e po te na vinte uji do ta paguanim me qejf te madh fort.

Kushedi na del fati te kroi, vjen ndonje levend e m'kerkon t'i jape uje me doren time. smiley   smiley

Me vjen keq ta them, por shume patetike te gjitha shkrimet e zonjes.

 

e nderuar Ana H. qe natyrisht, do dilni edhe me germat e tjera te alfabetit, pavaresisht se une ju njoh shume mire dhe e e kuptoj arsyen se pse shkruani ne formen e tapes se bidonit qe permendni.

komplimente, jam gjithe vemendje te lexoj antipatetizmat e njeres prej germave qe do krijoni per tu shfaqur deri ne identitetin e plote. Une nuk e fsheh ate. Emri im nuk eshte patetizem. Sinqerisht e çmoj shume te gjithe kete qe lexova, natyrisht, pavaresisht gjinise!

dashamiresisht, miranda haxhia

E nderuar zonja Haxhia,

une nuk ju njoh fare, nuk kam lidhje me fushen tuaj, thjesht jam nje lexuese e peshkut qe me ka rastisur te lexoj disa prej shkrimeve tuaja qe kane ardhur ketu. Me vjen keq te perforcoj mendimin tim, por ne shkrimet tuaja ndjej nje lloj patetizmi dhe lirizmi te pavend, qe tek une vjen ne formen e nje keqardhjeje per veten.

Ju qe keni lene fshatin tuaj dhe kroin e tij ku lagnin floket, Tirana -perbindeshi qe vjell zjarr e flake dhe ju shkul zemren, ju qe s'keni leke per te blere nje shishe uje, por u thoni miqve se ecni me kembe per "snobizem"... A thua se vetem ju nuk keni makine ne Tirane dhe eshte ndonje turp i madh...  Dhe ja, burimi i jetes, cezma ne mes te Tiranes... kur nje nga problemet me te medha qe ka Tirana eshte mungesa e ujit  per shkak te nderhyrjeve te paautorizuara ne rrjet.

Nese shkrimi do te ishte trajtuar ne nje menyre tjeter, ndoshta dhe do te me percillte ate qe keni dashur te thoni ju, por ne kete menyre, une si lexuese nuk shoh cezmen, por vetem lotet tuaj per makinen qe s'e keni.

Dhe dicka, qe nuk arrita ta kuptoj e shpresoj te kini miresine te ma shpjegoni:

Sinqerisht e çmoj shume te gjithe kete qe lexova, natyrisht, pavaresisht gjinise!

Gjithe te mirat dhe suksese!

Cezmat publike kane qene nje realitet i bukur deri nga fillimvitet 80-te, ma do mendja. Pastaj u zhduken, bashke me shume gjera te tjera te mira, si psh uji i selites i paperzim me bovill (them qe ka nje fare njekohshmerie me zhdukjen e cezmave dhe mbirjen e tallonave ushqimore).

Per te qene fair, se nje pjese e madhe ketu jetojme ne Perendim, mu me duket se edhe ne kto vendet tona te uruara sikur s'me ka zene syri cezma publike neper metropole. Mund qe gaboj sidoqofte, dhe tani kur te dal ne manhata' do kontrolloj me shikim periferik mos me ze syri ndonje lefyt qe rrjedh.

Duam cezmat tona!

Emo ne Paris kishte nga keto çezmet publike (pikat kyçe) madje dhe banjo publike free, vetem se ishin unisex, ndersa ne Tirane mire qe e paska gjet nje tek Stacioni.

Emo ja ku i ke ne hyrje te central parkut. Ke te pish, te lahesh dhe te shplahesh.smiley

Per lexuesen Ana,

Me shume respekt per hir te demokracise dhe lirise se fjales. Fakti qe me gjithe patetizmin tim, ju vijoni i lexoni shkrimet, nuk eshte faji im, sapo te dalloni nistoret e emrit tim, mund ta komandoni dhe ndalni vetdijshem leximin. Une respektoj çdo fjale tuajen dhe te kujtdo, sepse kam mesuar te dua shume heret gjithe ata qe mendojne ndryshe.

E dyta, keni te drejten te shkruani po aq sa une ne forma te tjera shkrimet per keto probleme.

E treta, une jam e pasur sa te ble edhe avion, jam po aq sa kushdo tjeter qytetar i kesaj Republike, dhe te gjitha sa kam thene, i kam thene qe te mos qaje askush nga nervozizmi qe i krijon nje njeriu mungesa e çezmave publike. Kurse, gjinine- kam parasysh perzgjedhjen time per nje lloj te shkruari qe eshte jashte çdo lloj gjinie qe ju do preferonit.

