Bode: Arka e shtetit nuk eshte bosh

Ministri i Financave deklaroi se situata financiare e qeverise eshte e qendrueshme dhe nuk rrezikohet nga kriza globale. Ridvan Bode tha se buxheti i shtetit eshte i mbrojtur nga rezervat financiare qe qeveria ka siguruar permes privatizimeve ne dy vitet e fundit.


“Ne kemi ne dispozicion te buxhetit te vitit 2009 per t’u perdorur rreth 90 milion euro te privatizimit te kompanise ARMO pasi nuk i perdorem dhe i lame per kete vit, kemi te ardhurat nga privatizimi i OSSH-se, rreth 102 milion euro dhe kemi te ardhurat nga privatizimi i aksioneve te AMC-se, rreth 48 milion euro. Te gjitha keto fonde do te perdoren per financimin e investimeve publike dhe per uljen e borxhit”, u shpreh Ministri i Financave, Ridvan Bode.

Kreu i financave tha se renia e te ardhurave nga taksat ka qene minimale dhe se nisma e qeverise per te rishikuar buxhetin e shtetit nuk behet per te ulur investimet publike, por ka nje tjeter qellim.

“Qe te rialokoje te gjitha ato investime qe ende nuk jane perpunuar, fondet e lira dhe te mundesoje rritjen e investimeve publike, pasi rishikimi i buxhetit do te thote rritje te investimeve publike”, shpjegoi kreu i financave rishikimin e buxhetit.

Nje nga pasojat me te dukshme te krizes per qytetaret ka qene zhvleresimi i lekut, sidomos ndaj euros. Por per ministrin e financave, Banka e Shqiperise i ka te gjitha mundesite per te garantuar qendrueshmerine e lekut ne te ardhmen.
 
“Banka e Shqiperise eshte ajo qe merret me stabilitetin monetar te vendit, ajo eshte shume aktive dhe po luan politikat e duhura”, perfundoi fjalen e tij, Ministri i Financave, Ridvan Bode.

Ministria e Financave parashikon se gjate vitit 2009 ekonomia shqiptare do te rritet me 4.8 per qind, kur FMN jep nje shifer 12 here me te ulet, prej 0.4 per qind.

8 Komente

O minister mavria detyra jote nuk eshte te thuash " arka e shtetit nuk eshte bosh" por "arka e shtetit eshte plot".. Sepse ekonomia ka ligjet e veta te cilat jane teper sensitive dhe ajo fjalia qe thuhet interpretohet ne shume menyra.

Vete fakti qe deklaron hapur dhe publikisht permend arken e shtetit, i ke vene ne panik bizneset e medhaja e te vogla.

robo, mos ngatarron gjo Shqiprine me USA ku nji fjali e kreut te fed sjell levizje ne exchange market? Per c'panik je t'u fol? di ndonje gje me shume e nuk e thu apo c'a? Ai nuk eshte tu u fsheh mas perkufizimesh te paqarta ligjesh ekonomike a politikash qe shumica e robve nuk i kuptojne.

Ai eshte duke te thene shqip qe, "kaq e aq fonde jane ne dispozicion si rezultat e privatizimeve dhe kto fonde (bashke me te ardhurat nga taksat) do financojne investimet".  C'a shqipe tjeter merr vesh ti?

Pse te ta shpjegoj une ty merr vesh ti?

qe dmth se nuk e ke idene e komentit qe bere me lart?

Bode: Arka e shtetit nuk eshte bosh

 

Ka akoma per te vjedh?

 Qe nuk eshte bosh , kete e dime, se taksat dhe gjobat mblidhen çdo muaj, por ajo qe duam te dime eshte se sa % e saj do investohet ne energjitike dhe infrastrukture, dhe sa (nuk) do vidhet. 

kjo bohet kur projektohet buxheti, jo sa here i ngrefet nanjonit me u kujtu me pyt

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).