Kozmopolitanizem perjashtues

smileyointer; cursor:hand;width: 400px; height: 300px;" src="http://4.bp.blogspot.com/_3t0ScKe964g/So_cJLRKQHI/AAAAAAAAALg/h6O2z1zzDB8/s400/Alida+August2009+077.jpg" border="0" alt=""id="BLOGGER_PHOTO_ID_5372754930677989490" />
Kur nje miku im i huaj erdhi per here te pare ne Tirane po kerkonte me ngulm nje ambient shqiptar, me produkte shqiptare, me emra shqiptar, por pas nje jave ne Shqiperi pershtypjet e tij ishin ato te nje vendi kultura e te cilit ishte tretur ne duke imituar e kulturat e tjera Europiane. Domethene me se shumti verejti kuzhine italiane, lokale me birra gjermane etj. Njekohesisht per nje moment pretendoi se shqipja ishte nje variacion i italishtes meqenese kishte arritur te lexonte menune pseudo shqiptare te nje restoranti.
Emrat e lokaleve, restoranteve, palestrave, apo emertimet e shume bizneseve te tjera ne gjuhe te huaj u be kohe qe nuk me bejne me pershtypje ne vendin tim.. Por ajo qe me ben pershtypje akoma me te theksuar eshte fakti se dhe produktet lokale jo vetem qe nuk privilegjohen por dhe mund te themi pa frike perjashtohen nga keto lloj adresash.
Konkretisht a vuan konsumatori shqiptar per mungesen e ujit te mineralizuar ? A nuk ekziston uji i Tepelenes, i Qafshtames etj, etj etj.. Per cilen arsye ne bote na imponohet uji Pana ??Po te flasim per boten e restoranteve duket sikur nuk ka kuzhine shqiptare por le te marrim nje produkt tjeter si psh birra. Per cilen arsye ne bote duhe te degjojme recitimet e kamariereve tek numerojne ne keto adresa birrat gjermane, italiane apo te tjera dhe nder to per nje moment te duket se flet gjuhe te huaj. Nese i kerkojme nje birre lokale si psh birra Tirana apo Stela apo Korca te thote pa u ndjere aspak keq qe nuk ka. Eshte per tu theksuar fakti se keto produkte menjanohen vecanerisht nga adresa te cilesuara ne mode, adresa te cilesuara chic" adresa keto qe frekuentohen vecanerisht nga ata pak te huaj apo turiste qe vizitojne vendin tone.
Ne qe injorojme kulturen tone, qe kemi injoruar historine tone duke fshire qellimshem shume faqe prej saj, po vijojme te injorojme vetveten tashme jo vetem ne etiketa por dhe ne permbajtje. Nderkohe qe nuk po shkruaj per konsumatorin patriotik po shkruaj thjesht per konsumatorin qe nuk deshiron ti perjashtohet produkti lokal te pakten ne ato pak dimensione cilesore qe ai egziston. Nga ana tjeter nese ne keto adresa qellimi eshte ti bejne konsumatoret e tyre sikur te mos ndjehen ne Shqiperi eshte njesoj sikurse te duan ti bejne te mos ndjehen ne kete realitet. Dhe nese eshte keshtu kjo tregon inferioritetin e tejskajshem qe ka pllakosur kete shoqeri konsumeriste e tregtare shqiptare.
A.Karakushi
22/08/09 shkruar per Tirana Observer

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).