Uroj qe te mos lexoni me pamflete patetike dhe, sinqerisht, ju uroj te shmangni leximet e mia, perderisa nuk ua shuajne...etjen.

Dashamiresisht, Miranda Haxhia

 

 

smileysmiley

5 yje! Miranda, per ca njerez e gjithe bota e tyre eshte Edi Rama dhe Tirana e Edi Rames, zhuritese sic eshte por disave edhe ju pelqen zhuritja. Prandaj mirekuptoj deri diku ato kundershtimet qe te bejne pa ju dhene shume vemendje.

Qe ku dul ene lidhja me asimilimin klorofilian!

Po perse kapeni me emrin, dhe jo me problemin? Une ngre edhe problemin e ujesjellesit qe eshte problem qeverie, jo i bashkise!

Jane njerez qe punojne ne vende te tilla si nderrmarrja e ujesjellesit qe "peshkojne" ku te mundin, jo per te shtuar ujin, por per ta pakesuar.

Kurse nje kryetar bashkie me kujtoi shembullin e te ndjerit Qazim Mulleti, i cili u mbajt mend edhe per kete fakt ne vitin 1943- urdheroi hapjen e çezmave publike ne çdo rruge...Kaq. Ka shume vende qe i kane keto çezma dhe ne Shqiperi ka shume çezma qe i ruajne si monumente kulture per vjetersine, por nuk burojne me...asnje pike uji.

nuk eshte problem qeverie ky Miranda jo (bashkia refuzon te marre ne dorezim ujesjellesin dhe eshte detyra e saj te lehtesoje njerezit qe qarkullojne ne territorin e kesaj bashkie). Po c'rendesi ka? Qe Tirana eshte keshtu sic pershkruhet ketu, eshte fakt, ndeshet cdo dite. Ti e ke bere kete mjaft mire. Sulmet te vijne thjesht politikisht pasi ke prekur dicka qe ju dhemb shume.

Po mire, kujt i drejtohet revolta juaj? Cili mendoni ju, se e ka ate fuqi te instaloje cezma e burime ne tere Tiranen? A nuk mendon se kjo zgjidhje eshte shume e pavend, sepse per cdo cezem a burim, do kishte shperdorim masiv uji, larg qofte do nisnin privatizimet e pashkruara nga me te fortet e lagjes, rrezik me lek do beheshin edhe ato...e mbi te gjitha, kush do garantonte cilesine e ujit si i pishem...A vertet mendon se keto gjera mund te behen ne Shqiperi?

Shiko, kur nje trup vuan nga alergjira te medha, nuk i duhet dhene vetem nje krem sa per qetesim, por gjendet shkaku qe shkakton ate...xhanem si per cdo semundje...

Unë ia kam pëlqyer autores krijimet kur shkruan në letërsi të pastër. Sepse ka një prekje shumë të butë dhe shumë njerëzore ndaj temës, personazheve, dekorit dhe argumenteve.

Po në këtë rast, ku duket e ngatërruar me politikë, shto melodramatizimin e tepërt, më duket sikur ka vënë buzkuq në hundë, po depilon vetullat etj. No offence.

E nderuar zonja Miranda,

se si me vjen qe gjithe vemendja juaj sot qenka perqendruar tek une dhe komenti im ju paska shkaktuar gjithe kete shqetesim, sepse eshte gjeja e fundit qe dua t'u shkaktoj te tjereve, peshqit qe me njohin e dine mire kete.

Se dyti, une nuk jam gazetare, nuk kam marre persiper ndonjehere te shkruaj, por kam lexuar dhe lexoj cdo gje qe me bie ne dore, e me pas me gjykimin tim te lire e vleresoj ne eshte sipas shijeve te mia, apo jo. Kjo nuk do te thote qe nje dite, te mos me pelqente ndonje shkrim juaji, ose ky shkrimi i sotem te mos jete shume i mire, por per arsye subjektive mua te mos me pelqeje, por te tjereve t'ju duket kryeveper.

Se treti, po e kaloj perciptazi faktin qe nga menyra juaj e komentimit me ben  te mendoj qe ju me ngaterroni me dike tjeter, dhe po kaloj tek thelbi, me te cilin ju bini ne kundershtim ne ate qe keni shkruar ne shkrim,  nga ajo qe shkruani ne koment. Une jam e lumtur qe ju jeni e pasur sa per te blere nje avion, por dyshoj se kete gje mund ta beje cdo qytetar tjeter i thjeshte i kesaj Republike.

Ju ne kete rast, po tregoheni serish patetike, ose genjeshtare.... Cila eshte e verteta juaj, qe s'bleni dot nje shishe uje, apo qe keni para sa per te blere nje avion dhe meqe doni te shkruani dicka prekese dhe shpirtkeputshme, vendoset te viheni ne rolin e qytetarit te thjeshte tiranas qe i zhuritet buza per nje pike uje?! 

E treta, une jam e pasur sa te ble edhe avion, jam po aq sa kushdo tjeter qytetar i kesaj Republike, dhe te gjitha sa kam thene, i kam thene qe te mos qaje askush nga nervozizmi qe i krijon nje njeriu mungesa e çezmave publike.

Sikur me tingellon si tallje?! Mbase dhe gabohem, xhanem.

Cezma publike thoni ju?!  Pse jo? Kur isha njehere ne Dardanele... pashe qe dhe atje kishte nje cezme publike, atje kishte dhe banja publike, edhe shtepi publike, madje! Eh, kohe te arta ato...

Se katerti, ju nuk mund ta dini se c'lloj gjinie letrare preferoj une, nese doni ju sfidoj ta gjeni.

Dhe si perfundim, keshillen tuaj per te mos ju lexuar me, do ta kem parasysh, duke filluar qe nga ky cast. Shume faleminderit per kohen e kursyer.

Me respekt,

Ana H.

E treta, une jam e pasur sa te ble edhe avion, jam po aq sa kushdo tjeter qytetar i kesaj Republike, dhe te gjitha sa kam thene, i kam thene qe te mos qaje askush nga nervozizmi qe i krijon nje njeriu mungesa e çezmave publike.E treta, une jam e pasur sa te ble edhe avion, jam po aq sa kushdo tjeter qytetar i kesaj Republike, dhe te gjitha sa kam thene, i kam thene qe te mos qaje askush nga nervozizmi qe i krijon nje njeriu mungesa e çezmave publike.

 

i fundit sqarim per lexuesen e nderuar Ana: Per te mos krijuar pershtypjen se merrem me kete debat personalisht, por u ndodha perballe ne kete kohe, pa asnje prapamendim:

jane dy gjera te ndryshme, ndoshta mungesa e presjes ju ben te bashkoni theniet e mia:

jam e pasur sa te blej edhe nje avion (pak hiperbole, besoj e kuptoni kete!)

dhe -jam sa kushdo tejetr, qytetar i kesaj Republike (duke kundershtuar "pikellimin" tim letrar, natyrisht, per fshatin etj.etj. Ju lutem, kerkoj vetem te kuptoni qe eshte nje problem social, vetem social.

J. ka te drejte, kur shkrimet e mia mbartin nuanca paksa politike, nuk thone gjera te mira. E vleresoj kete. Ju faleminderit te gjitheve.

 

Shkrim politik. Asnje problem nuk eshte ngritur vecse eshte sulmuar politikisht.

Une mbaj mend Tiranen e kohes te regjimit diktatorial te Berishes, ku i vetmi uj publik ishte shurra qe derdhej jo si burim, por si lum i rrembyeshem anekend Tiranes, tufa kokpalaresh qe hanin fara dhe shanin cdo femer qe kalonte rruges, natyre bardh e zi, vetem anadollakeri, injorance dhe dhune kishte ne cdo cep te Tiranes.

Ky ishte vizioni i Berishes per Tiranen dhe vendin, prej shikimit te't cilit per shume vete ja vlen te shikosh, te kuptosh dhe te edukosh vullnetin per ti sherbyer demokracise.

 

Natyrisht qe bie ne kundershtim me ngjyrat dhe me fjalet magjike.

...A i shkon mendja ndokujt pse uji është kaq i shtrenjtë në Tiranë?...

 

Uji ne Tirane kushton 130 lek/muaj per person. S'do te ishte keq te dhjetefishohej qe ata qe e shperdorojne te mos na detyronin ti rrinim pompes tek koka 3 here ne dite ne mes te Tiranes!!!!

Ne fakt un nuk e kuptoj se si mund te shkruhet per mbajtesen e ujit apo tubat apo ku di une nderkohe qe nuk shkruhet per ujin vete. Personalisht u bene vite te tera qe nuk pij uj qezme ne Tirane te jeni te sigurt qe nuk jam e vetmja, keshtu veprojne nje pjese e madhe e qytetareve te Tranes.

Blej uje mineral, dhe kjo per arsye te evidentimit se uji i ashtuquajtur i pijshem ne shume zona te Tiranes eshte i pa pijshem, i kujtoj zonjes Miranda se ne shume raste eshte evidentuar permbajtje fekale ne ujin e pijshem!! Biles do thoja qe me mire nga njera ane qe nuk ka cezme publike.

Po ashtu ne shume raste ka  permbajtje klori    4  apo 5  here mbi normen e lejuar.. keshtu qe keto shkrimet estetike  me duken  paksa te papjekur ..

 

 

 

nji detaj i vogel teknik:
ky eshte burim - jo cezem.

I pari rrjedh gjithe kohes dhe uji iken dem (nuk do jete larg koha kur uji i pjishem te jete me i shtrenjte se benzina...)

e dyta mbyllet dhe hapet sipas nevojes.
Nis nga kjo, ai 'shqetsimi' i cuditshem i punonjesve et ujesjellsit qe 'uji harxhohet kot' nuk eshte dhe aq i cuditshem.

Ju kujtohet filmi "Odisea ne hapsire" i Kubrik.

Per nje pellg uje fillon beteja e pare e njerzimit.

Hetero! Cdo njeri duhet me lexu deri n'fund, t'pakten nje here ne jete te vet, nje shkrim nga kjo gruja!

PO t'kishe lexu deri n'fund, mund t'kishe arrit tek nje thesar i kesaj natyre si me poshte!

.....dhe ai që e meriton lavdinë e kësaj kohe, ai që shikon pothuaj dritën e zotit brenda zemrave të çdo shqiptari duke e bërë të bardhë pamjen dhe Shqipërinë sot është vetëm Sali Berisha, ....

Keto pika vese jane ne fund te artikullit qe kjo gruja ka shkrujte para ca ditesh tek Koha Jone! smiley

http://peshkupauje.com/2009/07/behu-i-mire-edi-rama

 

Dhe te mendosh qe njerez si Petro Nini dhe Papa Kristo jane vrare, qe gra si puna e kesaj te kene mundesi te shkruajne ne shqip!

Gjynah!

 

P.S.

E njejta gru' qe ka shkruar kete fjaline me lart... shkruan libra per femije! smiley

Enjoy!

dreqi e mori kete pune, po mendoj sa keq qe Stuttgarti dhe Stockholmi s'kane nganje Qazim Mullet se edhe anej ngado me u sjell se gje i cezem per qamet. Po t'pakten t'kishin i sal kelmend 

me sa kam pare une nga stockhomi, ka nje cezem te vjeter me uje, dhe me ca bicikleta rrotull smiley

Mroklla, Miranda me rrenqethka mishin me shkrimet e veta. Arrita te lexoj nje paragraf nga artikulli i saj i meparshem postuar nga ju, i njejti efekt pa pike e pa presje... pa le pastaj fjalimi per "institucionin e doreheqjes", mu kujtuan hartimet per eksodin e 91-it, mbani mend sa me ndjenje e permallim shkruanim... uhhhh, pike e zeze...

Hehehe!

E lexove ate pjesen me qumeshtin qe pikonte nga siset e nuseve te reja mbi faqet e ashpra te RD-se? smiley

Thagme, thagme!

 

 

E shoh që autorja qënka nxehur pak me komentuesit, por meqë ja futa një 2 që në mëngjes shkrimit, më duket e drejtë që të marr edhe unë një pjesë t'inatit të saj.

Ashtu si autorja, edhe mua m'ka qëlluar që të shkoja nga fshati n'Tiranë... dhe të vetmet çezma që kishte gjithë Tirana, ishin ato të stacionit të trenit dhe të banjove të Parkut Rinia (Taivanit të sotëm... se ndoshta nuk e mban mënd smiley )

Tani, me thënë të drejtën, nuk e mbaj mënd kohën e Xim Mulletit, por me aq sa mbaj mënt, s'ka pas ndonjëherë çezma Tirana që të qahemi me kaq përdëllim sot.

Edrus, po sikur te besoja vetem pak qe autores i dhemb per cesmat....

(p.s. konferenca e ujerave dhe kanalizimeve organizohet ne fillim te nentor me c'degjova, te gjithe te ftuar smiley

Perdellimi i leshit te trapit Edo, nje ku e ka perdellimin kjo qe harxho bandwidth kot me kot, ene shkru masnej neper komente "e kom me qeverine e terci e verci"

Bashkia e Tiranës ka ndërtuar me fantazinë e saj, lloje lloje ndërtesash, labirintesh, janë gjetur troje pafund për të ndërtuar e sërish ndërtuar, janë zbuluar rrugë të gjera dhe janë ngushtuar; janë prishur mure shkollash dhe janë zgjeruar themele të reja pallatesh; janë bojatisur muret aq bukur sa kanë lehtësuar shumë gjetjen e adresave për postierët pasi i gjejnë kollaj duke shënuar:- pallati me shigjeta- pallati me fjalë magjike- pallati me rrota- Këto zgjidhje konvencionale më shumë ma shtojnë etjen dhe kureshtjen se a ka ndonjë çezmë në ndonjë udhë Tirane ku të laj duart udhëtari i largët, të freskohet fëmija, të shuajë etjen i zhurituri

PS. Placi ne vend qe me komentet tuja me bete te harxhoj 4 minuta te vyera nga jeta ime per te lexu kete smiley

 tema serioze, artikullshkrusja jo.

do ish ide e bukur te kishim jo vetem cezma por edhe fontana zbukuruse, nga je per lagje minimalisht; ti benin karshillik atyre 10 lokaleve per lagje qe po u kerkove nje gote uje cezme dhe leje kalimi per ne hale gjasat jane qe do ti marresh te dyja.

zakonisht, sa here qe mu me propozojne nje ide ketu ne pune, i kujtoj se duhet te sjellin nje ide alternative per zgjidhjen e problemit por qe kushton me lire. A ka nje te tille zoja?

Psh. 1) te bohet e detyrushme me ligj mos refuzimi i gotes se ujit te cezmes, nga lokalet, publikut te ditet kur temperaturat jane te larta. Kjo e shoqeruar me nje ulje te faturimit te ujit kundrejt lokaleve psh.. 

2) blerjen e nje termusi/bidoni uji... te tregu cam nje i till(500ml) ben vetem 50 lek.. funja funit, doktoret vetem 4 gota uje rekomandojne ne dite..

gjithashtu, sdjua di per nder hic qe me thithet ne ket pusete..

Ashtu si autorja, edhe mua m'ka qëlluar që të shkoja nga fshati n'Tiranë... dhe të vetmet çezma që kishte gjithë Tirana, ishin ato të stacionit të trenit dhe të banjove të Parkut Rinia (Taivanit të sotëm... se ndoshta nuk e mban mënd

Hajt, hajt! smiley

Po qeqmen ke Pazai i Ri e harrove ti? Apo s't'ka ra rasti me kalu andej nga Pazari i Ri ty m'ate kohe?! smiley

e mir mir...

mas i pilafi me naj gabxherr... a naj qofte... aty afer ishin smiley

du me t'kujtu i llaf: "hozrashot".

turqeta juj!

 

du me t'kujtu i llaf: "hozrashot".

Shume afer ma hodhe kete ti mua! smiley

Emo, une e di qe jena bo me fiksime, po mos kshu padashje, mos m'pe e m'njofte ti mu (nga perdorimi i thikes)  kur vajte me ble gjize?! 

Apo kena shoke te perbashket dhe llafi shko' e vje'?

Hozrashoti eshte fjale e madhe!  Bashke me Gastronomin dhe "Furri me Elektrik"! smiley

Nuk e marr vesh kete linçimin qe po i behet Miranda Haxhias. Ta provojme njehere me Witgenstein, ndoshta merremi vesh ?

1. Miranda Haxhia ka shkruar nje tekst.

2. Nese teksti eshte ne ekranet tuaja, atehere pohimi 1 eshte i vertete dhe nuk mund te hidhet poshte.

3. Haxhia ka shkruar per çezmat publike qe mungojne.

4. Nese jeni dakort me pohimin se shkrimi flet per çezma publike, dhe nese jeni dakort se ato mungojne, atehere problemi i shtruar nga Haxhia qendron dhe ka vlere vertetesie V.

5. Haxhia hedh idene se mungesa e ketyre çezmave vjen nga puna e dobet e Bashkise.

Shtrohen pyetjet qe kerkojne pergjigje :

- A duhet te kete çezma ne territore bashkiake ?

- Nese po, kompetence e kujt jane ato ?

- Nese kompetence e askujt, çeshtja pushon per mungese provash.

- Nese kompetence e bashkise, a eshte ne dijeni Bashkia per mungesen e tyre ?

- Nese nuk jane ne dijeni, te lajmerohen menjehere, dhe t'iu terhiqet veshi per moslexim te rregulloreve dhe ligjeve te tyre.

- Nese jane ne dijeni dhe nuk veprojne, a punon Bashkia valle ?

- Nese Bashkia nuk punon, le te lajmerohet Kryetari i Bashkise.

- Por a punon vete Kryetari i Bashkise ?

- Nese po, le te marre masat perkatese.

- Nese jo, atehere kush e paguan ate ?

- Nese taksat bashkiake, atehere taksapaguesit te protestojne.

- Nese nuk paguhet, atehere te paguhet dhe t'i terhiqet vemendja qe te beje punen.

- Nese nuk deshiron ta beje, le te shkarkohet.

- Nese shkarkohet, le te zgjidhet nje tjeter.

- Nese duhet te zgjidhet nje tjeter, le te behen zgjedhjet e reja.

___________________

Por zj. Miranda Haxhia, me sa munda te lexoj une, nuk ka asnje faj, as per shtrimin e problemit, as per shpjegimin e saj. Ajo ka nje mendim, ka dhe nje argumentim. Nese ideja anti-Haxhia deshiron te shfaqet, le te shfaqet qe tani, me nje mendim dhe nje argumentim.

Falemnderit.

Viene, 23 maj 1919. 

E ke Kabim or Hurb, nuk po e lincojme, thjesht po mundohemi ti shpjegojme se edhe E djathte, edhe Falas, sikur nuk shkojne bashke. Dmth,nese ti do nje produkt duhet te paguash. Pra qe ne titull, problemi eshte i hedhur ne ere. PIKE.

 

Ky eshte argumentimi yt ?

E djathte = pagese

E majte = falas

______

Asnje lidhje. Nese duhet te kete çezma publike, çeshtjen e pageses e ke te zgjidhur ne emertim : publike. Dmth, taksapaguesi tiranas, dmth Bashkia rregullon faturen tek Ndermarrja e Ujerave, private ose shteterore.

Nese ju mendoni se nuk duhet te kete çezma publike, atehere eshte tjeter pune. Ketu mund te diskutohet : perse jo ? dhe perse po ?

Por jo te keqtrajtohet Haxhia pse ajo mendon "po". Ne qytetin ku banoj une nuk ka çezme publike, por ka shatervan, ka pishine, m'u perpara "Trocadero". Njerezit shkojne dhe flladiten, luajne me top dhe ka shume turiste, ku mund te njihesh me ke te duash, nen silueten e hekurt te Kulles. Jane shpenzime bashkiake.

 

sikur ish fjala per uje te pijshem pra... argumentat e tjera i kemi thene me lart.

edhe nje here, nuk eshte lincim, thjesht une s'jam dakort me konceptin. dhe s'i kam hyre fare faktit qe i ngjan nje hartimi naiv, po fare fare naiv. por me ket le te merren kta qe dine letersi.

kaq, thjesht e paster.

Zoteri,

I GJITHE UJI QE QARKULLON NE TUBACIONET FRANCEZE, NEPER QYTETE, ESHTE UJE I PIJSHEM.

Edhe uji i sifonit te banjos, eshte uje i pijshem. Po ai uje qe me vjen ne rubinete. Sepse uji i pijshem francez del nga depozitat e medha te filtruara, uje lumenjsh, dhe futet neper shtepi. I njejti uje eshte dhe ne shatervane.

Ti mund te thuash : por a ka Tirana fuqi ujore per kete pune ? Ketu jam OK. Por jo se paska çezma qe pihen dhe çezma qe s'pihen. Por duke i njohur mire qytetet shqiptare, me qindra lavazhe ne mes te bulevardit, THEM SE NUK KA ASNJE ARSYE QE TE MOS KETE CEZMA PUBLIKE ME UJE TE PIJSHEM, PO ATE UJE QE KE NE RUBINETIN E SHTEPISE. 

u zgjat, u be terkuze. ne ate rrumpalle, ti nuk je ne gjendje te thuash a te vjen uje i paster ne cezmen e shtepise e jo me tek stacioni i trenit...nuk eshte njelloj pra. tirana me parisin...apo jam gabim

Nuk ka ndonje arsye per te mos me pelqyer ky shkrim. Natyrisht, jam i neveritur nga Behu i mire Edi Rama qe kam lexuar para ca javesh po si mohohet askujt nje shans i dyte.

 

Eshte e çuditshme, si thote edhe Hurbi. I shkruar mire, po, ne shqip te sakte, po, thote gjera te verteta e te domosdoshme, po, e megjithate eshte shume PATETIK,

Znj. Haxhia do t`ia kisha marre seriozisht shkrimin nese me pare do te kishte hedhur per diskutim;

Perse uji vjen ne Tirane nje here ne dite(gjate muajve te veres) dhe vetem ne 04.30 ne te gdhire?

Perse zona e pallateve perreth pishinave e blen ujin( jo ate te pishem, por ate per konsum te zakonshem). Ing. Petrela justifikohet per kontrata!!!?

Perse bashkia grindet me qeverine per ta marre ne dorezim? Aty calon puna e ujit? Apo calon tek kontradiksioni ndertim-infrastruktur e nendheshme. Pra kapacitet urban.

Perse qeveria nuk ka plan per vendosjen e matesve( te futet ne treg) dhe te beje ligje per vjedhjet ose nderhyrjet ne ujsjelles? Qeveri e djathte e dime qe nuk eshte por, qeverisje duhet te beje.

Perse qeveria nuk ngre nje grup task-force per nderhyrjet ose abuzimet gjate kohes qe akoma nuk ka nje zgjidhje per kete?

Kujt i vlen cesma dekorative, rubineti i instaluar, ndersa nuk ka uje.

Shkrim qe ngre nje problem egzistues dhe jo pa vend. Nese shkon ne vende te zhvilluara i kane keto perse nuk duhet ti kete Tirana ato cezmat kur aq me teper i ka pasur..... Bashkia duhet te tregoje vemendje per keto probleme ne dukje te vogla por nese pyet njerezit qe ecin rrugeve te Tiranese ne kete vape perveluese do te thone qe jane shume te nevojshme. As qe me dua ti hyj analizes kush eshte ne krye te bashkise po do tju thoja degjojeni fjalen e njerezve se mire ju ben!

Ju pershendes dhe falenderoj te gjitheve, nje per nje.

Secili prej jush beri nje koment te cilin e çmoj, ndryshe nuk do ta dergoja shkrimin te "Peshku..."

Sigurisht, do ishte e rrezikshme qe nje shkrim te jete i pelqyeshem per te gjithe! Ndoshta ky eshte ajzbergu i shume problemeve qe lidhen me ujin e pijshem, sepse te gjithe kemi provuar orarin e ujit, kushtezimin prej tij, mungesen e tj.etj.

Megjithate, ky shkrim u ngacmua vetem sepse pashe nje çezme dhe kur nuk e kane as oborret e shkollave, as ne ndonje shesh, megjithate:

nuk kam shkruar per trotuaret qe lahen me uje te rrjedhshem mengjeseve;

nuk kam shkruar per pishinat qe marrin ujin e banoreve;

nuk kam shkruar as duke kryqezuar fajtore- por kam dashur te ngacmoj vemendjen qytetare per nje problem qe mu duk i zgjidhshem....Ndjese,nese ndokujt nuk i ka pelqyer menyra ironike dhe figurative e te thenurit, por eshte vape e madhe, dhe "te nxehesh" ende me shkrime ulerimash e teori per shpejtesine e rrjedhjes se ujit apo teori graviteti a histori qyteterimesh... mu duk se fyeja intelektin dhe dijen e gjithe lexuesve te "peshkut..."- qe per fat, edhe ai do ujin e vet!..megjithese emrin e ka peshkupauje.com.

me keni ndihmuar shume me te gjitha keshillat! Ju falenderoj edhe nje here!

dashamiresisht, m.h.

 Vajza, mos u zini, se uje eshte i shkreti. Koston e ka te lire, pavarsisht se spekullantet ia rrisin artificialisht vleren. 

Shkrimin s'e lexova se ishte ca si shumë i ngjyrosur (oversaturated s'të bën mirë, pak ngjyrë sa për lezet pranohet), por katrahurës së Tiranës i duhen parqe. Në parqe pastaj të vendosin edhe banjo publike edhe çezme. Të paktën kështu janë këndej nga Amerika. Sa për ujin ma ha mendja se është më tepër problemi i njerëzve që harxhojnë pa pagesë (lavazhet?) ose me pagesë fikse. Hidhini një sy rregullave të Los Angelesit për ujin:

Është e jashtëligjshme të:

  • përdorësh ujë për vaditje bari në ditë përveç të hënës e të enjtes
  • të përdorësh ujë për vaditje bari midis orëve 9-16
  • të përdorësh ujë për vaditje për më shumë se 15min
  • të përdorësh ujin për të lagur çimentot
  • të lash makinën pa pasur rubinet tek zorra
  • të lejosh ujin të derdhet në kanal
  • të mos riparosh tubat e çarë
  • t'u japësh ujë klientëve nëse ata s'e kërkojnë

thyerja e rregullave rezulton në gjobë, dhe kanë alamet gjobash.

Bashkia e Tiranës duhet të vendosi rregulla të tilla dhe të vjeli gjobat (nëse lejohet nga ligjet se s'e kam iden&eumlsmiley, e pastaj të ndërtojë ca parqe se në Tiranë.

Un cezem per l'estate

ka pas qene nje cezem si requiem selite
Ku feminine sterkale e gdhiva dhe e ngrysa
Gjyma edhe shtama, gaxhoj edhe evgjite,
I bite bashke dikur te rruga pasho hysa

Ka qene dhe nje tjeter, cezem me e fisme
Me sharm bektashinjsh la' te kryegjyshi,
Varri i naimit dhe breket e grisme
Morandi, Celentano, Gim Fagu, Pal Melyshi,

Ka qene edhe nje tjeter, metropolit' esnafe,
Te Pazar' i Ri, me erza turqenie,
Mejhone, Nastradin me qofte-pilafe
Un cezem per l'estate dhe vap' katunarie...
 

Bravo!

5 Saracineska te Arta! smiley

Megjithate....

...k'si gjonash nuk duhen leju qy me mjes!

Shume e ronde per kyt mjes gushti!

5 ylla  smiley per poezine kuptohet  smiley))

"Ka qene dhe nje tjeter, cezem me e fisme
Me sharm bektashinjsh la' te kryegjyshi,
Varri i naimit dhe breket e grisme
Morandi, Celentano, Gim Fagu, Pal Melyshi,"

 

besoj se kjo eshte cezma tek Selvia...qe asnjehere s'ka pasur uje...smiley  5*

Miranda duhet ta kishe lidhur pak me "ardhacaket e pafre" . Jane dyndja e shfrenuar e njerezve , pa asnje kriter , pa asnje rregull , pa asnje kuptim. Perve qe si shume probleme te tjera kane prekur edhe kete problem jetik .Eshte problem Politik dhe VETEM Politik ...produkt i nje Politike te marresh , qe e trajtuan shtetin dhe shoqerine me shprehjen "forca cuna , ka per te abuzuar e per te vjedhur per te gjithe " Akoma sot i kemi ne krye dhe mos nguro te vesh GISHTIN .

Nuk eshte pune cezmash . Nuk eshte pune Bashkie . Nuk eshte problem shoqerie , edukate , pagese apo Shteteror. Eshte problem HAJDUTESH dhe te Pa Aftesh qe jane ne krye te Shtetit .

Kam nje mendim personal . Duhet  te kerkosh ne nje menyre apo ndonje tjeter te kapercesh burimet e mbijeteses . Dhe kjo mund  te filloje duke kerkuar falje per ato rreshtat tek

"""""" Keto pika vese jane ne fund te artikullit qe kjo gruja ka shkrujte para ca ditesh tek Koha Jone!""" ...cituar i shkeputur nga postimi Mrokklles.

Pena juaj dhe talenti juaj nuk duhet kurre te ndyhet ne vergje politike. Zgjedhja eshte e Juaja. Te uroj fat dhe sukses ne rrugen e mundimshme te dinjitetit ne fushen e letrave!

Une nuk kam talent per letersi . Them se dalloj qe cdo rresht e ngjyej ne POLITIKE sidomos kur vijne "eunuke" !. Ketu behet fjale per njerez qe kane talent dhe nuk duhet te lene  te "tridhen" nga i pati tredharakeve - alias MIXHA smiley

"...por kam dashur te ngacmoj vemendjen qytetare per nje problem qe mu duk i zgjidhshem....."

Ketu qendron edhe ngacmimi tim, ai qe nuk ploteson shijen, per te thene qe artikullin nuk ja marr seriozisht, Pra cezma ne kendin e rruges ose oborrin e shkolles eshte si kerkesa idilike...se sa pak lule vendosin qytetaret e Tiranes ne per ballkone!!...... kur nuk hap dot dritaret dhe dyert e ballkoneve nga pislleku dhe zhurma (por shembujt nuk jane absolutisht korrekte!)

A e ke vene re znj. Haxhia qe artikujt per ujin jane mese te paket, kur ai eshte problem shum i madh dhe eshte jetik? Edhe ata pak artikuj (ju jeni nder te paktat, por e vendosni nen buqeten me lule) nuk jane thelbezore. Pse?

Sepse uji eshte i lidhur me urbanistiken, urbanistika eshte e lidhur me ndertimet dhe ndertimet jane te lidhura me mafjen dhe pastrimin e parase. Uji eshte aq i mjaftueshem sa te rralla jane vendet qe kane burime dhe pasterti e sasi te tilla. Uji eshte i lidhur me botilimin, dhe ai eshte shum fitimprures, uji eshte i lidhur me ndertimet e pishinave qe marrin nga rrjeti qytetar dhe pa pagese. Uji eshte i lidhur me mos administrim te shtetit dhe zyrtareve te larte qe marrin % nga kjo neglizhence e qellimshme. Dhe ti, si dhe editori tend nuk kane kellqe ta mbrojne kete ceshtje.

Pra, ti dhe gazeta ku je akredituar nuk te lejon, pamavaresisht vuajtjes tende dhe deshires per ta sensibilizuar.

 Nese do ta kishe ngritur problemin ne thelb reagimi do te kishte qene ndryshe.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).